26/02/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 shkurt 1992

PROGRAMI ELEKTORAL I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Po mbushet një vit nga zgjedhjet e para pluraliste dhe Shqipëria ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të demokracisë. Nga konsolidimi i arritjeve demokratike, nga mbrojtja dhe thellimi i tyre varet fati i vendit, i çdo familjeje, i çdo qytetari. Gjatë këtij viti u afirmua si forcë kryesore politike e shoqërisë sonë Partia Socialiste. Kontributi i saj i rëndësishëm dhe serioz është kudo: në kalimin paqësor drejt demokracisë, në paketën e dispozitave kryesore kushtetuese, ku përcaktohet sistemi i institucioneve demokratike dhe sanksionohen, si vlera më të larta, liritë e të drejtat e individit; në veprimtarinë e qeverisë së stabilitetit, si forma më e përshtatshme në këtë fazë kalimtare. Kriza dhe diktatura e kaosit, veprimet e shfrenuara të forcave të rrugës e të kriminalitetit do të shmangin në funksionimin e shtetit ligjor dhe të demokracisë së mbështetur në ligjin e rendin publik, me gjallërimin e përgjithshëm të ekonomisë, me shtimin e përgjegjësisë kombëtare të forcave politike dhe me rritjen e kulturës politike të masave. Viti që kaloi, si një provë e madhe për Partinë Socialiste u bë dëshmi e gjallë e tipareve thelbësore më të mira të saj: - si parti që vë interesat kombëtare mbi ato të ngushta partiake; - që punon për vendosjen e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut me përmasa sociale; - që angazhohet me ndjenjë të lartë përgjegjësie për vendosjen e rendit, për të rifituar sigurinë e qetësinë publike; - që ruan vlerat e vërteta morale, kulturore, demokratike të përparimtare të popullit e të shoqërisë sonë; - që e peshon me objektivitet e realizëm të kaluarën e largët e të afërt të vendit e popullit tonë; që mbron e vlerëson Luftën Nacionalçlirimtare, mundin, djersën e sakrificat e njerëzve të ndershëm të popullit tonë për ndërtimin e vendit, në transformimet e reformat progresive social-ekonomike që nga çlirimi; - që zhvillon dialog konstruktiv e luajal me forcat politike demokratike të vendit; - që mban lidhje në arenën ndërkombëtare me forcat politike, përparimtare, demokratike dhe dashamirëse të Shqipërisë. Të dashur motra e vëllezër, Gjatë vitit që kaloi u bëmë vetëkët në të lirë, por edhe më të varfër. Ekonomia ka ndalur në vend, papunësia po bëhet alarmante. Spekulimi, kriminaliteti, inflacioni e çmimet janë në rritje. Situata që po kalojmë ka vënë në plan të parë bukën, shtëpinë, punën, sigurinë e jetës për sot e për të ardhmen. Zgjedhjet e reja do të hapin rrugën për t’i përballuar vështirësitë e rënda dhe do të ngjallin shpresat për të nesërmen më të mirë. Fitorja e PSSH-së në këto zgjedhje do të sjellë fitoren e rendit e të ligjit mbi anarkinë e sjelljet antiligjore; kalimin e krizës aktuale nëpërmjet ngritjes ekonomike e bashkëpunimit të frytshëm intensiv me partnerët e huaj; lulëzimin e tregtisë, të biznesit privat e kolektiv dhe fitoren e punës mbi amullinë e rrënimin e sotëm; hedhjen e themeleve për arritjen e standardeve europiane të ushqimit, punësimit, strehimit e ruajtjes së shëndetit të popullit. Fitorja e PSSH në zgjedhjet e 22 marsit do të garantojë fitoren e demokracisë, hedhjen e themeleve për arritjen e standarteve evropiane të ushqimit, punësimit e ruajtjes së shëndetit të popullit.

SHTET JURIDIK, EFEKTIV E NË VEPRIM

Demokracia arrihet me funksionimin dhe forcimin e shtetit juridik. Drejtësia kërkon barazi të të gjitha subjekteve para ligjit, që ligji të sundojë në rregullimin e marrëdhënieve shoqërore në vendin tonë. Demokracinë e kuptojmë me dy anë e pandara: me lirinë e përgjegjësinë ligjore ndaj të drejtave e detyrimeve të të tjerëve. Mbi këtë bazë PSSH do të punojë për edukimin e anëtarëve dhe simpatizantëve të vet me frymën e respektimit të demokracisë pluraliste dhe të forcimit të rendit juridik. Për t’u prerë rrugën abuzimeve, privilegjeve, burokracisë e shpërdorimeve, të arrihet përcaktimi i saktë e i plotë ligjor i statusit të nëpunësit në të gjitha instancat e aparatit shtetëror, i të drejtave dhe përgjegjësive ligjore e administrative të tij. FAKTOR KRYESOR PËR SIGURIMIN KOMBËTAR ËSHTË USHTRIA Organizmat shtetërore të marrin masa efektive për modernizimin e ushtrisë dhe forcimin e mbrojtjes së atdheut, në përshtatje me konceptet e reja strategjike në botën e sotme. PSSH mbështet përfundimin sa më shpejt të reformës në ushtri dhe përsosjen e mëtejshme të statusit të ushtarakut. QETËSI PUBLIKE DHE RREGULL JURIDIK KUSHTETUES PSSH është për vendosjen sa më parë të qetësisë publike dhe sigurimin e jetës e punës nor-

DIALOG POLITIK E LUFTË POLITIKE TË NDERSHME

shkaktiojnë tensione e turbullira për qëllime të mbrapshta dhe antikombëtare. Forcimi i besimit të shtetit, duke prerë rrugën çdo lloj ndërhyrjeje të jashtëligjshme ndaj organeve të rendit, heqësisë, gjykatës e prokurorisë si dhe të vetë këtyre në jetën e qytetarëve, duke i çliruar këto organe nga çdo ndikim në zbatimin e ligjeve. DIALOG POLITIK E LUFTË POLITIKE TË NDERSHME Partia Socialiste do të jetë për dialog luajal, transparencë, bashkëpunim efektiv me partitë e tjera, veçanërisht për problemet e unitetit kombëtar, të zhvillimit e të përparimit të vendit, të forcimit të pavarësisë e lirisë së atdheut, për rrënjosjen e demokracisë. PAQJA SOCIALE - DETYRIM I MADH KOMBËTAR PSSH mbështet procesin e rehabilitimit të plotë qytetar të gjithë ish të burgosurve e të përndjekurve politikë, dhe do të kërkojë që të plotësohen të gjitha kërkesat jetësore të tyre dhe masat e parashikuara në ligjet e vendimet e miratuara. Shqipëria është mëmëdheu i gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe që e duan lulëzimin e begatinë e saj. Kuvendi Popullor dhe Qeveria të shpejtojnë miratimin e ligjeve dhe të vendimeve që u japin përparësi investimeve të shqiptarëve të diasporës ose të emigrantëve të tjerë në ekonominë e vendit tonë, si dhe lidhjeve të ngushta kulturore, arsimore, shkencore e shpirtërore me atdheun. GARANCI E MBROJTJE E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË NJERIUT Partia Socialiste do të japë kontributin e vet nëpërmjet forcave të kualifikuara intelektuale që ka, për plotësimin më të tej të sistemit ligjor që afirmon, mbron e garanton efektivisht liritë e të drejtat e individit, humanizmin, drejtësinë sociale, solidaritetin dhe mbrojtjen sociale të shtresave të paprivilegjuara, sipas normave e angazhimeve zyrtare të vendit tonë në forumet e organi-

ÇFARE OFRON PLATFORMA ELEKTORALE E PD-së

MASHtrime TE MEDHIA NGA QEMAL BREZFTOTI PD bëri programin e saj për fushatën e zgjedhjeve. Është e drejtë e secilit të japë mendime për këtë program. Duke e studiuar, duke e ballafaquar me veprimtarinë praktike të kësaj partie, natyrshëm të lindin disa pyetje: ka ndonjë të pandehur popullin shqiptar u-dhëheqja e kësaj partie; kaq e pandalshme është udhëheqja e saj, kaq mjerane e jetëshkurtër ajo? Le të analizojmë disa nga drejtimet kryesore të programit të saj. Mashtrimi i parë: Partia Demokratike i përmbahet me konsekvencë politikës së pajtimit kombëtar. (R. D., f. 2, dt. 22 shkup 1992). Fund o krye një mashtrim elektoral. Realiteti: Udhëheqja revanshiste e PD nuk e do pajtimin kombëtar. Fakti i parë: 1. «Kujtohet në Tiranë këshilli për organizimin e kuvendit të pajtimit kombëtar». Udhëheqja e PD e quajti manipulim, 2. Pjesëmarrës, ky komision me intelektualë të shquar nga Kosova; hatua platforma e tij, udhëheqja e PD vazhdon me ogërsi se komunistët dhe socialistët nuk duhet të marrin pjesë në kuvend. 3. — Vjen në Tiranë Rexhep Qosja dhe intelektualë të tjerë kosovarë. Bëhet mbledhja e kuvendit dhe asnjë përfaqësues zyrtar i PD nuk merr pjesë. Pretekst: Ka manipulim, nuk ka ardhur Kosha. Të gjithë të manipuluar? R. Rexhep Qosja, Ismail Kadareja, Idriz Ajeti, partitë politike që marrin pjesë, të gjithë; vetëm udhëheqja e PD nuk është e tillë. Shkaku i vërtetë: Krahu revanshist që sot bën ligjin në PD i kryesuar nga S. Berisha, nuk e do pajtimin kombëtar, por përçarjen kombëtare. Pajtimi kombëtar do të thotë fund i çdo embrioni diktature, fund i çdo ligjarie për larje hesapesh, fund i çdo lufte të re klasash. Por krahu ekstremist i PD ëndërron larjen e hesapeve, ndërton diktaturën, fashizmin e dytë. Fakti 2: Udhëheqja e PD është avokatja më e zellshme e të burgosurve politikë. Përse vallë? Për konsum propagandistik, për t’i tërhequr votat e të shndërruar në ushtarë të pushtetit të vet, për të marrë frymë të re revanshiste. Ja dy fakte të qarta — për lexuesin: Me faj të punisht nuk gjën asnjë të ... — Udhëheqja revanshiste e PD nuk e do pajtimin kombëtar. — Do ngrejë nga varri e do rivrasin të rënët, do ngrejë nga varri e do rivlerësojnë kriminelët, do vranë e prenë, dogjën e sabotuan sepse ata ishin andarë, Rexha, Rexheli, Bariu, Bardhok Biba, Babë Hasani u vranë nga diversantët, si do të veprojë PD-ja? Burgoset politik, kryetar, nënkryetar apo sekretar partie. Guditet Evropa, ç’është kjo opozitë, asnjë i burgosur dje për politikë nuk është në këto krye po veç komunistë, të tjerë: Në 4 faqe gazete ku shpalohet programi elektoral i PD për çfarë s’flitet deri, dhe për llojet e farërave apo të pemëve që ka Shqipëria, por asnjë fjalë e theksuar, asnjë fjalë për të burgosurit politikë. Arsyeja: Siç duket shumica ushqën të burgosurve politikë nuk pranuan të bëhen vegla të planit të Sali Berishës dhe Zeusi kërkon të hakmerret ndaj tyre. Vetëm ata ish të burgosur politikë që përkrahin Sali Berishën janë demokratë, të tjerët si F. Rëshpja, F. Lubonja, M. Rombo, A. Haske, Pal Marku, Deda etj., nuk janë të tillë. ‘Etatë moti (Shteti jam unë)’. Kjo është deviza e Sali Berishës. Mashtrimi i dytë: ‘Deshmoret e Kombit janë të she...’ (D. D., f. 2, 22 shkurt 1992). Fakti i parë: ... më 1991 bashkë me demo... ... të arrestuarit e shantetarit? ... ndërmjet tyre ... në Shqipëri filloi shkatërrimi i pallakave përkujtime të luftës. N. Çl. e të luftës për mbrojtjen e atdheut pas çlirimit, shkatërrimi i lapidarëve, i muzeve të Luftës N. Çl. Opinioni i ndershëm reagoi dhe reagond ndaj këtyre përdhunimeve. Kush i bëri? Ata që bërtsasin për Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, sepse vetëm drejtuesit e saj nuk u distancuan asnjëherë prej tyre. Formohet në Gjirokastër, Libohovë, Lushnjë organizata e partisë së Bashkimit demokratik kombëtar. Ballistët e vranë në luftë shpallën dëshmorë. Dhe në këtë ceremoni marrin pjesë përfaqësuesit e P. Demokratike... Forca të ekstremit të djathtë rishpallin me ceremoni në Vlorë disa kriminelë të Luftës, dhe në ceremoninë e përurimit nuk mungojnë të marrin pjesë përfaqësuesit e PD, PSD dhe PR. Lufta e Qafës së Kolshit deklaron «demokratik» i quajtur Lisien Bashkurti është kundërshtimi i parë. (Vijon në faqen 3)

I. Rrugëtimi i gjeneratës së PS-së për dhellimin dhe mbrojtjen e demokracisë

Për të zhvilluar e garantuar më tej vazhdimësinë e realizimeve demokratike, Partia Socialiste ka këto objektiva politike: ZGJEDHJE TË LIRA DEMOKRATIKE PSSH do të bëjë gjithçka që zgjedhjet të zhvillohen sipas normave të njohura demokratike e të lira dhe do të njohë rezultatet e zgjedhjeve të tilla. Ajo lufton të fitojë shumicën në organin më të lartë legjislativ. Synimi kryesor i saj është që Kuvendi Popullor të vazhdojë krijimin e plotësimin e bazës ligjore të demokracisë. Sipas vullnetit të popullit të shprehur në zgjedhje, do të marrë pjesë në mënyrë aktive e konstruktive në pushtetin ligjor. Nisur nga kushtet e vështira që kalon vendi në këtë tranzicion, Partia Socialiste është për krijimin e një qeverie koalicioni si një faktor stabiliteti e qëndrueshmërie të pushtetit ekzekutiv. KUSHTETUTË E RE DEMOKRATIKE PSSH do të ndjekë politikën e forcimit të rendit kushtetues, të parlamentarizmit pluralist e të institucioneve demokratike. Si një nga forcat kryesore politike të vendit, ajo është e vendosur që të krijohen e të forcohen më tej garancitë ekonomike, politike, juridike e sociale të demokracisë shqiptare. Për këtë të hartohet kushtetuta e re, baza ligjore e demokracisë, e cila, duke kaluar në diskutimin shkencor e masiv, të miratohet brenda gjashtë muajorit të parë të këtij viti. Të sanksionohen në Kushtetutë parimet demokratike të njohura në aktet ndërkombëtare dhe të KSBE-së, ekonomia e tregut me përmasa sociale, pluralizmi i pronës, sistemi i institucioneve demokratike, afirmimi e mbrojtja e lirive dhe të drejtave të njeriut. Të përpunohen e hartohen, në bazë të Kushtetutës, të gjitha kodet e nevojshme, që rregullojnë marrëdhëniet e njerëzve, të shtetit e të individëve në fushën ekonomike, sociale, politike etj. NDARJE E FORCIM I PUSHTETIT LEGJISLATIV EKZEKUTIV E GJYQËSOR, VETËQEVERISJE E GJERE LOKALE Konsolidimi i procesit të ndarjes së pushteteve legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor të çohet deri

QETËSI PUBLIKE DHE RREGULL JURIDIK KUSHTETUES

e punës normale të njerëzve, për zbatimin rigoroz të ligjshmërisë. Organet e rendit kanë nevojë për një mbështetje e përkrahje të gjerë shoqërore, nga gjithë njerëzit e ndershëm e patriotë. Të përballohen vendosmërisht tentativat e veprimet që sjellin

TE DREJTAVE TE NJERIUT

TE DREJTAVE TE forcave të kualifikuara intelektuale që ka, për plotësimin më liritë e vendit tonë në forumet e organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë. - PS garanton respektimin e plotë të lirisë së besimit fetar, veprimtarinë e institucioneve fetare, si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për to.

II. Reforma ekonomike - e vetmja alternative për daljen nga kriza dhe zhvillimin e vendit

TE NXJERRIM VENDIN NGA KRIZA DHE TE FRENOJME RENIEN EKONOMIKE. 1. TREGU TE SIGUROHET ME PRODUKTET ME TE DOMOSDOSHME USHQIMORE — Të garantohet qëndrueshmëria e çmimeve dhe e tregut për shportën e mallrave: bukë, vaj sheqer, miell, oriz, mish, qumësht, gjalp, qiratë, tarifat e transportit etj. Të kompensohet me shtesë page çdo rritje e tyre, të ulet barra e veprimeve spekulative, të merren masa të rrepta kundër matrapazëve dhe korrupsionit ekonomik. — Stimulim për produktet më të domosdoshme bujqësore e blegtorale nëpërmjet një politike të drejtë për çmimet, taksat, doganat etj. (Vijon në faqen 2)

NJOFTIM I KABINETIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS

Presidenti i Republikës, Ramiz Alia, thirri më datën 25.2.1992 Prokurorin e Përgjithshëm, Petrit Serjani lidhur me intervistën e një qytetari të huaj që transmetoi RT-SH më datën 24.2.1992, se në fund të vitit 1990 dhe fillim të vitit 1991 nënkeshin transportuar 10 ton nga Shqipëria në Zvicër. Sipas intervistës një pjesë e këtij ari përbëka kapitalin bazë të një banke shqiptaro - zviceriane që ekzistoka në Tiranë. Presidenti Ramiz Alia i kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm: 1. Të verifikojë saktësinë e fakteve të mësipërme. 2. Nëse faktet e mësipërme janë të vërteta dhe përbëjnë bazën për fillimin e procedimit penal, të vihen pa hezitim përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat shtetërore që implikohen në këtë çështje. Me këtë rast, nëse rezulton se ky ar është përdorur si kapital bazë i ndonjë banke shqiptaro-zviceriane, nëse u tha në lajmin televiziv, ajo, apo ari ka shkuar për llogari të ndonjë individi ose grupi individësh në bankat jashtë Shqipërisë, ky bllokohet duke kërkuar për këtë qëllim edhe ndihmën e organizmave të specializuara ndërkombëtare. 3. Nëse lajmi rezulton i rremë të fillojë procedimi penal ndaj autorit dhe atyre që organizuan përhapjen e këtij lajmi. KABINETI I PRESIDENTIT Tiranë, më 25.2.1992

LEXONI NË FAQEN 4: ÇEKU I VERDHË...

Nga HAMDI JUPE SEDAT BRAJA