- Për ju z. Tomorr Malasi e kemi këtë pyetje, si kryetar i Komitetit Ekzekutiv dhe përfaqësues i PD-së -
Shumë u fry tollumbacja që hoqi opozita për të tërhequr vëmendjen e opinionit pas tërheqjes së ministrave të opozitës nga Qeveria e Stabilitetit Kombëtar.
U fol shumë për deklaratën e kryeministrit Ylli Bufi, edhe pse opozita ka kaq kohë që kërkon nëpërmjet shtypit të saj transparencën. Madje, ju z. Tomorr, nxituat të dilnit edhe në televizor që ta përsërisni edhe një herë se tajin për mungesën e bukës në Tiranë na e paskësh deklarata e Ylli Bufit. Po ashtu gazetat e opozitës u bënë tollall i kësaj deklarate, për të mbuluar paaftësinë tuaj drejtuese dhe organizuese në pushtetin e qytetit të Tiranës. Edhe më shumë i është fryrë nga opozita parullës «pushtetin e kanë socialistët» kur dihet që, në Tiranë dhe në shumë qytete të tjera, socialistët janë pakicë e papërfillshme në pushtet. Pra, pushtetin e ka opozita, por u leverdis gazetave dhe partive të tyre që t’i fryjnë kësaj tollumbaceje. Mirëpo, populli sheh me sy dhe nuk gënjehet me parulla të tilla të tipit monstruoz.
Shkoni nëpër lagjet e ndryshme të kryeqytetit. Shikoni radhët e pafundme për bukë. Njerëzit rinë tërë ditën në radhë për të marrë bukën e përditshme. Diku ndodhin edhe ngatërresa. Qytetari vijë drejt në qytetin Studenti, apo në Kamzë, në Universitetin Bujqësor, duke kërkuar që të blejë bukë nga studentët, duke shkaktuar ngatërresa madje personelit dhe studentëve. Ç’është gjithë kjo anarsi, pse kaq mungesë e madhe për bukën, njerëz të atjerë kur dha deklaratën Qeveria e Stabilitetit Kombëtar. Mos vallë prapë foli Ylli Bufi? Apo ajo ishte vërtet një tollumbace që e hodhët ju me shoqët e tu për të mbuluar paaftësinë tuaj në qeverisjen e pushtetit ekzekutiv? Mund t’ia hidhnit fajin përsëri socialistëve? Por ju ishit i pari që shpërfytyruat pushtetin për të bërë spastrimin e socialistëve nga drejtimi i ndërmarrjeve të Tiranës, duke e filluar që nga fabrikat e bukës, vetëm sepse drejtuesit ishte socialist, paska se furnizimi me bukë i qytetit ishte në rregull.
Dolat r’ë televizor, folët dhe për stabilizimin e drava dhe të fuqizimit me energji elektrike. Përmendët ardhjen e disa transformatorëve, që do të normalizonin gjendjen. Po ku e keni stabilizimin e këtij sektori? A e dini se nëpër spitale, të sëmurët mjekohen në errësirë dhe janë pa ngrohje. A e dini se në maternitetin e Tiranës, në linjën femijë në praninë e mjekëve e ditën e çakmavë, e atje si me grindra familje, do të kalojnë mbrëmejt në drejtim e qirinjve, pa ekranin e televizorit, pa asnjë informacion, të izoluar nga vendi dhe bota në mënyrën më mjerëtare. Madje duke duruar edhe lojën e fiksje-ndjesve, si për tu tallur me fatin e keq dhe të cilin është krejtësisht krejtëcti. A e dini se në shumë familje të Tiranës u kthye kandili me vajguri si në zonat më të prapambetura të vendit fill pas çlirimit?
Me siguri, të gjithë këto dhe faktë të tjera trishtuse të gjendjes së Tiranës, duke filluar që nga mungesa e bukës, nuk e dini përderisa keni sy e faqe të dilni në televizor dhe të hidhni tollumbace për të mbuluar paaftësinë tuaj në pushtet. Merruni më mirë me këto punë, që bien në kurriz të popullit, se sa me propagandë partiake.
Vëzhgim
PD-ja E PERÇARE
- Sqarim për një «Njoftim» të botuar në RD -
Nuk do merito(n)te as dy radhë në gazetën tonë një Njoftim i kryesisë së PD-së të Tiranës lidhur me numrin e fundit të gazetës së kësaj dege «Tribuna demokratike», po të ishte fjala për ndonjë pasaktësi të rastit apo ndonjë lapsus ndaj të cilit një shtyp korrekt kërkon gjthnjë ndjesë.
Fjala është për një problem më të madh. Siç dihet në numrin e saj të fundit «Tribuna demokratike», veç të tjerave, botoi edhe shkrime kundër dy nderë liderëve kryesorë të PD-së, Prez Gozajt e Gramoz Pashkos. Dega e Tiranës e kësaj partie në njoftimin e saj të botuar në numrin e fundit të RD-së thotë se numri 3 i gazetës «Tribuna demokratike», «ka dalë pa autorizimin dhe kontrollin e Këshillit botues». Opinioni shoqëror nuk mund ta kuptojë për ç’fajtorin e ‘kontrolli bëhet fjalë kur çdo ditë tërshasin se censurën në shtyp e kemi varrosur një herë e përgjithmonë(!) A nuk ngjan kjo me fërgëjmonin moniste të partisë - shtet që kontrollonte çdo rresht e çdo artikull të shtypit?
Njoftimi në fjalë thotë gjithashtu se «disa nga materialet e botuar janë jashtë vijës së PD-së» dhe më poshtë thënkon se «kërkojmë falje lexuesve për nivelin e këtij numuri». Nuk kuptohet një gjë: ndryshë është të thuash se është shkëputur vija e partisë, (si në kohën e partisë shtet), ndryshë është të thuash se shkrimet kanë qenë të dobëta nga ana publicistike.
E themi me bindje se ky njoftim i ngjan një lodre fjalësh, përderisa nuk u përgjigjet një pyetjeje nga kryesia e degës të PD-së të Tiranës; a janë këta zotërinj kundër shkrimeve degjeneruese për P. Gozajn e G. Pashkon apo i miratojnë ato që edhe me gjysmë zëri? Kushdo e kupton se nuk bëhet fjalë se nga opinione personale janë atakuar disa antarë të këshillit drejtues të PD-së, por është fjala për një sulm kundër krahut reformator të kësaj partie, sulm që ka filluar me F. Cupin dhe ka vazhduar me P. Zogajn, G. Pashkon e deri te N. Ceka. Këtij sulmi askush në degën e PD-së së Tiranës nuk ka guximin ti thotë ndal, pra as njoftimi në fjalë. Është fjala për një përçarje të hapur në gjirin e Partisë Demokratike. Përpjekjet që bëhen në njof tim e fundit të botuar në RD për të mbyllur këtë të çarë, janë foshnjore. Me sa duket krahu ekstremist i PD-së nuk ka vendosur ende që të bëjë me belanë që e saj vetë.
ANTAN ARAPI
eurosocialist
Shteg për spekullime
Koment pas një kronike në TV
Të çudit ur do të kesh nge-lur shumë shikues të kronikës që TV dha para ca ditësh.
Të çudit ur do të kesh ngelur shumë shikues të kronikës që TV dha para ca ditësh. Pamjet tregonin magazinat e fabrikës së konservave në Shkodër të mbushura me produkte të gatshme. Na kujtohet tregu nëpërmjet për një kronikë televizive, por kronika televizive ka konkluzion tjetër. Nuk ka treg shije!
Tani le të vijojmë me komentin tonë. Kjo fabrikë, si shumë e shumë më shoqe të saj ka rënë në letargjinë e thellë dimërore për mungesë ndëlesh të para apo vështirësi teknologjike. Megjithëse gjendja e produktit të gatshëm ka bllokuar magazinat e ndërmarrjes në fjalë, punonjësit gëzojnë frytet e erozionit ekonomik të 80 përqindëshit. Mendja do që të punonjësit dhe ekonomia të mos jenë kurnaqur me këtë gjendje. Por ja që ka drejtues që ekonominë e tregut e kuptojnë si spekullim në kurriz të shtetit e të konsumatorit. Vetiu të lind pyetja: Kjo ndërmarrje që as nuk prodhon e as nuk shet, ku i nxjerr paratë e pagave?
Po të shtrohet ca faqe nga libri i financave e merr vesh që pagat nuk janë objekt kredie. Kështu thonë librat, por konjukturat detyruan për ca lëshime rrugës në këtë lidhje. Vec kjo do dhe për ato njësi industriale që mund ta kalojnë vetëm rrjedhën e rënies. A-tëherë me këtë drejtë fabrika në fjalë merr kredi për pagat dhe me «logjikë» banka jep një kredi të tillë!
Në kronikën e TV shprehej «ahge-fizëm», i fabrikës për mungesën e tregut. Më të sinqertë, o zotërinj drejtues! Hidhni sytë në njësitë e tregut dhe keni për të mësuar se tregu i vendit u ka hapur dyert katër kanatesh. Në Ministrinë e Tregtisë e Turizmit thonë se kërkesat janë aq të mëdha sa ka patur raste që janë bërë tërheqje nga rezerva e shtetit. Thonë gjithashtu se informacioni i plotë për gjendjen e produktit të gatshëm nëpër duhesues të ndryshëm mungon. Me një reklame në shtyp, TV, apo thjesht me njoftime për të interesuarit ky problem zgjidhet lehtë. Por me sa duket pas shqetësimit të drejtuesve fshihet një veprim tjetër: Ka edhe ndërmarrje të tjera që bllokojë prodhimin e trashëguar për të pritur një liberalizim në ngritjen e çmimeve apo për të siguruar një licencë eksporti. Të dy rastet flasin për spekullim.
Një fakt tjetër që zbulon TV në kronikën e tij, tregon se një pjesë të produktit të magazinuar i ka kaluar afati i skadencës. Zotërinj drejtues, mos keni frikë ta mësotni së shpejti këtë? Nuk ju shkon mendja që po provokoni një inflacion të pastër? Nuk jemi popull aq i pasur sa të marrim lëmoshë nga jashtë e të hedhim në erë prodhimet tona?
SOKOL GRUDA
«Zëri i Popullit» - në shërbim të demokracisë
REPLIKE
Në kuadrin e fusinates elektorale, kur tonet e polemikës në shtyp rriten ndjeshëm, mund të presësh gjithçka - edhe mllefe, sensacione e manipulime.
Por nuk e prisnim, si kolegë që jemi, që RD-ja në numrin e saj të fundit të botonte një shkrim të tillë si ai me titull «ZP jashtë ndihmave ndërkombëtare». Na bëri përshtypje ky shkrim, jo thjesht se ai është pjesë përbërëse e aksionit elektoral që ka ndërmarrë Partia Demokratike me devizën «Po fitoj PS-ja në zgjedhje, bota nuk e ndihmon Shqipërinë», por për faktin se cenohën rëndë marrëdhëniet kooperatore që duhet të ekzistojnë midis gazetarëve, si njerëz të një profesioni, pavarësisht se ata mund të jenë opozitarë politikë.
Çfarë thuhej me pak fjalë në këtë shkrim? Po citojmë: «Disa javë më parë një fondacion amerikan hartoi një program ndihmash për shtypin shqiptar... Nga ky program është përjashtuar gazeta e vetme e përditshme, organ i PS-së, “Zëri i popullit”. Më tej në shkrim theksohet: “SHBA, nëpërmjet ambasadës së tyre kanë një program të madh për të ndihmuar ecërimin e shtypit shqiptar. Edhe nga ky program është lënë menjëanë gazeta më e vjetër... gazeta “Zëri i popullit”.
E themi me bindje se zëra të tillë na vjen që dëgjimë. Është e vërteta, para disa muajsh kishim parë po në faqet e RD-së kërkesën se përse «Zëri i popullit» të dalë çdo ditë, kurse ne vetëm dy herë në javë? Si atëherë edhe sot kemi qenë të bindur se të moheshin kushtet që RD-ja, gazeta e parë e opozitës, të jetë e përditshme. Por për hir të së vërtetës duhet theksuar se pas kësaj kërkese që e vlerësojmë si të ligjshme, dëgjuam edhe thirrjen: «Po ta marrim pushtetin opozita, “Zëri i popullit” do të ndalohet të dalë!»
Kur prisnim që gazetaret demokratë të «Rilindjes Demokratike» të distancoheshin nga thirrje të tilla e plot të tjera që shpifin, tani me keqardhje mësojmë se ajo po bëhet interprete e këtyre thirrjeve. Vetëm kështu mund ta kuptojmë shkrimin e RD-së kundër «Zërit të popullit» të botuar në numrin e fundit të saj.
Me këtë rast kolegëve të RD-së mund t’ju themi: pavarësisht sa nuk varet nga ju të dalë apo jo «Zëri i popullit», pavarësisht se s’do të gëzojë ajo ndihmat amerikane që ju i quan «ndërkombëtare», përsëri mund të ndihmojë shoqëri demokratike pa një shtyp pluralist?
Besojmë se edhe ju e përjetuat me dhimbje faktin që gazeta «Bashkimi», organi më i vjetër i këtij lloji në vendin tonë, e parë disa ditë tani do të dalë dy herë në javë. Po kështu besojmë se me dhimbje, ashtu si ne, keni përjetuar dhe faktin që shumica e gazetave të reja të saj do të mbyllen pa punë. Duke iu “rrëmbyer” këto fakte «Zërit të popullit», ju mbani haptazi një qëndrim antidemokratik. Por me këtë rast mund t’ju themi një gjë: gazetën e kemi mbajtur. «Zëri i popullit» do të dalë si deri më sot, në të mirë të demokracisë në Shqipëri. Sa për sqarim po u themi vetëm kaq: në nga dita e parë e përpjekjes së përditshme në fabrikën e letërsi në Lezhë -Zëri i popullit- po del nën emrin e ndihmës nga mjetet ndërkombëtare. Vetëm të majtës evropiane. Atëherë i gëzofshi ndihmat!
Ç. BELA
Vëzhguesi
FRESSH-i - CILESI E RE E ALTERNATIVES SOCIALISTE
- Nga Pandeli Majko, nënkryetari i Forumit Eurosocialist -
Duke u rikthyer me ndërmjetësit e gjendjes dhe përpjekjeve që janë bërë për të krijuar me ngulm vendosjen e demokracisë në Shqipëri, mendoj se shoqëria e eurosocialistëve të rinj shqiptarë s’do të jetë gjë tjetër veçse vazhdim i natyrshëm i tyre.
Ajo do t’u shërbejë politikave dhe shoqërisë për të kuptuar se, pas turbulirës që lind me çdo përmbysje, tanimë gjërat janë duke u vënë në vendin e tyre.
Përmbysja e diktaturës me soliditet në të gjitha Lëndjen është merito në radhët të parë e rinisë shqiptare. Eurosocialistët shqiptarë vijnë në një këndvështrim politik të vendit që ngusht nuk përjetojnë që politikë e PS-së i ruajtë për «ditë të këqia».
Ata vijnë si të rinj të cilët në shpalljan kanë ende ti fresket thundrin e ish-diktaturës. Bashkë me shoqërinë e mësimit e tyre që u aderojnë në parti e tjera tani është do të jenë në radhët e para kundër çdo diktati të çdo lloj ngjyre.
Komunizmi në Shqipëri, pavarësisht se ç’mund të thonë gazetaret, nuk ka ekzistuar aq sa thuhet to- dek orikisht. Ai u përfaqua si një alternative e cila në fakt nuk njihjej në praktikë nga të vetëqeverësit «komunistë» e parë, Stalini dhe BS veç idealizoheshin prej tyre.
Përqafimi i ideve komuniste erdhi dhe si u rrjedhim i mospranimit në Shqipëri feudale i një teoritë të përparuar demokratike. Komunizmi u përmtonte shqiptarëve dhe shoqërisë së tyre, ekstreme në varfëri dhe pasuri, një barazi të cilën aq shumë e ëndërronte njeriu në përgjithësi të tillë.
Shqipëria është një vend në të cilin kanë ekzistuar ligjet dhe struktura komuniste. Këtu e tyre nuk mund të bëhet me forcën e turmës apo nga kolorës politike që e ulëshërben atje. Ajo kërkon një proces të vetën në të cilin, bile fjala, teoria e një presidenti me të kaluar komuniste si shumë kryetarë partish në Shqipëri as do ta shpjegonte, se as nuk do ta ngadalësonte përderisa është vetë populli i thjeshtë i kësaj trashëgimie. Ndaj kohën e e ndryshimit në Shqipëri e ndjejnë vetë populli i thjeshtë i saj për ta shthërrë.
Në këto kohë të rënda, politika e Shqipërisë e ndjekur pas vendosjes së pluralizmit vazhdon të ruajë mbështetjen e gabimeve të së kaluarës. Ndërsa dikur u mbyllën deri në një gjithëve, sot ajo u hapet po të gjithëve. Politika shqiptare endet ende nëpër Europë dhe botë për gjetjen e miqve dhe aleatëve të saj. Është e ngulitur, siç duket, ideja se ne e vetëm me na duhen të tjerëve u jerët dhe është harruar se historikisht është e qartë se kujt i nevojiten dhe cilës miqësia e përkasin.
Sikur krahas krizës politike të mos mbretëronte një krizë e thellë ekonomike, në Shqipëri problemet e tranzicionit do të ishin shumë më të thjeshtuara dhe ajo do të kishte marrë karakteristikat e një vendi që del shpejt nga rrugën e një zhvillimeve indore.
Opozita shqiptare sot ndodhet në një krizë të rëndë ideologjike dhe besimi. Kjo e fundit shënon lulëzimin e vet me largimin e ministrave të opozitës nga qeveria e stabilitetit, ku u shëhua dhe historia e krahut ekstrem demokratik, i cili është siguruar mis i kristalizuar tek PD-ja.
Për të kaluar krizën e tanishme krahu i Sal Berishës, i cili shquhet për berë veprim spekulatore, ku pejatshon mundësinë e lidhjes me partinë nacionale-demokrate apo me partitë e tjera të djathta. Por, kjo do të nënçikë një krizë të re në gjirin e opozitës pasi do të vinë në riplepëjtojë qëndrim e PR dhe PSD.
Fitoren mbi krahun reformator, krahut ekstrem ja lehtësoi shumë largimi nga skena politike e PD e nënkryetarit të saj, Nertan Cekës, i cili e kujt që kohë më parë nuk duhej të ishte në krye të partisë politike demokratike. Aj jo vetëm ndryshoi e blloqeve në PD ku elementët e standardit të Nertan Cekës realizonin ...
(Vijon në faqen 3)
Delegacioni i qeverisë së Republikës së Kosovës në Vjenë
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Doktor Bujar Bukoshi, dhe Doktor Abdyl Krasniqi, anëtar i KQ të LDK-së u pritën dhe në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë nga ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alois Mock.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Doktor Bujar Bukoshi, dhe Doktor Abdyl Krasniqi, anëtar i KQ të LDK-së u pritën dhe në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë nga ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, z. Alois Mock, me të cilët zhvilluan një bisedë të gjatë. Biseda u përqendrua rreth gjendjes aktuale në Kosovë dhe rreth mundësive të zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi.
Dr. Bukoshi, midis të tjerash, e informoi zotin Alois Mock për forcimin dhe konsolidimin e Qeverisë së Kosovës dhe, në emër të saj, kërkoi nga Qeveria Austriake që të njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur, si dhe të ndihmojë dhe shtojë të gjitha evropianët në ato ...
Z. Alois Mock shprehu falenderimet dhe kënaqësinë e tij për informimin e drejtpërdrejtë dhe autentik rreth gjendjes në Kosovë dhe tha që Austria me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion, do t’i aktivizojë mekanizmat e KSEBE-së dhe mekanizmat e tjerë për zgjidhjen e këtij problemi. Ai shprehu kënaqësinë për gjendjen e rendit aktuale në Kosovë, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe të atyre nacionale dhe theksoi se Austria gjithnjë ka insistuar që Kosova është vatër krize dhe kërkon zgjidhje të drejtë ligjore.
Gjithashtu, Dr. Bujar Bukoshi bëri një vizitë në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, ku u prit nga ambasadori në detyrë, z. Zef Mazli. Me këtë rast u zhvillua një bisedë vëllazërore, gjatë së cilës u fol për aktivizimin diplomatik të Shqipërisë.
DEKLARATË
Para disa ditësh në rubrikën «Nga jeta e partive politike dhe e shoqatave» në televizion u dha njoftimi për zhvillimin e Konferencës të Partisë Demokratike të Universitetit Bujqësor. Në të, midis të tjerash theksohej, se në Universitetin Bujqësor të Tiranës, e vetmja forcë politike, na qenkan, Partia Demokratike, kurse forcat e tjera veprojnë ilegalitet.
Zotërinj!
Ju e dini mirë të vërtetën, por mashtrimi për të dezinformuar opinionin është në karakterin tuaj. Më harroni se opinioni i Universitetit ka sy dhe vesh dhe deklarata të tilla i sjellin vetëm humor anti demokratik, tensioni psikologjik. Nga ana tjetër, çfarë i keni këtë qëndrimin e moniste për «forca të vetme politike» në Universitet - tani nuk kohën e pluralizmit.
Është e njohur nga të gjithë që Organizata e Partisë Socialiste e Universitetit përbëhet nga disa dhjetra pedagogë dhe asistenta. Ajo është forcë me serioze, më e kuali-fikuar dhe e organizuar e Universitetit. Ju kujtojmë, se organizata e Partisë Socialiste është mësuar të respektojë ligjet por ajo nuk vepron ne ilegalitet si shprehni ju. Ajo nuk ka kaluar kurrë vetes të shkelë ligjet e shtetit juridik për shkollën, por i ka zhvilluar veprimtaritë e saj jashtë institucioneve dhe pse në gjirin e saj, kohët e fundit kanë aderuar me dhjetra studentë të cilët janë aq të suksesshëm të universitetit.
Të tillë janë edhe studentët e Forumit Forumin e Rinisë Eurosocialiste në Universitet, rreth të cilit janë grumbulluar qindra të rinj të që kanë zemrat të mbushura plot me patriotizëm, kulturë demokratike, shkencore dhe ideale socialiste. Ata i janë futur me mish e shpirt përvetësimit të mësimit dhe jo bojkotimit dhe braktisjes së tij për qëllime politike dhe interesa partiake, ndërkohë kur duhet mirë nga të gjitha, zotërinjtë, bëjnë pjesë disa nga «trimoshat» e Azemit të cilët pjesëmarrjen në aktivitetet që ju zhvilloni e sugurojnë vetëm me presione dhe kërcënime. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe!
Z. Alois Mock shprehu falenderimet dhe kënaqësinë e tij për informimin e drejtëpërdrejtë dhe autentik rreth gjendjes në Kosovë dhe dhe u zoti që Austria me të gjitha mundësitë që ka në dispozicion, do t’i aktivizojë mekanizmat e KSEBE-së dhe mekanizmat e tjerë për zgjidhjen e këtij problemi. Ai shprehu kënaqësinë për gjendjen e rendit aktuale në Kosovë, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut dhe të atyre nacionale dhe theksoi se Austria gjithnjë ka insistuar që Kosova është vater krize dhe kërkon zgjidhje të drejtë ligjore.
Gjithashtu, Dr. Bujar Bukoshi bëri një vizitë në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Vjenë, ku u prit nga ambasadori në detyrë, Z. Zef Mazli. Me këtë rast u zhvillua një bisedë vëllazërore, gjatë së cilës u fol për aktivizimin diplomatik të Shqipërisë.