05/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 mars 1992

Shumohen radhët e Partisë Socialiste

GJIROKASTËR: Gjatë dy muajve, janar-shkurt 1992, janë bërë 25 pranime të reja. Vlen të veçohen organizatat të tilla të Partisë Socialiste, si ajo e fshatit Arshi-Lengo, me 8 pranime të reja, e fshatit Kakkoz me 11 pranime, e Dhoksatit me 3 pranime etj. KORÇË: Në bazë të testimit që u bë në organizatat e Partisë Socialiste, rezulton se në to aktualisht bëjnë pjesë rreth 7 mijë anëtarë partie, numri ky që sa vjen e rritet, sidomos nëpërmjet pranimeve të reja. Vetëm gjatë muajit shkurt janë futur në parti 25 anëtarë, kryesisht nga mosha të reja në organizatat e fshatit Tren, Cetë, Mëmel, Proger, Moglicë, Rëmbec, fabrika e qelqit etj. PËRMET: Vetëm gjatë shkurtit në radhët e PS në Përmet janë pranuar 26 anëtarë të rinj.

DITË VENDIMTARE

Populli është në një mëdyshje të madhe. Kujt t’ia japë votën?! Mbi Partinë Socialiste opozita ka lëshuar e po lëshon mallkimet dhe shpifjet më marramendëse. Njerëzit të lodhur nga golovite dhe akuzat e pafund të luftës politike shprehen me të drejtë e me forcë të madhe për fitoren e demokracisë. Socialistët shqiptarë - nismëtarë e ideatorë të proceseve të mëdha transformuese, e kanë parë dhe e shohin këtë rrugë si të vetmen alternativë për të mbijetuar shqiptarët dhe Shqipëria. Vota e tyre do të jetë për demokracinë reale dhe jo për demokracinë e kobures, të terrorit e të kërcënit që valon në mes të ditës. Ata do të votojnë që Shqipëria të jetë e pavarur, e lirë e begatishem dhe jo koloní. Prova historike është përpara: është 22 marsi. Vota e secilit është obligim ndaj historisë dhe ndaj të ardhmes. Guxhina politike e opozitës mban erë të qelbur. Nga goja e kujt i dëgjoni ju vëllëzër e motra këto fjalë poshtëruese dhe korrupsioni moral të pashëmbullt: «Një vizë - një femër» (!?) «Rrok-drogë-seks» (?!). Nga goja e kujt i dëgjoni, ju vëllezër e motra anë e kënd Shqipërisë «Po fitoi përsëri PS do të rrënohet zgjedhjet», «Po fitoi përsëri PS e mori lumi Shqipërinë», «Po fitoi përsëri PS do bëhen skëterrima më shumë se janë bërë tani». Shkurt, populli do rrugëdalje nga krizat e njëpasnjëshme ku ka rënë. Rrugëzgjidhja është: të fitojë DEMOKRACIA, të fitojë tregu i lirë, lëvizja mbarë anarkinē, mendimi i lirë mbi frikën e kërcënimin, virtyti mbi vesin, logjika mbi anormalitetin; të fitojë puna dhe kultura mbi spekullimin dhe përgjumjen intelektuale. Kush trëmbet nga kjo devizë demokratike (ai ose ata), është, të paktën praktikisht, kundër demokracisë, megjithëse është bërë si dallëndyshe duke «fluturuar» nga një cep i Shqipërisë në cepin tjetër të saj. (Dallëndyshe-dallëndyshe dhe jo kundër ndryshve!). Në se opozita orë e çast çirret për të çrrënjosur komunizmin (veç duke mos ditur si ta çrrënjosë po e rrënjos më tepër), ne duhet të punojmë bashkërisht që t’i rrënjosim donkishotizmin komunizmin (veçse duke mos ditur si ta çrrënjosë po e rrënojmë tepër), ne duhet të punojmë bashkërisht që të çrrënjosim donkishotizmin, i cili tash për tash po shfaqet si mjergull e dendur në jetën dhe kulturën politike. Çdonkishotë! Si mund ta qeverisin këtë Shqipëri hallemadhe ata që heroin e sahatëve e ngrysin tradhtar dhe trimoshin e mbrojtjes e gjyhnjë mbi piedestal? Përçarje, luftë bërrylash e parasë, luftë kultesh dhe postesh në prapaskenë. Dhe këta të bekuar demokratë që po «digjen» si qiriri për kombin dhe për popullin, që s’venë dot dy gurë bashkë në shtëpinë e tyre (dmth në selitë e tyre), na markan përpjesë të lumturojnë shqiptarët sapo të hipin në fron. Të gjorët! A s’dua të besojmë vetë ato që thonë e shkruajnë apo që ligjërojnë parreshtur në Televizion? Po këta heronj na i çakan ditë e natë hallin PS-së që ajo «edhe po të fitojë, nuk është e aftë të qeverisë vendin». Të gjithë demokratë i çajnë hallin kaloresit se i varen këmbët. Këtu do të jetë e do të shohim. Tani kemi përpara një punë të madhe, kryerpunën që do t’i hapë shtigjet e plota demokracisë: fushatën e zgjedhjeve. Atë do ta fitojë alternativa e socialistëve shqiptarë. Por 22 mars nuk është larg: s’ka e s’duhet të ketë më qetësi, s’ka e s’duhet të ketë më pritje. Të gjithë në këmbë janë e duhet të jenë socialistët. Të zhgënjyerit nga opozita duan ngrohtësi, argumente. Shtypi i PS duhet të shkojë shtëpi më shtëpi në fshat. Fshatarët duhen sqaruar: vota për opozitën është votë kundër vetvetes. Jo, një mijë herë jo, tokën çifligarëve, latifondistëve, jo, një mijë herë jo, votën e punëtorit për forcat e djathta revanshiste. Mos voto kundër vetvetes, kundër gjakut tënd, kundër djersës tënde. Mendo edhe për fëmijët. Ata janë e do të jenë viktimat e para të manive pasurore pa kufi të kastave të reja që po lindin përmes lloj-lloj mënyrash, që të vet po i shikon më sytë e tu bashkëkohës, bashkëqytetar, bashkëfshatar. Vota nuk është karamele: «Urdhëro, ëmbëlsirë, diridhe dhe tye». Vota nuk është meqë të vëvete përgjegjësi dhe madhor historik. Demokraci apo diktaturë? Shkatarim i mëtejshëm, apo rilindje e Shqipërisë? Vendin do ta qeverisë ligji dhe truri i kombit — intelektualët apo aventurierët politikë amatorë? Socialistët do të fitojnë. Shqipëria vetëm në këtë mënyrë do t’i sfidojë rreziqet e mëdha reale që i kanosen. A ta fitojnë edhe si shfidojë edhe si shfidojnë rrëzimet si shfidojë… Bashkë me të, kur RTV-ja 24 orë të vazhdojë të bëjë thirrje për opozitën. Bashkë me radion e brendshme. Bashkë me korin e gazetave «të mëdha dhe fle-radion fle-tushkave. Janë ditë vendimtare për demokracinë dhe Shqipërinë. Punë dhe punë deri në sekondën e fundit të shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve. Demokracia do të fitojë dhe socialistët do ta integrojnë veten plotësisht me të majtën europiane dhe Shqipërinë me progresin e sotëm bashkëkohor.

Daci i Patosit

Para disa kohësh zoti Genc Ruli zhvilloi një takim në rajonin e Patosit me anëtarë dhe simpatizantë të PD. Për ta si dhe për pjesëtarët e partive të tjera që ndodheshin në të njëjtën sallë zoti Ruli bën pjesë në radhën e intelektualëve të ekuilibruar të PD. Mirëpo për çudinë e pjesëmarrësve zoti Ruli atë ditë e hoqi «dekuren maskë», dhe foli me gjuhën e Saliut dhe të Azemit. Pasi foli gjatë e gjatë për luftën e PD kundër komunizmit dhe kripokonstituve u ndal te nënat që po i vijnë Shqipërisë ... nga bota. «Ato po vidhën nga pushtetmbajtësit, megjithëse ka akoma», tha, midis të tjerave zoti AZ… zoti Genci. Thirrja ishte e qartë. O bura turruni nëpër magazina e merrni gjithçka që ka mbetur. Po falë zotit që anëtarët dhe simpatizantët e PD qëndrojnë të gjithë në sallë nuk e kuptuan liderin e tyre. Zotit Genci në takim iu bënë shumë pyetje të cilave ai iu përgjigjej me elokuencë. Pyetës iu sujnt: se «pse PD nuk distancohet nga hajdutët matrapazët dhe kriminelët», zoti Ruli iu përgjigj. «Ne nuk kemi asnjë lidhje me kriminelët dhe hajdutët. Asnjë kriminel dhe hajdut nuk është anëtar dhe simpatizant i PD». Dhe si për çudinë e atyre që ndodheshin në sallë kur u ngrit, zoti Ruli, u përqafua e u puth me dashuri me një nga demokratikët e parë të PD në Patos, Dashnor Kozan… Dashnor ose siç e thërrasin shkurt në Patos, Daci para 2-3 muajve ka hyrë me forcë në zyrat e komitetit drejtues të PS për rajonin e Patosit ku vazhdon të qëndrojë edhe sot. Gjatë kësaj kohe Daci ka përvetësuar e shkëputur në këtë godinë 20 mijë lekë mall. Përkrah zotit Ruli dhe Dacit qëndronte i qeshur kryetari i seksionit të PD për rajonin e Patosit Iljaz Vrioni, nipi i Iliaz bej Vrionit. Duke parë këtë trio simpatike m’u kujtuan vargjet e poezisë «Kënga Salep Sulltanit» të shkruarit tonë demokrat Fan Noli: Dhe sarahosh Iliaz Vrioni,/ Dehet siç e do zakoni / Bërtet: «Kroftë Nani? poloni! / Kështu tha dhe Ksenofoni». SHKËLQIM SAJA

Me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Takime në Komitetin Drejtues të Partisë Socialiste Nënkryetari i Partisë Socialiste, Spiro Dede, priti më datën 3 mars, Misionin e Komitetit Drejtues, Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të kryesuar nga drejtori i Këshillit Ekzekutiv Drejtues të këtij Fondi, Renato Filosa. Miqtë shprehën mendimet e tyre për rrugët që duhen ndjekur në periudhën e tranzicionit, që Shqipëria të dalë nga kriza. Ata u vunë theksin tek gjetja e rrugëve për të aktivizuar potencialet materiale e njerëzore të vendit, të cilat janë të konsiderueshme, nëpërmjet një disipline të fortë financiare, masave reformuese dhe stimulimin në mënyrë të ingranauar punonjësit, sipërmarrësit dhe futjen e kapitalit të huaj, si dhe krijimit të një rrjeti të asistencës sociale për të mbrojtur interesat më të varfëra të popullsisë. Roli i këtij Misioni theksuan miqtë, është të ndihmojë Shqipërinë dhe do të fillojë menjëherë konkretizimin e bashkëpunimit me Qeverinë që do të dalë nga vullneti i lirë i popullit në zgjedhjet e afërta. Spiro Dede, pasi i njohu anëtarët e Misionit të FMN-së, me situatën e vështirë që kalon vendi, me specifikat e një vendi të vogël që mund të miradministrtohet shumë shpejt, me potencialet e saj, thuajse të virgjëra përballë kërkesave të zhvillimit modern, Shqipëria, theksoi Spiro Dede, me bindje e siguri shpejt do ta radhiti veten në Evropën e zhvilluar. Ajo ka njerëz shumë të aftë, pasionantë, inteligjentë, punëdashës, kulturedashës, me shpirt të madh, me vullnet e vizione të gjëra për të ardhmen. Në e dimë se tani jemi në një pikë kritike të tranzicionit, e dominuar së bashku me pasionet e fuqishme e eten për t’i dhënë fund amullisë e krizës, ka edhe shumë eksese, edhe paralizimin, edhe impas, edhe burokraci, dhe kaos. Por këto duhet të kapërcehen e do të kapërcehen. Na duhet sidomos në fillim dora e fuqishme, e stërvitur dhe e sigurtë e miqve. Na duhet shumë dora kompetente dhe e afirmuar e FMN-së! Si për ta rifutur Shqipërinë në punë, e mandej, për ta reformuar nga themeli «makinën», ekonomike dhe krejt Shqipërinë e re. Duke diskutuar për rrugët e mundësitë e balancimit të buxhetit, paguhet me 80 përqindësh kudo ku mund të punohet: në bujqësi, tregëti, në kullota, në pyjet, në ndërmarrjet ushqimore; atje ku janë lëndët e para etj. Ndërkohë duhen siguruar e do të sigurohen lëndët e para për ndërmarrje të tjera. E këtu na duhet dora e miqve, na duhet, mes tjerash, dora e FMN-së. Në takim u fol për mbështetjen e Reformës Ekonomike, përmes bashkënpunimit të frytshëm edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, që të pasqyrohet edhe në objektivat e programit elektoral të Partisë Socialiste, i cili jep vizion të qartë për rrugët e stabilizimit të ekonomisë dhe ecjen e procesit të reformës. Miqtë e Misionit të FMN shfaqën mendimet e tyre konstruktive për problemet që duhet të përballojë Shqipëria, shprehën besimin se janë mundësitë e kushtet që ky vend i bukur, me pasuri materiale e njerëzore të hyjë shpejt në rrugën e prosperitetit e të bëjë vend dinjitoz në Europë dhe falënderuan mikpritësit për takimin e për vizionet që shpalosën. Në takim morën pjesë edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë i Partisë Socialiste, Bashkim Zeneli dhe anëtari i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste dhe ekspert i financave, Anastas Angjeli. Me Misionin Vëzhgues Paraelektoral, të organizuar nga Instituti Demokratik Kombëtar për Çështjet e Jashtme të SHBA. Po më datën 3 mars, Nënkryetari i PS, Spiro Dede, priti në selinë e Komitetit Drejtues, Misionin vëzhgues paraelektoral të kryesuar nga Tomas O. Melia, drejtor i programit në Institutin Demokratik Kombëtar për Çështjet e Jashtme të SHBA. Në takim morën pjesë gjithashtu anëtari i Kryesisë së PS, Namik Dokle dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Bashkim Zeneli. Miqtë u interesuan të njihen me punën e PS në fushatën e zgjedhjeve, programin elektoral dhe vlerësimet për situatën e vendit. Spiro Dede u foli miqve për punën e bërë për përgatitjen e fushatës… (Vijon në faqen 3) … të popullsisë dhe të vetë Misioni theskua… se. Roli i këtij Misioni theksoan m… që, e bashkëpunimit me Qeverinë që do të dalë nga vallëni e vështirë që kalon vendi, i falënderoi për ndihmën që ka dhënë Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe predispozicionin e tij për ta konkretizuar këtë ndihmë në kapërcimin e vështirësive aktuale dhe në zbatimin e reformës ekonomike. Ai shprehu mbështetjen e Partisë Socialiste me të gjitha mundësitë dhe forcat e saj intelektuale për të realizuar këto qëllime dhe i njohu gjërësisht me programin ekonomik të PSSH. Në takim u shkëmbyen mendime për fushat e mundshme të bashkëpunimit, për rrugët më të frytshme për të futur Shqipërinë gjerësisht në ekonominë e tregut, për të rritur kredibilitetin që të tërhiqen investimet nga jashtë, për ecurinë e procesit të privatizimit etj. Me resurset shumë të mëdha që ka, me mikrokredinë e saj të shkëlqyer për një ristrukturim e mbare-shtrim tepër efektiv të bujqësisë, me pasuritë minerare, me hapësirat e mundësitë e shumëllojshme turistike… … dunet afirmuar e FMN-së! Si për ta rifituar «maqinën», e mundësitë e balancimit të buxhetit të shtetit, të fillimit të punës, të heqjes së 80 përqindëshit etj., ne takim u shfaqën mendime mjaft interesante. 80 përqindëshi - tha Spiro Dede - është ndoshta pjella dhe vendimi i fundit i makinës administrative - komandues e burokratike të sistemit të mëparshëm. Krizës që ishte bërë evidente, amullisë e paralizës në ekonomi, e sidomos pakënaqësisë së natyrshme të punëtorëve, makina administrative - komanduesja ia gjesti «ilaçin», me një zgjidhje administrativ: me 80 përqindëshin. U duk sikur do të gjenëheshi e qetësoheshin të pakënaqurit, por, nga që zgjidhja ishte jashtë logjikës e ligjësive ekonomike, shpejt u kthye në një barrëngë. Shteti i paralizuar paguan parazitizmin, ushqen dembelllëkun, psikologjinë e fitimit badjava, anarshinë, spekulimin. Duhet të marri fund sa më shpejt ai vendimi i mbrapshtë. Dhe mundësitë e rrugët janë, s’ka pse…

Vrima e fundit e fyellit...

GJYSEM REPLIKE Tregon se kur vajti një lider i PD-së në Golem të Gjirokastrës, pas mbajtjes së njëjta të zgjedhjeve të… Tregon se kur vajti një lider i PD-së në Golem të Gjirokastrës, pas mbajtjes së një… në zyrën e… [?] — A po vjen nga Shqipëria, se do të jap një dhuratë? Lideri «popullor» u krekos dhe vajti, Golemi, zgjuar…[?] — Na bëj të kesh të një … [?]… I bëmë këto pyetje: — Po vrima e fundit, ku e ka? — A, vrimën e fundit? Vrima e fundit e PD-së është «Republika» dhe «Alternativa SDA». Ke dëgjuar gjë zotrote për to, se unë dëgjuar kam e parë nuk i kam… Na u kujtua kjo histori, duke lexuar dhe dy shkresat e këtyre gazetave për konferencën e shtypit të kryetarit të PS Fatos Nano, që në prill u bë një shkrim për të, ku bien në vesh se i blejnë nëpër morëm veç se i blen natën, vëllimin e fundit. Këta «demokratë» të mëdhenj që u vërtetuan gërn… [?] murrit nga të dy anët, edhe pse nuk dinë se «publikim», më në fund e gjetën shpëtimin te duartrokitjet e përmarrjes në konferencë. Mjafton kjo që pastaj ata të thonë se «kërcehen Iliria e fjalës», «se kon-ferenca u bë si miting», «se gazetaret provokohen», «se… se… e…» Ah, po! Është melodía e vrimës së fundit të… «RD»-së. Ç’tu them! … [?] dhe hyrja bëri i kanë: «Alternativë» dhe «Republika» S’ja vlen as gjysmë-replikë. VEZHGUESI

Tampon i mirë përbujllë hemorragjisë së PD-së

Kemi përpara gazetat e ditës: Sulme bolshevike të RD-së ndaj ish-kryeredaktorit të saj, Frrok Cupit. Goditje ritmike lodhëse mbi qullibërësit, ish-deputetin Zogaj. Në «Zëri i Rinisë» ish-kryetari i komisionit parlamentar të grupit të PD-së, Neritan Ceka i nxjerr bojën spekulantit Baleta. Si për çudibëri të kësaj gazete Baleta i ndërsech ish-zëdhënësit të RD-së Genc Pollo. Zallahi ekspozor për politikë. (Mjerë kush i boson kësaj demokracie monstrër!) Grushta në erë, si në skenat fantastike të Don Kishotit. Ish Sa shumë ish nga radhët e PD-së. Hemorragji në trurin e saj. Kush e ka radhën?! Në këto momente dramatike, në PD-në një shërbëtor i vonuar, një gjyltar skutash si Sali M… [?] lioshi rrëket të mbrojë nderin e njëpërkthyer siç ai. C’diditu falënder për lëtë gjë është në vokër politikë. G’roi i mirë prej kampionit në përkthim e çorë të PD-së. Iku Sa-mi nga «Zëri i popullit», e ola ndej lexhtësim.

«Where should I seek your party roots…» I. KADARE THE METAMORPHOSIS OF THE OPPOSITION

«Ku t’i kërkoj rrënjët e tua parti…» I. KADARE METAMORFOZA E OPOZITËS

SOCIALISTËT JANË PËR STABILITET E REND. FITORJA E TYRE ËSHTË FITORJA E LIGJIT, FITORE E DREJTËSISË PËR SHTRESAT E PAPRIVILEGJUARA. VOTONI PËR SOCIALISTËT, SEPSE KËSHTU VOTONI PËR VETEN DHE FEMIJËT TUAJ.

Lexoni në faqen 4: Mëkatet, sulmet dhe haresat e një bolsheviku Shkrimi është marrë nga gazeta «Bujku» dhe ka për autor IDRIZ AJETI, FAZLI KELMENDI, HAJRULLAH GONANI.