13/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 mars 1992

PARTIA E BALETËS BEN KOALICION ME «MINORITETIN» GREK

Për ciklin: FYFYRA E DYTË E PD-së - Koalicion jo zyrtar i PD-së dhe Partisë të bashkimit të të drejtave të njeriut. - Një realitet, një gabim apo një mashtrim? - Paradokset e demokracisë Saliberishiane ndjekin njëra tjetrën. Në faqen e parë të gazetës «RD» të datës 11 mars 1992 u shpallën kandidatët për deputetë të PD sipas zonave elektorale. U befasona unë dhe të gjithë kur lexuam se në dy zona të rrethit të Sarandës, pikërisht në zonën 69 ku shtrihet minoriteti grek dhe zonën 68 (me jo pak minoritarë), në vend të emrave të kandidatëve shkruhet «koalicion». Një paradoks i vërtetë, si shumë të tilla që trojka opozitare nxjerr këto ditë nga guzhinat RD, Republika, Alternativa. T’i besojmë RD-së se PD-së apo shpalljeve që kanë afishuar komisionet e zonave elektorale të të mërkurës? Zyrtarisht në zonën 69 janë shpallur kandidatë për deputetë Anastas Angjeli i PS-së dhe Thoma Miço i Partisë të Bashkimit Demokratik të të drejtave të njeriut. PD, dega e Sarandës, nuk mbledhi dot 400 firma për të vënë kandidatin e vet në këtë zonë. Edhe në zonën nr. 69 ka vënë kandidaturën e vet demokratiku i orëve të para Leka Toto, i cili ka 10 ditë që bredh fshatrave për të grumbulluar (blerë) vota. E habitshmja është se edhe partitë e familjes opozitare kandidatë i kanë vënë me emër dhe janë shpallur, kështu që Partia e Bashkimit Demokratik të të drejtave të njeriut ka shpallur kandidatin e vet në zonën 68. Atëherë ku qëndron koalicioni? Ç’të jetë kjo? Një gabim apo një mashtrim? Kuptohet, koalicion jo zyrtar i PD-së me Partinë e Bashkimit Demokratik të të drejtave të njeriut. Popull i minoritetit grek! Ka kohë që me ëndrrën tënde të bukur po luajnë politikanë e politucë, parti e shoqata, forca të padukshme shqiptare e jo shqiptare. Dhe në parlament demokratiku Baleta i PD-së xhveshi: shpatën e «patriotizmit», për ta mbrojtur kombin nga helenizimi i (minoritarëve), ndërsa sot PD e Baletës shpall koalicion me një të ashtuquajtur parti të interesave të minoritetit grek, Minoritarë kudo që jeni në zonën 69, pyetni kandidatin që u paraqitet sot (dje i Omonias), përfaqësues i Partisë të të drejtave të njeriut, kur dhe si është marrë vesh me zotin Lutfi Bajrami dhe liderin e PD-së Sali Berisha? Në ç’rrethana luan dramën e minoritetit grek në Shqipëri? A i ka thënë kandidat në deputet Thoma Miço se është në union e koalicion me PD-në? Në se kjo aleancë është e vërtetë, pse nuk shpallet zoti Thoma Miço si përkrahës e bashkëpunëtor në kandidatët e PD-së? Në se nuk është e vërtetë, pse nuk demaskohen truket elektorale të PD-së e të partisë që e ka propozuar? PANAJOT ZOTO

Një zë i ri

Dje doli numri i parë i gazetës «Lissus», gazetë e PS të rrethit të Lezhës. Historia e re demokratike ndjeu nevojën e shfaqjes së një vizioni të ri eurosocialist në letrat shqipe. Mes numrit të madh të gazetave lexuesi do të ndjejë edhe një zë tëjetër të sinqertë, që përçohet në emrin e lashtë «Lissus». Me ç’mision paraqitet kjo gazetë në masën e lexuesve? «Demokracia pluraliste tanimë ka krijuar mundësi të mëdha për të komunikuar me njëri-tjetrin. Shqipëria sot i ngjan një ore të kalibrit zviceran që pret e pret, bijtë e vet ta mohojnë e ta vënë në lëvizje... Le të shpresojmë se «Lissus» do të japë një kontribut modest për «montimin» e orës shqiptare dhe për edukimin e kulturës demokratike tek njerëzit. Në gazetën «Lissus» do të gjeni pasqyrim preokupimet e mëdha të kohës, duke «graduar shënjestrën» në problemet evidente të përditshme e perspektivës që ka Lezha, në fshat e qytet. Faqet e saj janë të hapura jo vetëm për anëtarët e simpatizantët e PS, por edhe për shtresat, punëtorët, intelektualët lezhjanë, për të rinjtë e të rejat eurosocialistë. Janë këto disa fjalë nga kryetari i këtij organi «Lissusit», një tribune tjetër ku do të shpaloset alternativa e socializmit demokratik. Një zë më shumë në korin pluralist. «Sa më shumë zëra të ketë, aq më i fortë është tregimi për të vërtetën» — përshëndet gazetën shkimtari D. Agolli. Bashkojmë urimin tonë me dëshira përshëndetje që i kanë ardhur gazetës nga simpatizantë e lexues të ndryshëm: «Jetë të gjatë sa emri i bukur që mban!»

BASHKËBËSEDIM ME ELEKTORATIN

Takime të shokut Fatos Nano Ju jeni simbol i ndërshmërisë e zemrës së bardhë - KUÇOVË - Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano, bëri disa takime në zonën e Kuçovës. Në takimin me veteranë të luftës për rrethuan entuziazmi. Thirrjet për tia Socialiste, Partia Socialiste, Socialistët do të fitojnë, vazhduan pa ndërprerë. Duke marrë fjalën Fatos Nano tha se ky entuziazëm shpreh qartë besimin tek Partia Socialiste. Unë jam këtu për nder që takohë me ju, luftëtarë të çlirimit të Atdheut, Partia Socialiste ka çmuar dhe nderon këtë vepër tuaj të shquar historike; që i solli popullit lirinë. Me plagët tuaja, me gjakun tuaj, nuk mund të luajë askush. Ju jeni simbol i ndershmërisë e i zemrës së bardhë. Sa të turpshme janë veprimet që nxiten e frymëzohen nga forca të caktuara të opozitës që shkatërrojnë lapidarët e shokëve me të cilët ju luftuat e lidhët pla- (Vijon në faqen 4) Partia Socialiste ju bëri pronarë të ligjshëm - BERAT - Gjithashtu kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano zhvilloi një takim me banorët e fshatrave Kozarë e Havaleas të zonës së tij elektorale në rrethin e Beratit. Në këtë takim mrrinin pjesë qindra banorë të këtyre fshatrave të të gjinë moshave, të rinj e të reja, gra, intelektualë, veteranë etj. Në mes të duartrokitjeve të të pranishmëve mori fjalën Fatos Nano. Ndjej kënaqësi të veçantë, theksoi ai, që kryesia e Partisë Socialiste, duke shprehur dëshirën tuaj, më caktoi deputet në këtë zonë. Besimin tuaj do të dij ta meritoj duke ju përfaqësuar denjësisht në parlamentin e ri, me bindjen se Partia Socialiste do të fitojë. Pastaj Fatos Nano foli për gjendjen e rënduar në fshat, për vështirësitë në rritjen e të mirave, për mosfunksionimin e mekanikës bujqësore e probleme të tjera ekonomike e sociale. Natyrisht këto janë vështirësi të periudhës së tranzicionit që me siguri do të kapërcehen, por Konkurencë të ndershme alternativash - TIRANË - Më datën 11.3.1992 në ora 7.00 u zhvillua një takim i ngrohtë i Fatos Nanos me ekonomistë, kuadër e specialistë të ekonomisë, anëtarë e simpatizantë të partisë të dikastereve e të bazës, të kryeqytetit. Në fjalën e tij Fatos Nano u ndal në disa çështje kryesore që lidhen me programin e Partisë Socialiste për reformën ekonomike, për ekonominë e tregut me dimensione sociale që është në përputhje të plotë me alternativat e të majtës evropiane. Për këtë ai u ndal edhe në konkluzionet e takimit të Triestes ku merrnin pjesë përfaqësues nga parti të majta e të djathta të lindjes e të perëndimit, që u realizua nën kujdesin e ministrit të jashtëm socialist italian Xhani De Mikelis. Fatos Nano e vuri theksin gjithashtu edhe në rolin e shtetit si një qendër strategjike e hartimit të programeve makroekonomike dhe mikroekonomike për shmangien e shpërpjesëtimeve mëdha midis shtresave të pavrilegj uara dhe të privilegjuara. Fatos Nano tha se Partia Socia-

Partia Socialiste ju bëri pronarë të ligjshëm - BERAT -

Konkurencë të ndershme alternativash - TIRANË -

SALIU NË KUÇOVË

Ardhjen e zotit Berisha në Kuçovë kish ditë që po e përjetonin. Ç’do mur e xham dyqani ishte «zbukuruar» si jo herë tjetër me pankarta shumëngjyrëshe. Vinte për herë të parë kryetari i një partie të madhe opozitare. Dhe se ngre ni më parinë e partisë moniste, me dërjesën tuaj dhe nuk thoni një llaf. Me kë e piu kafen? Pas atij mitingu «madhështor»

Jehona të programit të PD-së:

Nuk gjen prehje as në var ... O perëndi! Kisha trishtimin e lajmit të vdekjes së vëllait tim në Pukë, Selman Sadiku, por do të isha dëshmitar i një fakti që më drodhi trupin dhe më çoi flokët përpjetë. U nisa nga Durrësi dhe pas një udhëtimi gjatë rrugës, mbërrita në Pukë. Ç’të dëgjoj mes njerëzve që kishin rrethuar kufomën? Deri në orën 12 të ditës së varrimit më varrezat ende nuk ishte hapur gropa e varrit të të ndjerit. Ç’ishte kjo gjë e padëgjuar kurrë ndonjëherë? Na kishte dalë isha pronari i tokës ku janë varrezat e nuk lejonte të hapej varri. Është toka ime, kish thënë ai, dhe këtu nuk ka vend për asnjërin. O zot! Ish pronari po na zapton edhe varrezat. Me këtë logjikë ky zotni mos vallë nesër do të ç’varrosë tërë të vdekurit për të marrë tokën? U sorollatën disa orë sa në organet e policisë sa në komitetin ekzekutiv pluralist të rrethit për të ndyshërë sa më shpejt, sepse njerëzit pritnin të dërgonin kufomën në banesën e fundit. Dhe për herë të parë u bëra dëshmitar i një skene ku në mbrojtje të të ndjerit për të varrosur kishin ardhur forcat e policisë. Për besë, as zoti i madh nuk do ta falte këtë veprim të njeriut që kërkon të mos varroset njeriu me që e na paskan qenë dikur aty tokat e tij. O njerëz! A e shikoni logjikën e ish pronarëve që i mbrojnë PD-ja? Kur nuk lenë të prehen të qetë të vdekurit, vallë ç’do të bëjë me të gjallët? Gjykoni vetë o njerëz! VLADIMIR KAMBERI. banues në Durrës Jehona të programit të PD-së:

Me kë e piu kafen?

Ardhjen e zotit Berisha në Kuçovë kish ditë që po e përjetonin. Ç’do mur e xham dyqan ishte «zbukuruar» si jo herë tjetër me pankarta shumëngjyrëshe. e përjetonin. Ç’do mur e xham dyqan opozitare. Dhe populli i kuturuar i Kuçovës, di mirë të vlerësojë kulturën dhe njerëzit që e mbartin atë, prandaj dhe e mirëpret. Zhgënjimi i popullit, ndoshta... Banorët e Kuçovës, (anëtarë të PD, simpatizantë, etj.) kishin marrë rrugë fesë për bashkëbisedimin që do të bënte zoti Berisha. Por çudi nuk bëhej bashkëbisedim, por miting. Kështu e desh Saliu, që populli vetëm të dëgjojë e të bindet për çfarë thotë dhe jo të kuvendojë. Por një gjë e ke: për atë patrioturat që të lindin je i përgatitur, ke qëndër zëri, telekronist të marifeteve... të lumtë! përvoja s’të ka munguar. Po mirë dhe dhe u bë si deshe, miting, urdhëro miting. Dhe populli priste tu flisje për programin, për punën e partisë tuaj, për lehtësimin e halleve etj. Eh, bashkëqytetarët e mi të dashhur. Ç’mund të thuhen në 5 minuta, veç atyre që dëgjunan, që më shumë ngjanin të një taksidari votash se sa të një kryetari partie të madhe. Në radio dëgjuam që Berisha iu përgjigj gjashtë pyetjeve të bëra nga populli. Por a mund të përtypen këto gënjeshtra? Ai më parë iku se sa erdhi. E ç’mund të kuvendojë i ziu kryetar 5 minuta që qëndroi në Kuçovë. Por mos u zemëroni ju keniparë Lënkat me shokë që fryeshin se ngreni me parinë e partisë moniste, me djersën tuaj dhe nuk thoni një fjalë. Pas atij mitingu «madhështor» duhej një kafe. Dhe kur miku të vjen në shtëpi, i zoti i shtëpisë i prin. Por ç’ndodhi? Miku në kafe kurse shoqëruesit e tij i vunë shpulla derëve. A thua se ishte urdhëri i Saliut?! Nisur nga tradita e shqiptarët se miku nuk lihet vetëm kryetari i PD-së Kuçovë, u drejtua tavolinës. Por sa vuri këmbën te dera, dy duar iu ngjitën në gjoks. Këtë moment jepet Qemal Brahoja, sekretari i PD-së Kuçovë, shmang paksa kryetarin e tij, (thuajse erdhi çasti për t’i zënë vendin dhe aq shumë e ëndërron), me një «më fal pak» dhe bën të hyjë tek dera. Kë­saj rradhe dy duart e fuqishme nuk u ngjitën në gjoks, por në fytyrë dhe sytë ju zgurdulluan dhe goja i mblaçiste fjalët: «jam see... kreee... taaa... rii i PD-së. O zot, shyqyr që shpëtoi vellai im opozitar, qënka me fat. Po pse të ndodhte kjo hata?! Thonë se kryetari i madh e piu kafen vetëm për t’i treguar drejtuesve të PD-së të Kuçovës se një organizim të dobët të mitingut as kafe nuk meritojnë të pijnë me të. Sa inatçi i madh që qënkërke zoti kryetar. Po ishalia mos t’i zgjasë dhe ata pak premtime që u ke bërë drejtuesve të PD-së të Kuçovës mos ua kthesh. Gynah, kanë vuajtur shumë nga monizmi.

Edhe njëherë për koalicionin dështar

Koalicion me gishtë në gojë Trumbetat e opozitës për koalicion nuk dëgjohen më. Nuk dëgjohet më zëri i Saliut, i Sabriut, i Skënderit. Duan të thonë me zë të mekur se koalicioni «rron», por le ta shohim këtë shpallje pak më konkretisht: ku janë propozuar deputetët në emër të të ashtuquajturit koalicion? Në Sarandë janë tre kandidatura, në Tepelenë (fshat 1) në Fier (fshat 1), në Elbasan (fshat 2), në Korçë (fshat 1)... A nuk janë qesharake këto përgjigjedhje? Natyrisht sepse ato edhe vetë koalicioni (SSS) është i bindur për humbjen, madje është i bindur i bindur për humbjen e thellë, por për hir të «besës së dhënë» nga Sali Berisha, PR-së dhe PSD-së u duhej dhënë diçka «për të lëpirën». Le pijen! Me gishtë në gojë do të mbeteni! Ja pse them dhe e shkruaj me të madhe: KOALICIONI DËSHTOI PETRIT JONI

CILËT JANË «PUSHTETMBAJTËSIT KOMUNISTË» NË TIRANË?...

NJË PYETJE, FAKTET DHE PAK KOMENT: 1. Komiteti Ekzekutiv Pluralist i përkohshëm përbëhet nga 4 anëtarë të Partisë Socialiste, 1 anëtarë të Partisë Demokratike, 1 anëtar i Partisë Socialdemokrate, 2 anëtarë të Partisë Republikane, 1 anëtar i Partisë së Unitetit, Komunatar dhe 1 anëtar i Partisë Agrare. Pra nga 15 anëtarë që ka gjithsej ky Komitet i Drejtuar nga demokratiku Z. Tomorr Malasi, vetëm 4 janë të PS-së. 11 të tjerët janë opozitarë, ose siç shprehet shtypi opozitar, janë «pushtetmbajtësit komunistë». 2. Komiteti Ekzekutiv Pluralist i përkohshëm i Rajonit Nr. 1 ka këta përbërës: 3 anëtarë të PS-së, 4 anëtarë të PD-së, 1 të PSD-së, 2 të PR-së, 1 të PUK-së. Nga 11 vetë që janë gjithsej, anëtarë të PS-së janë vetëm 3. Tetë të tjerët janë «pushtetmbajtësit komunistë». 3. Komiteti Ekzekutiv Pluralist i Rajonit Nr. 2 ka këta përbërës: 3 anëtarë të PS-së, 4 PUK-së. Edhe këtu raporti është 8 me 3 në favor të «pushtetmbajtësve komunistë» që përbëjnë opozitën... 4. Komiteti Ekzekutiv Pluralist i Rajonit Nr. 3 ka këta përbërës: 3 anëtarë të PS-së, 5 PUK-së. Nga 11 gjithsej që janë, 8 të tjerët janë opozitarë. 5. Komiteti Ekzekutiv Pluralist i Rajonit Nr. 4 ka këta përbërës: 1 anëtarë të PS-së, 5 të PD-së, 1 të PSD-së, 1 të PR-së. 3 të tjerët janë opozitarë. Nga 15 vetë që janë gjithsej, 5 janë të PS-së dhe 10 janë të opozitës. 6. Në Lagjen e Rajonit Nr. 1, vetëm 2 prej tyre kryesohen nga socialistët. 23 lagje të tjera kanë në krye anëtarë të Partisë Demokratike, anëtarë të Partisë Republikane. Pra nga 26 gjithsej, vetëm 2 janë socialiste, 24 të tjerët janë opozitarë. 7. Në lagje e rajonit 2 është kjo përbërje: 5 janë të Partisë Socialiste, 11 të PD-së, 1 i PR-së, 1 i PSD-së dhe 1 i PUK-së. Nga 19 gjithsej, 18 janë kundrejt 5 vetëve që ka PS-ja. 8. Në lagjet e Rajonit 3 është kjo përbërje: Partia Socialiste nuk ka asnjë kryetar, Partia Demokratike ka 14 të tillë, 2 janë të PR-së, Nga 16 kryetarë të 16 janë të opozitës. Këto të dhëna i kanë marrë nga Shkodër, Durrës, Korçë, Elbasan, Kavajë etj. drejtuar «RD-së», «Republikës» dhe «Alternativës SD», sepse me siguri do t’ua thotë se cilët janë «pushtetmbajtësit komunistë» në rrethet përkatëse. LUAN M. RAMA

Kryetari i PSSH Fatos Nano priti ambasadorin e Izraelit zotin Avi Pazner

Dje Kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, priti në Selinë e Komitetit Drejtues, ambasadorin e Izraelit, Zotin Avi Pazner. Zoti Pazner shprehu kënaqësinë për ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe për zgjedhjet e lira që po përgatiten. Ne tha, i jemi dy vende të vegjël dhe ekzistojnë mundësi bashkëpunimi. Izraeli ka mundësi ta ndihmojë Shqipërinë, kemi filluar me një ndihmë humanitare me medikamente dhe duam ta vazhdojmë shpejt me pranimin e grupeve nga Shqipëria për njohjen e përvojës. Ai shprehu angazhimin e ambasadës së Izraelit që të bëjë ç’është e mundur në këtë drejtim. Fatos Nano e informoi ambasadorin për proceset e transformimeve demokratike në vend, vështirësitë e problemet që përballohen dhe rolin e PS në këto procese, zhvillimin e reformës dhe integrimin real me botën e qytetëruar. Për këtë ekzistojnë të gjitha mundësitë, një potencial i madh njerëzor me moshë mesatare të re, burime të shumta natyrore e materiale. Detyra jonë është të arrijmë stabilitetin politik, të ndërtojmë institucionet demokratike dhe kushtet e nevojshme ligjore për të vënë në lëvizje makinë ekonomike dhe bashkëpunimin me jashtë. Partia Socialiste e Shqipërisë ka vendosur një bashkëpunim të frutshëm me majft partnerë të saj, Parti Socialiste e Socialdemokrate të Internacionales Socialiste në Evropë dhe rreth saj, gjë që e ka ndihmuar në hartimin e një programi demokratik e social, që e konsiderojmë si bazë për adaptimin e parimeve të ekonomisë së tregut në realitetin shqiptar. Fatos Nano foli gjithashtu për perspektivat e vizitës së tij në Izrael, për takimet me përfaqësues të Partisë Laburiste të Izraelit, por edhe me personalitete të tjera të jetës politike të vendit, të Partisë Likud, si me zotin Menahem Begin, për humbjen e të cilit ai lu lut ambasadorit t’i transmetojë familjes ngushëllimet e tij. Ai theksoi takuan se Izraeli mund të ndihmojë Shqipërinë, qoftë në fushën e zhvillimit, po ashtu dhe të investimeve e këmbimeve në fushën e bujqësisë, të turizmit dhe të infrastrukturës së përgjithshme.

RADIO E TELEVIZIONI JANË UZURPUAR NGA OPOZITA

Antëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste! Lufta «heroike» e PD për ta depolitizuar RTV mb aroi në mënyrë komike: ato janë uzurpuar nga opozita. Toleranca e socialistëve po shpag uhet me mohim të çdo të drejte. Edhe nga kjo «komedi» demokratike le të nxjerrim konkluzionin sesi demagogji e pandershme ka në luftën politike të opozitës. Në këto kushte kërkohet që të angazhohemi të gjithë që «Zëri i popullit» të shkojë fshat më fshat, shtëpi më shtëpi.

Edhe njëherë për koalicionin dështak

Koalicion me gjithë pa q...

Më shumë se një sqarim

Në redaksinë e gazetës «Zëri i Popullit» kemi pasur disa telefonime lidhur me kandidaturën e deputetit të Partisë Demokratike, të specialistit të mirënjohur Ahmet Osja. Redaksia e gazetës u informua pranë korrespondentit të saj në Shkodër dhe mësoi: Kandidatura e paraqitur nuk i takon specialistit të mirënjohur Ahmet Osja. Ajo lidhet me zotin Ahmet Osja, mësues në shkollën fetare të qytetit të Shkodrës. Ngjashmëria në emër është krejtësisht rastit.