21/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 mars 1992

Manovra antidemokratike e antligjore

— «Parregullsi» që duan t’i përjashtojnë zgjedhësit socialist nga votimi — Në luftën e vet të principit për të marrë me çdo kusht pushtetin opozita po përdor të gjitha manovrat e mjetet që nga propaganda mashtruese, fletushkat e falsifikuara që shpifin për PS-në e deri te terrori psikologjik. Sikur të mos mjaftonin këto, në zonat e zgjedhjeve e qendrat e votimit po vihet në përdorim edhe «arma e fundit»: manovra për të përjashtuar sa më shumë anëtarë apo simpatizantë të Partisë Socialiste nga votimi më 22 mars. Informacionet e ardhhura nga zonat e zgjedhjeve flasin për «parregullsi», të qëllimshme në përgatitjen e listave e regjistrimin e zgjedhësve mbi bazën e të cilave do të bëhet votimi. Manovrimet shfaqen që me lënien pa regjistruar të zgjedhësve deri te deformimet e pasaktësi të tjera të emrave të zgjedhësve, të cilëve nesër do t’ju vihet përballë «ligji» për t’i lënë pa votuar. Në lagjen 26 p.sh., Mariana është bërë Arian e Rozeta Kozçelli. Edhe pse të interesuarat kanë ditë që e kanë ngritur shqetësimin deri te kryetari i lagjes ato kanë marrë përgjigjen «s’ka gjë». Ose ka banorë me muaj të tërë të larguar e megjithatë figurojnë në listat e votimit. Në lagjen 38, në pallatin ku banonë pedagogë të Universitetit Bujqësor një pjesë e tyre janë lënë jashtë listave ose deri dje s’dihej ku do të votonin. Po kështu në një bllok pranë hotel «Pezës», nuk ishin regjistruar rreth 20 zgjedhës. Pasaktësi në lista, deformime emrash e mbiemrash u gjetën në bllokun 3 të lagjes 49, në lagjen 57 etj. Dhe më e keqja, listat e qendrës së votimit prapa Muzeut Kombëtar u hoqën në mënyrë vandale. Të tëra këto s’janë as harrresa, as rastësi. Nuk është rastësi që këto ndodhin pothuajse në të tëra rastet me emrat e atyre zgjedhësve që mendohat se do të votojnë për Partinë Socialiste. A mund të bëhet fjalë për zgjedhje të lira demokratike përpara manovrash të tilla qëllimkeqe? Ku e gjejnë të drejtën ata që veprojnë kështu të luajnë me ndjenjat e vullnetin e njerëzve? A nuk janë këto sinjale që «demokratët» mund të përdorin dhe makinacione të tjera antidemokratike vetëm e vetëm që të marrin vota? Lerini zotërinj njerëzit të gëzojnë «na»-në e demokracisë, shprehjen e lirë të vullnetit të vet! VËZHGUESI

Përse gruaja duhet të votojë për Partinë Socialiste

Gruaja shqiptare më 22 mars duhet të votojë për Partinë Socialiste. Të kujtojmë për një çast armatën e mësueseve në radhët e të cilëve ka shumë gra. Sot, në këto momente të vështira, të mungesës së punës në shumë sektorë, të mungesës së ... ditën t’u fusin në gjak fëmijëve të tyre ndjenjën e krenarisë kombëtare, humanizmin, ruajtjen e zakoneve më të mira, të cilat u transmetuan me gojën e bijve të tyre më të mirë: «Ti Shqipëri më je ndër, më je emrin shqiptar», «Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënur koka» «Feja takon. Ajo është plotësisht e interesuar dhe më shumë se çdo kush tjetër për progresin e vendit, për demokracinë e vërtetë në familje e shoqëri, për paqe sociale, për zgjedhjen shpejt të sa më shumë problemeve shoqërore që preokupojnë vendin e çeqëri, problemeve shoqërore që preokupojnë vendin e ...

Fshati në rrugën e demokracisë

JU, ZOTI BERISHA, JENI MASHTRUESI — Ribotim — Me gojë. Në mitingjet e këtyre ditëve dhe në konferencën e fundit të shtypit ju keni deklaruar se Partia Socialiste po mashtron fshatarët duke u thënë se Partia Demokratike do tu kthejë tokat ish-pronarëve të vjetër apo do t’i dëmshpërblejë ata. Kujt t’i besoje fshatari i shkretë. Me shkrim. Në programin elektoral të PD-së është shkruar e zeza mbi të bardhë: «Shteti demokratik do t’u garantojë me ligj ish pronarëve të tokave pavarësisht ku banojnë sot shpërblimin në vlerë, në një mënyrë të mundshme të pronës tokësore të zotëruar para reformës agrare të vitit 1946». Ndërsa në gazetën «RD», datë 22 shkurt 1992 thuhet: «Ne njohim si të drejtë të ligjshme kthimin e mundshëm ose kompensimin në masën e parashikuar me ligj të pronave ish pronarëve të goditur padrejtësisht nga regjimi komunist». Përfundimi. Zoti Berisha, në Shqipëri nuk ka më analfabetë. Të gjithë njerëzit kanë veshë e dëgjojnë si kanë edhe sy të lexojnë. Pra, kush është mashtruesi? VËZHGUESI

Humbja e madhe e opozitës

Vota e Partisë Socialiste në parlament i dha ligjit themelor të reformës në fshat kaqen e interesave të shumicës. Duke pronësuar fshatarin që trashëgoi pak ose aspak tokë, ky ligj ngriti në një piedestal të ri reformën agrare të vitit 1946, një nga arritjet më të mëdha demokratike në Shqipëri. Partia Demokratike u detyrua të tërhiqej nga llogorja e kufijve të vjetër, nga shijta e saj të huajve; nga shitblerja e tokës. Ajo nuk arriti të ligjërojë dëmshpërblimin e ish-pronarëve të mëdhenj, çka do t’u jepte atyre pushtetin e parasë - parardhësin e pushtetit politik. Vota për kufijtë e vjetër do të thoshte polarizim i skajshëm, deri shpërthimin rrënues i fshatit. Partia Demokratike u detyrua të hiqte dorë nga privatizimi total i tokës: i fermave, pyjeve, ujrave, kullotave që mbetën pronë shtetërore. Ekonomia e tregut të lirë, që ka në program opozita, është si ngrica për pemët që çelin herët. Përfytyroni fshatarin lakuriq e të drobitur përballë një konkurrence eko-

Pronësim falas dhe i barabartë

Partia Socialiste ka në programin e saj, faljen e të gjithë kredive të paslyera nga ish kooperativat bujqësore. Fshati ka nevojë për mbështetje të fuqishme mbi hyn në ekonominë e tregut me një gjendje të mjeruar. Një sistem i ri zhvillimi, privatizimi i tokës dhe shpërbërja e kooperativave kërkojnë domosdoshmërisht materiale e financiare. Nga ana tjetër, PS këtë program e bazon në faktin që kreditë e paslyera janë mbuluar edhe për ndërmarrjet shtetërore në qytet. Prandaj vendosja e barazisë midis fshatit dhe qytetit në kushtet e ekonomisë së tregut kërkon domosdoshmërisht faljen e kredive dhe për ish kooperativat bujqësore. Partia Socialiste ka në program gjithashtu që edhe pasuria e ish kooperativave (lopët, të imtat, stallat, furrat, magazinat e objekteve të tjera) t’u jepen falas fshatarëve. Ajo do të luftojë që ata të mos paguajnë asnjë lekë për gjithçka kanë marrë në rrugë të drejta për bagëtitë, për materialet e ndërtimit etj. Me këtë ajo nuk ngatërron vënien në vend të padrejtësive që janë bërë gjatë shpërndarjes së ish pasurisë ku dikush ka marrë më shumë, dikush më pak, dikush asgjë. Sipas programit tonë, ata që kanë marrë më tepër se sa u takon do të paguajnë për tepricen, dhe kjo do t’u jepet familjeve fshatare që s’kanë marrë fare ose kanë marrë më pak nga ç’u takon nga pasuria e ish kooperativave. Pronaësimi i barabartë me ligji është mbarrësi për reformën në fshat, e njëherësh humbja e parë e madhe e opozitës. Për «projekt» që lëshoi ajo është e bindur që s’mund të liftohen lehtë. S’mund të rinerë sepse në mbrojtje tyre është vetë fshati dhe përfaqësuesja e interesave të shtresave më të gjera të tij, Partia Socialiste. Pronësimi i barabartë me ligji është, ndër të tjera, një shtyllë ekonomike ku do të mbështetet pajtimi kombëtar.

Socialiste

Gruaja shqiptare më 22 mars duhet të votojë për Partinë Socialiste. sektorë, të mungesës së automjeteve për transport, ato shpëtojnë për të shkuar në shkollë, pranë fëmijëve e të rinjve që i presin. Vallë pse e bëjnë këtë? Ndërgjegje profesionale, do të thotë dikush. Do të përgjigjesha: Është diçka më shumë. Brezat që ato kanë në duar janë e ardhmja e vendit. A mund ta lërë nënë foshnjën pa e ushqyer? A mund ta lërë nënë foshnjën që kërkon të ecë pa e siguruar se mund të ecë vetë? Pra, të mësueset, tek nëna është e mbrojtur përgjegjësia e së ardhmes së kombit. Nënë shqiptare, sado e paskolluar në shekuj, ka ditur që bashkë me qumështin t’i japë fëmijës atë që e quan më të shtrenjtë, ndjenjën e atdhedashurisë. Ishte pikërisht kjo meritë e nënave që gjatë historisë sonë shekullore, pavarësisht nga peripetitë, kombi mbijetoi. Ato të mirë: «Ti Shqipëri më jep nder, më jep emrin shqiptar», «Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka» «Feja e shqiptarit është shqiptaria» etj etj. Gruaja sot është rregullatore e jetës në familje. Ajo mban preokupimin për mbarëvajtjen e çdo pjesëtari të familjes e sidomos të fëmijëve të saj, në drejtim të shëndetit, mirër rritjes, arsimimit, punësimit, edukimit etj. Ajo me fisnikërinë që e karakterizon, pavarësisht nga ngarkesa e punëve që ka, gjen kohë dhe u përkushtohet fëmijëve e pjesëtarëve të familjes, di t’u japë atyre ndihmën, afërsinë e kënaqësinë, e megjithatë e di përsëri të punojë për ngritjen e saj. Gruaja sot përbën gjysmën e popullatës dhe është faktor i madh social. Me kërkesat në rritje të shoqërisë, ajo ndjen një imponim edhe më të thellë për të lozur rolin që i çdokush familje e shoqëri, për paqe sociale, për zgjidhjen e shpejtë sidomos shtresat e paprivilegjuara të shoqërisë dhe qytetit. Në mënyrë të veçantë ajo është e interesuar për pajtimin kombëtar. Nënë është e interesuar e para që të mos ketë vrasje, prishje e shkatërrim, por vetëm dashuri mes njerëzve, dëshirë për punë e përparim. Nëna dëshiron dhe kërkon, ashtu siç thuhet në hymn kombëtar, t’i shohë bijtë e saj «Rreth flamurit të përbashkuar, me një dëshirë dhe një qëllim». Janë këto arsyet që gruaja sot si forcë e ndërgjegjshme sociale gjen tek programi elektoral i Partisë Socialiste aspiratat e larta të dëshiruara prej saj. Janë këto arsyet që gruaja shqiptare duhet të votojë për Partinë Socialiste.

Motra dhe vëllezër, bij e bija!

Unë nuk desha të përshëndesja, pasi përshëndetjet mes të këtij pas përshëndetjeve të gjitha partitë livadhë politik, ku të gjitha partitë i shpien për të kullotur viçëri e tyre, deputetë të ardhshëm, do të merrnin një kështjellë propagandistike, që nuk i përshatën më një elektorali, dhe aq më shumë një intelektuali krijues. Por, aty për aty, m’u kujtua një përrallë. Kjo përrallë thotë kështu: Njëherë ra një shi. Ky i bëri njerëzit të çmendeshin. Dhe me të rënë, njerëzit u çmendën. Vetëm një hokë u fsheh nën një strehe dhe nuk u çmend, pasi nuk e lagu shiu i të çmendurve. Mirëpo kur bashkohej turma me njerëzit e çmendur, ata i thonin: «Ja, një i çmendur». Hoxha gjeti përsëri, vetëm ai i kishte frikë në vend dhe e quanin të çmendur të çmendurit! Atëherë iu lut zotit që të bënte përsëri në tokë një shi prej të çmendurish, që të çmendeshin dhe ata dhe t’i bashkonte me të çmendurit. Edhe sot Shqipëria ka frikë nga një çmenduri e madhe ku edhe në të njëjtën masë të përfshihen të opozitës së bashku me përmbysjen e madhe... [pjesërisht e palexueshme] ... Të, pasi dua të mat dhe të rrit vazhdimisht forcat e mia. Pa opozitë nuk ka përparim, por edhe opozita duhet të më pranojë mua. Ne jemi për shiu e begatë, për atë shi që vjen pas një furtune me tym e pluhur, për atë shi që të qetësojë njerëzit dhe jo t’i çmendë me mikrofonë në gojë e me altoparlantë, që i hanë si qepë dhe bestasini si të çmendur: «do të vrasim këte e do të pjekim atë», «do të çrrënjosim këtë dhe do të varrosim atë». Po përmende fjalët «çrrënjosje» e «varrosje» nuk je kurrë demokrat. Duke folur kështu këta opozitarë marrin pamjen e Ismail Qemalit, siç merrnin pamjen liliputët para Guliverit. Dhe këtu opozita e nderuar gabon rëndë, pasi këta në të kundërtën e demokracisë, bëhen antidemokratikë dhe e epër, demokrat nuk çrrënjos, por prashit. Çrrënjosja i shkon diktaturës, jo demokracisë. Madje demokracia e civilizuar fjalët «çrrënjosje», «varje», «shkëlqime» i ka hequr nga fjalori i saj. Këto fjalë i shkon revolucionit dhe kundërrevolucionit, por jo demokracisë. Fjalët Ramiz, o zagar, do të varim në litar... janë antidemokratike, janë thirrje fashiste të kulluara ose neobolshevike. Ne pas çlirimit nga pushtimi fashist e nazist, thërrisnim: «ndëshkëgjet në litar». Dhe vumë diktaturën. Ku ndryshojnë këto hete dy thirrje të lëshuar në vitet fill pas çlirimit me këto të viteve 1991-92? Bile as rima e vargjeve nuk ndryshon. Atëherë përse këto parti e konsiderojnë veten të re, zogistë e fashistë, me bejlerë e tregtarë dhe të gjithë si një lëmsh i zi gati më të pëlçitur, po marrin emrin e mrin opozitë. Ky lëmsh i zi me ulurima të lëshuara nga njerëz të egërsuar po vërshon në mes të tymit, të djegjeve, shkatërrimeve, plaçkitjeve, grabitjeve, për ta bërë Shqipërinë tonë pluhur, për ta çuar në kthetrat ... zero. Ky lëmsh po përforcohet me mercenarë të sjellë nga A... [teksti vazhdon në kolonën tjetër]

NË E KEMI TË QARTË TË ARDHMEN, TË VËRTETËN

— Përshëndetje e shkrimtarit Dritëro Agolli, mbajtur në takimin e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për qytetin dhe rrethin e Tiranës me elektoratin, në pallatin e Kongreseve — ...na dhënë më shumë begati e pasuri, por vetëm dëshmojmë çrregullsi. Ne socialistët po përpiqemi me aq fuqi sa po na lënë forcat regresive të prashisim mbeturinat, të pastrojmë nga plehrat, prag, për të mos e lënë të varfërin të varfërohet edhe më shumë dhe për të mos e lënë të pasurin ta shkelë me këmbë këtë të varfër! Ndaj nesh, sikur ne nuk kemi shqiptarë, sikur nuk kemi një plak dhe një kombësh, janë turpër ... [pjesërisht e palexueshme] ... Amerika dhe Evropa dhe po i nxjerrin për tribuna për ta ndihmuar lë-minshin të truqlliset sa më shpejt e për t’u futur në kutitë e votimit. Lëmshi shqiptar, duke mos qenë i zoti vetë, kërkon ndihmën e lëmshave të të tjerë nga bota, duke dhënë premtime para zgjedhjeve. Fshatarëve u thotë: do t’u japim traktorë me çati nikeli, do t’u vemë në shtëpi nga një aparat telefoni, të të lidheni drejtpërdrejt edhe me Amerikën, do t’u vemë vaska banjosh. Fshatarëve u thotë: çlitarëve ... [e palexueshme] ... Je, ne duhet të shërojmë goditjet nga druri dhe kallet e duarve dhe të këmbëve dhe t’i vihemi punës për të sjellë begatinë, qetësinë dhe paqen. Ne nuk duhet të humbasim mendjen as nga fitoria, as nga humbja! Ne e kemi të qartë të ardhmen, të vërtetën. E vërteta do fitojë edhe sikur të vonohet. Ata që sot na përplasin këmbët, që na ngrënë pluhur e tym me ulërima, nesër do të ndryshojnë, nëse do të emërohen me të vërtetën, nëse do të tremi të martë nerspek-tivën, nëse do të dimë të forcojmë ... [e palexueshme] Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi me njërën demokratike, me qetësi dhe gjakftohtësi, se nuk ka rëndësi kapela partiake që kemi vënë në kokë, se nuk mund të lihen pisllëqet dhe ... [e palexueshme] ... për të ardhmen e vendit, nëse të drobitur dhe të sfilitur nga sakrifica. Ju uroj të gjitha të mirat. Na vaftë mbarë!

VELLEZËR FSHATARË!

Varfëria ju ka lodhur por jeni syçelët. Toka që morrët me ligj mbrohet me votën tuaj. Votoni për PARTINË SOCIALISTE se votoni për mbarësinë e fshatit.

PARTIA SOCIALISTE NUK PREMTON QIELL, POR PAQE SOCIALE, PUNË PËR TË GJITHË E MIRËQENIE TË NDERSHME. VOTA PËR TË ËSHTË VOTË PËR DEMOKRACINË E VËRTETË