ZGJEDHJE TË LIRA DO TË THOTË TË PRANOHET VULLNETI I POPULLIT
Takime në selinë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste
— PSSH do të respektojë vullnetin e popullit në zgjedhjet e 22 marsit —
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano priti sot në selinë e Komitetit Drejtues të Partisë, delegacionin e Parlamentit Europian, Delegacionin e Këshillit të Europës, delegacionin e Parlamentit të Republikës së Greqisë si dhe senatorin italian Michele Achilli të cilët kanë ardhur në vendin tonë për vëzhgimin e zgjedhjeve të 22 Marsit. Fatos Nano i informoi ata mbi programin elektoral të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbi qëndrimin e PS që zgjedhjet të jenë vërtetë të lira e demokratike dhe ku populli të gjykojë në mënyrë të lirë për partinë që do të votojë.
Partia Socialiste e Shqipërisë vlerëson ndihmesën e delegacioneve të ndryshme që kanë ardhur me këtë rast në vendin tonë dhe çmon angazhimin e tyre për të ndjekur zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me ligjin elektoral të miratuar dhe në bazë të normave ndërkombëtare.
Partia Socialiste e Shqipërisë është siç e ka deklaruar marsit.
Zgjedhjet e lira e të rregullta, pa dhunë, do t’i hapin perspektivë reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare
«Po, po, po…»
E shkruar për 22 marsin
- Do fitojmë apo jo?
- Po, po, po.
Mrekullohet shqiptari i ndershëm, kur dëgjon anakënd atdhetar «po-në» e fuqishme për Shqipërinë, për demokracinë. E, në këtë mrekulli, ngrihet lart lavdia e atyre që e çmojnë demokracinë e vërtetë, ngritjet lart trimëria e populli shpirtmadh.
Pas 24 orësh do të shikojmë filoren e kombit. Bini lodra, bini trumbeta! Do të doja që këngët të përshkonin dritare, dyert, rrugët, bulevardet. Mos vallë do të flërë ndokush nëpër familje këtë natë?… Nesër këngëtari e valltari do të marrin gjumë të këndojnë këngën e të heqin vallen, avokati do të ngrihet t’i mbrojë me dinjitet çështjen para gjykatësit, polici me kurajo (bashkë me qytetarët) do të vendosin rendin, bujku i urtë do ta prishë parregullsinë dhe do të punojë tokën… E, në qoftë kështu (dhe s’ka pse të jetë ndryshe) askush, midis tyre edhe në gazetaret, nuk do ta humbasim kohën me shpëtime të tepërta; sharjeve të llafemëdhenjve nuk do t’u vemë veshin, frikacakëve do t’u kthejmë krahët…
Le të bien fuqishëm lodrat për të çuar lart zërin e fitores.
- Do fitojmë apo jo,
- Po, po, po.
Kemi udhë të gjatë për të bërë. A do të vini zotërinjtë opozitarë të rrugëtojmë bashkë?! A do të doni të bashkëqeveriseni Shqipërinë? Do të mbahemi sup më sup me njëri-tjetrin një jetë të tërë, si shqiptarë, Këtë kërkon atdheu. Është udhë e sigurt. Evropianët e kanë kaluar dhe po e shijojnë, prandaj mos humbasim kohë, t’i lemë më-njanë formulat dhe skenarët, t’i hedhim «ndal» revanshizmit. Unë dhe kolegët e mi do të bi-rdim më shumë me shembullin, me fjalën tonë. Këtë e tutje s’duam të lemë asgjë në mes të rrugës, do të doja t’i heqim qafe kritikat zemërake. I fuqishëm dhe i kënaqur do të ecësh me shokët udhës së lirë, duke ditur se kjo udhë me çon atje ku ma do zemra. Vetëm ata që s’u dridhet qerpiku bashkohen për zgjidhjen e halleve dhe ecin në një hap me lirinë, me sfidën, me harenë, me demokracinë.
Nesër sërish do të na ftojnë të gjithëve thirrjet e papërmbajtshme:
- Do fitojmë apo jo?
- Po, po, po.
PAVLLO GJIDEDA
Komisioni i Helsinkit bën thirrje:
Zgjedhjet e lira e të rregullta, pa dhunë, do t’i hapin perspektivë reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare
hapin perspektivë reformave dhe mbështetjes ndërkombëtare
Komisioni i Helsinkit bën thirrje:
— Autoritetet dhe të gjithë pjesëmarrësit në qeverisjen të Shqipërisë, cila do që mund të ishte zgjedhja duhet të respektojnë zgjedhjen e lirë të çdo zgjedhje —
Kryetari të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano i dorëzua dje nga delegacioni i Komisionit të SHBA për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (Komisi- te vendosur përpara për Shqipërinë. Zgjedhjet që po vijnë përfaqësojnë një hap të ri në procesin e reformave ekonomike e politike të Shqipërisë, i cili në vitin e kaluar ka ndërruar në vështirësi për të ka- zgjedhje duhet të respektojnë zgjedhjen e lirë të çdo zgjedhje — dhe të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje duhet të përmbahen nga përdorimi ose kërcënimi i përdorimit të forcës si mjet i sigurimit të pushtetit politik. Në të kundërt, ata duhet të respektojnë zgjedhjen e lirë të qytetarëve Shqipërisë,
Kryetarit në Evropë (Komisioni i Helsinkit), një letër e këtij Komisioni, në të cilën thuhet:
Komisioni i Helsinkit bën thirrje që zgjedhjet e 22 marsit në Shqipëri të zhvillohen të lira, të drejta dhe paqësore
JO ALENTAT DEMOKRACISE
U VRA SHOKU XHEMAL SELIMI
Dje në mëngjez, më datën 21 mars 1992, në orën 7,00, u vra me armë zjarri nga disa njerëz të panjohur, shoku Xhemal Selimi, veteran i luftës nacional çlirimtare, i cili kuader drejtues i organeve të pushtetit dhe të ekonomisë së rrethit të Shkodrës.
Shoku Xhemal Selimi lindi në qytetin e Shkodrës në një familje të njohur nacional çlirimtare, duke u dalluar për shpirtin e lartë të sakrificës. Si pjestar aktiv i luftës dhe i formacioneve partizane të saj ai është pranuar në radhët e Partisë Komuniste Shqiptare që më datën 18 qershor 1944. Ai ishte nga veteranët e parë që përqafoi me entuziazëm dhe atdhedashuri programin, vijën dhe statutin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Në radhët e organizatave të ndryshme të pushtetit, të ekonomisë dhe të Mbrotjes Popullore, si kuadër drejtues në rrethin e ndryshëm si në Tropojë, në Pukë në Shkodër etj. Kurdoherë ai është shquar për ndershmëri dhe korrektësi shembullore. Si një nga militantët e Partisë Socialiste, që një vit më parë ai ishte shënuar në «Listën e Zezë» që një dorë armiqësore kishte vendosur në qytetin e Shkodrës. Gjatë viteve të çlirimit shoku Xhemal, ka punuar në organet e ndryshme të pushtetit, të ekonomisë dhe të Mbrojtjes Popullore, si kuadër drejtues në rreth të ndryshëm si në Tropojë, në Pukë në Shkodër etj. në një familje me tradita atdhetarie dhe herë rinine e hershme ishte një nga të parët që u lidh ngushtë me lëviz-
Për njoftim të menjëhershëm
17 mars 1992
WASHINGTON: Përfaqësuesi Steny H. Hoyer dhe Senatori Dennis DeConcini, respektivisht Kryetar dhe bashkëkryetar i Komisionit mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (Komisioni i Helsinkit), bëjnë këto komente lidhur me zgjedhjet e 22 marsit në Shqipëri, të cilat do të vëzhgohen nga personeli i Komisionit:
«Më 22 mars në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e reja kombëtare. Këto do të jenë zgjedhjet e dyta në Shqipëri qekurse ky vend u përfshi nga vala e liberalizimit politik që transformoi vendet e Evropës Qendrore-Lindore. Komisioni i Helsinkit vëzhgoi zgjedhjet e para të këtij lloji në mars 1991 dhe konkludoi që ato nuk mund të konsideroheshin të lira dhe të drejta, megjithëse ato përbënë një hap të të Shqipërisë, i cili në vitin e kaluar ka ndeshur në vështirësi për të kaluar trashëgiminë e regjimit brutal komunist që qeverisi vendin për më shumë se katër dekada.
«Në vitin midis dy zgjedhjeve Shqipëria iu bashkua Evropës duke u bërë anëtare me të drejta të plota e KSBSE-së. Si anëtare me të drejta të plota, Shqipëria u angazhua të mbajë zgjedhje të lira dhe të drejta siç detajohen në aktet e shumta të KSBSE-së. Sidoqoftë ne jemi të shqetësuar që zgjedhjet e 22 marsit mund të mos zhvillohen në mënyrë krejt të përputhur me këto akte.
«Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare në fuqi që të përmbahen premtimit të dhënë KSBSE-së për të lejuar shprehjen e vullnetit të popullit lirshëm dhe me drejtësi përmes zgjedhjeve periodike dhe të vërteta, që ato të jenë në themel të autoritetit dhe të legjitimitetit të të gjithë qeverisë. Kjo mund të realizohet në qoftë se pjesëmarrja në procesin e zgjedhjeve u mundësohet në mënyrë të barabartë të gjithë individëve dhe grupeve dhe që çdo veprim të procesit kryhet në mënyrë paqësore e të ndershme, pa frikësimin e votuesve ose akte të mashtrimit.
«Më e rëndësishmja, autoritetet e zgjedhjen e lirë të qytetarëve të Shqipërisë, cilado që mund të ishte kjo zgjedhje, siç shprehet në rezultatet e zgjedhjeve të zhvilluara si duhet. Do të ishte fatkeqësi në qoftë se zgjedhjet do të shoqëroheshin me parregullsi e violencë, gjë që do të implikonte në mënyrë të pavuajtshme ardhmen e përpjekjeve për reforma në Shqipëri, si dhe pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë, në një kohë kur mbështetja e jashtme është kaq vendimtare për të ardhmen e vendit.
«Si pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të inkurajuar demokratizimin në Shqipëri, një ekip i Komisionit të Helsinkit përsëri do t’i bashkohet grupeve të tjera të huaja që do të vëzhgojnë zgjedhjet. Ne sinqerisht shpresojmë se ata do të mund të raportojnë pas këtij viti, se janë bërë përmirësime në krahasim me situatën një vit më parë. Populli i Shqipërisë i meriton sigurisht përmirësime të tilla, duke marrë parasysh gjendjen e jashtëzakonshme ekonomike dhe problemet e tjera shqetësuese të vendit të tyre dhe ai do të ketë nevojë për këto përmirësime nëse ato japin përgjigje të kënaqshme për këto probleme.»
FAMILJES SË XHEMAL SELIMIT
Rruga «Kongresi Përmetit»
SHKODER
Mësuam me hidhërim të thellë vrasjen tragjike të veteranit të nderuar të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, të luftëtarit të vendosur për demokraci e përparim, njeriut të thjeshtë e punëtor të palodhur, të ndershëm e patriot të qytetit të Shkodrës, anëtarit e sekretarit të Partisë Socialiste të lagjes «Kongresi i Përmetit», Xhemal Selimi.
Dora e zezë gjakatare që vrau Xhemalin tonë të dashur është një goditje e rëndë për demokracinë, që bëhet nga forca të vërteta fashiste, të cilat me kohë kanë kërcënuar për djegie e vrasje të atyre që punojnë për Partinë Socialiste e votojnë për të.
Akti kriminal mjaft domethënës, i kryer një ditë para zgjedhjeve, u bën apel gjithë njerëzve të ndershëm të qytetit të Shkodrës e gjithë Shqipërisë, e në mënyrë të veçantë anëtarëve e simpatizantëve të Partisë Socialiste, të reflektojnë e të ndërgjegjësohen për rrezikun e madh që i kanoset popullit e demokracisë.
Partia Socialiste e konsideron këtë vrasje si një akt terrori politik për të frikësuar demokratët e luftëtarët e vërtetë të lirisë, siç ishte Xhemali, që të tërhiqen nga lufta e idealet e tyre. Ky dëshmor i ri i demokracisë, që mbart mbi vete sakrificat e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare është një aku[e?] i hapur kundër gjithë atyre forcave që kërkojnë të vendosin diktaturën e djathtë në Shqipëri, është një shenjë ogurzeze e atyre për të bërë gjakderdhje të re në qytetin e Shkodrës dhe më gjerë.
Ne, si Parti Socialiste, bashkë me ngushëllimet e thella e të sinqerta, për këtë krim të shëmtuar e të rëndë, do të kërkojmë me të gjitha mjetet e rrugët e ligjshme të zbulohen e të marrin dënimin e merituar vrasësit e inspiruesit e këtij krimi.
Kryesia e Partisë Socialiste ju bën thirrje familjes së shokut tonë të dashur e të paharruar, Xhemal Selimi, të afërmve, shokëve të tij të Luftës e të Punës, farefisit të tij, të ngrihen mbi dhimbjen e madhe e të tregohen të përmbajtur, e të mos bien pre e provokacioneve të ngritura nga kjo dorë e zezë fashiste.
Në pamundësi për t’u ndodhur në mes jush në këto çaste të rënda dhimbjeje, shpreh edhe një herë ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen e shokut tonë të dashur dhe të paharruar.
Kryesia e Partisë Socialiste
KRYETARI
FATOS NANO
Tiranë më 21. 3. 1992
Të gjitha partitë politike të sigurojnë zgjedhje të lira
— Deklaratë e ministrisë së jashtme amerikane mbi zgjedhjet në Shqipëri —
Në deklaratën e MJ të Shteteve të Bashkuara thuhet se përshëndesim përparimin që ka bërë Shqipëria drejt demokracisë dhe krijimit të një shoqërie të lirë dhe shprehim besimin se përparimi do të vazhdojë me zgjedhjet e lira, për të cilat shpresojmë se do të zhvillohen pa frikë, pra arsyeshëm dhe pa dhunë dhe pa kërcënime. Në deklaratë theksohet se Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që zgjedhjet në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Evropës Qendrore e Lindore të jenë të lira dhe demokratike.
Helsinkit dhe në përgjithësi të të Drejtave të Njeriut. Zgjedhjet e lira dhe të drejta janë një hap themelor në transformimin demokratik të Shqipërisë dhe në sigurimin mbështetjes së brendshme dhe ndërkombëtare për zbatimin e reformës në atë vend.
Ne shpresojmë, thuhet në vazhdim të deklaratës se qeveria e Shqipërisë, autoritetet e zgjedhjeve dhe partitë politike do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që zgjedhjet të zhvillohen lirshëm, drejtësisht dhe në mënyrë paqësore. Në deklaratë thuhet gjithashtu se vëzhguesit e … janë të rëndësishëm dhe të jashtëm të zgjedhjeve, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara, si janë delegacionet e Institutit Amerikan Konferencës mbi Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë janë të pranishëm në Shqipëri për të siguruar se do të respektohet e drejta e votimit e lirë të qytetarëve në procesin e zgjedhjeve.
Ne përshëndesim të gjitha partitë politike shqiptare, thuhet në fund të deklaratës të MJ amerikane për zhvillimin e një fushate paqësore të zgjedhjeve dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që më 22 mars të ushtrojnë të drejtën për të votuar.
Deklaratë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Rrethit
Dje në qytetin tonë ndodhi një ngjarje e rëndë. U vra me armë zjarri shoku Xhemal Selimi, veteran i luftës nacionalçlirimtare, ish kuadër në organet e pushtetit e të ekonomisë së rrethit.
Vrasja e tij tragjike, nga një dorë gjakatare është një krim i rëndë kundër vetë demokracisë që po përpiqet të gjithë së bashku, që të të thellë akte të tilla kriminale, që nxisin hakmarrjen.
Vrasja e tij nuk është thjeshtë, siç po përpiqen ta paraqesin, si një gjakmarrje. Në themel të kësaj vrasje të shëmtuar, të sekretarit të organizatës së Partisë Socialiste
(Vijon në faqen 2)
Partia Socialiste uron që zgjedhjet e sotme të lira t’i shërbejnë vetëm demokracisë së vërtetë, vetëm Shqipërisë.
TELEGAM
Në hidhërimin tuaj jemi edhe ne!
Dje, më 21 mars, ne gazetarët e «Zërit të popullit», i çelëm dyert e zyrave me pikëllim. Në lulen e rinisë, në krye të detyrës për mbrojtjen e rendit në qytetin «Studenti» në kryeqytet, ra si dëshmor i de[mokracisë?], biri i Vlorës trime, pu-
(Vijon në faqen 3)
LEXONI NË FAQEN 4:
DEKLARATË E KOMITETIT TË VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS NACIONAL-ÇLIRIMTARE TË RRETHIT TË SHKODRËS