25/03/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 mars 1992

Opozitë nuk do të thotë tërheqje nga konkurrenca politike

22 Marsi kaloi. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare tashmë thuajse dihen. PD është në pushtet, PS, në opozitë. Çfarë ndodhi në këtë rezultat? Pse ndodhi kështu? Ç’nënkupton pozicioni i ri i PS? Këto dhe shumë pyetje të tjera shtrohen në bi-sedat e këtyre ditëve. 22 Marsi kaloi. Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare tashmë thuajse dihen. PD është në pushtet, PS, në opozitë. Çfarë ndodhi kështu? Ç’nënkupton pozicioni i ri i PS? Këto dhe shumë pyetje të tjera shtrohen në bisedat e këtyre ditëve. Prej tyre nxorëm disa pyetje dhe ua drejtuam të intervistuarve që po veçojmë. Pyetje: Cili është shkaku kryesor, që sipas mendimit tuaj e kaloi elektoralin e 31 marsit në anën e PD-së? Alfred Çausi, student: – “Sa provokuese... Ishte e pamundur të mos ndodhte kështu, mos sot, nesër ne që PD këmbëngulte aq shumë për këtë pushtet, me të gjitha mjetet, me çdo kusht. PD krijoi terren kudo për këtë variant. Gjithë ato digje, ato shkatërrime e kërcënime të disa forcave që kërkonin ardhjen e paskujtueshme në opozitës apo të ‘PD-së në pushtet. U bënë edhe shumë përpjekje për programin, për shumë premtime. Plus psikozën e shkaktuar: neve të reja, psikioza e një gjakderdhjeje të trumbetuar nga ekstremistët nëse nuk fitonte partia e tyre më 22 Mars. Ky ishte terreni. Gjithë kjo farsë elektorale i coi shumë zgjedhës të logjika ‘ta provojmë’. Mbas kësaj ‘prove’, kur PD të provohet në pushtet, PS do të jetë në ‘kushtet’ e barabarta me të, dhe elektorati do të gjykojë nga kapaciteti qeverisës i secilës parti. Urojmë që kjo të jetë ‘prova’ e fundit elektorale. Pyetje: Cila ishte merita e padiskutueshme e opozitës në fushatën elektorale? Pellumb Pumo, punëtor: – Punoi shumë. Jo vetëm në fillimin e fushatës, por që ditën e parë pas zgjedhjeve të 31 Marsit. PS duhet ta marrë parasysh këtë gjë dhe të mos e marrë shprehjen ‘kemi kohë’. Opozita punoi edhe duke shkelur ligjit. Sido-mos gjatë fushatës: Që nga pjesëmarrja dhe angazhimi i diplomatëvetë huaj. Ne, natyrisht nuk duhet të ndjekim këtë rrugë, por duhet patjetër të përpiqemi, ndaj të punojmë shumë me njerëzit. Pyetje: A e ndjeni si humbje rezultatin elektoral të PS? Gerta Simaku, eurosocialiste: – Unë jam studente. Është hera e parë që marr pjesë në konkurrencën elektorale të partive politike, krahas shoqëve dhe shokëve të mi në Forumin Rinor Eurosocialist. Përderisa i jam kushtuar një alternative të re, besoj, e ndjeva edhe rezultatin elektoral. Si-nqerisht nuk më vjen keq për kalimin në opozitë, por për bindjen e ulët te vendove që mori PS. Mbase nuk mund të quhet humbje kjo. Nëse se meritë, kjo do të thotë se ende nuk jemi mësuar, ose më saktë, nuk e kemi mësuar rregullat e demokracisë pluraliste. Po i mësuam. Aq më shumë vlen kjo për ne eurosocialistët që jemi në fillim të punës. Re pranosh me qetësi humbjen në zgjedhje është normale sepse prej këtë vullnetin e shumicës, por njëkohësisht ky moment është edhe detyrim për të nxjerrë mësime, të korrigjojmë, të punosh më tepër, të ecësh përpara. Kjo ka rëndësi. Kanë rëndësi edhe rezultatet, të cilat nuk mungojnë. Fakti që radhët e PS shtohen me anëtarë të rinj, vetë ekzistenca e forumit, përkrahja që po gjen ai në masën e njerëzve, përvoja që po fitojmë, a nuk janë këto rezultate? Ky është një tjetër “humbje”? Pyetje: PS humbi në zgjedhje. Cilat janë disa nga arsyet që mendoni ju? Ndre Legisi, pedagog në UB: – Një përpjekje e plotë, pa analizë të thellë, nuk mund të tepër. Mungësia dhe po veçoj dy- tre gjëra, duke u ndalur vetëm në fshat. E para, ata nuk shkoi as shtypi e as njerëzit. PS, që të takoheshin e të sqarojnë fshatarët. Ose disa të deleguar shkuan an për shumë vonë. Gjatë fushatës kam vajtur në dhjetëra fshatra të vendit. Në fshat, PS, me njerëzit e saj, nuk zbritën dot thellë në ndryshimeve midis programeve. Të dyja partitë që mbajnë radhët interesat e shtatave, programet të PS. Ata, duke qenë të papërgatitur për këtë, shkuan ta kutisë e votimit me arsye: “Tia japim Votën opozitës që po e kërkon kaq shumë, le të bëhen ‘të bëhen’. Se dyti, fshati u orientua vetëm nga radio dhe televizioni që ishin në duart e opozitës. E ardhmja do të gjykojë ata gazetare të këtyre institucioneve që deformuan rolin e gazetarit të depolitizuar dhe s’po prej tyre edhe në këtë periudhë pluraliste mbeten monistë. Së treti, PS në periudhën midis dy fushatave u karakterizua shpesh nga tërheqja, duke i kaluar kufijtë e tolerancës. Kjo tërheqje që u vu re në udhëheqjen e Partisë, u reflektua edhe tek socialistët në fshat, të cilët s’kishin pse të tërhiqeshin, s’kishin pse të rrinin kokulur, ata ishin njerëzit më të ndershëm, njerëz të punës së krahut, që nuk kanë përfituar asgjë nga sistemi i mëparshëm. Edhe propaganda e shfrenuar e opozitës e shoqëruar me presione psikologjike dhe përqmime të pështira ndaj njerëzve. Urojmë që PD në pushtet këtë të fund të bëjë realitet, Megjithatë, asnjeri nuk përkrah skllavërinë e justifikuar përpjindjen e ulët të votave që ka fituar lidhur me PS. Ne dyshojmë se kjo përqindje e ulët nuk shpreh vullnetin real, por është pasojë edhe e manipulimeve e spekulimeve të të prapaskenave të opozitës gjatë votimit. Pyetje: – Si e kuptoni ju qenien e PS-së në opozitë? Arjan Shanani, mësues: – Dikçka të zakonshme në pluralizëm. Duhet pranuar pluralizmi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm, të pranojmë edhe ligjit e tij. Një nga ligjet kryesore të pluralizmit është të ekzistuarit e dy të kundërtave, si një nga ligjet bazë të zhvillimit. Të qenët në opozitë nuk do të thotë të ekzistosh vetëm për të bërë një gjë jobjektiv, por do të thotë që ta ndihmosh pozitën ndershmërisht, jo në favor të interesave partitake, por në favor të interesave kombëtare, gjë që opozita duhet ta mbështesë, në shumë raste i mundojë. Të qenurit në opozitë nuk do të thotë tërheqja e PS nga konkurrenca politike. Asnjë demoralizim për elektoralin e saj. Opozita është pozicion për një impuls të ri në zhvillimin e brendshëm të partisë, zhvillim ky që për mendimin tim, do të ndihmojë jo vetëm partinë për një stad të ri zhvillimi, reformimi, për një angazhim më të plotë, më të avancuar të partisë dhe të tërë proceseve demokratike në shoqërinë tonë.” Intervistoi: FRANO ÇAKA

PARTIA SOCIALISTE NUK LINDI PËR NJË FUSHATË ELEKTORALE

- Në prag të votimeve u pranuan në PSSH rreth 100 vetë - Të dëshpërohemi? Të tronditemi? Ti themi vetes jemi jashtë loje? Të dëshpërohemi? Të tronditemi? T’i themi vetes jemi jashtë loje? Në asnjë mënyrë. Ndërmjet t’ia nënshtrojmë logjikës, humbjes t’i ve-noheshqet, pluralizmin ta pranojmë me gjithë lojën e vet. Partia Socialiste është lindur për një ditë, e as për një fushatë elektorale. Në 5 lindim për një pushtet të përhershëm, s’lindim për të fituar disa karrige. Ne lindëm për një alternativë të madhe. Ajo është serioze, ide të tona janë të mëdha. Do të dimë duke qenë në opozitë, këtë ide t’i bëjmë të masave, të cilat u larguan prej nesh, pasi vetë ne s’dinëm në momente fatale të këtij sesë madhe të ishim pranë tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe më fort se më parë, se kështu u si shërbejmë aspak vetes, por demokracisë së vërtetë, kombit. Patjetër ai elektoral: masivi, i rëndësishëm që e meriton, e që sot pa qenë plotësisht i vetëdijshëm u largua, ka për të ardhur pranë nesh. Jo! Ska vend as për dëshpërim, as për tronditje. Shqipëria vërtet është para një rrugë të madhe e këtë rrugë duhet ta shndërrojmë në bulevard po të vëmë mbi flamurin partinë, flamurin e Shqipërisë. Organizata e partisë në Korçë do të ringrihet më fuqishëm në këmbë. Më e fortë do të jetë nesër. Të korrigjuarit, frikacakët ata që luajnë me kartën e partisë s’ka pse të rrinë. Të vendosur, të majtë, demokratë të vërtetë kanë për të ardhur natyrshëm pranë nesh. Rreth 100 punonjës të reja, në prag votimesh, janë domethënë e madhe. Siç është domethënë që këto ditë eurosocialistët e mbledhur burrërinë që u jep perspektivën. KOSTAQI DUKA Kryetari i KD të PSSH të rrethit të Korçës

Ne nuk jemi pesimistë, atë do të përpiqen të na i «mbjellin» kundërshtarët

Zgjedhjet e 22 Marsit e shprehën vullnetin e popullit për forcat politike në gjithë Shqipërinë. E vërteta është se Partia Socialiste në këtë betejë u fut me besim për fitore, por edhe me frikën për të humbur. Dua të them që ne ishim të përgatitur si për të fituar, ashtu edhe për të kaluar në opozitë. Në fund të fundit kjo është loja e demokracisë pluraliste. Kalimi në opozitë tani është një realitet, ashtu siç është realitet dalja në pozitë e PD-së. Të dyja këto forca politike kryesore për vendin tonë janë para provash të vështira historike. Të pakta unë kështu e konceptoj përfundimin e 22 Marsit. Estetikë kjo arsye që socialistët e rrethit të Pogradecit në qytet dhe në fshat më shumë se sa ndjenjë humbjen ndjen përgjegjësinë për të dhe për ditët që kemi përpara. Preokupimi dhe shqetësimi ynë në këto çaste është të kapërcejmë me guxim emocionet për humbjen, të ruajmë gjakftohtësinë, të fitojmë mbi hutimin dhe frymën pesimiste që do të mundohet të ‘mbillet nga forcat e tjera politike jo socialiste. Dhe këta kemi mundësi ta bëjmë sa më shpejt, dhe natyrisht do ta bëjmë, sepse Partia Socialiste ka në gjirin e vet njerëz me ideale të shenjta e humbje dhe jo tunr në nuk njohin asnjë ideal. Partia Socialiste është e mbushur me njerëz që nuk frikën, sepse ata janë kundër atyre që e mbjellin atë ‘erë oksiin vetë’. ‘vërtetën, sepse luftojnë mashtrimin. Partia Socialiste është partia e ndershmërisë dhe jo e bërrylave. Kjo më duket mua thelbi i socialistëve, që në gjendje që, duke reflekruar nga mangësitë do të rrisin betejën e re, sepse kemi besim të madh tek fitorja e alternativen e më të ardhmen. PAGJONI ZENELI Nënkryetar i Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste, Pogradec

SHTRESIME SOCIALE REALE APO...

Partitë e djathta apo neo konservatore sot artificialisht dhe sa për të fituar pushtetin, përpiqen të kenë baze sociale ato shtresa që ekonomikisht e tregut ua imponon partitë të majta. Partitë e djathta apo neo konservatore sot artificialisht dhe sa për të fituar pushtetin, përpiqen të kenë bazë sociale ato shtresa që ekonomia e tregut ua imponon partitë të majta. Ashtu siç nuk mund të jenë bazë sociale pronarët e mëdhenj për partitë e të majtës evropiane, ashtu s’mund të shërbejnë si bazë sociale shtresat e paprivilegj uara për partitë e së djathtës, për partitë neo konservatore. Pse? Sepse partitë neo konservatore kanë prirje të polarizojnë shoqërinë në dy ekstreme e saj – në krijimin e rrëfjen e pronarëve të mëdhenj dhe në shtimin e shtresës së të varfërve, kurse partitë e së majtës, janë për të zhvilluar shtresën e mesme dhe pazëm e një minimizimin e dy «paleve». Këtë politikë të drejtë kanë ndjekur e po zbatojnë socialistët e socialdemokratët në Suedi, në Francë, në Itali, në Greqi, në Austri, Gjermani, në Spanjë e gjetkë. Aktualisht në vendin tonë nuk kemi shtresime të tilla: pronarët të mëdhenj, të mesëm, të vegjël e të varfër, mbase monizmi bëri rrafshimin ekonomik dhe krijoi një egalitarizëm të paranuarshëm; të gjithë u bënë të varfër. Por me zbërthimin e reformës ekonomike të tregut të lirë do të zhvillohen edhe në të ardhmen shtresimet e tjera sociale. Dhe atëherë do të bëhet e qartë dhe për vetë partitë se cilën shtresë kanë bazë sociale. Dhe cilat shtresa kanë përfaqësuesit e vet të vërtetë. Në rastin në këtë periudhë tranzicioni ne vendin tonë nuk ka pothuajse asnjë lloj shtresimi. Ka kohëra të ndryshme pra andej nga ato do të zhvillohen shtresimet, atëherë do të bëhet e qartë edhe përfaqësuesit e vet të vërtetë. Në çdo shoqëri partitë janë përfaqësuesit e shtresave që u përkasin. Këtë do ta shohim kur të zhvillohen shtresimet e reja në këtë nuk ka pothuajse asnjë lloj shtresimi, ka kohëra të ndryshme pra andej nga ato do të zhvillohen shtresimet, atëherë do të bëhet e qartë edhe përfaqësuesit e vet të vërtetë. Po cilat do të jenë këto? Nëse më të varfër e të mesëm e pu-nëtorëve që nuk i futen asnjë politikë të tyre, i gjithë tregu që pronësohet në madhështi, ata që do të përpiqen të përdorin vetëm pjesën më të ardhura të pakta, ata që kanë deri në ...

të jenë shumica dërrmuese e punëtorisë, të cilët nuk do të bëhen dot tërësë te privilegjuara nga ana ekonomike. Së dyti, - shtresë e paprivilegjuar do të mbetet shumica numerike e fshatarësisë, e cila nuk do të mundë të zgjedhë problemet e jetës së saj ekonomike e sociale dhe me dashje ose pa dashje do të futet në konflikt objektiv me pronarët e mëdhenj. Zhvillimi dhe thellimi i reformës së ekonomisë së tregut do të bëjë që masa më e madhe e punëtorisë dhe fshatarësisë të kupotojë e të shërbejë si bazë e gjerë sociale e të majtës, duke u larguar nga e djathta neokonservatore, e cila në esencë do të mbrojë interesat e pronësisë së madhe, numri i të cilëve, sido që të jetë, s’mund të bëhet masiv. Në qoftë se sot sindikatat e lira e të pavarura kërkojnë më të drejtë të heqin saput ditkat u rë dhe varfërinë, me zhvillimin e ekonomisë së tregut ato do të kërkojnë e do të bashkohen kundër pronësisë së madhe e vetvetiu do të bëhen shtresë sociale e të majtës. Me këto shtresime të gjera shoqërore do të shkëputë natyrshëm e dhe një pjesë e madhe e inteligjencës, e cila nuk do të arrijë dot të bëhet e pasur dhe natyrshëm do të interesohet e do të lidhet më shumë pikërisht me shtresën e mesme. Kjo inteligjencë do të tërhiqet pas vetes shumicën e rinjve e të reja studentë që do të jenë pa mbështetje e nuk do të kenë përkrahjen e pronarëve të mëdhenj. Partitë e së majtës evropiane e mbështesin pikërisht tek këto shtresë e të mesme sociale, që natyrshëm mund të bëhen me alter-nativë të tjera, përveçse me alter-nativën e socializmit demokratik dhe europian e garanton lirinë e ndër-rjegjes, lirinë ekonomike dhe liri ... (Vijon në faqen 2)

Shtohen radhët e PS me anëtarë të rinj

Një ndër veçantitë e punës gjashtëmuajshe elektorale për organizatën e PS të rrethit të Gramshit është shtimi i radhëve të saj me elementë të rinj të cilët tek alternativa socialiste shohin të shprehur interesat e tyre. Këna ndikuar në këtë drejtim kontaktet e të zgjedhurve dhe veprimtarëve të tyre me njerëzit, fryma realiste me të cilën ata kanë përçjellë programin dhe vizionin e PSSH për periudhën e tranzicionit e për të ardhmen. Gjatë testimit në organizatën e Partisë të fshatit Qerret nuk i mo-ndën dokumentet e PS 6 vjet. Në këtë mënyrë kjo organizatë për një moment u shkri. U punua nga aparati i Komitetit Drejtues me grupe të vogla duke u bërë të qartë fshati ka dhe do të ketë nevojë të domosdoshme ekzistencën e organizatës të PS, për të mbrojtur shtre-sat e paprivilegjuara. Këto ditë atë u ngrit një organizatë e re me 14 vetë në gjirin e saj, me moshe mesatare 31 vjeç dhe pa komplekse të së kaluarës. Menjëherë pas takimit të kandidatit për deputet të PS në Porocan u bënë dy pranime të reja nga intelektualët e arsimit. Katër pranimet e reja janë bërë edhe në organizatën e Partisë Lubinjës. Në (vijon në faqen 2)

ME ZGJEDHJET E 22 MARSIT SHQIPËRIA U BASHKUA ME KOMBET DEMOKRATIKE

Në harkun e një periudhe rreth dyvjeçare Partisë Demokratike i është dhënë nga një në një ndihmë prej 400 mijë dollarësh. Deklaratë e Institutit Republikan Amerikan që vëzhgoi zgjedhjet e 22 marsit. Se pari, do të dëshironim të falënderonim partitë politike dhe popullin shqiptar për mikpritjen që treguan për delegacionin tonë. Delegacioni ynë ka qenë i një niveli të lartë. Zëdhënësi Qendror i Zgjedhjeve i Institutit e delegacionit zyrtar-vil zghuesve të Institutit Republikan Amerikan. Delegacioni ynë filloi të vijë prejse në Tiranë qysh aty javë më parë me qëllim që të kryente dy misione para zgjedhjeve dhe të arrinte të kuptonte atmosferën e fushatës elektorale. Të dhënat që morëm gjatë këtyre dy misioneve na siguruan një informacion të gjerë mbi atë që unë mbështetëm raportin tonë. Gjithë këtyre pesë ditëve të fundit delegacioni ynë udhëtoi në të gjithë vendin duke bërë takime të shumta me partitë politike, zyrtarë të zgjedhjeve dhe anëtarë të komiteteve Ekzekutive Pluraliste të Përkohshme të rretheve. Diten e zgjedhjeve delegacioni i IRA-s u nda në shtatë grupe dhe vëzhgoi aktivitetet që zhvilluan atë ditë në 99 qendra votimi të 47 zonave nga kufiri grek e deri në afërsi në juglindje. Raporti i mbledhura nga i gjithë vendi u shkrinë në një tjetër për të dhënë një ide të qartë mbi të dhënat e përgjithshme që gjithçka territorin. Këtë vit delegacioni i IRA-s vëzhgoi edhe zgjedhjet për në parlament, me qëllim që pasjellë nga një numër të dhënash të qarta për më tepër ... (Vijon në faqen 4)

Parti me të ardhme të qartë

Rezultati i zgjedhjeve të 22 Marsit e vendosi Partinë Socialiste në një situatë krejt të re. Në tashmë jemi opozitë. Detyra e parë e anëtarëve simpatizantëve të Partisë Socialiste është që të mësohen në mënyrë të natyrshme me të qenurit në opozitë. Që dhe në Tiranë, në një aktivitet të zgjedhur të Partisë Socialiste të kryeqytetit, u vendos që të gjitha organizatat-bazë të Partisë të mobilizohen dhe të analizojnë me gjakftohtësi dhe përgjegjësi të lartë shkaqet e humbjes dhe të bëjnë sugjerime, konkrete se ç’duhet bërë që Partia Socialiste të jetë një opozitë dinamike luftëtare, e mënçur dhe e aftë për të bërë opozicionin real e konstruktiv. Provë që kaluam, humbja që pësuam na shërben për të pohuar më mirë veten tonë, anëtarët dhe simpatizantët tanë, të mirat dhe dobësitë në veprimtarinë tonë. Mbi bazën e kësaj njohjeje, të kësaj prove historike që kaluam duhet që të bëhen ndryshime cilësore në të gjitha nivelet drejtues e Partisë Socialiste: në mënyrë dhe në mënyrat e vepruarit. Në këtë mënyrë mendoni se, në Partinë Socialiste do të ndodhin ndryshime cilësore, kështu ajo do të jetë një parti më të të tashmen e të ardhmen të qartë. Realisht në këtë mënyrë humbjen që pësuam do ta përpjekim ta kthejmë në avantazh për ne. Preokupacioni më serioz që vëmë në këtë ditë tek anëtarët e simpatizantët e Partisë Socialiste në Tiranë, është ky: ‘ç’duhet bërë që të mos lejohet që të dëmtohet Partia nga pozita në pushtet. Anëtarët e Partisë Socialiste do të kenë përkrahjen me të gjitha mjetet demokratike nga çdo lloj keqtrajtim që mund t’u bëhen vetën për shkak të bindjeve të tyre. Partia Socialiste do të jetë e vendosur për të sensibilizuar opinionin publik brenda dhe jashtë vendit nëqoftëse ndonjë anëtarëve të vetë vihen në presione për bindjet e tyre politike. Ndërkohë ne do të jemi një opozitë konstruktive që nuk do të vijë nëpër rrugë e të do të bëjmë të Partisë Demokratike, siç jemi ajo në vend që do të bëjmë përgjegjësi të 31 marsit. PS do të jetë krah për krah me çdo masë që do të jetë interesa e popullit e të ardhshëm, si të denoncojmë ashpër, me forma dhe mjete demokratike, do veprimet e pushtetmbajtëse që bien ndesh me përparimin e demokracisë, apo interesat kombëtare e vendit. MUSA ULTQINI Nënkryetar i Komitetit Drejtues të PS të qytetit të Tiranës

Alternativa socialiste mbijeton në aspiratat e njerëzve si shpresë dhe garanci për një shoqëri të drejtë e humane, mbijeton si shprehëse e interesave të shtresave të paprivilegj uara të shoqërisë. Ajo mbijeton në programin politik, social dhe ekonomik të një force të organizuar e me të ardhme siç është Partia Socialiste.

OPOZITË KONSTRUKTIVE NË DOBI TË ZHVILLIMIT

- OPINIONE PASELEKTORALE -