21/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 prill 1992

Pardje në Kuvendin Popullor: filloi

Debati rreth programit të qeverisë

SHPIEGIM VOTE I GRUPIT PARLAMENTAR SOCIALIST PËR PROGRAMIN E QEVERISË

1. Jemi kundër liberalizimit të menjëhershëm të çmimeve të mallrave të shportës, për arsy se ato janë të papërballueshme nga mijëra familje të varfëra punëtore, fshatare dhe intelektuale. Kjo duhet bërë në masën e rritjes së ofertës nga prodhimi i vendit. 2. Jemi kundër ndryshimeve të tilla të ligjit për tokën, që parashikojnë shthyerjen e tanishme të tokës dhe kompensimin e ish pronarëve të saj, për me të tepër që edhe vetë programi ka kontradiksione për këtë problem; pra nuk zgjidh konfliktet pronësore që kanë lindur. 3. Nuk përkrahim zgjerimin drastik të papunësisë, ndërkohë që edhe asistenca do të jetë e kufizuar në burimet financiare dhe alternativat për vende të reja pune janë të paqarta. 4. Jemi kundër trajtimit të kuadrit të tanishëm mbi bazën e kritereve partiakë, kur duhet të mbizotërojnë testet profesionale. 5. Nuk na bind fryma jo konkrete e programit ku nuk jepen afate për zbatimin e premtimeve elektorale të PD-së. Pra në Programin e paraqitur nuk shohim të gjitha garancitë për nxjerrjen e vendit nga kriza dhe zbatimin e suksesshëm të reformës ekonomike. 6. Jemi dakord me pjesët dhe qëndrimet e tjera të programit. Ne do të mbështesim çdo hap pozitiv dhe konstruktiv të qeverisë në zgjidhjen e problemeve të mëdha që i dalin përpara, dhe mbi këtë bazë do të gjykojmë për veprimtarinë e saj. I urojmë punë të mbarë Qeverisë!

PËR ATË QË PRET POPULLI NUK JEPET PËRGJIGJE

- Diskutimi i deputetit Leonçe Çuçi, i ndërprerë nga Kryetari i Kuvendit Popullor, z. «jetar Arbnori - Programi që Qeveria e re i paraqet sot parlamentit për votëbesim ka një rëndësi të veçantë sidomos për kushtet e vështira social-ekonomike në të cilat ndodhet vendi. Si i tillë ky program pretendon të marrë përsipër, një barrë mjaft të rëndë. Ai synon të bëjë sfidë këtij realiteti dhe të realizojë stabilizimin e pastaj lulëzimin ekonomik e social të Shqipërisë. Ambicioziteti i tij është i justifikuar. Ai përmban linjave kryesore të teorisë e praktikës së tranzicionit në një ekonomi të centralizuar në një ekonomi tregu me synimin që këto transformime t’a realizojë duke qenë më afër realiteteve tona. Duke e vlerësuar këtë program nga elementët bazë të tij nga privatizimi dhe decentralizimi apo liberalizimi ekonomik besoj se për secilin krijohet bindja që na paraqitet një alternativë për kalimin në ekonominë e sotme të tregut. Nga kjo pikëpamje ky program nuk mund të kundërshtohet në thelb e ti pasi asnjë forcë politike apo sociale në Shqipëri nuk aspiron për alternativa tjetër. Sidoqoftë, kam mendimin, se pushtetmbajtësve të sotëm do t’interesonin më shumë vërejtjet dhe pozicionet konstruktive. Në këtë vështrim unë dua të ndalem në disa probleme dhe të shpreh qëndrimet e mia për alternativën që shtron programi për kalimin në ekonominë e tregut. I parë në tërësi programi ka pamjen e një skice-ideje ku janë hedhur teza apo janë përcaktuar elementë të reformës, të cilat më shumë përshkruhen nga una e zgjidhjeve teorike se sa realizimit konkret. Kjo e ka bërë programin të përgjithshëm, disi akademik dhe me mjaft nuanca teorike. Në paragjigje e tillë ka shmangur hartuesit e tij edhe nga një rritje mjaft transparent. Problemet e mprehta, siç janë ato të punësimit, të rritjes së çmimeve e të pagave, të politikës së subvencioneve të ndihmave e të kredive që do të sigurohen nga jashtë, etj. janë rrumbullakosur dhe kalohen pa u goditur «në kokë». Populli është duhëduar me shpresa të mëdha dhe kërkon e pret zgjidhje më konkrete. Pse nuk jepet përgjigje se si do të hiqet 80-të përqindëshi, si do të sigurohen lëndët e para, makineritë e pajisjet që do t’i japin punë punëtorit e fshatarit? Flihet për politika strikte pagash, por nuk thuhet se çfarë do të bëhet me rritjen e tyre? Gjatë vitit 1991, në krahasim me dhjetorin e vitit 1990 çmimet u rritën 104 për qind, ndërsa gjatë 3 mujorit të parë të këtij viti, në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit 90-të, u rritën 184 për qind, ndërkohë që pagat janë rritur 50-70 për qind. Politikë strikte do të thotë bllokim pagash apo rritje shumë e vogël e tyre në krahasim me rritjen e madhe të çmimeve? A nuk do të ishte më e drejtë, që popullit t’i thuhet tros se paga nuk do të indeksohet në rritje, me rritjen e çmimeve ose do të indeksohet 10-të, 20-të apo 30-të për qind në raport me rritjen e çmimeve. Sipas programit, politika strikte në fushën e pagave presupozon rënie të pagës reale, rënie të të ardhurave reale. A nuk do të ishte më luajale që njerëzve t’u thuhej se për një periudhë kohe do të duhet të durojmë edhe dhimbje më të mëdha, pra dhe një varfëri më të madhe? Po kështu trajtohet edhe problemi i çmimeve. Parashikohet liberalizmi pothuajse i plotë i tyre dhe lihet të kuptohet se do të liberalizohen edhe çmimet e artikujve ushqimorë «të shportës» pra çmimet e bukës, të sheqerit, të orizit, të vajit, të gjalpit, të djathit etj. Unë vetë nuk jam në parim, kundër liberalizimit të çmimeve, por gjykoj se kushtet tona nuk janë krijuar për të realizuar një ndërmarrje të këtij dimensioni. Liberalizimi pothuajse i plotë i çmimeve është rezultati i një kompleksi faktorësh. Ai kushtëzohet nga niveli i privatizimit, nga shkalla e zhvillimit të konkurencës së brendshme e të jashtme, nga ekzistenca monopole, të prodhuesve, nga dinamika e strukturave organizative të prodhimit, nga niveli i zhvillimit teknologjik etj. Çmimi është finalizim i këtyre faktorëve dhe nuk mund të liberalizohen pa qenë të liberalizuar e konkurrenciale këta faktorë. Përderisa tek ne privatizmi është në fazën embrionale apo foshnjore, konkurrenca e brendshme ka lindur (Vijon në faqen 2)

Jetë në grimca

Mihal Korraqe i priti mysafirët tek dera. Ishin të Partisë Demokratike dhe fushtata elektorale ishte në ditë vendimtare. Të ardhurit u ulën nëpër karrige e divanë. Shkëmb yen cigaret. - Ju zoti Mihal jeni këtu në Çiflik një ndër njerëzit më të mirë. - Jeni edhe i ndershëm. - Keni figurë të pastër e familje të sjellshëm. - Prindërit tuaj kanë qenë të varfër. - Ju dëgjohet shumë fjala në fshat. Mihali i thirri gruas që të shtronte për të ngrënë një kashfate me miq. U bë një cast heshtje. - Kështu... -e kapi fillin e bisedës njëri nga mysafirët. - Prandaj kemi ardhur që me votën tënde— Mihal Korraqe pa se po vinin mezët e para dhe tavolina thuajse ishte shtruar. - Dëshirojmë të votosh për ne. Ai i pa qetësisht. - Dëgjoni zotërinj që më keni ardhur e nderuar shtëpinë. Unë, Mihal Korraqe, do votoj për— - Po unë jam prapë Mihali, i miri, i ndershmi, me figurë të pastër, me fëmijë të sjellshëm. Pse sma pëlqyet as fjalën dhe as bukën. Por ata po iknin. Kjo që ndodhi ishte kuturiz[e?] e vetë asaj gruaje. Nuk doli nga ndonjë seli partie. Veç, është një nga shqipet më djallëzore të një shpirti të zi. Po më mirë të dëgjojmë ç’tha ajo në një e re simpatizante e socialistëve, që posa e takoi në rrugë ditën e shtunë, më 4 prill. - Ndihem më të, duam të mirën e njera tjetrës. Në fillim pyetën për shëndetin e gjithsecilës, pastaj për prindërit dhe si zakonisht për fëmijët. Unë vaixën e vogël prej kohësh e kam të sëmurë, me një fije të hollë shprese për t’u shëruar. E kur po ndaheshim ajo bëlafisht më tha: Të vdektë vajza po nuk votove për PD-në! Veshët më gjëmu an dhe ma përsëritën edhe njëherë, edhe njëherë... Ajo sakaq kish ikur dhe unë rrija e mpirë. Nuk di si mbrita në shtëpi. Ç’të bëja me shtëpi, me natën! Ajo— - Prandaj kemi ardhur që me votën tënde... Mihal Korrage pa se po vinin mezet e para dhe tavolina thuajse se ishte shtruar. - Dëshirojmë të votosh për ne. Ai i pa qetësisht. - Mihal Korrage, do të votoj për Partinë Socialiste. Ata panë njëri-tjetrin në sy. Ndokush uli kokën. Mes heshtjes u ngrit i pari, pastaj i dyti. - Ju lutem – këmbënguli i zoti i shtëpisë. – Unë kam shtruar bukën. Ata ndërkaq ishin tek dera. ishte shtruar. - Dëshirojmë të votosh për ne. Ai i pa qetësisht. - i pari, pastaj i dyti. - Ju lutem – këmbënguli i zoti i shtëpisë. – Unë kam shtruar bukën. Ata ndërkaq ishin tek dera. YLLI POLOVINA

Kujt i kemi faj që na shohin “vëngër” e me bisht të syrit

Kur vite më parë një shok ngriti në mbledhjen e organizatës – bazë se 100 lekshi që na japin si veteranë nuk janë as një paqet «DS» në ditë, unë atij nuk i fola për një kohë të gjatë. Kështu ishim mësuar dhe edukuar të mos flisnim dhe as të kërko-

TË MBROJMË SHTRESAT E PAPRIVILEGJUARA

- Diskutimi i Deputetit Ramik Dokle - Kolegë të nderuar, Më në fund erdhi momenti i përgatitjes së fazës ekonomike të transformimeve tërësore që po ndodhin në Shqipëri. Akoma nuk mund të themi se faza politike ka përfunduar, prandaj ekonomike e popullit tonë në këtë lëvizje të gjerë. Siç është shprehur dikush, shkëterrimi i murit të Berlinit ka qenë rruga e konsumatorëve të Berlinit Lindor për në dyqanet e Berlinit Perëndim-

VEPRIM, ENERGJI

Nëpër degët e forumit Në një konsultë eurosocialistësh: “Nuk do t’i japim përparësi aspektit politik. Tani na duhet të punojmë për të mbushur atë boshllëk shpirtëror që ndjejmë të gjithë”. Eurosocialistët. Mosha të reja, interesa të veçanta, nga mosha në mosha. Në jetën e përditshme po hyjnë me veprime konkrete, me rezultatin e punës. Ka diçka të veçantë në degët e forumit, sidomos tani pas 22 Marsit. Edhe tek PS në këtë forum kërkohet ritme, ritme rinovimi e modernizimi tek PS, ritme konsolidimi tek FRES. Mësohet, është përpjekje e gabuar, por, tek forumi, shumë tregues të këtyre ditëve janë energjikë, me mision, të paktën ka debat, ka fantazi, ka ide-projekte, shpeshherë të rëndësishme. Zhvillohet një konsultë e shkollave të mesme në Tiranë (këto ditë). Bëhet fjalë për ta ngritur forumin në një nivel të ri, më të avancuar, më afër veprimeve, të vështira, të kohës. Tashti forumi nuk mund të veprojë ashtu masiv. Diçka është punuar për t’i grupuar të rinjtë sipas interesave të tyre estetike, kulturore, shpirtërore. N[?]llim krijimi i bërë, përbërja e strukturuar. Apo nuk është kjo periudhë tranzicioni e mundur deri ku kemi mundur? Apo se mos mungesa e madhe studimore e studiesh për problemor të rinj. Tani që kontaktet e të rinjve botën po vendosen, dhe ky proces për forcimin. ... rumi ngrihet në shkallën e një organizimi për të plotësuar ato kërkesa të moshës, në të gjitha fushat. Që të dalin nga muhabetet pa krye e boshë, që të sigurojnë vete një kompletnim dijesh bashkëkohore, moderne, si hap i parë për “t’u pranuar” në Evropë. Edhe herë të tjera sidomos nga eurosocialistët të shkollave të mesme, është ngritur një problem kompleks, për të e për prindërit shqetësues, për të gjithë. Çuditërisht, ata që ju imponohen me logjikë e veprime antidemokratike eurosocialistëve, nuk janë më moshatarët e tyre me pikpamje të kundërta, me ata “bëjnë dialog”, por janë disa mësues që u kundërvihen me imponime moniste, me autoritetin e mësuesit-zeus. Pikërisht për pikpamjet e kundërta politike që kanë këto të rinj. Dhe kjo kundërvënie nuk është thjesht replikë, por në shumē fyrje, imponim, diktat me anën e notës, të ndëshkimit, publik, një përndjekje e vazhdueshme e rinjve me akt ata vetëve moniste. E vërtetë shumë vitesh. Kjo nuk ka si të përbejë një fakt pa rëndesë, për shqetësim. Prandaj është shtruar e po shtrohet vazhdimisht në analiza problemi se si të kapërc-et. “Do të kalojnë edhe disa muaj, Durrës, Edhe mësuesit e politizuar, apo të formuar e të pajisur me komplekse moniste, që nuk pranojnë kundërshtarin politik sipas bindjeve të ka, pra edhe këtë gjëmues do të lënë me “ikëmbë në tokë”, tha dikush me konsultë. Pas kësaj edhe një fakt tjetër: Ngritja e një nxënës në shkollës “Qibrie Çupi”. Unë kam ardhur si simpatizant, thotë ai. Mora vesh rastësisht për këtë... Si unë, më pikëpamje eurosocialiste, kam plot shokë, ka edhe... [e palexueshme] ... pjesëmarrësve në forum, këtu duhej t’i madh, përfundon ai. Kështu ndodhi edhe me një tjetër në shkolla ekonomike. Edhe tërë e solli në shok. Ka edhe shkolla apo sektorë të tjerë që ende forum nuk është shtrirë, duke përfshirë një shkallë më të lartë ko-ordinimi. Gjithnjë paraqitur se demokracia nënkupton mjete dhe metoda të shumta demokratike për të marrë në mbrojtje mendimin e lirë, për të zhvilluar në kushtet e demokracisë së plotë alternativën e socializmit demokratik. Për këtë është i drejtë mendimi që të përpiqet edhe shtypi në mbrojtje të këtij mendimi të lirë. Edhe në fakt tjetër domethënës. Është diskutuar në Kongresin I parë i Eurosocialistëve të mbahen di-sa javë para Kongresit të PS. Para takimit të PS, që të marrin udhëzimet, por para tij, që pas Kongresit të kenë kuptim, të nxisin dhe të kontribuojnë në rritjen konstruktive për hapa të shpejta konsolidimi edhe në Partinë Socialiste. Të rinjtë po e ndjejnë se ka një shumë punë. Tiranë 20 Prill 1992. Në veçanta, nga mosha në moshë. ritme konsolidimi tek FRES. Mësohata, e shkollave të mesme në Tiranë (këtë të ri, më të avancuar, më afër veprimeve, të afërta, proces për forcimin. Janë tema të përditshme... [pjesërisht e palexueshme] Duke u bërë... [pjesërisht e palexueshme]

Diskutimi i deputetit Namik Dokle

Kolegë të nderuar, Më në fund erdhi momenti i përgjegjësisë përfunduar, megjithatë janë krijuar premisa për progres të mëtejshëm në frymën e një konceptimi politik të drejtë, real dhe të ndershëm. Partia Socialiste pranon këtë konkurrencë si forcë kryesore opozitare. Por tashmë, para shoqërisë shqiptare dhe qeverisë që merr përgjegjësitë e ekzekutive të demokracisë, evidentohen dy aspekte të mëdha ekonomike: Së pari, nëqoftëse stuhia politike dhe vrulli i madh i saj u ngritën në frymën tallëse për liri e demokraci, askush nuk mund të injorojë, në Shqipëri si në tërë vendet e Lindjes, peshën e madhe që ka patur varfëria është shprehur dikush, shkatërrimi Berlinit Lindor për në dyqanet e Berlinit Perëndimor. Së dyti, në mos është më e lehtë, pa patjetër mund të realizohet më shpejt revolucioni politik sa re-volucioni ekonomik. Mund të për-mbyset një diktator në disa ditë, por nuk mund të zëvendësohet ekonomia e planifikuar me ekonominë e tregut në disa ditë. Por mos të harrojmë se verdikti popullor i 22 Marsit është varur në një masë të konsiderueshme te premtimet e mëdha. Është shpalluar kudo dhe solemnisht: «PD do të fitojë se ajo mban... (Vijon në faqen 2)

DJE NË KUVENDIN POPULLOR

Dje mbasdite, Kuvendi Popullor u mblodh në seancë plenare dhe miratoi i tij, zoti Pjetër Arbnori, komunikoi para deputetëve marrjen në shqyrtim të projektligjeve “Për sistemin bankar” dhe “Për bankën e Shqipërisë”. Ai theksoi se këto projektligje duhet të diskutohen gjërësisht edhe para komisioneve përkatëse të grupeve parlamentare, të cilat duhet t’ua bëjnë të njohur vërejtjet e tyre deputetëve. Pas kësaj, deputetët të ndryshëm shprehën mendime lidhur me rendin e ditës duke bërë vërejtje për njohjen paraprakisht për problemet që do të trajtohen, si dhe argumentuan marrjen në shqyrtim edhe të disa projektligjeve të tjera si, për hapjen e dosjeve, për caktimin e jurisë së kësaj legjislature për tokën, etj. Kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, pasi theksoi se vërejtjet e bëra janë të drejta, komunikoi mbledhjen e komisioneve përkatëse për projektligjet që do t’i paraqiten sot para dite, në orën 10.00 Kuvendit Popullor.

HANS DIMITRIN G’NSHER DO TË VIZITOJË SHQIPËRINË

Më datën 22 prill do të bëjë një vizitë zyrtare dhe miqësore në vendin tonë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë Hans Dietrich Gensher. (ATSH)

Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes

Si rezultat i pakujdesisë dhe i masave jo të plota për ruajtjen e objekteve, më datën 18.4.1992, rreth orës 23.00, u diktua se ishte hapur depoja e një nënreparti të Akademisë Ushtarake të Forcave Tokësore. Në vendin e ngjarjes shkoi menjëherë grupi hetimor. Nga verifikimi i ngjarjes rezultoi se, me thyerjen e objektit ishin vjedhur 12 automatikë dhe 24 krëhër automatikë. Për neglizhencë në kryerjen e shërbimit u pezullua nga detyra komandanti i kompanisë, Muharrem Vrapi, dhe u ndaluan studentët Fatbardh Çela, Besim Çela, Arben Myftari dhe Arben Janaqi. Çështja është në ndjekje. Dole Drimoi

NJE PYETJE DEPUTETIT NAMIK DOKLE

Ju bëte një vërejtje për emërimin e zotit Safet Zhulali si ministër i mbrojtjes. Ai replikoi me ju. Ç’mendim keni për këtë replikë? - Lidhur me këtë unë nuk shfrytëzova të drejtën time për replikë. Por i dërgova menjëherë gjatë seancës një pusullë shoqërore Kryetarit të Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori me këtë përmbajtje: «I nderuar kryetar, kur përmenda emrin e z. Safet Zhulali, kisha parasysh ministrin Zhulali dhe jo deputetin Zhulali. Megjithatë ju bë të mirë që e lejuat të replikojë me mua sepse m’u mbush mendja se ai është i aftë për ministër të mbrojtjes me që në replikë citoi një marshall a një perandor. Me respekt N. Dokle». Aq më tepër që ishte një citat që nëpërmjet fjalëve të një marshalli kër-cën non deputetët të heshtin... Sot, me citate, po nesër...?

NJOFTIM: ANKANDI I PLEHRAVE KIMIKE

Ministria e Bujqësisë nga pala e qeverisë Shqiptare dhe Qendra Ndërkombëtare e Zhvillimit të Plehrat Kimik (IFDC) duke u pajisur me fonde nga Agjensia për Zhvillimin Ndërkombëtar në SHBA dëshiron t’ju njoftojë zhvillimin e ankandit në Durrës dhe Vlorë për 2 ngarkesat (një) me pleh kimik. Ureja do të shitet në sasi 50 ton-she. Ureja që do të mbërrijë me anijen e parë do të shkarkohet sipas sasisisë dhe portëve si më poshtë: Durrës port — 8000 ton Vlorë — 1600 ton Sarandë — 400 ton Në Durrës ankandi i uresë do të fillojë më 24 prill 1992. Ankandi që zhvillohet në Durrës do të zhvillohet çdo ditë përveç të dielave përveç të dielave tek AGRO-IMPORT. Ofertat do të depozitohen nga ora 08:00 deri 12:00 Ofertat do të publikohen duke filluar pas orës 12:00. Skema e sasive të plehut që do të hidhet në ankand është 1500 tonë në datën 24 dhe 25 prill dhe 1000 ton në datat 27, 28, 29, 30 dhe 1 maj. Ureja që është për t’u shpërndarë në Vlorë dhe Sarandë do të hidhet në ankand në Vlorë duke filluar nga data 27 prill. Ankandi në Vlorë do të zhvillohet dhe në (gjashte) ditët pasardhëse me adresën Qendra e Informacionit Ekonomike Vlorë. Ofertat do të depozitohen nga ora 08.00 deri 12:00. Publikimi do të bëhet duke filluar pas orës 12:00. Skema e sasive (totale) të përgjithshme është: 400 tonë për në Vlorë dhe 200 ton për në Sarandë në 27 deri 28 prill, për qytetin e Vlorës 200 ton të tjera për 29, 30 prill dhe 1, 2 maj. Dokumenti i ankandit do të merret duke filluar nga 20 prill 1992 në zyrat e IFDC tek Instituti i Studimit të Tokave në Tiranë, në Bankën Bujqësore të Zhvillimit në Tiranë e rrethit Durrës, Vlorë, Sarandë, Korçë, Elbasan, Lushnjë, Shkodër, Fier, Berat, Kavajë, Krujë dhe Lezhë.