25/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 prill 1992

NJË «GUR» NË QAFËN E EKONOMISË

80 PER QINDSHI: NJË «GUR» NË QAFËN E EKONOMISË - Si mund të «shpëtojmë» prej tij - Nuk është thjeshtë një pikë e programit qeveritar por një problem që shqetëson mbarë shoqërinë tonë. Eshtë, ashtu siç thuhet shpesh: «një gur në qafën e ekonomisë». Prandaj heqja e tij është e mirëpritur. Realizimi i këtij objektivi përbën një sinjal se reforma në ekonomi ka filluar. Po si mund të arrihet kjo? Shkaq dhe pasojë Ka shumë që thonë se 80 përqindëshi është shkaku kryesor i kësaj gjendjeje të rëndë ekonomike. Në fakt, fillimisht ishte e kundërta. Në vitin 1990 u evidentuan gjithsej vetëm rreth 20 mijë veta me një fond page prej disa dhjetra milionë lekë. Por gjatë vitit 1991, që përfaqësonte fazën e tranzicionit ai mori përmasa të mëdha, nga instrument mbrojtës u kthye në një mënyrë jetese. Gjatë këtij viti të kaluar u paguan me 80 për qind 114 mijë punëtorë (kjo një shifër zyrtare por faktikisht mund të jetë më e madhe me mbi 1 miliard lekë). Për fat të keq tek ne, kjo fazë u shoqërua me shkatërrime, djegie përvetësimesh, eksode, ndërprerje të plotë të bazës materiale nga importi etj. Struktura e ekonomisë së planifikuar u çmontuan por nuk janë zëvendësuar me të ekonomisë së tregut. Ende «bashkëjetojnë» ligje të vjetër e ligje të rinj, si rrjedhojë nuk kombinohen «ingranazhet» e ekonomisë. Në këtë kaos, indisiplinimet, presionet për paga më të larta e pa punuar, liberalizimi i drejtuesve mund të kenë qenë nga «fajet» me përmasa më të vogla. Nga ana tjetër, edhe pse neni i përmban, ma merr mendja se nuk e ka zbatuar kush që bashkë me punëtorët, për të njëjtat shkaqe, të paguhen me 80 për qind edhe personeli drejtues, ekonomik e inxhiniero-teknik. Pra nuk janë përme të në të njëjtin sy të dy anët e medaljes, si rrjedhojë i vuri në pozita komode të paainteresuar sa duhet administratorët për të filluar punë edhe aty ku janë siguruar-kushtet minimale. Sic është folur nga të gjithë kjo situatë nuk duhet që të vazhdojë më kështu, në zinxhirët pafund shkak-pasojë në kushtet kur po ndërtohet një ekonomi tregu pran-daj duhen gjetur. Zgjidhje juridike Themelet në jetën shoqërore, ekonomike e politike fillojnë nga ligjet. Pra problemi kërkon në radhë të parë një zgjidhje të mbështetur në baza të shëndosha juridike. Dhe sa herë që përmendim ligjet mirë do të ishte të bënim pyetjen? Si e ka zgjidhur këtë problem bota? Ndryshe zgjidhjet «origjinale» shqiptare mund të ndëshen në kundërshtime të pa kësaj natyre? Nga sa kemi pasur mundësi të vëzhgojmë del se në parashikohen një varg masash me karakter mbrojtës, për të drejtat e punëtorëve e nëpunësve në fushën e marrëdhënieve të punës, të detyrueshme për t’u zbatuar si nga ndërmarrjet shtetërore ashtu dhe ato private. Si pjesë të programit social Komisioni i Komunitetit Evropian ka miratuar 47 direktiva, të cilat, përveç sa më lart prekin edhe aspekte të tilla si ndalimin e punës natën, dhënien e të gjitha të drejtave punëtorëve të përkohshëm, detyrimin e drejtuesve të firmave për t’u konsultuar paraprakisht me punëtorët para se të merren vendime të rëndësishme, siç janë ato për mbylljen e fabrikave etj. Përkatohen edhe sanksione të rrepta, kur shkelen nga dy palët: drejtuesit e punëtorët. (Madje kjo mund të jetë një nga arsyet që në Evropë e më gjerë- (Vijon në faqe 2)

KRONIKË PARTIE Takim me përfaqësues të PASOK-ut të Korufuzit

Në kuadrin e zgjerimit të marrëdhënieve me partinë e PASOK-ut, një delegacion i komitetit drejtues të PS rrethit të Sarandës organizoi ditë më parë një takim me përfaqësues të PASOK-ut në qytetin e Korfuzit. Në këtë takim të ngrohtë, sekretari i parë i PASOK-ut për Korfuzin, Andrea Lanjaj, si dhe kryetari i komitetit drejtues të PS të Sarandës, Astrit Llanaj, si dhe zëvendësit e tjerë që morën pjesë, shkëmbyen mendime dhe përgjegjësi për punën që bëjnë këto dy parti në kushtet e të qenit në opozitë. Përfaqësuesit e PASOK-ut folën me transparencë e mjaft dashamirësi. Në përgjigje të kësaj vizite, erdhën në qytetin e Sarandës ditën e martë zotërinjtë Jorgo Kaluhli, sekretar i PASOK-ut për Korfuzin dhe Jorgo Zhupa, veprimtar i njohur i kësaj partie. Edhe në këtë takim u përcual mesazhi i ngrohtë e vëllazëror midis këtyre dy forcave politike si dhe u rrahën mendime për thellimin e zgjerimin e kontakteve. Korresp. i «Zërit të popullit»

Ata nuk kanë zë të protestojnë

NJË KUJTESË NË PRAG TË 5 MAJIT Martirët kanë qenë ndërgjegjja kombëtare, krenaria dhe dinjiteti i kombit. Sot, më tepër se kurrë e kemi të nevojshme që t’i kujtojmë, sepse me kujtimin e tyre i tregojmë botës dhe Evropës se jemi një popull liridashës, krenar e me kulturë. Por fatkeqësisht shumë ngjarje të këtyre ditëve të fundit tregojnë se diçka nuk «funksionon» në rregull. Çdo ditë e më shumë dëgjojmë për protestat e veteranëve të luftës për lapidarët e shkatërruar dhe hedhjen e pllakave përkujtimore të thyera e të shkatërruara. Është fatkeqësi që ne nuk po i ruajmë dot ato simbole që janë pjesë përbërëse e historisë dhe e ndërgjegjes kombëtare. Por nëse kështu fjalë për lapidarët dhe pllakat përkujtimore, përdor fjalën fatkeqësi që nuk po i ruajmë dot, kur është fjala për një muze dëshmorësh që është ajrosur e shkatërruar dhe që ndodhet në mes të një qyteti me kulturë që në kohët antike, në këtë rast kemi të bëjmë me një turp të madh. E kam fjalën për muzeun e dëshmorëve të qytetit të Durrësit. Vite më parë ishte një nga vendet më të vizituara, edhe nga turistët që shprehnin me këtë rast edhe simpati dhe respekt për historinë tonë të Luftës së Dytë Botërore. Po sot? Vaj medet. Nuk është e nevojshme të futesh brenda për të gjykuar, sepse një përfundim përqiptas mund ta nxjerrësh edhe duke parë nga jashtë. Dera kryesore e lulishtes që ishte dikur sot nuk ekziston më, po kështu edhe kangjellat rrethuese anësore, të cilat mesa duket janë përdorur për elementë ndërtimi në garazhe. Nuk mund të flas për lulishten që ishte dikur, pasi kjo do të dukej një luks i tepërt dhe i panevojshëm. Por muzeu duhet parë edhe nga brenda. Duhen parë edhe shenjat e lëna edhe pllakat e mermerit, të hequra, edhe fotografitë të dëmtuara. Mungon plotësisht ndriçimi. Gjithçka është e ndotur etj. A nuk duhet thirrur fort: Stop! Ndal njerëz të mjerë këtyre veprimeve keqbërëse. Dëshmorët e Luftës... (Vijon në faqe 2)

Hapësirat jetike të bankës

REFORMA: e vetmja alternativë zhvillimi Hapësirat jetike të bankës - Diskutim në emër të grupit parlamentar socialist mbajtur nga deputeti Anastas Angjeli - Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste duke sjellë këtu shqetësimin e popullsisë fshatare, të bujqve individualë dhe atyre të porsaardhur organizuar në shoqata kërkon që të ruhet një status i Bankës Bujqësore. Me propozimin që bëhet në këtë projektligj për të shfuqizuar ligjin mbi bankën bujqësore fshatarët shqetësohen do të vihen përballë konkurencës njësoj me qytetarët çka nuk është e mundur, as e drejtë dhe as ekonomike. Në këto kushte si alternativë zgjidhje të kësaj çështje mendojmë që ose të mos shfuqizohet ligji ekzistues mbi bankën bujqësore e miratuar para pak kohësh ose në këtë projektligj të përcaktohet me nen të veçantë statusi i funksionimit të saj veçanërisht, për kreditimin e bujqësisë. Fati i reformës ekonomike në Shqipëri, tashmë të pranuar nga të gjitha forcat politike varej edhe nga fakti nëse kjo reformë do të lihet spontaneitetit apo do të futet në rrugën e vet ligjore të zbatimeve praktike reale. Është kjo arsye që projektligji paraqitet... miliardë lekësh, në borxhin e jashtëm rreth 503 milionë dollarë, me hedhjen në qarkullim prej 1 janar 1991 deri më 31 Mars 1992, 2,3 herë para qarkullim të tepër se sa gjithë paraqitja e hedhur prej vitit 1945 - 1990. E pse jo dhe në deficitin buxhetor që kanë 6,5 miliardë lekë, si dhe në ndërtor veprim tjetër (që ndoshta vetëm dëshira mund të ketë qenë e mirë) siç është rasti i konvertimit të llogarive në lekë të disa klientëve privatë me kurs të favorshëm pak kohë më parë, me rreth 400 mijë dollarë, ndërkohë që ato mund të përdornin për të zgjedhur halle të tjera të popullit. Ndërsa problemi i zgjidhjes së çështjes së borxheve që paraqitet në relacion përmes krijimit të Agjencisë së Borxheve përbën vetëm një zgjidhje teknike, të nevojshme, por që në fund të fundit ky është një transferim nga një xhep në tjetrin. Përseri ai është dhe dhe do të jetë borxhi i brendshëm dhe i jashtëm i Shqipërisë, i këtij populli të cilit do t’i kërkohet ta paguaj. Së katërti, në përputhje me objektivin e shërbimit të shtetit nga ekonomia, ky ligj do të sigurojë edhe pavarësinë e nevojshme të bankës nga shteti, dhe në rritje të saj nga parlamenti, çka do të thotë edhe një farë transferimi të përgjegjësisë prej të gjitha forcat politike varët edhe nga fakti nëse kjo reformë do të lidhet spontanisht apo do të futet në rrugën e vet ligjore dhe të zbatimeve praktike reale. Është kjo arsye që, projektligji që paraqitet për shqyrtim e miratim ka një rëndësi të veçantë për fatet e reformës, bile nuk do të nguroja të thoja se është “Thembra e Akilit” të kësaj reforme. Pse është i domosdoshëm shqyrtimi dhe miratimi i këtij ligji: Së pari: është pikëpamje për të çpleksur zinxhirin ekonomik tashmë të ndryshuar në çdo hallkë, pra ndryshe reforma do të mbetej e bllokuar. Së dyti: miratimi i projektligjit mbi Bankën e Shqipërisë jep mundësi për realizimin e një objektivi të madh të reformës, të asaj shkëputje të shtetit nga ekonomia që pritet të bëhet. Së treti: Nuk do të lejojë më Bankën të bëhet ortak me kërkesat antireformë, dhe me veprimet e cilat në vend të ndihmojnë në frenimin e krizës kanë ndikuar në keqësimin e saj. Mjafton të kujtojmë se krahas faktorëve të tjerë objektivë, mungesa e ekzistencës së një ligji të tillë lejoj që organet tona bankare, me veprimet e tyre, të bëhen ortak në borxhin prej rreth 9 miliardë lekë që ndërmarrjet e ish kooperativat bujqësore i detyrohen bankës, në kreditë e pa kthyera prej 4,6 transferim nga një xhep në tjetrin. Përse ai është ta paguaj. Së katërti, në përputhje me objektivin e shkëputjes së e nevojshme të bankës nga shteti, dhe varësinë e saj nga parlamenti, çka do të thotë dhe një farë transferimi të përgjegjësisë prej qeverisë dhe bankës drejt Parlamentit për çështje të tilla kardinale që kanë të bëjnë me hedhjen e parasë në qarkullim, kërkesat për paga etj. Më në fund, do t’i hapë rrugë bashkëpunimit në institucionet bankare ndërkombëtare, kaq të nevojshme sot për ekonominë tonë. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste me shqetësimin dhe kujdesin e nevojshëm e ka studjuar projektligjin për Bankën e Shqipërisë dhe për Sistemin Bankar në Shqipëri që do të diskutohet më pas. Ai përmes përfaqësuesve të vet në Komisionin Ekonomik të Financës dhe Asistencës Sociale ka shfaqur konsideratat e tij të përgjithshme dhe në veçanti për nen, të cilat për projektligjin mbi Bankën e Shqipërisë që po diskutojmë sot. Përgjithësisht ka rënë dakord me përfaqësuesit e grupeve të tjera parlamentare dhe specialistët e Bankës dhe janë marrë në konsideratë mendimet dhe vërejtjet e dhëna. Sugjerimet e grupit parlamentar të PS rreth (Vijon në faqen 3)

Alarizëm me djersën e popullit

TRANZICION I VESHTIRE A do t’i kthehet popullit çfarë ju muar? Nuk e dimë aftësinë e teorisë se-1 ekonomia në zero. Ndofta nuk ekziston fare, por u emërtua kështu për të justifikuar veprimet vandaliste në atë periudhë njëvjeçare kur ligji mbeti një iluzion. Ndofta autori qëndron anonim e vështroi si Neroni gjëmën e veprës së tij. Ne mendojmë se disa nga viktimat e regjimit të kaluar (themi disa, pasi shumica e tyre kanë qëndruar si patriotë të vërtetë) me mjaft veprime në këtë vit kaosi u kthyen në debitorë ndaj shoqërisë së sotme. Por le t’i justifikojmë për një moment ata. E keqja qëndron më tej, anarkinë e shfrytëzuan dhe të tjerë, ndaj të cilëve e kaluara nuk ka asnjë detyrim, për të mos thënë se shumë prej tyre qenë ndër të privilegjuarit. A ra gjithçka në zero? Jo. U shpërbënë kooperativat bujqësore. Kjo qe dhe dëshira e popullit. E keqja vazhdoi me shkatërrimin e tyre. Në emër të luftës kundër komunizmit, vodhi kush mundi. Pronarët e tokave ku qenë ndërtuar magazinat, stallat, zyrat, deri furrat e kopshtet - qerdhet - muarën dhe gurin e fundit të themelit. Ndonëse aty ishte materiali zvar djersa e të gjithëve. U bë kjo me pretekstin se “janë ndërtuar në truallin tim”, sikur pronarët e tjerë tokën e tyre e cuan në hënë për 40 vjet. Ndër më të “zotët” spikasin gjithashtu kryetarë kooperativash e këshillash, brigadierë, vete-

Shans për ecurinë e reformës ekonomike

Ekuilibër social: Ekuilibër sociale: Shans për ecurinë e reformës ekonomike Plotmëria e programeve qeveritare dhe efikasiteti i tyre vërehen jo pak nga shkalla e harmonizimit të të gjithë faktorëve ekonomikë e politikë me afo sociale e humane. Në këtë rafsh, mendoj se do të gjykohet edhe programi i qeverisë së tanishme, madje do të shtohej se në dimensionet humane të tij, ca më shumë, për vetë faktin se çdo njeri përthen të gjitha ndyrshimet politike e ekonomike që përcillen. Pas ngjarjeve të dhjetorit 90 dhe vendosjes së pluralizmit, Shqipëria po ballafaqohet me një varg problemësh e vështirësish, të cilat për fat të keq kanë krijuar situata serioze. Njerëzit po konfrontohen me një realitet të ri, me shqe-tësime e deziluzione të panjohura më parë. Veçanërisht euforisë dhe dëshirës për ndryshime të shpejta në standardin e jetesës dhe galopit drejt Evropës, po e zë gradualisht gracka e pamundësisë së sigurimit të mjeteve që disponojnë një jetë normale. Kjo ka krijuar tek mjaft njerëz shpërthyer e pasigurie me efekte psikologjike negative. Mjafton të shohësh se si një numër i madh prej tyre nuk arrijnë të paguajnë shpenzimet për bukë apo ushqime të tjera, a mos vallë e kanë vetëm nga … [pjesë e palexueshme] … ta krahasojmë me njeriun me xhepat e mbushura me para, me inflacionin, që rreket par dyqaneve me mallra të huaja, të një cilësie të dyshimtë, por që nuk i bën dot, megjithëse janë të nevojës së parë. Kjo situatë me sa duket do të rëndohet më tepër. Garanci për këtë është aplikimi i mëtjshëm i terapive së shokut, që është prezent në programin e qeverisë, por që nuk emërohet me termin e vërtetë, për të mos ngjallur kujtimet e hidhura të vitit të kaluar. Megjithatë çdokush e kupton se në mungesë të termit, është po ashtu strategji e po ato objektiva të cilat janë idem me ato të diktuara nga organizmat financiare ndërkombëtare e të zbatuara në vitet 60-70 në vendet e Amerikës Latine dhe tash në vitet 90 në pak ndry-shime edhe në disa vende të Evropës Lindore. Zbatimi i parimeve dhe i mekanizmave të tregut të lirë, i praktikave të drejtëve të hapura, siç pretendohet në program, do të mundësojnë një shtresë të caktuar shoqërore, sigurisht me numër të kufizuar, të pasurohet më shpejt, duke përdorur rrugët e shpejta al dike përdorur maksimal duke filluar nga faza latente të sh-… te bankarë nëpërmjet bankave. … lot [teksti i prerë/paqartë] sot, sistemit tonë të drejtimit, të financës, të kontrollit, të doganës, korrupsionin e segmenteve të veçantë të aparatit administrativ shtetëror etj. Për pasojë, do të thellohet hendeku në mes një mase njerëzish që tash mund të quhen milionerët tash dhe qindra e mijëra njerëzve punëtorë fshatarë nëpunës, shkencëtarë, rruga majore e të cilëve të paktën për 2-3 vitet e para, deri sa të ndjehen ndryshimet e premtuara, do të lëvizë nga 10-40 dollarë. Në programin e qeverisë së shprehur së më parë, të Z. Meksi, përmendet shifra 114.000 vetë të cilët pagu-hen me 80 për qindshin e familshëm komunist, i cili vazhdon të jetë një lak në fytin e ekonomisë dhe pa dyshim edhe një valvul si-gurimi për të shfryrë tensionet sociale në këtë periudhë të vështirë. Heqja e 80 për qindshit si një masë drastike dhe e duhur e qeverisë për shëndoshjen e ekonomisë, do të çojë me siguri numurin e të papunëve në dhjetra mijë. Po kur procesi i privatizimit së bashku me atë të falimentimit të disnorsureve të industrialë, të kalojë nga faza latente në atë kri-shendo, sa do të arrijë numri i të papunëve, i llogaritur për vite dhe për gjithë legjislaturën bashkë? Sa do të paguhet asistenca për të papunët dhe çfarë mund të sigurojë ai për veten dhe fëmijët e tij, kur çmimet e mallrave të konsumit jetik nesër do të liberalizohen? Shifra për këtë në program mungojnë dhe duket se llogaritë do të bëhen gjatë rrugës me idenë «shohim e bëjmë». Siç vërehet, duke patur alergji të fortë ndaj përqindjeve të rrugës së mbulllakosura mirë dhe krahasimeve me 38-tën apo 60-tën qeveritarët e rinj, nuk e kanë të arsyeshme të rendosin programin me shifra. Kjo ka bërë që ky të jetë programi më prozaik që është paraqitur ndonjëherë në këtë sallë. Në program fletët pa mjedhshje për gjendjen katastrofike të ekonomisë dhe njeriu të thjeshtë i këshillohet durim dhe stacizem për të përballuar tranzicionin e vështirë. Dhe njeriu i thjeshtë nuk e ka të zorshme të dallojë ndryshimet e koloritet nga rozë, në të zezë, të programit elektoral të Partisë Demokratike me atë të qeverisë së dalë prej saj, brenda një intervali 2-3 mujor. Si ilustrim i kësaj është kap-të [pjesë e palexueshme] përkrahjes sociale, ndër më të mjegulltit në program. Dhe s’ka të jetë ndryshe. Hartuesit e tij e kanë patur më të lehtë të gjejë (Vijon në faqen 3)

Një kalë për të hedhur lumin ...

Qeveritari përballë politikanit Parmbremë dëgjuam në televizion z. Blerim Çela të angazhohet seriozisht për të kryer një kontroll «sic e do populli». Ata, «maskarenjtë» (zhargoni është i tij), të gjejnë vend ku të futen. Bukuri, në se ligji është baraz «popull», dhe deri sa «maskarestë» vazhdojnë të mos jenë pjesë e tij. Por një pyetje ngacmon «të-lin» e arit, aq tingëllues për veshin e njerëzve sot. E, pra, me hajër! thashë. Po dale! 270 tonët florit që kish deklaruar Z. Çela, në parlament po firak-seshin, si në ato ëndërrat e luga. U lehtësuan e u larguan e jo pak për 10 herë. Katandisën 27 tonë. Arsyet? Kryetarët e degëve të punëve të brendshme paskëshin pasqyruar shifra të fryra për të vjelë dekorata. Blerimi atëherë ky-të nuk e dinte absolutisht por e mësoi nga ministri i Brendshëm. Unë korrigjoja shpresat 10 herë. Kaç është hamendja e një krejt e pafajshme e z. Çela. Unë i besoj asaj për inerci të së parës. Kështu thonë politikanët kur vijnë në pushtet korrigjojnë shpresën, z. Blerim I duhej një kalë hua... për të hedhur lumin e madh të premtimeve. Televizioni, si gjithnjë zemërgjerë. Megjithatë problemi nuk duket i pashpresë. Në takim me z. Megou që «di tërë Bankat e Zvicrës» dhe z. Megrou që «di tërë Bankat e Zvicrës». Dhe, ja, pra z. Megou nuk është anonimi e as na ka braktisur. Përkundrazi, z. Blerim na dha një fakt më shumë që ai prekupoket ser-tosht për zgjidhjen e hall-reve të mëdha të Shqipërisë. Ishallah në Zvicër nuk kanë traditë për spektim me 10-të. SHKELIM DEVOLLI

Fati i reformës ekonomike në Shqipëri, tashmë të pranuar nga të gjitha forcat politike varët edhe nga fakti nëse kjo reformë do të lidhet spontanisht apo do të futet në rrugën e vet ligjore dhe të zbatimeve praktike reale.

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme

Deklaratë e zëdhënësit të Ministrisë Punëve të Jashtme

Këto ditë qarkullojnë zëra të ndryshëm se me rastin e festës së Pashkëve do të hapet kufiri shqiptaro-grek dhe se qytetarët shqiptarë mund të shkojnë tek të afërmit e tyre në Greqi dhe të kthehen grekë tek të afërmit e tyre në Shqipëri për të festuar Pashkët. Këto zëra nuk kanë asnjë bazë dhe janë thjeshtë thashetheme që dhe përhapen me qëllime të caktuara dhe për të krijuar konfuzion në zonën kufitare ndërmjet dy shteteve. Kalimi në pikën e kufirit do të bëhet si zakonisht vetëm me pasaportë dhe vizë të rregullt të lëshuar nga organet kompetente të dy vendeve. Tiranë më 24.4.1992. (Vijon në faqen 2)