26/04/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 prill 1992

PARTIA SOCIALISTE – FORCË E AFTË PËR TË PËRBALLUAR DETYRAT DHE SFIDAT E KOHËS

- Thirrje e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste për mbajtjen e kongresit të parë të saj - Më 20 qershor do të mbahet në Tiranë Kongresi i Parë i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kjo do të jetë ngjarja më e rëndësishme në jetën politike dhe organizative në njëvjeçare të Partisë sonë të re. Kongresi do të analizojë gjithë punën e bërë gjatë një viti të ekzistencës së saj, do të përcaktohet përfundimisht profili eurosocialist e demokratik i Partisë, roli i saj i pamohueshëm në tërë ecurinë e proceseve demokratike progresive. Kongresi do të mbahet në një situatë të veçantë si për vendin ashtu edhe për vetë Partinë Socialiste. Verdikti i zgjedhjeve pluraliste të 22 marsit e kaloi Partinë Socialiste në opozitë, gjë që duhet kuptuar drejtë e thellë nga të gjithë. Ka rëndësi kjo edhe për t’u ndërgjegjësuar cilido me këtë fenomen e normalitet që kërkesa së pluraliste ku kemi hyrë, edhe për të analizuar e kuptuar sa më shkencërisht për shkaqet, faktorët e rrethanat objektive e subjektive, të brendshme e të jashtme që e kaluan Partinë Socialiste në opozitë. Është rasti që çdo organizatë e forum të analizojë me objektivitet, guxim e pjekuri punën e vet e të secilit, të çdo anëtari të Partisë, të evidentohen vetitë e cilësitë e mira si dhe të metat e gabimet në çdo hallkë, të thuhet ato hapur kudo e ndaj cilitdo me qëllim që të bëhen mësim për sot e për të ardhmen. Kryesorja është të mësojmë e të përgatitemi më mirë për detyrat dhe sfidat e së ardhmes. Kryesorja është që me angazhimin e përkushtimin e të gjithëve, veçanërisht të më aktivëve e më të përgjegjës, të intelektualëve e specialistëve të shumtë që militojnë në PS të ndërtohen strategji e taktika të qarta, largpamëse e shkencore për të kryer me sukses rolin e vërtetë të partisë opozitare, që mbron alternativat e veta për transformimin e gjithanshëm të shoqërisë shqiptare në dobi të shumicës. Partia Socialiste i ka të gjitha forcat, mundësitë dhe aftësitë ta kryejë me nder këtë mision, në situatat e reja. Ajo lindi në valët e demokratizimit të thellë që përfshinë tërë vendin, si rezultat i domosdoshmërisë së ndryshimeve esenciale në strukturën e superstrukturën shoqërore. Ajo u krijua jo për kolltuqe e pushtet partiak, por si përpjekje dhe mbartëse e asaj lëvizjeje bashkëkohore të shoqërisë shqiptare që mbron interesat e njerëzve të punës e të prodhimit dhe flamurin e saj drejtësinë socialiste, humanizmin, solidaritetin shoqëror në kushtet e ekonomisë së tregut. Këtij qëllimi i këtyre aspiratave iu kushtua ajo gjatë vitit të parë të jetës së saj, si me programin demokratik, të niveleve më të përshtatura të së majtës evropiane, ashtu dhe me veprimtarinë e saj të gjithanshme, me vizionet e qarta e me përkushtimin në përballimin e vështirësive e të problemeve të shumta të tranzicionit të dhimbshëm. Fakti që si rezultat i zgjedhjeve të 22 marsit Partia Socialiste kaloi në opozitë, nuk çënon asgjë, as esencën e saj si forcë politike e së majtës, kuptuar vendin dhe rolin e Partisë e i politikës partiake në kuadrin e shtetit juridik e të shoqërisë demokratike pluraliste; kur me menduri, aftësi e përkushtim dhe organizatë bazë e forum, nga baza në qendër, të gjejë pozicionin e tyre, të veprojnë e të afirmohen si forca konstruktive, që nuk s’tepën e s’mbylllen në vetvete, por gjejnë vendin e tyre dhe dinë të marrin iniciativën. Iniciativa merret e fitohet atë ku janë problemet, hallet e gjithçka që kërkon studim e rrugëzgjidhje, efektive. Iniciativa fitohet kur, edhe nga pozitat e opozitës, di të mbështetësh e të përkrahen gjithëshka është në favor të reformave të zhvillimit, të demokracisë, e të lirisë, e ndërkohë, kur i kundërvihesh me forcë, me argumente, me rrugë e mjete demokratike gjithçkaje që s’është në përputhje me demokracinë, gjithçkaje që bie ndesh ose cenon rendin interesat, aspiratat dhe shpresat e njerëzve. Iniciativa merret me mendimin dhe veprimin e mençur e të suksesshëm në Parlament e në këshillat rajonale e lokale, me kontributin për projektligje, vendime e dekrete sa më demokratike në të gjitha hallkat e nivelet e pushtetit; me angazhimin serioz në zgjidhjen e tërësisë së problemeve të përditshme dhe të perspektivës në fshat e në lagje, në zonë, në rreth e në rang vendi. Partia Socialiste i ka forcat, i ka njerëzit dhe përvojën ta kryejë me mirë këtë mision. Grupi i saj parlamentar, prej 38 deputetësh, ndër specialistët e intelektualët më të mirë, më të aftë e të përkushtuar, po luan e me siguri do të luajë një rol të rëndësishëm e aktiv në jetën e parlamentit e të vendit. Elemente të tillë, specialistë, punëtorë bujq, të rinj e veteranë Partia Socialiste ka me mijëra në qytete, në zona e fshatra, në institucione, dikastere, ndërmarrje. Le të angazhohen ata kudo ku punojnë e veprojnë, le të përcaktohen forma organizimi e aktivizimi nga më të larmishmet, pranë Komiteteve Drejtuese të PS, në rrethe, rajone e zona me qëllim që të përpunojmë programe veprimi, projekte dhe të ndërmarrim iniciativa me interes për vendin e për demokracinë në Shqipëri. Partia Socialiste do të fitojë besimin e autoritetin që i takon jo vetëm me frymën dhe vizionet e saj demokratike e bashkëkohore, por sidomos me angazhimin konkret, me zgjedhjet e alternativat konkrete, me kontributin konkret për demokracinë në tërësi, për mbrojtjen e interesave të masave, sidomos të punëmarrësve, të paprivilegjuarve. Forca të tjera politike, madje një bllok i tërë forcash politike të së djathtës e aleatë të së djathtës, do të vazhdojnë ta sulmojnë e akuzojnë Partinë Socialiste me qëllim që ta denigrojnë, ta mpijnë, ta bëjnë inaktive e inerte. Ne u mësuam tashmë me këtë luftë e cila, në shumë aspekte është mjet e kusht për ekzistencën e fatin e njëres ose tjetrës forcë politike. Përgjigja më e mirë dhe politika më e mirë është afirmimi i përditshëm i PS si forcë demokratike e angazhuar seriozisht për demokracinë, prosperitetin dhe lirinë politike, ekonomike e sociale. lirinë politike, ekonomike e sociale. E për këtë çdo organizatë – bazë e çdo specialist duke gjallëruar vetveten, duhet të dalin parashtruar “jashtë vetes”, larg punës së mbyllur, larg formave e metodave të mbyllura e sekretore të së kaluarës. Është e domosdoshme lidhja me masat, hyrja njerëzore në shqetësimet e preokupimet e punëtorit e të fshatarit, të rinisë e intelektualit, të veteranit, gruas e ushtarit. Ne jemi nga radhët e tyre dhe dhe me alternativën tonë politike mbrojmë e shprehim interesat e aspiratat e tyre. Ata me siguri na kuptojnë dhe nesër do të na kuptojnë e besojnë më shumë. Ndaj është e domosdoshme të ëndërrojmë sa më pranë, me ta e problemet e tyre, dhe së bashku të ndërtojmë punën e përditshme, të saktë e të nesërme. Nga radhët e tyre, veçanërisht nga rinia, që përqafon alternativën e socializmit demokratik europian, duhen shtuar edhe anëtarë të Partisë Socialiste. Puna e mirë e këtyre 3-4 muajve të fundit, kur radhët e PS janë shtuar me rreth 5000 anëtarë të rinj, kryesisht nga Forumi i Rinisë Eurosocialiste, intelektualë, punëtorë e fshatarë, le të vazhdojë edhe më tej. Ky do të jetë një sukses tjetër i Partisë e i Kongresit të saj të parë, do të jetë ndërkohë një tregues tjetër i afirmimit të PS si forcë e madhe, me të ardhme e rol të padiskutueshëm në të gjitha proceset e transformimit demokratik. Gjallërimi dhe afirmimi dinjitoz i Partisë për sot e të ardhmen e— (Vijon në faqen 4) ta kryejë misionin e saj në opozitë. Kjo kërkon përkushtim, ndershmëri e këmbëngulje për ta forcuar e konsoliduar Partinë. Periudha e gjerë në Kongres le të kthehet në një periudhë gjallërimi e freskimi të të gjithë punës e radhëve të saj.

Federata Sindikale e Pavarur e Minatorëve, Gjeologëve e Pasuruesve të Shqipërisë pranohet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Minatorëve

Sipas Federatës Sindikale të Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve e Pasuruesve të Shqipërisë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Minatorëve z. Alen Simon me telefax nga Parisi ka dhënë këtë njoftim përmjetet e informacionit në Shqipëri: «Kam kënaqësinë t’ju informoj se Komiteti ynë Ekzekutiv i Mbledhur më datë 14-15 Prill 1992 në Bordi të Francës shqyrtoi kërkesën e Federatës Sindikale të Pavarur të Minatorëve, Gjeologëve dhe Pasuruesve të Shqipërisë për anëtarësi. Pas diskutimesh, me më shumë se 2/3 e votave pro, ai që sot e tutje zyrtarisht është anëtarë e Organizatës Ndërkombëtare të Minatorëve. Njëkohësisht Kryetari i Shqipërisë, Zoti Mexhit Zogu, zgjidhet Anëtar i Komitetit Ekzekutiv. Federata juaj e Minatorëve radhitet e 45 midis vendeve të tjera anëtare dhe, në bazë të parimeve e normave të statutit, minatorët Shqiptarë gëzojnë të drejta të barabarta me minatorët e vendeve të tjera anëtare. (Sipas ATSH-së)

Njoftim i zëdhënësit të Ministrisë së Bujqësisë

Organizata Botërore e Veterinarisë (OIE) me qëndër në Paris, publikoi në dokumentet e saj themelimin e Komitetit Ballkanik të Bashkëpunimit Veterinar, duke e njohur këtë pjesë të Evropës në bashkëpunim ndërkombëtar veterinar. Komiteti u themelua në Tiranë dhe president i parë i tij u zgjodh Drejtori i Shërbimit Veterinar Shqiptar, Zoti Anesti Rako.

KRONIKË QEVERITARE

Në datën 25 prill 1992, nën drejtimin e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, z. Aleksandër Meksi, u mbodh Këshilli i Ministrave i cili shqyrtoi disa probleme të rëndësishme dhe duke marrë edhe vendimet përkatëse. Duke marrë parasysh raportet e reja politike të krijuara nga zgjedhjet e 22 marsit, si dhe bllokimin e punës në mjaft prej tyre, Këshilli i Ministrave vendosi ndryshimin e përbërjes dhe drejtimit të komiteteve ekzekutive të rretheve. Gjithashtu në mbledhje u diskutua mbi zbatimin e ligjit “Për privatizimin e ndërmarrjeve shtetërore”. Këshilli i Ministrave vendosi që deri më 30 maj 1992 të kompletojë këtë proces, për rishikimin e çmimeve e disporatave nga organet përkatëse. Qeveria mori në shqyrtim shkeljet dhe abuzimet e shumta që po bëhen nga ana e organeve të ngarkuara me dhënien e shehsheve të ndërtimit duke pezulluar përkohë— ... sish këtë veprimtari. Një çështje tjetër që u shqyrtua në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave ishte edhe krijimi i një grupi pune me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj të Financave dhe Ekonomisë për problemet e pronësive të organizatave politike e shoqërore. U shqyrtua edhe propozimi i paraqitur nga Ministria e Drejtësisë i cili do t’i dërgohet për miratim Kuvendit Popullor “Për një shtesë në ligjin nr. 7526, datë 3.12.1991 ‘Për marrëdhëniet e punës’”. “Për nevoja të veçanta që lidhen me përmirësimin në funksionet dhe strukturat e aparatit shtetëror për vënien në jetë të reformës ekonomike e politike për kalimin në ekonominë e tregut të lirë dhe vendosjen e shtetit juridik, organi kompetent ka të drejtë të transferojë nëpunësin në një vend tjetër pune brenda profesionit të tij ose ta kalojë në asistencë sociale”. (Sipas ATSH-së)

Njoftim i Akademisë së Shkencave

Sipas Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtari i kësaj akademie prof. Luan Omari, u zgjodh më 27 mars 1992 anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve me seli në Vjenë. Ky vendim i marrë nga Senati i kësaj Akademie u njoftua nga kryetari i saj prof. dr. Feliks Unger.

Tanke dhe makina të blinduara në rrugët e Kosovës

- Policia dhe ushtria serbe kërcënojnë se do të fillojnë luftën - PRISHTINË, 25 prill. Ndërsa Vushtri dhe nëntë në Podujevë, Mitrovicë dhe armë të tjera, artilerie janë vendosur në ndërtesa kryesore, në qendrat e policisë— PRISHTINË, 25 prill. Ndërsa Vushtri dhe nëntë në Podujevë, Mitralozë dhe armë të tjera artilerie janë vendosur në ndërtesa kryesore, në qendrat e policisë dhe institucionet e tjera. Grupe ushtarësh vëzhgojnë nga pozicione të ndryshme në Kosovë si gjatë ditës ashtu dhe gjatë ditës. Armët janë drejtuar kundër shtëpive shqiptare, ndërsa armët e pozicionuara në qytetet e Gjakovës dhe Prizrenit, të cilat ndodhen afër kufirit me Shqipërinë janë drejtuar kundër vetë Shqipërisë. Policia dhe ushtria serbe furnizojnë hapur serbët etnikë dhe malazezët me armë të lehta artilerie, ndërsa rekrutimi dhe stërvitja e bandave serbe vazhdon në hotelin “Grand” në Prishtinë. Fëmijët serbë dhe mal— ... Në ndryshme në Kosovë si gjatë natës ... vazhdon në hotelin “Grand” në Prishtinë. Fëmijët serbë dhe pleqtë po evakuohen ...

DEMOKRATET E AKSHAMIT

...Pas luftës shkoi nën aksionet e rinisë. Shpaloste flamurin: “Urraa - Fol këtu fol atje. Shoku Z. me pozitë. Një fjalë të mirë e tha: Një fjalë të mirë e thashë dhe unë se më lidhI plagën në demokraci.” U sajua biografia... «Dështaku» D. Agolli - Si kundër ha krimbi trëndafil e vetëm një kërcu me gjëmba, ashtu dhe ligësia njeriun i ha njerëzine dhe lë njëfarë kafshe N. Frashëri «Dështaku» Është e natyrshme në një shoqëri pluraliste lufta politike midis partive të ndryshme. Është normale dhe tregues i pluralizmit normal. Ashtu siç është e natyrshme që në kushtet e shumë partive të aderoësh atë ku dëshiron, atë ku gjen më mirë idealet e tua. Por po kaq normale është edhe qëndrimi dinjitoz i secilit pavarësisht nga partia ku aderon, që debatin politik, luftën politike nuk e ngatërron me shoqërinë, me miqësinë që nuk e barazon me zallëmi, qëndrën, bindjen me ziliinë, mirëdinë, ligësinë e karrierizmin, me traditën dhe vlerat e të qenit shqiptar. Demokracia është vepër e politikanit që di të shqetësojë me forcën e fjalës, por edhe e mendimtarit që di të shënojë peticetio me mençurinë e mendimit, vepër e politikanit që për një rreth vërtet të ndihmoj, për këshilla dhe për punë, dhe që — politikanët ... ... në flamurin e saj drejtësinë socialiste, humanizmin, solidaritetin ... aspekteve ... ku kushtet ajo gjetë vit të parë të jetës së saj, si me program demokratik, të niveleve më të përparuara nga esenca e saj si forcë politike e së majtës demokratike, as nga programi i përparuar, as nga interesat jetike të njerëzve që ajo shpreh e mbron. Në ditët që kemi përpara gjer në Kongres dhe vetë Kongresi, ashtu si dhe gjithë mbledhjet e veprimtaritë që do të zhvillohen nga baza në qendër gjatë kësaj periudhe, do të çarësohet më tej roli dhe vizionet e Partisë, do të rënjosin e saktësohen më tej bindjet për alternativën e socializmit demokratik. Këto do të na pajisin të gjithëve me strategji e taktika të tilla që Partia Socialiste të forcojë më tej besimin kudo ku e ka, ta fitojë atë ku e ka humbur dhe të luajë me sukses rolin e saj të domosdoshëm e jetik për demokracinë pluraliste në Shqipëri. Që të realizohen të gjitha këto, si dhe duhen interesat e demokracisë dhe të vendit, shpeshërojmë me të drejtë anëtarët, simpatizantët e PPSH-së dhe të gjithë njerëzit e ndershëm e demokratë, kërkohet punë pasionante nga të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PPSH-së, kërkohet përkushtim, ndërmarrje e këmbëngulje për ta forcuar e konsoliduar Partinë, për ta rritur atë si një forcë politike të aftë e solide, si një forcë serioze, të matur e thellësisht atdhetare. Periudha që nga Kongresi të gjithë punës e të gjithë segmenteve të Partisë. Është koha kur edhe njerëz të bashkëmoshës vërtet të mendësive të reja me nivelet më të përparuara e më reformatorë, kur pa hezitim duhet larguar gjithçka që mbart imazhe, praktikat e mendësitë e partisë-shtet; kur akoma më mirë duhet të afta intelektuale dhe nuk shikojnë interesat e partive, sa gjithëshërin ke ngritur lart, sa peticione ke firmosur apo në sa mitingje ke marrë pjesë. Demokracia është vepër e atyre njerëzve që rinovojnë dhe transformojnë e tyre e konsiderojnë pjesë të rëndësishme të veprimtarisë shtetërore e qytetare që e dinë mirë se mendësitë e së kaluarës të ngulitura për gjysëm shekulli nuk mund t’i heqësh nga mendja dhe nga veprimtaria partiake ashtu siç heq xhaketën nga trupi dhe e var në kremstar. E atyre që punojnë vazhdimisht për këtë, dëgjojnë kritikat dashamirëse të kolegëve brenda dhe jashtë partive, që reflektojnë çdo ditë që edhe kremstarët të mos rrijnë gjithmonë bosh. Njerëz të tillë në çdo parti që bëjnë pjesë shqiptarët e quajnë burra. Nuk e prish pluralizmin dy veçar ky vërtet shekullor i shqiptarëve, përkundrazi, e fisnikëron më tepër dhe e bën më origjinal. Këta janë demokratët e vërtetë. Aq më e domosdoshme bëhet kjo po të marrim parasysh faktin se në shumë parti politike gjen dhe një kategori njerëzish që përsëri shqiptari i ka stigmatizuar dhe i stigmatizon me një emër tjetër: kameleon. Këta janë demokratët e akshamit, të ngutësirës. Nuk i lind pluralizmi. Nuk e ka fajin ai. Fajin e kemi ne ish anëtarët e Partisë së Punës që nuk lirim mbledhje e konferencë, shkrim e artikuj pa folur «për njeriun e ri». Pluralizmi vetëm u korr maskën dhe i nxorri sheshit, duke i plotësuar me elementë të rinj. Ishte paradoks ta nxirrje këtë konkluzion në kohën e monizmit, por kohën sot provoi se është e vërtetë. Një tip social. Kush është kjo specie, çak i është ngjitur si këpucësh demokracisë. Ja disa tipare të tij. Luftën të tjerët – përfitimet të tuat Si për herë dhe në luftën për demokraci, kjo shtresë u fut në mënyrë aktive kur fitimtarët i kishin më pranë kariklet parlamentare e ministriore. Preferon të mbajë gjallë monon e këtij fitimtarëve dhe nuk ka problem t’i ndërrojë atë, sa herë rrezikohet të mos jenë të tij. Një tip social i padëshiruar që shoqërinë, ... ... politike i ka vetëm karema për veten dhe interesat e tij dhe kur nuk ja plotëson këto, nuk të flet me gojë, të rri larg, s’të afrohet dhe të thurr intriga. Njerëz të tillë aderojnë nëpër parti politike jo për ideale sepse pluralizmi tregoi që ta s’kanë të tilla, por për një karri rrike, për një post dhe kur partia qe aderon nuk ua jep këto, s’lënë gjë pa thënë, i shajnë të gjithë, se gjoja u hëngrën hakun, etj, etj. Fër ata demokracia konsiderohet si pronë e tyre dhe kur ajo nuk u jepet se nuk u takon; nuk lënë gjë pa thënë. Ata flasin për çështjen kombëtare, gjoja mbrojnë emigrantët kur vënë në Zyçever apo Gjermani dhe kur nuk u japin shumë peshëshe kthehen në Shqipëri dhe s’lënë gjë pa thënë e pa sharë për ta. Njerëz të tillë flasin dhe cirren për shqiptarizëm, shajnë të djathtën se dhunoi traditat e shqiptar, se e izoloi nga bota ndërsa sot u ngjiten si mastikë të huajve në Shqipëri që t’i japin një karrike, që të japin një darkë në Dajt dhe si shpërblim të kësaj s’lënë gjë pa thënë deri në mobilizimin e qenies shqiptare. Dhe kur shokët i thonë ç’bën kështu, nuk i thuhen të gjitha të huajt, u përgjigjen me kapadillëk: «kini or të prapambetur, ku mereni vesh me gja pola, nuk o dëgjuat presidentin që tha se shqiptarë do të zërë kë poltikën e dyerve të hapura». Nuk është kjo politika e dyerve të hapura, nuk është kjo dalja nga ... (Vijon në faqen 3)

Lajme që na gëzojnë Gëzuar ditën e shenjtë të pashkëve!

ME RASTIN E DITËS SË SHENJTË TË PASHKËVE, GJITHË BESIMTARËVE ORTODOKSË, BRENDA DHE JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, JU UROJMË NGA ZEMRA: GËZUAR!