10/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 maj 1992

Çdo të bëjë qeveria e re?

BEJLERËT E PARË U NISËN PËR TË MARRË TOKAT Në fakt ata janë nisur qëkur. Janë nisur me premtimet që i kanë bërë dhjetëra të ndryshëm partiakë, janë nisur me programet e partive politike, deri tani në opozitë dhe tani të gjitha shpallen fituese. Janë nisur me peticionet që kanë bërë dhe letrat që kanë dërguar në instancat më të larta të shtetit. Mirëpo të gjitha këto nuk qëndrojnë të mjaf­tueshme. Sepse premtimet nuk mund të zbatohen aq lehtë, kur tani është ndarë më shumë se 95 për qind e tokave, kur tapitë po përgatiten e kanë filluar të ndahen. Sepse programet edhe ndryshojnë, e kur janë në të mirë të popullit ndryshojnë përherë. Sepse peticionet, fatbardhësisht, megjithë vëmendjen që po tregohet, nuk po i jepet ajo çka kërkojnë. Dhe kërkohet: rikthimi tek prona që kanë pasur pesëdhjetë vite më parë, tokat ata quhen me një emër të përbashkët, bejlerë dhe më mbiemra të ndryshëm. Shkak për këtë vëzhgim të shkurtër u bënë disa takime me njerëz nga fshatra të ndryshme. U bë edhe shqetësimi i tyre, se në Shkodër megjithë deklaratat e presidentit dhe të Qeverisë toka o nuk ndahet fare ose ish pronarët po shkojnë në sinorët e vjetër dhe dikush po mbetet fare pa tokë dikush tjetër me një pëllëmbë, po mbetet sa për të mbajtur frymën gjallë, disa, më të shumtët, në kuotat që ta takojë nga ligji i tokës e disa të tjerë (ish pronarët), shumë shpejt do të shfaqen si një herë e një kohë. Dhe rishfaqja e tyre është një nga shqetësimet kryesore që ndikon në mosndarjen e tokës. Në rrafsh Kullaj njëri nga ish pronarët i dërgon fjalë bujqërve mos të shqetësohen se ai do t’i bindet ligjit ndërsa ish pronari tjetër i kërcënon se në tokat e tij mos të guxojë të futet kush. Natyrisht ai kërcënimin nuk e bën në mes të fshatit, sepse enë nuk është zot e ende nuk është pronar si dikur, por efekti i lamit të tij është i ndjeshëm. Në Kosmaç po ashtu, zotërinjtë e Shkodrës, i thanin dikur, shkojnë të shikojnë se ku i kanë tokat. Në fshatrat e Pukës po kështu pronë komisionet e tokave, sepse më shumë po i bindën kadastrës shtetërore dhe kujtesës së të moshuarve. E kjo ka sjellë jo pak shqetësime. Fatbardhësisht, deri tani pa gjak në fshatrat që thamë, por me toka të shkreta, të pandara që ndoshta edhe këtë pranverë do të qëndrojnë si një vit më parë. Shqetësimet po rriten së bashku me to edhe një pyetje e fshatarëve: përse qeveria nuk po përcakton një afat kufi për ndarjen e tokave. Qeveria ka thënë se pas fitores do të vendosë rregull për një ditë a për një javë, por në fshat rregulli dhe qetësia nuk do të vendoset deri sa toka të jetë mollë sherri, deri sa vijat e ujit të jenë të prishura dhe në tokën e kërkuar, derisa pyjet të priten nga qytetarë që nuk u hyn gjemb në këmbë dhe ata që ishin zotër të tyre kanë shëtitur duke u prishur. Bejlerët e parë po nisen drejt ish pronave. Çdo të bëjë qeveria e re?

KRONIKË QEVERITARE

Shkurt Në takimin me një delegacion të Lidhjes Demokratike të Gucias Sh-iptare, Presidenti premtoi: - për marrjen e masave të menjëhershme për turnin e tretë. - daljen në pension të grave mbi 20 vjet pune. - mosliberalizimin e 2-3 artikujve kryesorë të shportës (Amvisat demokratike i kërkuan lehtësimin e shportës (?)). Presidenti i quajti këto kërkesa të drejta e të realizueshme dhe premtoi se do t’i ndjekë ato deri në zgjidhje. Në një takim me përfaqësues të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Kryeministri i Meksit i quajti plotësisht të drejta kërkesat e tyre për rishikimin e pagës.

Punë të mbarë Kongresit të rinisë eurosocialiste!

Sot mbahet në Tiranë, Kongresi i Parë i rinisë eurosocialiste shqiptare. Kjo është pa dyshim ngjarja më e rëndësishme dhe më e shënuar në jetën e këtij forumi rinor, i cili e nisi veprimtarinë e vet kater muaj më parë. Periudha që nga 15 janari, dita kur u mbajt Takimi i Parë Kombëtar e deri sot kur mblidhet Kongresi i Parë, ka qenë një periudhë pune intensive për rritjen dhe shtrirjen e Forumit në të gjithë vendin, për konsolidimin e tij me profilin e një organizimi vital e kompakt rinor. Nisma e gjashtë të rinjve të pasionuar për krijimin e Forumit Rinor Eurosocialist nuk qe një rastësi, por rrjedhë logjike e zhvillimeve në vendin tonë. Lëvizja studentore e dhjetorit 1990 përshpejtoi ndjeshëm tërë proceset demokratike në jetën e vendit. Ajo u bë pararojë e gjithë zhvillimeve të mëpastajme, nga e cila lindi si një dëgëzim i natyrshëm vetë lëvizja eurosocialiste e shumë vetë lëvizja e eurosocialiste rinisë. Një pjesë e rinisë, duke mos e gjetur veten në Forumet rinore partiake që ishin krijuar me urdhër nga lart u bë baza e fuqishme e Forumit Eurosocialist. Pjesëmarrja dhe shtrirja e të cilit u ndie shumë shpejt në tërë vendin. Takimet, bisedat, veprimtaritë e shumta që u zhvilluan në shumicën e rretheve, treguan realisht aftësinë e forumit, ç’ka bëri që në radhët e tij të vërshojnë një shumë të rinj e të reja. Mirëpo të gjithë këto nuk kanë qenë të lehta. Madje në disa raste kanë qenë të vështira. Mendësitë partiake, politizimet e skajshme, mëllëfet e shfrimet e disa gazetave, shpifjet e sharjet mbi organizimin e rrugës u sulën edhe e mbi Forumin, për ta vrarë atë që në nisje. Njërez të ndryshëm për fat të keq disa muajse, u kthyen në fjalë të keq nga fryma e formumit në shanë dhe sipas tyre o të gjithë, sepse PD-në s’ka ndryshe. Mirëpo edhe të gjitha këto nuk e frenuan për o e shumuan atë. Sot ata mblidhen në Kongresin e tyre të Parë. Për vetë ata, por edhe më gjerë, për të gjithë anëtarët e simpatizantët e Partisë Socialiste, për të gjithë njerëzit e ndershëm e demokratë, Kongresi përbën një ngjarje të shënuar. Vetë të rinjtë të cilët e kishin konceptuar me kohë Kongresin e tyre jo si paradë, por si takim pune, u shpërndanë si dallëndyshet anë e mbanë Shqipërisë. U bënë takime e aktive në rrethe, u bënë analiza, dhe ia sot... Ndjenja e përgjegjësisë, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre janë shembullore. Por një faktor i rëndësishëm suksesin në punën e tyre është edhe disiplina. Dhe kësaj ja kanë arritur në radhë të parë duke respektuar njëri-tjetrin, duke komunikuar shoqërisht e vëllazërisht dhe jo me urdhër. Duke i përshëndetur të rinjtë e të rejat eurosocialistë për punën e bërë, u urojmë sot në Kongresin e Parë për sukses e mëtejshme të ardhmen, në të mirë të rinisë, në të mirë të vendit e të demokracisë. Rinia eurosocialiste është e somja e bukur e Partisë Socialiste është e ardhmja e pastër dhe e sigurtë e saj. Le të shumohet ajo në interes të zhvillimit të mbarë të demokracisë së brishtë shqiptare, në emër të së ardhmes.

Në prag të Kongresit

PRIRJE PËR KONSOLIDIM E VETËVPRIM — Për gjashtë javë në prill e maj, 94 vetë, kryesisht në moshë të

9 Maj dita e fitores mbi fashizmin

Në rastin e 9 Majit, ditës së fitores mbi fashizmin, komiteti i veteranëve dhe komiteti drejtues i rrethit të Durrësit organizoi një manifestim pranë obeliskut kushtuar të rënëve në luftën antifashiste nacionalçlirimtare. Në këtë manifestim morën pjesë edhe veteranë, familjarë dhe ish të burgosur në këtë kamp. Nga ana e komandës ushtarake të PS të rrethit, vendosën një tufë me lule kryetari i komitetit drejtues të PS të rrethit, veteranët dhe deputeti Bardhyl Agasi dhe nga ana e komitetit të veteranëve u vendosën kurora me lule. Korresp. i «Zërit të popullit»

Në prag të Kongresit SOS

PRIRJE PËR KONSOLIDIM E VETVEPRIM Për gjashtë javë në prill e maj, 94 vetë, kryesisht në moshë të re, hynë në radhët e PS, disa prej të cilëve krijojnë organizata të reja. Krijohen rreth 23 degë të FRESSH në fshatra. — në moshë të re, hynë në radhët e PS, disa prej të cilëve krijojnë organizata të reja. Krijohen rreth 23 degë të FRESSH në fshatra. — Pas 22 Marsit nëpër shumë fshatra të Tiranës po vihet re një qëndrim i veçantë i simpatizantëve të PS. Shumë prej tyre marrin një vendim duke u nisur nga gjendja e organizatave. Disa simpatizantë, njerëz me bindje socialiste, kërkojnë veprim, kërkojnë angazhim, punë të frytshme me njerëzit, nuk pajtohen me tërheqjen, me praktikat e vjetra, me gjendjen e ndonjë organizate, pra, duan gjallërim të veprimtarisë partiake. Pikërisht për këtë në Kus, në Mihajas, Ibë e gjetkë, simpatizantë të tillë, në moshë të re, jo vetëm kërkuan dhe hynë në radhët e Partisë por krijuan edhe dhe organizata të reja socialiste. Ndërkaq, të shumtë kanë qenë gjatë kësaj periudhe të rinjtë që janë anëtarësuar në organizatat e Bërxullës, Çekrezës, Lugë-Shalqizës, Selitës, Sërmasit, Prikës, apo të ndonjë fshati tjetër, të cilët anëtarësimin e tyre e kanë kërkuar duke u nisur nga kërkesa e kohës për t’i ngritur organizatat në një nivel më të lartë, për t’i kthyer ato në grupe vepruese. Që të rinjtë nuk po pajtohen me ato organizata, të cilat, ende nuk ngrihen në nivelin e punës aktive, flet edhe fakti që në Prush, Pezë, Ibë e gjetkë, gjatë këtyre javëve, përbërja e organizatave është përmirësuar shumë me hyrjen në to të intelektualëve të fshatit nga fusha e arsimit apo nga sektorë të tjerë. 94 anëtarë të rinj, disa organizata, me të reja, anëtarësim. Në vijim 23 degëve të FRESSH në fshatra, ku të paktën 230 të rinjve të fshatrave janë shpërndarë 300 të rinjve në këto fshatra; shtrirja e degëve e Kasharit e Rrëmbit, Vraka, Baldushk e gjetkë, ku për më tepër ka fakti flasin për një veprimtari aktive të socialistëve në fshatrat e Tiranës. Por, në shumë prej fshatrave e faktet flet prirja që vihet re në këto fshatra, apo prirje, e cila, nuk i lë në pritje njerëzit me bindje socialiste, ajo prirje që nxit ata që të angazhohen duke u grupuar, të marrin pjesë gjallërimin e jetës politike në organizata për t’u përgjigjur konkurrencës politike të vendit, konsolidimit të alternativës socialiste në fshat. F. C.

Akaparuesit e mëdhenj

SI MUND TË VESH PASURI ME PARATË E SHTETIT Pak sqarim Keni vënë re disa «tregtarë» të vegjël anës trotuareve apo qosheve, që shesin artikuj të shportës apo mallra të tjera të një «cilësie të veçantë»? Me çmime të kripura, vërtet edhe sheqerin. Shumësh e më të lartë është çmimi për çdo artikull. «Afaristë të tillë shesin disa orë dhe ikin. Njerëzit thonë me të drejtë: kush i furnizon? Si dalin kaq lehtë në rrugën e madhe artikujt e paketë të «shportës» së vogël? Lexues i dashur, tregtarët hallexhinj, që faktikisht po i «qajnë» hallet me paratë tona, të papunë ose jo, «janë» 80 për qindesha të zakonshëm. Pas tyre janë akaparuesit e mëdhenj. Nuk mund të jetë i tillë kushdo. Duhet të kesh pozita, duhet pushtet, duhen miq të fuqishëm. Me shumë të tjerë, që e dëshmojnë, Sentenca «më mirë një mik se njëqind krushq» ruan vlerat dhe kur miku është ish-pushtetmbajtës afarist, por edhe më shumë kur është «mik - demokratik». Të themi tregtarët e rrugëve, që mund të humbasësh jo vetëm mendjen. Ku i kanë qëndrat akaparuesit e mëdhenj? Njëra prej tyre është një mijë në sektorin e Budacit, pranë Vermoshit. Të habit fakti se sa shumë janë «interesuar» në ndërmarrje për furnizimin e këtij sektori. 350 orë dore burrash shiten për 100 lekë. Miliona lekë të humbura nga ulja e çmimeve. Shtatë familje në Vermosh në dy muaj, janë «furnizuar» me 1700 kg makarona, 2778 kg miell, 10 tonë oriz, 14350 kg sheqer, 1 tonë e gjysmë qumësht pluhur, 4650 kg fasule, 2927 konserva mishi dhe 2317 konserva peshku, 11344 copë sapunë, 122 kg gjalpë, 1855 kg vaj, 5674 copë konserva komposto, reçel etj. Kush i akaparoon këto mallra? Përgjigje pasurimi nga NFP Shkodër! NFP Shkodër, ose ndërmarrja e furnizimit me ushqim për Punëtorëve. Labirinthi i parë: Ku janë furnizuar më mirë, në Vermosh apo në Nju Jork Dikur ndërmarrja e furnizimit me punëtorëve shtrihë që nga Koman deri në sektorët e sharrave në Vermosh. Të gjitha këto ndërmarrje të punëtorëve të këtyre zonave, tani ngjalleshin ashtu si një. Janë në trajtim? [Pjesë e prerë në fund të faqes] … 5674 copë konserva reçel e komposto etj. A nuk është ky furnizimi më i mirë, në bolë? Më i mirë se në qendër të Amerikës së bolëkut? Mirëpo këto familje as që i kanë parë këto mallra. Ata kanë «humbur» rrugës. Se ku, këtë e di magazinieri Gjelosh Marku dhe qëndron jashtë pas tij. Sepse, jam bindur se Gjeloshi ka «humbur» verë, kurse në fakt ka ajër. Verën e ka pirë të tjerë. Atëherë u shkua gjithçka në libra ushqimore, vetëm në ajër dhe pikërisht në kohë me mënjduar? të tërë njerëzve, para së cilës më një krah dhe në çdo sektor, duke pastruar me shpjegim të pasur? me të, nuk janë ... [e palexueshme] Të [prerë] kanë të jenë të mëdha, të pinë verën [e palexueshme] dhe të jenë të [prerë] në NFP-së e [prerë] [e palexueshme] … Labirinthi i [prerë] Në sektorin … [tekst i zbehur dhe pjesërisht i palexueshëm]

Prej disa ditësh qëndron e hapur në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës në Tiranë ekspozita e piktorit Ndini Bardhi. Kjo është ekspozita e tij e dytë vetjake ku janë paraqitur rreth 70 punime, kryesisht peizazhe. Natyra shqiptare me bukuritë e saj vjen në këtë ekspozitë dinjitoze plot kolorit e jetë. Pasqyrimi realist e i frymëzuar ua shton atyre vlerat. Vlen të theksojmë si më të arrira punimet në peizazh me pamje nga Vlora, nga Apollonia, pamjet nga Ardenica. («Rrugë në pyll», «Pog radeci», nga Apollonia, pamjet nga Ardenica, «Rrugë në pyll», «Vjeshtë» etj.) Piktori duke qenë me punë në Institutin e Monumenteve të Kulturës ka gjetur frymëzimin në atë trashëgimi të paçmuar kulturore po punon një ka krijuar në shekuj. Këtë profil të spikatur të tij, piktori do ta konturojë më mirë në të ardhmen, kur së shpejti do të çelë ekspozitë me punime vetëm nga monumentet e kulturës.

DREJT NIVELIT ZERO...

Kjo histori nuk është e sajuar edhe nuk ka të bëjë fare me emrat dhe personalitetin e personave që marrin pjesë në të. Është fjala për Universitetin Bujqësor të Tiranës, që në tri kohë të ndryshme, i ka ndërruar tri rektorë. Ka patur Rektorin e monizmit, të pluralizmit dhe të «demokracisë së vërtetë». Kuptohet që është e natyrshme që mund të ketë të patur edhe gjashtë, dhe asgjë të keqe nuk do të kish në këtë mes, por është një fakt i thjeshtë që të bën përshpytje: niveli shkencor i rektorëve nga njëri në vit; viti në vit: Rektori i parë, që sot është kryetar i një partie opozitare, ishte me gradën profesor doktor. Rektori i dytë, që sot është nga udhëheqësit e një partie më të pushtet, ishte me gradën docent. Rektori i tretë, apo rektori i «kohës së demokracisë së vërtetë» është me gradën shkencore Kandidat i Shkencave. Ky fakt ka ngjallur diskutime të ndryshme në qarqet shkencore të Universitetit. Të gjithë diskutojnë jo nga zgjedhja që është bërë tani, por nga fakti se çfarë do të ndodhë nesë largohet edhe rektori i ri. Mos vallë i mbetet që të jetë tri të jetë asistent? THOMA GJELIÇI

KRONIKË

25 nëntor 1991. Në konferencën e Parë të Partisë Socialiste të gjashtë të rinj studentë bëhen iniciatorë për krijimin e Forumit rinor Eurosocialist. 15 janar 1992. Në Tiranë mbahet Takimi i Parë Kombëtar i Forumit të rinisë Eurosocialiste shqiptare dhe fillon puna për shtrirjen e konsolidimin e tij në gjithë rrethet e vendit. Brenda muajit krijohen degët e FRESSH-it në shumicën e rretheve të vendit. Zhvillohen edhe takime në shkallë rrethi si në Pogradec, Dibër, Korçë, Berat, Durrës, Librazhd, Gramsh etj. Mars 1992. Zhvillohet në Tiranë Aktiv i rinisë së Kryeqytetit. Gjatë kësaj periudhe zhvillohen edhe disa takime të tjera pune në rrethe si edhe aktivitë i rinisë së shkollave të mesme të Tiranës. 10 maj 1992. Mbahet në Tiranë në Kongresi i Parë i Forumit Eurosocialist shqiptar. KOMENTAT [?] FRESSH. ATY TË D JES