19/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 maj 1992

NJERËZIT PRESIN DEMOKRACINË EKONOMIKE

Mbështetje e radhëve të punës, jo asistencës Ajo çfarë është arritur deri më sot në rrugën e demokracisë përbën padyshim një fitore të madhe e të padiskutueshme për popullin shqiptar. Diktatura komuniste i la vendin lirisë së individit, monizmi, - pluralizmit, pronësimi të drejtës për pronë, izolimi i la vendin hapjes e bashkëpunimit etj. Në se demokracia në aspektin e saj politik u sigurua, kjo njëkohësisht i ka çelur rrugën dhe demokracisë ekonomike, e cila me fund të fundit është më kryesorja. Njerëzit duan të flasin e votojnë lirshëm por dhe të ushqehen e vishen mirë, duan të punojnë për dhe të kenë mundësi të çlodhen e argëtohen, të lindin e rritin fëmijë të shëndetshëm e të kulturuar, pra të jetojnë siç jetojnë gjithë të tjerët. Përballë kësaj demokracie, jemi larg. Dhe natyrisht s’mund të jetë ndryshe. Atë askush s’e ka arritur menjëherë e me një vit. Shqetësimet që sot pushtojnë njerëzit është se rrugënisjet e krizës s’po ndalen. Stabilizimi i aq më pak rigjallërimi i ekonomisë së shkatërruar s’po nisin. E shqetësojmë s’po nisin, jo s’po arrijmë. Kjo s’mund të arrihet po s’filloi puna. E puna s’mund të fillojë pa ardhur lëndët e para. Në këto kushte kanalet e qarkullimit u mbushën me para duke shumefishuar e pak kohë shkallën e inflacionit, vrapi i të cilit s’mund të ndalet me masa anësore e administrative. Në këto rrethana ligjin e tregut nuk e bëjnë ato mekanizma që duhet të vënë në lëvizje ekonominë e tregut por boshatisja tej mase e tij, matrapazllëku dhe spekulimi. Reforma në fshat, pavarësisht nga ritmet e saj në ndarjen e tokës, s’mund të quhet kursesi e plotë. Deri më sot fshatari e ndjen veten krejt i parabështeluar, pavarësisht zotimeve e premtimeve elektorale. Mund të themi se e vetmja «mbështetje» në adresë të tij ishte ankandi i plehrave kimike. Ndaj fshatari ynë i rrënuar pret e pret shumë e shumë me tepër, që të gëzojë realist frytet e pronësisë mbi tokën. Përballë kësaj situate tej mase të rënduar, përpara kërkesës urgjente për të vazhduar e kryer reforma që ka ngelur, si i vetmi shpresë për të vazhduar e kryer reformën e reformën e reformën e ngelur, është vënë qeveria e Z. Meksi. Pavarësisht nga vështirësitë dhe barrët e rënda që i takojnë njerëzit sythe dhe shpresat te ajo i kanë. Qeveritarët e sotëm, më pak se dy muaj më parë premtuan e i dolën për zot popullit e vendit. Partia që ata përfaqësojnë shpalli një program, tek i cili masa më e madhe e popullit besoi. Tani fjalët, premtimet dhe programet ju kanë lënë radhën realizimeve dhe veprave. Prova e parë e madhe për këtë qeveri është heqja e 80 përqindësh për të cilin vendimi u dha. Zgjidhja më e dëshiruar e kësaj prove, ashtu si dhe i provave të tjera që kushtëzojnë reformën, nuk është mbushja e radhëve të asistencës por mbushja e fronteve të punës me të papunët e sotëm e me ata që do të krijohen nesër. Kjo zgjidhje nënkupton shumë zgjidhje të tjera që nga garantimi i ushqimeve, privatizimi i ekonomisë, sigurimi i ndihmave, ardhja dhe administrimi i lëndëve të para për të vënë në punë ekonominë, hapja rrugë dhe ardhja e investimeve të huaja. Për këto e shumë e shumë halle të tjera populli pret nga qeveria...

Na respektoni, zoti President!

Dy netë radhazi pamë në televizor Presidentin duke vizituar Kavajën dhe Shkodrën. Edhe në gazetat e kemi për detyrë diçka t’u themi lexuesve tanë. Mbase është faji i kabinetit që e mban të fshehtë lëvizjen tuaj për të bërë surprizë. Jo vetëm me gazetat, por edhe njerëzit e thjeshtë e dinin kur do të vinte Bejkeri, Gansheri, Micotaqisi, etj., siç e dimë dhe kur lëvizni ju? Ca kohë para kur ju ishit ende kryetar i PPD-së televizoni njoftonte paraprakisht se të nesërmen do të bëni një vizitë në Gjrokastër... Kështu edhe populli dilte ju priste, edhe mjetet e informacionit e pasqyronin. Përse të mos njoftohet tani që Ju jeni kryetar shteti. Duke mos pasqyruar vizitën u lihet shteg thashethemeve, fjalëve se është për fajin tonë që s’vemë të shkruajmë. Megjithë vështirësitë që kemi ne do bëjmë përsërijë e pasqyrojmë sa më saktë vizitat tuaja. Na respektoni, t’ju respektojmë zoti President. VEZHGUESI TAKIM NË KRYEMINISTRI Dje paradite, Kryetari i Këshillit të Ministrave zoti Aleksandër Meksi, zhvilloi një takim pune me Ambasadorët e Austrisë, Francës, Greqisë, Italisë, SHBA, Turqisë, të ngarkuarin me punë të Gjermanisë, si dhe përfaqësuesit e PNUD-it. Kryeministri Aleksandër Meksi u kërkoi të ftuarve në këtë mbledhje që t’u sugjeronin qeverive përkatëse për kërkesën e qeverisë shqiptare për organizimin e mbledhjes së G-24 në Tiranë në fund të muajit qershor. (Sipas ATSH-së)

Në Durrës – grevë e 9 mijë punonjësve të hekurudhës

Lajme që i japim me dhimbje - Pezullohet transporti i karburanteve dhe i grurit. - As Kuvendi Popullor, as qeveria dhe Ministria e Transporteve nuk pranojnë bisedime me grevistët. - Një grevë e paralajmëruar që mund të shmangej. - Pezullohet transporti i karburanteve dhe i grurit. - As Kuvendi Popullor, as qeveria dhe Ministria e Transporteve nuk pranojnë bisedime me grevistët. - Një grevë e paralajmëruar që mund të shmangej. Ditën e dielë në gazetën “Zëri i popullit” u botua shkrimi se Durrësi është në grevë të papashpull. Ideja e shkrimit ishte se diçka akumulohet në gjirin e sindikatave. Ndërsa dje situata ndryshoi. Greva u shpall. Siç jeni në dijeni, duke filluar nga ora 01 e natës të datës 18 maj u pezullua plotësisht transporti hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave, sidomos i karburanteve dhe grurit për shkak të grevës së përgjithshme ku janë përfshirë afro 9 mijë punonjës të sistemit të hekurudhave të Republikës. Kjo grevë e paralajmëruar që më datën 2 maj në një peticion që sindikata e hekurudhës, e cila ader on në BSP, i ka drejtuar kryesisë së kësaj Kuvendit Popullor, zotit Pjetër Arbnori, kryeministrit Aleksandër Meksi, ministrit të transporteve Fatos Bitinçit dhe drejtorit të përgjithshëm të hekurudhave Astrit Sallihari. Fatkeqësisht ndersa në Kuvendin Popullor po lexohen peticione dhe letra të ndërmarrjeve me 100 vetë apo dhe të personave të veçantë, peticioni i punonjësve të hekurudhës, që përfaqëson mijra punonjës, nuk u pa e arësyeshme të lexohej. Madje kryeministri nuk denjoj të presë as përfaqësuesit e sindikatës, ndërsa ministri i transporteve nuk ka marrë mundimin ndonëse ka qaq ditë që është vënë në dijeni: që të vijë të paktën një herë në hekurudhë e të dëgjojë përfaqësuesit e sindikatave për kërkesat e parashtruara në peticion. Ishte po ky minister i hekurudhes në vitin 1991 që doraheqjen me justifikimin se qeveria nuk tregonte kujdes dhe neglizhonte hekurudhën. Edhe drejtorët e përgjithshëm i hekurudhës nuk ka pranuar të flasë me sindikalistët e repartit të makinistëve të rajonit hekurudhor të Kavajës dhe të degës së shfrytëzimit të drejtorisë së shfrytëzimit të hekurudhave duke u shprehur se «nuk kam punë me sindikatat». Ndërkohë po vetë drejtuesit e hekurudhës u bënë presion sindikatave që të mos fillojnë grevën dhe ta ndërpresin atë. Po ashtu këta grevistë, siç shprehen edhe vetë, në kërkesat e tyre nuk po gjejnë mbështetje te krerët e BSP-së, e cila është kthyer në bisht të qeverisë, gjë që mund të çojë në shkeputjen e sindikatës së hekurudhës nga BSP-ja dhe në krijimin e një sindikate të re më vete. Por cilat janë disa nga kërkesat modeste që mund të ishin zgjidhur me dialog dhe që përbëjnë përmbajtjen e peticionit të grevistëve: 1. Kërkohet pozicionimi i lartë i qeverisë në se do të egzistojë hekurudha në kuadrin e ristrukturi-mit dhe reformës ekonomike dhe në se po, të shkëputet nga vartësia e Ministrisë së Transporteve. 2. Të llogaritet statusi i punonjësit të hekurudhës, duke e punësuar punonjësit në këtë sektor me uniforma si në të gjithë vendet e botës. 3. Të vendosen raporte të drejta të pagave krahasuar me sektorët e tjerë shtetëror të ekonomisë. 4. Të subvencionohet nga shteti hekurudha dhe pagën e tatimit e transportit hekurudhor përfshihen në shportën e çmimeve të bllokuara, ndryshe të liberalizohen tarifat e transportit. 5. Të ushtrohet kontroll financiar nga shteti dhe përfaqësues të sindikatës ndaj veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjeve të sistemit hekurudhor, pasi janë bërë spekulime me pasuri shtetërore. 6. Të shkarkohen të gjithë drejtuesit në bazë dhe në qendër që gjatë kësaj kohe kanë të komprometuar e të korruptuar. Siç shihet qartë këto kërkesa janë fare modeste dhe që para një viti ato u janë bërë të njohura organeve përkatëse. Por burokracia shtetërore i zvarriti. Partia Socialiste, duke u njohur me këto kërkesa shpreh mendimin se ato janë të drejta dhe thelb dhe në qoftë se ndaj tyre do të mbahet një qëndrim serioz, ato janë plotësisht të zgjidhshme dhe s’do të ishte e nevojshme që të bëhej kjo grevë. Është detyrë shtetërore e gjithë piramidës shtetërore, e cila duke mos e njohur gjendjen dhe specifikën e transportit hekurudhor nuk ka parashikuar pasojat katastrofike të kësaj greve për gjithë ekonominë. Gjykonmë që masat duhët të jenë urgjente, pa humbur orën jo më ditën. Fjala është se nuk deluzionojmë asnjë tronditje të mëtejshme të situatës në vend. SPARTAK BRAHO dhe kryeministri nuk denjon të presë as përfaqësuesit e sindikatës, ndërsa ministri i transportove vënë në dijeni. Kë të vijë të paktën një herë në hekërudhe e të dëgjojë përfaqësuesit e sindikatave për kërkesat e paraqitura në peticion. Ishte p? ky — 2. Të liqërohet statusi i punonjësve të hekurudhës, duke u paisur punonjësin e këtij sektori e tjerë shtetëror të ekonomisë.

«Dihini në asistencë!»

Letër në redaksi Jemi tre punëtore të repartit mekanik në NPAN-në e Gjirokastrës. Me drejt, ish punëtore, se jemi në muajin e dytë pa rrugë, gjithë pse familjare, nëna me fëmijë. Në prill drejtori na hoqi nga puna, duke la lënë tërë prodhimin që vazhdon vetëm fonditorit. Ne mendojmë se kjo është e padrejtë, prodhim dhe vend ka edhe për ne. Por ndaj kërkesës sonë drejtoja vë zgjidhjen e saj: “Firmosni dokumentet për asistencë.” Si kemi firmosur se nuk jemi dakord as ne as sindikata e ndërmarrjes. Kemi vajtur në seksionin e industrisë, se është, në zyrën e punës dhe përkrahjes sociale; do vemi edhe në gjyq. Njëra prej nesh, Kristina, e ka edhe burrin pa punë. Q’është, a po t’ia bëjmë familjet të nisë e ushtojë drejtorja? Hallë familjare kemi që të gjitha që punojmë në këtë repart, si dhe shumë punëtore e qytetarë të tjera të vendit tonë. Ndaj duam t’ju themi edhe drejtorëve edhe qeverisë: kujdes nga rritë, se nga asistenca përdorimi fjalët: “dihini në asistencë”. KOZETA QAMO, VIOLETA BONI, KRISTINA GJIKA, Gjirokastër

Kërkohet përgjigjia e një pyetje

PRESIDENTI NË SHKODËR Siç është njoftuar, më 17 maj 1992, zoti Sali Berisha bëri një takim me punonjës të ndryshëm të rrethit të Shkodrës. Nuk do të futemi në të gjitha hollësitë e këtij takimi. Fjala e tij u duartrokit kur ai nënvizoi mesazhin se toka duhet ndarë sipas ligjit, se ligji i miratuar është demokratik. Se njerëzit duan rregullin; e duan njëri tjetrin, nuk duan që të ketë skajim të mirëqenies. Ata duan njohësit dhe të vërtetën. Dhe në emër të kësaj të vërtete zotit Berisha iu kërkua të lexohet një pyetje që lidhje me kryetarin e gjykatës kushtetuese, deputetit Rustem Gjata. Me pak fjalë në pyetje shprehej shqetësimi, përse zoti Gjata ishte caktuar në atë detyrë të lartë, kur në qytetin e Shkodrës ai njihej si një nga ish gjykatësit më të rreptë, si një nga zbatuesit më të zellshëm të luftës së klasave në politikën e dënimeve, sidomos të dënimeve në fushën politike. Përgjegjësi i seancës e shmangu një pyetje të tillë, por nga salla u kërkua jo vetëm të lexohej, por edhe të prononcohej publikisht presidenti i Republikës. Njerëzit e kërkojnë këtë, sepse kanë besim tek ai, tek fjala e tij. Dhe zoti Berisha në substancë tha se ai nuk kishte dijeni për një fakt të tillë, se njerëzit duhej t’i përgatitnin një listë të juristëve që nuk kanë dënuar ashpër, por se dhe duhej patur parasysh se ligjet kanë qenë të tilla, të rrepta, se të gjithë kështu kanë dënuar. Por, shtoi ai, zoti Gjata ka merituar se është një pari nga juristët që u përkushtua Partisë Demokratike... Zoti president, ju bëni mirë që kërkoni mendimin e njerëzve, por ky mendim duhej kërkuar më parë, aq më tepër se në parlament u theksua që të bëhej kujdes që në instancat e larta të drejtësisë të mos zgjidheshin njerëz që i ishin përkushtuar besnikërisht diktaturës. Zoti Gjata i është përkushtuar që në fillim proceseve demokratike. Urojmë të jetë kështu. Por mos vallë kjo do të thotë se ky përkushtim, nuk e kam fjalën thjesht për të, por edhe për gjithë të tjerët që mund të kenë mëkate, do të thotë njëkohësisht edhe pastrim i mëkateve. Mos vallë përqafimi i proceseve demokratike do të thotë edhe larje e ndërgjegjes. E përsëris nuk e kam fjalën për zotin Gjata, por shumë të tjerë, për të larë, ndërgjegjen e tyre (e thënë lehtë kështu) mund të bashkohen me ju dhe përseri atje në instancat e larta të jenë të besuar... Ky nuk është kuti i matjes të njerëzve. Unë nuk e di se çfarë ka bërë zoti Gjata kur ka qenë gjykatës në Shkodër. Kam dëgjuar, edhe unë si të tjerët, se ka qenë i rreptë, por edhe i përgatitur, se ka qenë serioz, por edhe i dënimeve maksimale. Ndoshta kjo ka qenë detyra e tij. Ata që e kanë vuajtur e dinë më mirë se unë. Sigurisht atyre nuk u vjen për mbarë kur përsëri të njëjtët njerëz janë në majat e balancës shtetërore. BEDRI ISLAMI

AKTIVE NË TROPOJË E PUKË

Në prag të Kongresit të parë të PSSH Në kuadrin e veprimtarive për përgatitjen e Kongresit të parë të PSSH Servet Pëllumbi, nënkryetar i Partisë dhe Fatmir Zanaj anëtar i kryesisë së KD ishin disa ditë në mes të socialistëve simpatizantëve të partisë sonë në rrethin e Tropojës e të Pukës. Në datën 14 maj në një nga sallat e godinës të komitetit të PS për Tropojën, Fatmir Zanaj bëri një takim me intelektualë të qytetit. Ai pasi bëri një sqarim të shkurtër të vizionit të PSSH për situatën politike brenda e jashtë vendit trajtuar edhe objektivat kryesore që i kanë vënë vetes të realizojnë në kongresin e tyre të parë socialistët shqiptarë. Pastaj u dhanë sqarime dhe u bënë diskutime rreth pyetjeve të shumta që bënë pjesëmarrësit. Në qendër të vëmendjes ishin shqetësimi serioz që ndjenin intelektualët tropojanë për zbatimin e ligjit mbi tokën, për qëndrimin e PS në zgjedhjet e ardhshme lokale, për mungesën e 3 muajve të shtypit në Tropojë, për fatin e Kosovës e të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në republikat sllave fqinjë, për nisëm e pajtimit e të bashkimit kombëtar, për gjithçka më optimale, të problemeve ekonomike në rreth e në shkallë vendi etj. Në datën 15 maj u zhvillua mbledhja e aktivit të KD të PSSH për Tropojën, ku merrnin pjesë edhe kryetarë të organizatave bazë të partisë, të deleguar për mbledhjet për zgjedhjet e reja në parti, drejtues të FRESSH për Tropojën etj. Pas një fjale të shkurtër, Hysni Osmani, kryetar i KD të PS për rrethin e Tropojës e lexoi fjalën shokut Servet Pëllumbi që mbërriti atë ditë në B. Curri. Ai i bëri analizë të hollësishme situatës ekonomike, politike, sociale të vendit, duke parashtruar edhe zgjidhjet që përmban programi i PSSH, zgjidhje që qëndrojnë në bazë të qëndrimeve parimore të grupit parlamentar të opozitës në parlamentin e sotëm shqiptar. Në aktiv u diskutuan probleme të (Vijon në faqen 2)

Konferencë e sponsorizuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

Nesër, në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve fillon për punimet një konferencë ndërkombëtare për Ekonominë e Tregut dhe të Drejtimit. Ky projekt është financuar nga qeveria e SHBA me qëllim për të lehtësuar tranzicionin në ekonominë e tregut të lirë në Shqipëri. Programi administrohet nga korporata Ndërkombëtare për Drejtim dhe Asistencë Ekonomike me qendër në Universitetin e Nebraskës - Linkoln. Gjykohen të brenda një sërë konferencash të organizuara 5 dhe 3 ditore të u jepet rast profesionalistëve shqiptarë për të trajtuar qeveri dhe në universitete të ndryshme, përmban punë mbi projektet e sistemeve të tregut. Institucionet e ekonomisë janë ekspertë kryesorë e në fushat e drejtimit dhe të ekonomisë. Si akademikë dhe praktikantë ata përfaqësojnë të gjitha zonat kyçe të sistemit të ekonomisë së tregut dhe të drejtimit. Programi që është ndërtuar mbi bazën e skemave të Përgatitjes në Ekonominë e Tregut, Përgatitjes për Drejtim, Përgatitjes për Sipërmarrje dhe Organizatës është projektuar të fillojë si një proces për qeverimin dhe forcimin e aftësive profesionale. Për çdo konferencë të këtij lloji mbahen edhe në Shkodër, Korçë e Vlorë), që mbajnë një sukses do të marrin një certifikatë për mundësi të ardhshme duke përfshirë të ardhmen e tyre. Programet seminarë dhe praktika e programeve si dhe instruktimet për nga SIBA si dhe instruktimet për kolegët.

DISA TË VËRTETA MBI NJË GJYSMË TË VËRTETE

Ajo që po thuhet përherë e më shpesh në shtypin e ditës e jo vetëm është pak a shumë kjo: socialistët pasi humbën pushtetin politik i janë vërsulur pushtetit ekonomik. Po bëhen mjaft shkrime mbi këtë temë, akuza të shumta, por mungesë emrash. Socialistët e sotëm kanë emra. Gila është gjysëm e vërteta? Jo, për drejtues të instancave të ndryshme të partisë së pushtetit, në dy vitet e fundit, me hapjen, nda) botës dhe pushimin e funksionit afatjet, me përqëndrimin e vëmendjes së popullit ndaj problemeve politike gjatë lidhjeve dhe përlejme mall? Kjo ka bërë ata afrësitë, përllorë, kur në të tjerët përbëjnë pjesën e pagave, ka bërë një rendë dhe automjete dhe me luks? Ze me më parë etj. Kjo është gjysëm e vërteta. Përse gjithmonë fillas për qytetin tim, sepse ndoshta në ndonjë qytet tjetër apo në Tiranë mund të jetë një e vërtetë e Socialistët nuk e presin me dridhje në zemër ligjin për fitimet e paligjshme gjatë kohës të luftës për demokraci. Sepse nuk kanë ç’të humbin, shtahu si nuk e presin me dridhje në zemër hapjen e dosjeve. Të tjerë zgurullihen kur të ndershmit shohin mes tyre, ata skërrimë dhëmbët po t’i çosh farë pak, ata janë gati të bëjnë pakët dhe me dallim vetëm që të mos u trazojnë atë që kanë fituar me punë të pandershme. Qyshëm, Them se për qytetin tim është gjysëm e vërtetë se këto punë të «shkathëta» sot nuk janë antartë të partisë socialiste. Mund të them me përgjegjësi se nuk e si mund t’i gjesh në PS. Përse nuk erdhën në PS? Për shumë shkaqe. E para ata edhe në PP kishin hyrë për të përfituar... Ta-ni dera e përfitimeve u mbyll. shqë asnjë as sa për të hequr syrin e keq. Ata më shumë kanë qenë vend si antarë apo simpatizantë të partive të tjera, sepse ndoshta i ndjeja ndryshimet dhe përfitimet, se mund të mbetnin jashtë, kur vetën ishin mësuar brenda, por edhe në krye të sallës. Unë kam shkruar për to, edhe me emra konkretë, duke e ditur se janë bërë pronarë. Se dyti ata qëndruan jashtë PS-së sepse e dinin se mbij të antartë do të suleshin opozatë. Pra ndaj më mirë të paktën në hije. Aty as nuk drigje e as nuk vlenë si. Të tjerët me politikët ata mbështetën. Nuk u futën në PS se për një shkak tjetër nuk kishin shokë si veten. Unë mund të them se shumlen e ish drejtorëve të ndërmarrjeve të mëdha të fundit, të perudhës monizmit sot nuk janë antartë parti socialiste, e disa prej

Dje mësuam se gazeta «ALBAPOL» nuk do të dalë më në qarkullim. Kush e ndaloi atë, dhe për ç’arsye?