21/05/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 maj 1992

PARLAMENTI «ARNON» LIGJET

DJE NË KUVENDIN POPULLOR Dje paradite Parlamenti u muar me disa ndryshime në Ligjin për policinë e rendit dhe në Ligjin për ndërmarrjet. Në ndryshimin e Ligjit për policinë e rendit përcaktohen kriteret e pranimit të policëve të rinj. Në ndryshimet në Ligjin për ndërmarrjet shtetërore përfshihen: bllokimi i të drejtës së ndërmarrjeve shtetërore për të shpërblyer punonjësit në bazë të fitimit të siguruar; drejtorët e ndërmarrjeve nuk zgjidhen nga këshillat drejtuese të tyre, por emërohen dhe shkarkohen nga Komitetet Ekzekutive (për ndërmarrjet e rretheve) dhe nga dikasteri (për ndërmarrjet nacionale).

SPEKTAKLE POLITIKE

Takim i përfaqësuesve të Partisë Socialiste me Kryetarin e Këshillit të Ministrave. Me kërkesë të Kryesisë së Partisë Socialiste, Kryetari i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, zoti Aleksandër Meksi, priti sot në një takim përfaqësuesit e Partisë Socialiste Servet Pëllumbi dhe Namik Dokle. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste i parashtruan Kryeministrit shqetësimin për mënyrën dhe përmbajtjen e disa vendimeve të kabinetit të fundit të qeverisë, që kanë të bëjnë me veprimtarinë praktike të Partisë Socialiste. I fundit ndër to ishte edhe vendimi që për nevoja shtetërore të merret godina e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste. Është e vërtetë që godina është pronë shtetërore dhe Partia Socialiste deri tani ka lëshuar tre të katërtat e saj për sistemimin e disa dikastereve apo institucioneve shtetërore. Por ne jemi kundër frymës ultimative dhe arbitrare me të cilën merren dhe shpallen vendimet e qeverisë, pa asnjë konsultim zyrtar me Partinë Socialiste. Kështu, ato kthehen në vendime politike, për të mos thënë në spektakle politike. Dhe kjo bëhet me një parti që është e vetmja parti që ka grup opozitar prej 80 deputetësh në parlament, që ka mbi 100 mijë anëtarë dhe qindra mijra simpatizantë. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste theksuan se vendime të tilla politike nuk i kontribuojnë qetësisë, për të cilën nevojë edhe vetë qeveria që të punojë për të zgjidhur hallet e mëdha që përjeton populli aktualisht. Me marrjen e 20 zyrave të një partie (Vijon në faqen 2)

NDERSA FLITET PER VENDOSJEN E SHTETIT JURIDIK

Përtej iluzioneve është realiteti Pasi dëgjoje intervistën e Ministrit të Rendit z. Kopliku ku lufta kundër kriminalitetit u minimizua dhe vulgarizua ne atë mënyrë sa që të krijohet përshtypja se ky fenomen i dhimbshëm shoqëror mund të eliminohet brenda një kohe relativisht të shkurtër. Konkluzione të tilla të pa thelluara dhe të paar-gumentuar krijojnë iluzione. Sigurisht ashpërsia e goditjeve ose «shtypja e kokave» siç shprehet z. Kopliku, në përputhje me ligjin është e nevojshme por kryesorja është zbulimi në kohë i krimeve. Sluarja e një zjarri ose heshtja e disa krismave nuk garantojnë shpëtimin e zjarreve dhe krismave të tjera. Burimet e kriminalitetit janë më të thella. Pra duhen njohur shkaqet, duhen mbyllur shtigjet duke parandaluar e keqja. Lufta kundër kriminalitetit për vete rrethanat mund të jetë e gjatë dhe e ndërlikuar. Këtij fakti të njohur nuk kuptojmë përse ju shmang ministri i rendit. Brenda dy muajve askush nuk mund të priste çudira. Por kjo s’do të thotë se edhe shtypi duhet të bënte një pauzë, të mos kritikonte. Ministri i rendit mund të ketë alergji për «Z. P.». Në rastin konkret kjo nuk ka asnjë rëndësi. I depolitizuar do të ishte më e drejtë të refleksohej që kritikon «Z.P.» besoj unë por, dhe shumë të tjerë nuk shoh shpifje nuk fyejnë. Ai mundohet të japë kontributin e tij modest në forcimin e shtetit ligjor. Z. Kopliku në intervistën e tij nuk u ndal edhe për kohën që i kushton studimit të ligjeve e rregulloreve, edhe për faktin se është bërë «gjyq» jurist, edhe për metodën që ka vendosur të praktikojë duke la-vdëruar dhe shkarkuar. Të gjitha këto janë të mira. Ato kanë rëndë-sinë e tyre duke përfshirë këtu edhe optimizmin e tij në luftën kundër kriminalitetit. Megjithkëtë kemi mendimin se edhe specialisti më i mirë dhe me përvojë do të paraqitej më i shqetësuar dhe më i përmbajtur. Vetë periudha e tranzicionit shoqërohet me disa dhimbje. Kjo favorizon edhe zhvillimin e kriminalitetit. Do të ishte utopi po të injorohej një fakt i tillë. Sot shtrohet detyra e një lufte të koordinuar kundër kriminalitetit. Në kushtet e sotme ndodhemi para krimit të organizuar. Në këtë drejtim kanë përvojë vendet e tjera. Le ta shikojmë realitetin në sy. Më pak premtime dhe më shumë punë kundër mbingarkesë për parandalimin e kriminalitetit në tërësi dhe krimeve të organizuara në vend në veçanti.

«Të papërshtatshëm për reformat...?!»

Është e dyta herë brenda një viti që aparati i Ministrisë së Ekonomisë i nënshtrohet «ristrukturimeve». Në të dy rastet: për nevoja të «reformave» ekonomike. Me sa po shihet nuk është hall aq tek reformat për rreth kësaj po si të kënaqin militantët e PD-së me ca karrige që lirohen nga largimi i socialistëve. Për të arritur këtë objektiv po përdorin lloj-lloj «manifestesh». Manifesti i parë ishte bashkimi i Ministrisë të Ekonomisë me atë të Financave ose më mirë thithja e të parës nga e dyta, praktikë e pa pranur kjo në vendet me ekonomi tregu të zhvilluar të Europës apo Amerikës. Këto dy dikastere zakonisht qëndrojnë në «opozitë» njëra me tjetrën. Tani çdo gjë do të mbyllet brendapërbrenda, do të përqendrohet në një dorë. Manifesti i dytë ishte ristrukturimi «me tym» i drejtorive e sektorëve kur ministria akoma nuk ka një rregullore se si të funksionojë, nuk dihen kompetencat e ministrit (vepron si të ketë qejf, më tepër (Vijon në faqen 3)

Intoleranca prish klimën demokratike

Më datën 18.5.1992 kryetari i Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit të Matit, zoti Skënder Demiri, thirri përfaqësuesin e Partisë Socialiste në takimin me forcat politike dhe i kërkoi mendimin për emërimet në komitetet ekzekutive të fshatrave të bashkuara dhe ato të veçanta. Rreth kësaj çështjeje ai kërkoi që të zbatohet ligji. Me keqardhje konstatojmë Partia Demokratike në rreth e ka bërë fakt të kryer këtë problem. Duke vënë vetën si parti - shtet - ka bërë emërimet e kryetarëve të komiteteve ekzekutive pluraliste në shumë fshatra të bashkuara e në fshatra të veçantë si në Macukull, Bruç, Gurrë, Komsi, Dars etj. Ky veprim tregon intolerante e dashamirëse ajo po prish mjaft klimën e bashkëpunimit për zgjidhjen e halleve që ka ky rreth. Veprime të tilla flasin për intolerancë të Partisë së mazhorancës dhe qëndrime liberale e të njëanshme të Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit. Ne i pyesim: Kush ia jep të drejtën kësaj partie që të dërgojë përfaqësuesit partiakë të saj dhe të bëjë emërime, duke hyrë në kompetencat e organeve shtetërore? Ne si kryesi e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste protestojmë dhe kundërshtojmë me forcë veprime të tilla që prishin klimën demokratike e paqen sociale që të domosdoshme për këto momente.

Alternativë që na përket

— THIRRJE DREJTUAR GRAVE TË SHQIPËRISË — Më datën 9 prill 1992 një grup grash punëtore, intelektuale, veterane, veprimtare të qytetit të Ersekës, mbasi bashkëbiseduam formuam Forumin e Gruas Socialiste. Proceset e demokratizimit të vendit e jetën gruan në anën e demokracisë e të përparimit. Ajo është një forcë sociale që i ka shërbyer e do t’i shërbejë zhvillimit të pandalshëm të demokracisë. Nismë për krijimin e forumit tonë u bë programi i Partisë Socialiste që në përcafuam, sepse ajo i ka të gjitha forcat dhe mundësitë për të kryer misionin e saj në situatat që jetojmë. Ajo lindi në vazhdim të të përpjekjeve për si shprehëse dhe mbartëse e asaj lëvizjeje bashkëkohore të shoqërisë pluraliste që mbron interesat e punës dhe të prodhimit. Në flamurin e saj ka drejtësinë sociale, humanizmin, solidaritetin shoqëror në kushtet e ekonomisë së tregut, Partia Socialiste punon për të vënë interesat kombëtare mbi ato partiake. Ajo punon për vendosjen e shtetit ligjor dhe këtë e shikojmë si sidomos tek grupi i saj parlamentar. Partia Socialiste angazhohet me ndjenjë të lartë përgjegjësie për vendosjen e rendit, për të rifituar sigurinë dhe qetësinë publike për të cilat më shumë se kushdo jemi të interesuar ne gratë. Ne u bindëm për këtë alternativë alternati- (Vijon në faqen 2) kratikë në rreth nuk duhet të shkojnë deri këtu për një karige. Në se flasim e veprojmë për formimin e administratës ne jemi të bindur që këtë duhet ta bëjmë duke u bazuar kriter ndershmërinë dhe aftësinë. Kam mendimin se ky kriter po mbahet parasysh. Bile nga vendet e tyre të punës po hiqen edhe anëtarë të PD-së që nuk janë të aftë të bëjnë punën. Më pas Presidenti Sali Berisha kërkoi të dëgjonte mendime nga pjesëmarrësit në takim. E mori fjalën e para inxhinierja Z. Dibra, duke vënë theksin në atë që Shkodra është mbajtur e pazhvilluar me qëllim nga diktatura moniste. Sot rezulton se tregu tekniko - ekonomik të zhvillimit në Shkodër janë në mesataren e Republikës. Ajo i kërkoi Presidentit që të ndihmonte për ti hapur rrugën investimeve të huaja në Shkodër dhe rrethin ynë të bëhet një «zonë e lirë ekonomike». Në përgjigje të kërkesave të saj, Presidenti u përgjegj se ai do të bënte çmos të ndihmonte Shkodrën por ne nuk mund t’u kushtëzojmë 10 huajve ardhjen në Shkodër. Lidhur me shpalljen «zonë e lirë», u përgjigj Presidenti, u kam kërkuar mendim specialistëve të Bankës Botërore dhe më janë përgjigjur se nuk e njihnin mirë këtë praktikë. Ata më sugjeruan të lidhemi me Hongkongun etj., vende që e kanë të njohur këtë mënyrë zhvillimi. Mjaft qytetarë me anë pyetjesh kërkuan të sqarohen për çështjen e tokës, për banesat private të shitezuara nga diktatura, për pagat e arsimtarëve, fuqinë e Shkodrës, rritjen e bllokmeneve, gjendjen e rendit në të ish-burgosurve politikë etj. Një pjesëmarrës, ish pronar tokash debat[o]n duke thënë se s’ka ligji për ndarjen e tokës. Presidenti ligji komunist. Me të nuk na pranon Evropa. Unë (Vijon në faqen 3) Në kushtet e sotme ndodhmi e tjera. Le ta shijojmë realitetin në sy. Me pak premtime dhe me shumë punë këmbëngulëse në vend në veçanti. - shtet ka bërë emërimet e kryetareve në fshatra të veçanta si në Macukull, Kçirë, Gurrë, Koms(i), Dars etj. Ky veprim është shkelje flagrante e ligjit. Megjithë qëndrim tona ... Kryesia e Komitetit Drejtues të PS të rrethit Mat t’i duhet t’u e drejtë të referohej fakteve, realitetit, gjendjes së kriminalitetit se sa organit të shtypit

Shkurt

- Nga 3302 persona privatë në rreth Tiranë, e Durrës, janë të tatuar vetëm 505. Edhe nga këta shteti nuk ka arkëtuar në afat 383 mijë lekë. - Në fabrikën e cigareve Durrës ndodhen 77.2 tonë cigare me vlerë 54 milionë lekë. Ndërmarrja që vuan për tregje punon për bukuri me kredi bankare. - Nga 855 milionë lekë që duhej të ishte derdhur në buxhet, ndërmarrja e tregtisë më shumicë në Durrës i kishte shlyer buxhetit vetëm 660 milionë lekë.

Kur fillon të ndihet pesha e PUSHTETIT

Shënime nga salla e takimit me presidentin. «Më shumë nuk do të pyesim ata të PS-it. Le ti bien borisë me gazetën e tyre». Shënime nga salla e takimit me presidentin. «Më shumë nuk do të pyesim ata të PS-it. Le ti bien borisë me gazetën e tyre». Procesi i demokratizimit tek ne, tha Presidenti Berisha, në takimim me banorë të Shkodrës, ka ardhur në rritje 2-3 vjet më parë mendonim vetëm për pluralizëm mendimi, më pas realizuam dhe pluralizmin politik. Në të ardhmen do të realizojmë dhe një qeveri pluraliste. Në këtë proces rëndojnë mjaft probleme. Unë kam ardhur në Shkodër të kërkoj mbështetjen tuaj për të çmuar me tej fitoren e demokracisë. Me dekret të veçantë, bile me vonesë, hoqa ligjin e 80 përqindëshit. Pse? Si shpata e Demokleut më qëndronte mbi kokë në bisedimet e takimet me të huajt. Kërkoja ndihma tek ata, por 80 përqindëshi, ky ligj thellësisht komunist, kish paralizuar punën në Shqipëri. Me heqjen e tij, asistenca që do të vendoset do ta garantojë medoemos minimumin e jetesës, për këtë të jeni të bindur. Do ta do të na ndihmojë në se do t’i përvishemi vetë punës. Problem shqetësues është ai rendit publik. Ne nuk luftuam për lirinë që të mos jemi të sigurtë në rrugë. Liri për kriminelët e hajdutët nuk do të ketë. Organet e ruajtjes së rendit medoemos të zbatojnë ligjin. Ne do të mbajmë shënim dosjet ku është shkelje ligji nga ata, theksoi Presidenti. Vecanërisht në Shkodër duhet të shërohen vlerat kombëtare të kullturës. Gjenisë krijuese të shkodranëve duhet t’i hapen të gjitha fushat, të zgjohet iniciativa e lirë. Shkodrën dua ta shoh në pararojë të zhvillimit të krejt vendit. Nuk më vjen mirë që keni mbetur prapa të tjerëve në ndarjen e tokës. Administrata e re e pushtetit lokal duhet të ecë me ritme më të shpejta në ndarjen e tokës. Diskutuan këtu bër’ veçanërisht në një diskutim të rrëmbyer u shpreh Komiteti Ekzekutiv i rrethit u më... [pjesa e poshtme e rreshtave është e paqartë] fanua dy përfaqësues të partisë republikanë. Ky veprim nuk është i drejtë. Drejtuesit e partisë demokratike diktatura moniste. Sot rezulton se tregu tekniko - Evropa. Unë (Vijon në faqen 3)

TRANZICION I BUTË

NGAVENDIMI për dhënie pagese tranzitore papunësie NGAVENDIMI për dhënie pagese tranzitore papunësie Në zbatim të dekretit nr. 183, datë 18.5.1992, Këshilli i Ministrave. VENDOSI: 1. Për periudhën maj-qershor 1992 për ndërprerjet në punë punonjësve t’u jepet një pagesë tranzitore papunësie. Nuk përfitojnë nga kjo pagesë punonjësit që janë sistemuar në punë të tjera ose janë larguar nga ndërmarrja. 4. Fondet e pagesës tranzitore të papunësisë përballohen nga buxheti i shtetit. Në 15 ditorin e parë të muajit maj 1992 të përballohet tërësi fondi që shpërndahet aktualisht për punonjësit që paguhen me 80 për qind. Në 15 ditorin e dytë të muajit maj 1992 do të shpërndahet 10 për qind më pak se në 15 ditorin e parë të këtij muaji. Ndërsa në 15 ditorin e dytë, deri në 30 qershor, do të shpërndahet shuma e përdorur në 15 ditorin paraardhës duke i zbatuar gjithmonë të njëjtën shumë absolute që u zbrit nga 15 ditori i parë i muajit maj në 15 ditorin e dytë të këtij muaji. Masa e këtij shpërblimi për çdo punonjës do të varet nga numri i punonjësve gjithsej që ndërmarrja do të shpërblejë me fondin për pagesë tranzitore të papunësisë, por në asnjë rast nuk duhet të jetë kalojë 80 për qind të pagës bazë. Karikatura me tabelën «TRANSICION I BUTË» dhe figurat.

Njoftim

Në datën 14.5.1992 u mbajt Aktiv i Partisë Ekologjike Shqiptare i cili mori në Analizë punën e bërë nga Partia deri tani dhe vuri detyra për të ardhmen. Në fund aktiv mi me kërkesën e zotit Namik Vehbi Hoti pranoi dorëheqjen e tij dhe zgjodhi unanimisht Kryetar të Partisë Ekologjike Shqiptare Doktorin e Shkencave Mjekësore Nasi Adem Bozhakun. Z. Namik Hoti mbeti Kryetar nderi i Partisë. Zgjedhësi i Partisë Ekologjike Shqiptare

Korrigjim

Në gazetën e datës 19 maj në faqen tre, në intervistën me I. Kadarenë në vend të fjalisë me shkronja të zeza “Letërsia, e mirë, është gjithmonë demokratike, ke, të lexosh “Letërsia e mirë është gjithmonë demokratike.”