Për të gjithë atyre që shkruajnë dhe flasin kundër «Zërit të Popullit»
-
Është bërë diçka e modës që politikëne e nëpunës, dakikasteresh e institucionesh dhe gazetarë, sidomos nga ata që nuk e kanë fituar ende të drejtën për t’u quajtur «demokratë të orëve të para», sepse në dhjetorin e 90-ës ndiqeshin rehat në diktaturë, bëjnë në gazeta e RTV deklarata të shpeshta kundër «Zërit të Popullit». Me rast e pa rast, për të treguar devotshmërinë e tyre ndaj pushtetmbajtësve të rinj, ato sulmojnë «Zërin» sikur kjo gazetë e kolektivi i saj është sjellës e bartës i të gjitha fatkeqësive tona. Natyrisht, njerëzit nuk mund t’i besojnë këto sulme. «Zëri i popullit» në ndonjë rast edhe mund të ketë gabuar, gazetarëve të saj edhe mund t’u jetë shkuar faqja për këtë, por kur ata ngrinin probleme e bënin kritika edhe në vitet e diktaturës, autorët e sulmeve të sotme kundër kësaj gazete strukeshin nga frika ose kërkonin të gjithë përfitimet e mundshme të çastit.
Kohët e fundit sulmet ndaj «Zërit» janë shtuar. Do të thonim ë ato janë pjesë përbërëse e goditjeve që po pëson nga pushtetmbajtësit forca kryesore e opozitës – Partia Socialiste. Ndoshta ndodhen ndryshe, siç është thënë në konë[?] etësh të dehurish disa muaj më parë, që «Zëri i popullit» edhe të mbyllet. Besojmë se tani u ka dalë e dehura dhe këtyre profecive u ka ikur koha. «Zëri» ka folur se po projektohet një monizëm i ri. Mos i dalë fjala, por që të denoncojë veprime të padrejta e frymë hakmarrëse që përfshkon veprimtarinë e disa pushtetmbajtësve të sotëm, kjo është detyrë e shtypit demokratik.
«Zëri» ka kërkuar që të rivendoset rendi, qetësia e siguria e qytetarëve, siç edhe është premtuar nga qeveritarët që erdhën në pushtet. Kur as në horizont nuk shihen hapa konkrete, përkundrazi pasiguria ka pllakosur në qytetet dhe fshatrat tona, është detyrë e shtypit demokratik të thotë të vërtetën. «Zëri» ka kërkuar që të mos shkoi[?] një ekstrem varfëria dhe të përballohet me mjete sa më efikase kriza që përplasjet do ditë në shpinë të njerëzve tanë. Po të heshtët për këtë, kjo gazetë do të bënte një gabim të pafalshëm.
Ndaj «Zërit» ndonjë qeveritar i sotëm lëshon anatema se ai po përpiqet të ngrejë punonjësit në greva (!) Jo, zotërinj. Thirrja e parë dhe e përditshme e «Zërit» është për punë. Besojmë se kjo është thirrje tejet demokratike. Këtë e bënte kur erdhi në fuqi qeveria e Fatos Nanos, ajo e stabilitetit, ajo teknike e V. Ahmetit dhe tash së fundi ajo moniste e z. Meksi. Kështu të e bëjmë jo për t’u ardhur në ndihmë partive, por popullit, demokracisë dhe Shqipërisë. Mos vallë edhe për këtë gjë gabojmë?! Nëse pasqyrojmë realitetin duke thënë p.sh., se punëtorët e hekurudhave janë në grevë, dhe duke nënvizuar se ato në situatat e sotme të rënda ekonomiko - shoqërore janë faktorë destabilizues për vendin, gjykojmë se bëjmë mirë. Çdo organ i informimit masiv që fsheh realitetin bën gabim. Çdo demokrat i vërtetë, gjykojmë se nuk duhet të pajtohet me këtë qëndrim. «Zëri» i ka të hapura faqet e saj për të gjithë ata që në këtë periudhë tranzicioni nuk gjejnë asnjë mbështetje për përballimin e halleve të tyre. Ajo kështu do të veprojë gjithnjë, si shprehëse e interesave të shtresave të paprivilegjuara.
Atëherë cili është mëkati i saj që sulmohet kaq ashpër? Se kjo gazetë sot nuk di t’i bëjë elozhe qeveritarëve, se kjo gazetë nxjerr në pah situatën tejet të rënduar social - ekonomike, se nuk mund të thotë që pas 22 marsit një diell tjetër ndrit në Shqipëri, se pas kësaj date edhe zogu këndojnë më lirshëm e më bukur. Kështu është folur në kohë të monizmit, por sot këto do të ishin dokrra e tullumbace. Ja përse u themi autorëve të sulmeve kundër «Zërit» se me qëndrimet ekstremiste që mbani ju ndaj gazetës na bëni nder. Lexuesit e «Zërit» shtohen përditë.
Ndonjë qeveriar, pas kritikave si për modë që bën ndaj «Zërit», ka deklaruar se në dikasterin që ai drejton deri tani nuk ka bërë as një të mijtën e detyrës. Ne i përgjigjemi: duke qenë në opozitë kemi të drejtën e themi, se kemi bërë një të mijtën e veprave që kemi për ju, ju dhe kemi bindjen se vetëm kështu, me një opozitë konstruktive, i shërbejmë rimëkëmbjes së vendit, vendosjes së rregullit dhe qetësisë, përparimit të Shqipërisë e mirëqenies së popullit.
KRONIKË QEVERITARE
TAKIM me Kryeministrin
Dje, Kryetari i Këshillit të Ministrave, Zoti Aleksandër Meksi, u takua me përfaqësues të Federatës Sindikale të Arsimit dhe të Shkencës. Kryetari i kësaj Federate, Xhafer Dobrushi i parashtroi Kryeministrit pozitën e vështirë ekonomike të mësuesve e të pedagogëve dhe punonjësve të tjerë të arsimit dhe kërkesën e tyre të vendosur për rritjen e pagave.
Kryeministri Meksi, kërkesat e paraqitura i konsideroi të drejta dhe siguroi përfaqësuesit e Federatës se Qeveria do t’i paraqesë së shpejti Parlamentit ligjin për pagat, nëpërmjet të cilit do të bëhet një harmonizim më i mirë dhe gradual i pagave për sektorët buxhetorë.
PARLAMENTI «ABNON» LIGJET
- Sa i gjatë do të jetë policia? - «Vetadministrimi jugosllav» apo «ekonomi e centralizuar»? - Fushatë e re spastrimësh kundër socialistëve -
Në seancën e paradites pardje parlamenti u muar me «amnistimin» e dy ligjeve. Njëri, ligji për policinë e rendit, tjetri për ndërmarrjet shtetërore.
Ndryshimi e plotësimi i ligjeve, kur kjo është e nevojshme, është diçka e natyrshme për punën e Parlamentit. Por kur shikohen se këto shpeshherë zënë vendin kryesor në seancat e tij, me të drejtë i bën deputetët të shprehen se këto janë arnimet vend e pa vend ndërkohë që duhet të shqyrtohen e miratohen ligje të plota e të sakta.
Në fillim të seancës së paradjeshme, u shqyrtua dhe u miratua ndryshimi në ligjin nr. 7504 për Policinë e Rendit. Ndryshimi i bërë përcakton kriteret që duhet të përmbushin qytetarët që dëshirojnë të punojnë në polici. Për këtë ndryshim të propozuar u zhvillua një debat i shkurtër rreth një paragrafi që i linte kompetenca të pakufizuara ministrit të rendit për të mobilizuar në polici edhe persona me moshë mbi 30 vjeç. Kjo, thanë disa deputetë, lë shteg për subjektivizmat duke e kthyer policinë e rendit në qoshe për strehimin e njerëzve të paaftë. Projektligji i propozuar u miratua pa shumë probleme, me përjashtim të një vërejtjeje të deputetit Keko i cili tha se nuk është serioze që parlamenti të merret me gjatësinë e policëve (gjë që përcaktohet në projektligj).
Debate të gjata u zhvilluan rreth çështjes së dytë të paraqitur në parlament nga Qeveria në ligjin për ndërmarrjet shtetërore. Duhet thënë se ky projektligj nuk bënte pjesë në kalendarin 15 ditor të punës së Parlamentit. Ai u paraqit me urgjencë në orët e pasdites të datës 19 maj. Kjo u bë shkak për kritika rreth shkeljes së rregullores të procedurave normale të Parlamentit. Deputeti socialist Anastas Angjeli, protestoi për faktin se ky projektligj nuk është shqyrtuar nga komisionin parlamentar të ekonomisë, financës dhe përkrahjes sociale. Zoti Abrnori e quajti të mjaftueshme që me projektligjin e kishin diskutuar komisioni i Ligjeve dhe ai i Industrisë, dhe prandaj me mekanizmin e votës së mazhorancës e futi për shqyrtim në rendin e ditës. Deputetët socialist abstenuan.
(Vijon në faqen 3)
PERSËRI: LIGJI PËR AGJITACION E PROPAGANDË?
Mos u çuditni të nderuar lexues. Ligji për agjitacion e propagandë vepron, vepron me po atë forcë e egërsi. Ka ndërruar vetëm kahjen, duke ecur gjithnjë e më djathtas.
Vepron duke përndjekur dhe persekutuar atë të drejtë fjalë që e kemi fituar këto dy vjet. Siç duket pushtetmbajtësit e sotëm, tepër të politizuar, nuk bëjnë pa këtë ligj që siguroi jetëgjatësinë e sistemit monist, duke harruar se ai nuk mund të sigurojë përjetësinë e pushtetit.
Më datën 19.5.1992 në gjykatën e qytetit të Korçës u zhvillua një gjyq. I akuzuari ishte 33 vjeçari Tomor Rozani, banues në qytetin e Maliqit, i martuar, me tre fëmijë. Akuzohej nga kryetari i degës së Partisë Demokratike të zonës së Maliqit se kishte shpërndarë sententën Sali Berisha; kishte fyer vetë atë, duke tentuar edhe ta go-[?]
Kallëzimi u bë më datën 1 maj. Të nesërmen Tomor Rozani u gjend në duart e policisë sikur rrezikshmëria shoqërore e tij të ishte e papërballueshme, ndërkohë dihej për fat të keq, se vrasës e kriminelë janë lënë në ndjekje të lirë nga gjykatat, aq sa kanë pasur kohë edhe të largohen jashtë atdheut. Ishte një urdhër arresti i
Fshati në sherr
● Shtohen konfliktet gjyqësore për shpërndarjen e pasurisë.
● Sipas frymëve apo sipas kontributit të secilit?
● Të larguarit - me gisht në gojë (?)
Shtohen konfliktet gjyqësore për shpërndarjen e pasurisë.
Sipas frymëve apo sipas kontributit të secilit?
Të larguarit - me gishtë në gojë (?!).
Gjatë muajve të fundit është me të vërtetë për tu qarë hallin punonjësve të gjykatave të cilët nuk mund të përballojnë normalisht gjithë atë vëllim të madh pune që është shtuar si rrjedhojë e moszbatimit të ligjeve. Konfliktet gjyqësore janë të shumta dhe të natyrave të ndryshme. Në rrethin e Vlorës p.sh., po edhe në rrethe të tjera, më të shumtat, ato që zënë përqindjen më të lartë, janë konfliktet për zbatimin e ligjit të tokës dhe të shpërndarjes së pasurisë në ish kooperativat bujqësore. Në qoftë se për zbatimin e ligjit për tokën shumica e shkeljeve janë bërë nga pala e paditur apo edhe paditësit, në shpërndarjen e pasurisë në mjaft raste shkaktarë të konflikteve janë bërë komisionet e fshatrave e të vetë rretheve. Ato kanë vepruar në kundërshtim me vendimet dhe udhëzimet ose me qëllim përfitimi të vetë pjesëtarëve të komisioneve, ose edhe nga mosnjohja e akteve ligjore dhe nëglizhencë. Një pjesë prej këtyre konflikteve janë zgjidhur në mbështetje të ligjeve e akteve në fuqi.
(Vijon në faqen 2)
LAJME NGA KOSOVA
Ku shkojnë dollarët e djersës tanë...
Aktualisht mendohet se rreth 250 mijë shqiptarë janë të punësuar jashtë shtetit, duke filluar që nga më të parët, të korrikut të ambasadave, e deri tek më të fundit që pasi sigurojnë një vizë, shkojnë e nuk kthehen më.
Pra mesatarisht për çdo 15 banorë, njëri ndihmon familjet e tyre të varfëra këtu në Shqipëri. Por ky dollar pak duket në bankat tona. Ai nuk qarkullon nëpërmjet tyre: Atëherë ku vete?
Njëra nga rrugët e saj janë akaparuesit e huaj. Nëpërmjet firmave të ndryshme tregtare të huaja, çuditërisht të panjohura edhe aq në vendet e tyre, por tashmë të njohura fort mirë në tregun tonë (mirë e kemi zënë, megjithëse të varfër po pasurojmë botën) ata po futen aktivisht dhe me «guxim» në lojën e dollarit. Matrapazë të ndryshëm, përfaqësues të këtyre firmave, po spekullonjë ditën për diell. Kur askush nuk i ndalon, por ka edhe prej tyre që e i rrahin shpatullat dhe nga çdo rrahje marrin garin e tyre, le të livadhisin:
Rruga tjetër janë edhe tregtarët tanë halle shumë që pasi bëjnë veprime «bursiste», sigurojnë njësi sa dollar i durren drejt Bullgarisë për të blerë e pastaj për të shitur këtu. Mund të them pa pikë droje se gaboj se pjesa e luanit të dollarit që sjellin djemtë tanë përfundon në Bullgari. Natyrisht tregti me botën do të bëjmë, do të blejmë e do të shesim dhe qeveria bullgare ka krijuar lehtësitë e nevojshme për këtë tregtim. Po thuajse të gjitha tregtarët tanë kanë marrë ose po marrin rrugën për në Bullgari, me shpërndarë plot dollarë dhe me shpresën për të bërë një cikë tregti. Tregtarët bullgarë, duke parë këtë vërshim tregtarësh shqiptarë e bashkë me to edhe dollari, po rritin çmimet. Dollari shtohet.
Atëherë përse shqetësohemi? Fundja dollari prandaj edhe vjen, për t’u harxhuar. Po a harxhohet në tregun më të përshtatshëm? A është ky i vetmi treg për shqiptarët? A thua vetëm aty mund të bëhet tregti me leverdi?
Nuk është ashtu! Tregjet perëndimore janë më të volitshëm, por mundësia e depërtimit të tregtarëve tanë në këto shtete është më e pakët. Tepër më e pakët, Dhe atëherë kur nuk ke pulën, detyrohesh të kënaqesh me sorrën. Bile dhe të duket si gjëj deti!
Për tregtarët që kanë dhënë fryte të mira, që bëjnë tregti të ndershme, që janë në gjendje të bëjnë atë, shteti duhet që nëpërmjet agjensive tregtare t’u rekomandojë tregjet më të përshtatshme dhe t’u lehtësojë përpjekjet për të depërtuar në këto tregje. Ajo e do mund të bëjë shoqëri aksionare të ndryshme, të marrë përsipër edhe rolin e ndërmjetësit, të stimulojë ardhjen e disa mallrave, qoftë edhe me subvencione të pjesshme dhe të përkohshme, që edhe dollari i djersës tanë të mos shkojë kot.
BEDRI ISLAMI
LAJME NGA KOSOVA
SHBA DO TË DËRGOJNË VËZHGUES PËR ZGJEDHJET NË KOSOVË
— DEKLARON MARGARET TUTULER —
Përfaqësuesja për shtyp e Departamentit Amerikan të Shtetit, zonja Margaret Tutuler, në konferencën e djeshme të rregullt për shtyp në pyetjen e gazetarëve se a do të dërgojnë SHBA vëzhgues për zgjedhjet e para shumëpartiake, që do të mbahen në Kosovë më 24 maj u përgjigj: në zgjedhjet e 24 majit do të zgjidhet parlamenti dhe presidenti i Republikës së Kosovës. Ne do të dërgojmë zyrtarë nga ambasada jonë në Beograd për të vëzhguar ngjarjet në Kosovë.
Si në rastet e tilla, edhe në këtë rast në presim që organizatat joqeveritare të raportojnë mbi zgjedhjet në Kosovë.
Veteranët çarmatosen
Deputetët e Partisë Socialiste votuan kundër kësaj pike të nenit 7 të ligjit “Për përdorimin e armëve”. Kundër votuan edhe deputetët e PD-së, zotërinjtë B. Mustafaj, A. Hajdari e Ll. Lëngu si dhe deputeti i PSD-së T. Laço.
Rreth pikës «Ç» të nenit 7 të ligjit për përdorimin e armëve i cili bënte fjalë se kush mund të mbajë armë zjarri, u bë një diskutim e qëndrime të skajshme nga deputetët e grupeve parlamentare kur erdhi fjala për veteranët e luftës nacionalçlirimtare. Ky problem u politizua shumë, në mos nga mjaft deputetë të PD-së u mbajt një qëndrim fyes. Çështja arriti deri aty sa deputeti Butka (?) vuri në diskutim përkatësimin «Veteranë të luftës Nacionalçlirimtare». Dhe për mendimin tonë qëndrimet pasionante nga deputetët e PD-së nuk ishin në dhe me të lejohej me ligj mbajtja e armëve të llojë nga veteranët e luftës Nacionalçlirimtare, por mohimi i këtij emërtimi të nderuar. Përfundimisht, pasi u votuan normalisht, mbeti që veteranët të çarmatosen. Deputetët e Partisë Socialiste votuan unanimisht kundër këtij propozimi.
Duke miratuar një ligj të tillë nuk u arrit gjë tjetër veçse të fyhen edhe më herë veteranët që bënë luftën Nacionalçlirimtare dhe masën e popullit që i do e i respekton. Megjithatë deputetët të kujto pagite golahn (?) që votuan për miratimin e këtij ligji nuk bënë një tjetër veçse prenë disa koka njerëzish të pafajshëm siç u shpreh deputeti (?), rrethit të Tropojës, Bashkim Mustafa).
BASHKIM KOÇI
Bashkëbisedojmë për alternativën e socializmit demokratik
Auditori i Partisë Socialiste
Në vazhdim të punës për konferencën e partisë së rrethit, komiteti drejtues i PS i Gjirokastrës, organizoi një takim të anëtarëve, simpatizantëve e miqve të saj me intelektualët Adem Këzezi, Luan Shahollari e Agron Dani.
Takimi mbajti emrin «bashkëbisedojmë për alternativën e socializmit demokratik». Pjesëmarrësit bënë pyetje për alternativën e socializmit demokratik, realitetin e saj në Evropë, konceptin dhe praktikat e PS për afrimin e tij në kushtet shqiptare, marrëdhënien e PSSh-së me partitë e tjera socialiste etj. Përgjigjet, ndërhyrjet dhe diskutimet e gjalla të të pranishmëve tregojnë për njohjen por edhe për nevojën e debatimit të ndërsjellë e konsultivit rreth alternativës së përcjelluar. Auditori tregoi interes të veçantë për probleme aktuale të ditës në vend dhe interpretimin e tyre sipas logjikës së socialisteve shqiptarë, por dhe përvojës e vizionit evropian. Oratorët sqaruan e debatuan duke sjellë shembuj nga fushat e historisë dhe historisë së mendimit politik, dhe politikës dhe ekonomisë. Në bashkëbisedim u shfaqën edhe mendime për një punë të shkaktuar bashkëkohore të përcjelljes së alternativës dhe PS në masë. Veprimtaria u ndoq me interes dhe u mbyll nga të pranishmit për kompetencë, transparencën dhe dialogun në përgjithësi.
THANAS DINO
[Teksti brenda fotografisë është i paqartë dhe i palexueshëm.]