Kë do të zgjedhim në forumet udhëheqëse të Partisë?
Është një pyetje e natyrshme që lind, ndërkohë kur zgjedhjet e reja janë në kulmin e tyre. Zgjedhje që fillojnë që me kryetarët e organizatave të partisë, deri në udhëheqjen qendrore që do të dalë nga Kongresi i Parë. Përgjigja duket e thjeshtë; të zgjedhim më të mirët. Vetëm se kjo, mendoj është një përgjigje abstrakte, e përgjithshme. Prapa shprehjes, «më të mirët», qëndrojnë njerëzit konkretë. Dhe njeriu konkret asnjëherë më shumë se sot nuk është vlerësuar në kompleksitetin e tij. Në bindjet politike; në pozicionet e qarta në situatat që po kalojmë; në vendosmërinë për mbrojtjen e alternativës; në kapacitetin intelektual që disponon për t’iu imponuar të tjerëve me fjalën dhe qëndrimet e tij; në interesat personale, të familjes e të fisit që e lidhin me parti-në; në dëshirën për të qenë tribun i masave etj., etj. Një gjë është e qartë për të gjithë. Partia Socialiste, ka kapacitete të tilla intelektuale në bazë e në qendër që nuk është e vështirë të zgjedhim për në forumet drejtuese të saj. Po kështu, edhe njerëzit e veprimit. Kjo pasuri është ndoshta më e madhe se sa e disa partive të tjera të marra së bashku. Ajo është e pranishme në gjithë punën dhe jetën e partisë. Efikasiteti i saj duket kudo, ndonëse ende jo e plotë për arsye të ndryshme. Kjo pasuri e partisë me njerëz të aftë, u duk në çastet më të vështira të saj. Dihen momentet e turbullta politike të krijimit të Partisë Socialiste. Dihen edhe stuhitë dhe sulmet që përballoi ajo gjatë një viti. Megjithatë ajo-ruajti dhe forcoi identitetin e saj. Turbullirat politike të një viti shkaktuan tronditje më të mëdha në partitë e tjera, se sa në partinë tonë. Kjo ndodhi sepse kocka e saj që në fillim u krijua e fortë. Këtu kam parasysh ata dhjetëra djem e vajza të zote, intelektualë, të guximshëm që morën përsipër të drejtonin partinë nga baza në qendër, kur më komode ishte braktisja e saj, ose të paktën mos-evidentimi në strukturat udhëheqëse. Në një farë kuptimi, këta ishin «pilotët e vdekjes» të Partisë, sepse morën përsipër sakrifica të mëdha personale e familjare, ofendime e sharje që nuk i meritonin. Këta njerëz meritojnë respekt e vlerësim nga anëtarët e partisë. Pas rezultatit të pakënaqshëm të zgjedhjeve të 22 marsit, ndaj tyre u shprehën edhe pakënaqësi e vërejtje të shumta. Ishin të shpjegueshme për momentin e tensionuar. Më tej bën punë logjika e ftohtë dhe arsyetimi i shëndoshë. Kur bëjmë vërejtje për një ose disa shokë, që kemi në forumet udhëheqëse të partisë, në qender ose në bazë, të mendojmë, (Vijon në faqen 2)
Tolerancë për zgjidhjen e kërkesave
Në kryeqytet u zhvillua një aktiv kombëtar i federatës sindikale të arsimit dhe shkencës për të diskutuar edhe një herë në lidhje me kërkesat drejtuar qeverisë për rritjen e pagave, për përmirësimin e kushteve të punës, shkolla, vendosjen e rendit etj.
Debatet zgjaten rreth 4 orë dhe u kritikua me forcë qëndrimi zvarritës i kabinetit Meksi në lidhje me denjimin që u bëhet punonjësve të arsimit e shkencës. Diskutuan Vasil Prifti nga Fieri, Fatmir Barhani nga Mati, Partizan Hysen(i) nga Kruja, Vito Steja nga Pato(si), Fatmir Shkalla nga Elbasani, Donika Petri nga Gjirokastra, Djana Resuli nga Durrësi etj. Mos qeveria pret të fillojë greva e përgjithshme që të zgjidhë hallet tona?, bënë pyetje sindikalistët. Megjithatë ata ranë dakord që të tërhiqen ndaj qëndrimit të pushtetmbajtësve deri në fillim të muajit qershor. Pra, iu la kohë qeverisë të veprojë për të realizuar ato që ajo ka rënë dakord se janë të drejta.
Nga disa rrethe si Librazhdi e Patosi kishin ardhur përfaqësues edhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
Shqiptarët do të vendosin vetë për të ardhmen
- Deklaratë e Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë -
Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë priti me kënaqësi të veçantë dhe, në detyrën e tij të përhershme, mbajtjen dhe zhvillimin më 24 maj 1992 të zgjedhjeve të lira shumëpartiake në Republikën e Kosovës, nga të cilat do të zgjidhet presidenti dhe parlamenti i parë pluralist i saj.
Mbajtja e këtyre zgjedhjeve është një ngjarje me rëndësi të veçantë historike për popullin shqiptar që jeton në trojet e veta në ish-Jugosllavi. Ato shënojnë një hap të mëtejshëm e të sigurtë drejt krijimit të institucioneve të qëndrueshme demokratike në Kosovë.
Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e demokratike në përputhje me dokumentat ndërkombëtare, është një kriter legjitime e popullsi shqiptare.
Askush nuk ka të drejtë të pengojë shqiptarët të shprehin vullnetin e tyre të lirë e të vendosin vetë për të ardhmen. Ata, si deri tani, do të bëjnë përpjekje të shmangin çdo provokim që synon të shkaktojë luftën e gjakderdhje në këtë rajon.
Është koha e fundit që autoritetet e Beogradit ta kuptojnë se vullneti i një populli nuk mund të shtypet përmes dhunës e përdorimit të forcës ushtarake.
Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, duke shprehur dëshirën e mirë ndaj popullit shqiptar, fton opinionin publik ndërkombëtar, vendet anëtare të KSBE-së e të Komunitetit Evropian të përkrahin e mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve të lira në Kosovë. Vetëm respektimi i vullnetit të popullit shqiptar mund të çojë në zgjidhjen e plotë të krizës në Kosovë, duke shmangur kështu keqderdhjen dhe një destabilizim të plotë të Ballkanit.
Tiranë, më 23 maj 1992
«Do të jemi bashkë drejt Evropës»
Shqetësim mbarëshoqëror
Ka ditë, që, mendja e njerëzve ta-më, është përgjendur tek pjesa tjetër e kombit, historikisht e përgjakur, e nëpërkëmbur, e ndarë prej trungut të lashtë shqiptar.
Zgjedhjet e para parlamentare në Kosovë janë pjesë e bisedave të ditës. Interesimi është i disafishtë për shumë arsye, po kryesisht, për situatën shpërthyese në të cilën zhvillohen këto zgjedhje, për interesimin në rritje të Perëndimit ndaj çështjes shqiptare, për atë mori armesh, mjetesh, e forcash ushtarakë që janë instaluar në Kosovë... Copëra të këtyre bisedave, dëshirat dhe mendimet që shfaqen në këtë ditë të shënuar menduam, t’i sjellim edhe në këtë shkrim:
Dhimëter-Monari, tornitor në uzinën mekanike të Tiranës:-Mund të ndodhë gjithçka në këtë ditë të shënuar për shqiptarët. Me sa kam dëgjuar e lexuar, populli shqiptar i Kosovës është përgatitur për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, por është i përgatitur edhe për çdo masakër që mund të organizojë ushtria serbe. Unë i kam ndjekur të gjitha lajmet për Kosovën, kam biseduar edhe me njerëz të ndryshëm, sidomos me moshatarët e mi. Me sa kam marrë vesh, opinioni ynë, në çdo cep të Shqipërisë, është shumë i vëmendshëm këto ditë, për gjithçka që mund të ndodhë në kufijtë tanë e në Kosovë. U bëftë si është më mirë! Një gjë është e sigurtë, ne do ta përkrahim njëri - tjetrin, ne do ta përkrahim parlamentin dhe qeverinë e re të Kosovës, ashtu siç na kanë përkrahur edhe ata gjatë këtyre proceseve. Tani e mbrapa do të jemi edhe më afër.
Gjin Shqalosi, student, anëtar i KD të FRESSH:- Nuk ka nevojë për përshkruar gjendjen që është krijuar në prag të zgjedhjeve të reja në Kosovë. Atë e di çdo shqiptar. Ne jemi të rinj, kemi një forum rinor kemi bërë përpjekje që të bashkohemi në shumë veprimtari me forumet e tjera, mbrapa jemi, megjithatë unë them se, në momente të tilla, kombin shqiptar, më shumë se çdo institucion e ka bashkuar vetëdija kombëtare. Dua të dal tek një shqetësim: Muajt e fundit, në pakë-saktë këtë vit shkollor, moshatarët tanë në Kosovë mbetën pa universitet, pa shkollim. Për t’iu shmangur dhimbjes të tyre me forcë në frontin e luftës, shumë të rinj, morën rrugën e emigrimit në perëndim dhe gjektë. Ata mbetën rrugëve të Evropës, pa shkollë dhe pa punë. Mendimi im është se rrugëzgjat nuk janë krijuar këto ditë, e mira e çështjes kombëtare e kërkon që ata të ndodhen në Shqipëri, të ndajnë bashkë vështirë që ka pllakosur këtë vend, por duke qenë këtu bashkë me ne, do t’i ishim më pranë Kosovës.
Bisedoi: FRANO ÇAKA ishim më pranë Kosovës.
Përtej arsyes ekonomike
PROTESTE
Gazeta «Albanpol» e para e këtij lloji në historinë e publicistikës shqiptare, doli më 22.10.1991. Që në fillim ajo u mirprit nga lexuesi i vendit dhe megjithë vështirësitë e shpërndarjes së shtypit në Shqipëri arriti të radhitet e treta për nga tirazhi pas «RD» dhe «ZP». Përveçse një ngjarje publicistike, dalja e gazetës «Albanpol» paraqet një shtyllë kryesore të marrëdhënieve të policisë me publikun, një element kardinal i dialogimit dhe afrimit demokratik polici - publik, karakteristikë fondamentale e policisë moderne, një tregues i transparencës për të hedhur dritë mbi veprimtarinë e institucioneve të policisë, për 50 vjet diktaturë i strukur në koracën hermetike të një «blancké-aut»-i monumental, një tregues i demokracisë si një detyrë për të informuar opinionin publik për situatën kriminale në vend, për të bërë të ofrojnë të rendit dhe të policëve të thjeshtë në një kohë të ngarkuar me voltazh të lartë politik.
Për një kohë të shkurtër «Albanpol»-i krijoi auditorin e vet besnik, lexuesin e vet, fizionominë dhe personalitetin e vet dhe gjithashtu ai u vlerësua pozitivisht jo vetëm nga personalitetet politike të formatit botëror si dr. T. Melia etj., por edhe nga revista të specializuara gazetarese «EST EVROPIAN» e cila nën kokën e Albanpolit botoi dhe një shkrim të gazetës tonë që të cilën nuk e ka bërë për asnjë gazetë shqiptare.
Përkundër kësaj tabloje, më 18 maj 1992 si një rrufe në qiell të kaltër, ndodhi pikërisht ajo që nuk pritej, ministri Bashkim Komunikuon mbylljen e gazetës. Arsyet? «Kështu ka dhënë urdhër presidenti». Më pas nëpërmjet TV SH z. Kopliku merr përsipër motivizimin e mbylljes së gazetës për kuadrin e reformës ekonomike, për një ulje të shpenzimeve».
Pavarësisht se «Albanpol»-i nuk u krijua si një ekonomi ndihmëse e MRP, por me një mision krejt tjetër, si shprehje e demokracisë dhe e transparencës, sqaron më se «Albanpol»-i është financiarisht shumë më rentabël se të gjitha gazetat e revistat shtetërore, madje del me fitim.
Këtë ia kemi vënë në dukje instancave më të larta të MRP, por në vend të përgjigjes, më datën 20.05.1992 në dyert e redaksisë ia behu që më 6.55 minuta të mëngjesit një ekip i Kontrollit të Shtetit. Po kështu iu informojmë se edhe numri i fundit i gazetës i cili është në proces shumëfishimi u ndalua të botohet me urdhër të ministrit, një rast pa precedent ky në historinë e shtypit demokratik. Si gazetarë, si intelektualë, si shqiptarë nuk jemi kundër kontrollit të shtetit dhe nga ana tjetër ndihmo si të optimistë se për kontrollin e shtetit janë problem vetëm gazetat dhe gjithçka tjetër në Shqipëri e-cën si në vaj.
«Arsye Shtetërore» se «duhen ulur shpenzimet» në gazetare duke ndierë domosdoshmërinë për informim e popullit për gjithçka kriminale që ndodh në Shqipëri, kërkesë kjo për çdo demokraci të vërtetë jemi gati, dhe këtë ia kemi bërë të ditur dhe instancave më të larta të MRP, që të kalojmë me vetëfinancim dhe shpenzimet duke
E shkruar për sot
Për votën e udhës së lirë, për ty vëllai im, kosovar!
Do të shkojë sot, ai, me këmbë, dhe jo pa gëzim, për në kutinë e votimit, atje ku e ka ngritur nga halli: pranë kishës, pranë xhamisë, pranë varrezave. Edhe pse një kujtimpërkës ka punuar dhe punon për të, edhe pse një mesazh?
I dashur lexues, vur veshin dhe dëgjoje pak zërin e historisë.
Nga na vijnë këto mesazhe? Ato dalin e vijnë nga thellësia e viteve, ato ecin drejt demokracisë evropiane. Bien lodrat, ndizen zjarre. Ky është «morsi» shqiptar, ai «mors» që zgjon kushtrimet të reja e të lashta. Më çaqet përpara syve eposi i krushqive, ky vargmal jo prej guri, por prej zemrash, më qafët përpara xhubleta e çpuar nga plumbat, ajo xhubletë e vënë dikur në një muze - pama e varrit të partizanit pa emër e sa varreza qytetesh, më shfaqen fjalët e shkruara shtrembër në procesverbalet e mbledhjeve të luftës, më dalin përpara syve ata që bënë luftën, ata që nuk pranojnë që ulët t’ua rrëshkë vëgu i robërisë, ata që ecin shpejt drejt hedhjes së nënshkrimit të pavarësisë.
E nëse nuk janë shkëndija që flakësin, atëherë ç’mund të jenë?
Ata janë vëllezërit kosovarë përballë të cilëve trembet edhe vdekja. Kush e përgjakur fatin tënd, kush e bëri truallin e Kosovës fli të estrave, kush i mbolli hijet në varr? Kush të ngrohu në tokën e ngrirë, kush të nxiti për të shuar urinën, për ta ngrënë «robërinë»?
Me luftën që bëmë dhe me mijëra të rënët që ranë për vatanin... ç’fitum? Fituam dhe humbëm, humbëm dhe fituam, por kur përpiqet e përbashkëta do të lidhin kurorën e fundit me dafinat e lagura prej vesës së mëngjesit të sotëm, në jetë të jetëve do të rrugëtojmë së bashku si shqiptarë të së njëjtës Nënë të dhembshur. Do të rrugëtojmë bashkë, duke sfiduar trishtimin, urrejtjen traditë, mosbesimin, vëllavrasjen. Ta dish vëllai im, në dejët tona lëvrin gjaku i Skënderbeut. Pikërisht për këtë arsye në zemrën time fut edhe zemrën tënde dhe ndjej se ajo bëhet më e lehtë, më e fortë, më e gjërë dhe them: do të qëndrojmë pa u trëmbur në viset tona si dy shkëmbinj në grykë midis të cilëve rrjedh e rrjedh lumi i jetës sonë, do të qëndrojmë krah për krah e sipër nesh ylberi i Atdhedashurisë.
Apo jo?
Më duket se dëgjoj këngën e lirisë, atë këngë që ngrihet gjithëforcë e shëndet me notat më të gëzuara të ditës së sotme: 24 Maj 1992.
E shkruar për sot.
Mendoj se edhe kështu ndihmoj sado pak realizimin e ëndrrës së madhe.
KERKOJME: JETI-MET MOS DALIN NGA SHTEPIA
Duam të sqarojmë mbarë opinionin e qytetit tonë se ne, shoqata e jetimëve të qytetit të Durrësit u hodhën në grevën e urisë si mjet i fundit demokratik për zgjidhjen e problemeve tonë për mos hedhjen në rrugë të 47 fëmijëve jetimë.
Për këtë veprim u jemi drejtuar pushtetit në rreth, partive, politikanëve, komuniteteve fetare, shoqatave të ndryshme shoqërore. Me përjashtim të pushtetit në rreth, të gjithë na përkrahën. Më janë takuar me ministrin e shëndetësisë dhe të arsimit, të cilët na përcollën durimin dhe komisionet plurale në rreth ka kompetenca të plota dhe grevë nuk varet nga ne. Ta drejtuam kryeministrit dhe presidentit kemi kërkuar, po? Në nuk ngrime se... ekonomike, as politike, por kundër varfërisë së të miturve. Vështirë të kuptohet se mos shoqata jonë dhe fëmijët e saj janë në gjendje të jetojnë normalisht? Shpresojmë që ministri i shëndetësisë dhe i arsimit të na japin një përgjigje.
Përballë realitetit
«Sheshi me lule», i RD-së
Dje gazeta RD në shkrimin «Shenjat e para të kthesës» nënvizonte faktin se po shkruhej radhët pa dyqanet e dyqaneve. Madje e kish vënë si nëntitull të shkrimit për të tërhequr vëmendjen e lexuesit.
Që RD-ja ka marrë përsipër të evidencojë se «shkëqëlimi në Shqipëri filloi pas zgjedhjeve të 22 marsit, kjo merret vesh fare kollaj. Ajo që na bën të çuditëm, është se si mund të thuash ndryshe gjëra që s’ecin? I ndesh nga mëngjesi në darkë. Mund të m’ankrosh lexuesin, p.sh., me premtime (si u quajtën gjatë fushatës elektorale), por të gjesh alibi të vërtetë «lule-bukës» të gjendjes normale në dyqanet e bukës e të vajgurit sikur RD-ja kjo do të thotë të tallesh me mallin e njerëzve të tejlodhur e të varfëruar. A, vërtet nuk i kanë parë këto njerëzit, që bënë përballë siç u zgjedhën nyjë broçkulla si këto, si zgjasën radhët për të blerë bukë lira vajguri? Me gjithë mend e kanë, apo tregojnë ëndërrat se në dyqanet e bukës po shkurtihen radhët?
Le të na thonë ku janë e ku shihten makaronat sheqeri etj. se popullit këtë nuk e di. Ai po di se radhët po shkurtihen në tregun e zi, edhe ku mund të blenë vetëm atë që e kanë xhepin plot.
Kurrës nuk dëshirojmë të nxjëm «mrekullitë» e pas 22 marsit. Përkundrazi, edhe ndonjë «shenjë të kthesës» do të na vinte mirë ta shihte e ta gëzonte popullin. Por kur nuk ka, përse u dashka ta bëhemi entuziastë me zor, siç bëri RD-ja? Është qesharake, vërtet qesharake të thuash «Shqipëria është disha komunisto-socialiste» dhe t’u duan të pranojnë këtë të vërtetë, që shkelqen në ekranet e televizorit, në faqet e gazetave, në portin e Durrësit, në aeroport, në dyqane... Kur i lexon këto radhë
Fituan apo humbën gramshiotët nga Banja?
Shqetësimi që na detyron t’i drejtohemi parlamentit, presidentit dhe kryeministrit është heshtja që po mbahet ndaj problemeve që kanë lindur në rrethin e Gramshit, nga ndërtimi i hidroenergjitikut të Banjës.
Qysh prej vitit 1986, kur filloi kjo vepër, e deri tani janë zvarritur në mënyrë të pajustifikueshme e të pandershme kërkesat e drejta të banorëve të këtij rrethi, janë lënë në mes të rrugës të gjitha premtimet që iu bënë këtij populli. Është kjo arsyeja që ne i kërkojmë qeverisë së tanishme t’u rikthehet pa vonesë realizimit të vendimeve të marra nga qeveritë pararendëse, vendime që lidhën me rivendosjen e gjëndjes nga përmbytja e hidroenergjikut të Banjës në rrethin e Gramshit. Kjo mund të bëhet mendojmë ne nga një komision ndërsektorial që do të verifikojë në terrenin konkret pasojat që iu shkaktuan popullit të rrethit tonë nga kjo vepër dhe të saktësojë sa u dëmtua kthimi nga qeveria. Ne e shohim dhe e kuptojmë gjëndjen e vështirë në të cilën ndodhet sot vendi, por duhet të na kuptoni zotërinj, durimi ynë s’ka më kufi, pasi qysh prej vitit 1986 e deri tani jemi «apopulli» me premtime. Me dështëra herë është ngritur zëri nga ana jonë nëpërmjet takimeve me përfaqësues të qeverisë, kryeministrat që u larguan, ministrat, nëpërmjet letrave të dërguara ish-presidentit e qeverisë, nëpërmjet deputetëve në parlamentin e kaluar dhe atë të sotmin, nëpërmjet shtypit dhe nëpërmjet peticioneve. Por deri tani zëri ynë ka rënë në vesh të shurdhër.
Pranuam atëherë kur u vendos të ndërtohej kjo vepër edhe ndonjë sakrificë në kundërshtim me interesat tona lokale për hir të interesave kombëtare. Por po bindemi çdo ditë se kjo nuk është kështu dhe tashmë në qark qeveritare, deri tani ne veç jemi dëmtuar nga ndërtimi i kësaj vepre. Në kushtet e ekonomisë së tregut izolohëmi thuajse tërësisht në këtë mënyrë ne mund të lëshojmë vetëm qeveria nuk mendon çfarë do të bëjë me këtë popull prej 47.500 banorësh. Kostos së zbatimit të reformës ekonomike, që për punonjësit tanë e për kushtet tona do të jetë e lartë, do t’u bashkohet edhe kostoja e ndërtimit i kësaj vepre. Për të lehtësiuar sadopak varfërinë, qeveria duhet të dispoj një zgjidhje tonë.
Mjet një zgjidhje tonë.
Mjet takimeve me përfaqësues të qeverisë të shurdhër.
Dhe fituam? Fituan apo humbën? Me dy projekte të qeverisë? Me një pjesë të ardhurave kjo grugë mund të ndërtohet.
Së dyti, në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 40, datë 22.11.1986 shteti do të ndërtojë për rivendosjen e gjendjes nga përmbytja që shkakton liqeni i Banjës 162 milion lekë. Në fakt qysh prej asaj date e deri tani janë bërë vetëm 60 milionë lekë. Për pasojë kanë mbetur në mes të rrugës ndërtimi i zonës së re industriale të qytetit ujësjellësi i Kërçes, nënstacioni elektrik, rivendosja e gjendjes së sistemin e ujitjes, ndërtimi i banesave për familjet që do të shpërngulen në fshatrat Cerujë e Qerret, e objekteve social-kulturore në qytet etj. Familjet fshatare në fshatrat Drizë, Zagjupë, Gjergjovinë, Cingar, Dardëz, Dushk; Silavre Cerujë e Çekën kërkojnë kompensim për dëmet që u shkaktohen nga përmbytja. Ka edhe probleme të tjera, por shprehemi se qeveria e re do t’i kthejë sytë edhe nga Gramshi. Të shpresojmë...
KOMITETI DREJTUES I PARTISE SË SAKRIFIKUAR TË RRETHIT GRAMSHI
dhe fituam, por kur përpjekjet sfiduar trishtimin, urrejtjen traditën, mosbesi-