Ngjarja në Libofshë të Fierit - një sfidë e rëndë për demokracinë
Të shtunën në darkë përmes TV pamë një skenë të llahtarshme: vrasjen e një familje të tërë, prej 5 veta, midis tyre edhe një fëmijë 7 muajsh, të cilët ishin vrarë e masakruar në Libofshë të Fierit në mëngjesin e datës 29 maj.
Kjo është një ngjarje e tmerrshme dhe e padegjuar megjithëse kohët e fundit, kriminaliteti në rritje na është bërë pjesë përbërëse e jetës sonë të pasigurt. Kjo ngjarje ka tronditur mbarë opinionin tonë publik. Ministria e Rendit, e cila të dielën njoftoi se ka vënë si shpërblim 1 milion lekë të vjetër për ata që njoftojnë se kush është autori i këtij krimi të llahtarshëm, është para një prove serioze, pasi ky krim është një ndër sfidat më të ashpra e më makabre që i janë bërë proceseve tona demokratike. Ky krim është një provë tjetër se kriminaliteti në rritje dhe deri tani i pakontrolluar është një kërcënim real për jetën e çdo qytetari, se ai është prezent megjithë peshën e tij të rëndë në qytetet e fshatrat tona.
Duke i shprehur ngushëllimet e të afërmve të familjes së masakruar në Libofshë, me këtë rast bashkojmë zërin tonë me kërkesën e ligjshme të të gjithë opinionit të shëndoshë shoqëror që t'i ndalet me çdo kusht dora kriminale, që ata të goditen pa mëshirë. Këtë e kërkojnë ligjet e demokracisë që duam të ndërtojmë.
KRYEMINISTRI I TURQISË, DEMIREL, VIZITON SHQIPËRINË
- Nënshkruhet një traktat bashkëpunimi shqiptaro-turk.
- Turqia i akordon Shqipërisë një kredi prej 50 milionë dollarësh.
- Do të rritet bashkëpunimi ushtarak midis të dy vendeve.
- Do të hapet një linjë ajrore e do të hiqen vizat për qytetarët turq.
Kryeministri i Turqisë, Sulejman Demirel, bëri një vizitë dyditore në Shqipëri.
Ai zhvilloi takime me presidentin Sali Berisha, kryeministrin Aleksandër Meksi, ministrin e Jashtëm Alfred Serreqi etj. Kryeministri turk, qysh me mbritjen e tij në aeroportin e Rinasit, deklaroi se «ka ardhur në një vend vëlla, të cilin Turqia e ka ndihmuar me parë dhe do të vazhdojë ta ndihmojë edhe në të ardhmen».
Në përfundim të takimeve të tij kryeministri turk dhe presidenti shqiptar dha një konferencë shtypi për gazetarët shqiptarë.
Presidenti Berisha theksoi nevojën e bashkëpunimit politik me Turqinë dhe institucionalizimin e takimeve dypalëshe. Ai tha se do të shtohen marrëdhëniet në fushën e telekomunikacionit, do të hapet një linjë ajrore midis të dy vendeve si dhe do të nënshkruhet një marrëveshje për mënjanimin e taksave nga të dy vendet. Qeveria shqiptare do të heqë vizat për qytetarët turq që vijnë në Shqipëri.
Kryeministri Demirel, duke falenderuar për mikpritjen e rezervuar për të, bëri një panoramë të zhvillimeve që përfshijnë Evropën pas vitit 1990. Këto ndryshime, sipas tij, kërkojnë krijimin e mjedisit të ri bashkëpunimi. Turqia e di përgjegjësinë e saj në vendin e madh dhe të fuqishëm i Evropës. Në veçanti, Demirel, i shtroi domosdoshmërinë e thellimit të marrëdhënieve tradicionale midis Shqipërisë e Turqisë. Demirel theksoi se bota duhet të përkrahë Shqipërinë dhe për këtë Turqia angazhohet që të japë kontributin e vet për rënien vet për rënien e vet për? ...
Demirel njoftoi për ftesën që i është bërë Shqipërisë për të marrë pjesë në nismën e Detit të Zi ku bashkëpunojnë Turqia, Ukraina, Rusia, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Armenia, Greqia, Bullgaria e Rumania. Kjo u pranua nga presidenti Berisha.
Duke folur për Kosovën, Demirel e paralajmëroi botën se ngjarjet në Kosovë do të jenë tragjike e për këtë bota dhe Turqia nuk do të jenë indiferente. Shpresoj se dhuna nuk do të zbresë në Kosovë, por në rast se zbret Shqipëria do të ketë mbështetjen e Turqisë.
Zoti Demirel u shpreh se do të përkrahë anëtarësinë e NATO-s të Shqipërisë dhe njoftoi për bashkëpunimin e ndihma ushtarake për vendin tonë. Kryesisht ndihma do të jepet në fushën e përgatitjes ushtarake. Në këtë kuadër do të dërgohen këshilltarë ushtarakë turq në Shqipëri në rast se qeveria shqiptare e kërkon këtë. Për këtë zoti Berisha tha se «kjo nuk duhet përsëritur».
Zoti Demirel u përqëndrua, përveç Kosovës, edhe në çështjen e ...
(Vijon në faqen 4)
«Unë i vlerësoj qëndrimet tuaja dhe jam dakord me to»
– Takim i kryeministrit Demirel me Fatos Nanon –
Pardje kryeministri i Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel, priti në selinë e ambasadës së Turqisë në Tiranë, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano.
— Takim i kryeministrit Demirel me Fatos Nanon —
Pardje kryeministri i Republikës së Turqisë, Sulejman Demirel, priti në selinë e ambasadës së Turqisë në Tiranë, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë e miqësore.
Fatos Nano i uroi mirëseardhjen në Shqipëri zotit Demirel në emër të Partisë Socialiste dhe shprehu bindjen se kjo vizitë do t’i shërbejë forcimit të miqësisë së lashtë e tradicionale midis dy vendeve e dy popujve tanë. Në këto momente, tha ai, Shqipëria ka nevojë për miq të vërtetë. Ne besojmë që Turqia do të luajë një rol të rëndësishëm e do të jetë një faktor i tillë për integrimin e Shqipërisë në rrjedhat evropiane e në proceset e saj integruese. Ne vlerësojmë ndihmën që i ka dhënë Turqia Shqipërisë, nga vendet e para, për të kapërcyer vështirësitë e shumta që ka.
Fatos Nano i informoi më poshtë kryeministrin Demirel për pozicionet politike të PS të Shqipërisë në këto momente, e veçanërisht mbas zgjedhjeve të 22 marsit. Shqipëria po bën përpjekje për tu integruar në Evropën e qytetëruar, ku asaj i takon vendi. Por për okupacioni ynë është se mbas zgjedhjeve të 22 marsit, Shqipërisë po i mungon një situatë e ekuilibruar, mungojnë ato ekuilibra të domosdoshme sociale e politike që do t’i shërbenin çuarjes përpara të demokracisë. Edukata politike demokratike, marrëveshja politike në interes të vendit, është e dobët, për to mos thënë se mungon. Po dalin përditë e më shumë në dritë qëndrime të një monizmi të ri. Kjo vihet re veçanërisht në parlamentin ku mazhoranca, me anën e kartonit[?]
(Vijon në faqen 4)
HIJA E CENSURES MBI MJETET E INFORMACIONIT
— Kuvendi Popullor ndërpret për herë të tretë seancën plenare —
Dje, pasdite filloi seanca plenare për zgjedhjen e këshillit të ri drejtues të mjeteve të informacionit. Në bazë të rregullores së miratuar nga Kuvendi, kandidatët për anëtarë të këshillit drejtues të mjeteve të informacionit duhet të propozohen nga Komisioni i Përhershëm i Kuvendit Popullor, pasi të jenë miratuar prej tij. Në fakt nuk ndodhi kështu. Kryetari i komisionit të Kuvendit Popullor për mjetet e informacionit, Teodor Keko tha se, në si komision kemi patur disa rezerva, prandaj nuk i paraqitëm vetëm kandidaturat. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Ali Spahia, kërkoi të miratoheshin kandidaturat e paraqitura prej tij, gjë që është në shkelje të rregullores. Me kërkesën e deputetëve: Baleta, Abdiu, Islami etj., seanca plenare u ndërpre. Me sa duket, grupi parlamentar i PD-së, kërkon të vërë nën kontroll mjetet e informacionit ma-[?]
Zamira Koleci censuron IGELLBERGERIN
Në takim që zoti Igellberger zhvilloi me studentët, u ndodha dhe unë plot një krah larg nga redaktorja e nderuar zonja Z. Koleci
Në lajmet e orës 13.30 në radio, gjatë komenteve, që ju bënë zotit Igellberger për mirëseardhje dëgjova edhe atë ç’ka informoi zonja Koleci. U habit[a]. Vërtet, e përsërit u habit[a]. Zoti Igellberger gjatë përgjigjeve të pyetjeve të studentëve sqaroi edhe «diçka» më shumë se ato ç’ka na dh[a] radio-censura. Për shembull ndër të tjera në përgjigjet e pyetjeve zoti Igellberger tha: «Ne do t’ju ndihmojmë për aq sa kemi mundësi por... duhet të mendoni edhe për vështirësitë tona, ngjarjet e Los Anxhelosit treguan se edhe tek ne punët nuk shkojnë aq mirë sa duhen. Edhe ne kemi nevojë për ndihmë në situatat që ndodhemi! Prandaj ju studentët duhet të zgjeroni shpatullat (dhe jo se e rregullon[?] redaktoria Koleci) për të mbajtur mbi supe vendin tuaj. Ndihma nga ana jonë duhet konsideruar edhe ajo ç’ka bëmë ne për shërbërjen e BRSS Prej saj përfituat dhe ju shkateruat komunizmin»
Pyetjes se ç’përvojë mund të ja japni ju për kushtet tona ekonomike, zoti Igellberger ju përgjigj: «Unë mund të sjell një përvojë që e kemi kaluar para 150 vjetëve. Dhe të sjellësh një përvojë nga një kohë kaq e largët është e vështirë. Ju vetë duhet të gjeni format për të nxjerrë vendin nga kjo gjendje shumë e vështirë duke konsoliduar institucionet demokratike ashtu si në këto 150 vjet zhvillim
Në fund shoqërisht po ju sugjeroj. Mos kështu z. Koleci! Me censurën tuaj po i prishni punë edhe diplomacisë Amerikane.
Përse luhet me jetimët?
Disa ditë më parë në «Zërin e popullit» bënë disa shkrime rreth problemit të jetimëve të Durrësit, të cilëve donin t’u mernin shtëpinë e tyre për ta kthyer në një repart kirurgjikal.
Dihet se në kushtet e kësaj gjendimi të marrë nga komiteti ekzekutiv i rrethit, jetimët hynë grevë. Para disa ditësh erdhi në Durrës ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, dhe pasi bisedoi në shtëpinë e fëmijëve, u ra dakord që të ndërpritet greva, duke bërë një marrëveshje. Dhe kështu midis komitetit ekzekutiv dhe shoqatës së jetimëve të Durrësit, në praninë të ministrit të shëndetësisë, kryetarit të shoqatës së jetimëve të Shqipërisë, Shehati të komitetit të shëndetësisë, bë-k[?]ri shoqatës së jetimëve të Durrësit, të bëhet aktmarrëveshje që ata të dalin deri më datën 7 grevës dhe të pranojnë punimet e ndërtimeve, që do të fillojnë shumë shpejt. Por, siç njihet Durrësi, dhe punimet e para do të bëhen të mira. Para së gjithash, këtu u paraqit të fillonte greva.
Mirëpo të shtunën, më datën 30 maj, thërriten në komitetin ekzekutiv përfaqësues të shoqatës së jetimëve të Durrësit dhe të shtëpisë së të moshuarve, si dhe të sindikatës së saj. Atyre u thuhet se «ju do të ikni atje ku jeni caktuar apo do t’i lini fëmijët në Tiranë»? Pra vendimi i marrë më parë duhet të zbatohet. Pala tjetër mbeti e habitur nga ç’ka u respektua[?] marrëveshja e arritur. Në këto kushte është bërë një telegram kushtë presidentit të vendit dhe shoqata e jetimëve të Durrësit paralajmëron se po të ndodhë kështu do të hyjnë përsëri në grevë, dhe vetëm nëse përseri do të mbështeten me grevata, por do të mbështetet me greva, dhe urie edhe nga shoqatat e jetimëve të tjera të vendit. Pse luhet me kaq papërgjegjshmëri dhe mungesë të plotë ndjenje humane me jetimët? C’janë këto akrobacira, që bëhen takime akoma rrëvëshme, bëhet dakord dhe pastaj shkelet premtimi përsëri?
SOTIRAC GJORDENI
Tiranë: ANËTARË TË RINJ DHE ORGANIZATA TË REJA
Tiranë:
ANËTARË TË RINJ DHE ORGANIZATA TË REJA
Jeta e organizatave socialiste në fshatrat e Tiranës, vazhdon të pasurohet nga veprimtaria, e cila është rrjedhojë e krijimit të organizatave krejtësisht të reja apo i vërshimit të rinisë së re. Vetëm në Vaqarr, Greqallë, Ballashenj, Kodër – Vorë, Lalëm; Skuterrë e gjëtke kodër, dy javët e fundit janë anëtarësuar në Partinë Socialiste rreth 25 të rinj. Kërkesat dhe pranimet vazhdojnë. Veçanërisht interesante po bëhet jeta e organizatave të krijuara rishtas, me iniciativa, me grupe simpatizantësh të PS, ku debati është gjithnjë i ndezur për probleme konkrete të fshatit dhe të partisë.
FRANO ÇAKA
SHËRBËTORËT E ZELLShËM TË PD-së MBETËN MË GISHT NË GOJË
Ethët për pushtet të Partisë Demokratike në Korçë së fundi arritën një pikë kulmore.
Spastrimi me fshesën e madhe nuk pyeti edhe për shërbëtorët e zellshëm, zoterinjtë e Republikanes dhe të Social Demokratës. Edhe ndaj tyre, megjithë provën e madhe që ata kanë dhënë, në «luftën kundër komunizmit», e cila praktikisht dhe egërsisht ka në çdo luftën ndaj Partisë Socialiste edhe ata u flakën tej u nënvleftësuan, u përbuzën.
Ç’është e drejta zotërinjtë Vangjush Dishnica dhe Gëzim Kuqo, përkatësisht drejtuesa të Partisë Republikane dhe Social Demokrate, ky qëndrim ekstrem i partisë mëmë u erdhi i papritur. E pra ata nuk u kursyen t’i shërbejnë me zell Partisë Demokratike edhe atëherë kur kthetrat e saj po shfaqeshin kërcënueshëm. Me një zë të plotë ashtu si edhe në korrikun e vitit të kaluar kur për herë të parë u shtrua nevoja e një komiteti pluralist, ata ritheksuan devotshmërinë e shërbëtorit dhe në 17 sedimet e tanishme duke ngritur duart e këmbë në votim të kërkesës revanshiste të PD-së për të patur në kryesi vetëm përfaqësues të kësaj partie. Kërkesën e Partisë Socialiste si forca e dytë kryesore politike në rreth për të patur një përfaqësues në kryesi zotërinjtë shërbëtorë e quajtën jo normale, gati absurde.
Vendosmëria e shërbëtorëve përkëdheli sedrën e partisë mëmë. Por kjo përkëdhelje për fatin e keq të tyre kësaj here nuk i dhembi e nuk e kënaqi. Që në mbledhjen e parë zotërinjtë e Partisë Demokratike vendosën heqjen e përgjegjësit të seksionit të arsimit të vënë nga Partia Republikane dhe të seksionit të bujqësisë të vendosur nga Partia Socialdemokrate. Edhe kryeagronomit të rrethit së toku edhe kryetarit i PSD-së zotit Gëzim Kuqo po i dridhet karrikja. Një vit të tërë në mënyrë të kundërligjshme ai vazhdoi ta mbante postin e kryeagronomit (post të merituar nga ish udhëheqja e PD-së) dhe atë të kryetarit të PSD-së. Detyrën shtetërore i shërbeu asaj partiake. Jo pak specialistë u bënë anëtarë të PSD-së në shërbim të një vendi pune të siguruar nga kryeagronomi i rrethit.
Shërbëtorët servilë tani kur krushqisë, treshes së famshme i doli boja: morën pozën e të revoltuarit, «të demokratit» që lu shkelën të drejtat. Nëpërmjet valëve të radios Korçës u bë një deklaratë serioze e komitetit drejtues të Partisë Republikane, ku mes të tjerash theksohej: «Fill pas daljes në lëvizje, në komitetin e reformuar nga hiqen nderi[?] nga anëtarët e komitetit dhe dy seksionet që mbulonte Partia Republikane në këtë institucion duke mos u motivuar për punën e tyre, por thjesht duke u nisur nga përqindja e elektoratit. Arsyet mendojmë ne,
(Vijon në faqen 2)
Nijanshmëri në parlament
Dje në parlament
Çdo të hënë në parlament lexohen disa nga letrat e dërguara nga populli.
Është bërë zakon që vendin kryesor në këto letra të lexuara nga zoti Pjetër Arbnori ta zënë letrat e ish-pronarëve që kërkojnë nga parlamenti kthimin e tokave dhe të pronave të tjera. Kështu ndodhi edhe dje me letrat e lexuara nga zoti Tomor Malasi, Vendin e parë dhe kryesor e zinin letrat me kërkesat e ish-pronarëve. Kjo bëri që të ndërhynin me vërejtje deputeti socialist Ilir Meta dhe kryetari i grupit parlamentar të PSD-së Teodor Laço.
Ilir Meta tha se një peticion i 3 000 punëtorëve të kombinatit mekanik të Poliçanit i është dërguar presidentit, qeverisë dhe parlamentit. Por ai nuk po lexohet këtu dhe punëtorëve nuk po u kthehet përgjigje për kërkesat e tyre.
Teodor Laço bëri vërejtje se nuk është normale që në parlament të lexohen vetëm kërkesat e ish-pronarëve, por edhe ato letra që shprehin mendime të kundërta me ta. Gjithashtu, tha ai, nuk është e rregullt që shoqata «Tirana» të flasë në emër të 200 mijë banorëve të Tiranës. Përndryshe kjo nuk do të quhej shoqatë. Nuk duhet të ketë njëanshmëri në trajtimin e problemeve në parlament.
Korresp. i rrethit të popullit
Demokracia përballë krimit
Në Masak rën e natës së 29 majit 1992 në fshatin Libofshë të rrethit tonë, ju muar jetën në mënyrë makabre, 5 anëtarëve të familjes së Petrit Pupajt përfshi edhe fëmijën 7 muajsh.
Në Masakrën e natës së 29 majit 1992 në fshatin Libofshë të rrethit tonë, ju muar jetën në mënyrë makabre, 5 anëtarëve të familjes së Petrit Pupajt përfshi edhe fëmijën 7 muajsh. Ky akt sadist ka indinjuar mbarë opinionin shoqëror si dhe ka rritur frikën e pasigurinë në këto momente të vështira që kalojmë.
Motivet që kanë shtyrë kriminelët të kryejnë masakrën mund të jenë të ndryshme dhe është detyrë e organeve kompetente t'i zbulojnë, por ne na shqetësojnë e trondisin më tepër pasojat dhe pashmangullësia e këtij krimi.
- Ku e gjejnë guximin kësi kriminelësh, që arrijnë të kryejnë masakra të tilla?
- Kur do të mundin forcat e rendit të bëjnë realitet angazhimet (detyrën) e tyre për rivendosjen e rendit në luftë me psikozën e terrorit e të pasigurisë?
- Cila është më shqetësuese për qeveritarët tanë çarmatosja e veteranëve, të propagandojnë «mungesën» e krismave në Tiranë dhe «jetën e lumtur» në Qytetin Studenti, apo të informojnë realist dhe të marrin masa efektive për parandalimin e masakrave sadiste?
Kryesia e PS duke shprehur edhe protestën e anëtarëve e simpatizantëve të saj, bashkohet me protestën e popullit të Libofshës e të Fierit dhe kërkon jo vetëm kapjen dhe dëshkimin ligjor të kriminelëve por edhe marrjen e masave urgjente nga Parlamenti dhe Qeveria për rivendosjen reale të rendit e qetësisë në vend.
Kryesia e Komitetit Drejtues të PS Fier
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS ZOTIT IBRAHIM RUGOVA
Është nder i këtij Kuvendi që në personin tuaj, të përshëndesë Presidentin e Parë të Republikës së Kosovës.
Nëpërmjet jush, urojmë popullin vëlla kosovar, gjithë politikankët e shquar të asaj treve, që me mençuri dhe urtësi ia mbritën ditës historike të 24 Majit.
Kjo ngjarje e shënuar erdhi si rrjedhojë e punës dhe vullnetit të pashoq politik që treguat ju në plan evropian dhe ndërkombëtar, për ta bërë të njohur çështjen kosovare dhe për t'i mbrojtur dhe trajtuar me kompetencë të drejtat e nëpërkëmbura të tij.
Zgjedhja juaj me vullnetin e popullit në postin e lartë të Presidentit, është shprehje e qartë e një arritjeje, deri në njohjen e plotë ndërkombëtare të Republikës së Kosovës.
Urojmë sukses në kryerjen e kësaj detyre kaq të lartë, shëndet dhe lumturi.
KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË