Gjatë fushatës së zgjedhjeve të reja në organizatat e PS në rrethin e Beratit si në qytet edhe në fshat po shtohen përparimet e reja në Parti.
Të shumtë janë të rinjtë dhe të rejat nga forumi i rinisë eurosocialiste të rrethit. Vetëm ditët e fundit u pranuan 36 të rinj e të reja, kryesisht nga fshatrat Frashër, Bilçë, Allambrez, Donofrosë etj. dhe të lagjeve «30 vjetori» e «Dëshmorët e Kombit». «Kushtrim»: Zgjedhjet e organizatave janë në vazhdim dhe kërkesat për pranime të reja janë të shumta me qëllim që këta të bëhen deri më 9 qershor ditën e Konferencës së PS të rrethit.
EDI SPAHIU
KRYETARI I FRESSH-it BERAT
PUNË TË MBARË KONFERENCAVE TË RRETHEVE
Kongresi i parë i Partisë Socialiste po afron. Ai do të mblidhet në një situatë tepër komplekse e të rënduar në vend.
Me alternativat që do të parashtrojë në këtë kongres të parë të saj, PSSH do të afirmojë veten si një parti që misionin e saj e ka të lidhur vetëm me ndërtimin e Shqipërisë së re demokratike dhe integrimin e ekuilibruar të saj me zhvillimet bashkëkohore evropiane e botërore, duke ruajtur si gjënë më të shtrenjtë lirinë dhe pavarësinë e atdheut.
Këto ditë në të gjitha rrethet e vendit do të zhvillojnë punimet konferencat e partisë në rrethe. Në jetën një vjeçare të PSSH ka një bilanc të pasur pune e lufte për të kompaktësuar veten tërësisht dhe për të dhënë ndihmesën e saj konstruktive e të çmuar në konsolidimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Por nuk është kohë euforish e për ngazëllime partiake.
Populli kërkon që forcat politike, qofshin ato në pushtet dhe qofshin ato në opozitë, t'i japin atij rrugëzgjidhje të shpejta, konkrete e efektive. Ai nuk u beson më fjalëve dhe ne, socialistët shqiptarë, duke patur parasysh edhe të kalkuluarën, u bëjmë thirrje vetes dhe gjithë forcave të tjera politike në vend që me popullin të problemot, rrugëzgjidhjet t'i shtrojnë me frymën thellë socialiste e veçanërisht kur ato kanë të bëjnë me hallë jetike, siç janë puna, strehimi, ushqimi dhe veshja. Nuk ngurset më as dita me premtime, kur ato janë vetëm për të fituar kredibilitet elektoral ose politik. Asgjë, që nuk fitohet me ndershmëri, nuk ka të ardhme. Është kjo arsyetja që PS, edhe pse ka në gjirin e vet një potencial të madh intelektual, rezervojnë për ta vënë në të në veprim për premtime euforike. Ajo gjithë potencialin e vet e ka vënë dhe do ta vërë më mirë në veprim vetëm për t'iu gjendur njerëzve pranë me rrugëzgjidhje efektive ligjore, ekonomike, politike, sociale etj. Vetëm në këtë rrugë ajo kërkon lidhje më të fuqishme me punëtorët e fshatarët, me rininë dhe intelektualët, me ushtarakët dhe gruan, me pensionistët dhe veteranët e nderuar. Vetëm në këtë rrugë ajo kërkon të shumojë e shumojë bashkëjetesën me anëtarë e simpatizantë të rinj. Qëndrimet e saj të matura e të ekuilibruara, të urta e trimëruese njëkohësisht; pikërisht në gjykimin dhe zgjedhjen e çështjeve politike që nxjerr koha ia kanë rritur asaj autoritetin dhe prestigjin. Veçanërisht, me kënaqësi konstatojmë, se ky afirmim rritet dita-ditës tani pas zgjedhjeve të 22 marsit. Nëse ndonjë «zog shtegtar» ndjell keqdashje për Kongresin e parë të PSSH dhe dëshirojmë t'i themi mos bëjë si fallxhorat, por të lërë presë dhe pak ditë. Kongresi i parë i PSSH dhe konferencat në rrethe do të jenë kuvende pune nga të cilat partitë të dalë më e kompaktësuar më e aftë e më dinamike për të hyrë në jetën politike shqiptare me ambiciet e një partie tërësisht të re, me fizionominë e një force politike të majtës evropiane, ideal i të cilës është socializmi demokratik. PSSH është e bindur dita-ditës ky besim rritet, se ajo do të jetë një forcë politike e pazëvendësueshme, rolín dhe kontributin e së cilës nuk do ta zëvendësojnë dhe as rrëzojnë fraksione qarqesh që dalin nga goja e kujtdo qoftë e as nga pena e ndryshkur e disa pseudo-opinionistëve e pseudodemokratëve, të cilët zenë vend në kolonat e bordurove vetëm nëse zbatojnë kushtin, për të mallkuar PSSH-në. Ne jemi vend i vogël dhe e njohim njëri-tjetrin mirë e në këtë kuptim tashmë, pas një viti e gjysmë jetojmë pluraliste, për çdo shtetas shqiptar (të madh e të vogël) është i qartë portreti i çdo partie politike dhe tabloja e «ladishme» e veprimtarisë së saj. Sot, po nesër E ardhmja punon për ne socialistët.
Me këtë frymë do të bëhet diskutimi e debati në konferencat e partisë në rrethe, siç u bë edhe në zgjedhjet nëpër organizata. Kjo frymë realiste e ky optimizëm do të përshkruajnë edhe kongresin tonë të parë. Me këtë logjikë, me këtë nemëdësi do të flasim për çdo problem e për çdo rrugëzgjidhje; me to do të gjykojë e zgjidhë anëtarët e forumeve udhëheqëse për çdo rreth e për gjithë partinë. Ata mbi të gjitha do të jenë shqiptarë të ndershëm, demokratë me bindje, patriotë të flaktë, politikanë të pasionuar për t'i shërbyer vendit dhe popullit.
K. KODHELI
Pritje në Selinë e P.S. të Shqipërisë
Dje mbasdite nënkryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Dr. Servet Pëllumbi priti në selinë e Komitetit Drejtues të Partisë, ambasadorin e Indisë në Shqipëri J-J-lio Francis Ribeiro.
Dr. Servet Pëllumbi e informoi ambasadorin indian mbi zhvillimet në Shqipëri, për situatën politike, ekonomike e sociale dhe për veprimtarinë e parlamentit, duke shprehur qëndrimet e PS të Shqipërisë për këto probleme.
Në këtë takim mori pjesë edhe sekretari i PS për marrëdhëniet me jashtë, Bashkim Zeneli.
Shqiptarët në Maqedoni duhet të njihen si element shtetformues
— THEKSON PRESIDENTI BERISHA NË TAKIMIN ME GLIGOROVIN —
Presidenti i Republikës Sali Berisha priti dje në Selinë e tij, Presidentin e Republikës së Maqedonisë zotin Kiro Gligorov dhe personat që e shoqëronin.
Presidenti Berisha theksoi midis të tjerash se kam ndjekur me shumë interes zhvillimet në vendin tuaj dhe më vjen shumë mirë që Maqedonia ditë të ruajë ekuilibrin, por dua t'ju siguroj se, edhe para njohjes së republikave të tjera, kam insistuar kudo që shteti i pavarur i Maqedonisë është kusht për stabilitetin në Ballkan.
Presidenti Berisha u shpreh se ne duhet të përpiqemi të krijojmë një hapësirë demokratike që të shtrihet nga Adriatiku në Detin e Zi. Ai theksoi dhe vendosmërinë e një angazhimi për kooperim ekonomik në të gjitha fushat (rruga Egnatia, transporti, portet). Më pas zoti Berisha u ndal me problemet e Komunitetit shqiptar që jeton në Maqedoni. Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë faktor stabiliteti për shtetin Maqedon. Ai kërkoi që shqiptarët në Maqedoni të njihen si element shtetformues dhe të integrohen me të drejta të plota në shtetin e Maqedonisë.
Që e emësojnë për gjuhën shqip të zinin një vend më të madh në stacionet e radios së Maqedonisë. Presidenti Berisha shprehu qëndrimin e Shqipërisë për Kosovën për të cilën duhet marrë parasysh se përpara Helsinkit ka qenë pjesë konstitutive e Jugosllavisë dhe kërkoi pjesëmarrjen e Rugovës në Konferencën e bisedimeve për Jugosllavinë.
Presidenti Gligorov nga ana e tij theksoi se Maqedonia është atdhe i të gjithëve që jetojnë atje. Të gjithë qytetarët do të jenë të barabartë dhe kjo arrihet me tolerancë dhe durim. Populli maqedonas dhe komuniteti shqiptar do të njohin së bashku në barazi të plotë. Asnjë dyshim nuk duhet patur për këtë.
Më pas ai ra dakord për problemet e komunitetit shqiptar që shtroi Presidenti Berisha, për koordinimin ekonomik, ai theksoi se pozitiv do të jetë qarkullimi më i madh dhe i lirë i personave të dy vendeve. Gjithashtu u ra dakord, që, të studiohet sa më parë çështja e heqjes së vizave për qytetarët shqiptarë dhe maqedonas. Ndërsa për problemin kosovar ai—
MOTIVE JETE
Këto ditë u çel në qytetin e Përmetit ekspozita e dytë vetjake e piktorit përmetar Josif Bushi me rreth 40 punime në teknikën e vajit.
E çelur këto ditë maji, bashkë me tërëndafilat e parë shumëngjyrësh në qytetin buzë Vjosës, ekspozita tingëllon e freskët, e natyrshme, e këndshme, si një buqetë me lule erëmira që u dhurohet artdashësve përmetare. Autori, tanimë i njohur me pjesëmarrjen e tij dinjitoze në ekspozita e konkurse kombëtare, ka ditur që motiv jetësor të rilevit të thyer përmes gryka e male të shndërrojë në vepra të vërteta arti. Stiliimi dhe mjetet të tjera shprehëse të përdorura nga autori e bëjnë ekspozitën të kohës. Peizazhet me titull «Malet», «Ura», «Dimër në qytet», «Koha gri» si dhe tabloja «Meditim» dhe nude me titull «Avenira» janë pritur mjaft interes. PERSIANA PANI
PËRSE U BLLOKUA PARLAMENTI?
Në Kuvendin Popullor
- Qeveria nuk është korrekte në paraqitjen e projektligjit për pushtetin lokal. - Partia Demokratike «ka vendosur» të zhvillohen zgjedhjet për pushtetin lokal më datën 28 qershor, pa u miratuar ende ligjet përkatëse. Ka tri ditë që salla e parlamentit thuajse hesht. Ditën e hënë, më 1 qershor, deputetët miratuan vetëm dy mesazhe dërguar vëllezërve kosovarë. U prit edhe kryeministri i miratuar një javë më parë. Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, zoti Vullnet Ademi u paraqit në grupin parlamentar të Partisë Socialiste për të dhënë sqarime mbi disa çështje... turk, Sulejman Demirel. Seanca e pasdites e asaj dite, siç është njoftuar, u bllokua për arsye të mosmarrëveshjeve midis komisionit të përhershëm të Kuvendit Popullor për informacionin dhe grupeve parlamentare, lidhur me zgjedhjen e këshillit të ri drejtues të RTV. Më datën 2 qershor nuk u zhvillua fare seancë plenare. Siç na informoi kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Namik Dokle, kjo ndodhi sepse Qeveria nuk e arqati në kohë projektligjin kushtetues për pushtetin lokal. Siç dihet, një projektligj të tillë e paraqiti një javë më parë një grup prej 15 deputetësh të PD-së. Ai projektligj nuk u miratua. Në bazë të dispozitave kushtetuese ekzistuese, iniciativën për të paraqitur projektligj të tillë e merr Këshilli i Ministrave. Ky organ, në vend që të paraqiste më datën 2 qershor në Kuvend projektligjin e hartuar prej tij, u paraqiti deputetëve vetëm një relacion rreth projektligjit të paraqitur nga grupi i deputetëve dhe që siç thamë, nuk e (Vijon në faqen 2) të PD-së, ndryshime që zoti Ademi ua paraqiti deputetëve. Përsëri pra, shkelje e dispozitave kushtetuese mbi procedurën e paraqitjes në parlament të një projektligji kushtetues. Përsëri autorë e kësaj shkeljeje është qeveria. Rezultati paraditja e datës 3 qershor në parlament kaloi përsëri pa seancë plenare. Nga ana tjetër siç është bërë e ditur në gazetën «RD» datë 30 maj, në aktivin e Këshillit Kombëtar të PD-së të mbledhur një ditë më parë, është «vendosur» që zgjedhjet për organet e pushtetit lokal të zhvillohen më datën 28 qershor! Të bukura zgjedhje! Pa dispozita kushtetuese të miratuara në parlament: pa ligj për ndarjen administrative të Republikës; pa ligj për kompetencat dhe funksionimin e pushtetit lokal; pa ligj elektoral dhe pa fushatë elektorale! ★ ★ ★ Dje në seancën e pasdites filloi diskutimi dhe miratimi i projektligjit me dispozita kushtetuese për pushtetin lokal.
u miratua Partisë Socialiste për të dhënë sqarime lidhur me këtë relacion. Relacioni në fjalë, që mban autoresinë e Këshillit të Ministrave shoqërohej edhe me dy projektlista: 1. Për ndarjen administrative-tokësore të Republikës të Shqipërisë dhe 2. Për krijimin e prefekturave.
Pyetjes së deputetëve socialistë, në se Këshilli i Ministrave e ka shqyrtuar këtë relacion dhe projektlistat e tij, zoti Ademi u përgjigj se Këshilli i Ministrave nuk është mbledhur për këtë relacion (!)
Kemi të bëjmë pra, me dy shkallë të dispozitave kushtetuese: nga njëra anë, qeveria duhet të paraqesë në parlament një projektligj të ri dhe jo një relacion rreth projektligjit të paraqitur nga deputetët dhe që nuk u miratua. Por, nga ana tjetër, edhe relacioni i dërguar në emër të Këshillit të Ministrave, nuk është miratuar në mbledhjen e tij! Kemi të drejtë të bëjmë pyetje: a nuk i njeh qeveria ligjet, apo i shkel ato me dashje me të dyja këmbët? Ishin shkeljet e mësipërme të ligjeve nga ana e qeverisë ato
Më datën 3 qershor paradite, gjithnjë sipas informacionit të marrë nga zoti Namik Dokle, zoti Vullnet Ademi u paraqit përsëri në grupin parlamentar të PS-së. Sipas tij, qeveria ishte mbledhur atë ditë në mengjes dhe kishte hartuar disa ndryshime në projektligjin e paraqitur nga grupi i deputetëve
projektligjin e paraqitur nga grupi i deputetëve projektligjit me dispozita kushtetuese për pushtetin lokal.
Zgjedhje demokratike do të zhvillohen gjithnjë sipas informacioneve që vijnë projektligjin e paraqitur nga grupi i deputetëve
ZOTI MEKSI: minatorët e Krastës presin t’ju takojnë...
Ka dy ditë që 80 minatorë të minierës së kromit në Krastë të Martaneshit presin përpara kryeministrisë. Presin të takojnë Kryetarin e Këshillit të Ministrave, zotin Aleksandër Meksi. Por...
Kryeministri është shumë i zënë me punë ndaj nuk ka nge të presë minatorët që kanë marrë rrugën nga larg, sepse atyre nuk u është dhënë shpërblimi për punën e bërë. Ka disa ditë që sorollaten sa nga Kryeministria në Bankë e anasjelltas. Sorollaten dhe presin! Presin që të marrin fund burokracitë atrofizuese. Presin të takojnë kryeministrin.
Kërkesa e tyre është e thjeshtë: duan që t’ua paguhet mundi dhe puna e bërë. Nëse nuk ju takon mund t’ju thoni, Nëse u takon t’i gëzojnë sa më parë.
Janë 80 minatorë që kanë marrë rrugën nga malet e Martaneshit për të takuar kryeministrin sepse askush tjetër nuk ua ka zgjidhur hallin që kanë...
Xhevahire shtypi
Me shkrimin «Bota e zhvilluar mbështet qeverinë tonë demokratike të botuar në numrin e djeshëm të RD-së, ndarë të tjera u botua. Ata (është fjala për zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit Z. Igelberger dhe zëvendëssekretarin amerikan të Tregtisë zotin Robson, të cilët ishin para pak ditësh në Tiranë dhe vizitën e tyre gazeta jonë e pasqyroi gjerësisht) bënë thirrje që Shqipëria duhet të mbështesë atë (qeverinë) e të mos i largohet (paraditur e në periudhën e tranzicionit e të mos bëjë në kurvit e «RD»-së.
Të deklaratë e tillë nuk është bërë nga dy zyrtarët e lartpërmendur, por e interpretuar në mënyrën e vet nga RD-ja. «Gënjeni, por me masë».
Z. P
Me mjekët e “Pelikanit”
Në këtë shkrim nuk kam ndërmend të flas për ndihmat e shumta ushqimore, për ndihmat humanitare të personelit mjekësor italian që kanë ardhur me repartin ushtarak të operacionit «Pelikan» në Durrës. Ato janë bërë të njohur jo vetëm për qytetarët e Durrësit, por dhe të tërhequr të tjera. Me përvojën e përgatitjen e tyre profesionale, na tha drejtori i poliklinikës në Durrës z. Besnik Mushketa, personeli mjekësor italian i ardhur në ambulancën e Durrësit dhe në disa institucione të tjera mjekësore të rrethit, bën një punë të lavdërueshme. Nga 25 shtatori i vitit të kaluar mjekët italianë kanë bërë afro 95 mijë vizita, duke përfshirë jo vetëm banorët e qytetit të Durrësit dhe të Kavajës, por dhe nga rrethet e tjera fqinje. Ky personel punon me mr vendi.
(Vijon në faqen 2)
ISH-OPOZITA REALE KËRKON PLOTËSISHT PUSHTETIN
Refleksione
Spektri i jetës së sotme politike shqiptare na paraqitet i tillë. Zyrtarish vendi udhëhiqet nga një koalicion tre partish. Zyrtarisht në opozitë janë Partia Socialiste dhe disa parti të ekstremit të djathtë. Ndërsa realisht kemi përpjekje të tëhshme të ish-opozitës reale për të marrë plotësisht frenat e pushtetit aktual. Nga ana tjetër kemi luftën e lakmuar të grupit të tërhequr brenda Partisë Demokratike, që kërkon të dobësojë të fraksionit social-demokrat në qeverinë aktuale. Ndërkohë Partia Socialiste dhe propaganda e saj janë në një «shpërthim» të matur, të ekuilibruar, po rrëmben shpjet mendjet dhe zemrat e zhgënjyera. Nga kjo luftë politike e zhveshur nga maskat dhe fasadat propagandistike, dalin disa konkluzione për të mos u mashtruar nga ç’thuhet për fjalime dhe deklarata politike.
Ekstremi i djathtë përpiqet të bajë ligjin në jetën politike.
Është i njohur fakti se zyrtarisht në pushtet është Partia Demokratike, demokratike ashtu siç dihen dhe ekzistenca e rrymës së moderuar dhe asaj të ekstremit të djathtë brenda kësaj partie. Periudha e herëbtashme e qeverisë Meksi tregon qartë se ekstremi i djathtë, i P.D.
Në një kohë kjo përpjekje politike e zhurshme që premton plotësisht pushtetin të «marrë» e me partizanë të tjerë që u shpronësuan politikisht dhe ekonomikisht, mënj 1944 kërkon të marrë plotësisht në dorë pushtetin shtetëror dhe spostuar në plan të dytë e të tretë reformatoret e qendrës brenda PD dhe duke goditur me egërsi Partinë Socialiste. Aktualisht ky ekstrem bën ligjin, bën politikën e kuadrit brenda Partisë Demokratike dhe drejton tre dikastere që përbëjnë themelin e një shteti. Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Rendit dhe Ministrinë e Jashtme. Ministrat që drejtojnë këto dikastere janë ose për nga origjina ose nga veprimtaria e dertalishme zbatuese të zellshëm të synimeve të ish klasës së përmbysur më 1944 të vendosur deri në fund për të zhdukur nga këto ministri jo vetëm ish anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Punës, por çdo lidhje të tyre, duke gjurmuar. Siç duket nga realiteti i deritanishëm ish opozita reale, për marrjen plotësisht të pushtetit po punon me dy drejtime. Nga brenda PD nëpërmjet njerëzve të tyre që janë nëpër, dhe de kushërinj të ish krerëve të Ballit e Legalitetit me mbram e njohur; Dosti, Bulka, Vlloni, etj., dhe elementëve që përbëjnë ekstremi o da-
KOCО DANAJ
(Vijon në faqen 2)