– Drejtuesit e PD-së bëjnë turbullira e nxisin kthimin tek kufijtë e vjetër. –
- Kuvendi Popullor të Republikës të Shqipërisë
- Presidentit të Republikës
- Këshillit të Ministrave
- Kryetarëve të grupeve parlamentare
NJOFTIM «ZËRIT TË POPULLIT»
Siç dihet që prej disa muajsh, megjith ankesat tona nëpër forumet më të larta të pushtetit deri në Kuvendin Popullor, personalisht tek vetë Presidenti, zoti Sali Berisha, i cili na premtoi e na dha dhe një fjalën e burrit për ndarjen e tokës sipas ligjit në fshatin tonë Gosë e Vogël, toka vazhdon të mos ndahet sipas ligjit, i cili pengohet nga gjykata kryesore të rrethit të Kavajës Naim Karriqi dhe Hysni Isufi, të cilët, ashtu si edhe Komisioni e policia që ata dërgojnë për të vendosur barazinë e qetësi, janë të komprometuar nga disa persona të asaj pjese të vogël që kanë pushtuar tokën dhe nuk dëshirojnë ndarjen sipas ligjit.
Prandaj ju lutemi të na ndihmoni në zbatimin drejt dhe sa më shpejt sipas ligjit të kësaj reforme, që siç thamë më lart, pengohet nga të mëdhenjtë e rrethit dhe nga ish drejtuesit e ekonomisë së kooperativës dhe drejtuësit e Partisë Demokratike në fshat, të cilët bëjnë turbullira e nxisin njerëz për të pushtuar kjo tokën e babës.
Nga 103 fshatarë të fshatit Gosë e Vogël, Kavajë
POPULLI NUK DO TË GJENJEHET ME
Një vërejtje për Kuvendin Popullor.
Unë dhe shumica dërrmuese e popullit (ky është mendimi im), nuk po e kuptojmë se çfarë është ai: Kuvend Popullor (parlament) apo Byro Politike e PPSH-së, që nuk jepet as në radio, as në televizion, veçse në raste të rralla në orët e vona pas mesnate.
Populli ju ka dhënë votën për hallet e tij, zotërinj deputetë, jo për t’u mbledhur kur do zoti Pjetër Arbnori.
Kuvendi më duket se I ngjan një teatri në ekran, por me ndryshimin se në ekran nuk shikojmë punimet e Kuvendit. Në vend që të dëgjojmë deputetët se si diskutojnë, dëgjojmë një farë Gurashi që flet në emër të tyre.
BAJRAM MERISHA
Tropojë
«PLASI PESHKU»!
– Një ish magazinier peshku bëhet drejtor i Agjensisë Telegrafike Shqiptare –
Ky shkrim është përgatitur disa ditë më parë kur për çudinë e të gjithë gazetarëve shqiptarë, në detyrën e drejtorit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare, një ndër institucionet më të rëndësishme të informacionit kombëtar, u katatua më ish - magazinier peshku, zoti Ilir Zhilla. Shkrimin po e botojmë pa ndryshime duke u tronditur nga radikalizmi ekstrem që u manifestua nga ana e tij këto ditë kur me njerë urdhër largoi nga ATSH-ja 32 punonjës të saj. Rasti është vërtet i paspjegueshëm – një ish – magazinier peshku caktohet në detyrën e Drejtorit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. Ky është Ilir Zhilla. Kjo është një fytyrë që i bëhet gazetarisë shqiptare, është një veprim tepëri i ngutur dhe pa precedent. Vendimi për këtë emrim thuhet se ka dalë nga zyrat e presidencës. Eshtë e tepërt të flasim për rolin e ATSH-së si organ i vetëm zyrtar i informacionit në vendin tonë, për nevojën e ripërtëritjes së kuadrit në këtë institucion të depolitizuar muaj më parë etj. etj. Më mirë po themi diçka për drejtorin e porsëemruar. Ai, jo për fajin e tij, porse lufta e klasave e kërcënon me një vëllim pune, ka botuar edhe ndonjë shkrim, reportazh e skica në shtypin lokal e qendror dhe vetëm kaq. Pra, edhe me qiri t’i kërkosh kontributet e tij publicistike, nuk i gjen dot. Nuk duam ta marrim nëpër gojë atë, por gazetavëre të ATSH-së udhëhiqet nga «drejtori i ri i saj Ilir Zhilla, i emëruar në atë post me urdhër të Presidentit të Republikës. Ky operacion është një dhunë ndaj shtypit shqiptar në përgjithësi, megjithëse presidenti ynë në takimime me të huajt «përgjërohet» për lirinë e shtypit e të informacionit. Megjithëse ATSH-ja që prej afro një viti është institucion i depolitizuar, politika famëkeqe e kuadrit e PD-së ra me shpatë të madhe edhe atje. – 32 gazetarë pushohen nga puna. – Presidenti i Republikës «përgjërohet» për lirinë e shtypit dhe të informacionit – Siç mësuam dje, ditët e fundit në Agjencinë Telegrafike Shqiptare u pushuan nga puna 32 gazetarë të saj. Të gjithë këta janë me arsim të lartë, të kualifikuar e me stazh pune në këtë institucion të rëndësishëm të informacionit kombëtar. Të pushuarve nga puna nuk ju bë asnjë motivim për këtë veprim. Vetëm një listë me emrat e tyre njoftonte se, personat në fjalë të mos futen më në godinën e ATSH-së. Operacioni i spastrimit ndaj gazetarëve të ATSH-së udhëhiqej presidenti ynë në takime shpatë të madhe edhe atje. Muajt e fundit ai punoi në re- (Vijon në faqen 2)
Gëzuar, nga mot gëzuar...!
Me rastin e ditës së Bajramit!
— Më 11 qershor do të festohet Bajrami i Vogël,
— U nisën për në Mekë 300 besimtarë mysliman nga Shqipëria.
Më 11 qershor, ditën e enjte do të kremtohet festa e Bajramit të Vogël, një ndër festat më të mëdha e popullore të besimtarëve myslimanë. Bajrami i Vogël bie 2 muaj e 10 ditë pas Bajramit të Madh, pikërisht më datën 10 të muajit (hënës) Dhul Hixhxheti sipas kalendarit Islamik. Kjo festë, si dhe shumë ditë të shënuara kremtohen me qëllim që myslimani të ndjejë e të shijojë të mirat shpirtërore e fizike për çdo vit. Mbas një periudhe të gjatë të sundimit të diktaturës, shpirtrat e besimtarëve u çliruan një herë e përgjithmonë, u cliruan për të kremtuar, përkujtuar e festuar të gjitha ritet fetare. Një fitore të jetës e të demokracisë së re në Shqipëri.
Ai që është besimtar i fesë myslimane në këtë ditë të shënuar të Bajramit të Vogël do të shkojë në xhami në ditën dhe orën e caktuar për t'u falur. Me këtë rast ata që kanë mundur të krijojnë sadopak një bazë ekonomike do të therin një kurban (bagëti apo kafshë të tjera) dhe një pjesë të mishit të tyre do t'ua shpërndajnë më të varfërve e më nevojtarëve. Sigurisht që sot këtë mund ta bëjë çdo besimtar, sepse pothuajse i gjithë populli i thjeshtë është i varfër. Sidoqoftë detyrimi i të gjithë myslimanëve është që ta festojnë dhe në këto kushte, të falen në xhami, të shkëmbejnë vizita me njëri-tjetrin, t'i shprehin dashurinë e tyre e të falin gjynahet, t'i urojnë njëri-tjetrit Gëzuar për Mot Mot Bajramim, Gëzuar, Gëzuar...
Në të gjithë botën, ata që përmbushin kushtet e kërkuara nga feja, një herë në jetë kanë edhe një detyrë tjetër: pelegrinazhin në Qabe, do të kryejnë lutjet përkatëse pa dallim race e rangu. Me kontributin e vet mbretit të Arabisë Saudite Fahd, me ftesë të tij këtë fat do ta kenë edhe 300 besimtarë myslimanë nga Shqipëria. Ata nisen sot dhe do të shkojnë në malin Arefat (në Mekë) për të kryer ritet fetare ku do të përsërisin shprehjen «Lebbejke leke thumme lebbjek» («Të erdha o zot, ja tek jam»). Ata do të vizitojnë edhe varrin e Profetit Muhamed (AS) dhe vende të tjera me vlera të mëdha historike e fetare.
Edhe në këtu në Shqipëri ta përkujtojmë me respekt këtë ditë të shënuar, ta festojmë të gjithë së bashku me dashuri ndaj zotit dhe njëri-tjetrit. Dhëntë Zoti që të frymëzojë shpirtrat dhe vullnetin e besimtarëve myslimanë. Nga Mot gëzuar!...
SELIM HOXHA
DREJT KONGRESIT TË PARË
Parti e mendimit të ri
Materiali kryesor i paraqitur në konferencën e parë të Partisë Socialiste të rrethit të Gjirokastrës, në raport i shkurtër i cilësuar nga radikalizmi me titullin «Të marrim «nca»vën për zgjedhjen e problemeve të reja», trajtonte tre probleme kryesore: puna për konsolidimin e organizatës së partisë të rrethit, përvetësimi i stilit si parti në opozitë dhe detyrat për zgjedhjet lokale. Diskutimet e shkurtëra por problemore që e pasuan treguan jo vetëm një mendim të ri që zë vend në PS, por edhe intensitetin e këtij mendimi. U pëlqyen diskutimet e Adem Hajredinit, Thanas Xhurrebës, Afrim Meles, Jorgo Mandilit, ro Dede. Cilat ishin çështjet kryesore ku u qëndrua?
E para, mendojmë, ajo që mund të quhet aktualiteti i vendit dhe PS-ja. Ndihet një zhgënjim i shpejtë i shtresave të caktuara të zgjedhësve nga ajo që pritej e u premtuar deri më 22 mars. Ç’duhet bërë? PS-ja nuk mund të gëzohet nga kjo, ajo nuk është parti e ndje-ngjave e qëndrimeve meskine të kënaqet nga mungesa e përparimeve të dukshme e ta kthejë këtë situatë në favor të saj. Duke mos penguar në asgjë reformën dhe punën e qeverisë së PD-së, ajo do të mbështesë edhe masën e njerëzve të zhgënjyer, por duke afruar alternativa
Kërkesa jonë nuk është lëmoshë, por e drejtë morale e paprekshme
Presidentit të Republikës Zoti Sali Berisha
Kryesisë të Kuvendit Popullor
Kryesisë të Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Invalidëve të
Sugjerim presidentit
SHQIPËRIA NUK BEHET ME E VARFËR ...
Ai që kalon pranë pallatit të zotit Berisha do shohë në çdo kohë të ditës makina me «civilë», ushtarë me automatik në këndet e pallatit rugicës afër, në cepin e shkollës fillore apo edhe gjetkë. Megjithatë fëmijët kalojnë të heshtur pranë «civilëve» ushtarakë, apo ushtarëve të armatosur me automatik. Familja para pallatit sikur të kujton filmin «Tomka dhe shokët
është bërë prapa listës, për shumë e shumë vjet punoi si magazinier peshku në Durrës. Ç’është e vërteta ka botuar dy-tre tregime apo
mbi dëgjuar vite më parë se Z. Zhilla me trastat e peshkut ka çarë nëpër redaksitë e gazetave për të botuar një shkrim a për të fi-
Në se kështu janë rregullat e situata, ato duhen zbatuar. Veç në rast se doni të jetoni me popullit duhet të kini guximin të jetoni si ai. E, nëqoftëse është e pamundur veproni si gjithë presidentët e botës, shkoni në pallatin presidencial! Nga kjo Shqipëria nuk bëhet më e varfër, ashtu si nuk u bë më e
Lemoshë, por e drejtë morale e papërksshme
Kryesisë të Komitetit Kombëtar të Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës Nacionalçlirimtare
Komunitetit Fetar Islamik
Komunitetit Fetar të Kishës Orthodokse Autoqefale
Komunitetit Fetar të Kishës Katolike
Komitetit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut të Helsinkit në Shqipëri. =
Ne, Veteranët e Rrethit të Durrësit, të përbërë nga Partizanë të të gjithë Reparteve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, nga të gjitha krahinat e vendit, që mbajmë armë në luftë me leje të rregullt, shprehim shqetësimin dhe mos aprovimin tonë për privimin nga një e drejtë e mbajtur një kujtim me vlerë morale e historike.
Dihet se ato armë që ne mbajmë, armë që ja kemi marrë armikut për të luftuar atë në emër të idealeve të lirisë e të çlirimit të Atdehut.
Kërkesa jonë shumë e ligjshme, për të vazhduar ti mbajmë ato armë, ka të bëjë me faktin se ne jemi dëshmitarë historik të gjallë të dëshmitarë të Popullit Shqiptar. Luftës që bëri Populli Shqiptar për mbrojtjen e çlirimin e Atdehut të vet nga dy okupatorët nazifashistë e tradhtarët e vendit, bandallogistë e bashkëpunëtorët e tyre armikut. Ne e bëjmë këtë të kërkuar edhe ngaqë e bindur se është kjo rrugë më tërë forcën e patriotike morale, luftuar nga këta Populli i ynë ne shekull dyzetë në historinë e trejave. Veteranët e Luftën Nacionalçlirimtare që, armët e Shqipërisë i kanë tururu me që, ta jashte vendit janë tururi. Përpjekja pa skrupull e me agjëllimin, të ndrurbojnë e të asgjësojnë, duke dashur të mohojnë lavdinë e Popullit Shqiptar.
Kërkesën për t'i mbajtur me leje armët tona të luftës, me natyrë, t'i ruajmë lermoshë, as si ndodhi ... [?] por e konsiderojmë ... [?] morale të pa pre... [?] ... [?] ... [?] ... [?]
... [pjesë e dëmtuar/jo e lexueshme]
... veteranët ... [?] ... të armatosë trofe nga Veteranët e Luftës Nacionalçlirimtare.
Gjithashtu themi: a i përgjigjet situatës në Kosovë e antishqiptarizmit gjakatar Serb çarmatimi jonë sot?...
Për të Ju a thënë troç e qartë, ashtu sikurse ka bërë gjithmonë Shqiptari (pra edhe ne Veteranët Shqiptarë); pa ju dridhur aspak syri para kujtdo, kur i është shajtur e prekur egërsisht në ato gjëra të shenjta e të pajetësueshme, siç është Atdehu, ndjenja Kombëtare dhe Lufta për mbrojtjen e tyre, siç po ndodh me liginjë në fjalë (ligji për armët), me këtë rast ne jo vetëm e ndjejmë vetën ngushtë, të ngushtuar e të pa ngushëllueshëm, por juem e të pa ngushëllueshëm, por edhe të fryer në nderin Shqiptar, kur në praktikë na vihet shenja e bazarimit të trajtohemi njëlloj si keqbërësit, vrasësit e kriminelët e urryer siç janë ata që vranë oficerin e Marinës në Durrës, ata që vranë veteranin Xhemal Selimi në Shkodër, ata të krimit të Libofshës etj.
Armët e Veteranëve, asnjëherë nuk kanë shtënë mbi popullin mbi nuk kanë shtënë mbi popullin mbi njerëzit tanë. Asnjë e keqe nuk ka ardhur prej tyre, sepse, si dhe, dje e vajzat tona, si mbarrë populli i ynë jemi për rregullin, sigurinë, për qetësinë qytetare, jemi për zhvillimin e protestave Demokratike, kundër vrasësve hajdutëve dhe keqbërësve të tjerë që përpiqen të diskreditojnë Demokracinë. Duke qenë të tillë ne e ndjejmë se kemi të drejtën morale të mbajmë armët tona, protestën shprehim indinjatën tonë, protestën tonë që si nën ligjit për armët të rregullohet në atë mënyrë, që veteranët të kenë të drejtën e mbajtjes së armës trofe, me lejen e trefisjes së organeve përkatëse.
Veteranët e rrethit të Durrësit
Durrës, më 3 Qershor 1992
LAJMERIM
Shoqëria ajrore Ada Air njofton se duke filluar nga data 31 maj 1992 do të kryejë fluturimet në itinerarin Tiranë Bari - Tiranë, si më poshtë.
ZY 121 Tiranë Bari nisja 12.45 mbërritja 13.45.
ZY 122 Bari Tiranë nisja 15.45 mbërritja 16.45.
Të gjitha sipas orës lokale.
Lutemi pasagjerët që do të udhëtojnë me këtë linjë të paraqiten në aeroport 1 orë e gjysëm para nisjes.
NJE SHEMBULL I BUKUR I TREGTAREVE SHKODRANE
Janë të njohura ndihmat që shoqata dhe organizma të ndryshme humanitare ndërkombëtare i kanë sjellë dhe do sjellin vendit tonë. Dhe është shkruar e do të shkruhet për to edhe si shenjë falënderimi e mirënjohje, edhe respekt për miqtë që po na gjenden pranë në ditë të vështira. Por krahas tyre, tani me fillimin e veprimtarisë së firmave të para private në Shqipëri, me fillimin e afarizmit dhe me pasurimin e ndershëm disa tregtarëve, edhe tek ne po zë vend tradita e hershme e ndihmës ndaj të tjerëve. Tregtarët shkodranë, janë nga më të parët që po japin një shembull të tillë. Ata po u gjenden pranë shumë njerëzve me ndihmat e tyre, sa do modeste të jenë tani e fillim, po marrin përsipër sponsorizimin e disa numrave të veçantë të gazetave të ndryshme të rrethit, por po kontribuojnë edhe në jetën shoqërore të qytetit.
NJE SHEMBULL I BUKUR I TREGTAREVE SHKODRANE
- Ndihma: televizorë me ngjyra dhe bardhë e zi për familjet në gjendje jo të mirë.
- Sponsorizim i shtypit.
- Firma «Kraja» jep 6 milionë lekë të vjetra për higjenizimin e qytetit.
Pak muaj më parë në rreth 14 familje shkodrane me gjendje ekonomike të dobët, firma tregtare «Kom-Ko» shpërndau falas disa televizorë me ngjyra dhe bardhë e zi, si dhe dhuratat e firmës për vitin e ri. Ndi... [pjesë e palexueshme] ... numra radhës gazetën «Shkodra». Po ashtu sponsorizime të ndryshme në organet e shtypit si «Shkodra», «Vllaznimi Shkodran» kanë bërë edhe firma të ndryshme tregtare ku shoqërimi për jo vetëm firmat «Ademi», por shembullin më të bukur që ka u bë dhe nisëm për këtë buse të shkurter është shembull i firmës «Kraja». Duke u nisur nga traditat më të hershme të tregtarëve të njohur shkodranë si Pogu, Ademi, Muzani, Topalli, Dabarbaku, të cilët, duke ndarë pjesë të fitimit, sipas mësimeve edhe të fesë, marrtonin vaza të varfëra të popullit, kjo firmë ndërmori një punë sa të bukur aq edhe të dobishme për qytetin. Ajo po sponsorizon fuqishëm na pastrimin e qytetit të rrugëve e të shesheve me të gjitha mundësitë e saj financiare, megjithëse është një firmë e re. Duke qenë se president i firmës Muzan... (Vijon në faqen 2)