12/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 qershor 1992

TË PËRGATITEM VETEN DHE MASAT PËR FITORE NË ZGJEDHJET LOKALE

Zgjedhjet për organet e pushtetit lokal po afrojnë. Gjendja e veprimtarisë së këtyre organeve është bërë e padurueshme. Sikur të mos mjaftonin defektet serioze që përmbante ligji mbi formimin e organeve të pushtetit lokal me anë të emërimit prej qeverisë të zyrtarëve sipas përqindjes së fituar në zgjedhjet parlamentare prej çdo partie politike dhe me konsensus, emërimin e këtyre organeve e shfrytëzuan veprimet arrogante të pushtetmbajtësve të djathtë. Prirja politike kryesore e kësaj periudhe dymujore të paszgjedhjeve u bë revanshi kundër socialistëve, përpjekjet e paskrupullta për përjashtimin e tyre nga organet e pushtetit lokal. Në e dinim këtë. Ne e kishim paralajmëruar popullin dhe botën se çdo të ndodhte po të fitonte PDSH në zgjedhjet e 22 marsit. Por shumë nuk na besuan. Nuk mund t’ia hedhim fajin njerëzve, siç veproi PDSH kur humbi 31 mars 1991. Nuk bëmë sa duhet për ta bindur shumicën e popullit në drejtësinë e programit tonë. Mbase aq i kishim edhe forcat dhe e mundësitë. Ndodënse, bota e dinte se të gjitha partitë politike shqiptare vinin nga i njëjti sistem monist dhe kishin ndarë në mes tyre masën e anëtarëve të PPSH, mjaft qarqe politike zyrtare e jozyrtare ende na quanin neve socialistëve, më të afërt me PPSH. Masht*rimi fitoi mbi të vërtetën. RTSH kontribuoi mjaft kundër nesh. Kërcënimi i shkatërrimit total të Shqipërisë dhe luftës civile, i shprehur fare qartë në fjalimet e krerëve të PDSH, PRSH e PSDSh, veprimet barbare të anëtarëve e simpatizantëve të këtyre forcave e detyruan popullin të «mësojë» se si duhet të votojë. Mirëpo ajo që Koço Danaj, në një shkrim interesant tre muaj më parë e cilësoi «opozita reale», kërkon një «22 mars» të dytë për zgjedhjet lokale. Është kjo «opozitë reale», palcën e të cilës e përbën reaksioni ekstremist, i fshehur me pektën «demokratike» në radhët e PDSH, që kërkon zgjedhje lokale sa më të shpejta, mundësisht brenda qershorit 1992, para se të fillojnë të duken shenjat frytet e hidhura të liberalizimit të pastudiuar të çmimeve dhe të goditjeve të djathta që po i jepen popullit. Shtabi politik i djathtë që siguroi rezultatin e zgjedhjeve të 22 marsit shpreson se është ende e paçmontuar dhe efektive e gjithë struktura e mekanizme të dhunës, të manipulimeve, të mashtrimeve, të premtimeve fals, të përpunimit psikologjik, të mbjelljes së frikës dhe të servilizmit politik, të ndërtuar me mjeshtëri dhe me asistencë teknike perëndimore. Të mos harrojmë listat jo të plota, lëshimin masiv të certifikatave për zgjedhje, mbi 200 mijë fletë votimi të parregullta, komisionet e dyshimtë, vëzhguesit e «paanshëm», bandat e gangsterëve etj. PDSH dhe forcat e tjera të djathta e dinë fare mirë se një nga rrjedhojat më të mallkuara të diktaturës komuniste është traumati-zimi i kulturës politike demokratike të njerëzve tanë. Shqiptarët, të mësuar të veprojnë të mobilizuar në struktura kolektive, ku slogani net përpëluoheshin nga jashtë këtë strukturave, vinin nga lart. Ata u trajtuan si foshnja, të paaftë për të identifikuar me procedura demokratike cili është interesi i tyre personal, kolektiv apo social. Për më mirë e tyre mendonte vetëm «babai i kombit». Njerëz të tillë s’e kanë për gjë të shkojnë pas bandave. Një popull i lodhur që i beson fatet e veta një partie politike dhe që ju nënshtrua për gjysëm shekulli eksperimentimit të ndërtimit të një bote krejt ndryshe nga bota tjetër rrethuesë, përbamnë në vetvete rrezikun të pësojnë eksperimente të tjera, që siç thèksoi një në 20 vjet. Berisha, mund të zgjasin 20 vjet. Zoti na ruajt! Atëherë, pra cili është mashtrimi i madh që po përgatitet për 4 vjet siguruar një rezultat sa më pozitiv PDSH-së në zgjedhjet e afërta lokale? Të mos çuditemi kur të dëgjojmë ndonjë radio perëndimore, ndonjë personalitet të huaj gjatë konferencës, ndonjë ministër, ndonjë grup intelektualësh, apo ndonjë sindikalist të djathtë që të shpallin si një të vërtetë të pakundërshtueshme se që të zhvillohet me sukses reforma ekonomike, që ajo të japë frytet pozitive sa më shpejt, duhet që në zgjedhjet për pushtetin lokal të fitojnë ato forca politike që kanë fituar në zgjedhjet parlamentare e që zotërojnë pushtetin (Vijon në faqen 2)

NGA KONFERENCA E PARË E PS TË RRETHIT TË FIERIT

- NGA KONFERENCA E PARË E PS TË RRETHIT TË FIERIT Në datën 7.6.1992 në teatrin «Bylis», zhvilloi suksesshëm punimet Konferenca e Parë e PS Fier ku socialistët ferakë, në një kuvend të lirë e demokratik, analizuan përvojën një vjeçare, mësimet që buruan prej saj, si edhe përcaktuan detyrat e objektivat e afërta e të largët të punës së tyre të ardhshme. Duke trajtuar procesin e grumbullimit të majtëve të ekuilibruar pas formimit të PSSh, materialin kryesor i paraqitur në këtë konferencë theksonte kompleksitetin dhe vështirësitë e tij që e kanë patur bazën në skeptiçizmin e natyrshëm fillestar, në mungesën e përvojës politike pluraliste të njerëzve, edhe në manipulimin monstruoz të kësaj mangësie nga koalicioni i tërbuar anti PS. Negativiteti mbështetet në sundimin e ndonjë teze të absurdit si psh programet e partive çenkan njëlloj etj, si edhe në karakterin majtist të lëvizjes demokratike e sidomos asaj sindikaliste. Kjo bëri që kryesish klasat punëtore të kalojë në një pozicion politik absurd, frutet e dhidhura të të cilit po i përtyp sot. Përsa i përket problem të marrëdhënieve të PS Fier me forcat e tjera politike, në Konferencë u theksua naiviteti dhe paaftësia e disa partiveve ish opozitarë që ranë në lojën «antikomuniste» të PD së duke i bërë asaj një shërbim të çmueshëm. Koha do të dëshmojë vërtetësinë e sinqeritetin e PS Fier ndaj shoqatave politike adhetare «Kosova» e «Camëria» si edhe efektin negati-vë të qëndrimeve paragjykuese ndaj PS, të individëve të caktuar në këto shoqata që nuk duhen lejuar kurrë të instrumentalizohen në duart e ndonjë partie. PS mbështet shqetësat ekonomike si ato të blegtorëve, Admond Strati nga Somali erdhi përveçen e shkëputër të një shoqate të tillë nga e cila duhet të marrë rinë shembull gjithë bujqit në fshat. Bashkim, përballë konkurrencës së egër kapitaliste, të garantojmë mbijetesën. Duke tentuar e realizuar mentalitetin bashkëkohor të ndarjes së partisë nga shteti, PS ndryshe nga PD-ja kaloi më tej, në shkëputjen e udhëheqje me përfaqësuesit e saj në pushtet. Gjatë vitit të kaluar, u tha në raport, PS nuk realizon asnjë mbledhje formale me kryetarët socialistë të komiteteve Ekzekutive të komunave, ndërsa PD i shfrytëzoi totalisht dhe kryesisht në shërbim të vetvetes dhe fushatës elektorale. Aktualisht PS Fier nuk merr pjesë në strukturat e pusht- (Vijon në faqen 2)

15 pranime të reja në një organizatë bazë

Fshati Qukës-Skënderbej është një ndër fshatrat më të vegjël në rrethin e Librazhdit. Por hallet e tij janë të shumta. Grindjet për ndarjen e tokës janë shtuar. Në dyqanin e fshatit ka nuaj të tërë që s’gjen asnjë lloj ushqimi. Plehun kimik duhet të shkojnë në Librazhd ta marrin me 500 lekë (të reja) kuintalin. Përditë në kuriz fshatarëve u ka mbetur thesi i dikurshëm për bukë. Premtimet e PD-së para zgjedhjeve u shkrin si kripa në ujë. Ndaj njerëzit në mënyrë masive po përqafojnë alternativën socialiste. Vetëm ditët e fundit në këtë fshat u pranuan në radhët e Partisë Socialiste 15 anëtarë të rinj, nga këta 2 me shkollë të lartë. Të tjera kërkesa ka, të tjera pranime do bëhen deri në Kongres. SEFER KOPACI kryetar i organizatës bazë të PS Qukës - Skënderbej, Librazhd

PYETJE - PËRGJIGJE

Konferenca e parë e PSSH e rrethit të Tiranës (Zhvilluar dje në Pezë) — Kongresin e parë të PSSH kundërshtarët tanë politikë ta quajnë «Kongres i fraksioneve». — Do ta ndjejë veten se jam politik. «Kongres i shkatërrimit». — do të ndjejnë veten se janë shkatërruar. Kongresi ynë i parë do të jetë Kongres i formimit, plotë të PSSH, i kompaktësimit të plotë të saj. Mbajtja e Kongresit është njëkohësisht çelje e fushatës për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal. — Kongresin e parë të PSSH kundërshtarët tanë politikë ta quajnë «Kongres i fraksioneve». — Do ta ndjejë veten se janë politik. «Kongres i shkatërrimit». — do të ndjejnë veten se janë shkatërruar. Kongresi ynë i parë do të jetë Kongres i formimit, plotë të PSSH, i kompaktësimit të plotë të saj. Mbajtja e Kongresit është njëkohësisht çelje e fushatës për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal. GRAMOZ RUCI, Nënkryetar i PSSH — Intelektualët socialistë janë e duhen të afirmohen; si jurë, d* kratë trima e të lidhur me popullin. Jo vetëm pedagogët socialë Universitetit Bujqësor por të gjithë ne intelektualët do të jemi ku doherë pranë fshatarësisë kurdoherë në mbështetje të lëvizjeve të tyre demokratike dhe progresive. Mbrotja e intelektualëve nga sulmet spatuese të PD duhet rritur shumfishë edhe ata vetë duhen organizuar. REXHEP ÇUKO; Kandidat i shkencave delegat — Edhe në fshatrat e Tiranës janë ndarë ndihma humanitare: PD-ja i ndan ndihmat në emër të saj?! Duhet thënë e vërteta se ato ndihma i siguron Shqipëria dhe jo Sali-ja! SHYQYRI PREGAPUCA, delegat — Në fshat Partia Socialiste le të sfidojë alencat artificiale të të djathtëve. Krenët e PSD le t’u mbajnë ison të djathtëve kurse baza e ndjen që është aleate e PSSH. Jo vetëm e ndjen por e dëshiron e punon për këtë. Me njerëzit e ndershëm e demokratë të partive të majta e reformatorë të bashkëpunojmë. Le të fillojnë aleancat nga poshtë-lart. Zgjedhjet e pushtetit lokal le ta bëjnë këtë një realitet. LUTFI DAUTLLARI, i ftuar në konferencë — Pusi i minierës së Mushqetasë ku unë punoj është bërë 300 m i the Pusi i minierës së Mushqetasë ku unë punoj është 300 m i thellë. Sikur edhe 3000 m më thellë të më zbresin unë kam për të mbrojtur bindjet e mia për socializmin demokratik. SKËNDER NASUFI, delegat — Kooperimit bashkëkohor europian, që përhap kjo organizatë është kthyer në një lëvizje në rritje të vazhdueshme. Në rrethin e Tiranës janë krijuar disa bashkësi të kooperuara sipas këtij modeli dhe disa dhjetëra në shkallë vendi. Në bazë të këtij kooperimi qëndron ruajtja e pronësisë mbi tokën e produktet e saj; vulnerabiliteti i plotë, drejtësia sociale, solidariteti etj., të cilat përputhen me alternativën e Partisë Socialiste prandaj bashkëpunimi midis B.K.A.SH dhe PS është domosdoshmëri.

Realitete që ripolitizohen

Më datën 5 dhe 6 qershor, fillimisht repart i skarnimit e mandej gjithë efektivi i fabrikës së lëkurë këpucëve në Gjirokastër, kaloi në grevë. Atë e drejtoi sindikata e lirë. Ja skenari i saj: data 4 është datë e rrogave atje. Po punëtorëve u tha se stafi prej 8 për qind që u bënte drejtoria atyre që delnin të punonin e shqetësonin nga 80 përqindësi «shtëpisë» nuk do t’u jepj, po do të depozitohet në arken e kursimit me të drejtën për t’u tërhequr pas 1 korrikut. Punëtorët nuk ranë dakort. 6 veta u nisën të takonin kryetarin e komitetit ekzekutiv të rrethit, po ai nuk i priti dhe punëtorët u njoftuan se të nesërmen do të merrnin përgjigje në fabrikë. Të nesërmen, përgjegjësi i seksionit të industrisë dhe i financës shkuan në reparte dhe u thanë punëtorëve se ata mund t’i përfitonin shtesat. Vetë protestën e raportit këmbëngulën që të përfitonin gjithë punëtorët e fabrikës. Protesta u masivizua. Në drekë në fabrikë shkoi kryetari i komitetit ekzekutiv Sali Hroni, u tha punëtorëve se shtesat në pagë nuk mund të jepen. (Vijon në faqen 2)

Kur qeveritarët nuk dëgjojnë fjalën e qytetarëve të tyre

Nuk është as i ri dhe as i panjohur shqetësimi i mbarë qytetarëve për pikëllimin që ka mbuluar mjëdise e qyteteve tona. Herë pas here janë dhënë njoftime në organet e shtypit, madje është kërkuar me ngulm që pa tjetër të bëhet diçka, të paktën aq sa për të menjanuar ndonjë problem të mundshëm. Por më kot. Përgjigjet e plehrave «qartësohen» përditë qeveritarët e çdo niveli vetëm mbrojnë indiferencën, (thua se mos tyre duhet të ketë ndonjë «mirëkuptim» që praktikon ndonjë studim për të nxjerrë përfundime se deri në çmasë janë pisllëqet njerëzit nuk mërziten, plotësojnë ...) Pushtetarët lokalë e dinë se ka mirëqenë? po merren me përmirësime, mjedisi, se ka dhe unë informacion me specialistë, që me ... e me specializuar, që merren me këto. Dhe në qoftë se sa nga qeveritarët ... Janë marrë ... në vend të ... e ... tjetër? Të gjitha ... (Vijon në faqen 2)

ISHPROHNARET NXJERRIN JASHTË FËMIJËT E ÇERDHEVE

— Pas kësaj kush e ka radhën — Durrësi ka patur ca që veçanërisht e tij. Në vite ai ka përjetuar edhe shqetësime edhe rënie, edhe zhvillim, edhe stagnacion. Deri në vitet 40 të këtij shekulli si rezultat i forcimit të lidhjeve ekonomike tregtare me qytetet portuale italiane, por edhe greke e jugosllave, i qarkullimit të njerëzve ai filloi të ravijëzohet me përmasa minorë edhe si një qytet kozmopolit. Dëshmi e qartë për këtë janë lulëzimi i kulturave të huaja, i përshtatësuar kryesisht me ngritjen e disa shkollave italiane, greke, amerikane, me ndërtimin urban, me ngritjen e disa konsullatave, ndërtimin e disa fabrikave, ofiçinave, fermave kryesisht me kapital italian. Është kjo arsyeja që në Durrës në këto vite u rrit dhe u zhvillua, krahas një brez intelektualësh të kulturuar përparimtarë e demokratë, edhe një klasë e re tregtarësh, borgjezë e minindustralë vendës. Por pjesa dërrmuese e popullsisë që qyteti e rrethinat e tij i përmbante nga punëtorët e krabuj, hamall çirakë, zanatçi, etj të papunë, që mbetën të varfër. Nga ana tjetër këta tregtarë e borgjezë vendas e të huaj, ndikuan në rritjen dukshëm të qytetit pasu në ndërtuan villa, shtëpi, dyqane në ofiçina, ndërsa shumica e varfër krijuan lagje tradicionale. Reformat e pasufistës sollën pozicione të kundërta politikën e sociale që u shoqëruan me përmbysje ekonomike e pasurorë. U krvn shtetzime, shpronësime, paskëtime të drejta ndaj ishpronave kolaboracioniste e spekulantëve, por në ndo një rast u bënë edhe veprime të pamotivuara. Pjesa dërrmuese e objekteve të shtetëzuara e të shpronësuara u përdorën për popullin si shtëpi banimi, objekte punësimi, shkolla dhe çerdhe. Në Durrës vetëm familje që banonte ndërrte sa të shtetëzuara e të shpronësuara q i u takonë ishpronave, janë me dhjetëra si rroballe në ndonjë qytet tjetër. Tani çështja shtrohet: ç’do të bëhet vallë me to? A do të njihët realiteti i këtyre 50-vjetëve apo do të ketë ripërmbysje, ripronësim? Faktikisht në programin e PD-së të të partive të tjera të djathtën është kërkuar mosnjohja e këtij realiteti, pra që pronarëve në qytet e në fshat, t’u kthehen apo tu kompensohet prona. Është kjo arsyeja që në veçanërisht pas 22 marsit shpronësarit kanë nisur ofensivën për të rrëmbyer pronat e tyre. Fakti për këtë ka shumë, si kudo, edhe në Durrës, por le të ndalem në disa prej tyre të ndodhura kohët e fundit e që kanë bërë jehonë e nxitur tensione e indinjatë. Kështu ndërtesat e tre çerdheve janë sulmuar nga ishpronësarët. Në njërën prej tyre pronari i dikurshëm ka hyrë brenda duke zënë katin e parë përm dhe sa për «humanizëm» të përkohshëm i ka zbritur fëmijët në katin e parë. Në një çerdhe tjetër fëmijët po kërceheshin çdo ditë të flinin jashtë pasi ishpronari u tund para syve tapinin e vajtjur me kujdes, madje edhe një vendim gjyqsor punonjësve të çerdheve, të cilave u mbetet një tjetër që pasi të dalin fëmijët, të largohen edhe ato vetë. Po kështu në çerdhen e tretë pronari ka hyrë brenda dhe fëmijët kanë dalë jashtë, duke justifikuar se i ka dhënë të drejtë ligji. Megjithë protestat e punonjësve të këtyre çerdheve si dhe të prindërve të fëmijëve, organet e pushtetit lokal përditë nuk reagojnë fare për të zgjidhur këtë shqetësim social. Veç halleve për kushtet minimale që kanë çerdhet për rritjen e fëmijëve, atyre u shtohet edhe hall i mosegzitencës së tyre. Meana duket në këto ditë të pas 22 marsit ishpronësari kanë nisur ofensivën ... (Vijon në faqen 2)

MOSPERFILLJE E LIGJIT APO HESHTJE E QËLLIMSHME

ARSYETIME RRETH VONESËS PER GJYQIN E SHKODRËS Për t’u futur në temë, pak histori: kur flitet për gjyqin e Shkodrës kujton ngjarjet e dhimbshme të 2 prillit të vitit të kaluar dhe kërkesat e drejta për zbuluimin e vënien para përgjegjësisë të autorëve të krimit. Kujton gjithashtu presionet mbi organet e hetimit, tribunën parlamentare që u transformua në një sallë hetimore ku nëpërmjet dërgimit të komisioneve të ndryshme dhe të thirrjes në interpelancë të organeve të drejtësisë; jepeshin orientime e sqari-me faktike profesionale deri edhe në detaje të karakterit sekret. Kujtojmë mingjet dhe parrullat «bë-në hetuesia», «të zbulohen vrasësit», duke kaluar ndonjë herë edhe në ultimatum e urdhëra ndaj hetuesisë. Vepprime këto që, në një farë mase, kanë ndikuar negativisht në punën hetimore e zbuluesë të hetuesisë. Fill pas kësaj, kujton gjykimin e tre të pandehurve ish drejtues të DP të Brendshme të Shkodrës, të akuzuar se kishin vepruar në kundërshtim me përmbushjen e rregullit të detyrës; presionin flagrant dhe brutal mbi gjykatën mbi të pandehurit dhe mbi dëshmitarët. Kujton pafajësinë e gjykatës për të zotëruar çështjen dhe vendosur rregullin në sallë, si edhe indiferentizmin e organeve të rendit për t’i siguruar gjykatës kushte normale pu- ne. Pas dëshmitë të gjykimit në gazetën «Bashkimi» u njoftuan me intervistën e gjyqtarit ushtarak që kryesonte trupin gjykues ku i bëntë të njohur opinionit shoqëror se në ç’kushtet e rënduara u zhvillua gjykimi, por askush nuk e kuptoi pse ju kthye çështja organeve të hetimit. Askush nuk mori vesh se çfarë gjëra të reja u vërtetuan gjatë rithetimeve. Askush nuk di pse u zvarrit kaq shumë gjykimi i kësaj çështjeje. Gjykata, ma vonë, kërkoi që kjo çështje të gjykohej në një rreth tjetër! Po përse? Për t’iu shmangur telasheve, për të shpëtuar nga reagimet e mëtejshme? Ja pra kërkesat u përvijuan Odisea e kësaj çështjeje: «dergo…», «kthje…», «ridërgo», duke tentuar ngecjen, si thuhet, në një hapësirë sportive për t’ia lënë në dorë njëri-tjetrit, derisa më në fund çështja u tërhoq dhe mbahet në Gjykatën e Lartë. Pas kësaj rrugë askush nuk di se ç’po bëhet me të. Në lidhje me këtë gjykata jep drejtësi. Kushdo e di këtë të vërtetë, këtë parim kushtetues; por përse nuk e zbaton ajo këtë detyrë, pse nuk respektohet nga të tjerët pavarësia e gjykatës në dhënien e drejtësisë? Thashethemnaja dhe përgojimet

Këmbanat e transparencës

Njerëzit të lodhur nga hallet e jetës kanë filluar të merren me thashetheme. P.sh, para ca ditësh dëgjova se: «Rritja e menjëhershme e çmimeve parashikohet të jetë 3-4 herë. Ndërsa indeksi mesatar i çmimeve me pakicë në muajin e parë e të dytë (pas fillimit të liberalizimit të çmimeve) parashikohet të rritet përafërsisht 50 për qind dhe 70 për qind. — Indeksi i pagës për tremujorin e tretë parashikohet të zbresë 30 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 1991, ndërsa në tremujorin e katërt të ulet edhe rreth 12 për qind më tej. Pas turbullirës që shkaktojnë këto shifra të kujtohen emisionet e veçanta që TV përgatit me ministra të qeverisë demokratike. Të gjithë flasin për reformë, me vokabolarë të pasur dhe po aq ekzotik. Asnjë fjalë konkrete, gjithçka hermetike. Ku vanë ato serenatat për transparencë? Si do të përgatitet populli për dhimbjet e reformës? Xhamat e kubesë qeveritare nuk janë aq të tejdukshëm sa paraqiten. Por ndoshta brenda kubesë kujtohen edhe fjalët e Remarukut: «Çmimet abstrakte të kallin datën, ato duhet të afrohën tek malli që të largojnë frikën.» Pra, prisni edhe pak o njerëz! Këmbanat do të bien përsëri. ALBAN BUENA

Realitete