Një vit më parë, më 13 qershor 1991, delegatët e Kongresit të 10-të të PPSH-së shpallën se kjo Parti e kishte mbaruar misionin e vet historik dhe nuk ishte më e aftë të drejtonte proceset që po zhvilloheshin në vend. Forcat reformatorë të kësaj Partie e duke e shpallur këtë gjë, e kthyen këtë kongres në një kritikë të hapur të dogmatizmit stalinist duke bërë kështu edhe ndarjen përfundimtare nga teorika leniniste e komunizmit dhe socializmit totalitar.
Gjithashtu ata i bënë aty edhe një gjyq model politik kastës së privilegjuar drejtues të Partisë së Punës duke e denoncuar dhe dënuar pa mëshirë korrupsionin dhe degjenerimin e saj. Atë ditë ata shpallën hapur edhe idetë e tyre të reja, përqafimin e idealit të socializmit demokratik evropian. Shpallën hapur se prej asaj dite ata i përkisnin një partie të re, partisë Socialiste. Ishte ajo ditë e 13 qershorit kur mori udhën kjo Parti e re, Partia e idealeve njerëzore dhe shoqërore. Kjo ishte një ngjarje historike pasi kjo parti formënoi si në domosdoshmëri e kërkesave dhe e mbrojtjes së shtresave që s’kishin prona por që mbahen dhe jetojnë me rrogat e tyre. Kaloi një vit nga ajo ditë. Një vit i mbushur me përpjekje të gjithanshme për konsolidimin përfundimtar të demokracisë në Shqipëri. Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë një vit luftë e përpjekje e tregoi dhe po e tregon plotësisht veten se është një parti e demokracisë pluraliste me një mendim të saj të saktë dhe të qartë, për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Alternativa e saj është: ekonomia e tregut të lirë. Vendosja e këtij sistemi për Partinë Socialiste është e vetmja rrugë për daljen nga kriza dhe për përparimin e modernizimin e shoqërisë shqiptare dhe për rritjen e mirëqenies së popullit, Partia Socialiste është e vendosur për këtë rrugë që është dhe rruga e demokracisë së vërtetë. Ajo është e vendosur të mbrojë dhe të garantojë pronën private, lirinë e iniciativës, lirinë e ndërgjegjes e të besimit, lirinë politike. Ajo është e vendosur të mbrojë dhe drejtat e njeriut sipas parimeve të njohura ndërkombëtare. Këto parime janë pjesë e programit të Partisë Socialiste. Ajo i mbron ato jo me demagogji e fjalë por realisht. Zgjedhjet e 22 marsit të këtij viti e vunë Partinë Socialiste në opozitë por me një grup parlamentar dinjitoz e të vendosur për të mbrojtur interesat e popullit dhe të demokracisë. Shoqëria që ne po hyjmë, kapitalizmi i ashpër dhe i egër që projektohet dhe vihet në zbatim nga forcat politike të djathta në pushtet, prek rëndë interesat e atyre që s’kanë burim tjetër jetese veçse pagës dhe punës së tyre. Shkurtimi i vendeve të punës, papunësia masive, rritja galopante e çmimeve, rënia e nivelit të jetesës dhe pasiguria e së ardhmes së emtimeve, janë arëzat shqetësuese. Përpara kësaj ardhmes është pamja e sotme e shoqërisë shqiptare. Përpara kësaj pamjeje Partia Socialiste nxjerr alternativën e vet të zhvillimit, alternativë që garanton mbrojtjen sociale të njerëzve që preken ashpërsisht nga zhvillimet e sotme. Partia Socialiste ka potenciale të mëdha. Ka potenciale të mëdha njerëzore dhe intelektuale. Ajo është një parti me njerëz të tërheqëm e të ditur, por në radhë të parë është një parti me njerëz patriotë që mbi çdo gjë vënë çështjen kombëtare. Për socialistët shqiptarë nuk ka gjë më të shtrenjtë se liria dhe pavarësia e Atdheut, nuk ka asgjë më të madhe se zgjidhja e çështjes kombëtare dhe forcimi i unitetit kombëtar. Në këtë drejtim ajo as i ka rreshtuar e as s’do t’i rreshtë kurrë përpjekjet e saj. Formimi i Partisë Socialiste të Shqipërisë është një ngjarje e rëndësishme për gjithë jetën shqiptare. Ajo është një garanci për rëndësinë dhe konsolidimin e demokracisë. Ndërsa sot mbushet plot një vit nga dita e formimit të kësaj Partie, socialistët shqiptarë ndodhen përpara një ngjarjeje të madhe: edhe pak ditë ata do të mblidhen në Kongresin e tyre të Parë. Kongres i cili me siguri do të tregojë më të plotë dhe më të qartë fizionominë e kësaj Partie të re. THOMA GJELLCI
Pjesë nga fjala e shokut Fatos Nano në Konferencën e Parë të Partisë Socialiste të rrethit të Korçës
Partia Socialiste nuk ka pse të ndjejë vetëm fajtorë për asgjë. Përkundrazi në analiza realiste, me logjikë, të ftohtë, por dhe me zë të lartë duhet konkluduar se serioziteti dhe përgjegjësia e saj si forcë politike shfaqet dukshëm në fillimet dhe vazhdimet pa përplasje që po bëhen, në organizmat, shoqatat apo edhe parti të veçanta të cilat po përpiqen të institucionalizojnë këto klasa dhe interesat e kërkesat e tyre.
Përballë këtyre veprimeve dha një blloku forcash të djathta me tendenca ekstremiste, theksoi Fatos Nano, që të rënda sociale, pa luftë civile apo gjakderdhje midis shqiptarësh, për të cilat i takojnë meritat njerëzve të kësaj partie.
Në vijim të fjalës së tij, shoku Fatos Nano u ndal gjerësisht në analizën e situatës së rëndë që po kalon vendi ynë, situatë që sa vjen e rëndohet nga fillimi aventuresk i reformës në tërësi. Në këtë kontekst ai foli edhe për klasat e përmbysura të cilat kërkojnë të rikthejojnë parajsën e privilegjet e humbura. Të tjerët që janë bërë zë-vijim të fjalës së tij shoku Fatos, të cilat po veprojnë pa hezitim ndaj pjesës dërrmuese të popullsisë sepse nuk janë vetëm socialistët që po goditen por po goditen shqiptarët, është e nevojshme të krijohet një grupim forcash të majta ose të qendrës për të rivendosur ekuilibër
Korca është shtrati i traditës dhe kulturës demokratike dhe korçarit mund t’a realizojnë mirëkuptimin qytetar midis intelektualësh, punëtorësh, fshatarësh. Të rinjsh midis të vjetërve të cilët dinë e dinjët tamam se çfarë po ndodh. Është nevoja dhe partia po punon për këtë që t’i bëjë ballë këtij grupimi apo blloku ekstremistësh të djathtë që nuk është edhe aq kompakt. Ne po bisedojmë edhe me partitë e tjera me shoqata por mbi të gjitha kërkohet që vetë partia tani më këtë fazë kur është shumë më mirë e organizuar dhe e konsoliduar të depërtojë në shoqëri të shkojë tek njerëzit. Për këtë partisë i duhet të hapet më shumë, më mirë, të krijojë rrjetin e saj shoqëror, social. mesazh buron nga programi i partisë; mbrojtja e interesave të njerëzve të pambrojtur. Partisë i duhet të hyjë në kontakt me sindikatat me shoqatat, me federatat e ndryshme dhe t’i mësojë njerëzit të organizohen në sa më shumë struktura të tilla mbi bazën e interesave që kanë për të mbrojtur, mbi bazën e moshës, gjendjes ekonomike etj. sepse kështu (Vijon në faqen 4)
KRONIKE
Ditën e enjte më datë 11.6.1992 në sallën e teatrit «A. Z, Çajupi» zhvilloi punimet Konferenca e Parë e Partisë Socialiste të rrethit të Korçës.
Në raportin që mbajti në emër të Komitetit Drejtues të PSSH-së për rrethin shoku Kosta Duka si dhe në diskutimet e shumta delegatëve u analizua puna e bërë gjatë një viti, duke u ndalur veçanërisht në mangësitë e punës dhe të metat e vërejtura, gjë që coi edhe në një rezultat të dobët në zgjedhjet e 22 marsit. Në Konferencë foli edhe shoku Fatos Nano. Në përfundim u zgjodhën forumet drejtuese të Partisë në rreth si dhe delegatët për në Kongresin e Parë të PSSH-së. Me votim të fshehtë dhe të drejtpërdrejtë nga tri kandidaturat e paraqitura, Kryetari i Komitetit Drejtues u rizgjodh Kostaq Duka. të këtij viti e vunë Partinë Socialiste në opozitë. Partia e Punës nga skena dhe dështimin e minoritet të saj historik. Këtë mund ta kenë bërë në shpy e apo me mënyra të ndryshme përfaqësues të partive të tjera, por ama këtë barrë, këtë mision shumë të nevojshëm për zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë në Shqipëri e për kreu Kongresi X, i cili në të njëjtin kohë quajti të nevojshëm dhe të domosdoshëm krijimin e PS si një alternativë të majtë demokratike të domosdoshme për zhvillimin e ekuilibruar të proceseve demokratike në të ardhmen e shoqërisë shqiptare. sepse ishte i vetmi forum zyrtar legal dhe publik që shpalli daljen e klasat e pambysura të cilat kërkojnë të rifitojnë parajsën e privilegjet e humbura. -- Të tjerët që janë bërë rëndë dhe përkoshëm të politikës së tyre, theksoi shoku Fatos, janë marioneta. Rivendosja e pozitave dhe etja për të rifituar interesat e humbura nga ish-klasat e përmbysura, po shfaqen dukshëm dhe në punimet e parlamentit të tanishëm, në rivendikimet publike të
ZHVILLOI PUNI-MET KONFERE-NCA E PARË E PS TË RRETHIT TË KORÇËS
Korca është shtrati i traditës dhe kulturës demokratike dhe korçarit mund t’a realizojnë mirëkuptimin qytetar midis intelektualësh, punëtorësh, fshatarësh.
PËR CILIN SOCIALIZËM LUFTOJME?
Është një pyetje e natyrshme që mund të shtrohet në këtë ballafaqim alternativash zhvillimi të ekonomisë shqiptare. Është fjala për një zhvillim që do të na nxjerrë sa më parë nga kriza e rëndë dhe varfëria për atë zhvillim që do të na çojë në Evropën e qytetëruar. Populli i vuajtur e i lodhur. Nga sistemi i deshtuar i diktaturës komuniste i munduar nga premtimet dhe programet të partive mendon kundër gjykon e beson.
Në sfondin e alternativave të zhvillimit që i janë servirur atij në këtë periudhë relativisht të shkurtër pluralizmi, dhe demokracia një masë e madhe njerëzish përqafojnë e zgjedhin si rrugë të së ardhmes socializmin demokratik. Të gjithë tani presin e premtojnë të njëjtën demokraci, të njëjtën rrugë e të njëjtën drejtësi. Bë ka [?]. Kjo është demokracia, po nga kush e tërheq këtë kush e ushtron?
Nga socializmi, po, rreth gjithëm shekulli socializëm klasik e ç’pronësi, e izoloi e mbajti atë nën diktaturën e egër. Po për cilin socializëm aspiron PS?
Partia Socialiste aspiron e lufton, jo për këtë lloj socializmi por për socializmin demokratik. Lufton e punon për atë socializëm që është aspiratë dhe realitet për shumicën e popujve të Evropës. Jo për sistemin monist e të centralizuar, jo për atë që i çpronëson njerëzit e brengosi iniciativën e tyre. Përkundrazi, lufton për një sistem ku do të lulëzojnë ekonomia e tregut, liria e pronës, e punës dhe krijimtarisë së tyre, liria e hapjes dhe bashkëpunimit me botën e kapitalet e saj.
-Barometri i ritmeve dhe përballjes së reformës drejt kapitalit lirë për alternativën socialiste do të jetë aspekti socialiste do të jetë aspekti social
(Vijon në faqen 2)
E ardhmja i përket Partisë Socialiste
Këto ditë zhvilloi punimet Konferenca e parë e Partisë Socialiste e rrethit të Lushnjës. Si nga raporti që u mbajt në emër të Komitetit Drejtues, ashtu dhe nga diskutimet e mjaft delegatëve dolën qartë preokupim për të përvetësuar alternativën e socializmit demokratik europian, nëpërmjet reformimit të Partisë si dhe ardhjes në gjirin e saj të sa më shumë të rinjve nga radhët e eurosocialistëve. U sollën për këto përvoja pozitive e ndonjë u bë kritika për plogështinë e jetës së vakët nga shumë organizata. «Rinia eurosocialiste duhet konsoliduar si e tashmja dhe jo vetëm si e ardhmja e kësaj kohe të tjerave Zhaneta Këmbana - kryetarja e forumit eurosocialist të rrethit. Për këtë është e domosdoshme të punohet çdo ditë e jo me fushata për tërheqjen e saj në radhët e partisë. Nevojën e përcaktimit të një fizionomie të qartë të partisë, si një parti e së majtës europiane, e trajtoi në diskutimin e tij edhe intelektuali Ylli
(Vijon në faqen 4)
ME RADHE TE SHUMUARA
KORÇE
- Në periudhën qershor - dhjetor 1991 u pranuan në radhët e Partisë Socialiste 39 anëtarë të rinj.
- Vetëm në tre muajt e parë të vitit 1992 radhët e Partisë Socialiste u shtuan edhe me mbi 100 anëtarë të tjerë, ndërsa nga 22 marsi dhe deri në ditën e zhvillimit të punimeve të Konferencës së Parë të PSSH-së u pranuan edhe 152 anëtarë të tjerë.
- Pas pranimeve masive në fshatrat Pojan, Shkozaj dhe Kapshticë u krijuan organizata të reja. Mirë kanë punuar në këtë drejtim edhe organizatat e Partisë në fshatrat e zonës së Moglicës në Dushar, Nikollarë, Gurshqipe, Vrepëskë; fshatrat e zonës së Pirgut, të zonës së Prespës si në Gorricën e Malë dhe të Kallmas, në zonën e Devollit dhe qytetin e Maliqit, në ndërmarrjet bujqësore të Rrëbecit e Bregasit.
ELBASAN
Vetëm javën e fundit para konferencës së parë të PS të rrethit të Elbasanit, u bënë 70 pranime të reja.
Këtyre iu shtohen edhe 270 pranime të tjera që janë bërë nga 22 marsi e këtej.
Anëtarët e sapo pranuar janë kryesisht të rinj nga zona e Dumresë, (40 anëtarë), nga fshati Kajan (14 anëtarë), nga Mollasi, Zavalina, Gjinari si dhe 6 studentë të Universitetit. Këto do të vazhdojnë të vijnë kërkesa për pranime të reja në radhët e Partisë Socialiste.
ILIR ROBJA
Lajmërim
Ditën e hënë, më 15 qershor në Tiranë, në orën 9.00 bëhet mbledhja e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
- Njoftohen për të marrë pjesë përveç anëtarëve të KD të PS-SH, edhe kryetarët e KD të rretheve.
PARTIA SOCIALISTE - NJË ALTERNATIVË E MAJTË DEMOKRATIKE E DOMOSDOSSHME PËR ZHVILLIMIN E EKUILIBRUAR TË JETËS SHQIPTARE
Partisë i duhet të hyjë në kontakt njerëzor jo thjesht politik sepse ky mesazh buron nga programi i saj: mbrojtja e interesave të njerëzve të pambrojtur.
Konferenca e parë e Partisë Socialiste në Devoll
Këto ditë në sallën e kinemasë i katave e të ftuar të tjerë.
Në mbledhje të qytetit të Bilishtit zhvilloi punimet konferenca e parë e Partisë Socialiste të zonës së Devollit. Përveç delegatëve të zgjedhur nga të gjitha organizatat e partisë së qytetit dhe fshatrave zonës, merrnin pjesë edhe kryetarë të organizatave, anëtarë të komitetit, Koço Broka.
Pas fjalës së kryetarit të PS për
(Vijon në faqen 2)
40 VETA NË GREVË URIE
HALLE QË MUND TË ZGJIDHESHIN
40 punonjës të fabrikës së tekstileve në Tiranë nga dita e pardjeshme datë 9.6.1992 kanë hyrë në grevë urie.
Grevistët e urisë janë përfaqësues të 1500 punëtorëve që ka kjo fabrikë për shkak të cilës është pezulluar puna në kombinatin prej më 4500 punëtorësh. Ata kanë mbështetjen e solidarizimin e të gjithë punonjësve të mësipërm.
Komunikata e vendosur në hyrje të këtij kombinati me të gjitha kërkesat e tyre është një informacion për këdo që kalon andej por janë edhe kërkesa që i janë bërë president drejtorisë së kombinatit, dikasterit nga varet kombinati, qeverisë e bile direkt vetë zotit kryeministër. Ata nuk janë kërkesa politike por kërkesa që kanë të bëjnë me pozicionimin ekonomik dhe fatin që i pret ata në këtë tranzicion ekonomik. Çdo gjë mund të ishte parandaluar nëse nuk do të mungonte gadishmëria, transparenca dhe dëshira e mirë e organeve shtetërore nga baza në qendër. Grevistët të detyruar përdorën pikën e fundit në segmentin e të drejtave demokratike, në përpjekje për të arritur qëllimin që i kanë vënë vetes. Ata kërkojnë që: pagat të bëhen për njësitë prodhimi, të stabilizohet çmimi i inputit, fabrika të bëhen ndërmarrje më vete, të merren në mbrojtje me ligj punonjësit e grupit të tyre e të kartës që punojnë në tekstil. Njëkohësisht ata kërkojnë që nga ana e qeverisë të mbrohen prodhimet tona duke vendosur taksa doganore për tekstilet që vijnë nga jashtë në
(Vijon në faqen 2)