16/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 qershor 1992

Me mesazhe të qarta për popullin, për vendosjen e demokracisë së vërtetë

ZHVILLOI PUNIMET KONFERENCA E PARË E PS E RRETHIT TË DURRËSIT Konferenca e parë e Partisë Socialiste në Durrës u zhvillua me një nivel të kënaqshëm, ç’ka tregoi se socialistët e rrethit edhe pse pësuan humbje të thellë më 22 mars, e kanë kapërcyer këtë krizë, janë organizuar e kompaktësuar më mirë, kanë vizione më të qarta për punën e sotme dhe të nesërme që i pret, kanë besim të plotë në alternativën e tyre. Duke diskutuar e dhënë mendime të vlefshme, delegatët u ndalën edhe në temat, por sidomos në projektin pozitiv të krijuar pas 22 marsit në jetën e Partisë në rreth si në organizimin e kompaktësimin më të mirë, në zgjerimin e radhëve, në zgjedhjen e krye të organizatave, veçanillave drejtues dhe të komiteteve; drejtues të shumtë u deleguan e të rinj të përkushtuar me figurë të pastër morale, të aftë për drejtimin e organizimit, konferenca shprehu mendimin se e ardhmja i përket Partisë Socialiste, alternativës së socializmit demokratik. Në përfundim të punimeve konferenca zgjodhi forumet drejtuese të Partisë në rreth, dhe delegatët për në Kongresin e Partisë. U ndal në disa probleme të rëndësishme të jetës së Partisë, si në shkallë, por edhe në shkallë rrethi. Partia Socialiste tha ai, u krijua në vrullin e hyrjes së pluralizmit një lloj dhe krahas pririve të tjera që u krijuan kush më parë e kush më vonë. Ka qenë një proces njëvjeçar që do ta formësonte PS-në si nga ana organizative, strukturore, me një program të ri e të përshtatur demokratik. Cila është alternativa jonë? Partia duhet të merret me veten dhe jemi marrë. Drejt testimit, programit, qëndrimeve reale e të kristalizuar qëndrimi i njerëzve ndaj Partisë sonë që po shkon radhët. Njerëzit po afrohen tek kjo parti dhe ky është një tregues i njohur. Ky proces i kristalizimit strukturor i Partisë Socialiste po merr fund. Ka diskutime për çështje të ndryshme, por nuk mund të përcaktojmë skema organizative fikse. Psh. po në vendbanim o në ndërmarrje, të jemi shumë fleksibël. Kudo ku gjallon jeta shoqërore të ngremë organizata partie. Të ruajmë një jetë politike të organizuar, duke i shfaqur defektet e saj në rreth sa më të gjerë shoqëror. Nga ana tjetër nuk mjafton të merresh me veten. Në ç’kuptim? Tani kemi strukturim të Partisë. Ajo është më e gatshme, më e organizuar për t’u ndeshur me problemet, për të marrë pjesë aktivisht në luftën sociale. ta kthejmë qeri në organizatat shoqatat, sindi-kate harrojë dhe do të mbrojë jetimet e mirëfilltë, që të ketë sa më pak të tillë. Jetim mund të mbetesh që në lindje, por edhe në këto procese spontane kaotike, të egra që po zhvillohen nga pushtetmbajtësit mund dhe do të mbetesh jetim mije e mijra njerëz përballë jetës ekonomike dhe shoqërore. Ç’ndodh? Dukek se kemi situatë pluraliste, ka shumë parti, por në thelb kush përplasjet? Dy palë: një të me ne. Ata që kanë qenë dje të privilegjuar në Shqipëri me shqiptarët e varfër. Ç’do bëhet me milionerët që gëlltë së sotëm kur ish-e djeshëm janë paçka? Do ngelen pa pronë, pa punë dhe përballë mbrojtjeve përballë modeleve radikale që po zbatohen. Në qoftë se është fjala për kolltugë, ne s’kemi hyrë për këtë: Por kur është fjala për të flakur nga puna socialiste ose jo socialiste që nuk mendojnë siç mendojnë pushtetmbajtësit, atëherë bëhet imperativë që Partia Socialiste t’u japë realizët mesazhin njerëzve se do t’i mbrojë, do të organizojë luftën për vendosjen e ekuilibrave politike e shoqërore të vendit. Partia duhet t’i japë mesazhe njerëzve që të kuptojnë sa më shumë se është e gatshme të marrë pjesë me intensitet dhe me rezultat në lëvizjen shoqërore. Përkahen ndaj njerëzve ta kthejnë në një lëvizje demokratike popullore. Të shtrijë partia në çdo qeri në organizatat shoqatat, sindikatat. Partia Socialiste duhet të krijojë rrjetin e vet social, të futemi në bazë si shqiptarë të shfaqim mendimet tona si shqiptarë pa politizime: Partia Socialiste, si ka marrë angazhime të mëdha, nuk ka… … të: për djejtësë të shënu… aftë për drejtim e organizim, Kongresin e Parë të PSSH. Kryetar i komitetit drejtues të PS të rrethit u rizgjodh Bardhyl Agasi. Në konferencë mori pjesë dhe foli edhe shoku Fatos Nano. Fasi vlerësoi punimet e konferencës, ai…

CILI THOTË TË VËRTETËN: E. SELAMI, S. GJINUSHI APO S. GODO?

TRANSPARENCE (!) Gjatë ditëve të fundit tre kryetarët e partive që përbëjnë pozitën e sotme, kanë bërë deklarata lidhur me të «kuqëtuar» koalicionin që u pompua shumë para fushatës së zgjedhjeve të 22 marsit dhe që plasi si fluskë sapuni në ditët që vijuan pas këtij zgjedhjeve. Se sa «fuqishëm» është ky koalicion në ditët e sotme po citojmë më mirë ç’kanë thënë për të tani së fundi zotërinjtë E. Selami, S. Gjinushi e S. Godo. Duke përshëndetur kongresin e parë të PR, kryetari i Partisë Demokratike, Eduart Selami deklaroi ndër të tjerat: «Kjo aleancë i dha frytet e veta... Zgjedhjet për organet e pushtetit lokal do të jenë një provë e re e përbashkët për ne... Si PD kemi bindjen se në këto zgjedhje do të gjejmë rrugë të reja bashkëpunimi në të mirë të fitores sonë». Pra, sipas PD-së koalicioni se luan tani. Zoti Skënder Gjinushi në mbledhjen e fundit të këshillit drejtues të PSD-së, mbajtur ditët e fundit, theksoi: «Nuk ka kuptim dhe nuk të ndodhë që PSD të bëjë lëshime në programin e vet për hir të aleancave apo spektakleve konjukturale, si bëjnë të tjerët. Ai me këtë i vuri vulën mendimit unanim të këshillit drejtues të kësaj partie, që, siç thekson gazeta «Alternativa SD», PSD-ja në zgjedhjet lokale të hyjë si forcë e pavarur. Pra sipas PSD-së, koalicioni tre partiak ka marrë fund. Zoti Sabri Gogo në raportin që mbajti në Kongresin e Partisë Republikane theksoi: «Gabimi i dytë taktik (i partisë sonë) ishte vendimi për të krijuar me çdo kusht një front të përbashkët elektoral me PD dhe PSD... Si ideator i kësaj aleance, që në fakt dështoi, kryetari i partisë mban përgjegjësinë kryesore». Pra, sipas z. S. Godo e partisë që përfaqëson, koalicioni trepartiak ka dështuar me kohë. Cilin të besojmë nga udhëheqësit e tre partive të pozitës: kur ata bëjnë deklarata kaq kontradiktore njëra me tjetrën? E vetmja gjë që duhet besuar aktualisht është se koalicioni... [?] nuk ekziston. Vëzhguesi Punëtorëve u thuhet:

U MBLODH KOMITETI DREJTUES I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË

Nën drejtimin e shokut Fatos Nano, dje u mblodh Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të Shqipërisë ku morën pjesë edhe kryetarët e KD të PS në rrethe. Mbledhja iu kushtua përgatitjeve përfundimtare për Kongresin e parë të Partisë, e në mënyrë të posaçme u diskutua rreth raportit për veprimtarinë njëvjeçare të PSSH dhe detyrat e saj për të ardhmen. Anëtarët e Komitetit Drejtues e vlerësuan punën për përgatitjen e Raportit të Kongresit, bënë diskutime e sugjerime rreth tij dhe e miratuan atë unanimisht. Në mbledhjen e tij të djeshme Komiteti Drejtues diskutoi dhe… PSSH të thohen për të marrë pjesë edhe parti politike, shoqata, përfaqësues të sindikatave, etj., duke e vlerësuar këtë si një mesazh për mirëkuptim e bashkëpunim në interes të thellimit e institucionalizimit të demokracisë e të kapërcimit të vështirësive të mëdha aktuale të vendit. Ky akt, theksuan diskutantët, le të pasurojë e konkurojë me tej traditën e PSSH si një forcë politike konstruktive që kurdoherë është e gatshme për dialog, e bashkëpunim mes forcave politike të vendit, gjë që është në interes të popullit. Korresp. i «Zërit të Popullit»

«Bëni çfarë të doni»!

Punëtorëve u thuhet: Dy makina me punëtorë qëndruan pranë Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Tiranës. U futën brenda dhe kërkuan me urgjencë të takonin kryetarin e komitetit. Bisedojmë me ta: - Kemi ardhur në emër të gjithë kolektivit, të gjithë grupimeve të sindikatave - thotë mekaniku Shkëlqim Bega. Tani po vijmë nga mbledhja ku na u komunikua shkarkimi i drejtorit të ndërmarrjes SMT-së, Rexhep Skënderi. Na sollën një tjetër, Myrteza Çakshirin, i cili edhe ai vetë nuk ka pranuar. Siç deklaroi, ka ardhur me detyrë partie nga PD-ja: «Ç'bëhet këtu!» - Ç'paten me drejtorin? Flët një të… nxitimi. A po pse ka punuar 12 vjet në Sarandë, në kufi, apo se ka dy vjet që bashkë me ne punëtore: e 1 korri ndërmarrjen nga humbja. - Në ç'inim, kishim dëgjuar që do të bëj kjo punë nga PD-ja thotë bilush Madje i lajmëruam nëpërmjet një patcioni zotërinjtë e Komitetit Ekzekutiv të Rajonit Nr. 4 që të mos vepronin, por ata nuk na pyetën. Sot sekretari i komitetit Ekzekutiv i këtij Rajoni, zoti Kudret Shahsi bëri vetëm komunikimin fomal. Kundërshtimit tonë unanim ai u përgjegj: «Bëni çfarë të doni!» Edhe sikur të vdiste vendimi nuk tërhiqet. I lamë këtë punonjës në pritje për të takuar kryetarin e Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, zotin Sali Kelmend… Mbase ai mund të verë në dukje vendimet e partisë së shtet. BASHKIM KOÇI

AMBASADA GJERMANE INFORMON:

Më 12 Qershor mbërritën në Durrës 10 automjete të tjera nga Gjermania. Ato janë një dhuratë e Qeverisë gjermane për të përmirësuar transportin e të dëmtuarve në Shqipëri. Kjo dërgesë përbëhet prej 120 automjetesh, që Gjermania i dërgoi në Dhjetor 1991. Ambasadori gjerman, Dr. Klaus Völler i a dorëzoi automobilat Zëvendësministrit të shëndetësisë, Dr. Nurit.

LIGJI TË SIGUROJË ZGJEDHJE TË LIRA E DEMOKRATIKE

Pas plotësimit që ky Kuvend i bëri ligjit. «Për dispozitat themelore kushtetuese» me ligjin «Për organizimin e funksionimin e pushtetit lokal», e së fundmi, pas përfundimit të miratimit të ligjit organik për këto organe, tani paraqitet para nesh projekti i ligjit «Mbi zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal». Edhe ky i fundit, për nga dimensionet, nga problematika, e veçanërisht për nga karakteri emergjent që tashmë kanë marrë zgjedhjet për në këto organe, merr një rëndësi të veçantë. Këtë rëndësi e shton fakti se për herë të parë tek ne bëhet fjalë për zgjedhje të hallkave të reja të pushtetit lokal; për organet, për të cilin lipset të ndërgjegjësohet i gjithë opinioni shqiptar. Pra ligji do të krijojë mundësinë që në planin organizativ - administrativ të përfundojë një pjesë e reformës së përgjithshme ndërtuese në planin ligjor, juridik, do të krijojë mundësinë për të zëvendësuar këto organe që, në bazë, ose nuk funksionojnë fare (këshillat popullorë) ose që funksionojnë më shumë sipas një zgjedhjeje politike të pa argumentuar juridikisht. (Komitetet ekzekutive të të gjitha hallkave). A duhet bërë zgjedhjet në këto organe? Pa patur asnjë paragjykim, duam të themi se ato duhet të bëhen bile pa humbur kohë shumë, por dhe pa shpejtuar pa masë, pasi dhe në këtë fazë ndodhemi duhen bërë plotësime ligjore e duhen respektuar afatet që respektohen kudo, që me shpresën lihen deri në përfundimin e tyre. Pra, ato duhen bërë atëherë kur i bëhet mirë popullit, në përgjithësi jo kur kanë dëshirë individë të veçantë apo dhe forca politike të ndryshme. Duke qenë dakord në parim lidhur me projektin e paraqitur, në emër të grupit të deputetëve të PS paraqesim objektivat tona të mëtejshme, … - Diskutimi në emër të grupit parlamentar të PS - a) - Të shtrojmë për zgjidhje probleme të veçanta me rëndësi për të krijuar mundësinë, për të rrahur mendime rreth tyre e për të gjetur e zgjedhur zgjidhjen më të mirë. b) - Të parashtrojmë mendimet tona për të përsosur e përmirësuar zgjedhjet e paraqitura. Me konkretisht: 1. Ky ligj që ka rëndësi të madhe, ka shumë të përbashkëta me ligjin «Për zgjedhjet në Kuvendin Popullor», por ndë të njëjtën kohë ka dhe veçoritë e veta që kanë të bëjnë me sistemin e zgjedhjeve me organizimin e zonave e të komisioneve për këtë qëllim etj. Në projekt është parashikuar që zgjedhjet e këshillave lokale të bëhet me sistem proporcional në zonat me listë shumemërore, ndërsa kryetarët e komunave dhe të bashkive zgjidhen me sistem mazhoritar në zona me listë një emërore. Duke patur parasysh kushtet e vendit tonë, dëshiroj të shfaq mendimin se në të ardhshmen do të ishte ajo qëllim që u mbajt në lidhje me zgjedhjet për në Kuvendin Popullor, pra që të pranohej sistemi mazhoritaro - proporcional. Ai sistem u ruajt për në zgjedhjet në Kuvendin Popullor veçse disa muaj më përpara pavarësisht nga konsekuencë, do të ishte më praktike një zgjedhje si ajo. Atë zgjedhje e patën mbështetur të gjitha forcat politike dhe grupet parlamentare e shumicës specialistë. Atë e mirëpritën dhe opinioni mbarë… dhe zgjedhësit bënë përpjekje për ta mësuar e zbatuar drejt. Pa hyrë në hollësira, ai sistem siguron më mirë sa zgjedhjen nga populli të kandidatëve që i njeh mirë, aq dhe marrjen nga çdo forcë politike të vendeve që i siguron në bazë të përqindjeve në tërësi. (Vijon në faqen 2)

Shkurt

Sali Berishës, i duhet tani të marrë masa më popullore, thuhet dje në një artikull të së përditshmes së njohur «Frankfurter Allgemeine Zeitung», shkruar nga Viktor Majer, korrespondent i kësaj gazete për Evropën Juglindore. «Presidenti ri dhe kryetari të PD-së, Sali Berisha do t’i duhet të përdorë popularitetin dhe oratorinë e tij për t’u shquar bashkëqytetarëve të tij masat jo popullore të cilat duhet të zbatohen dhe që jo gjithmonë të përgjigjen lehtë të fushatës së zgjedhjeve». * * * «Shqipëria është përgatitur për të pritur investitorët e huaj», i deklaroi kryeministri Aleksandër Meksi gazetarit të Agjencisë Telegrafike Shqiptare. «Së shpejti, tha ai, do të fillojë ndërtimi i hoteleve në Tiranë e në Durrës dhe janë dhënë trojet ku gjatë muajve gusht e shtator do të fillojë ngritja e fshatrave turistike». * * * Erosi, jo më shumë se dy vjet më parë nuk kishte vizë të hynte në Shqipëri. Nga filmat e huaj që flasin për gjëra shpërndarë nga Kinostudio «Shqipëria e Re», kontrolluar nga censura komuniste, në regjizore montazhi hiqte të gjitha skenat që të ngjallnin ndjesi erotike. Në filmat shqiptarë puthja ishte «mollë e ndaluar». Të librat përshkrimet erotike përbënin një monopol të dhimbshem. Në realitet, shtesa e popullsisë tek shqiptarët është ndër më të lartat në Evropë. Pra, seksi ishte një temë e çuar, por e pakomentuar. Ndryshimet demokratike, shkruan gazetari i ATSH, sollën gjithshka të ndaluar. … me nostalgjitë e djeshme sepse kemi një parti krishtere e re, e të socialiste, as të mos rrëshqasim e të ntrasë duke bërë dashurishka kushtërra me përfaqësuesit e djathtës ose të majtës aksidentale etj. Ne duhet të jemi transparentë në qëndrimet tona. Të marrim shportën. Duhet të jemi gradualisht në liberalizimin e çmimeve, të japim kompensim në pagë, por qeveria të na thotë si do të bëhet ky liberalizim, deri… (Vijon në faqen 2)

ODISEA E «SHPORTËS»

Oriz dhe sapuni bien nga shporta Sipas përbetimit publik të zëvendës Presidentit orizi dhe sapuni do të qëndronin në shportë. Mirëpo sipas një projekt ligji të përgatitur e firmosur nga zotni Ruli ministër i Financave dhe Ekonomisë këto dy artikuj do të rrëzohen nga shporta. Tani për tani do të kalojnë … në asistencë, më vonë shohim e bëjmë: Ky është veçse një nga variantet e odiseë «shportës»!