19/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 qershor 1992

MIRË KUADROT, PO POPULLIN A DO TA «IMPORTONI», ZOTËRINJ?

PREPOTENCË SHTETËRORE MIRË KUADROT, PO POPULLIN A DO TA «IMPORTONI», ZOTËRINJ? Dibër e martë, më 16 qershor, nënkryetari i komitetit ekzekutiv të rrethit të Korçës, z. Kujtim Hoxha, shkoi në ndërmarrjen bujqësore të Rëmbecit për të prezantuar drejtorin e ri, z. Vladimir Mara. Prerë dhe pa dashur të kërkojë mendime, në prani të të gjithë punonjësve, të aparatit drejtues dhe përfaqësuesve të sindikatës së lirë të ndërmarrjes, komunikoi: «qys(h) sot tek ju vendoset drejtor i ri i emëruar nga Komiteti». Përfaqësuesi i sindikatës së lirë, Lisimak Demiri, replikoi: komitetit ekzekutiv i kemi dërguar në emër të sindikatës së lirë, një peticion, në të cilin e hedhim poshtë vendimin për këtë emërim dhe kërkojmë që drejtuesi të jetë detyrimisht një nga kuadrot e fshatit. Na ktheni përgjigje për atë peticion, pastaj të debatojmë. Këtë gjë e kërkuan me forcë edhe kuadrot e pranishëm. Z. Kujtim, i pa aftë për të replikuar, ktheu këtë përgjigje: «je prepotente, duke i kërcënuar kuadrot e ndërmarrjes me papunësinë. Po të jetë tha ai, se ju do të vazhdoni protestën dhe nuk do ta pranoni këtë drejtor, ne do t’i sjellim tërë kuadrot që nga Korça. Ndërsa për krejt që do të organizojnë grevë, do të marrim masa». Pas kësaj, të gjithë pjesëmarrësit u larguan të indinjuar nga salla. Zotëri, në norsa të kanë dhënë parti(t) e PD-së postin e nënkryetarit të komitetit ekzekutiv, mirë kuadrot e NB-së do t’i importosh nga Korça ose nga Marsi, për të zëvendësuar kuadrot e lartë të fshatit që deri më sot kanë dhënë aq kontribut, po popullin, popullin e Rëmbecit, bujqit, e mallodhur, të ndëruar e të kulturuar a do të mund t’i importoni?! Korresp. i «Zërit të popullit»

Na respektoni djersën dhe ndershmërinë...

Jemi jo pak por tetë kuadro që punonim në drejtimin e ndërmarrjes së Rëmbecit e banojmë në këtë fshat. Kemi fituar përvojë nga puna jonë disa vjeçare në drejtimin e organizimin e punëve dhe zbatimin e teknologjive përkatëse. Përse të mos e themi, mbështetur në punën tonë, të tjerë kanë mbrojtur grada shkencore. Për këtë, ne nuk e kuptojmë vendimin arbitrar të Komitetit Ekzekutiv të datës 10. 6. 92 ku për çudinë tonë emërohet drejtor një agronom nga Dithasi i cili punon në Rëmbec. Ne nuk pretendojmë për privilegje e kolltuqe por kërkojmë një të drejtë të ligjshme. Si ta kuptojmë vendimin tuaj? Ju emëroni si drejtor një me shkollë të mesme të përgjithshme, vetëm që të jetë vendali, konkretisht në fshatin Rëmbec, ndërsa ne punojmë 8 specialitetë të lartë të fshatit emëroni një vetëm që të jetë vendali. Konkretisht në fshatin Rovicë tek ne ku punojnë 8 specialistë të lartë të fshatit emëroni një tjetër të huaj. Mos këto bëhen për interesa partiake dhe harrohet interesi i popullit dhe i prodhimit? Mos i shërben ky vendim spastrimit të kuadrove që janë të aftë e të provuar? Na respektoni, na sakriflcat. ndërmarrjen me jemi bij të këtij fshati. Me respekt: Dhori Demiri - agronom i lartë; Jolanda Kote - agronome e lartë; Kostaq Pejo - agronom i lartë; Prusina Malica - agronome e lartë; T... O... - veterinere; An... T... - financiere; Z... M... - financiere; Kujtim Tome - ekonomist; V... G... - mësues; Stavri Mele - shkolla e kulturës.

Çfarë ka më shumë drejtori që na solli, nga bijë e ishallit tonë?

Të indinjuar nga vendimi i Komitetit Ekzekutiv pluralist të rrethit të Korçës në datën 10.6.1992 për lëvizjet e shpejta dhe të paargumentuara të kuadrit drejtues të ndërmarrjeve nësi përfaqësues të popullit të fshatit Rëmbec u themi ju z. kryetar i komitetit ekzekutiv dhe zotërinjve: ndaloni sa nuk është vonë. Në që e themi këtë përfaqësojmë mbi 60 për qind të popullit të këtij fshati. Fshati ynë ka një potencial të majtueshëm kuadros me arsim të lartë, që i kanë kryer me rezultate të shumë të mira studimet e larta dhe që kanë përvojë si katër agronomë, një ekonomist, tre financierë, një veteriner. Ata kanë punuar me devotshmëri, pa u komprometuar, janë të ndershëm dhe përkrahes të proceseve demokratike. Çfarë ju detyron ju të vendosni drejtor një kuadër tjetër a asnjë meritë në tërë se këta shokë për të mos thënë më pak dhe aq më tepër kur ai nuk është në banim në fshatin tonë? Kërkojmë nga ju me insistim të rianalizoni këtë vendim që keni marrë dhe të zbatoni atë premtim që thënë liderët tuaj para 22 marsit për të lënë rrugë të hapur të aftëve. Ne duam që drejtorë të jetë mes halleve tona, të shërisë mes rrugëve tona me baltë, e ta ndajë të drejtë mundoshme ti rreguligojë këto rrugë e shumë halle të tjera që kemi. Për këshillën sindikal të NB Rrëmbecit, Korçë LISIMAK DEMIRI

NA DUHET MOSHA DHE MENDIMI I RI

Këto fjalë në emër të FRES të Skraparit nuk do të jenë thjesht përshëndetje si ato të dëshmet. Këtë përshëndetje s’e ka kontrolluar kush, ashtu siç nuk kontrolloi e as i urdhëroi njeri ndjenjat dhe dëshirat e shoqeve dhe shokëve tanë për të përkrahur alternativën e socializmit demokratik. Ne nuk duam që pas sinqeritetit tonë të vërsho(h)ë një fjalë: «a erdhe në këmi rini me vete, edhe ne u rinovuam, sa të rriten dhe pak dhe ka kush e merr Partinë në rreth». Vërtet, e përpëlqejmë ngrohtësinë. Por përpiqemi që duam sinqeritetin e ndershmërinë, tuajën dhe tonën. Ne tani jemi në opozitë dhe nesër mbas fitores. Por do të dëshironim që fitorja të jetë duke patur në ballë të saj njerëzit më të pasur, njerëzit që populli i respekton dhe që s’pyesin për përkatësi partiake. Pak rëndësi ka nëse mosha mund të jetë shumë e re. Të gjithë va duhet të na udhëheqë mendimi i ri dhe besojmë se e ardhmja jo vetëm e jona. Por që të jetë e sigurtë, dicka duhet bërë tek vetja, ta bëni me mirë në metamorfozë e pastër. Në qoftë se sjellim e kuptojmë, se nuk mund të realizohen të gjitha dëshirat tona. E shohim Populli ka mjaft halle dhe ne ndajmë më shumë por sigurisht edhe shpresojmë që pas shumë vetë me…[?] Urim[t]o sukses[?] organizat[?] të rinisë tonë. Na besohet dhe shpresojmë të gjithëve. Nga Forumi Europian? i ... të Skraparit

Mos i shtoni lypsa të tjerë Shqipërisë

Letër në redaksi Unë që po ju shkruaj këtë letër jam minorator nëntokë dhe këtë detyrë kam punuar 18 vjet. Sot jam me 80 për qindësh dhe nëse ka mundësi që të dal në asistencë, gjë që për mua e familjen time do të thotë të dal në mes të katër rrugëve. Kam tre fëmijë dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë ndihmë nga askush. Këtë letër po e shkruaj i cuditur dhe i revoltuar nga një vendim që mban numrin 1 të datës 30 prill 1992 sipas së cilit u hiqet pensioni i invaliditetit fëmijëve shurdh-memecë, qorrë etj. Një fëmijë imi është i tillë. Ai sot është 9 vjeç. Kam disa vjet që e çoj në shkollën e shurdh-memecëve këtu në Tiranë. Ato 300 lekë invaliditeti kanë qenë një ndihmë modeste për familjen tonë për ta kapërcyer këtë dramë që kemi me njërin nga fëmijët. Vërtet jemi të varfër si shtet, po të shkurtër. Po të mbetet në fuqi ky vendim kjo do të thotë t’i shtosh lypës të tjerë lypësve të shumtë që shohim çdo ditë rrugëve të Tiranës. MAHMUT KARAJ Minator në N.N miniera Tiranë

«VETERANET» E MASHtrimit

Rreth një muaj më parë vjen në qytetin e Cërrikut i ngarkuar me detyrë nga Tirana Faik Toska, i cili duke u mbështetur tek Bajram Ibrahimi marrin takime me veteranët. Takimin e organizojnë një e nga një dhe na premtojnë se veteranët e luftës nacionalçlirimtare nga monizmi nuk kanë përfituar asgjë, ndërsa në Partinë Demokratike do t’i japin shpërblim 400 lekë nga 100 lekë që kanë marrë deri tani. Të gjithë veteranët e luftës nacionalçlirimtare do të dalin jashtë shtetit pa pagesë për të parë botën si dhe shumë përfitime të tjera të cilat deri më sot nuk i kemi përfituar. Me këto premtime ai na foli që t’i japim firmën dhe nr. e pasaportës dhe na prezantoi Bajram Ibrahimin si kryetar të veteranëve të qytetit të Cërrikut, sikur kështu ishte dhe mendimi i shokut Kadri Musai nga Elbasani, i cili ka shumë influencë në Cërrik si veteran. Duke përdorur këto forma na mori identitetin dhe iku. Më vonë ne u konsultuam me kryesinë e veteranëve të qytetit të Cërrikut të cilët na sqaruan se kjo organizatë nuk përfaqëson komitetin kombëtar të veteranëve të LNC, tinë kombëtare të veteranëve të LNC, por është një e ashtuquajtura shoqatë e veteranëve dhe e invalidëve qartë e veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare të Partisë Demokratike, ndërsa komiteti kombëtar i veteranëve dhe invalidëve të LNC nuk varet nga asnjë parti politike, por mbron vlerat dhe idealet e LNÇ dhe të popullit shqiptar. Ne që kemi hedhur firmat në listën e këtij mashtruesi tërheqim unanimisht të bashkësisë me shokët veteranë të Cërrikut bashkohemi në komitetin kombëtar të LNC. I këshillojmë zotërinjtë e kësaj shoqate që të mos mashtrojnë me këto metoda prej shashalanësh. Me neveri denoncojmë këtë veprim dhe distancohemi plotësisht nga kjo shoqatë e pa denjë. Gjithçka Sulaj, Ilmi Shima, Zyfer Baku, Hajri Hima, Hysen Çezari, Lame Miraka, Ali Bega, Zyko Rakimi Shefit Beqiri, Muhamet Sako, Nabi Ymeri, Riza Tërvolli, Perdi Isufi

OPERACIONI «FSHESA» NË PARTINË REPUBLIKANE

Lësisë po 18 prej tyre nuk i gjetëm. Kishin firuar (apo u faruan?). Të kuptosh, nuk po flasim për ata «armiq» që zot’ Gado me shokë i bënë dalje kohë më përpara si zorërintë Cobani, Zeka, Kareco etj, etj. Po flasim për Bushatin, Dishnicën, Dhimitrin (këto gazetar g... kualbot nga «Bashkim» te «Republika» te «RD»-ja e më vonë — ruajna Zot, ku shkoftë, ku do të shkohë). Ca mbanët, Gjollmi, Hasani, ... të tjera. [Pasazh i dëmtuar] I numëroni vetë: nga 21 kanë mbetur 3. Plot 18 dolën «armik». A nuk të kujton ky Komitet drejtues format e djeshme të partisë-shtet që «fripërthehshin», sipas udhëzimeve nga lart? Kaq shumë «armiq» paska patur në gjirin e vet PRSH-ja dhe zoti Sabri që i spastroi pa mbushur mirë vitin? Zoti na ruajt se ç’pastrim do të bëhen në të ardhmen! Operacioni «Fshesa» në PRSH është në veprim e plotë. Të gjithë ikin vetëm zoti Sabri nuk e lëshon karriken! Ka hak. E kujt t’ia lërë në dorë partinë?! GURI I BESIMIT

Kronikë qeveritare

Pritje në Kryeministri Dje paradite, Kryeministri i Republikës së Shqipërisë z. Aleksandër Meksi priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të EFTA-s (organizata ekonomike ku bëjnë pjesë: Suedia, Finlanda, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtejni, Austria dhe Zvicra), zotin Georg Raishin (Georg Reisch), i cili ndodhet për një vizitë pune në vendin tonë. Gjatë takimit u bisedua lidhur me mundësitë e fillimit të bashkëpunimit ekonomik, teknik e financiar midis kësaj organizate dhe vendit tonë. U dhanë mendime për ndihmën që mund të japë EFTA në ristrukturimin ekonomik të vendit tonë, në legjislacionin për të bërë atë në përputhje me ligjet europiane, në asistencë teknike për përpilimin e standardeve të prodhimeve shqiptare në përputhje me TPE-s dhe EFTA-s, etj. (ATSN)

Formohen organizata të gruas socialiste

Prej kohësh, por sidomos pas zgjedhjeve të 22 Marsit grupe grash në qendra pune e lagje të qytetit të Maliqit po diskutojnë së toku, duke shfaqur dëshirën për organizimin e tyre në një forum ku gratë që mbështesin dhe përkrahin programin e partisë socialiste të diskutojnë lirisht, të organizojnë aktivitete të ndryshme në mbrojtje të interesave të tyre. Kjo dëshirë u nxit më tej pasi ato u njohën edhe me formimin e organizatës së gruas socialiste në qytetin e Ersekës, dhe më pas, në qytetin e Tiranës. Kështu, më datën 12 qershor me iniciativën e një grupi shoqesh intelektuale, punëtore në industri e bujqësi u mblodhën rreth 100 gra të qytetit të cilat në takim hodhën bazat organizative të formimit të organizatës së gruas. Në takim nëpërmjet diskutimeve u ngritën shqetësimet që kanë gratë e këtij qyteti të Maliqit duke dhënë mendime se si mund të zgjidhen. Diskutimet hodhën idenë e bashkëpunimit me të gjitha organizatat homologe brenda rrethit e vendit si dhe me organizatën e gruas demokratike të qytetit. Kryetare e këshillit të organizatës së gruas socialiste u zgjodh mjeka Eli Cina dhe sekretare shitësja Violeta Dervishi. Zëdhënësi i PS Korçë BALLSH Jemi një grup shoqesh që na bashkojnë idealet dhe alternativa e zhvillimit të shoqërisë. Kemi mbi një vit që ndjejmë mungesën e organizimit si forcë dhe pjesë e shoqërisë. Shumë u politizua më parë roli jonë, për domosdoshmëri u përdor pa doganë në shumë programe elektorale të partive të ndryshme. Tani në pluralizëm ç’vend do të zëmë dhe ç’rol do të luajmë në shoqërinë demokratike si shoqe dhe nënë? Cili është detyrimi ynë ndaj shoqërisë dhe ç’a detyron ajo? Përgjigjja e këtyre pyetjeve gjen një konceptim real në programin e Partisë Socialiste, në alternativën e së majtës europiane që përfaqëson kjo parti. Kjo është arsyeja që ndërmorëm në një grup shoqesh iniciativën e formimit të gruas socialiste për qytetin e Ballshit. Në komisionin nismëtar të formimit të gruas socialiste janë: Resmije Çela lng, kimiste Liri Babani lng, kimiste; Lela Hysi lng, kimiste EV-kjeni Hlla lng, M. Makanike; Kristina Hafil Kimiste; Flora Hodaj Kimiste; Lumturi Goxhaj Kimiste; Xhulieta Plaku Kimiste e të tjera. [ATSN]

Një ditë para Kongresit

Informacioni ynë Dje në komitetin drejtues të Partisë Socialiste morëm këtë informacion për përgatitjet e Kongresit të I-rë të saj: Kongresi do të fillojë punimet më datën 20 qershor, ditën e shtunë, ora 9.00 në Sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë. Në kongres do të marrin pjesë 630 delegatë të zgjedhur nga konferencat e PS të rretheve dhe mbi 300 të ftuar. Në kongres janë ftuar të marrin pjesë partitë politike, shoqata dhe sindikata të vendit. Janë ftuar gjithashtu të marrin pjesë përfaqësues të shqiptarëve në trojet e tyre në ish-Jugosllavi. Në Kongresin e I-rë të PS të Shqipërisë janë ftuar edhe partitë e së majtës evropiane me të cilat Partia Socialiste e Shqipërisë ka lidhje miqësore dhe ka vendosur kontakte. Një pjesë e këtyre partive kanë konfirmuar dërgimin e delegacioneve të tyre. Janë ftuar gjithashtu përfaqësues të trupit diplomatik të vendeve të huaja të akredituar në Tiranë. Raporti që do t’i paraqitet kongresit u miratua në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PS në datën 15 qershor. Kongresi do të miratojë projektstatutin e ri të partisë. Atij do t’i paraqiten edhe dy projekt-rezoluta: një për çështjen kombëtare dhe një për aderimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë në Internacionalen Socialiste, Kongresi do të bëjë gjithashtu zgjedhjen e forumeve drejtuese të partisë në qendër. Kongresi është planifikuar të vazhdojë dy ditë. Delegatët që do të vijnë nga rrethet do të strehohen në familjet e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë në qytetin e Tiranës. Kongresi do të pasqyrohet gjerësisht në shtypin e Partisë Socialiste, Radio Televizioni do të transmetojë pjesë të tij. Në kongres, krahas gazetarëve të ATSH-së dhe të Radio Televizionit, janë ftuar edhe përfaqësues të disa organeve kryesore të shtypit të vendit tonë. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Ekspozitë e talenteve të reja në pikturë

Në ekspozitën retrospektive të Arteve Figurative të talenteve të reja që u hap në shtëpinë e pionierit «Bajram Curri» të Vlorës janë paraqitur 41 punime në pikturë, akuarel, vizatime të ndryshme, portrete, pirografi, gdhendje në dru etj. Punimet pasqyrojnë natyrën e bukur të këtij rrethi, peizazhe nga zona të ndryshme të vendit, etj. Ato dëshmojnë për punën e mirë që bëhet në këtë rreth për zbulimin, nxjelljen e zhvillimin e talenteve të reja në artet figurative duke çuar më tej traditën e Vlorës si shkollë e pikturës. Një pjesë e tyre kanë vazhduar e vazhdojnë shkollën e mesme artistike të këtij qyteti si dhe Akademinë e Arteve të Bukura. Për përgatitjen e kësaj ekspozite dha ndihmesë edhe mjeshtri Bajram Fejzo.

PARALELE

Nga 30 qershor 1991 gjer në 8 qershor 1992 pothuajse ka kaluar një vit. Më 20 qershor 1991 u mbodh Konferenca e parë e PRSH dhe më 14 qershor 1992 Kongresi i parë i PRSH, me republikën e re «armiq» të besuar të kom... , nizamë të PPSH, u sudi, u... Kuvend po Kongres, korr... të tyre të PPSH. Me sa... të... f... nuk shkëputen dot përfundimisht nga e kaluara. Megjithatë u kaluan sfida. Në Konferencën e parë, në Komitetin drejtues të PRSH kishte 21 anëtarë. Në Kongres Këshilli i... 45. Këta nuk... asnjë... Në kongres... Kongresi...