23/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 qershor 1992

MBLEDHJE E PARË E KPD TË PSSH

Nën drejtimin e kryetarit të Partisë, shokut Fatos Nano, dje u bë mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH. Në këtë mbledhje u zgjodhën me kandidatura alternative zëvendëskryetari i Partisë Dr. Servet Pëllumbi, nënkryetari i Partisë dhe kryetari i grupit parlamentar të përputhje me kërkesat e statutit të Partisë të miratuar nga Kongresi), shoku Namik Dokle dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë, shoku Gramoz Ruçi. Me kandidatura alternative u zgjodh edhe Kryesia e KP të PSSH e cila përbëhet nga 15 vetë. Në mbledhje u shtruan një varg detyrash të ngutshme që lidhen me punimin e dokumenteve të Kongresit të 1-rë të PSSH dhe me funksionet e zgjedhjeve lokale. Në KPD të PSSH diskutuan shprehen besimin se Kongresi afron një nivel të ri pune e prestigji të Partisë që që do të reflektohet në veprimtarinë e ardhshme të saj. Korresp. i «Zërit të popullit»

KONGRESI I PARË I PSSH I PËRFUNDOI ME SUKSES PUNIMET

FJALA E MBYLLJES E SHOKUT FATOS NANO

Shokë e shoqe delegatë, Erdhëm kështu natyrshëm e me sukses të plotë në mbylljen e punimeve të Kongresit tonë të mbështetur në diskutimet e pjekura që u bënë në Kongres dhe dokumentet bazë të Kongresit mund të themi me vendosmëri e zë të lartë se Kongresi ynë i parë demonstroi pjekuri, kulturë, ndjenjë të lartë përgjegjësie, unitet të arritur përmes një debati më të mencur. Ai plotësoi të gjitha objektivat themelore teksa përcaktoi qartë të bindshëm strategjinë e Partisë sonë në kushtet e tanishme të pozicionit opozitar të Partisë sonë. Mbështetur në programin e partisë sonë, në kushtet aktuale që mbart tranzicioni dhe në forcën aktuale të Partisë sonë në jetën politike të vendit, në përcaktimin qartë se do të jemi një opozitë konstruktive, por jo grindavece një opozitë e vendosur që kudoherë ka në themel të saj interesat e shtresave të paprivilegjuara të popullit, të lirisë e sovranitetit të popullit e vendit tonë, të kombit, të zhvillimit e përparimit të Shqipërisë drejt integrimit të drejtë të saj në Evropë. Ne do të themi një jo të vendosur kur preken e dëmtohen rëndë interesat e kombit e të atdheut të shtresave të gjera të paprivilegjuara masa të gjera njerëzish, siç është fjala për papunësinë masive. Ne do të themi të një «Po» kur masat e qëndrimet e marra nga ekzekutivi e legjislativi të shërbejnë zhvillimit të reformës, forcimit të lirisë e pavarësisë së vendit, mbrojtjes e zhvillimit të demokracisë e pluralizmit. Nuk do të jemi nihilistë e do të mbrojmë vlerat pozitive, do të jemi aktive e principi-alë, por kur duhet do të bëjmë dhe kompromise, pa hequr dorë nga shpallja e alternativave tona të mbështetura në idealin e socializmit demokratik. Shokë! Kongresi ynë përjell mesazhin e nevojës së bashkëpunimit të forcave politike në këtë periudhë tranzicioni si një nevojë e parakusht i përballimit të vështirësive të reformës e stabilitetit të vendit, përmes organizimit të tryezave të rrumbullakëta, të kontakteve e formave të tjera të bashkëpunimit. Ky është një tregues i pjekurisë së partisë sonë, i ndjenjës së lartë të përgjegjësisë së saj, i shembullit konkret që vendosjes së interesave kombëtare mbi ato të ngushta partiake. E përgjegjshme për zhvillimet e kohëve të fundit dhe rreziqet e mëdha që kërcënojnë të vijnë nga grumbullimi i forcave ekstremiste të djathta. Partia jonë e vetmja, por siç janë deklaruar në takimet që kemi zhvilluar edhe me forca të tjera politike, e shohim si një kërkesë urgjente organizimin e procesit por pa u ndalur të forcave progresive të vendit, jo thjeshtë si parti politike. Ndryshe të gjithë ne do të ngarkohemi me përgjegjësi të rëndë nga historia e populli ynë. Vonë janë në këtë drejtim është avancim i forcave ekstremiste të djathta. Duhet ta kemi të qartë se kjo dukuri në vendin tonë nuk është e izoluar brenda vendit tonë. Dëshmi- Vijon në faqen 3)

MESAZHIE NGA PARTITË SOCIALISTE EVROPIANE

Përshëndetja e PS italiane Shoku kryetar; Shokë të KD dhe shokë e në- merri pjesë në kongres. Shoku kryetar; Shokë të KD dhe shokë e nderuar pjesë në kongres. Jam me të vërtetë shumë i lumtur që ju sjell juve përshëndetjen time shumë të ngrohtë në këtë kongres bashkë me atë të gjithë socialistëve italianë. Jam akoma më shumë i nderuar t’ju sjell këtu përshëndetjen e një anëtari të partisë suaj (jam dhe unë anëtar i Partisë suaj) përshëndetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PSI Betino Kraksit. Ne socialistët italianë besojmë se e njohim mirë luftën që Partia juaj ka bërë këto kohë e fundit. Të pakten kështu mendoja unë deri pak kohë përpara. Në fakt mendoj se është e nevojshme të njihet akoma më mirë lufta e madhe që ju jeni duke bërë për të krijuar një parti socialiste shqiptare demokratike dhe evropiane. Do të ekzistojë mundësia që njohja midis socialisteve italianë dhe atyre shqiptare të thellohet akoma më shumë, sepse kjo është e domosdoshme. (Vijon në faqen 4)

PËRSHËNDETJA E PASOK-ut

Na lidh klima e miqësisë dhe e bashkëpunimit Të dashur miq, Nga ana e Lëvizjes sonë Socialiste Pangrebe (PASOK) dhe të zotit Papandreu ju drejtojmë përshëndetjet e nxehta dhe urojmë sukses në punimet e Kongresit Tuaj. Zhvillimet komzogonolike përgjithësisht, në Evropë e veçanërisht në Ballkan, na imponojnë, në konjukturat ekzistuese, forcimin sa të jetë e mundur më shumë të marrëdhënieve midis forcave progresive të Rajonit dhe bashkëpunimin ngushtë, për formimin e një qëndrimi të përgjithshëm në zgjidhimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë rajon dhe më gjerë. Dhe në këtë drejtim të gjithëve na bëhet thirrja për të kontribuar që popujt e Ballkanit të jetojnë në klimën e miqësisë dhe të bashkëk[l?]imë që të garantojnë zhvillimin ekonomik dhe sigurimin e lir- (Vijon në faqen 4)

Përshëndesim rrugën e mbarë të rinovimit

Të dashur shokë. Më lejoni t’ju falënderoj në mënyrën më të qiltër për ftesën që i dërguat dhe për pjesëmarrjen në Kongresin tuaj. Për ne kjo do të thotë pranimi i Partisë sonë dhe një angazhim për zgjerimin konkret dhe thellimin e marrëdhënieve tona miqësore reciproke. Këshilli i lartë i Partisë Socialiste Bulgare shpreh përshëndetjet e tij të përzemërta dhe urimet më të mira për një punë të frytshme të Kongresit të parë të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë socialistëve shqiptarë. Kongresi juaj është duke u mbajtur në një situatë të komplikuar (Vijon në faqen 4)

Njoftim i ministrisë së Punëve të Jashtme

Sot u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme, i ngarkuari me punë i ambasadës jugosllave në Tiranë, Radomir Bogdanoviç, të cilit kërkohet të largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë brenda një jave nga marrja e këtij njoftimi, Tiranë, më 22 qershor 1992.

Takim me simotrat evropiane

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano priti në Selinë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste delegacionet e partive të majta evropiane që kanë ardhur për të marrë pjesë në Kongresin e I-rë të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Delegacionin e Partisë Socialiste të Italisë të kryesuar nga anëtari i udhëheqjes së kësaj partie Francesco Decarli, delegacionin e lëvizjes Socialiste panhelenike Greke të kryesuar nga anëtari i udhëheqjes kësaj partie dhe deputeti parlamentar grek Panajotis Ikonomitis delegacionin e partisë socialiste të Bullgarisë të kryesuar nga anëtari i byrosë ekzekutive të kësaj partie të lartë të kësaj partie Georgi Pervanov, delegacionin e Partisë Socialiste të Hungarisë të kryesuar nga drejtori i marrëdhënieve ndërkombëtare të partie Gabor Hanas. Në takim merrte pjesë edhe kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar të Kosovës i kryesuar nga kryetari i kësaj partie Jaku. Fatos Nano i falenderoi për nderin që i bënë Partisë Socialiste duke marrë pjesë në Kongresin e saj të parë. Në tha Nano e kemi vlerësuar dhe e jemi ndihmuar tuaj dhe të partive majta në Evropë si një faktor rëndësishëm që na angazhon më shumë për të çuar përpara demokracinë në dobi të popullit shqiptar e të proceseve të vështira po kalon vendi ynë. Masa e socialistëve shqiptarë dhe e simpatizantëve. (Vijon në faqen 4)

Bashkëpunimi ynë forcon të majtën

Bashkëpunimi ynë forcon të majtën evropiane

MEZAZHI I DELEGACIONIT HUNGAREZ Të nderuar pjesëmarrës, të dashur miq shqiptarë, Në emër të Kryesisë Kombëtare të Partisë Socialiste të Hungarisë, lejoni të përshëndes Kongresin tuaj dhe t’ju uroj një dialog konstruktiv. Partia jonë i ka ndjekur ngjarjet e fundit në Shqipëri me një interes të madh, ndërmjet të cilave demokracia. (Vijon në faqen 4)

Përse duhet mbështetur qeveria «Meksi»

Tanimë po bëhen rreth tre muaj që kur në Shqipëri u vendos qeveria e drejtuar nga zoti Meksi. Duhet pranuar sinqerisht se ajo e mori përsipër këtë barrë në një kohë të vështirë dhe plot halle dhe në kushte aspak të mira për çdo ekip qeveritar. Nga njëra anë të saj ndodhej një shtet i shkallmuar nga furia goditëse totalitare e shkatërruese, ndërsa nga ana tjetër ajo vinte në fuqi pas një vargu aq të gjatë premtimesh elektorale partiake, aq shumë zor edhe t’i mbante mend. Një psikozë rëndon gjithaq mbi këtë qeveri. Njerëzit, të mësuar me qeveritarë jo të pakët që mbi të gjitha kishin vënë veten e tyre, tashmë edhe dyshon edhe beson me të njëjtën forcë. Fjalët e hapura për korrupsionin e qeveritarëve të disa muajve më parë, të forcave të ndryshme politike, sidoqoftë rëndonin edhe mbi to. Me çcurrinë e mbarë të punëve të qeverisë «Meksi» lidhet në fund të fundit edhe mbarëvajtja e jetës sonë e gjithashtu duhet pranuar se vetë ajo do të donte ndryshime të menjëhershme, çka është jashtë forcave e jashtë mundësive të saj. E rëndësishme është që gabimet e sotme të kësaj qeverie të mos mbartin në vetvete edhe alibinë të dërduhur, të mos na fusin në një rreth vicioz, të na shtojnë dhëmbjet. E rëndësishme është që qeveritarët të mos e mbajnë veten si të parët e vërtetë në këtë vend që pas Krishtit, pra të mos fillojnë numërimin e viteve që nga 23 marsi i vitit 1992. Gjithashtu e rëndësishme është të kihet parasysh se çdo kthim prapa në kohë këta qeveritarë të përsëritshëm dhe një ditë, kur të vënë përsëri mesh njerëzve të zakonshëm, ballin ta kenë të papërlyer, të mos kenë firmosur në dy bordero njëra prej të cilave patjetër do të ishte ajo e turpit. Të gjithë jemi shprehur «pro» reformës ekonomike. Një ditë ajo do të fillonte dhe janë të njohura dhembjet e fillimit. Edhe sikur të pushtet të ishin socialistët ata do të fillonin këtë reformë dhe përsëri dhembjet kjo reformë do të kishte. Ndryshimet është se socialistët dhembjet do t’i përpjesësonin. E vetëm me të pakta, të shpejta ... - Sepse asnjë të mirë nuk ka Shqipëria nga qeveritarët. - Sepse të gjithë jemi shprehur «pro» reformës ekonomike. Ajo një ditë do të fillonte dhe njihen vështirësitë e fillimit. - Të mbështetësh qeverinë e re nuk do të thotë të heshtësh dhe të pajtohesh me gabimet apo qendrime të tjera të saj. - Sepse në fund të fundit qeveria «Meksi» është më e vlefshme se një qeveri e mundshme «Vërlaci». ... krerët e ... nga rotacioni i përvitshem qeveritarit. ... vijojnë paragrafët për reformën ekonomike, qeverisjen, privatizimin, mentalitetin partiak dhe marrëdhëniet politike, pjesërisht të palexueshme në fotografi. Mentaliteti partiak per-gon jo pak. Natyrisht të mbështetësh qeverinë «Meksi» nuk do të thotë ... por ... (teksti i kolonës së djathtë është pjesërisht i palexueshëm për shkak të cilësisë së imazhit dhe prerjes).

Përbërja e forumeve drejtuese të PSSH

FATOS NANO - kryetar i Partisë SERVET PËLLUMBI - zëvendës-kryetar i PSSH NAMIK DOKLE - nënkryetar i PSSH dhe kryetar i grupit parlamentar. GRAMOZ RUCI - sekretar i Përgjithshëm i PSSH Vi, 23 06 92

KRYESIA E KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PSSH

FATOS NANO - kryetar i Partisë SERVET PËLLUMBI - zëvendës-kryetar i PSSH NAMIK DOKLE - nënkryetar i PSSH dhe kryetar i grupit parlamentar. GRAMOZ RUÇI - sekretar i Përgjithshëm i PSSH KRYESIA E KOMITETIT TË PËRGJITHSHËM DREJTUES TË PSSH 1. Fatos Nano 2. Arta Dabullla 3. Bashkim Zeneli 4. Dritëro Agolli 5. Ethem Ruka 6. Fatmir Kumbaro 7. Fatrin Sinani 8. Gramoz Ruçi 9. Luan Hajdaraga 10. Luan Shahollari 11. Maqo Lakrori 12. Namik Dokle 13. Servet Pëllumbi 14. Sabit Broka 15. Xhevat Lloshi KOMITETI I PËRGJITHSHËM DREJTUES I PSSH 1. Abedin Tahiri 2. Arta Dabullla 3. Agron Tato 4. Agron Shehu 5. Agron Dibra 6. Astrit Llana[j?] 7. Ali Përhati 8. Alfred Paloka 9. Artan Banushi 10. Anastas Angjeli 11. Argjir Kristulla 12. Bashkim Koci 13. Bardhyl Agasi 14. Bashkim Zeneli 15. Bashkim Maloku 16. Bedri Islami 17. Bedri Repo 18. Bardhyl Aliçkolli 19. Baudin Murati 20. Bashkim Fino 21. Bajram Gjongeci 22. Dritëro Agolli 23. Dritan Cerma 24. Deda Keta[?] 25. Dashamir Kamberi 26. Dhimitër Pecani 27. Dhimitër Gjoni 28. Dhurata Lozha 29. Ermelinda Meksi 30. Elmaz Shehu 31. Elmaz Lala 32. Enver Qosja 33. Ethem Ruka 34. Ejup Tabaku 35. Fatos Nano 36. Fatri Sinani 37. Fatmir Zani 38. Fatmira Bano 39. Fatmir Kumbaro 40. Fatos Tharri 41. Gramoz Ruçi 42. Gëzim Tushe 43. Hamit Jupa 44. Haki Lala 45. Ilir Meta 46. Ilir Balla 47. Ismail Bedri[?] 48. Ilir M. ...[?] 49. Ilirjana Kërçuku 50. Ilir Zela 51. Jorgo Mandili 52. Kadri Rapi 53. Kujtim Dashi 54. Kristaq Bërxholli 55. Kristaq Kolani 56. Kozma Biba 57. Kostaq Duka 58. Limoz Dizdari 59. Luan Rama 60. Lush Përpali 61. Luan Hajdaraga 62. Luan Shahollari 63. Leontiev Çuçi 64. Makbule Çeço 65. Maqo Lakrori 66. Marie Mëdha 67. Mehmet Loci 68. Musa Ulqini 69. Muhamet Bela 70. Myftar Dauti 71. Namik Dokle 72. Paqsor Zeneli 73. Pandeli Majko 74. Përparim Xhixha 75. Petro Koçi 76. Resul Logo 77. Remzi Spaho 78. Sabit Broka 79. Spartak Poçi 80. Sefir Kokeri 81. Sami Cara 82. Sadeddin Stanku 83. Skënder Zajmi 84. Servet Pëllumbi 85. Shaqir Vukaj 86. Shkëlqim Meta 87. Shkëlqim Canj 88. Shpëtim Cani 89. Tajfar Koleci 90. Vangjel Shyti 91. Vasiliaq Kureta 92. Vladimir Shehu 93. Ylli Bufi 94. Xhevat Lloshi 95. Zef Doçi