14/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 janar 1993

FAKT PА KOMENT U HODHËN NË RRUGËN E MADHЕ 1467 VETË

Ndërkohë që numri i punonjësve në asistencë në rrethin e Dibrës arrin në 6500 veta, numër ky mjaft i madh në raport me varfërinë ekonomike dhe burimet e të ardhurave në këtë trevë të harruar në të kaluarën por po kaq të harruar edhe sot, numri i njerëzve të dalë përfundimisht në rrugë vazhdon të rritet. Në ditët e para të janarit 1993 iu shqipta mbarimi i përkrahjes sociale (asistencës) 1467 vetëve, burra e gra, shumica kryetar familjesh, me fëmijë për të ushqyer e rritur. Në të njëjtën kohë po bëhen gati listat e reja të atyre njerëzve që mbushin vitin dhe janë të detyruar të dalin në rrugë të madhe, pa punë e pa burime jetese. A. ASHIKU

PAK DRITË, PAK DRITË...

Dikur... (them dikur, pasi ajo e mirë e «pakta» e së djeshmes na duket sikur ka qenë shumë larg, si në përrallë) kremtohej Rita e Dritës 25 Tetor. Tash, vitet e fundit, asaj dite është vënë krye si u janë vënë shumë ditëve krye të tjera. E sa për lustrim, do të doja të sillnit ndërmend lojën e dritave. Se kush e bën, një djalë e di. Kalimtarët ecin rrugës, e diku pëplasen me njëri-tjetrin, diku rrëzohen në pusetat e hapura, duke banditët rrëmbejnë fëmijë, diku lejojnë vajza të përdhunuara. Mbrëmë, duke ecur nëpër rrugët e Tiranës, solla ndërmend filma perëndimorë, më shumë italianë, më pak ose aspak lindorë, sepse «ata» ende janë revizionistë (!), të cilët në mjaft raste paraqesin skena plot errësirë, vrasje dhe britma njerëzish: - Asasini! (Vrasës), Katila! Banditë! Ndihmë... Këto britma i dëgjon sot në netët e errëta të kryeqytetit, të qytetit e të fshatit shqiptar. Sepse pushtetmbajtësit i kanë nxjerrë «çyte» edhe dritave. Si zakonisht dhe për çdo gjë e zezë që mbillet sot me lehtësi e kenaqësi thuhet nga pseudo-demokracia se «fajin e ka e djathta». Ta zëmë se kjo akuzë është e vërtetë, por a mund të jetë e vërtetë edhe për sa i takon dritave të hidrocentraleve të fuqishëm? Kurrsesi. E në këtë pikë, unë dëshiroj të mbështes presidentin e nderuar, i cili me vetëmburrje të pranueshme deri diku tha presidenti i falshëm Skënder Hoxha se në mund t’u lëvrojmë sa të doni energji elektrike por unë do të doja që ti thoshtë se «ne, pasi të rregullojmë me ndihmën tuaj rrjetin elektrik në vendin tonë do t’u eksportojmë edhe juve energji elektrike, kur të doni e sa të doni». Autolevdata e kryeministrit Meksi në intervistën që u dha gazetës «Zëri i Popullit», (Vijon në faqen 4)

VAZHDON HETIMI GJYQËSOR ME TË PANDEHURIT NEXHMIJE HOXHA DHE KINO BUXHELI

Kronikë nga salla e gjyqit Një seancën e djeshme të hetimit gjyqësor më të pandehurit Nexhmije Hoxha e Kino Buxheli u pyetën si dëshmitarë Ramiz Alia, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Manush Myftiu ish-zëvendëskryeministër dhe anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, Hekuran Isai ish-ministër i Punëve të Brendshme, Qirjako Mihali e të tjerë. Në orën 8.30 të datës 13 janar rën drejtimin e zotit Muharrem Kushe filluan seancat e ditës së pestë të hetimit gjyqësor me të pandehurit Nexhmije Hoxha dhe Kino Buxheli. Në fillim të punimeve të ditës së djeshme, Prokurori Publik që mbron akuzën ndaj të pandehurve, zoti Teodor Mosko i kërkoi trupit gjykues që të thërritet si dëshmitarë në gjyq edhe Ramiz Alia, i cili siç dihet është në gjendje arresti në shtëpi që prej disa muajsh. Gjykata e pranoi si të ligjshme kërkesën e prokurorit. Zoti Kushe i tërhoqi vërejtje gazetarit të ATSH-së për një lajm të transmetuar në ditët më parë, nga Radio - Tirana, duke e konsideruar atë të pasaktë. Në vijim të procedurës, u vazhdua me pyetjen e dëshmitarëve Marjeta Sula, Rajmonda Perika, Roza Çollaku, Drita Bejko, Bukurie Kurt. Pas seancës së parë të ditës së djeshme, meqenëse nuk u paraqit sipas radhës, prokurori kërkoi që të sillet përdhunisht si dëshmitarë Shane Korbeci, ish - ministër i tregtisë së jashtme, ndërsa avokati mbrojtës i Kino Buxhelit, zoti Përparim Sanxhaku, kërkoi që të thërret dëshmitarë në gjyq Ruhi Sheqi dhe Qamil Peshqeshi. Seanca e dytë filloi me shpjegimet e dëshmitar Ramiz Alia. Prokurori Mosko i bëri Ramiz Alisë disa pyetje, rreth të cilave pati debat të ndërsjelltë. Duke shprehur se radioja dhe televizioni do t’i transmetojë të plota seancat e hetimit gjyqësor, nuk po ndalemi në thelbin e pyetjeve dhe të përgjigjeve, ku spikati qetësia, logjika dhe qëndrimi i prerë i Ramiz Alisë nga njëra anë, dhe përpjekjet e papërkactuara e prokurorit, i cili në fund të seancës doli i djersitur nga salla. Pas Ramiz Alisë u pyetën si dëshmitarë Hekuran Isai, Manush Myftiu dhe Qirjaku Mihali. Hekuran Isai deklaroi se: «Byroja Politike anulonte vendime të qeverisë, Qeveria nuk mund të luante asnjë presje nga vendimet e Byrosë Politike». Këtë konkluzion dëshmitari e mbështeti me argumentat që solli për të kuptuar thelbin e funksionimit shtetëror të PPSH-së në sistemin monist të Partisë - shtet. Nga ana tjetër Hekuran Isai doli jashtë objektit për të cilin ishte thirrur si dëshmitarë në gjyq, duke protestuar për arrestimin që i është bërë, dhe për pyetjet dhe komentet e prokurorit të cilat ai i quajti shpifje dhe mashtrime. Korresp. i «Zërit të Popullit»

NJË PERANDOR NË SHQIPËRI

Ky titull sensacional i një intervistë të botuar në numrin e pardjeshëm të gazetës KD, na tërhoqi vëmendjen dhe na shtyu të interesohemi të mësojmë diçka më shumë. Ky titull sensacional i një intervistë të botuar në numrin e pardjeshëm të gazetës KD, na tërhoqi vëmendjen dhe na shtyu të interesohemi të mësojmë diçka më shumë të çka më shumë. U drejtuam në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku normalisht mund të merrnim informacion më të plotë e më autentik, por e patëm të vështirë. Doktor Serreqi, që ka disa kohë që drejton këtë dikaster, me sa duket i friguar nga temat e përgjegjësve ka vendosur rregulla shumë të forta, Kusho e ka vënë re se ajo është e rehtuar nga ushtarë e oficerë. NJË PERANDOR NË SHQIPËRI - Nga doli ky princ dhe ç’përfaqëson ai?... Traktativa që vënë në diskutim territorin e shtetit tonë... - Bashkëpunimit Ekonomik me Jashtë. Pikërisht, aty mësuam se ditët e para të këtij viti, zbriti në aeroportin e Rinasit një vizitor i rrallë e i pazakontë, mos shprehim respektin që meritojnë si kryetarë të shteteve të tyre. Habia ka të bëjë me spektërin, me kurroren që ai mban mbi krye. (teksti vazhdon jashtë kufirit të fotos) këtë dikaster, më sa duket i friguan nga fantazmat e përgjueseve ka vendosur rregulla shumë të forta. Kushto e ka vënë re se ajo është e rethuar nga ushtarë e oficerë që nuk të lejojnë të hysh lehtë. Edhe ata që arrijnë të depërtojnë e kanë përsëri të vështirë sepse punonjësit e asaj Ministrie janë tërorizuar në atë farë mënyre sa që i largohen me llahterë çdo përgjegjjeje për ndonjë informacion. Kështu që na ndihu fati dhe mundëm të mësonim diçka në Ministrinë e fjenjës, me atë të Tregtisë dhe ... vizitor i rrallë e i pazakonë, Madhëria e tij Perandorake e Mbretërore, Pjetri i III Paleologu, Princi i Bizantit. Në krye të një shpure modeste ministrash, e obortarësh ai erdhi në Shqipëri për një vizitë miqësore e zyrtare. E habitshme, gati befasuese kjo vizitë. Jo për titujt që mban princi, sepse prinça mbretër e perandorë ka ende dhe ndaj tyre nuk kam e… - Nga doli ky princ dhe ç' përfaqëson ai?... Traktativa që venë në diskutim territor e shtetit tonë... - tyre. Habia ka të bëjë me skeprin, me kurorën që ai mban mbi krye. Thotë se është princ i Perandorisë së Bizantit. Le të kujtojmë se Perandoria e Bizantit u krijua në fundin e shekullit të IV; pas ndarjes së Perandorisë Romake në atë të Lindjes, që mori edhe emrin Perandoria e Bizanit dhe në atë të Perëndimit. Kjo e fundit ra shpejt, në vitin 476, kurse Pera- (Vijon në faqen 2)

NGA KUVENDI POPULLOR Me dëyrim nga lart e... po të jetë nevoja dhe në mënyrë vulgare

- Ju falen studiоt piktorëve e skulptorëve. - Ismail Kadarеja paska një dhomë «të tepërt» të cilën bashkia e Tiranës ka dërguar për t’ia marrë. - Çfarë inati të këtë vallë grupi parlamentar i PD-së me presidentin Berisha? - «Burrëria» e grupit të PD zgjati vetëm 3 orë. - Si nuk e folë një fjalë o kryetari Edil Zyloja i Drejtorit në një nga esetë e tij të famshme thotë: Ti je mur i lartë, por unë të heq gurin e fundit. Ndoshta këtë de- (teksti vazhdon)

T’i jepet fund revanshizmit

- Propozë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shkodrës drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor -

11 vjet radhë revanshizmit

- Proklamë e Komitetit Drejtues të Partisë Socialiste të Shkodrës drejtuar Presidentit, Kryeministrit dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor - Kryesia e Partisë Socialiste Shkodër është e shqetësuar nga vala e revanshizmit dhe imponimit totalitar që vazhdon të ushtrohet nga pushtetarët në Shkodër, që me marrjen e pushtetit nga ana e tyre. Pas përfundimit «me sukses» të fushatës së spastrimeve mbështetur në kritere politike e jo profesionale që ka goditur jo pak intelektualë por edhe mjaft punëtorë, pas transferimeve të pamotivuara të arsimtarëve në mes të vitit shkollor, ndërmjet të cilëve të nënkryetarit të Komitetit Drejtues, të kryetarëve të forumit të gruas e të rinisë si dhe të aktivistëve të tjerë të Partisë Socialiste në Shkodër, ... - Proklamë Kryeministrit dhe Kryesisë së Kuvendit Popullor - ...ste që kanë punuar për disa vite në fshat, revanshizmi po vazhdon me shkëlqen e të drejtave të njerëzve e të ligjeve, duke futur kudo arbitraritetin. Siç është bërë e njohur, më 31 dhjetor 1992, ky arbitraritet u manifestua me heqjen masive të telefonave nga më se 150 familje, në mes të cilave ka edhe familje të «Heronjve të Punës», të dëshmorëve e veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ka edhe zëra se ky është fillimi i listat vazhdojnë... Akoma më flagrante është largimi nga banesat apo zënia e tyre, të pamotivuara. (Vijon në faqen 4)

“Televizioni shqiptar luan rolin e policisë”

- Intervistë e gazetarit kosovar me qëndrim në Suedi, Milaim Zeka, dhënë redaktorit Hamdi Jupe - Pyetje: Zoti Milaim, cili është qëllimi i ardhjes suaj në Shqipëri këto ditë? Përgjigje: Për hir të njohjes së opinionit shqiptar këtu në Shqipëri, dëshiroj të bëj një prezentim të shkurtër për gazetën “Zëri i popullit”. Quhem Milaim Zeka, jam i lindur në Drenicë të Kosovës. Kam qenë i burgosur politik në vitin 1981 kur isha në vitin e katërt të gjimnazit. Në vitin 1982 jam arrestuar jashtë dhe gjysmë atëhere nuk kam qenë në Kosovë. Në Shqipëri kam qenë për vizitë për herë të parë në vitin 1983. Pastaj nuk më është lejuar të hyj për gati shtatë vjet. Vitët e fundit kam qenë shumë herë në Shqipëri, kam bërë disa reportazhe, kam bërë edhe një film dokumentar për proceset demokratike në Shqipëri në janarin e vitit 1991. Po kështu edhe një emision për kishat në Shqipëri. Tani kam ardhur këtu me qëllim që të bëj një film për fëmijët e Kosovës dhe Shqipërisë, për fëmijët shqiptarë. Është një projekt i jetët i madh. Kam ardur bashkë me një mikun tim suedez Lase Mori. Është një projekt i miratuar nga Ministria e Arsimit e Suedisë. Përpos kësaj gjatë këtyre ditëve që po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj Nexhmije Hoxhës, kam qenë i autorizuar nga Agjencia e Lajmeve të Suedisë TETE, njëra prej agjencive më të mëdhaja të lajmeve, si dhe nga Televizioni Suedez, kanali 2 shtetëror, me pothuajse 4 milionë telespektues brenda Suedisë, për që shikohet në të gjitha vendet Skandinave, që ta përcjell gjyqin e Nexhmije Hoxhës. Duke respektuar ligjet e Shqipërisë mora ftesën përkatëse në gjykatë për të marrë pjesë në gjyq në datën 8 janar. Një ditë më parë bashkë me kolegun suedez shkuam në Televizionin Shqiptar dhe bëmë një kontratë për të marrë një operator të tij televizionali për xhirim në sallën e gjyqit. Në parantezë theksoj se unë prej dy vjetësh punoj vullnetarisht për Radion dhe Televizionin Shqiptar. Të nesërmen shkuam në Televizion për të marrë operatorin, por vura re se atje kishte një farë alarmi për problemin e operatorit që kërkoja. Si përfundim, pas bisedës dhe kontratës që bëmë me punonjësen Alma Starova dhe pas aprovimit të shefit të informacionit, Shkëlqim Alia, mora operatorin Bujar Kore dhe me makinën e Televizionit shkuam te ndërtesa e gjykatës së Tiranës ku do të zhvillohej gjyqi. Është e çuditshme se operatori im, ashtu si dhe shumë operatorë të tjerë të Shqipërisë dhe të botës, u lanë të hynë brenda, ndërsa mua te dera më penguan të hyj. Ishte aftësia ime që me përpjekje, munda të hyj. Sapo hyra brenda, njëri prej shefave të policisë filloi të më kërcënojë. Me sa duket emri im ishte bërë i njohur për policinë. Polici më ofendoi dhe më kërcënoi. Unë nuk reagova, vetëm i thashë se nuk jam nga ata djem që ndiej frikë, prandaj, mos harxho frymë të më kërcënosh kot së koti. Dua të sqaroj se Televizioni Suedez nuk jep lajme të vdekura, po që se nuk janë të sho- (Vijon në faqen 2)

Në faqen 2 do të lexoni: Si është e vërteta me Bushat e amb...

Në faqen 2 do të lexoni:

me bursat e ambasadës italiane? Ilena Nicolli: Emocioni kulturor

N J O F T I M

Zyra Kulturore e Ambasadës Italiane njofton se të premten më 15 janar 1993 nga ora 15.00 do të bëhet në sallën e shkollën e Stafës një përkujtesë Qemal Stafa, bëhen regjistrimet për kursin e gjuhës dhe të arte të gjuhës italiane ku do të prano-ohen vetëm ata që kanë diplomën e kursit fillestar ose të mesëm të kryer në vitin 1992. Të interesuarit duhet të paraqiten me letërnjoftim dhe të paguajnë 800 Lekë për gjithë trimestrin.