19/01/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 janar 1993

Nga se ka frikë qeveria?

Vëzhgim Nga se ka frikë qeveria? - Qeveria nuk publikon vendimin për liberalizimin e çmimeve. Më datën 15 janar në radio e televizion u lexuan disa pjesë të vendimit të fundit të qeverisë për ndryshimin e çmimeve dhe tarifave që deri tani kontrolloheshin nga shteti. Për masa të tilla që lidhen me problemet jetike të njerëzve, ata interesohen të dinë me saktësi për rritjen e çmimeve dhe tarifave, për artikujt e aktivitetet konkrete ku do të zbatohen këto masa, për mënyrën se si do të veprohet me vendosjen e çmimeve të reja etj. Mirëpo këto njerëz nuk mund t’i mësojë vetëm nga radioja e televizioni. Ato duhet të publikohen të shkruara. Kështu njerëzit informohen më mirë, organet përkatëse zbatojnë me korrektësi vendimin e qeverisë dhe shtypi mbështetet në të dhëna të sakta në trajtimin e problemeve që dalin nga zbatimi i vendimit të ri. Mirëpo ç’ndodh? Qeveria - nuk pranon të publikojë në shtyp vendimin e saj. Më datën 16 janar, ditën e shtunë, rreth 4 orë u përpoqëm në Këshillin e Ministrave të marrim një kopje të vendimit por ishte e pamundur. Përgjigjja që na dhanë aparatiçkët qe takuam atje ishte: Ne nuk mund t’ua japim vendimin gazetave. Kemi për detyrë t’ua japim vetëm Radiotelevizionit, ATSH-së dhe dikastereve përkatëse. Duhet leje nga kryeministri ose nga sekretari i përgjithshëm i këshillit të Ministrave që t’ua japim. Këta dy zotërinj atë ditë nuk ishin në zyrë! I pari ishte me shërbim jashtë shtetit, i dyti doli nga zyra në orën 9 e nuk u kthye më. Kështu shkoi e shtuna pa e marrë vendimin.

Nga se ka frikë qeveria?

Me datën 17 janar, ditën e diel, gazeta «RD» boton po atë njoftim që ka dhënë edhe Radiotelevizioni. Ky njoftim nuk kuptohet e as është vendim (nuk ka numur, as datë) apo është koment dhe nuk dihet se kush e ka përgatitur për publikun. Në atë që thuhet në këtë njoftim, ka plot paqartësi e kontradikta si për çmimet, ashtu edhe për tregtarët. Ditën e shtunë, p.sh. disa shtitës të dyqaneve ushqimore nuk dinin se si të vepronin. Ata prisnin organet e tregtisë të venosnin çmimet e reja të artikujve të shportës. Mirëpo në njoftimin e botuar në «RD» nuk thuhet se çmimet e reja të këtyre artikujve do të vendosen nga organ-

Shaka apo?

Bëjnë shaka pushtetarët e sotëm apo duan të na hedhin hi syve?! Ligji i ri për çmimet thotë se çmimet e druve të zjarrit, të qymyrit dhe të ngrohjes së përgjithshme, nuk do të ndryshojnë. Vërtet? Po dru zjarri, qymyr dhe ngrohje nuk ka prej kohësh. Ato gati janë harruar. Nëse e kanë fjalën për drutë që shesin tek-tuk me gomar fshatarët që zbresin në kryeqytet papra që kanë gabim, se çmimi i tyre, do t’i linte pa mend edhe vetë pushtetarët, që kuptohet s’kanë si ta dinë, kur vetë janë ngrohtë.

Autobuzët “presin” udhëtarët

Problemet e transportit urban të udhëtarëve në Tiranë kanë qenë shumë të mëdha. Qytetarët prisnin nëpër stacione me orë të tëra. Edhe kur mundnin

Diagnostika dhe terapia përbëjnë një unitet

LETER DREJTUAR ZOTIT PRESIDENT Para tre vjetësh erdha nga malet e Çikës e Beunit për specializim në Tiranë. Jetën e partisë e bëja pedagogut Ylli Popa, Josif Adhamit, Sali Berishës, Isuf Kalo, Nesti Kondili, Sabit Broka, Hektor Peçi etj. Kuptohet në çfarë pozite ndjehesh, kur kthehesh në Tiranë mbas 7 vjetësh dhe je në një organizatë me ata që gjatë kësaj kohe kanë shëtitur kryeqytetet e Europës për specializim dhe shumë të tjerë si mjekë personalë të bllokmenëve. Në çdo mbledhje mundoheha të isha sa më i përqëndruar, të kapja çdo detaj të profesorëve tanë të nderuar. Kam përfituar shumë nga erudicioni i Ylli Popës, nga logjika e Sabit Brokës, nga trimëria e Sali Berishës, nga sinqeritetia e Isuf Kalos. Çdo ditë armatosesha me një mendim të ri, larg tabuve. Faktori Gorbaçiovan bëri që Europa të ndërtonte rrugë të reja. Kështu Ramiz Alia u detyrua të ndizte disa semaforë që i quajti plenume, por që nuk e kryen funksionin e tyre as edhe një ditë. Fill pas plenumit të 10-të, në një dizeluzion i vërtetë. Në mbledhje, profesorët tanë të nderuar flisnin sikur historia fillonte dhe mbaronte këtu. E mban mend profesor kur u drejtova: «Historia e Shqipërisë është shumë e lashtë. Ajo nuk fillon tek pleniumi i 10-të. Por meqënëse ju i keni qejf plenumet, para plenumit të 10-të ka dhe plenume të tjera që thonë që si komunist i devotshëm që je të shkosh në zonën veri-lindore, të vizitosh njerëzit e tu dhe në qoftë se tani ke 50 për qind respekt, kur të kthehesh do të kesh mbi 90 për qind». Ju profesor në pushim më shtrënguat dorën duke më thënë: ma bëre mirë, lab, të lumtë». Shtrëngimi i dorës në atë moment që ju ishit profesor i nderuar i kardiologjisë dhe një intelektual që luftonte për të renë, për progresin, më bëjnë t’ju kujtoj disa momente nga jeta juaj si kryetar partie dhe si president. E bëj këtë, sepse historia na dha mësime dhe zhgënjime. E bëj këtë sepse kam besim tek ju si njeri dhe si atdhetar. E bëj këtë që nesër kur të mos jesh i tillë por thjesht dr. Berisha t’ua jap unë dorën... Që nga dhjetori 1990 e kam ndjekur aktivitetin tuaj politik. (Vijon në faqen 3)

Historia në rikonstruksionin e PD-së

Skënderbeu i «persekutuar» - Nga kronika televizive e ceremonisë së kremtimit të 525 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut. Ja, pra diktatura mohoi edhe Skënderbeun. Por historia e madhe i ngjan atij xhevahirit të rrallë, që kur një ditë zbulohet i mban të gjithë me vullnet. Erdhi demokracia dhe përsëri Skënderbeu është midis qytete e objekte. Në sallonin e pritjes presidenciale do të vendoset busti i Skënderbeut. Emrin e tij të mohuar do ta mbajë klubi sportiv i Korçës si dhe dhjetëra ndërmarrje e institucione. Skënderbeu martir do të shpallet Hero Kombëtar si dhe do t’i jepen disa dekorata të larta. Për Skënderbeun do të ... xhirohet një film ku artisti nuk do të jetë një rus (turpi i diktaturës) por një malësor nga Veri. Për Skënderbeun Noli do të shkruajë një studim të madh historik dhe Naimi do të thurë vargjet e bukura: «Krujë, o qytet i bekuar». Ato do të futen në të gjitha tekstet shkollore të historisë dhe antologjive poetike. Populli do të thurë këngë e me to do të përgatiten antologji. Kështu pra, historia u vu në vend. Këtë mes drimbi bashkë me rritjen e çmimeve. SH. M. vje?on ... beut. i ngjan atij xhevahirit të groposur që kur një ditë zbulohet i mahit të gjithë me vullzullimet. Erdhi demokracia dhe përsëri Skënderbeun është midis nesh. Të harruarit Skënderbe do t’i bëhet në vendlindjen historike në Krujë një Muze i madh dhe një monument. Dhe vendvarrimi i tij në Lezhë me beteja radhë më nur do të restaurohet e do të shpallet monument kulture. Skënderbeut të persekutuar për kaq vjet do t’i ngrihet në sheshin e madh të Tiranës (shpata e tij duket sikur do të presë gjysmën hënen e minares përbri), që do t’i jepet emri i tij, një monument madhështor e bronxtë, hipur mbi kalë. Monumente e obeliske më të vegjël do të ngrihen në dhjetëra

Televizioni në stratosferë...

Televizioni në stratosferë.. Siç dihet, televizioni ka lindur më pas nga gazetat, ndaj është më modern e më i fuqishëm. Mundësitë e tij për t’u lidhur në cast me botën e për të përdorur mjete elektronike janë të mëdha e të pakufizuara. Veçse edhe ne, me atë avantazhin e vogël që «e shkruara mbetet», donim t’u linim ndonjë mesazh brezit të sotëm e të ardhshëm të telespektatorëve... Televizioni i Skënder Bucpapajt, i ardhur pas grevave «të çimcakizit» dhe «ristrukturimit të këshillit drejtues», është kthyer liga satelit. Ai vërtet jep 12 orë program, siç deklaron me mburrje drejtori i përgjithshëm, po shumicën e kohës lidhet me satelitë, me muzikë të lehtë dhe eurosport. Ai jop «flesh» nga bota po harron të thotë ç’ndodh me fshatarët tanë që kanë marrë tokë, si është furnizimi me ushqime në zonat e thella, me udhëtimet banorët e shumicës së krahinave të vendit, ç’ndodh me ish-grevistët e Bulqizës, të Ballshit, të Policanit, si realizohet e pritet reforma, ç’thonë të papunët, asistencialistët, si e përballojnë gjendjen ekonomike pensionistët, ç’vlerë kanë fëmijët në shkolla, cili është morali i intelektualëve, Telo kronisti (Vijon në faqen 4)

PROTESTE e Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë vazhdimisht ka shprehur me shqetësim të madh dhe ka mbrojtur alternativat e saj lidhur me problemet jetike që shqetësojnë sot punonjësit tanë si: rifillimi i punës dhe rigjallërimi i prodhimit, sigurimi i minimumit jetik ecuria e asistencës sociale me të gjitha problemet që e shoqërojnë atë, trajtimi i pensionistëve dhe invalidëve, pagat e punonjësve të sektorit buxhetor, si shëndetësi, arsim, shërbime etj. , sigurimi i mallrave të domosdoshëm, aksionimi i pasurive, ristrukturimi i ndërmarrjeve bujqësore etj. Në çudinë e këtij që ende pa u bërë mirë boja e ligjit të ri për sindikatat, i cili u njeh atyre të drejtën për të diskutuar me organet më të larta shtetërore për marrëdhëniet e punës, kushtet e jetesës, pensionet dhe përkrahjen sociale. Këshilli i Ministrave merr një vendim të njëanshëm. Me justifikimin absurd të zbatimit të reformës ekonomike «rritën në mënyrë drastike çmimet dhe tarifat e shërbimeve, gjë që ul në mënyrë të papërballueshme mënyrën e jetesës së punonjësve. Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë proteston në mënyrë kategorike ndaj këtij vendimi arbitrar, antihuman, në dëm të interesave të masës së gjerë të punonjësve dhe në veçanti të punonjësve dhe në veçanti të punonjësve të sektorit buxhetorë, pensionistëve, punonjësve të asistencës, invalidëve etj. Kjo protestë nuk është tjetër, veçse përkrahje për zbatimin me sa më pak dhimbje të reformës ekonomike në vendin tonë. Ne kërkojmë nga Presidenti dhe Qeveria që të dëgjojnë detyrimisht zërin e sindikatës dhe sa më parë të dialogojnë për problemet sociale aktuale në vendin tonë. P / Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë Kryetari KASTRIOT MUÇO

udhëtarët

Problemet e transportit urban të udhëtarëve në Tiranë kanë qenë shumë të mprehtë. qenë shumë të mprehtë. Qytetarët presin nëpër stacione më orë të tëra. Edhe kur mundnin t’i hipnin ndonjë kneq, u zihej fryma nga dendësia e njerëzve. Ka dy tre ditë që qe qetë në Tiranë. Pas njoftimit të vendimit të qeverisë «demokratike» për rritjen e çmimeve në stacionet e udhëtarëve shikon një pamje krejt të re. Në goftë se më parë njerëzit prisnin autobuzë, tani autobuzët, presin njerëzit. Ç’u bënë turmat e qytetarëve qejflinj për autobuzat, mund të pyetet? Ata tani kanë filluar të ecin më këmbë. Kush e ka shtëpinë brenda una- (Vijon në faqen 4)

Premton presidenti, por s’don t’ia dijë qeveria

Mes sa e sa premtimeve të shumta që jemi mësuar të dëgjojmë nga Presidenti jonë i nderuar, janë edhe ato për ruajtjen e artikujve të sportës. Duke qenë të bindur në sinqeritetin e Presidentit edhe ne u gëzuam pa masë se helbete, në asistencë jem’, gjithë familja ku edhe çmimet e tanishme na duken mjaft të rënda. Kështu e kaluam qetë vitin e ri me besimin tek presidenti për porosinë që kishte dhënë për ruajtjen e sportës. Mirpo kur dëgjuam këto ditë për liberalizimin e disa çmimeve, si të vajit, sheqerit e artikujve të tjerë të përdorimit të përditshëm, na ra si bombë dhe nuk u besuam veshëve. Një demokrat i orëve të fundit në Shkodër kur dëgjoi lajmin e dhënë nga televizioni, i habitur tha: «Unë e z. Sali nuk dimë gjë, në qoftëse e ka bërë Aleksandri në kokën e vet!». Duke i besuar këtij demokrati edhe ne na merr mendja se Presidenti ynë i nderuar s’ka ditë gjë për këtë punë, pasi ai është burrë dhe e mban fjalën. Me siguri atë natë kur ka dëgjuar në emisionin e lajmeve vendimin e Këshillit të Ministrave do të jetë zemëruar, sepse nuk kanë vepruar sipas po- (Vijon në faqen 4)

Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë Lekë K. K? 93 Është më lehtë të vishesh me lekë sesa të blesh me këto çmime.

ANTİREFORMA QEVERITARE PRITET ME SHQETËSIM DHE ME PYETJEN MINIMALE: A DO TË KEMI BUKË?

RTSH bën jehonë për të mirat që ka populli po të rriten çmimet. Shërbëtorët e pushtetit mbeten shërbëtorë