Rreshqet grabitëses kriminale të bankës së kursimeve:
MINISTRI KOPLIKU NUK PRANON TË JAPË INTERVISTE!...
- Hajdutët u treguan më të shkathët se kolonel Stafa, ish-oficer kufiri i «specializuar» para disa kohësh në Kanada - Edhe një ngjarje tjetër e jashtëzakonshme i shtohet kronikës së akteve kriminale. Në mes të ditës, në mes të Tiranës dhe në mes të dhjetra kalimtarëve disa hajdutë të armatosur (me gjithëse është bërë carmatimi i popullsisë?) arrijnë të kryejnë me sukses të plotë operacionin e grabitjes së bankës së kursimeve. Hajdutët u treguan më të shkathët se sa kolonel Safet Stafa, i emëruar në postin e drejtorit të drejtorisë së rendit me porosi të vetë Presidentit të Republikës, pas 22 marsit, megjithëse nuk kishte punuar asnjë ditë më parë në forcat e policisë. Banka u vodh E mira ishte të mos kishte ndodhur një veprim i tillë, pasi edhe detyra numër një e policisë është parandalimi i akteve kriminale, i akteve të dhunës. Nga ky këndvështrim duhet të nisim kur gjykojmë dhe vlerësojmë punën e forcave të rendit. Nga ky këndvështrim duhet të nisemi edhe pse e vërteta nuk është ashtu siç thonë ata. Me shqetësimin e ligjshëm për të informuar opinionin se ç’po bëhet me gjendjen e kriminalitetit që vodhën bankën iu drejtuan dhe Ministrit të Rendit zotit Bashkim Kopliku me kërkesën për një intervistë. Mirëpo ai nuk pranoi, duke lënë si përgjigje tek drejtoria e tij shpërthëhen: «Janë marrë të gjitha masat e nevojshme për zbulimin e fajtorëve». Që ministri ka shumë punë e dimë të gjithë, ashtu siç e dimë që ai nuk është i detyruar ligjërisht të presë çdo gazetar. Por nuk na duket i drejtë qëndrimi i tij për rastin konkret, kur para disa muajsh ka dalë dy herë rresht në televizion për t’u thënë njerëzve se rendi është rivendosur dhe se investitorët e huaj të huaj të këtij vendi janë të investuar në Shqipëri se ata janë të siguruar. Njerëzit janë të ndjeshëm ndaj akteve të dhunës dhe të krimit. Drejtuesit edhe kur shpërndajmë dekorata. Me këtë që thamë, nuk kemi aspak për qëllim të injorojmë punën që kanë bërë gjatë gjithë periudhës së vështirë të tranzicionit forcat e policisë. Përkundrazi, do na dhimbsem njerëzit e ndershëm që shërbejnë në polici, do na dhimbset dinjiteti i armës në të cilën kanë hyrë korruptuar dhe njollatë ish-hajdutë apo vagabondë kërkojmë që kuadrot drejtues të saj të jenë më realist dhe më të përgjegjshëm kur bëjnë deklarata të tilla më pak euforike kur mburren për rivendosje të rendit, se...
Çiçikovi në Shqipëri
Përbri grupës të paftë «Holling» janë dy teqinj fatlumi klub «Albania» (simbol i shpirtit të zjarrtë të Epikurit të lashtë) dhe një tjetër, i zymtë e kërcënues sëkur del nga barku i Mesjetës.
Është hija e Teqesë së Pazarit të prishur këtu e 50 vjet. S’është veçse fantazma e pronës private të veshur me mantel fetar.
Kjo hije po na ngatërrohet shpesh përmbi këmbë. Në parlament, në tubime pleqsh të harruar nga bota, apo nëpërsi që duan të kullosin jeshil. Në ca gazeta që mbeten rrugëve pa shitur. Dhjetra objekte të nisur nuk hedhin shtat si të magjepsur nga këto hije. Së fundi, ngrihet hapja e themeleve për 650 apartamentet e reja në Tiranë nga ish pronarët e tokës që tundin tapitë.
Nga hija pas kësaj frikë edhe ligji.
Nuk ecën ndarja e tapive të tokës së ndarë. Kurse qeveria thur e ç’thur argumente si në legenin e qilimit të Penelopës. Ky veprim mban pezull një fshat të tërë duke u dhënë kurajo një grushti njerëzish që skërmitin dhëmbët. Ka të tillë që për një humbje që kanë pasur dikur janë gati të shëmben një pallat. Sikur të mos majfton një, një parti që në të gjitha zgjedhjet mori një mësim shembullor mbledh firma të paligjshme, si Çiçikovi shpirtarat e vdekur. Me këtë akt sikur do të tregojë përse ka lindur si parti.
Deri kur në këtë makth? Ndarja e tokës që një referendum i pashpallur, një vullnet i gjallë popullor. Qeveria veç ne nuk do ta marrë parasysh.
SH. M.
PRESIDENTI NË KËRKIM TË POZICIONIT TË PRESIDENTIT
Presidenti i Republikës është në kërkim të pozicionit të tij të vërtetë si president.
Ai synon dhe përpiqet të ngrihet mbi kornizat e programit dhe të qëndrimeve të partisë që e solli në këtë post dhe të bëhet përfaqësues e mbrojtës i idealeve dhe interesave të masave të gjëra të popullit. Kjo është përshtypja kryesore që të krijohet kur njihesh me fjalën e tij mbajtur në Këshillin Kombëtar të PD-së të kohëve të fundit. Idetë e reja të fjalimit, që nuk i kemi hasur më parë te Ai, madje që kundërshtojnë disa nga mendimet dhe qëndrimet e tij të mëparshme, e përforcojnë këtë përshtypje. Dhe në se këto kërkime drejt një pozicioni të ri janë të sinqerta e të vazhdueshme, shtohet shpresa se presidenti do ta gjejë më në fund vendin që i takon në shoqërinë tonë pluraliste duke u bërë faktor ekuilibri, zhvillimi dhe demokracia.
Të dashuruarit pas replikave, servilët e presidentit dhe ndoshta edhe vetë presidenti nuk do të kënaqen me termin «kërkim». «Pse ende në kërkim, presidenti e ka gjetur me kohë pozicionin e tij!» mund të thonë. Jeta e këtyre 9 muajve të tij në majën e piramidës shtetërore ka dëshmuar shumë herë se veprimtarinë e tij e ka dëmtuar jo pak lidhja e tepëruar me partinë që përfaqëson. Dhe këtë bëhet fjalë për dëme që i vijnë shoqërisë jo nga pozicioni i gabuar i një kryetari komune me 5 fshatra, por nga institucioni i Presidentit të Republikës.
Për shumë njerëz ende është e paqartë se i kujt ishte meraku kryesor për të ndryshuar nenet e Ligjit Kushtetues menjëherë pas dorëheqjes së Ramiz Alisë: meraku i atij që priste të merrte «kurorën» e presidentit, apo i partisë që ai po drejtonte deri më atë kohë? Është fjala për nenin shtesë që e lejonte Presidentin e Republikës të qëndronte në udhëheqje të partisë (me përjashtim të postit të kryetarit të saj).
Ky nen u ndryshua fala rezultatit të zgjedhjeve të 22 marsit, ku PD fitoi mbi dy të tretat. Në një përbërje tjetër të parlamentit, një ndryshim i tillë mbase nuk do të ishte bërë, sepse Ligji Kushtetues nuk është kështë detër ballkalli ku çmimet e zarzavateve mund të ndryshojnë nga mungesa një darkë. Sidoqoftë, mendësia që i frymëzoi këto ndryshime, ishte mendësia e partisë-shtet që kërkon të mbajë monopolën e gjithçkaje në shoqëri dhe ku presidenti njeh si legjitime vetëm partinë e vet. Rezultati i zgjedhjeve kthehet kështu në bumerang për fituesin. Pikërisht te meraku për të qëndruar në udhëheqje të Partisë eck- ziston edhe «mëkati i parë» i presidentit të ri. Atij zënë fill, pengesat dhe vështirësitë për të gjetur në kohë pozicionin që i takon në shoqërinë pluraliste shqiptare.
Për fat të keq, frytet e kësaj mendësie të këtij «mëkati të parë», u dukën jo rrallë në fjalët dhe qëndrimet e Presidentit. Nuk kanë munguar në fjalimet e tij shprehjet dengues e përçmuese ndaj partisë së opozitë, që e cilësonin këtë si forcë konservatore, regresive, të prapambetur, gati armiqësore, të cilën nuk ia vlen ta marrësh në konsideratë etj. Këto blasfemi vazhduan me intensitet të plotë deri më 26 korrik, kur u pa se populli nuk kishte këtë mendim për Partinë Socialiste. Pas kësaj date anatemat dhe sulmet u bënë më të kursyera.
Por ja, një «demon» tjetër u shfaq në skenën politike shqiptare, grupi i mocionistëve. Dhe Presidenti i Republikës, me barrën e rëndë të Partisë në shpinë, u detyrua të shkojë deri në Konispol për të bindur zgjedhësit e asaj zone se deputeti i tyre dhe shokët e tij mocionistë, nuk ishin demokratë, por karrieristë, tradhëtarë, kripto komunistë, ramizistë, socialkomunistë, agjentë të sigurimit që do t’u hapen dosjet etj. E pra, këto veprime nuk i shkonin për shtat kryetarit të shtetit dhe demokrik. Kështu ndodhi edhe pas krijimit të Partisë Aleanca Demokratike. Është ende e paharruar boja në faqet e RD-së me epitete më fyese që mund të gjenden në fjalorin e gjuhës shqipe. Dhe këto nuk janë bërë pa frymëzimin lejen e atij që facto është në krye të PD-së.
Sulmi i paprinciptë ndaj Aleancës Demokratike, nuk ishte sulm ndaj një partie, por ndaj sistemit shumë partiak në Shqipëri. Ai të kujtonte termat e përdorura nga Ramiz Alia në fjalën e mbajtur në ish-aparatin e Komitetit Qendror të PPSH-së, sapo u shpall pluralizmi, fjalë që nuk u botuan në shtyp, por u punua vetëm në mbledhjet sekrete të organizatave të Partisë. Megjithatë, për këtë fjalim që solli përshpejtimin edhe në vetë anëtarët e PP-së lidhur me pluralizmin politik, Ramiz Alia e u bë objekt kritikash me sulme të shumta nga opozita e atëhershme. Pikërisht për këtë arsye, presidentit të ri nuk i lëshohet më mallkonte dhe të frenonte procesin e riorganizimit politik të shoqërisë shqiptare. Kuptohet se çfarë përgjegjësie mbajnë mbi vete shumë të tillë ndaj një force të re politike në kushtet e pluralizmit politik.
I përmend këto momente nga
(Vijon në faqen 2)
GRABITËN SHOFERË BULLGARE
TIRANË
GRABITËN SHOFERË BULLGARE
«Lola» në skenë
Teatri i Operës dhe i Baletit sonte, ora 18.00 jep baletin «Lola» të kompozitorit S.V. Vasilje[n?]ko.
Koreograf Agron Aliaj, skenografia Genc Shkodrani. Në rolet kryesore; Ermira Fili, Altin Kaftira, Artur Ostreci, Ledia Qosja, Arben Kuçaj, Jer[?]asim Popi, Dionis Romano. Dirigjent Rifat Teqja.
Korresp. i «Zërit të Popullit» Durrësit.
SHOFËRE BULLGARE
Pardje në mesditë, në bulevardin qendror të Tiranës disa persona grabitën shoferët e makinës bullgare TIR-C 8718 TK, e cila kish ardhur për tregti.
Grabitesi u morën katër pasaporta dhe 100 dollarë USA.
Këtë lajm po e japim edhe për punonjësit e rendit publik, për kolonelin Safet Stafa, i cili me që është shumë i zënë me punët e zyrës nuk merr vesh se çfarë bëhet rreth e rreth kryeqytetit.
Mbase po i mbushet mendja se gazeta «Zëri i popullit» thotë të vërtetën ashtu siç është.
A. Ç
Intelektualëve të pavarur
- Mungon Rexhep Qosja
- Pjetër Arbnori vjen me vonesë
Ditën e shtunë më 30.1.1993 u mblodh Kuvendi i Intelektualëve të pavarur shqiptarë, duke përfshirë një numër të madh studiuesish nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi etj.
Në këtë tubim të rëndësishëm na bënë përshtypje dy gjëra:
Së pari, ra në sy mungesa e prof. Rexhep Qoses. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por na duket se përgojimi i tepërt dhe pa vend i emrit të tij në shtypin shqiptar gjatë ditëve të fundit ishte shkaku vendimtar. Së dyti, ndërkohë që gjithë intelektualët e ndjerë[r?] që «er[d?]hën në këmbë, ndodhe-shin në sallë në orën e caktuar, kryetari i Kryesisë, së Kuvendit Popullor, z. Pjetër Arbnori megjithëse me veturë, u përfshi në tubim me vonesë dhe pasi kishin filluar ligjëratat. Gjithsesi kjo gjë nuk shkaktoi në sallë kurrfarë trazimi. Diçka do të ndryshohet vetëm gjatë montazhit të kronikës, kur ajo të jepet në TV. Kështu, çdo gjurmë keqkuptimi fshihet. Zotërinjtë pushtetarë kanë kohë e megjithatë të mësojnë edukatën dhe korrektësinë në punën e sipër.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
PREMTIMET E PD DHE REALITETI
PA BUXHET TË PUSHTETIT LOKAL NUK MUND TË REALIZOHET Ç’BLOKIMI I TIJ
- Asnjë shenjë për ç’bllokimin e pushtetit lokal.
- Qeveria ende nuk po paraqet në parlament projekt buxhetin e vitit 1993.
- Po buxhetet e pushtetit lokal a do të paraqiten
- A do të kenë buxhetin e vet rrethet, bashkitë dhe komunat
Premtimet e PD-së
Platforma elektorale e PD (Gazeta RD 22 shkurt, 1992, kreu 10. Stimujt zhvillimeve rajonale). «Ne jemi për të stimuluar rajonale). «Ne jemi për të stimuluar zhvillimin ekonomik të çdo zone të veçantë pa cenuar interesat e mbarë vendit. Ligje speciale do të nxirren për pavarësi në buxhetet lokale ku vetë banorët e zonave të jenë në dijeni të realizimit të kërkesave të tyre...»
«Në transformim të menjëhershëm me rendomë se mund ta arrijmë duke riorganizuar buxhete lokale fillimisht në bazë rrethi dhe në bazë komune dhe fshati.
Vetë popullsia lokale do të përcaktojë se përsa ka nevojë dhe do të kontrollojë autoritetet lokale në plotësimin e këtyre nevojave.
Kjo do të rrisë efektivitetin e pushtetit lokal, demokratik dhe harmoninë në zhvillimin e mbarë vendit nga 1 cili do të përfitojë të gjithë...»
Premtimet e qeverisë së PD-së
Programi i qeverisë së zotit Meksi
«Vlerësoj do të propozojmë parlamentit të marrë në konsideratë kërkesën për të ripërcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e organeve lokale, duke përfshirë dhe çështjet fiskale...»
Realizimi i premtimeve të dhëna
Nëni 23 i ligjit për buxhetin për vitin 1992 thotë:
Këshilli i Ministrave brenda datës 15 gusht 1992 të bëjë ndarjen e buxheteve të rretheve në rrojë e për Bashkinë e Tiranës (Për sa ...
... një fjalë për buxhetet e bashkive dhe të komunave të tjera-shëllimi ynë – për të cilat u paraqit buxheti i përbashkët i miratuar me dekret të Presidentit.
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të caktojë kriteret e ndarjes së buxheteve të bashkive dhe komunave.
Në vazhdim të premtimeve
Pesë ditë më parë nga miratimi i ligjit në fjalë, pikërisht me 22.7.1992, me dekret nr. 266 (Megjithëse parlamenti ishte i mbledhur) Presidenti i Republikës shpalli dekretin «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë». Në nenin 41 të tij midis të tjerash thuhet: «Brenda gjashtë muajve të vitit 1992 do të paraqitet para Kuvendit të Popullit të buxhetin e Ministrave projekti për një shtesë të ligjën e buxhetit për ndarjen e të ardhurave dhe të shpenzimeve ndërmjet hallkave të buxhetit të shtetit dhe marrëdhëniet ndërmjet tyre.
Mbas diskutimit në parlament, në tetor 1992 këtij dekreti iu bënë disa ndryshime nga parla-menti të cilat Presidenti i dekretol me 13.10.1992 me dekret nr. 320. Në nenin 41 për cilin bëjmë fjalë u bë ky ndryshim; «Në vend të afatit brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 92, u vendos brenda muajit tetor të vitit 1992...».
Pra, u la detyrë (me ligj) që deri në fund të tetorit, parlamenti t’i paraqitej buxheti i vitit 1993, duke përfshirë dhe të ardhurat dhe shpenzimet e buxheteve të bashkive dhe komunave. Kjo në përputhje dhe me nenin 13 të këtij ligji cili, lidhur me këtë procedurë, kërkon: «...Jo më vonë se fundi i muajit tetor. Buxheti) i paraqitet Kuvendit Popullor.
Kush është realiteti?
Përsa u shkrua më sipër nuk ka nevojë për koment. Deri më sot pushteti lokal, është pa buxhet, dhe kësisoj s’ka se si të funksionojë. Në këtë mënyrë vazhdojnë centralizimi i kompetencave nga pushteti qendror. Shoqëria dhe shteti demokratik i së drejtës që duam të ndërtojmë, nuk mund të funksionojë kështu.
Kush mban përgjegjësi?
- Për moszbatim të ligjeve të miratuara nga parlamenti mban përgjegjësi vetë kryesia e Kuvendit Popullor, Qeveria, Ministria e Fi-
(Vijon në faqen 4)
Në Forumin e intelektualëve të pavarur
- Mungon Rexhep Qosja
- Pjetër Arbnori vjen me vonesë
Dialog në familje
Djali: - Mami, çfarë do të hamë sonte për darkë?
Mamaja: - Patate të skuqura, tani po 1 skuq.
Djali: - Po peshkun, kush do ta hajë?
Mamaja: - Çfarë peshku, more bir, ku është peshku?
Djali: - Unë ndjej erën e peshkut që po skuqet.
Mamaja: - Është era e vajit amerikan. Peshkun e hanë amerikanët, ne hamë erën e vajit.