Berisha, Arbnori dhe Meksi nuk janë në Shqipëri!... - Kush e drejton shtetin?...
Në edicionet e lajmeve të ditës së dielë me datë 31 janar, pothuaj të gjitha kronikat që u transmetuan lidheshin me aeroportin e Rinasit, aq sa dukesh me humor u shpreh se sot televizionet ynë po transmeton drejtpërdrejtë nga Rinasi.
Kryeministri Meksi u nis për në Itali sëbashku me Serreqin. Kryetari i Parlamentit Pjetër Arbnori u nis për në SHBA, ndërkohë që vetë Presidenti Berisha ndodhet që prej disa ditësh në Zvicër.
U qofshtë udha e mbarë e paçin suksesë në misionet që i kanë vënë vetes, për t’i sjellë ndonjë gjë Shqipërisë në këto ditë të vështira. Veçse urojmë të mos na sjellin ndonjë stilograf, ndonjë pako me pambuk apo kapëse vetullash.
Fakti që tre personalitetet kryesore të shtetit nuk janë në Shqipëri, përbën një rast tepër të veçantë, mbase është i rrallë në botë. Nuk ndodh asgjëkundi që të largohen njëherësh të gjithë. Sepse dikush duhet ta drejtojë shtetin, pavarësisht nga strukturat përkatëse të tij që veprojnë.
Dihet se kur mungon Presidenti, kopetencat e tij tek ne i ushtron Kryetari i Parlamentit, por nuk dihet se kush i ushtron ato kur mungojnë të dy.
Pavarësisht nga të gjitha këto, një gjë dihet mirë: Shteti shqiptar është pa drejtues. Shqyr që nuk i shkon mendja CIA-s apo KGB-së të organizojnë në ndonjë grusht shteti, sepse të tre personalitetet kryesore kanë ikur si me porosi.
VEZHGUESI
Jeta në asistencë
- Asistenca e ndërmarrjeve të përbashkëta -
Sindikalistët e Sarandës më shumë të drejtë, ngrenë këtë problem: megjithëse ligji thotë që ndërmarrjet e përbashkëta për një vit duhet t’i mbajë punëtorët sa të gjejnë një punë, disa prej tyre nxitojnë e realizojnë shkurtimet e ashpra të menjëhershme...
NPA-ja p.sh. nxorri në asistencë 120 punëtorë.
Ç’të bësh, nuk ma mjafton asistenca dhe reforma jonë, na u dashka edhe asistenca dhe reforma mbi «reformën që duan të na bëjnë firma dhe kapitale të huaja. Po, kur gjejnë...
Peshku në det zihet, në det shitet
Jo për gjë, po me sa duket, kështu lehtësohen dhe shkurt. rtohen dhe shpenzimet.
Jo për gjë, po me sa duket, kështu lehtësohen dhe shkur. rtohen dhe shpenzimet. Ka kohë që është gjetur ky variant pune e tregëtie. Edhe të ardhurat janë më të mëdha, se monedhë e huaj rrjedhon më tepër, veçse xhepi ku derdhen ndryshon. Shitja bëhet jo vetëm në ujërat ndërkombëtare, por dhe në ato të brendshmet. Asnjëri nuk kontrollon. Edhe po të dojë, s’ka më se s’ka mjete. Kështu që policisë financiare i ikën peshku nga duart. Ç’themi po, ka burrë që të rrokë në pëllëmbë peshkun dhe ngjalën e freskët?(!)
Th. D.
Kaq ikur si me porë…
Th. D.
Çfarë është vjedhur dhe kush e vodhi Bashkinë e Durrësit
Megjithëse u bë një javë që në organet e shtypit dhe në opinion i është bërë jehonë vjedhjes së bujshme në bashkinë e Durrësit, ende drejtuesit e organeve të rendit dhe vetë kryetari i bashkisë, nuk po prononcohet për të dhënë spjegime rreth këtyre vjedhjeve.
Për t’u arhdur në ndihmë zotërinjve, po botojmë inventarin e vjedhjeve të bëra në këtë bashki. Janë vjedhur 500 mijë lekë, arkës së shtetit, dhe rreth 100 mijë lekë punonjësve të bashkisë. Janë vjedhur pesë makina elektronike llogaritëse, aparate mjëkësore, aparate telefonik, janë thyer 7 kasaforta e 12 dyer. Ky është inventari që raportojnë punonjësit e aparatit të bashkisë. Po ata thonë se vjedhësi është identifikuar plotësisht, madje përmendin edhe emrin duke konkluduar se organet e rendit e të drejtësisë dhe vetë kryetari i bashkisë nuk po prononcohen hapur; pasi vjedhësi është djali i një personaliteti të lartë shtetëror që muaj më parë paska vjedhur edhe një makinë. Dikur djali i shokut Qirjako (Mihali) pasi kreu një krim e mbuluan servirët se njollosje figura e shokut Qirjako. Edhe këtë radhë njëjlloj gjykohët. Ta mbulojmë vjedhjen se njollrohet figura e zotit... Madje ka zëra se për shkak të kësaj rrethana janë bërë përpjekje për eliminimin e dokumenteve që vërtetojnë kapjen e vjedhësit. Por a e dini zotërinjve e organeve të rendit e të drejtësisë, vetë kryetari i bashkisë se dukja e dokumentave përbën shkelje të ligjit, pra krim për të cilin do të përgjigjen? Sot që kanë gurin dhe arrën në dorë mund t’i çdukin dokumentet, por ata harrojnë se njerëzit janë gjallë... Por edhe në qoftë se do t’u mbyllet goja njerëzve, muret kanë veshë, madje me që vjedhjet janë bërë natën, ato i ka fotografuar hëna, si dikur kapuçonët e Ismail Kadaresë tek «Emblema e dikurshme».
SULEJMAN VOLGI
Para disa kohësh kryetari i Kuvendit Popullor, zoti Pjetër Arbnori është akuzuar nga shoku i tij i qelisë Don Simon Jubani si bashkëpunëtorë i sigurimit të shtetit.
Në shtyp publikohet se Genc Ruli ministër i ekonomisë së financave nëpërmjet firmës së tij ka shkelur embargon e vendosur nga Evropa kundër Serbisë. Blerim Çela akuzohet në shtyp se ka deklaruar që votat më mirë jepjani Milosheviçit se sa socialisteve. U bë zhurmë e madhe për deklaratat që kanë bërë Baskim Kopliku e Ylli Pango në Maqedoni. Botohët një shkrim ku me fakte argumentohët se Bashkim Gazideda ka gjunjyer Kuvendin Popullor kur ka thënë se kishte shkruar tek Luan Pobrati në burg i dërguar nga presidenti i Republikës për ta verifikuar një letër drejtuar atij. Për qeverinë e qeveritarët e sotëm flitet shumë. Këtu shkëputëm vetëm disa fakte që i dimë të gjithë. Çudi, i dinë të gjithë e nuk u bën përshtypje! Njerëzve nuk u bën përshty... zohet si spiun, shefi i kontrollit të shtetit si simpatizant i Milosheviçit, që ministri i ekonomisë hedh firma që i zgjasin jetën pushtimit serb të Kosovës, se... Kaq shumë të jenë mpirë njerëzit! Atyre ndoshta edhe u bën përshtypje; po ç’të bëjnë?! Atëherë bëjeni juve zotërinj pushtetarë. Bëjeni ju zoti Pjetër. Kërkoni që Kuvendi Popullor të hapë të parën dosjen tuaj. Kërkoni me dorëheqje në qoftë se nuk ju mbështesin. Hidhini çështjen në gjyq. Bëni të pamundurën për të na dhënë të kuptojmë se cili jeni në të vërtetë. Përndryshe, nuk mund të rrini më në atë fron të lartë. Në shembullin tuaj le të ecin edhe të tjerët. Akuzat ndaj jush s’mund të anashkalohen. Ato janë publike, prandaj për to opinioni kërkon përgjigje publike. Postet e larta që ju mbani kërkojnë burrëri. Tregojeni këtë burrëri duke i nënshtruar vullnetarisht drejtësisë. BEQIR SKRELI DINO THANA
Peizazh turistik Saranda me baraka
Në këtë kohë pa kontroll banesash gjerë që do t’i kushtojnë shumë të ardhmes dhe qytetërimit demokratik. Vendet e bukurive të rralla janë krejt të parambrojtura nën sulme të njerëzve që duan të përfitojnë sa më shumë nga tranzicioni ose hallet e tyre duan t’i zgjidhin pa marrë parasysh dëmin ose shkatërrimin shoqëror.
Saranda po mbushet me baranga, asnjë kontroll mbi pasaportizimet, ndërtimin e shtëpive, barakave të tregtimit, të sistemit të përkohshëm. Për 500 pozicione të paligjshme, u fol në një takim zyrtar, shtëpi, dyqane etj. po kështu në fakt se është e vërteta. Qeverimi ngjan si i mbrirë dhe druhet të veprojë. Po nesër organizimet kanë për t’i kushtuar një çmim fisht shtetit e shoqërisë, por edhe individëve vetë. DINO THANA Ajo që ndodhi në mbledhje po rrit kërkesën. Varia dhe servirizimi ndaj shtetit e pushtetit u nënlë në të gjithë peshën e tyre në të, aq sa duket sikur hija e tyre, hija e vartësisë dhe e servilizmit na ka lënë «me hije». Nuk ka si shpjegohet ndryshe që HAMDI JUPE (Vijon në faqen 3)
LIDHJA E GAZETARËVE - SHPRESE APO ZHGËNJIM?
Me mendimin se jemi të gjithë intelektualë, shqiptarë, pavarësisht nga diversiteti i bindjeve politike e përkatësia partiake; me shpresë se në kushtet e pluralizmit e radhë kota ke kemi edhe ne gazetaret organizatën tonë; të vetëdijshëm se është i nevojshëm organizimi për të përballuar sot e në të ardhmen problemet e shumta që shqetësojnë shtypin shqiptar, u mblodhëm para pak ditësh në gazetaret në takimin tonë.
Pas dy vjetësh polemika të ashpra ku çamë e u grimë më njëri-tjetrin për interesa partiake, u duk se erdhi koha të merren vesh, së paku për hallet tona të përbashkëta. Ndaj ishte entuziazmuese prania në sallë e një numri të madh gazetarësh rralë herë të parë vilet e fundit në një mbledhje të tyre. Në një rast të tillë, arsye e shëndoshë i lë mënjanë fyshin e autorët dhe mënyrën e organizmit të këtij takimi.
Ai u organizua në një kohë kur ne kishim dy organizata gazetare, rresht e njëkohësisht nuk kishim asnjë. E para; BGSH-ja kish vdekur prej kohësh dhe ishte zëvendësuar me një Komitet Drejtues të përkohshëm.
… bashkë me kohën që e krijoi. E dyta, Lidhja e gazetarëve, sepse nuk i rezistoi dot kohës së re. Ideja për të ngritur një lidhje të re mbi germadhat e të dyjave nuk ishte e keqe. E besuar si serioze dhe e sinqertë ajo dukej shpresëdhënëse.
Tashmë dihet si u zhvillua mbledhja, dihen edhe rezultatet. Ajo që nuk dihet qartë është përgjigjja e pyetjes: a është sajësa e re me emrin «Lidhja e gazetarëve» një shpresë për gazetarët apo një zhgënjim i ri? Kjo pyetje u ngrit që në fillim të mbledhjes së gazetarëve, e shoqëroi atë gjatë gjithë kohës dhe vazhdon të bëhet edhe sot. Shpresa buron nga dëshira për të patur vërtet një organizatë serioze profesionale. Zhgënjimi duket në pasojat që mund të vijnë prej rezultateve të mbledhjes së parë. Le të mbanjë gjallë shpresën, duke denoncuar të keqen që mund të na sjellë zhgënjimin.
Në diskutimin tim në mbledhjen e gazetarëve, duke iu referuar pë…
…në përshtypje! Njerëzve nuk u bën përshtypje se Nr. 2, i Shqipërisisë aku… gazetareve, mbledhjen e gazetarëve, duke iu referuar pë…
…të gazetarëve nga presidenti i Republikës për të u bën Shqipërisë aku…
…gazetareve, duke iu referuar pë…
Riorganizimi i Partisë - proces i vazhdueshëm
Ditën e dielë paradreke u mblodh komiteti drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Shkodrës.
Në këtë mbledhje u diskutua gjerësisht mbi punën e bërë deri tani, për riorganizimin e Partisë dhe disa probleme që dalin në këtë drejtim për të ardhmen. Në raportin që mbajti kryetari i këtij komiteti, Sadedin Stankoj, vërejti theksi për një konceptim të ri të domosdoshmërisë së organizimit të Partisë. Fshte fakt që për riorganizimin e Partisë jemi ndalur disa herë, por duhet kuptuar se çdo ditë dalin probleme të reja. Ndaj është e nevojshme ta kemi të qartë mirë që riorganizimi i Partisë nuk fillon dhe nuk mbaron në një ditë, as me disa ditë, ai tashmë është një proces i vazhdueshëm. Riorganizimin e tashëm e dikton ndarja e re administrative e qytetit në katër rajone. Po kështu dhe në disa fshatra ku feta e partisë është e vakët, me riorganizim synohet që ajo të gjallërohet.
Edhe nga diskutantët u nënvizua fakti që riorganizimi i Partisë Socialiste ka synim kryesor kompaktësimin e saj dhe forcimin e saj në jetën politike opozitare si forcë konstruktive. Është fakt që këtë konstrukt e fundit ndali Partia Socialiste në këtë rreth gjatë një periudhe disa veprime nga autoritetet e pushtetit lokal, që ndoshta pa dashje mbajnë hije mllëfesh e revanshi. Këto shfaqje komiteti drejtues i ka denoncuar si dukuri që cenojnë mirëkuptimin e tolerancën, si dukuri antidemokratike. E kemi theksuar dira herë se Shkodrës i nevojitet mirëkuptimi midis forcave politike jo mosmarrëveshjet e mërive, vunë në dukje të pranishmit. Partisë Socialiste në këtë rreth nuk i ka munguar dhe nuk do t’i mungojë kontributi për mirëkuptim. Në përmbahojmë pikpamjes sonë se shfaqjet e sotme të revanshizmit të ndërsjellta nga pushtetarët nuk luftohen me revanshizëm. Këtyre shfaqjeve Partia Socialiste u përgjigjet me promovimin e saj në një kompaktësim e veprimtar… [Vijon në faqen 2]
…ku beson më fjalëve të bukura; por veprimtarës konkrete që zhvillon në shërbim të tij. Ndaj dhe riorganizimi i partisë duhet që t’i shërbejë ngritjes cilësore të kësaj veprimtarie. Ky riorganizim do të bëjë më të mundur që përballë revanshizmit të fitojë mirëkuptimi, përballë ekstremizmit të fitojë toleranca e përballë demagogjisë të fitojnë argumentet. Që riorganizimi i partisë të jetë sa më efektiv, është e nevojshme që ky proces të mos ndahet aspak nga veprimtaria konkrete e përditshme e partisë.
Në përfundim të diskutimeve për këtë pikë u miratua plani i punës me grupe të ngritura nga anëtarët të komitetit drejtues që do të ngrenë këshillat drejtues të Partisë në katër rajone të qytetit si dhe në disa fshatra të zonave të thella malore. E gjithë kjo punë të përfundojë brenda muajit shkurt.
Veç të tjerash në këtë mbledhje u diskutua edhe për disa probleme shqetësuese që tashmë.
MUSA KURTULAJ
(Vijon në faqen 2)
Njoftim
Më datën 4 shkurt 1993, ditën e Enjte, në ora 10.00 në sallën e leksioneve të Pallatit të Mëd. të Kulturës Tiranë, Komiteti i Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës së rrethit të Tiranës organizon:
- Takim me familje e të afërm të dëshmorëve të rënë në:
- Masakrën e 4 Shkurtit 1944 në Tiranë;
- Në luftimet e Qafës së Bëllës, Br. III6, më 16 Janar 1944.
- Në luftimet e Tujanit të Bat. «Dajti» E. Br. II3 më 22-25 janar 1944 dhe në Dheshorët e 28 Shkurtit në Tiranë.
Ftohen të marrin pjesë familje e të afërm të dëshmorëve si dhe veteranë që kanë marrë pjesë në këto luftime e ngjarje.
Mbledhjet organizohen vizita në familjet e dëshmorëve, Komiteti i Veteranëve dhe Invalidëve të rrethit të Tiranës.
Ndërrim shtëpie
Në qytetin e Fierit, në qendër të tij, pranë Kinoteatrit disponoj për apartament banimi me dy dhoma e kuzhinë, me aneks e balkon të bollshëm.
Duam ta ndërrojmë me një apartament në Tiranë me të njëjtën sipërfaqe.
Kush e realizon këtë ndrrim do të marrë një shpërblim të kënaqshëm.
Të interesuarit të njoftojnë në Telefonin nr. 229-39, në Tiranë.