Transparencë - hap i parë për mirëkuptim mbarëpopullor ndaj reformës
Në redaksi na kanë ardhur shumë informacione që flasin se tarifat e shpallura nga qeveria për disa shërbime nuk janë të sakta.
Tarifat reale të shërbimeve telefonike, transportit etj. janë shumë më të larta se ato të shpallurat me të cilat manipulohet me gjuhën e mëkatarëve.
Si është e vërteta?
Në numrat e ardhshëm do të informojmë për këtë çështje.
Informacion për ndarjen e tokës
- Deri tani ndarja e tokës si rreth është bërë në masën 92 për qind. Kanë përfituar tokë sipas ligjit dhe përgjithësisht punohet në të, në 33 fshatra që përfaqësojnë 7 mijë ha dhe 4300 familje.
- Në fshatrat Borsh, Kulluricë, Dhivër është bërë ndarja e tokës, por ka shkelje të ligjshmërisë dhe mosmarrëveshje. Probleme ka edhe për NB-të e bregdetit, Xarë dhe Vurg.
- Dhënia e tapive është bërë në masën 15 për qind të fshatrave që përfaqësojnë 1550 ha dhe rreth 900 familje.
- Tre NB-të, nga 11 gjithsej që ka rrethi, janë futur në rrugën e privatizimit. Deri tani janë dhënë në pronësi 60 ha tokë dhe në përdorim 10 ha të tjera. Është shitur blegtoria totalisht në 6 NB. Vetëm këto të fundit janë shitur mbi 14 mijë krerë bagëti të imëta dhe mbi 600 kokë gjedhe që realizohen të dëmtoheshin nga dimri. Vazhdon shitja e objekteve shtetërore dhe deri tani janë akorduar mbi 28 milionë lekë si dhe vazhdon puna për inventarizimin e pemëtarisë në ato NB që do të privatizohen.
- Në 15 fshatra ka përfunduar dokumentacioni (hartuar procesverbalet), por nuk janë dhënë ende tapi, kurse në 13 fshatra të tjera hartimi i procesverbaleve është në përfundim.
- Informacioni i publikuar në televizion për parapambetjen në ndarjen e tokave në rrethin e Sarandës është jo i saktë, tendencioz dhe me qëllim keqdashës.
THOMA THANO
anëtar i komisionit të ndarjes së tokave në rrethin e Sarandës.
Përurohet shtypshkronjë e re
Dje në mesditë u përurua në Tiranë shtypshkronja e re me emrin «Demokracia», dhuratë e International Media Fund në SHBA për shtypin demokratik shqiptar. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë gazetarë dhe punonjës të shtypit, financues dhe ndërtues të shtypshkronjës, deputetë të Kuvendit Popullor etj. Merrnin pjesë edhe presidenti i Republikës Sali Berisha, drejtori i fondacionit The International Media Fund Marvin Stoun, Ambasadori i SHBA-së në Tiranë Ulliam Raierson etj.
Pas fjalëve të rastit, të pranishmit vizituan mjediset e shtypshkronjës së re dhe asistuan në vënien e saj në punë për herë të parë. Kjo shtypshkronjë është pronë e shtatë gazetave shqiptare «Rilindja demokratike», «Republika», «Alternativa SD», «Sindikalisti», «Bashkimi», «Drita», dhe «Zëri i rinisë». Në të do të shtypen edhe materiale të tjera. Shtypshkronja është e kompjuterizuar dhe bën shtypje ofset. Kapaciteti i saj është 25 mijë kopje në orë. Fillimisht ajo do të shtypë me ngjyra bardhë e zi ndërsa më vonë edhe me ngjyra të tjera. Ndërtimi i shtypshkronjës ka kushtuar mbi një milionë dollarë.
SEMINAR PËR SHTYPIN
Dje para dite në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë filloi seminari ndërkombëtar për shtypin dhe RTV, organizuar nga Fondacioni Soros. Në këtë seminar marrin pjesë gazetarë të organeve të ATSH-së dhe të RTV si dhe të ndryshme të shtypit shqiptar, shumë gazetarë nga vende të ndryshme të Evropës dhe të SHBA-së. Merrnin pjesë gjithashtu deputetë të komisionit parlamentar për shtypin dhe informacionin etj. Në seancën e paradites së ditës së djeshme referuan para gazetarëve gazetarët e huaj Janosh Ho- Horvart nga Hungaria, Ned Kold nga SHBA, Julie Flint nga Britania e madhe dhe Konstanti Gebert nga Polonia. Kreu referimeve të tyre pastaj pati diskutime nga të pranishmit. Mbasdite seminari vazhdoj me referime dhe diskutime të tjera. Ky seminar do të vazhdojë deri më datën 6 shkurt. Korresp. i «Zërit të popullit»
Revanshizmi s’ka asgjë të përbashkët me demokracinë
Deputetët socialistë bashkëbisedojnë me elektoratin
Kohët e fundit po shpeshtohen takimet e deputetëve socialistë me elektoratin. Përparësi kanë veçanërisht zonat elektorale ku ata konkurruan në zgjedhjet e 22 marsit. Shpesh këto takime organizohen me kërkesën e banorëve të këtyre zonave. Një takim me banorët e zonës elektorale ku ishte kandidat për deputet në Tiranë në zgjedhjet e 22 marsit, organizoi këto ditë deputeti Musa Ulqini. Në këtë bashkëbisedim, i cili zgjati gati 2 orë, të pranishmit bënë mjaft pyetje e sugjerime për veprimtarinë e Kuvendit Popullor dhe të grupit parlamentar socialist.
Një nga problemet që shqetësonte më shumë të pranishmit ishte gjallërimi dhe fuqizimi i forcave revanshiste të djathta në jetën politike shqiptare. Ky revanshizëm manifestohet veçanërisht në qëndrimin që mbahet ndaj Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar. Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar nga mazhoranca demokratike në parlament e që gjen mishërim të plotë në disa nga ligjet që janë miratuar deri tani nga Kuvendi. Deputeti Ulqini duke folur për këtë dukuri negative solli disa fakte domethënëse. Deputetët e PD-së, theksoi ai nuk pranuan që të votonin për ditën e çlirimit të Shqipërisë. Nuk është e vërtetë se debati u bë në parlament për datën e çlirimit, pra për 29 Nëntorin e vitit 1944. Jo. Debati u bë që të ketë apo jo Shqipëria festë zyrtare ditën e çlirimit, pavarësisht në se kjo datë do të ishte 29 nëntori apo një datë tjetër.
Kur u votua për projektligjin për invalidët e Luftës Antifashiste, deputetët e PD-së votuan që të mos futet në listë një projektligji që të bënte fjalë për bashkëpunëtorët e armatosur, të cilët u reshtuan përkrah nazifashistëve dhe bënë krime të shumta ndaj popullsisë civile dhe përkrahësve të Luftës Nacional-Çlirimtare si më 4 Shkurt etj. Po kështu me këmbënguljen e mazhorancës demokratike, ju dha pafajësi e plotë të gjithë bashkëpunëtorëve të pushtuesve. Ndërsa ata që u burgosën për krimet e kryera gjatë luftës dhe që nuk arritën të largoheshin bashkë me nazistët do të përfitojnë pensione të shumëfishuara dhe dëmshpërblim.
Të pranishmit theksuan se qëndrime të tilla ndaj Luftës Antifashiste të popullit shqiptar të njohur edhe nga tre fuqitë e mëdha SHBA, Angli dhe BS, jo vetëm vënë nënvlerë atë që bënë luftën çlirimtare, por tensionojnë shumë jetën politike në vend. Ky qëndrim që mbahet ndaj Luftës Antifashiste, nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë. vendet e mërfíllta demokratike nderojnë luftëtarët antifashistë dhe dënojnë bashkëpunëtorët e nazifashistëve kudo
(Vijon në faqen 4)
Përgjegjësi i postës së Markatit pengon reformën (!)
Sa e mbështet reformën, e kupton reforma, pengon reformën, përdoren shumë mirë nga pushtetarët për të bërë koregjimet e plotësimet partiake si në aparatin shtetëror, të ndërmarrjeve, bile dhe të institucioneve e qendrave të punës të dorës së
(Vijon në faqen 2)
Ambasada turke njofton
Në kuadrin e programit të ndihmave që po i jep Shqipërisë qeveria turke, me datë 1 shkurt 1993 me anijen «Gjrokastra» mbërritën në portin e Durrësit 1900 tonë miell me vlerë 830 000 dollarë.
Edhe në muajt e ardhshëm do të vazhdojë ardhja e ndihmave që qeveria turke po i dërgon popullit mik e vëlla shqiptar.
Kuvendi Popullor
Bëjnë betimin dy deputetë të rinj.
Dje bënë betimin dhe zunë vend në parlament si deputetë zëvendësit Ismet Ferizi dhe Galip Ramalli. Caktimi i tyre u bë nga grupi parlamentar i PD në bazë të listës shumë emërore për të zëvendësuar Natasha Lakon dhe Napo-lor Roshin të cilët kanë dhënë dorëheqjen. Fletët se z. Lako shkon pranë bashkëshortit të saj që emërohet në një detyrë diplomatike diku në Evropë, kurse z. Napolon emërohet vetë në një detyrë të tillë.
Të dy deputetët rishtarë vijnë nga Kavaja. Z. Ferizi ka qenë dhe në parlamentin e kaluar.
Miratohet ligji mbi pagat e gjyqtarëve, të prokurorëve dhe të hetuesve
Për rreth dy orë e gjysëm parlamenti diskutoi e miratoi ligjin e më sipërm i cili ka tre nene. Që në dispozitat kushtetuese ishte lexuar që në pagat e gjyqtarëve, prokurorëve e hetuesve të caktohen me ligj. Kjo gjë justifikohet me rëndësinë e madhe që ka pushteti gjyqësor. Në diskutimin e tij deputeti Fehmi Abdiu theksoi se këto rroga duhet të jenë të tilla që të mos lejohen asnjë korrupsion. «Shteti, tha ai në mënyrë figurative, duhet t’i blejë punonjësit e organeve të drejtësisë shtrenjtë, dhe kur ata nuk e meritoj-
(Vijon në faqen 4)
Turizmi duhet t’a vihet në pronësi e në shërbim në radhë të parë shqiptarëve
Sipas relacionit të Këshillit të Ministrave dhe shpjegimeve të specialistëve gjatë shqyrtimit të këtij projektiligji «Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmi», në komisionin e financës e të ekonomisë, qeveria synon; e krijojë mundësinë për një rregullim të plotë juridik të marrëdhënieve ekonomike në sektorin e turizmit, të zbatojë një politikë lehtësuese për investitorët, sidomos të huaj, në zonat e sistemuara; të rregullojnë marrëdhëniet juridike institucionale duke krijuar komitetin e zhvillimit të turizmit, për të eleminuar zvarritjet burokratike, spekullimet e korrupsionin në shfrytëzimin në këtë sektor.
Duke synuar, që me miratimin e këtij projekti, me të cilin në parim dakord, synimet e qeverisë të bëhen realitet, dëshiroj njëkohësisht të shpreh disa mendime për projektin dhe në përputhje do zbatimin e turizmit në vendin tonë, për të ndihmuar edukimin shqiptarin për të cilën po diskutojmë.
Së pari, turizmi zhvillohet me një politikë të strategji të qartë shtetërore, me një legjislacion të plotë që i mbështet ato. Po të nisemi nga ajo që kemi pranuar të gjithë, se turizmi, krahas bujqësisë, është degë parësore për nxjerrjen e ekonomisë nga kriza e stanjacioni i thellë që është mbërthyer prej vitesh, me të drejtë duhet t’i tërheqim vëmendjen qeverisë për vonesën e paraqitjes së këtij projektligji, si është e vonuar dhe në miratimin e politikës e të strategjisë së zhvillimit të turizmit. Ligjet për rregullimin e marrëdhënieve ekonomike e juridike në fushën e turizmit duhet të ishin nga të parat ligje që duhej të ishin miratuar nga ky kuvend pluralist. E theksoj këtë se muajt kalojnë, bile po mbushet viti, dhe lëvizjet për mirë në shërbimin turistik, janë tepër të vogla, kundrejt mundësive që ekzistojnë.
Megjithatë, si akti i parë legjislativ, duke e ballafaquar me politikën e strategjinë e turizmit, që siç jemi në dijeni është duke u përgatitur nga Ministria e Turizmit, mësojmë se ky projekt është hartuar duke u mbështetur në koncepte të reja në kuadrin e reformës e të ristrukturimit të ekonomisë. Veçse në asnjë mënyrë nuk duhet t’i pranojmë konkluzionin që jepet në relacion, se ai zgjidh plotësisht nga ana juridike marrëdhëniet ekonomike në fushën e veprimtarisë turistike e cila është e larmishme. Projektligji që gjejmë duke shqyrtuar zgjidh vetëm një pjesë të këtyre marrëdhënieve, ato që kanë të bëjnë me ndërtimin, rikonstru kcionin, përmirësimin e hoteleve turistike e të anekseve të tyre në zonat e stimuluara. Me këtë projektligj nuk rregullohen marrëdhëniet ekonomike e juridike që lindin nga veprimtaria prodhuese e komerciale që janë edhe më kryesoret në biznesin turistik.
Është e vërtetë që nga regjimi monist, vendi nuk trashëgoi industri e turizmi dhe as ndonjë legjislacion për të, por dhe pa gjë nuk jemi. Ç’po bëhet me hotelet turistike që disponojmë, këtyre marrëdhënieve, ato që kanë të bëjnë me ndërtimin, rikonstru-kcionin, nuk jemi. Ç’po bëhet me hotelet turistike që disponojmë, me ato fshatra turistike të blera me valutë vitet e fundit, me pikat e shumta turistike disponojmë? Para se të mendohet për perspektivën dhe mirë bëhet, Ministria e Turizmit e krijuar enkas për këtë, ka për detyrë të vejë në eficiencë të plotë bazën turistike që aktualisht disponon vendi. Dhe këtë e kërkon gjendja e mjerueshme financiare e valutore e arkës së shtetit. Çmimet e larta si për fjetje dhe për ushqim në hotelet turistike nuk justifikohen me nivelin relativisht të ulët të shërbimit e të pastërtisë, me mungesën e bazës materiale, të ujit, të dritës e të ngrohjes, këto janë shkaqe që bëjnë të huajt të preferojnë më mirë sektorin privat, megjithëse ndodhet në hapat e para. Është detyrë e kësaj ministrie të mendojë e të përgatitë, krahas legjislacionit të jetërë, edhe ata që lidhet me vënien mbi baza juridike të shërbimit privat turistik që po lulë- (Vijon në faqen 3)
A DO VISH SIVJET NË PLAZH?
Po turistë të huaj a do të vinë këtë vit në Shqipëri?
Ka dy vjet që bashkë me këngën «A do vish sivjet në plazh?» kemi humbur edhe pushimet: verore. Arsyeja dihet: Çmimet e larta! Këtë vit edhe më të vështira.
Po të huajt? Edhe ata nuk janë aq të mangët sa të hedhin para poshtë, sepse edhe për ta çmimet e vendosura nga ministria e turizmit janë shumë të larta.
Që të binden për këtë, le të krahasojnë çmimet e hoteleve tona me çmimet e hoteleve në Greqi, Itali, e Maqedoni. P.sh çmimet e hoteleve: «Metropol», «Desaret», «Granit» që janë nga më të mirat në Ohër nuk i kalojnë të 30 dollarëve për një natë. Jo vetëm për të fjetur por edhe për të ngrënë mëngjesin, drekën, darkën, shërbimi po dhe. Në të gjitha ambientet nuk ka asgjë të thyer apo të prishur, kurse Radio, televizori, telefoni dushi me ujë të ngrohtë punojnë «Non stop». E përsërisim; çmimi 30 dollarë për një njeri.
Në hotelet tona, megjithëse mungojnë të gjitha përsëri çmimi është shumë i lartë. 30 deri 90 dollarë vetëm për të fjetë. Po kaq edhe për të ngrënë, pra 60 deri 180 dollarë në ditë.
Telefoni, televizori, dushi. nuk funksionojnë as në hotel Dajti e jo më në hotelet e tjera. A mund të vinë turistët në këto kushte? Po në se nuk vinë, kush ua ka fajin. Ne kemi hapur dyert e kemi: caktuar edhe një ministër të tërë me një krye një ministër pa se i thonë: ministri turizmi pa, turistë
BASHKIM DETI
Përgjegjësi i postës së Markatit pengon reformën (1)