BIXHOZ ME DJERSËN E POPULLIT
- Ish drejtori dhe ish nëndrejtori i Bankës Tregtare vazhdojnë në gjendje arresti
- Cila është akuza?
- 1.200.000 dollarë janë zhdukur.
- Cilët janë implikuar në këtë operacion misterioz?!
- Kush është roli i guvernatorit Ilir Hoti dhe i Ministrit Genc Ruli në këtë skandal të ri?
- A ka lidhje midis kësaj enigme dhe «Dekoratës Kallp» që ka marrë presidenti Berisha nga «Një Institucion Francez»?! në ceremoninë e së cilës mungonin përfaqësuesit e ambasadës Franceze.
- A duhet që komisionet e specializuara parlamentare dhe vetë parlamenti të thërrasin për sqarim Guvernatorin Ilir Hoti?!
- A kanë dijeni Qeveria e Stabilitetit dhe ajo Teknike për këtë problem?!
Rreth këtij misteri, të ri pas atij të «enigmes së kambizmit» që po ndodh me bankat tona do të mundohemi t'ju informojmë herë pas here.
Fillimisht po botojmë një kopje të mandatit që Guvernatori i Bankës Ilir Hoti i ka dhënë qytetarit francez NICOLAS ARSIDI, që është dhe personi që ka tërhequr çekun 1.200.000 dollarë, ai që i ka sjellë presidentit «Dekoratën Kallp», ai që ka bërë tentativa për «me» bashkëpunim me hotel Tirana, 15 katëshin».
Takim i kryetarit të PSSH, Fatos Nano me ambasadorin e Suedisë z. Ola Ullsten
Dje paradite Kryetari i PSSH, Fatos Nano priti Ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë në Republikën e Shqipërisë, Z. Ola Ullsten.
Gjatë takimit, Ambasadori Suedez, u interesua të njohë platformën dhe pikpamjet politike të PSSH si parti opozitare për zhvillimet e sotme në Shqipëri.
Lidhur me platformën e PSSH Fatos Nano theksoj se ajo, si Parti e së majtës demokratike europiane, ka tri objektiva themelore në luftën, politike e parlamentare:
Së pari, ndërtimin e një shteti vërtetë të të drejtës, me pushtete legjislative, ekzekutive e gjyqësore të ndara, që të shmanget çdo përsëritje e praktikave totalitare për përqëndrimin e pushteteve në një dorë dhe për shkeljen e të drejtave të njeriut mbi bazën e përkatësive politike.
Së dyti, ndërtimin e një ekonomie tregu me dimensionin social, ku shteti merr përsipër mbrojtjen ligjore e sociale të të gjithë individëve, pavarësisht nga bindjet politike dhe u krijon atyre shanse të njëjta për të ushtruar iniciativën e lirë dhe për të siguruar mjetet e jetesës.
Së treti, konceptimin dhe zbatimin e një politike të jashtme të partneritetit, sipas koncepteve të integrimit europian, duke mbrojtur pavarësinë dhe çështjen kombëtare përmes lidhjeve të ndërsjellta me interes reciprok.
Në përputhje me këtë platformë, Fatos Nano i paraqiti Ambasadorit suedez një panoramë me spjegimet dhe shembujt konkretë për objektivscet konstruktive që ka paraqitur PSSH në Parlament dhe në opinionin publik ndaj zhvillimeve politike e social ekonomike në Shqipëri pas zgjedhjeve të 22 Marsit.
Në mënyrë të veçantë ai vuri theksin tek rreziqet që bart politika e larjes së hesapeve dhe e konceptimit të reformave me frymë revanshiste, që po zbaton partia në pushtet në emër të «antikomunizmit» dhe nën presionin e ekstremistëve të djathtë. Vazhdimi në këtë rrugë, që tashmë ka dështuar në shumicën e vendeve të Lindjes, në vend të kërkimit të zgjidhjeve politike dhe ekonomike që mbrojnë interesat e shumicës së shqiptarëve, thellon më tej konfliktet sociale, paralizën e ekonomisë dhe varfërinë e integrimit real me botën e qytetëruar.
Mungesa e një programi të përpunuar dhe publik antikrizë dhe për reforma të tregut që të raktikizojë ekonomia dhe pasuritë e Shqipërisë, zbatimi mekanik i skemave të liberalizimit të egër të çmimeve e të një privatizimi spontan, hedhja në rrugë e qindra mijra njerëzve pa mbrojtje sociale, janë shenja të paaftësisë së Qeverisë së sotme për të siguruar një tranzicion normal dhe shpërshpejtës për të ardhmen.
Fatos Nano shprehu gjithashtu objeksionet e PSSH, të paraqitura dhe në parlament, lidhur me mungesën e një boshti në politikën e jashtme të Qeverisë së sotme, e cila duke neglizhuar realitetet e përkatësisë europiane të Shqipërisë dhe prioritetet e nismave të fqinjësisë së mirë në rajon, ka vënë Shqipërinë në fokus të kontradiktave të sotme ballkanike, dhe më gjërë.
Në përfundim, Fatos Nano shprehu besimin të plotë se Shqipëria i ka potencialet e nevojshme politike, intelektuale dhe ekonomike për të dalë nga kriza dhe për të kryer reforma të vërteta demokratike, në rrugën e tolerancës, mirëkuptimit dhe konkurrencës së ndershme politike mbi baza kushtetuese dhe duke shpërbëruar pushtetin politik.
Ambasadori suedez vlerësoi shkëmbimin e frytshëm të mendimeve dhe informacionin realist që mori nga ky takim, duke uruar vazhdimin e kontakteve në të ardhmen.
Korresp. i «Zërit të popullit»
A ka vërtetë qetësi në Poliçan?
Poliçani. Qetësi, sakrificë, apo ankth? Më duket se të dyja të fundit dominojnë qytetin.
Mjafton të përmendim një fakt të kryetarit të Bashkisë, Arshin Tusha: Breth 2000 familje në gjendje të vështirë. Poliçani i ka humbur zërin. Shtatë të dënuarit, që nuk bënë asgjë më shumë se shokët për të vjedhur bukë, kërkojnë drejtësi, por askush nuk u përfill. Heshtje, sorollatje, burokraci. Të duket sikur qeveria e ka nxjerrë jashtë e policianisë në ankand. Pushtetmbajtësit mërziten dhe u përballojnë dot kërkesave që u kanë premtuar dhe ua hipin avionëve me gjithë gruan dhe shetisin botën, policianisht presin në agoni, në ankthin përfshirës të tyre.
Çfarë ka Poliçani të veçantë? Vetëm dallim dhe varfërinë. Në ditët 28 janar në vitrinë afishon një bukë e me blerë partyshe që tretë. Shkriheshin mirë hallet e Poliçanit ndryshe do të mbushnin po... [e palexueshme]
... tërheqësin më si dikur; Kthehuni punës! U është ngjyrur zëri apo u është mbyllur goja? Po emigracione i premtuar ku është? Dikujt e Poliçanit kanë ikur me gjithë nën e qetulli. Dhe s'dihet ku janë. Fletthi rret për të thurrur në armë kanë mbetur nëpër sirtarët e shtypjeve. Dikur dhe fletë gjoba se s'u mban korriz. Dikush nuk i din as prindërit, as Qeveria se ku janë, se u rinë nuk e ndalon dot as plumb, moj, jo gjobat e rënda. Dashurinë për Atdheun nuk ta shton gjoba, po rritja e mirëqenies, kujdesi i Qeverisë. Varfëria i detyroi të lenë dashurinë e prindërve dhe të ikin sa të ketë dhe të zili. Të pranojnë dhe gjobat, dhe prangat, dhe vdekjen. Ja, kjo është ndihma që u ka dhënë Qeveria poliçanase të varfër! Poliçani nuk pati marrë kurrë bukë në dyqan me shkop polic. Vetëm bagëtia ruhen me shkop ku kullotin e puruar, tani dhe policianët i barazoi Qeveria me to!
Punëtori Naim Ago na tha dheka
(Vijon në faqen 3)
Njoftim i zëdhënësit të PSSH
Partia Socialiste e Shqipërisë po ndjek me shqetësim të veçantë përkeqësimin e situatës në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, sidomos shfaqjet e kthimit masiv të emigrantëve ekonomikë shqiptarë nga ky vend fqinjë dhe incidentet që lidhen me to.
Ajo konstaton se ky përkeqësim, që vjen ndesh me zhvillimin e detyranismë të marrëdhënieve të fqinjësisë, ndodh menjëherë pas vizitave të Ministrit të Jashtëm, z. Serreqi dhe të Kryetarit të Parlamentit, z. Arbnori, në Greqi.
Duke vlerësuar kompleksitetin e situatës në rajon, dhe shqetësimin e madh që po krijojnë në opinionin shqiptar këto ngjarje, Partia Socialiste e Shqipërisë, po merr iniciativa të nevojshme që, përmes kontakteve partiake e parlamentare të nivelit të lartë me palën greke, të ndikohet në normalizimin e gjendjes së krijuar.
Tiranë, më 6.2.1993
Deputetë të PS takohen me zgjedhësit
Banorë të disa lagjeve të kryeqytetit para pak ditësh zhvilluan një takim me deputetin e PS në Kuvendin Popullor Maqo Lakrori.
Takimi ishte një bashkëbisedim konstruktiv midis përfaqësuesit të popullit në organin më të lartë të pushtetit dhe zgjedhësve të interesuar për probleme nga fusha të ndryshme politike, ekonomike e shoqërore.
Në fjalën e tij deputeti u ndal në punën që po bën parlamenti për shqyrtimin e miratimin e projektligjeve të cilat është i njohur tashmë publiku si për procedurën e kështu dhe përmbajtjen e tyre. Në shumicën e rasteve pengesë për vënosen e paraqitjes apo të shqyrtimit të tyre bëhet vetë qeveria apo grupi parlamentar i mazhorancës. Veçanërisht zvarritja të dukshme po vërehen këto dy javët e fundit, kur rendimenti i Kuvendit Popullor ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Në jo më pak raste mazhoranca përpiqet të ndryshojë historinë me anë të kartonit jeshil. Sipas këtij kartoni Shqipëria nuk paska ditë çlirimi po kështu edhe pushtuesit fashistë e nazistë nuk paskan kolaboracioni-
(Vijon në faqen 4)
Lajmërim
Teatri i Operës dhe i baletit hap konkurs për një instrumentist klarinetist.
Kandidatët duhet të regjistrohen në sekretarinë pranë këtij Institucioni. Kandidatët duhet të kenë kryer arsimin e lartë me notën 10 në specialitetet dhe të paraqesin një program sipas dëshirës së tyre. Vetë këshilli komisioni do të japë program të detyruar nga repertori i shfaqjeve dhe lexim me shikim të parë.
Konkursi do të zhvillohet ditën e premte, datë 12.2.1993 ora 10.30.
Drejtoria e Teatrit të Operës dhe Baletit
MANDAT
NE FAVOR TE ZOTIT NICOLA ARSIDI
OSE I ZOTIT NICOLA ARSIDI
Organizator Këshilltar në Tregti Ndërkombëtare
276 Bulevadi Saint Germain
75007 PARIS - FRANCE
I nënhshkruari drejtor i përgjithshëm (Guvernator) i Bankës së Shtetit Shqiptar Tiranë, Shqip-
BIBLIOTEKA KOMBETARE
TIRANE
[tekst i vulës dhe dokumentit pjesërisht i palexueshëm]
Nous soussigné, directeur Général (Gouverneur) de la Banque de l'Etat Albania, Tirana Albania, désignons et mandatons Monsieur Nicola Arsidi notre représentant en lui conférant le droit exclusif de négocier pays par pays la résorption progressive de la dette extérieure de l'Albanie et dénoncie tous les engagements relatifs au nom de la Banque de l'Etat Albanais qui est également la Banque Centrale d'Albanie.
S'il le juge utile, Monsieur Nicolas Arsidi est d'ores et déjà autorisé, dans le respect de ces Mandats, à transférer au connaisseur cette charge à une tierce personne physique ou morale bénéficiant de références en premier ordre.
Fait à Tirana, en double exemplaire, le 1 Novembre 1991
LE DIRECTEUR GENERALE (GOUVERNEUR) DE LA BANQUE DE L'ETAT ALBANAIS
ILIR HOTI PARIS - FRANCE
I nënshkruari Shqipëri, caktoj dhe mandatoj zotin Nicola Arsidi përfaqësues tonin duke i dhënë të drejtën ekskluzive për të negociuar, vend për vend për resorbimin progresiv të borxhit të jashtëm të Shqipërisë dhe për të marrë të gjitha angazhimet përkatëse në emër të Bankës së Shtetit Shqiptar, që është njëkohësisht Banka Qendrore e Shqipërisë.
Nëqoftëse e konsideron të dobishme zoti Nicola Arsidi autorizohet në përputhje me këtë mandat që ta transferojë dhe tia japë këtë ngarkesë një personit të tretë fizik ose moral që gëzon preferencë të gradës së parë.
Bërë në Tiranë në dy kopje Nëntor 1991
DREJTORI I PERGJITHSHEM (GUVERNATOR) I BANKES SE SHTETIT SHQIPTAR
ILIR HOTI
Njoftim i zgjedhësit të PSSH
Partia Socialiste e Shqipërisë po
Serreqi dhe të Kryetarit të Parla-