Bashkim Kopliku kërkon të shkojë në Greqi për refugjatët.
Po Arbnori dhe Serreqi që sapo u kthyen ndreqën apo prishën punë?
Pse nuk flasin?
Në orën 7.30, kur po delnim nga «Evropa radio». Tirana nisi lajmet me një njoftim se z. Bashkim Kopliku don të vejë në Greqi për të biseduar me homologun e tij për dërgimin tanë refugjatë.
Ky qeveritar, që e paraqesin për energjik, pasi i vuri drumë «dimit të madh 1992-1993», po niset për një aksion tjetër. Me refugjatët do merret ministri i rendit. Megjithatë, shteti le të vejë më në fund të shohë shtetasit e tij të shpërndarë nëpër botë.
Autobuzi i linjës ka njerëz më pak se zakonisht, më shumë dro-fulltë që banonin në qytet e venë të dielave tek njerëzit e tyre në fshatrat. Me një shokun tim ekonomist, bisedojmë deri sa të mbërrijmë aty për ku jemi nisur njëri me tjetrin.
- E di, më thotë ai, që edhe këtë gjendje inflacioni që kemi aq të sa është, paraja e refugjatëve e mban, e ruan dhe ekuilibron, se ndryshe me këto rroga e këto çmime, ...
Në orën 8,45 jemi tek kthesa për Kakavijë. Rruga është e qetë, makina kalojnë rradhë.
Ndërsa bisedojmë në zyrën e komandës së pikës së kontrollit të kalimit, vjen autobuzi i parë i ditës me refugjatë, zbresin, kalojnë portat e dy shteteve dhe vijnë si kanë ikur. Duke qenë që janë nga fshatra e zona të thella e të skamuara. Shqipëria që ikën, kemi shkruar e botuar në gazetë më 28.4.92. Ikën, pasi ikën e ku vete Vetë e kthehen Kthehen refugjatët me autobuzë policie, kemi shkruar e botuar prapë më 13.12.92.
Shqipëria u hap. Po për këtë hapje u ëndërrua e u luftua? Rrjedha hemorragjike është e paprerë edhe pas 22 marsit. Po ne s’e themi. Tani që ndërmerr «aksione» policia greke «kujtohemi» edhe ne. Po djem të kujt janë, të policëve apo tanët?! Do vejë Meksi, thonë. Po Serreqi e Arbnori thuajse s’janë kthyer nga Greqia, ç’bënë, ç’regulluan e vunë në vijë? Pse nuk ia thonë popullit?! Ashtu siç shprehohej e pritej, emigrantët do bëheshin faktor i ri i madh miqësie midis dy vendeve, po ja që ata bëhen të parët vre e moskuptimeve, kapriçove e armiqësive mes dy politikave, prej e aksioneve policese. Marrëdhëniet shqiptaro-greke, sa duket, nuk kanë qenë si i ka paraqitur diplomacia e publicistika jonë, në to ka patur dritë e hije, të mira e të këqia, po e jo, po ç’bëjmë sot t’i heqim e të ndërtojmë relata vërtet demokratike bashkë-kohore.
THANAS DINO
Sa për kuriozitet
ÇMIMI I NJË IZOLIMI TË RI
Sapo ka filluar muaji shkurt dhe bashkë me të filluan edhe tarifat e larta të posttelekomunikacionit.
Sikur të mos mjaftonin çmimet stratosferike të ushqimeve e të artikujve të tjerë, sikur të mos mjaftonte mungesa e punësimit nëpërmjet emigracionit, që të plotësohej kuadri i plotë i një izolimi të ri, u deshën edhe rritja me këtyre tarifave të komunikimit me jashtë.
Qindra mijëra janë refugjatët që ndodhen në Perëndim. Akoma më shumë janë të afërmit e tyre këtu që i met malli të lidhen me të, që kanë nevojë të komunikojnë gjakun e tyre. Herë pas here, në fjalimet e tyre, pushtetarët përmendin edhe «hapjen» plotë të Shqipërisë. Tashmë kjo hapje ekziston vetëm për një grup të caktuar njerëzish, si në shtetin monist, veçse tani është fjala për një ekip tjetër që nuk i zënë këmbët dhe në aeroportin tonë.
Dikush, ata që janë të papunë, që po u mbaron edhe asistenca, dhe këto kapin shifren qindra mijëra, të vështirë do ta kenë që të dërgojnë edhe një letër të thjeshtë jashtë vendit. Ja disa nga tarifat e reja postare:
- Një letër e thjeshtë për në shtetet e Evropës kushton 16 lekë për ta postuar, rekomande 33 lekë, ndërsa me lajm-marrje 60 lekë (Flasim gjithnjë me të reja, në mënyrë që të mos na akuzojë kabineti i Meksit dhe gazeta qeveritare-
Në shtetet jo-partiake për zhdërvjelltje të problemit).
- Në se doni të nisni letër për Amerikë apo Australi mund ta nisni mirë para se të fusni duart në xhep. 44 lekë një letër e thjeshtë, 60 lekë një rekomande dhe 88 një letër me lajm marrje. Në se pasha e letrës të tritet atëherë bëni llogari të tjera më të larta.
- Sa për kuriozitet po ju njohim edhe me tarifat e pakove që mund të postoni për jashtë. Pakot e thjeshta për në Evropë, me peshë deri në 100 gram shkon deri në 71 lekë, ndërsa me porosi 88 lekë e me lajm-marrje akoma më shumë. Për në Amerikë, po kjo pako shkon 170 lekë me tarifë të thjeshtë. Sipas peshave, deri në dy kilogram, pagesa e thjeshtë shkon në 1188 lekë, ndërsa me porosi 1210 lekë. Për Amerikë, 3289 lekë.
Informacioni ynë nuk mbyllet me kaq. Kuroni edhe pak. Ka edhe më, ka edhe tarifa telefonike, të cilat u rritën 2.5 herë. Kështu:
- «Vetëm pesë minuta» siç thonë këngëtarët Agron Berisha, pra, vetëm pesë minuta në telefon me të afërmin tuaj në Itali apo Greqi, nga kabinat telefonike të postës, shkon deri në 157 lekë (gjithnjë të reja). Ndërsa nga telefoni i shtëpisë po kjo bisedë shkon 315 lekë.
- Kalojmë në Evropë. Në se kemi ndonjë të afërm apo mik në
(Vijon në faqen 2)
Sa grosh vlen imuniteti i deputetit?
DJE NË GJYKATËN KUSHTETUESE
Dje paradite Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpalli vendimin lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, për anulimin e vendimit të Kuvendit Popullor datë 23.10.1992 për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta si antikushtetues.
Siç dihet, kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta e ka bërë Prokuroria e Përgjithshme pas ngjarjeve të Policinit, duke pretenduar se ka të drejtë ekskluzive e tij pranë këto vendime nuk i shtrohen ankimit apo kontrollit të një organi tjetër shtetëror». Duke u mbështetur në arsyetimin e mësipërm Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Socialiste kundër vendimit Nr. 235, datë 23.10.1992 të Kuvendit Popullor për heqjen e imunitetit të deputetit Ilir Meta. Ky ishte vendimi i Gjykatës Ku- pretendohet se në veprimet e Ilir Metës nuk ka elementë të figurës së veprës penale dhe se ai i ka kryer këto veprime gjatë ushtrimit të detyrës së tij si deputet. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të datës 8 shkurt thuhet se «Hegja ose jo e imunitetit të deputetit dhe dhënia ose jo e autorizimit organëve të drejtësisë për të zhvilluar hetime kundër tij është çështje që varet tërësisht nga vlerësimi i Parlamentit dhe ...» ...gani vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe ne nuk duam ta vëmë në dyshim atë. Tani i mbetet Kuvendit Popullor t’i japë përgjigje pyetjes: Sa grosh vlejnë imuniteti i deputetit? Sepse u bëne katër muaj që Ilir Metës i është hequr imuniteti dhe organi që ka bërë kërkesën për një gjë të tillë, ende nuk ka deklaruar fajësinë apo pafajësinë e tij për veprën penale. E njëjta gjë po ndodh edhe me deputetin Azem Hajdari, të cilit i është hequr imuniteti qysh në muajin shtator të vitit të kaluar. Përse i lejon Parlamenti zvarritje të tilla? Apo për ta patur çështjen e heqjes së imunitetit si mjet shantazhi ndaj deputetëve? ... parlamentare e Partisë Socialiste si dhe persona Arben Demeti, Preç Zogaj dhe Shahin Kadare, për prishjen e radhës së listës shumëemërore të deputetëve prej Kuvendit Popullor më datën 27. 8. 1992. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të shpallur dhe lidhur me çështjen e mësipërme thuhet: «Është jashtë çdo dyshimi se nga kushtet dhe domosdoshme për të qenë kandidat i mundshëm në listën elektorale të çdo subjekti elektoral është qenia e tij anëtar i këtij subjekti ose pranimi nga ana e tij i programit të partisë politike që e ka vënë në listën e vet. Ky arsyetim që nuk mbështetet në asnjë dispozitë ligjore, shtetë gjë tjetër veçse arsyetimi deputetëve të mazhorancës kur vendosi kapërcimin e listës shumëemërore. Që ky arsyetim nuk ka bazë ligjore pranohet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thuhet se “Është e vërtetë që ligji për zgjedhjet e Kuvendit ...” Me arsyetime të tilla, pa u referuar asnjë dispozite ligjore, Gjykata Kushtetuese arriti në konkluzionin se vendimi i Kuvendit Popullor nuk përbën shkelje të rendit kushtetues dhe të ligjit për zgjedhjet. Për këto arsye kjo gjykatë dhe të kërkesës së Arben Demetit, Preç Zogajt e Shahin Kadaresë. Duke parë me vëmendje arsyet e rrëzimit të kësaj kërkese të pambështetur në asnjë dispozitë ligjore, të kujtohet shprehja e famshme e Don Kishotit, «Arsyetja e mosarsyes që i bëhet arsye...»
«Arsya e mosarsyes që i bëhet arsyes sime»
Po dje në mesditë Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin mbi çështjen e ngritur prej grupit parlamentar të Partisë Socialiste si dhe personave Arben Demeti, Preç Zogaj dhe Shahin Kadare, për prishjen e radhës së listës shumëemërore të deputetëve prej Kuvendit Popullor më datën 27. 8. 1992.
Po dje në mesditë Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin mbi çështjen e ngritur prej grupit parlamentar të Partisë Socialiste si dhe personave shpallur dje se një vendim i Kuvendit Popullor nuk e përmend këtë kusht... Po kështu në poshtë në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se në Ligjin për zgjedhjet “nuk del qoftë edhe në mënyrë të tërthortë, se subjektet elektorale nuk kanë të drejtën të bëjnë ndryshime në listën shumë-emërore pas përfundimit të zgjedhjeve”.
Greve e punëtorëve të ndërmarrjes së përbashkët «Global - NPA»
Më datën 2 shkurt 1993 në ndërmarrjen «Global - NPA» në Korçë, u ndërpre puna nga punëtorët e repartit të qepjes, Shkaku?
Ato nuk ishin dakort me mënyrën e largimit të disa shoqeve të tyre punëtore nga puna dhe me paraqitjen në këtë punësi në vazhdim të tjera, Përtej këtij fakti qëndronte një pakënaqësi e vazhdueshme ndaj personelit drejtues për disa probleme që kanë të bëjnë me rregullimin e marrëdhënieve mes punëtorëve dhe punëdhënësve.
Pas tri ditë ndërprerjesh, kur nga punëdhënësit, konkretisht ndërmarrja «Global», ndërmarrje e përbashkët greko-shqiptare që ka për president z. Zisos Kapsia, nuk u dha asnjë përgjigje, ditën e enjte, datë 4 shkurt, në orën 14, 62 punëtorë, kryesisht vajza të reja, shpallën grevë urie. Kjo greve e përkrah edhe nga punëtorët e repartit të tjerrjes të kësaj ndërmarrjeje.
Më datën 6 shkurt në ndërmarrje nuk kishte asnjë punëtor, z. Baki Bregu, kryetari i sindikatës së pavarur në rrethin dhe drejtor i saj z. Thoma Peçani, që u paraqit para punëtorëve dhe u përpoqën ...
... në kësaj ndërmarrjeje:
(Përsa kjo ngushtë për të paraqitur drejtorin e ri, kur përpara qitur drejtorin e themelore kërkesat punëtorëve ishin themelore kërkesat imediate ekonomike, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e pagës dhe të kushteve të punës?)
Pas 24 orësh greve u ndërpre, sepse më datën 6 shkurt në të organizohej një ballafaqim në bashkinë e qytetit të Korçës me përfaqësuesit e përfaqësuesve të palëve greke, përfaqësuesve të BSP të rrethit u pushtetit lokal. Ky takim nuk pati rezultat. Presidenti i ndërmarrjes nuk pranoi aty paraqitjen e kërkesave të punëtorëve, për kërkoi që ato të jepeshin zyrtarisht nga sindikata. Ballafaqimi i dytë u bë më datën 6 shkurt në bashki. Edhe ky takim nuk pati rezultate për deri sa nga drejtuesit nuk u vlerësuan të motivuara kërkesat. Cilat janë disa nga këto kërkesa?
- Të shpallen dhe t’u bëhen të njohura punëtorëve statusi dhe kontrata e ndërmarrjes së përbashkët.
- Të zbatohen legjislacioni për marrjen dhe largimin nga puna të punëtorëve, për pagesën e raporteve të paaftësisë shëndetësore të përkohshme, të lejeve të zakonshme, të festave zyrtare dhe fetare, të lejeve të lindjes, si dhe për pagesën e kompensimit ushqimor.
- Të krijohen kushte normale pune dhe ambiente të rregullta higjieno-sanitare.
Përfaqësuesit e punëtorëve i theksuan domosdoshmërinë e plotësimit të kërkesave të tyre dhe se në të kundërt do të vazhdojnë grevën.
Ditën e hënë në mëngjes, pra më datën 8 shkurt, bëheum paraqitjen në ndërmarrjen «Global - NPA», 45 repartin e qepjes i riësri nuk punohë. Punëtorët këmbëngulën në plotësimin e kërkesave të tyre.
Nëpër komunat e rrethit të Vlorës
S’e kemi zakon të thyemi përpara vështirësive
Në datat 4, 5 dhe 6 shkurt në disa komuna të rrethit të Vlorës shkuan shokët Sabit Brokaj dhe Fatmir Zanaj.
Në takimet që zhvilluan me kryetarë komunash e kryetarë këshillash zonale të PS në Drashovicë e Kotë, në Brataj e Vranisht dhe një ditë më pas në Orikum, u trajtuan problemet e përballimit të vështirësive që ka shkaktuar e po shkakton reforma ekonomike në fshat, sidomos problem e zb utjes së konfliktit nga ndarja e tokës, vënia në lëvizje e mjeteve ekonomike të pashfrytëzuara dhe mbrojtja e tyre nga ndonjë valë e re vandalizmi, problemet e unitetit në radhët e popullit dhe të marrëdhënieve luajale me forcat politike kundërshtare, që në rrethin e Vlorës pothuaj janë zbërthyer fare. angazhimi i drejtuesve socialstë për sigurimin e punimeve të stinës e furnizimin e popullit me ushqime, për punësimin e njerëzve etj. Shqetësim i madh ndjehet për komunat e Vlorës për perspektivën që po u bëhej arsimore-anëtarët e simpatizantët të PS, nga lëvizjet pa kriter që bë...
Kujt i shërben Radio Shkodra?
Ka kohë që është bërë e njohur përmes gazetës «Republika» thirrja e partisë republikane për nënshkrimin e një peticioni në lidhje me pronat.
Dihet se si firmosja e një peticioni të tillë, i bie ndesh ligjit për tokën, të miratuar nga parlamenti. Mirëpo nuk të çudit gazeta «Republika» që e botoi këtë pasi në fund të fundit është organ i kësaj partie, por të çudit fakti se si radio-Shkodra organ, shtetëror që varet nga drejtoria e përgjithshme e RTV-së, më shumë se një herë transmeton njoftimin e degës së PR të rrethit, që u bën thirrje ish-pronarëve e njerëzve të tjerë për të ardhur e firmosë këtë peticion pranë kësaj dege. Siç duket drejtuesit e kësaj radioje e paskan më të lehtë ta lënë mikrofonin të lirë për të transmetuar thirrje të kundra ligjshme, se sa për të bërë thirrje për mirëkuptim.
Një dëgjues
Paradokse të kohës që jetojmë:
PAAFTËSIA PJELL PAAFTËSINË?!...
Paradokse të kohës që jetojmë: PAAFTËSIA PJELL PAAFTËSINË?!... - Bir Selmani nënës kë të qaj më parë atë me mustaqe apo sekretarë?... - Ka disa ditë që banorët e rrethit të Korçës në qytet e në fshat ndjejnë veten shumë të gëzuar sepse më në fund erdhën nga planet Mars, emërimet e sekretarëve të pushtetit lokal. Dhe si gjithmonë në afatet e përcaktuara (jo nga ligji), por nga ai që shkurt e thënë ... turor, me njohje të gjuhëve të huaja, me njohje të ligjshmërisë etj, etj, bile, bile të gjithë anëtarë e simpatizantë të PD, PSD, PR! Si mund të emëroheshin si sekretarë kandidatët që janë anëtarë të PS, kur pas konkursit të zhvilluar në planetin Mars, rezultoi se thërrasin: Kryetari i Këshillit të Ministrave. Kujtoni: në interpelancën e datës 6 dhjetor 1992 në parlament ai deklaroi publikisht se sekretarët e pushtetit lokal do të emëroheshin vetëm pas 2-3 ditësh. Pra nga deklarata e tij, deri tek shpallja e emërimeve të sekretarëve në rrethin tonë kanë kaluar jo pak, por një 40 ditë. Megjithatë me përgjegjësi deklarojmë se për periudhën 8 dhjetor 92-18 janar 93 në rrethin e Korçës si në tërë Shqipërinë dielli ka lindur e perënduar vetëm 2-3 herë pra nuk kanë kaluar më shumë se 2-3 ditë. Për këtë pyetja po të doni edhe në zyrat e PD-së ku do të binden për vërtetësinë e faktit. Sëpari kjo i gëzoi njerëzit, sepse kryetari i qeverisë nuk e gënjeu opinionin publik, siç do të dëshironin kripto-social-komunistë-sigurimsat. Se dyti banorët u gëzuan pa masë kur mësuan emrat e njerëzve që do të kryesjnë detyrën e sekretarit nëpër komuna e bashki, të gjithë me reputacionin përkatës, me nivel të lartë arsimor e kulturor, PD, PSD, PR! E si mund të emëroheshin si sekretarë e kandidatë në planetin Mars, rezultoi se ishin më të paaftë se ata të PDPSDPPR! Ja krahasoni vetë, në komunën e Libonik-ut dhe të Lekasit në rrethin e Korçës të propozuarit nga PS ishin me arsim të lartë ndërsa ata të PD ishtë tërë arsimin 2-3 vjeçar! Në komunën e Maliqit ai i PS është me universitetin e Tiranës, me specializim pasuniversitar dhe me gjuhë të huaja. Kurse ai i PD-së ka mbaruar një institut 2-3 vjeçar! Po kështu mund të sjellim edhe fakte të tjera për të provuar se me sa meritë fituan përfaqësuesit e PD-së. Ja përse e ndjenjë veten të gëzuar banorët e rrethit të Korçës nga data 18 janar 93 kur u komunikuan fituesit sekretarë e këshillat e Vogëlësira të tilla si ngritja drastike e çmimeve, mungesa e ujit dhe energjisë elektrike, asistenca e papunësia masive, mungesa e bukës etj, nuk i hynë më në asnjë sy. Tani sytë i kemi plot me sekretarët e pushtetit lokal të PD-së të cilët do të bëjnë gjithçka për forcimin e partisë.
PA KOMENT
RD-ja BETOHET
O zot! Kush i mban mend mitingjet e PD? Qoftë edhe një xham, është shumë në to të jetë thyer.
RD, 7 shkurt 1993