11/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 shkurt 1993

KËRKOHET SQARIM PËR SKANDALIN FINANCIAR

- Kërkesë për seancë pyetjesh për guvernatorin e bankës - - Duke u nisur nga disa shqetësime që kanë lindur për borxhin që ka Shqipëria dhe tratativat e dyshimta për sistemimin e tij, grupi parlamentar socialist kërkon në një seancë pyetjesh Guvernatorin e Bankës, z. Ilir Hoti. Do të ishte mirë që kjo seancë të zhvillohet sa më shpejt, mundësisht këtë javë. 1. Sa ka qenë borxhi i jashtëm në fund të vitit 1990, 1991, 1992 dhe cila është veprimtaria e bankës për sistemimin e tyre. 2. Mbi ç’baza ligjore keni autorizuar 2 personat francezë si negociatorë të borxhit? Kush ju prezantoi, rekomandoi, miratoi? Ç’përfaqësonin këta për Shqipërinë? A janë përfaqësues ligjorë e zyrtarë francezë? 3. Në bazë të ligjit Banka është institucion i pavarur. A keni raste të ndërhyrjeve nga organe të ndryshme shtetërore? 4. Ç’përmban konkretisht marrëveshja që ju keni lidhur me 2 përfaqësuesit francezë (mundësisht të na jepet marrëveshja). 5. Veç autorizimit të përfaqësimit lëshuar nga ana juaj a ka autorizime e shkresa të tjera të firmosura nga persona të tjerë apo nga vetë ju? 6. Kush i ka paguar paratë, sa janë paguar, kur janë paguar mbi ç’dokument është bazuar pagesa? Kur mësoat ju për pagesën e bërë? 7. Cilët janë personat që kanë dijeni për këtë veprim, brenda dhe jashtë bankës? 8. Kur ja keni bërë prezent këtë çështje Kryeministrit dhe Presidentit? 9. Sa kohë mbeti ky veprim i pakontabilizuar dhe kur e mësuat ju këtë? A ka veprime dhe diferenca të tjera në banka që mund të jenë të pakontabilizuara, apo të konstatuara ose jo? 10. A janë lëshuar autorizime të tjera për negociom borxhi a ndërmjetësime të tjera? 11. Sa e ndieni ju veten përgjegjës lidhur me këto çështje dhe për çfarë konkretisht? 12. Nëse kini dijeni, sot në duart e kujt janë këto para dhe përse janë përdorur? Cili është mendimi juaj për këtë gjë? 13. Lidhur me vjedhjen e parave në Bankën e kursimeve; si kanë ndodhur? Cila është përgjegjësia e drejtuesve të bankës dhe organeve të rendit? Deri ku ka shkuar ndjekja e këtij problemi? 14. A ka patur raste të tjera vjedhjesh dhe sa konkretisht, nëse po? Po diferenca në arkë?

Kronikë e dhembshur: Për mungesë të ndihmës mjekësore vdes një grua 29-vjeçare! ...

Kronikë e dhembshur: Për mungesë të ndihmës mjekësore vdes një grua 29-vjeçare! ... - Jetë njerëzore të pafajshme po i paguajnë harac teorisë së rënies në nivelin zero?!... - Dhe për ironi deklarohet se niveli i shërbimit shëndetësor ndaj popullit është përmirësuar, se është pakësuar numri i të shtruarve në spital?!... Më 2 shkurt 1993 në katundin Qafë-Murrë të zonës së Katër-Grykëve në rrethin e Dibrës vdiq Kujtime Hasbajrami. Vdiq pas lindjes së fëmijës së gjashtë, në moshën 29 vjeçare. Lindja u krye në shtëpinë e lindjes, në Selishtë. Një ditë më pas të ndjerës i fillon hemorragji që shoqërohet me ulje të menjëhershme të presionit të gjakut. Përballë kësaj gjendjeje të rënduar, punonjësit e shtëpisë së lindjes në Selishtë janë krejt të pafuqishëm, sepse nuk disponojnë asgjë, as medikamentet më të domosdoshme. Dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto, qendra shëndetësore nuk kishte as ambulancë, për ta dërguar të sëmurën në Peshkopi. Për të kryer këtë shërbim të domosdoshëm, gjendet një makinë e rastit, por... Ishte shumë vonë. Kujtima vdiq rrugës, duke lënë në pikëllim gjithë të afërmit e saj, vdiq duke lënë jetimë gjashtë fëmijët, edhe foshnjën e vogël, që nuk arriti të pinte qumësht në gjirin e nënës. Ajo foshnjë e pafajshme, do të ketë kujtim nga nëna që vdiq vetëm në sajë të prishjes së strukturës shërbimit shëndetësor, emërin, sepse përpara se të mbyllte sytë përgjithmonë nëna la amanet që djalin e sapolindur ta pagëzojnë me emrin Kujtim. Rasti i mësipërm është shumë i dhembshur. Nuk ka kufij dhembja në këto raste, sepse ai nuk është i vetmi. Kësisoj njerëzit e pafajshëm po i paguajnë harac me çmim shumë të shtrenjtë teorisë së zbritjes në nivelin zero, teori sipas së cilës duhet shkurtuar gjithçka që është ndërtuar gjatë pesëdhjetë viteve të epokës komuniste, a thua se kanë faj shkollat, spitalet, çerdhet, kopshtet, shkollat etj. Janë fakte që akuzojnë, janë fakte që do të mbeten në kujtesën e njerëzve si kujtime të dhimbshme të periudhës së tranzicionit. AQIF LALA

Flesh për Ministrinë e Kulturës

PETRIT LULJA SHET «KOPER» Ai e ka zërin billbil, nuk i duhet njeriu sot as zëri! Më shumë se në provë, skenë e teatër, rri për të shtitur cigare, se më 18 mijë lekë (të vjetra) nuk blen dot as bukën sot. Të dielën deri në orën 14 kishte shitur vetëm një paketë. Do shtohen gjë rrogat?! Nuk e dimë. Por artistët s’duhet t’i flakim. Të pakten t’u tregojmë e t’i mësojmë se si fitohet në ekonomi e tregut, duke u marrë me art. Shoqëria e shteti e kanë këtë detyrë, se pa kulturë dhe art ajo nuk mund të funksionojë mirë e natyrshëm kurrë. THANAS DINO

Flas në emër të jetimëve

Reforma ekonomike dhe liberalizimi i çmimeve në vendin tonë u prit me nteres nga gjithë populli, por më shumë e pritën atë tregtarët dhe afaristët të cilët nuk janë të pakët që gjithmonë rrinë në pritje të ndonjë vendimi qeveritar. Meksi dhe ata të mbushin xhepat si ai çifuti që pret të bëhet ndonjë mish dhe të marrë lekët për daulle Këto vendime të Qeverisë së Zotit Meksi i priti edhe shtresa e të famshmes asistencë por lekura e tyre ka dalë jashtë standartit dhe nuk bën asnjë grosh që të fitojnë edhe këta nga kjo reformë. Megjithatë reforma i ka këto, do ndjesh pak dhimbje se dhe doktori kur të ngul agen e ndjen vetën të gjithë në fillim por pastaj mësohemi Ju ngrini çmimet e karburantit ndërsa shoferët atë të biletës, kobaçet për këto kush i pëson?... udhëtari Ju ngrini çmimet e produkteve ushqimore tregëtarët pasurohen, po për këtu kush e pëson?... konsumatori i asistencës A keni qenë ndonjëherë ju zotërinj në asistencë sociale dhe të marrësh prej saj vetëm 1000 Lekë të reja në muaj dhe të llogaritësh të jetosh po për një muaj? A e dini Ju zotërinjt se sa në ushqejnë fëmijët e tyre me gjakun e trupit të tyre? A e dini Ju se sa fëmijë kanë dalë dhe lypin në rrugë për të mbajtur frymën gjallë dhe janë katandisur si ata të vendeve Af- se ku t’u hedhë ndonjë Lek për të siguruar bukën e darkës pa le të mbahurit që nuk logarit fare? Të na rrojë demokracia, drejtorët e pronarë të ndërmarrjeve të tyre, ata që aq lehtë dorezuan teserat e Partisë që e ndjenjë shumë shpejt rrezikun e demokracisë, u bënë afaristë ose ngelën në vend duke bërtiitur se monizmi na vjen gjakun, sipas një shprehje popullore «Anis të ankohen qetë» S’pa për të Përndjekurit politik Partia dhe Pushteti e vlerësoi atë deri në të holla pa llogaritur ndihmën humane, punësimin e tyre brenda dhe jashtë vendit shkollimin Këto vendime të Qeverisë së Zoti Meksi i priti edhe shtresa e të ritështë zotërinjtë se sa nëna po A e dini Ju se sa familjë kanë dialë janë katandisur si ata të vendeve Afrikane? A ke shtëtitur ndonjëherë në këmbë. Ju zoti Meksi para monumentit të Skënderbeut dhe të hedhësh sytë se si ata fëmijë rrijnë shtrirë edhe në dimrin e acartë dhe presin Mejgjithatë reforma i ka këto ndjesh pak dhimbje se dhe doktorri kur të ngul agen e ndjen veten në fillim por pastaj mësohe dhe sikur atë ta kesh në trup dhe të ketë kryer infeksion e vdekjes. Zoti Kryeministër a e mendoni Ju dhe zotërinjtë e tjerë se kush e vuan këtë lloj reforme dhe liberalizimi. dhe të logaritësh zotërinjtë se sa nëna po A e dini Ju se sa familjë kanë dialë edhe në dimrin e acartë dhe presin Këto i themi jo se nuk kemi dakord, por jemi shumë dakord që të trajtohen se vuajtën dhe hoqën koha. (Vijon në faqen 4) popullore “Anës të ankohem qetë” [?] dmth Punëtorët të cilëve u binte bretku gjithë ditën për 16 Lekën “Ankrohet i zoti” që ishte i hipur lart dhe ligjet i bënte vetë. Sa denjë në holla pa logaritë ndihmat humane, punësimin e tyre brenda dhe jashtë vendit shkollimin e shumë privilegje të tjera. Këto i themi jo se nuk jemi dhe hoqën koha.

Psikologjia e NENSHKRIMIT

Tashmë jemi mësuar me faktin që pas çdo ardhjeje në Shqipëri të përfaqësuesve të misionit tepër euforike të dhënë pas takimit me grupin e FMN-së falenderoi popullin që do të pranojë

Takim i ish të burgosurve dhe të internuarve në burgjet e kampet fashiste të përqëndrimit

Takimi që u zhvillua ndërmjet ish të dënuarve e përvuajturve nëpër burgjet e kampet nazifashiste të internimit e të çfarosjes, gjatë 5 niveve të LANÇL, që me të vërtetë prekës dhe në të njëjtën kohë protestues e kërkues. Në takim merrnin pjesë edhe mjaft nga familjarët e atyre që ranë në kampe ose që vdiqën më pas nga çifligje në burg. Nëpërmjet diskutimeve të zjarrta aty në radhë të parë mbështeten kërkesat e Aktivt Kombëtar të Veteranëve të 11 janarit për t’i dhënë fund veprimtarive revanshiste të forcave të ekstremit të djathtë, që po e çojnë vendin drejt destabilizimit e varrosjes së demokracisë. Ata u shprehën të gjithë njëzëri me kërkesën e paraqitur në Letër e Aktivt se duhet të shtrohet e miratohet sa më parë statusi i Veteranatit, po kështu të bëhet riparimi e rivendosja në vend e simboleve të LANÇL, bustëve, pllakave e lapidarëve përkujtimorë duke siguruar mbrojtjen e tyre të rreptë me ligj. Po kështu u kërkua rivendosja si festë kombëtare e 29 Nëntorit, ditës së çlirimit të Shqipërisë, u anulua nga mazhoranca e Parlamentit nën presionin e ekstremit të djathtë ballistologjist që që përben një akt flagrant antikombëtar, antishqiptar, e të turpshëm. Aktivi u mbyll me një letër dërguar Presidentit dhe Parlamentit për këto probleme. Korresp. i «Zërit të Popullit»

NENSHRINIMIT

Tashmë jemi mësuar me faktin që pas çdo ardhjeje në Shqipëri të përfaqësuesve të misionit të FMN, reforma do pësojë thellim në sensin e shtrëngimit të kostos së jetesës e për vendimet përkatëse të qeverisë për liberalizim të ri çmimesh, si bëhet thirrje popullit për ta shtrënguar më tej rripin. Shqipëri të përfaqësuesve të misionit të FMN, reforma do pësojë thellim në sensin e shtrëngimit të kostos së jetesës e për vendimet përkatëse të qeverisë për liberalizim të ri çmimesh, si bëhet thirrje popullit për ta shtrënguar më tej rripin. Kështu ndodhi edhe këto fillim viti e që propaganda qeveritare, për ta bërë popullin të besojë në drejtësinë e rrugës që ndjek reforma, transmetoi mjaft intervista e mesazhe përkrahjeje, ndër të cilat vlen të veçohet ajo e departamentit të SHBA-së. Se si është pritur vendimi i qeverisë për heqjen e shportës dhe liberalizimin e çmimeve sidomos në karburante etj, këtë më mirë se kudo e dinë njerëzit që i mbajnë pasojat në kurriz, i dinë mijërat e të papunëve e të asistencës. Qeveritarët dhe shtetarët e sotëm para se të bëjnë demagogji e të arrijnë në konkluzione euforike për drejtësinë e vendimit, për pritjen në mënyrë të shkëlqyer të masave të qeverisë nga FMN-ja e bota, për gëzimin që ka ndjerë populli etj, do të ishte mirë të zbrisnin mes turmave të të papunëve, në radhët e shtëngjatuara e të dëgjonin tamam opinionin e popullit. Këtu evforizëm do të bëja edhe Presidentit i cili në intervistën e tij falenderoi popullin që do të pranojë edhe një barrë tjetër në kurriz e, gati sa nuk tha se populli e priti me entuziazëm vendimin e qeverisë e për këtë ai i shprehu kënaqësinë dhe mirënjohjen e Tij. Kjo është njëra anë e medaljes që shpreh fasadën e fenomeneve, ana tjetër e saj që nuk mund ta shohin pushtetarët e sotëm është realiteti që zien e që flet për pakënaqësi për dhimbje plagësh sociale e therrje gjer në kockë. Por, me sa duket zoti President, në politikën e vet është i bindur në ndjenjën nënshtresuese të shqiptarët që ka predikuar feja e që gjen shprehjen në këshillën: «kur të bien në njërën faqe, ktheko të të bien edhe në tjetrën». Në se vërtet kundërshtitë ndaj vendimit të qeverisë për liberalizimin e çmimeve e për fillimin fazës së dytë të reformës kësisoj, nuk e dallëzojnë sot klimën politike shqiptare, kjo nuk ka të bëjë aspak me shprehjen “amin o hoxhë”, por me masat represive e përçarëse që po merren ndaj lëvizjes sindikale dhe të një fije shprese që ende ka mbetur se një ditë demokratia e vërtetë do t’i buzëqeshë këtij vendi.

Drejtësi apo padrejtësi?... GJYKATA KUSHTETUESE BËRI DIVORCIN PËRFUNDIMTAR ME KUSHTETUTEN. AJO DUHET TË NDËRROJË SELINË DHE DESTINACIONIN E SAJ

Drejtësi apo padrejtësi?... GJYKATA KUSHTETUESE BËRI DIVORCIN PËRFUNDIMTAR ME KUSHTETUTEN. AJO DUHET TË NDËRROJË SELINË DHE DESTINACIONIN E SAJ – Intervistë e zotit Spartak Ngjela, avokat dhe zëvendëspresident i shoqatës së juristëve të Shqipërisë, dhënë redaktorit tonë L. M. Rama Pyetjet: Zoti Spartak, si avokat ju përfaqësuat në Gjykatën Kushtetuese zotin Zogaj, Arben Dervishin dhe Shaban Kadare. Të cilët u shqyrtuan më datë 8 shkurt nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kapërcimin e batas shumëmërore nga grupi parlamentar i PD-së, si listë, po ju pyet se si e ndjetë veten në çastin kur u dha vendimi? Përgjigjja: Nëshahta ka 20 vjet që vujaj së brendshmi për një vat të në Shqipëri një gjykatë kushtetuese. Kur kushtetuesmalt u ndërtua një e tillë, mendova se erdhi më në fund koha që edhe në Shqipëri të rillet për ligjin. Por... Zhgënjimi që përsova në momentet e fundit të vendimit, më bëri të kuptoj edhe më fund se (Vijon në faqen 2)

Një telefonatë që ekspozon dyshimin për autorët e vjedhjes së Bashkisë

Lajme nga Durrësi Nga burime, që kërkuan të mos identifikohen nga bashkia e qytetit të Durrësit, u informuam se dy të rinjtë që dyshohen se janë autorë të vjedhjeve të bashkisë janë dy të rinj të moshës 17–18 vjeç, njëri prej të cilëve quhet Adnon, K. denoncuar në organet e prokurorisë edhe më parë për vjedhjen e një automjeti të një qytetari. Telefonata theksonte se ky është biri i një personaliteti të lartë shtetëror. Të rinjtë që dyshohen se kanë kryer vjedhjen theksoi burimi, janë marrë në pyetje e ndaluar nga policia kriminale, por më pas janë liruar “për mungesë provash”, ndërsa thuhet se ata janë kapur në flagrancë nga pika sekrete e policisë kriminale që ruante bashkinë. Ishte kjo një telefonatë anonime që ekspozon një dyshim për një vjedhje, për një mashtrim, ndoshta dhe për më shumë... që pavarësisht nga mendimi i opinionit sa kohë që organet përkatëse nuk kanë denoncuar deri tani kërkënd zyrtarisht, dyshimi është ende në favor të të akuzuarve. Mësohet gjithashtu su zotëri- njëtë Hajdari dhe Dosti deputetë të PD-së kanë treguar interesim për vjedhjen e bashkisë së Durrësit me qenë se bëhet fjalë për figurën dhe veprime që çojnë në një personalitet të lartë shtetëror. Hetimet vazhdojnë. Dhe së shpejti shpresojmë se (të na falë ndonjë i paduruar që pretendon se gazeta «Zëri i popullit» talllet se s’varet nga ne të qënurit transparent i organeve dhe qeveritarëve tanë) do të ketë prononcim publik.

Zoti Kryeministër a e mendoni Ju dhe zotërinjtë e tjerë se kush e vuan këtë lloj reforme dhe liberalizimi?

Mejgjithatë reforma i ka këto ndjesh pak dhimbje se dhe doktorri kur të ngul agen e ndjen veten në fillim por pastaj mësohe dhe sikur atë ta kesh në trup dhe të ketë kryer infeksion e vdekjes.

Sa për të Përndjekurit politik Partia dhe Pushteti e vlerësoi atë denjë në holla pa logaritë ndihmat humane, punësimin e tyre brenda dhe jashtë vendit shkollimin e shumë privilegje të tjera.

SQARIM

Sqarojmë se në shkrimin «Genocidi ndaj intelektualëve afron diskriminimin e plotë të PD-së», datë 10. 2. 1993, në kolonën e dytë, rreshti i 8-të, gabimisht është shkruar Zef Ujku, kur duhet përdorur Gjergj Ujkaj. REDAKSIA

„ZËRI I POPULLIT“ - 5 LEKË

Duke filluar nga numuri i sotëm gazeta jonë «Zëri i Popullit» do të shitet 5 lekë. Kjo rritje çmimi i imponet gazetës nga rritja e një sërë shpenzimesh dhe shërbimesh si rezultat i rritjes së çmimeve të transportit, energjisë elektrike, karburanteve etj. Lexuesit tanë të rregullit, që nuk e kanë braktisur këtë gazetë edhe në momentet më të vështira, duhet të na kuptojnë dhe të na ndihmojnë. Si lexuesit edhe në ndodhemi përballë të njëjtave probleme dhe vështirësish. Redaksia do të përpiqet me të gjitha format dhe mënyrat që ju lexues, të gjeni në faqet e gazetës sonë atë që kërkoni. Ne sot jemi gazeta më tirana më më të lartë në vend dhe, me ndihmën tuaj, të dashur lexues dhe dashamirës ne do të ruajmë këtë monopol. REDAKSIA E «ZËRIT TË POPULLIT»