13/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

13 shkurt 1993

MBËSHTETJE TË FUQISHME LËVIZJES SINDIKALISTE

- U mblodh Komiteti i Përgjithshëm drejtues i Partisë Socialiste - Dje në Tiranë u mblodh komiteti i përgjithshëm drejtues i PS i cili, duke parë gjendjen aktuale të vendit diskutoi gjerësisht lidhur me drejtimet e punës për mbështetjen e lëvizjes sindikaliste. Diskutimin kryesor rreth këtij problemi e mbajtën anëtarët i komitetit drejtues, Fatli Sinani. Gjendja në të cilën po e çon PD-ja fatin e pjesës dërrmuese të popullsisë, të cilës i është vënë në perspektivë çdo ditë e më shumë. Aktualisht si mbështetës të qeverisë kanë mbetur vetëm disa krerë të BSP-së. Pjesa dërrmuese e punonjësve, të inkuadruar në federata po e kundërshtojnë atë duke e konsideruar kërcënim real reformën që po zhvillohet. Papunësia, asistenca masive, rritja drastike e çmimeve po i dikton këta mijëra njerëz të ndjejnë nevojën e bashkimit. Referuesi solli konstatimin se para dhe pas zgjedhjeve të 22 Marsit lëvizja sindikaliste e inkuadruar në konfederatë ka qenë spontane, pa synime të qarta dhe aty këtu edhe e tradhëtuar nga disa krerë të shit ur. Më pas, sidomos kur shkallëzimi i reformës po i godit për vdekje, ka dalë si nevojë e domosdoshme për të krijuar një front të madh unik kundër këtij revanshi të papërmbajtur. Në këtë kuptim kjo lëvizje e fuqishme nuk mund të qëndrojë jashtë mbështetjes politike. Kohët e fundit, u tha në takim, Partia Socialiste nisur nga kjo nevojë ka krijuar kontakte të shpeshta me drejtuesit e Konfederatës, me synimin për t’i mbështetur për kërkesat që kanë ndaj pushtetarëve të sotëm, duke evidencuar edhe të metat e deri tashme. Aty doli sidomos qëndrimi disi mospërfillës ndaj grevistëve të Policisë, Bulqizës, Ballshit etj. kur në të kundërtën PD-ja bëri manipulime nga më të pandershmet. Diskutantët që e morën fjalën ngritën shqetësime jo vetëm si preokupime të partisë për të fuqizuar lidhjet me sindikatat, por edhe atë që njerëzit pa mbështetje, që janë goditur fort nga reforma të organizohen kundër tyre të krijojnë kushtet për t’iu kundërvënë qeverisjes. Diskutimi ynë është disi i vonuar, theksoi Hamdi Jupe, dhe ç’është më e keqja praktika e vonesave po bëhet metodë në punën e partisë. Në një farë mënyre ne po u shkojmë mbrapa shqetësimeve që kanë njerëzit. Paralelizmi i pushtetit lokal, paralizimi i reformës, fushata e spastrimeve janë disa nga treguesit që evidencojnë mangësitë e punës tonë. Përvojë në punën me sindikatat solli Vlladimir Malo nga rrethi i Fierit. Sindikata e pavarur e naftës - tha ai - përbëhet nga naftëtarë me përvojë të majta dhe nga dita në ditë ... (Vijon në faqen 4)

PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË BULLGARISË ZHELJU ZHELEV VIZITON SHQIPËRINË

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, zoti Zhelju Zhelev mbërriti dje në Tiranë. Presidenti Bullgar shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja dhe zyrtarë të lartë bullgarë. Vizitën e përcjellin dhe një grup gazetarësh. Në aeroportin e Rinasit Presidentin Bullgar e prit Presidenti i Republikës së Shqipërisë zoti Sali Berisha dhe personalitete të tjera të larta shqiptare. Për nder të Presidentit Bullgar kishte dalë edhe trupi diplomatik i akredituar në Tiranë. Dje pasdite u zhvilluan bisedime midis të dy presidentëve kurse në orën 17.30 Presidenti Zhelev asistoi në një seancë parlamenti të Kuvendit Popullor ku mbajti dhe një fjalim. veç të tjerave thuhet që prodhimet kimike ndalohen të transportohen përmes Serbisë dhe Malit të Zi, policia financiare kërkoi që plehu kimik të mund të transportohej për në Slloveni vetëm nëpërmjet portit të Durrësit. Blerësi i plehut kimik apo

Në dorë të kujt kanë rënë 1 milion e 600 mijë dollarët?!...

Nëpër labirinthet e skandalit bankar: Në bazë të mandatit të firmosur nga zoti Ilir Hoti shumë prej 1 milion e 600 mijë dollarësh duhet ta ketë marrë Nicolas Arsidi. A i ka marrë vërtetë ai?!... Në gazetën «Koha jonë» të datës 6 shkurt, në shkrimin ku flitej për këtë skandal, midis të tjerash thuhet: «Normalisht, sipas praktikës perëndimore, çdo ndërmjetës që nis set për të shpëtuar një borxh ose një sasi parash të humbur, bile edhe për trashëgiminë që të drejtë të kërkojë 10 përqind të shumës për të cilën lufton». Borxhi ynë arrin në mbi 500 milionë dollarë Nëse është shpëtuar e tërë sasia e këtij borxhi (?!). Intermediatorit apo ndërmjetësit i takon të marrë mbi 50 milionë dollarë. Sa përqind e borxhit është shpëtuar në të vërtet? Sa është shuma e honorarit që i takon të marrë ndërmjetësit Arsidi në bazë të borxhit që mund të jetë shpëtuar, në se është shpëtuar vërtet? Normalisht duhet të ekzistojë një marrëveshje për përcaktimin e honorarit dhe për mënyrën e pagimit të tij. A ka dijeni për këtë marrëveshje midis bankës tonë dhe ndërmjetësit dhe ku gjendet ajo? A ka dijeni për këtë marrëveshje zoti Ilir Hoti, Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit Shqiptar? Po shumë prej 1 milionë e 600 mijë dollarë ç’përfaqësojnë? A është e mbështetur kjo shumë në ndonjë marrëveshje me bankën tonë? Nëse po kush e ka nënshkruar atë në emër të bankës?! Siç shihet pra, problemi nuk është aq i thjeshtë. Bënet fjalë për 1 milionë e 600 mijë dollarë. Në dorë të kujt kanë rënë ato?!... Enigmë? Deri kur? «Zëri i Popullit»- do të vazhdojë të ndjekë këtë problem, me synimin që të thotë vetëm të vërtetën Dhe e vërteta gjendet me dokumenta. Ato ekzistojnë ...

Takim i këshillit të përgjithshëm grek zoti Jakovu me punonjës të shtypit

Ditën e enjte, më 11 shkurt, këshilli i përgjithshëm grek në Gjirokastër, zoti Hristo Jakovu, foli në një drekë miqësore punonjës ...

VIZITË E SUKSESSHME E ZOTIT ARBNORI NË AMERIKË

Refleksione Për vetë moshën dhe hyrjen me vonesë në fushën politike, aspak për shkak të tij, kryetari i parlamentit shqiptar z. Pjetër Arbnori do ta mbajë si relike ndër takimin që bëri me presidentin e ri të Amerikës, Bill Klinton. Duke kuptuar vizionet e gjera në kapjen e interpretimeve e problemeve ndërkombëtare dhe shqiptare të z. Arbnori por ndoshta edhe për respekt moshe, presidenti B. Klinton u shpreh para kryetarit të parlamentit shqiptar;

Elektorati ruhet dhe shtohet me qëndrime vepruese të Partisë

Mikro opinione dhe opinione të ndryshme kanë pasur vrejtje dhe kanë pretenduar për disa sjellje e qëndrime të Partisë Socialiste që atyre u janë dukur të tërhequra, të buta, më konformiste sesa duhet. Logjika e strategjisë dhe taktikës së partisë, jep argumentet e saj, por veçse dukuri të lokalizuara në ... do flasim për rrethin e Gjirokastrës, ku vërtet kohët e fundit ka rënie puna e PS-së. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, anëtari i saj Adem Haxhredini ngriti i pari pikërisht këtë problem: «gjendjen shumë të mirë nuk e kemi, atë që duhet të përballojmë, PS-ja nuk e përballon». S’kemi forcë, apo se si ... kohë e situata të veçanta kthehen si pa pritur dhe e zgjer ojnë shfaqjen dhe ndikimin e tyre. Aktualisht edhe ne mendojmë se tonet e tërheqjes e ruajtjes të PS-së janë të tepruara, jashtë momentit dhe ndikojnë për keq në lidhjet e saj me elektoratin. Si po ecën vendi; ç’qeverisje është e sotmja, e ç’cilësie, sa mbahen parasysh përmasat sociale në reformë e ekonomi, tranzicioni kapërcet siç duhet apo me grumbullime problemesh të reja, po stabilizohet shpejt legjislacioni, kush i përkrah të goditurit nga pasqyrimet partiake dhe sa, u dalin në krahë vërtet njerëzve të paprivilegjuar, e tashmja përgatit një të nesërme të aftë vërtet të sigurtë e të qytetëruar? Këto dhe të tjera janë probleme të mirëfillta dite. Por mendojmë se PS-ja nuk qëndron si duhet e pritet ballë për ballë tyre. Që të biem në terrene konkrete rokastrës, ku vërtet kohët e fundit ka rënë puna e PS-së. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, anëtar i saj Adem Hajdini e përballon. PS-ja nuk e përballon». S’kemi forcë, apo se cili sot shikon punët e tij dhe mendon pak për punët e partisë? Shpesh mbetemi të testimet, ku ota, sa përkrähës kemi, si t’i shtojmë. Këto duhen natyrisht. Por dihet dhe shihet një gjë. Në kondita tepër të veçanta e të vështira të tranzicionit tek ne, gabime të qeverisjes dhe luftës ekstreme politike të partisë në pushtet, krahu i majtë po shtohet, lëviz, vjen valë valë më shumë drejt nesh. Hapur ose heshturazi, deklarueshëm apo nënpunktueshëm. Ne duhet të dimë si ta presim, si ta trajtojmë, si t’i dalim zot. Po u zhgënjeve aty tani ne s’kemi gojë e të drejtë morale të pretendojmë e kërkojmë prej tij. Pozita, duke kërkuar këtë realitet politike, është bërë më e rrezikshme në luftën dhe sulmet që bën ndaj nesh. P.sh. në Gjirokastër ajo thotë se PS-ja (Vijon në faqen 2)

gjithshëm grek zoti Jakovu me punonjës të shtypit

Ditën e enjte, më 11 shkurt, konsulli i përgjithshëm grek në Gjirokastër, zoti Kristo Jakovu, ftoi në një drekë miqësore punonjësit e shtypit, gazetave, radios e TV-së të rrethëve Gjirokastër, Sarandë e Tepelenë. gjithshëm më 11 shkurt, konsulli i përgjithshëm grek në Gjirokastër, zoti Kristo Jakovu, ftoi në një drekë miqësore punonjësit e shtypit, gazetave, radios e TV-së të rrethëve Gjirokastër, Sarandë e Tepelenë. U bashkëbisedua për tema me interes të ndërsjelltë dhe u këmb yen mendime e opinione për problemet të rrethëve ku botohen gazetat dhe ku shtrin veprimtarinë e saj edhe konsullata. Konsulli foli për historikun dhe funksionet e konsullatës si dhe veprimtarinë e saj të muajve të parë. Gazetarët bënë pyetje për praktikën e dhënies së vizave, hapjen e pikave të tjera të kalimit, për investimet greke në Shqipëri, problemin e refugjatëve, përbërjen e minoritetit etnik grek që rron në Shqipëri, vlerësimin e ecurisë së proceseve demokratike në vendin tonë etj. Një vend të veçantë në bashkëbisedim zunë problemet profesionale e teknike të shtypit, nevojat e kërkesat konkrete të gazetave dhe radios. Konsulli u tregua i gatshëm për të ndihmuar me përgjigje kërkesave të redaksive, me ndërmjetësimin për bashkëpunim me gazetat e njohura të vendit të tij dhe furnizimin e redaksive me informacion të rregullt javor të agjensive greke të lajmeve ANA. Të dy palët falenderuan për ftesën dhe përgëzimin ndaj saj

ARBËNORI NË AMERIKË

Për vetë moshën dhe hyrjen me vonesë në fushën politike, aspak e shka kë të tij, kryetari i parlamentit shqiptar z. Pjetër Arbnori do ta mbajë si relikë deri takimin që bëri me presidentin e ri të Amerikës, Bill Klinton. ARBËNORI fushën politike, aspak e shka kë ta mbajë si relikë deri Klinton. Z. Arbnori në mënyrë koncize parashtroi problemet e mëdha të epokës lindore e Shqiptarë duke mos harruar të kaluaren, të tanishmen dhe ardhmërinë tonë, kjo nëpërmjet tre fjalëve lapidar. - Unë i jam lutur zotit gjatë 25 vjetëve për përmbysjen e komunizmit. - Unë i jam lutur zotit që Shqipëria të shpëtojë nga komunizmi. - Unë i lutem zotit që Amerika të ndihmojë Shqipërinë. Duke kuptuar vizionet e gjera në kapjen e interpretimin e problemeve ndërkombëtare dhe shqipëtare të z. Arbnori por ndodhta kryetarit të parlamentit shqiptar; - Edhe unë i lutem zotit për bashkëpunim e mirëkuptim ndërkombëtar. Në pamundësi që tu referohemi agjencive ndërkombëtare të lajmeve, materiali që botojmë është marrë me stenogram nga edicioni i lajmeve i RTV-shqiptar, i cili i referohet «Zërit të Amerikës», dhe ky i fundit intervistës së z. Arbnori dhënë aq sa thamë më sipër për në studiot e kësaj radioje. D. KOLA

Vetëm pesë minuta para pallatit presidencial

Rastësisht u ndodha para portës së pallatit presidencial. Një bisedë me ton më të lartë se i zakonshmi më bëri të mbaj hapin. Po bisedonte një punonjës i shërbimit të pallatit me një plakë që insistonte të fut ej brënda. Plaka ankohej se s’kishte bukë, se rr onte me të lypur, por dhe lypja, vazhdonte ajo është vështirësuar. Edhe të rejat disa kanë, disa s’kanë, disa japin disa s’japin, edhe lypsat janë shtuar. Po vdes populli për bukë, përsërite plaka. Në këtë moment punonjësi i shërbimit që deri atëherë e shikonte plakën me një shikim përbuzës i kthehet: Heç moj plakë se nuk vdes populli për bukë populli po pasurohet e po rron me gjithë të mirat. Ai akoma s’e kishte mbaruar fjalën kur iu hodhën menjëherë dy gra të reja që qenkeshin aty pranë: E para: S’ke faj ti se e sigurove vendin e na flet kapardisur. Jo vdes jo s’vdes populli për bukë, më zbardhkë dhe dhëmbët... E dyta: Populli po vdes që

Me tolerancë pa paragjykime për çështjen kombëtare

- Intervistë me juristin Nijazi Jaho, intelektual i pavarur, pjesëmarrës në takimet e Tetovës - Mund të na thoni si u arrit deri në tryezat e rrumbullakta 1 dhe 2 të Tetovës? Këto takime nuk ishin diçka e rastit. Deri aty është dashur të kryhej një punë parapërgatitore. Ka pra edhe kjo një histori të shkurtër. Dihet se në vitin 1991 një grup intelektualësh u mblodhën në Tiranë dhe lexuan një deklaratë, në të cilën bëhej thirrje për pajtim e Kuvendit të Përgjithshëm Kombëtar, i cili i mbështetur në Kuvendin Kombëtar, në një program politik të veçantë të tyre, bazoheshin në faktin se ideja e paqes sociale dhe e bashkimit kombëtar ishte brenda parashtruar nga të gjitha partitë politike të vendit, se ajo ishte shprehur edhe në programet e tyre. E vërteta është se kjo nismë pati jehonë si brenda dhe jashtë vendit. Në shkurt të vitit 1992, me pjesëmarrjen edhe të intelektualëve nga Kosova, u krijua këshilli organizues me bashkëkryetarë, profesorët Teki Tashko dhe ... (Vijon në faqen 3)

Don Kishoti përsëri në skenë

Teatri i Operës dhe i Baletit sonte, ora 18 jep baletin «Don Kishoti» të kompozitorit L. Minkus. Baletmaestër Agron Aliaj, piktor skenik Shkodrani. Në rolin e Bazilit, Kitrit, Toreadorit interpretojnë për herë të parë artistët e rinj e të talentuar Altin Kaftra, Orjada Islami, Kleidi Kadiu; në rolet e tjera Jeralim Popi, Skënder Jazenxhiu, Ilirum Agalliu etj. Dirigjent Ermin Krantja.

rokastrës, ku vërtet kohët e fundit ka rënë puna e PS-së. Në mbledhjen e fundit të kryesisë, anëtar i saj Adem Hajdini ngriti i pari pikërisht këtë problem: gjendjen shumë të mirë nuk e kemi, atë që duhet të përballojmë, PS-ja nuk e përballon.

Biografi e shkurtër

Presidenti i Republikës së Bullgarisë ZHELJU ZHELEV ka lindur më 3 mars 1935 në Cesselnovo në krahinën e Varnes. Në 1957 ai diplomoi në Fakultetin e Filozofisë dhe Historisë në Universitetin e Sofjes. Gjatë shumë muajsh ai ka kryer vullnetarisht funksionet e asistentit shoqëror në vendlindjen e tij. Në vitin 1961 ai vazhdoi studimet e ciklit të III-të në Departamentin e Filozofisë së Universitetit të Sofjes «Saint Clement d’Ochridé». Në vitin 1972, ai u detyrua, për ... (Vijon në faqen 4)

NJE RAST QE S’MUND TE JETE I VETEM

Mëngjesin e 10 shkurtit, në njërin prej parkingëve të Elbasanit ... Mëngjesin e 10 shkurtit, në njërin prej parkingëve të Elbasanit n’odheshi të reshtuar 10 makina 20 tonëshe, të gjitha të një tipi të gjithë të një ngjyre. Njëri nga punëtorët e parkingut u shpreh se njerëzit që drejtojnë ato dhe dikush i drejton vetë shoferët, të gjithë së bashku, po bëjnë një punë të ndershme. Ai diçka ... kishte marrë vesh edhe nga bisedat që bënin drejtuesit e automjeteve me njëri tjetrin. Makina punëtori akuzoi hapur. Ai tha se kamionët transportojnë pleh kimik, përkatësisht ure, për në Serbi. Ndërkohë, që më parë, policia e rendit e Elbasanit kishte njoftuar policinë financiare, Karvani i makinave të ngarkuara u kontrollua dhe dokumentacioni ishte tepër i rregullt. Pika e kalimit të tyre do të ishte dogana e Qafë Thanës. Pika e mbërritjes do të ishte Sllovenia. Duket se ky veprim binte në kundërshtim me rezolutën nr. 787, datë 16.11.92 të Kuvendit Popullor, ku nëpërmjet portit të Durrësit. Blerësi i plehut kimik apo (Vijon në faqen 2)

Konkurs i Fondacionit SOROS

Për artikullin më të mirë rreth projektligjit për shtypin dhe mjetet e informacionit. Siç është bërë e ditur në Semin arin për Gazetarinë që Fondacioni Soros zhvilloi javën që kaloi në Tiranë, u njoftua edhe shpallja e një konkursi për artikujt më të mirë rreth projektligjit për shtypin dhe mjetet e informacionit. Siç është bërë e ditur në Semin arin për Gazetarinë që Fondacioni Soros zhvilloi javën që kaloi në Tiranë, u njoftua edhe shpallja e një konkursi për artikujt informacionit. Ky projektligj është botuar në gazetën «RD» datës 10 Shkurt të këtij viti. Për të gjithë gazetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë konkurs, bëjmë të ditur kushtet e mëposhtme: - Artikulli rreth projektligjit duhet të jetë i gjatë jo më shumë se dy faqe daktilografike. - Ai duhet të jetë i përkthyer në anglisht. Afati i fundit i dorëzimit të artikullit në Fondacionin Soros është data 5 Mars. - Artikujt do të shqyrtohen nga një juri gazetarësh të huaj e përbërë nga Bernar Pule (Francë), Xhoshuar Fridman (SHBA) dhe Konstanti Gebert (Poloni). - Për fituesit do të ketë tre çmime: Çmimi i parë 250 USD; çmimi i dytë 150 USD; çmimi i tretë 100 USD. Për çdo pyetje që mund të keni kontaktoni me Remzi Lanin, telefon 34621; Fondacioni Soros, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë. Qendra e Fondacionit Soros TIRANË