14/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 shkurt 1993

NDAL MASAVE REPRESIVE, NDAL SPASTRIMEVE POLITIKE! DUAM PUNË, DUAM MESA ZHE SIGURIE PËR TË ARDHMEN!

Protestë paqësore në Durrës - Nga milingji i organizuar mbrëmë në qytetin e Durrësit - Protestë paqësore në Durrës NDAL MASAVE REPRESIVE, NDAL SPASTRIMEVE POLITIKE! DUAM PUNË, DUAM MESA ZHE SIGURIE PËR TË ARDHMEN! - Nga milingji i organizuar mbrëmë në qytetin e Durrësit - Në këtë moto u mblodhën rreth 2 mijë banorë të qytetit të Durrësit në një miting paqësor proteste, organizuar në sallën e pallatit të sportit nga Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të rrethit me punonjës të nxjerrë në asistencë, me të pushuar pa drejtësisht nga puna, me të rinj dhe veteranë të Luftës Nacionalçlirimtare, ku ishin të pranishëm gjithashtu edhe zëvendëskryetari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS-së Dr. Servet Pëllumbi, anëtarët e kryesisë Arta Dabulla, Dr. Ethem Ruka dhe kryetari i PS së Durrësit Bardhyl Agasi. Vështirësitë e shumta që vij-në gjithnjë duke u rritur, reforma me paragjykime politike, rritja e vazhdueshme dhe e pandalshme e çmimeve, pagat e ulëta që e bëjnë gjithnjë e më të shtrenjtë koston e jetesës, mllefet dhe ethet revanshiste dhe mungesa e plotë e perspektivës për të ardhmen ishin motivet që i shtynë njerëzit të mblidhen në miting; për të protestuar dhe për të kërkuar respektimin e të drejtave që iu takojnë me ligj në një shtet të vërtetë demokratik. Jemi mbledhur sot këtu të protestojmë, tha i riu eurosocialist Gazmend Bizhga, për të shprehur pakënaqësinë tonë të plotë për mënyrën se si po zhvillohet reforma politike, ekonomike e sociale. Protesta jonë është e fuqishme sepse demokracia e vërtetë nuk vjen me eufori dhe me fiktivitet. Thuhet se është stonuar rënia e prodhimit, por kjo nuk është e vërtetë. Jo vetëm kaq por nuk ka perspektivë dhe askush nga qeveritarët nuk është në gjendje të thotë se kur mund të ndërpritet rënia. Janë rreth 300 mijë vetë në asistencë. Të tjerë kërkohen nga ajo. Të bëhet me ta në të ardhmen aq, më tepër po të kemi parasysh se për shumicën po afron edhe mbarimi i afatit të asistencës. Në vend të listave të të asistencës qeveria duhet të mendojë për listat e atyre që do të fillojnë punë. Fushata e pushimeve nga puna që sa vjen e po bëhet më e egër e kërçënuese po, justifikohet sot nga ata që kanë pushtetin me ndyshimet që po bën administrata e re amerikane e Klintonit. Mirëpo atje ndërrohen drejtuesit kryesorë dhe jo të gjithë punonjësit. Atje nuk zëvendësohen të aftët e specializuar e kualifikuar me të paaftë e të paarsimuar. Zëvendësimet që po bëhen tek ne e bëjnë edhe më të errët të ardhmen sepse, askush nuk e beson që mund ta projektojnë dhe ta ndërtojnë atë të paaftët. Në takim e morën fjalën gjithashtu edhe Arta Dabulla dhe Ethem Ruka të cilët vunë theksin në punën që duhet bërë për të sqaruar e bindur njerëzit lidhur me gjithçka po ndodh Demokracia nuk konsolidohet me paaftësi Duke e marrë fjalën në miting, Dr. Servet Pëllumbi u tha të pranishmëve se kemi ardhur midis jush t’ju përkrahim në protestën paqësore dhe të ligjshme që po bëni, kundër politikës së qeverisë, politikë që jo vetëm nuk e përfill shqiptarët e mëdhenj e të popullit, por që u kyç këtyre shumë shpejt në zhgënjim. Ne protestojmë sot së bashku me ju sepse demokracia nuk vjen ashtu siç e ëndërruam të gjithë dhe nuk konsolidohet me paaftësi dhe me korrupsion. Në të gjithë jeni dëshmitarë të i veprimeve antidemokratike që janë kryer si kudo në Shqipëri edhe në qytetin tuaj lidhur me pushimin e njerëzve nga puna dhe me emërimin në vend të tyre të paaftëve, të të korruptuarve, vetëm e vetëm sepse kanë marrë pjesë nëpër mitingjet e PD-së apo në rëzimin e monumenteve dhe të bustëve. Ne protestojmë sot sëbashku me ju tha Servet Pëllumbi, se- takojnë me ligj në një shtet të vetë demokratik. Jemi mbledhur sot këtu të protestojmë, tha i ri sociale. Protesta jonë është e fuqishme, sepse nuk shohim asnjë perspektivë për të ardhmen. Lufta e re e klasave që po praktikohet sot nga pushtetmbajtësit, nuk është gjë tjetër, por tregues i fundit të politikës së tyre të dështuar. Punëtorët janë ata që po vuajnë më tepër peshën e gabimeve të politikës së qeverisë së Meksit, tha duke e marrë fjalën në miting Hajro Resuli, kry- kes të qeverisë, politike që jo vetëm nuk e përfilli shpresën e madhe të popullit, por që e ktheu shumë shpejt në zhgënjim. Në takim e morën fjalën gjihashtu në punën që duhet bërë për të squar e bindur njerëzit lidhur me gjithçka po ndodh në Shqipëri, dhe për këtë thanë ata nuk duhet të kemi frikë, të dalim edhe në sheshe, të demon- cojme në shtyp, ti drejtohemi qeverisë, parlamentit dhe vetë Presidentit. Drejtuesit e Partisë Socialiste iu përgjigjën edhe shumë pyetjeve që bënë të pranishmit nga salla. Korresp i «Zërit të popullit»

PARTIA SOCIALISTE ËSHTË PARTIA ME E CIVILIZUAR, ME E KULTURUAR

DRITËRO AGOLLI Anëtar i Kryesisë së PSSH Këto që do të them janë si autokritikë edhe për mua vetë. E para dua të them se ne duhet të zemë çështjen nga «rrënjët». Rrënjët diktatura ekonomike, politike dhe psikologjike kërkon t’i presë fije-fije ose t’i shkulë. Për shkuljen e rrënjëve kjo diktaturë ka shpallur prej kohësh parullën. «Të çrrënjosim komunizmin». Kjo parullë nga ne socialistët u kuptua si një gjë abstrakte, si një gjë thjesht ideore. Por thirrja «Të çrrënjosim komunizmin» do të vihej në jetë thellësisht deri në rrënjë. Kjo ishte një mendim, një strategji që do të dilte dikur. Tani kjo shprehej nuk dëgjohet shumë, por ajo dëgjohet në fijet e rrënjëve që shkëlon. Kjo do të thoshte së pari të çrrënjosim Luftën Nacionalçlirimtare, rrënjën e rrënjëve të socializmit dhe të idealeve humaniste të tij: rrënjën e një pjesë të patriotizmit dhe të shqiptarizmit. Së dyti kjo do të thoshte të çrrënjosën jetesa dhe mjetet e jetesës së ish-komunistëve dhe të socialistëve dmt, të krijojmë asistencën kryesisht për ta, për t’i hequr nga puna dhe për të pastruar sheshin. Dhe pastaj, të kullosin dhe të hedhin valle demat demokratistë, jo demokratë. Se treti, kjo do të thoshte të çrrënjoset pema e Partisë Socialiste duke ia hequr gjithë lëndën ushqyese të saj. Kjo ishte strategjia e çrrënjosjen e programuar nga Partia Demokratike dhe kësaj strategjie ajo, ia arriti. Partia Socialiste dhe përkrahësit e saj, rinia, sindikatat, shoqatat dhe individët këtë gjë duhet ta kuptojnë. Këtë duhet ta vënë në orbitën e punës dhe të luftës së tyre për të pasur një bazë nga do të kalohet në mbrojtjen e çështjeve të tjera në të ardhmen. Po s’e patën këtë në orbitë, nuk do të mundin të mbrojnë çështjet e tjera si vështirësitë ekonomike, rritjen e çmimeve dhe kriminalitetin; organizimin e grevave dhe të manifestimeve; mbrojtjen dhe zbatimin e ligjeve; goditjet e fajeve dhe të gabimeve të pushtetarëve; ngritjen e zërit për funksionimin e pushtetit lokal etj. Në qoftë se Partia Socialiste nuk ngrihet në luftën e saj nga strategjia e «çrrënjosjes» së PD-së, çështjet e mësipërme nuk mbrohen fare. Ne duhet të luftojmë për dinamizmin e Partisë Socialiste, për vënien në lëvizje të gjithë organizmit të trupit të saj, në mënyrë që gjithë organet e këtij trupi: truri, zemra, mushkëritë, mëlçia e zezë, veshët, sytë e të tjera, përveç, zorrës së verbër që është e padobishme. Këto duhet të funksionojnë harmonikisht. Trupi i Partisë Socialiste me gjithë organizmin e tij nuk funksionon ende kënaqësisht. Duhet ta pranojmë këtë gjë. Ka arritje shumë të mëdha por, jo të gjitha pjesët e organizmit të partisë, funksionojnë harmonikisht. Këto pjesë nuk duhet t’i nënshtrohen zorrës së verbër, të cilën mund ta heqësh. Kryesia dhe kryesia e Partisë Socialiste ende janë disi të ngathëta. Neve ende nuk na ka ikur frika dhe këtu nuk përjashtoj as veten time. Ende nuk na ka ikur frika ndaj Partisë Demokratike ndaj këtij trupi që fryhet e fryhet, që nxjerr avuj nga hundët dhe lëshon jashtëqitje nga organet përkatës, me bërtitjet me gojë, me ulërimat në gazeta, në radiotelevizion etj. Ky avull dhe këto jashtëqitje duke ndotur ambientin na trembin edhe neve, prandaj nuk veprojmë si duhet. Le të themi në se na ka (V’jon në faqen 3)

Kriza e identitetit

Vacllav Haveli, duke analizuar procesin e kalimit nga diktatura komuniste në demokraci ose siç thotë ai «Nga jeta me gënjeshtrën» «Jetën me të vërtetën», njeriu pëson në mënyrë të pashmangshme atë që quhet «kriza e identitetit njerëzor». Sipas tij, kriza e thellë e identitetit njerëzor që shkaktoi jeta me gënjeshtrën ka shfaqur edhe aspektin e saj moral; veç të tjerash ajo pasqyrohet si krizë e thellë morale e shoqërisë. Ky fenomen plotësisht objektiv është absolutisht i pashmangshëm edhe për fazën nëpër të cilën po kalon demokracia tek ne. Kjo krizë ka shumë aspekte, moral e material, politik dhe kulturor, psikologjik dhe shoqëror. Sistemi komunist, i bazuar në pronën shoqërore, solli demoralizimin njerëzor, humbjen e individualitetit njerëzor të kolektivitetit, thyerjen e identitetit në emër të anonimitetit. Aktualisht njerëzit janë në kërkim të ekuilibrave të reja. Dalja nga kjo gjendje po shoqërohet me trauma psikike në të cilat kushdo i bën analizë vethtes, pozitës së tij sociale, relacioneve më të kaluara komuniste dhe ndërkaq kërkon të zërë pozicione të reja. Ky kalim nuk është kaq i thjeshtë. Ai patjetër sjell për turbullime të çdo njeri. Erih From ka thënë se natyra e njeriut nuk është një entitet i pandryshueshëm me cilësi të përcaktuar, as nuk është substancë absolutisht plastike ndaj rrethanave jetësore, por është produkt i zhvillimit historik. Dramën e krizës së identitetit në radhë të parë e pësuan ata që sinqerisht e ekuivoke e mëdyshje ju përkushtuan «kauzës së komunizmit», të bindur plotësisht se ai do të ishte rendi që do t’i sillte të ardhmen e lumtur vendit tonë. Ata sot janë të moshur dhe do- GEZIM TUSHI Kryetar i partisë socialiste Vlorë (Vijon në faqen 2) moshuar dhe do- ral; e shoqë- luarën kalim nuk është kaq i thjeshtë. Ai patjetër sjell perturbacione për çdo njeri. Erh From ka tënë se natyra e njeriut nuk është as

Kronika nga Bulqiza

«OPERACIONI STERIL - ’93» - «Ta bëjmë reformën si të duam ne – thotë kryeinxhinieri – Drejtorin dhe kryeinxhinierin e minierave të kromit të Bulqizës Gëzim Dautin dhe Vehbi Mustën, i gjetëm në zyrë, në krye të operacionit për reformimin e plotë të të gjitha strukturave organizative të minierës. I sjellë në postin e lartë të drejto- rit të të gjitha minierave të Bul- qizës fill pas operacionit model të organizuar kundër grevistëve të ngujuar në grevë urie në nivelin e 9-të, operacion i realizuar me «flesh» në bashkëpunim me forcat e rendit në qendër dhe në rreth, nën udhëheqjen e PD-së, Gëzim Dauti ka në dorë «karta- blunë» e spastrimeve. Motiv i lapsit që gërshët pa tekfl në «kartabluen» është spastrimi i të gjithë socialistëve nga miniera. (Vijon në faqen 2)

Mirëkuptim i kërcënuar

Gramshi është një nga zonat ku në të gjitha instancat ka fituar Partia Socialiste. Këtu bie në sy menjëherë qetësia, objektet sociale e industriale të paprishura, pa paska se në to puna dhe aktiviteti janë normal si kudo. Gramshi i ka vërtet respektuar e mirëkuptimin. I ka patur që të kaluaren, i ka edhe sot. Pikërisht këtu e ka burimin kjo që e mirë politike që ekziston sot në këtë rreth. Është krejtësisht e zakonshme që socialistë, demokratë, republikanë, të bëjnë bashkë, të pijnë në kafe apo të debatojnë për disa me njëri-tjetrin. Në zgjedhjet e 26 Korrikut PS fitoi në të gjitha komunat, bashkitë e rrethit. Këto fakte flasin për rezultate pozitive apo dhe për- ektoratat e saj) në pushtet nuk • përdoren për revanin politik, por për t’u sjellë mesazhe mirëkuptimi partive të tjera. Nëpër aparate, në ndërmarrje e institucione, në shkolla e kudo qëndruan në punë po ata njerëz, megjithëse përfaqësojnë parti të ndryshme politike. Le të na thuhet sot nëse PS ka bërë të kundërtën. Por, ç’po ndodh? Klima e mirë politike çuditërisht kohët e fundit po shoqërohet me «vrarësira» të reja politike. Burimin e kanë atje lart tek Qeveria dhe Partia që vetëm emrin kanë demokratike. Shkëlqet e rëndë të ligjit «Për funksionimin e pushtetit lokal», nga vet kryeministri dhunojnë veten e lirë të popullit. Zgjedhjen qeveritare, në Tiranë apo gjet- kë populli me hir a me pahir votoi për PD dhe ajo le të qever- risi. Në Gramsh populli u besol socialistëve ndaj lejoni ata që kryejnë detyrimet që kanë ndaj tij. Le të jetë kjo një provë atësie për zonat ku fitoi PS. Opinioni këto ditë në Gramsh është i sensibilizuar. Të gjitha ndërmarrjet pothuaj u bënë nacionale që varen direkt nga qën- dra. Deri këtu s’ka ndonjë të keqe përderisa edhe Franca, Japoni e.tj. kështu i paska. Për njerëzit pyetës n: Kush i propozon, kush i vendos e mbi çfarë kriteresh profesionale emërohen drejtueset e rinj? Si mund të hiqet drejtori i ndërmarrjes së ndërtimit Enver Kala, një nga arkitektët më të vjetër e më të aftë të rrethit? Ai nuk është anëtar i asnjë partie, por është e aftë për punë. Sipas logjikës së qeverisë duhet e kundërta: edhe i paaftë, por anëtar i PD-së! Asnjë nga kandidatët e propozuar nga PS për sekretar të pushtetit lokal nuk u vendos në këtë punë megjithëse të gjithë me arsimin e lartë. Ato i vendosi… (Vijon në faqen 2)

BEHU BURRË PËR FJALËN E DHËNË, ZOTI MINISTER!

- Meqenëse në kinostudio nuk realizohen filma, çudi si nuk e mbyllin atë? - shprehu dhimbje një artdashës. - Ajo e mbyllur është, e ka drynin gati, por çelsin nuk ja rrotullojnë. Pa ta shpallje këtë vendim qeveria do të quhej «Qeveri antikulturë». Këtë nam të keq ajo nuk e do, - ja priti tjetri. - Mirë thua, përderisa u thotë regjizorëve. S. Pecani e GJ. Xhu- vani gjen ku të doni sponsori- zues se qeveria veç për paga (se- rum) u jep para. - Eh, të shkretët kineastë, vë- rriten andej e vërtitu këndej, sa te firma Koqi sa tek një firmë tjetër. Vërtitu e vërtitu me skenarë në duar. - Mirë, për të ndihmuar kolegët kineastë që të xhirojnë filma, mbajti fjalën ministri, zoti Anagnosti, por së paku tani i mbeti të bëhet burrë për atë: çka rrahu gjoksin para kineastëve duke deklaruar se «po qe se Qeveria nuk e subvencionon kinematografinë, unë do të japë dorëheqjen». - Të shohim! Ai, zakonisht e mban fjalën. IRID AVRAMI

XHORXHIO BENVENUTO SEKRETAR I PËRGJITHTË-SHËM I PSI

Pas dorëheqjes së Betino Kra- ksit, PSI zgjodhi sekretarin e ri të Partisë. - Sekretari i ri i Partisë Socialiste Italiane, Xhorxhia Benvenu- to, u vendos në zyrën e re dhe- tu vu menjëherë punës. «Unë shoh të ardhmen, i tha ai gazetarëve, duhet të punohet, duke ditur që ka një të kaluar për të cilën duhet të reflektohet përsa u për- ket anëve tona pozitive dhe negative, por duhet të reflektohet besimi i njerëzve».

«PELEGRINI I VONUAR»

Libër i ri poetik i poetit tonë të shquar DRITËRO AGOLLI Botim i Qendrës Botuese Ekonomike «PROGRESI» Së afërmi: «PELEGRINI I VONUAR» Libër i ri poetik i poetit tonë të shquar DRITËRO AGOLLI Botim i Qendrës Botuese Ekonomike «PROGRESI» Ky libër i ri poetik është sintezë e mendimit artistik 40-vjeçar të poetit tonë kombëtar DRITËRO AGOLLI. Në vargjet e poezive të tij lexuesit do të gjejnë refleksionet e poetit mbi historinë e lashtë e të re të shqiptarëve; angazhimin e artistit në fatet e popullit e të kombit; shkallën në të lartë të shprehjes artistike e mendimit poetik. Poezitë e këtij libri janë kryesisht krijime të dy viteve të fundit, muza e poetit u vu në eficencë të plotë përballë ngjarjeve të tronditëse. Ato janë refleksione ndaj proceseve demokratike që përfshijnë vendin tonë, ku poeti ka luajtur një rol aktiv. Por e sotmja e shtyn poetin të reflektojë edhe ndaj së kaluarës me ndjenjën e iluzioneve e të deziluzioneve, të tragjedisë e të utopisë së një ëndrre. Kështu poeti i ngjan një pelegrini të vonuar të një karvani në shkreti- të. Metafora e kësaj poezie të re është metafora e iluzioneve dhe e deziluzioneve, e shoqëruar me ndjenjën e bashkëfajësisë, por edhe të shfaqësimit të poetit para shoqërisë, që nuk ka mundur ta thoshte më parë të gjithë të vërtetën. Megjithatë poezia e këtij libri është poezia e optimizmit që buron nga njohja e vetvetes dhe e vërtetës. Së afërmi Qendra Botuese Ekonomike Progresi- vë në duar të lexuesve këtë libër të ri të poetit Dritëro Agolli. Ky është botimi i parë i kësaj qendre botuese. Recenzues të librit janë Ilirian Zhupa dhe Koçi Petriti.