17/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 shkurt 1993

QEVERIA «MEKSI», QEVERI QE KA BLLOKUAR GJITHE JETEN E VENDIT

- Inflacion autolëvdatas që bien ndesh me «perden» qeveritare. - Nga njëra anë asistenca masive, nga ana tjetër rritja drastike e çmimeve - Qeveritarë që duan të vishen bukur ndërkohë që të tjerë duan bukë. - Inflacion autolëvdatas që bien ndesh me «perden» qeveritare. - Nga njëra anë asistenca masive, nga ana tjetër rritja drastike e çmimeve - Qeveritarë që duan të vishen bukur ndërkohë që të tjerë duan bukë. e rreth gjysmë milion njerëzve që ndonjë skandali financiar të ardhshëm sepse do premtojnë shumë borxhe! Një situatë e tillë, që bie ndesh me realitetin e gjërave, po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për demokracinë shqiptare. E rrezikshme është bërë ajo tashmë edhe për vetë PD, e cila ka meritat e ra 22 marsit veçse duket ha-ruuar se ato mund të jenë edhe rezultatet e 26 korrikut, PD u pozicionua për të kundërtën, erdhi duke u bërë gjithnjë e më tepër një parti centraliste e një parti shtet; është një fakt i njohur «që socialistët, siç shprehet L. Kadare, në një intervistë ditët e fundit, janë tepër të pasur me kuadro», ndërsa për pushtetarët e PD-së (Vijon në faqen 2)

«SUKSESI» I REFORMES - NJE TRUK PROPAGANDISTIK

Ka disa kohë që propaganda zyrtare i bie borive të «përfundimit të suksese së fazës së parë të reformës». Të bie në sy që zëdhënës të tyre arrijnë të funksionojnë të lartë të qeverisë së partisë në pushtet që s’lenë rast e takim, që mbushin ekranin e faqet e RD-së për të vërtetuar «përfundimin me sukses të fazës së parë të reformës». Me që «arritjet» kanë gojëse e flasin, i mbetet propagandës që, sipas tezës leniniste, të bëjë të dukshëm diçka embrionale që shfaqet mezi e shohin ose e ndjejnë për keq por që ka të ardhmen. Barrë të rëndë ka marrë përsipër. Shumëkujt kjo i kujton humorin e hollë të monizmit: «Ç’është një gjë që rrëitet e nuk duket? Përgjigjën, pra». Ajo që thuhej atëherë në zë sot thuhet hapur. Në një tubim në komitetin drejtues të PS me komisionin ekonomik duke shkëmbyer mendime për ecurinë e reformës, dhe përmes fakteve, doli se euforia që përgjithshëm të kapërcyer nga kushtet e krijuara. Në këto pika themelore të ngurtësuara po shfaqet gjithnjë e më qartë mungesa vizionare e qeverisë, profesionalizmi i ulët i qeveritarëve të saj. Erozioni intelektual përballë të cilit u gjend PD-ja tashmë i ka shenjat të qarta. Mungesa e një programi konkret e të detajuar dëmtoi së tepërmi ritmet e reformës. Privatizimi u stopua për një kohë të gjatë si për ta vazhduar me kryeneçësi çuarjen e ekonomisë drejt gjëndjes zero. Kësisoj ritmet e prodhimit jo vetëm që nuk u rritën por u stabilizuan pavarësisht shifrave zyrtare që deklarohen pa u mbështetur në një informacion bazë. Politizimi i shifrave ekonomike del-sheshit në treg ku edhe më të lartë, agregat, edhe birra, vera, edhe qumështi, gjalpi, djathi, edhe sheqeri etj. etj., janë ose të importove private ose nga ndihmat, Sot shteti nuk di sipërfaqen sifërfagen e mbjelljeve të vjeshtës e jo më sasitë e prodhimit në vend. Ky inflacion autolevdatash, u tha nga diskutantët, bie ndesh me mungesën e theksuar të transparencës nga ana e qeverisë. Rënia pushtetore rëndon mbi gjithçka ndodh; mbi takimin e vizita qeveritarësh, mbi shifrat e buxhetit, të nivelit të inflacionit e të pa- (Vijon në faqen 3) perspektivë. Shkatërruesit janë humori e hollë të monizmit: «Ç’është një gjë që të rritet e nuk duket? Mirëqënia, pra». Ajo që thuhej atëherë nën zë sot thuhet hapur. Të në se euforia qeveritare është vetëm një truk propagandistik, një vlerësim aspak bindës i situatës. Është mendjelehtësi pushtetore, u theksua që disa hapa gjymkame e shpesh të gabuara të vitit një kapele kaq e madhe si fazë e parë e reformës. Ç’mund të thuhet kur pas dy vjet proces demokratik në Shqipëri mungon kushtetuta, hartimi i të cilës zvarritet pa kuptim? Po mbushet viti dhe qeveria e PD-së vazhdon të punojë me një program

Çudirat e qeverisë sonë

Çudirat e qeverisë Meksi që po zbaton reformën pa patur plan konkret të saj, që po ndërton stëpinë e re pa bërë projektin. Janë të pafundme. Më shumë se kushdo i ndjen këto njeriu i thjeshtë, sidomos ai në asistencë për të cilin dhimbjet e reformës dhe peditë po bëhen të padurueshme. Pikërisht ata, që në mitingjet popullore të para 22 marsit i treguan se si i zhgënjyerit i kishin rrjedhur lëkurën, tani po i marrin edhe shpirtin. Thonë se kur vitin e kaluar, disa ankesohin për vështirësitë ekonomike, një i huaj vërejti: «edhe s’ka vdekur njeri për bukë». Me sa duket qeveria kërkon t’i mbushë mendjen botës se po e realizon këtë objektiv. Nga njëra anë asistenca masive e rreth gjysëm milionë njerëzve, nga ana tjetër rritja drastike e çmimeve që vazhdon pa mëshirë. Dhe në mes të ditës, me shkrepsa e me vulë, qeveria i fut dorën në xhepin e shqiptarëve dhe e vjedh popullin pa asnjë drojë. Pas dyfishimit, tani çohet një fshat që të paguajë... në 6 fish qeraja e mëparshme e shtëpive që PD do na e falte, rritet kushedi sa herë çmimi i energjisë elektrike dhe çudia më e çuditshme është uji. nga 4 lekë të vjetra për person shkon në 250 lekë të vjetra, pra mbi 62 herë më shumë. 1000 lekë në muaj vetëm për ujë duhet të paguajë një familje normale, në kushtet kur gjithnjë ditën, vjen vetëm 3-4 orë ujë, (Vijon në faqen 2)

«NJIH VETVETEN» - vlen edhe për Partinë

Nga dr. Servet Pëllumbi zëvendëskryetar i Partisë Socialiste Është pak, shumë pak, ta quash mungesë modestie kur një parti, ciladoqoftë ajo, e shpall veten të barabartë me demokracinë, me realitetin, «shembull real i organizimit më të papërsëritshëm në lëvizjen demokratike botërore», ofron politikë «pa asnjë lloj korrupsioni» (RD, 1.11.1992), «aspiratat dhe vullnet të kombit» (RD, 5.2.1993) etj. Po të jetë se konceptime të tilla do të ishin kalimtare në Partinë Demokratike, fryti i një entuziazmi të momentit, apo po të jetë se ato do të vëzhgoheshin te anëtarë të thjeshtë të kësaj partie, nuk do t’ia vlente të përmendeshin fare. Por çështja ndryshon kur konceptime të tilla shpallen si vijë e FD-së, kur nga pozicione të tilla, aspak realiste e aspak demokratike, u mohohet kontributi dhe u ngushtohet hapësira forcave të tjera politike, apo dhe më keq se kaq, kur synohet likuidimi i çdo lloj opozite dhe shijohet një paradë suksesesh, të cilat edhe pse «mungojnë, janë fare të pakta për të dëshmuar «lavdinë e rolit udhëheqës të PD-së»... Nga një propagandë e tillë krijohet përshtypja se etapa e shoqërisë post - totalitare, domethënë periudha kalimtare, paska përfunduar, se tani «Shqipëria ka një stabilitet të padiskutueshëm politik» dhe se po jetojmë në një «shoqëri të vërtetë demokratike». Bile nuk ngurrohet të deklarohet se te ne «prodhimi bujqësor është rritur shumë, ndërsa rënia e prodhimit industrial është ndalur, inflacioni është ulur në 3.5 për qind në muaj»!... (RD 6.2.1993). Nuk e di se sa e mundur është shifra e uljes së inflacionit, se të tjerat e di mirë që s’ka si të përdorin sot, kur qindra mijëra njerëz nuk po punojnë kur miliona monedha shtesë janë vënë në qarkullim dhe kur shpejtësia e qarkullimit të saj ka rënë gati 3 herë. Me sa duket, monedhet se në kushtet e varfërisë e pakënaqësisë masive të sotme nuk është as e vërtetë «ngopjen» njerëzit, këtu te ne, dhe Forumet ndërkombëtare, me shifra euforike, që u përngjajnë premtimeve të PD-së para 22 marsit! Veçse nuk duhet harruar se ato mund të jenë edhe pararendëse të ndonjë skandali financiar të ardhshëm sepse çdo premtim është një borxh! shqiptare. E rrezikshme është bërë ajo tashmë edhe përbën një alergji të përhershme, për pandaj dhe po «kujdesen» që pa pyetur për interesat dhe nevojat që ke vendi, t’i lënë pa punë si të papërtaështshëm për reformën»! Nuk nguron të deklarojë, me gojen e kryetarit të vet, se vetëm PD-ja mund ta bëjë reformën në Shqipëri» (RD, 18.9.1992). E megjithatë, ende qeveria e saj nuk po paraqet në parlament një program të reformës, të privatizimit, të rregullimit të marrëdhënieve pronësore etj., por ia le një «kontaniet të palafshëm». Deformimet e tilla të proceseve të tranzicionit dhe kontradiktat brenda vetë PD-së, po bëhen më të vërteta kërkuese. Çështja po ndiqet me interes nga mbare opinionit ynë, që me të drejtë e shqetësim të ligjshëm, pret të shohë nëse aq të lrenohen apo jo ekstremistet brenda saj, të cilët Presidenti Berisha në Kuvendin e PD-së më 23 janar, me të drejtë i quajti fashistë. Por mbi të gjitha tërheq vëmendjen strategjia e rritjes së tensioneve politike, veçanërisht në raportet me opozitën, me Partinë Socialiste. Sot po bëhet më e qartë se mbahen qëndrime nga më ekstreme ndaj atyre që mendojnë e flasin ndryshe deri dhe duke i pushuar nga puna me gjuhën që të instrumentalizohet përsëri frika dhe të kultivohen kuptime sempliste mbi opozitën, duke e parë atë si një lloj kori të konformizmit. Vala e re e spastrimeve që ka filluar pas vitit të ri, e projektuar që të shtrihet kudo e për të gjithë socialistët, do të bëjë që të drejtat dhe liritë e individit të nëpërkëmben në mënyrë masive dhe demokracia të shndërrohet në diçka formale, apo në një mashtrim të rëndomtë. Strategjia konfuze e PD-së, diskuribret e theksuara në pushtetin lokal, pasiguria e përgjithshme që solli ngritja e re e çmimeve e 16 janarit 1993, për të cilën «nuk u pa me vend» asnjë konsultim paraprak me partitë politike e sindikatat, po e rëndojnë edhe më tej situatën. Tashmë është bërë e qartë se dështimi i strategjisë së PD-së për të izoluar PS-në nga (Vijon në faqen 2)

Nga rrethi i Hasit

Autoriteti i socialistëve rritet përditë Kohët e fundit në rrethin e Hasit është gjallëruar shumë veprimtaria e socialistëve. Preokupacioni i tyre kryesor është të lidhen sa më ngushtë me popullin të njohin hallet e shqetësimet e tij në këtë periudhë të vështirë dhe të kërkojnë zgjidhjen e tyre prej organeve qendrore, shtetërore dhe atyre të pushtetit lokal që kontrollohen prej PDSH. Banorët e rrethit veriore janë të zemëruar me bijtë e tyre që pasi u rrëmbyen votën dhe zunë kryet e shtetit nuk kanë kthyer më kokën për të parë, nuk kanë bërë më asnjë takim me ta, këtë në malësi. Është kjo arsye që këshilltarët socialistë të komunës së Krumës kanë kërkuar këto ditë të shkojnë në Has deputeti Rexhep Uka dhe të japë llogari për premtimet konkrete që bëri gjatë fushatës elektorale: së pari kur do të ndërtohet rezervuari që do të ujisë 4 mijë ha tokë dhe kur dhe si do të zgjidhet problemi i banorëve të cilëve u janë përmbytur tokat nga liqeni i Fierzës? Socialistët e Hasit jo vetëm bëjnë presion me mjete demokratike ndaj pushtetarëve të djathtë, por edhe propozojnë zgjidhje të problemeve që ka populli. Situata në rreth është tepër e vështirë. Është kufizuar së tepërmi mundësia e punësimit në sektorët shtetërorë. Mijëra të Vllahnës e të Golajt janë në prag të falimentimit. Në 3-4 mijë banorë 4 mijë janë në asistencë, ndërsa qindra të tjerë të papunë sidomos djem të liruar nga ushtria. Hasianët janë të menjanuar si nga përpjekjet për ndonjë emigracion legal ashtu edhe për atë ilegal. Mbi 100 familje marrin verësme me listë, sepse nuk kanë para që të paguajnë. Gjendjen e fshatit e rëndon më tej moszbatimi i ligjit për tokën. Zvarritja e këtij ligji ka (Vijon në faqen 4)

Aksion fashist i guerilasve PEDELISTE

Në qytetin e Maliqit javën e fundit të janarit 1993 u vodh objekti ku shpërndahet gazeta «Zëri i popullit» për qytetin e Maliqit dhe fshatrave përreth. Dy javë më vonë u thyen xhamat e po këtij objekti, gjë që nuk kishte ndodhur as në tufanin më të egër të demokracisë shqiptare! Në mbrëmjen e datës 14 shkurt 1993 i vihet zjarri këtij objekti nga persona të panjohur, zjarri i cili u shua falë ndërhyrjes së qytetarëve që u ndodhën aty. Autorët e vërtetë të këtij veprimi nuk dihen deri më sot megjithëse organet e rendit janë në ndjekje të problemit. Një gjë dihet mirë: në disa raste, madje dhe më datën 13 shkurt, veprimtarë të PD-së kanë deklaruar në prani të qytetarëve: Mos e shisni këtu «Zërin e popullit» se do ta djegim e shkatërrojmë objektin». Aksione të tilla janë tipike për guerilas fashistë. VEZHGUESI

«PRONARET» pushtojnë tokën

- Punëtorët kërkojnë të dinë për të ardhmen e tyre, por askush nuk përgjigjet - Më në fund, siç e kemi bërë të ditur edhe para disa ditësh nëpërmjet një shkrimi në faqet e kësaj gazete, vreshtat dhe pemëtoret e Fushës së Shtoit në rrethin e Shkodrës u shkatërruan mizorisht vetëm brenda pak ditëve. Inicimi i këtij shkatërrimi filloi para disa muajsh. Me pretekstin e ristrukturimit të NB-ve, të servirur nga drejtuesit e pushtetit lokal të këtij rrethi e deri në Ministrinë e Bujqësisë, punëtorët pritën e pritën për muaj të tërë. Kështu herë u thuhej se do të bëjmë disa ndërmarrje të vogla si Evropa herë u thuhej se do të krijojmë ndërmarrje të përbashkëta me firma italiane, herë u thuhej se do tua shpërndajmë parcelat me pemë e vreshta në mënyrë të barabartë, herë... Punonjësit u nxorrën në asistencë. Siç duket të shihnin më qartë rezultatet e «llumtura» të të ashtuquajturit ristrukturim. Kaq pra u desh, ristrukturimi i famshëm i kësaj NB-je sot bën bilancin. Rezultati: një ndër bukuritë e rralla të fruti-vitikulturës shqiptare u përpi nga ethet e shkatërrimit. Shpresa e fundit që u mbeti punëtorëve ishte se ndoshta tani, pasi e mbaruan me «sukses ristrukturimin» të paktën tokën do tua shpërndanin, siç pati porosinë edhe vetë presidenti. Por edhe kjo me ç’duket deri sot nuk po realizohet. Fushën e Shtoit tani e kanë pushtuar «pronarët». Aty këtu shihen të ngulura baraka, ku banorë të ndryshëm nga zonat e thella malore kanë ardhur këtu me pretendimin se dikur ka qenë në toka e tyre. Po kështu, nga fshatrat e rrethit shi ato të zonës së Postribës, Grudëmirës, Vrakës etj., nga dita në ditë shtohet numri i atyre fshatarëve të tjerë që «kemi tapi», e vijnë e venë kufijtë e vjetër. Sipas këtyre kufijve, nga një pëllëmbë e rrafsh e përfshirë, del se fusha e Shtoit na qenkan edhe dhjetra hektarë më e madhe sa është realisht. Një dëshmi kjo që tregon edhe falsitetin e këtyre pretendimeve. Shto këtu edhe faktin tjetër që kjo fushë dikur është njohur realisht si vend i pa banuar, pasi ishte totalisht e mbuluar me ferra, fier, gjarpërinj etj., ndërsa sot na dalka se paska qenë tokë buke e bile se paska patur deri dhe pronarë të veçantë. Gjithashtu edhe banorët e këtuëshëm, që për më se 40 vjet kanë dërdhur djersë dhe i kthyen këtë shkretëtirë në baçë me pemë, sot duke parë që askush nuk po kujdeset për ta, kanë filluar të dalin me pretendimet e tyre, edhe këta për kufij tjetër. Dikush thotë se «unë e kam me tapi tokën që në kohën e Zogut dhe atë tokë dua», dikush tjetër thotë se «mua ma ka dhënë tokën reformat agrare e vitit 1946 e nuk dua të di se ç’është më mirë përparë». Tre të tjera thonë se «ne kemi vite të tëra që kemi derdhur djersën në këtë tokë dhe pas kaq vitesh nuk mund të marrim përsëri rrugën për të shkuar në Dukagjin apo në zonat e tjera nga kemi ardhur para 40 vitesh». Shkurt pra, kjo mosmarrëveshje ka kohë që ka filluar dhe nga dita në ditë po rritet. Punëtorët kërkojnë të dinë për të ardhmen e tyre, por askush nuk përgjigjet. Përpara syve të tyre «pronarët» vazhdojnë në vendosjen e kufijve, pa u prishur kush terezinë. Janë afro 6 mijë frymë që presin e vetëm presin! MUSA KURTULAJ

Duam të udhëtojmë me autobuz, por...

Pardje e më zeq autobuza pa sedilje, pa doreza ku të mbahesh, autobuza ku shtyhesh e shtypesh dhe mbi të gjitha autobuza të pistë. Llojlloj plehrash si në rrugë, ashtu dhe brenda. Pluhuri që futet në mushkëri. Lekët i marrin tërësisht njësoj në çdo stacion, bile bile i shkreta shofer, më mirë të paguaj 3 (20) lekë, sa 20 (0) për kilometër që do të marrë tepër rruga nga gropa, gropa e kanale të Tiranës. Ka mbetur kështu ndo- një dorë që i rregullon këto rrugë. Për të prishur gjendjen e të duash e në mes të ditës, sikur ky të ishte gjesti më i nderuar i njeriut. Ç’të bësh? Jetojmë në kohëra të reja, por duam të dimë nga ministria përkatëse të komunikacionit e vruajtjes së mjedisit e nga mekanizmat e tyre, nëse do të udhëtojmë ndonjëherë si njerëz? A e kanë ndërmend të paratën ta rregullojnë? Edhe sa do të presim? Udhëtar