19/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

19 shkurt 1993

MUNGESË E PLOTË SERIOZITETI NGA ANA E QEVERISË: PARAQITET NJË LIGJ PA ASNJË STUDIM PARAPRAK

Interesim dhe shqetësim mbarëpopullor për projektligjin për ish pronat Harrohet ajo që kanë pranuar thuajse gjithë partitë se drejt ekonomisë së tregut duhet të nisemi nga një start i barabartë

Mbërriti në Tiranë Presidenti i Republikës së Turqisë, Turgut Ozal

Dje mbërriti në Tiranë në krye të një delegacioni të madh presidenti i Republikës së Turqisë Turgut Ozal. Në aeroportin e Rinasit atë e priti presidenti i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe funksionarë të parlamentit, qeverisë etj. Po dje ai pati një takim pune me kryeministrin Aleksandër Meksi dhe presidentin Berisha. Takimet vazhduan deri vonë.

BIOGRAFI E SHKURTËR E TURGUT OZALIT

Turgut Ozal; President i tetë i Turqisë, ka lindur në Malatia në vitin 1927. Mbaroi Universitetin Teknik të Stambollit më 1950 si inxhinier elektrik. Më 1952 shkoi në shtetet e Bashkuara të Amerikës; ku mori pjesë në një kurs përgatitor për ekonominë inxhinierike. Mbas kthimit në Turqi, u bë zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Byrosë Studimore të Uzina ve Elektrike; ku u muar me përgatitje projektesh dhe me studime për planin e elektrifikimit të Turqisë; si dhe për hidrocentralet e mëdhenj të Turqisë, në digat e Birfanlisë. Kemerit dhe Demirko-prysë. Gjatë shërbimit ushtarak nga viti 1960 deri 1961; ai u caktua të punojë në Këshillin Këshillimor Shkencor të Ministrisë të Mbrojtjes Kombëtare; duke kontribuar në ngritjen e organizmit shtetëror të Planifikimit. Në të njëjtën kohë mbante leksione në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme. Turgut Ozal ka luajtur një rol të rëndësishëm, në punën përgatitore, dhe financimin e projektit të Digës dhe të Hidrocentralit Keban, Ka punuar gjithashtu për projektin e Urës së Bosforit, për Kompleksin e Bakrit të Detit të Zi; (Vijon në faqen 4)

DREJTËSIA S’MUND TË VIHET NË VEND ME PADREJTËSI TË REJA

Intervistë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Namik Dokle Pyetje: Parlamenti ju paraqit për shqyrtim projektligji «Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve». Në seancën e datës 17 shkurt para dite, ju kërkuat që për këtë problem të organizohet një takim me Presidentin e Republikës. Pse? Përgjigje: Problemi që shtron për zgjidhje ky projekt ligj është nga më të mprehtët. Ai prek thuajse të gjithë shqiptarët në një formë apo tjetër. Për këtë çdo parti ka programin e saj, por problemi është i tillë, që merr një karakter mbipartiak. Në se një padrejtësi zgjidhet me një padrejtësi të re, atëherë asgjë nuk kemi bërë në dobi të popullit e të demokracisë. Ne jemi për pronësimin ligjor të të gjithëve, pa pronësuar askënd, që të mos përsëritet në mënyrë ciklike historia e pronësimeve. Përgjigje: Po, u bë dje, në orën 11 paradite. Pyetje: Ishin vetëm përfaqësuesit e grupit parlamentar socialist? Përgjigje: Jo, ishin përfaqësuesit e tre grupeve parlamentare. Që kur u diskutua ky problem në Kryesinë e Kuvendit Popullor, kërkesa e shprehu edhe grupi i Partisë Socialdemokrate. Në takim erdhën edhe përfaqësuesit e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Pyetje: A mund të na thoni, çfarë u bisedua në këtë takim? Përgjigje: Qëndrimet tona i parashtroi kryetari i Partisë, Fatos Nano. Ai në thelb theksoi se ky problem, duke qenë nga më të mprehtët kërkon përgjegjësi të madhe, zgjidhje politike dhe masa të studjuara konkrete. Kjo gjë duhet bërë domosdo për të mos shkaktuar konflikte sociale, për të për- karakter mbipartiak. Në se një pa- drejtesi bërë dobí në mënyrë ciklike historia e spro- nesimeve. Për nga ndjeshmëria projektil- gjí i paraqitur, merr rëndësi kushtetuese e deri në marrje vendi- mi me referendum. Prandaj nuk mund të diskutohet e aprovohet një ligj i tillë me një relacion prej 45 rreshtash të qeverisë ku nuk përcaktohet asgjë për situatën e- konomike dhe sociale që mund të shkaktojë ai. Ne kërkuam takim jo vetëm me presidentin, por edhe konsultime e shpjegime nga ana e përfaqësuesve të qeverisë, mun- dësisht nga kryeministri. Pyetje. A u realizua takimi me presidentin? Përgjigje: Qëndrimet tona i para- shtroi kryetari i Partisë, Fatos Na- no. Ai në thelb theksoi se ky pro- blem, duke qenë nga më të mpre- htët kërkon përgjegjësi të madhe, zgjidhje politike dhe masa të stu- djuara konkrete. Kjo gjë duhet bërë domosdo për të mos shkak- tuar konflikte sociale, për të për- shpejtuar reformën në rrugën më racionale, pra për të zgjidhur pro- blemet e vjetra, pa hapur plagë të reja. Nga Qeveria s'ka studime të sa- kta për situatat socialekonomike që mund të rrjedhin. Ky projekt- ligj bie në kundërshtim me ligje të tjera, sidomos me “Ligjin për tokën” nga mënyrat e zgjidhjes që parashtron, ofrët në parim, qo- ftë edhe konkretisht. Ne kemi me- ndim se ai do të sjellë rreziko- faktoret e destabilitetit dhe do të (Vijon në faqen 4) Përgjegje: Qeveria dhe parlamenti janë të vendosur të ecin përpara dhe për të kthyer klasat e për- mbysura e tregtarët e para 45-së. Qeveria duhet të hapë mirë kartat nëqoftëse do të ço-jë punët deri në fund. A thua që të gjithë ata (Vijon në faqen 4) bejme?! Një zot e di se si mund të veprojë njeriu, kur e prek atë që nuk duhet, kur ia çon thikën në eshter. Opinionet nuk e ka të vështirë të gjesh. Është shqetësimi më i madh të shtetasit - shitësa e shitësa-pro- narë. Ja. Agim Sokoli; Qeveria na preu në besë. Ne nuk ja dhamë votën Për ta, Projekt ligji për pronat që qeveria ka pre- gatitur për ta paraqitur në parla- ment se shte- ti mbron interesat e shumicës. Të tjerat ja- në profka. nxisë një sherr i cili nuk dihet se ç'pasoja do të sjellë... Përtej Daja: Partia Demokra- tike me ç'ka po bën, me revan- shin që ka marrë duhet t'i vë- rë gjishtin kokës. Sot kjo i nxo- ri këmbët, e nxori fytyrën e vërtetë. Ti na pyet se ç'do të

Tregtarët e ngrirë

Presidenti Berisha trumpet onte se kishte marrë pesë vota 70 përqind të elektoratit shqiptar, por nuk denjon të pyesë qoftë edhe këtë elektorat për këtë ligj që po përgatit. Qeveria spekullon me votat e këtij populli të varfër që e solli në kolltukët e ngrohtë të pushtetit. Tregtarët shqiptarë që nga ata në kioskat e vogla e deri te ata në njësitë industriale, ushqimore të kompletuara qenë të parët që u futën në ekonominë e tregut. I shte pikërisht puna e këtyre tregtarëve që i dha mundësi shtetit tonë e deri tek vetë presidenti që të deklarojnë para botës në forumet ndërkombëtare, me dorë në zemër për të fituar besimin e tyre, se në Shqipëri ka filluar të ndërtohet ekonomia e tregut dhe privatizimi i ekonomisë po ecën në rrugë të mbarë. Por, Projekt ligji për pronat që qeveria ka pregatitur për ta paraqitur në parlament tregon atë që është thënë njëqind herë kudo në botë se shteti që përfaqëson forcat politike të djathta nuk është shtet që mbron

KY ËSHTË NJË SHERR I VËRTETË

— Bisedë për projektligjin për kthimin e pronave me qytetarë në rrugën «Siri Kodra» Tiranë. Rustem Cenkollari: – Truallin e kam marrë në bazë të një vendimi të organeve të pushtetit. Ç’janë këto ligje që kërkon të miratojë Partia Demokratike me mazhorancën e saj në Parlament? Jam i zhgënjyer plotësisht. Ku do t’i gjej paratë, si do të përballoj kërkesat që mund të më parashtrojnë ish-pronarët i tokës? Ky është vërtet një kaos i vërtetë! Një qytetar (nuk dëshiron të identifikohet): Unë nuk paguaj më para. Unë nuk e di se trualli që kam marrë na paguan një ish-pronar. Unë i kam paguar paratë. Dhe këto para ia kam dhënë qeverisë së Sali Berishës. Nuk kam më fuqi të paguaj. Edhe qaq sa ju detyrova shtetit mbi bazën e vendimit që mora i nxora me djersën e ballit, me gjak, si refugjat në Greqi. Me sa duket kjo qeveri kërkon të konfrontojë njerëzit, të nxisë një sherr i cili, për hir të së vërtetës

ISH-KRYEMINISTRI VILSON AHMETI MERRET NË PËRGJEGJËSI PENALE

Nëpër labirinthet e skandalit bankar: - Ndaj tij vendoset masa e arrestit shtëpiak - Dje në mesditë ish-kryeministrit V. Ahmeti nga prokurori Shkëlqim Kokona dhe hetuesi Beqir Kokoshi iu komunikua ndjekja penale si i pandehur. Në ora 14.30 ai izolohet në shtëpi nën kontrollin e 10 policëve. Kështu komplikohet më tej çështja e skandalit bankar prej 1 milionë e 600 mijë dollarësh të cilët s’dihen se në dorë të kujt kanë rënë. - Guvernatori i Përgjithshëm i Bankës së shtetit shqiptar, zoti Ilir Hoti, firma e të cilit gjendet në dhjetëra dokumenta nuk është tërhequr nga prokuroria as si dëshmitar?!... - Fijet e korrupsionit mafioz arrijnë deri në majë të kubesë blu, te qeverisë së kryeministrit Meksi. - Nëpër shkresa gjenden firma të titullarëve të Partisë Demokratike - - Për të gjitha këto do t’ju informojmë në numrat e ardhshëm, ku do të publikojmë shkresa të ardhura nga Franca.

Maturi e konsensus apo vrazhdësi e kartonit të mazhorancës?!

Ora e diskutimit të ligjit të pronave po afrohet. Për pronat ka kohë që flitet, është luluar për to në fushatat elektorale, në mitingjet, bisedat gazeta e. Të gjitha gjërat vendi e vijën por në fund të fundit çdo gjë lidhet me pronën. Kur vjen puna për pronën nuk kë nga fjalë. S'ka problem kë të rend- digjesh nga ai i pronë. Rendët dallohen nga pronat që kanë. Neni e ka diskutimi ka kohë që është afruar. Kur do të diskutohet problemi i pronave? VATOS NANO (PS) - Çështja e pronave është problem kardinal mbipartiak. - Futja në rendin e ditës e ligjit të pronave në formën e paraqitur nga qeveria është veprim i parakohshëm. - Duhet të merret patjetër takim me elektoratin NAMIK DOKLE (PS) - Ligji për pronat është një ligj i jashtëzakonshëm që ka vlerë në kuptimin e kushtetutës. - Diskutimi i ligjit kërkon një përgjegjësi të gjithanshme, prandaj grupi ynë kërkon: - Takim me presidentin - Konsultim me ministrin e ngarkuar për hartimin e Ligjit dhe me Kryeministrin. TEODOR LAÇO (PSD) - Na duhet kohë për të bërë konsultim me kryesinë e Partisë. - Do të kërkojmë që diskutimi i ligjit në parlament të jepet në televizion. ARBEN IMAMI (PAD) - Ligji për pronat është një ligj fundamental që me transparencë duhet të bëhet i njohur opinionit. Ne na mungon transparenca. - Vendet me demokraci të konsoliduar si Italia bëjnë referendume edhe për probleme shumë më pak të rëndësishme. ALI SPAHIA (PD) - Parlamenti ynë është shumë transparent. - Për ligjin e pronave opinioni është i qartë, problemet njihen, janë thënë në programe. ISMET FERIZAJ (PD) - Brenda tre ditëve parlamenti është në gjendje të diskutojë këtë ligj. Ne kemi program tonën. - Ne e marim këtë ligj se e ka kërkuar pothuaj gjithë populli shqiptar. JEMIN GJANA (PD) - Duhet të llogarisim që projektligji vec diskutimit në grupet parlamentare kërkon kohë për të kaluar edhe në komisione. Janë të paktën tre komisione. Kur dhe si do të diskutohet për këtë ligj?! Përgatiti: BEQIR SKRELI

Fabul për Sulçen, Krasniqin. Palokën, RD-në... ...dhe për Driëro Agollin, Rexhep Qosen...

Dhe pylli i gjithë heshti. Të gjithë kafshë, dhe shpendë, në çdo vend që ishin, fshehën kokat, lanë fjalët dhe sherrët, u tulatën. Qetësi. Po kalonte luani, mbreti i pyllit. Ecte dhe tundte krifën, Ecte dhe herë pas here lëshonte nga mërzia ndonjë hungërimë. Ishte i ngopur dhe i kënaqur. Ecte dhe nuk e kthente kokën prapa, majtas dhe djathtas. E gjithë bota e dinte se ai ishte LUANI, mbreti i të gjithëve. Ishte më i zoti, më i forti, më krenari. Të gjithë e dinin, të gjithë e respektonin në gjithë ia kishin frikën. Papritur në rrugën ku po ecte luani dalin disa kone dhe filluan t'i vijnë rrotull dhe t'i lehinin: - Ham, ham! Ham, ham! Luani vazhdonte rrugën e tij pa e kthyer kokën prapa, majtas dhe djathtas. Vetëm krifa i shpu- purisej nga një fllad i lehtë. Konet ... një ... dy ... tre ... katër— ishin gjithato kone që po lehnin dhe i vinin rrotull luanit; - Ham, ham, Ham, ham! Ham ham! Luani ngriti bishtin dhe qelloi një mizë Ajo e shqetësonte më shumë. Konet vazhdonin të lehinin me kujtë: - Ham, ham! Gam, gam! Kam, kam! Luani ecte. Në rrugë doli dikush, një mace e egër a diçka tjetër e tillë dhe konet u sprapsën dhe e lanë kuisjen. - E pse u ngjirët kot-foli dikush nga një pemë. - Nuk e shihnit që luani nuk po u dëgjonte fare. Që nuk u vinte re, që nuk e shqetësonit... Një tjetër u hodh dhe tha: Historia do ta shkruajë: Konet nuk kishin frikë nga luani! Konet i lehinin luanit! Konet i dolën përballë luanit!... Dhe pylli qeshi

Kërkohet bashkëbisedim, studim, konsensus për një ligj të plotë që gjithë shqiptarët t'i bëjë pronarë,

Projektligji i paraqitur është nostalgji për feudalizmin. Ai sjell tensione e trazira dhe përze investitorët e huaj, Projektligji i paraqitur është nostalgji për feudalizmin. Ai sjell tensione e trazira dhe përze investitorët e huaj,

Njoftim i «Zërit të Popullit»

Gjithë agjensive të shpërndarjes dhe personave që shesin gazetën «Zëri i popullit» - Duke filluar nga data e rritjes së çmimit të gazetës nga 3 në 5 lekë, shpërblimi për shitësat do të jetë 0,5 lekë për çdo gazetë të shitur. - Gjithashtu personat apo agjensitë private kanë këtë drejtë të kthejnë në redaksi një numër të caktuar të gazetave që mbeten nga shitja. Rregulli do të jetë ky: a) Për personat që kthejnë tër- razhe 250 copë, deri në 700 co- për mund të kthejnë në redaksi 5 për qind të tirazhit të tërhe- qhur. b) Për personat që tërheqin nga 700 deri në 1000 copë, kanë të drejtë të kthejnë 7 për qind të tirazhit të tërhequr. c) Për personat që tërheqin mbi 1000 copë kanë të drejtë të kthejnë në redaksi 10 për qind të tirazhit. Kjo masë merret me qëllim që rritjen e çmimit të tërhiqen ti- razhe ra më të larta. REDAKSIA