20/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 shkurt 1993

PRESIDENTI TURGUT OZAL TAKOHET ME FATOS NANON

Presidenti i Republikës së Turqisë, Turgut Ozal, priti dje në një takim të veçantë kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nanon. Në këtë takim që u zhvillua në një frymë të ngrohtë e miqësore, Fatos Nano i shprehu presidentit Ozal falenderimet për ndihmën e gjithanshme e të sinqertë që qeveria dhe populli mik turk i kanë dhënë Shqipërisë në këtë periudhë të tranzicionit. Miqësinë dhe solidaritetin me popullin turk e ka hedhur në themele vëllazërore, tha Fatos Nano, por ato i ndihmën edhe më shumë që në fillimet e proceseve demokratike në Shqipëri. Ndihma dhe angazhimi i Turqisë për të ndihmuar Shqipërinë ishte i menjëhershëm dhe i gjithanshëm, në përballimin e situatës së vështirë ekonomike që ka kaluar dhe kalon vendi. Ndaj ne i jemi mirënjohës dhe e çmojmë atë si një shesh të miqësisë tradicionale që me siguri do të ndikojë në forcimin e mëtejshëm të miqësisë e bashkëpunimit midis dy vendeve e dy popujve tanë në të ardhmen. Më poshtë Fatos Nano i foli presidentit Ozal për situatën politike dhe ekonomike në Shqipëri. Partia Socialiste, tha ai, është për reformën ekonomike, e mbështet atë, i kupton drejt vështirësitë e tranzicionit, por ajo ka kërkuar dhe kërkon nga qeveria që i gjithë ky proces kompleks i kalimit në ekonominë e tregut, të kryhet me sa më pak dhimbje, që të këtej një mbështetje sociale për masat, duke respektuar edhe alternativat e forcave të tjera politike. Në këtë aspekt ne kemi kritikuar dhe kritikuar kërkesat e veprime të gabuar të qeverisë, është e kënaqur dhe do ta bëjmë që të ndihmojë qeverinë të qeverisë më mirë. Besimin që na dha populli në zgjedhjet lokale ne do ta fuqizojë ta justifikojmë plotësisht në rrugë demokratike dhe me mjete demokratike, ligale. Në këtë drejtim Shqipërisë i duhet një kuadër dhe vizion më i qartë dhe më i plotë për demokratizimin dhe për rolin e një opozite konstruktive, siç është PSSH. Presidenti turk Turgut Ozal, pasi e falenderoi Fatos Nanon për shpjegimet e qarta dhe kompetente që parashtroi, i ritheksoi mbështetjen që Turqia do t’i japë Shqipërisë në të ardhmen, si një vend mik e të lidhur me miqësi tradicionale. Turqia, tha Ozal, ka projekte të shumta bashkëpunimi ekonomik e social me Shqipërinë, duke përfshirë edhe ato më afat 10-15 vjeçar. Me siguri ato do të ndikojnë në kapërcimin e krizës së tanishme dhe futjen e vendit në rrugën e stabilitetit. Por në radhë të parë kërkohet një punë e madhe nga vetë populli shqiptar, kërkohet privatizimi i gjithanshëm, zhvillimi i iniciativës së lirë dhe futja e investimeve të huaja, për të cilat unë kam ende ndonjë objeksion e që do t’i them më parlamentar. Fatos Nano dhe Turgut Ozal folën edhe për situatën në Ballkan. Në këtë takim morën pjesë parlamentarë turq që shoqëronin Presidentin Turgut Ozal si dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Namik Dokle. Zëdhënësi i PSSH

QEVERIA MEKSI: PREMTIME, MASHTRIME, ZHGËNJIM!!!

- Ku janë ata që deklaruan: «- Në qeverisëm, bota na ndihmon?...» - Ku janë ata që u përbetuan për të Bukurën e Dheut?... U bënë 10 muaj që në krye të shtetit shqiptar kanë zënë vend udhëheqësit e rinj, ata që dolën nga flakët e revolucionit demokratik. U bënë 10 muaj që këtë vend e qeveris ekipi me i pafatë qeveritar që mund të mbahet mend nga koha e krijimit të shtetit e parë shqiptar. U bënë 10 muaj që shqiptarët në vend që të jenë përpara në realizimin e ëndrrës së tyre për demokraci të vërtetë, për përparim e zhvillim, e shohim se sot kanë mbetur në o kandë para prapa. Qeveritarët e sotëm të gjithë e dinë se këto që shpreha në radhët e mësipërme të gjitha janë të vërteta, por atyre u mungon koshienca e pranimit të së vërtetës, atyre u mungon dëshira për t’i parë të vërtetat e sy, atyre u mungon ndjenja e realizmit. Le të kthehemi pak mbrapa në kohë e të kujtojmë fushatën elektorale të zgjedhjeve të 22 marsit. Premtime, premtime dhe vetëm premtime. U premtua se do të vinte Amerika në Shqipëri dhe se më 23 mars në mëngjes vendi do të gjendej parajsë. U premtua, se do t’i ndalej dora kriminelit, se do të rivendosej rendi dhe paqja sociale, që një rezit të dilnin të qetë, që natën dhe motrat tona të mos kenë frikë të dalin në rrugë. Por askush nuk e thotë se sa ka arritur numri i të vrarëve nga 22 marsi deri sot dhe në ç’raporte qëndron ai me të kaluarën. Vidhën banka e bashki, vidhen investitorë të huaj e shtetas shqiptarë dhe në të dhënat zyrtare flitet për rend të stabilizuar. U premtua se fashatarët do ta punonin tokën falas, se atyre do t’ju siguroheshin traktorë dhe mjete të tjera pune, por në fakt edhe plehun jua shitën më shtrenjtë. U premtuan telefonë në çdo familje, por u prishën edhe ato linja që lidhinin fshatrat e qytetet e Shqipërisë, duke e katandisur gjendjen e rrjetit telefonik më keq se në 45-shën, aq sa sot edhe në njerëz në pamundësi për t’u lidhur dhe për të kërkuar ndihmën mjekësore. U premtuan autostrada e investime të tjera, u premtuan vende pune, u premtua emigracion i organizuar, por realiteti flet për të kundërtën. Për investime as që bëhet fjalë, ndërsa emigracioni ka mbetur vetëm në letra dhe në emërtimin e një ministrie. Jo vetëm që u rritë në mënyrë të ndjeshme numri i të papunëve, por është ulur numri i të shtruareve në spitale, se është përmirësuar struktura ushqimore etj. Mirëpo a i beson njeri këto? A nuk e dinë ata se numri i të sëmurëve në spitalet nuk ka rënë në sajë të kujdesit atëror të partisë e mjekëve, por sepse nuk ka ku shtrë, nuk ka banjanë, nuk ka ngrohje, nuk ka para, nuk ka dhoma e krevate ku të rrijë të semurët?!... U premtua shkollim masiv për të gjithë por në fakt me politikën shtruarve në spitale nuk ka rënë në sajë të kujdesit atëror të partisë e mjekëve, por sepse nuk ka ku shtrë, nuk ka banjanë, nuk ka ngrohje, nuk ka para, nuk ka dhoma e krevate ku të rrijë të semurët?!... U premtua liri, barazi dhe drejtësi për të gjithë shtetasit e shtetit demokratik, por vetëm u premtua. Sepse liria u përdhunohët njerëzve pa të keq, kontrollehanë banesat natën si më 4 shkurt, arrestohen njerëz të pafajshëm kur kriminelët lavdishin sipas qefit. Sepse barazia është konceptuar si barazi vetëm për qeveritarët sepse drejtësia u shndërrua në gogol për të trembur njerëzit, sepse drejtësia u shndërrua në mashtres së cilën tash e mbrapa do ta kenë në dorë kursanat tremujorë, midis të cilëve nuk është çudi të ketë edhe nga ata që ndjejnë si hajdutë, si përdhunues, si kriminelë. U premtua se do ta bëjmë Shqipërinë si Evropa, dhe kur paprit riu dritë të bukur u bë më urë lidhëse midis qytetërimit islam dhe atij evropian?!... Mbi të gjitha u premtua demokracia e vërtetë, të cilën e vodhën disa pushtetarë, duke i shndërruar atë të gjitha premtimet në mashtrime elektorale, mashtrime që sollën si pasojë zhgënjimin masiv, mungesën e shpresës dhe të besimit për të ardhmen. Sepse njerëzit nuk kanë më besim në ekipin e parë qeveritar. Sepse njerëzit nuk kanë më besim tek njerëzit e besimit tek demokracia, sepse njerëzit nuk kanë më besim tek ata që bredhin për të votuar, «...or për 10 muaj kanë harruar se si është Shqipëria». Dhe kriza e besimit, kriza që sa vjen e thellohet është shumë më e rëndë dhe më e pasoja se kriza ekonomike dhe politike. U luftua dhe u fitua në zgjedhje me parullën «Ne qeverisëm-bota na ndihmon». Dhe populli besoi. Ku janë ata që qeverisin me ndihmën e botës dhe ku është ndihma e botës që të qeverisin ata?... Ku janë ata që u përbetuan për të Bukurën e Dheut? Ku janë ata që premtuan qiejt e lumturisë? Njerëzit duan t’i takojnë. Shqipëria nuk është vetëm në aeroplanin e Rinasit. Ajo është në Tropojë e Sarandë, në Bulqizë. Ballsh e Poliçan. Merrni guximin zotërinj pushtetarë dhe shikoni të shihni realitetin e premtimeve që keni bërë, shikoni të shihni mjerimin e krijuara në sajë të qeverisjes tuaj. LUAN M. RAMA

VEPRIM ANTIKUSHTETUES I POLICISË NË BERAT

Njerëz, jini vigjilent ! - Ndalohët dhe merret me makinë policie kryetari i komunës së Kutallisë në Berat Xhevahir Afia sepse- ka bërë një mbledhje me këshilltarë dhe kryepleqtë e komunës në shkollë - Dje, rreth orës 14-00 në prezencë të kryetarit të këshillit të rrethit Nov-ruz Nafazi dhe në prani të shumë njerëzve; teksa porosite një kafe në klubin e Kutallisë; ndalohet dhe merret me makinën policie Xhevahir Afia; kryetari i komunës. Arsyeja; sepse ai në komunë e tij ka bërë një mbledhje me kryepleqtë dhe këshilltarët për lëshimin dhe shpërndarjen e Zomurës; në një klasë të shkollës Fillimish janë bu zë njerëz në …; për 7 të mëngjesit bashkë me drejtorin dhe rojen e shkollës e paraqiten në degë të kryetari Ali Shënepremë. Por pas disa orësh; tekas prosi- tej në kafë në klubin e Kutallisë, në prani të kryetarit të Këshillit të rrethit Novruz Nafazi dhe të shumë njerëzve; me dy makina policie në më-nyrë këmbëngulëse; sepse «Këstu e kemi urdhërin; të prerë; me-se më mirë ndalohet; në mënyrë te-jet të jashtëligjshme; tejet provokati-ve; dhe antikushtetues ky kryetar komune. Ishim vetë dëshmitarë eku-lor të këtij veprimi monstruoz; an-ti demokratik. Çfarë veprimi janë këto? Kujt i shërbejnë? LUAN SHIMILI

Ku kanë shkuar 1 milion e 600 mijë dollarë?

Në labirinthet e skandalit bankar Arrestimi i ish kryeministrit Vilson Ahmeti hap një dritë të re në skandalin bankar. Mjetet zyrtare të informacionit nuk dhanë asnjë koment kurse gazeta e Partisë Demokratike nuk ka shkruar asgjë për këtë proces. PSE? LEXONI NE FAQEN 2

Bardhyl Fasko ju përshëndet nga Italia

- Djali pasdite Bardhyl Fasko i cili kishte dëgjuar lajmet e radios franceze e cila thoshte se ai ishte kapur duke vjedhur në Itali, mori në telefon dhe tha: - Jam shëndosh e mirë si mo- […] - Dhe u thoni atyre të radios, mos gënjeni aq shumë o budallenj. E ngrënë në njerëz me Mes-kish. Ju përshëndet Bardhyl Fasko.

NË NUMRIN E ARDHSHËM DO TË LEXONI:

A është Partia Socialiste për zgjedhje të parakohshme? - Intervistë me Dr. Servet Pëllumbi, nënkryetar i Partisë Socialiste -

Sali Berisha për telefonat:

... Sistemi kooperativist e shndërroi fshatarin në argat. Por ky është viti i fundit i vuajtjeve tuaja. Ministria e Bujqësisë projektoi për fshatin gjithë të zezat. Po ky është fundi i vuajtjeve tuaja. Pa infrastrukturë, pa rrugë, pa transport, pa ndërlidhje, pa telefon... Telefonat! Dua t’ju them se komunizmi! A i lexoni gazetat?! Në shtëpitë tuaja, keni në fshat, ju do keni telefonat. Ne ju premtojmë për këtë dhe do ta mbaj fjalën... Fragment nga fjala e z. Sali Berisha në mitingun e fshatit Synej (Kavajë) organizuar me rastin e 2 vjetorit të hedhjes së traktit të parë antikomunist 21 shkurt 1992. Botohet për herë të parë me rastin e 1 vjetorit të këtij fjalimi.

Njoftim i «Zërit të Popullit» për qeverinë

Meqenëse kohët e fundit zëdhënësi juaj nuk merret më as-gjë tjetër, por me komentet për «Zërin e Popullit», ju falenderojmë t’ju reklamën tuaj që gazetën do të rrijë çdo ditë trazhin dhe ta shifni me syhet se çdo gazetë tjetër. Por, meqenëse kemi hyrë në ekonominë e tregut, o dimë fa- […] Redaksia LEXONI NE FAQEN 2 Ç’mendojnë personalitetet të huaja për problemin e ish pronave

Njoftim i «Zërit të Popullit»

Gjithë agjensive të shpërndarjes dhe personave që shesin gazetën «Zëri i popullit». - Duke filluar nga data e trit-jes së çmimit të gazetës nga 3 në 5 lekë, shpërblimi për shitësat do të jetë 0,5 lekë për çdo gazetë të shitur. - Gjithashtu duke filluar nga data e rritjes së çmimit të gazetës personat apo agjensitë private kanë të drejtë të kërkojnë nga redaksia një numër të caktuar të gazetave që mbeten nga shitja. Rregulli do të jetë ky: - Për personat që tërheqin 50 deri 200 copë, deri në 700 copë mund të tërhejnë në redaksi 5 për qind të tirazhit të përbe-het. - Për personat që tërheqin nga 700 deri në 1000 copë, kanë të drejtë të tërhejnë 7 për qind të tirazhit të përbërr. - Për personat që tërheqin mbi 1000 copë kanë të drejtë të tërheqin në redaksi 10 për qind të tirazhit të përbërr. - Kjo masë merret me qëllim që të nxiten shitësit të tërheqin letra sa më të larta. REDAKSIA

Lajmërim

Këshilli sindikal i Konfederatës së Përgjithshme i dërgon një miting paqësor ditën e hënë dt. 22.2.1993, ora 16.30 në sheshin «Fitorja» përpara tu-cizrit. Ftohen sindikalistë, punonjës të qendrave të punës e prodhimit të institucioneve, privatë, intelek-tualë, të papunë, punonjës në asis-tencë, pensionistë etj. Këshilli Sindikal i Konfederatës Fieri.