SHQETËSIM I LIGJSHËM PËR PROJEKTLIGJIN PËR ISH PRONAT
7500 kryefamiljarë që kanë ndërtuar shtëpi banimi dhe lokale gjatë viteve të fundit në Tiranë i shkruajnë një letër gjithë deputetëve dhe presidentit të Republikës.
Midis të tjerave ata shkruajnë: „KËRKOJMË QË JO VETËM TË MOS PREKEN TROJET NË TË CILAT KEMI NDËRTUAR E QË AKTUALISHT E LIGJËRISHT JANË TONAT, POR EDHE TROJET DHE TOKAT BUJQËSORE RRETH QYTETEVE TË MBETEN PRONA SHTETËRORE (APO PRONA BASHKIAKE) DHE T’U JEPEN PËR NDËRTIM, KU E LEJON STUDIMI URBANISTIK, ATYRE FAMILJEVE QË DUAN TË ZGJIDHIN VETË PROBLEMIN E STREHIMIT TË TYRE APO QË DUAN TË NDËRTOJNË NJË LOKAL SHËRBIMI TREGTIE E KOMUNALE. ISH PRONARËT E TROJEVE BRENDA VIJAVE TË VERDHA SI DHE TOKA RROTULL QYTETEVE TË KOMPENSOHEN NË VLERË LEKU PËR SA MË SIPËR OSE T’U JEPET TRUALL E TOKË NË ZONA TURISTIKE A DIKU TJETKË…“ NË KËTË LETËR BIHEN EDHE SHUMË PROPOZIME KONKRETE PËR NËNË TË VEÇANTA TË TIJ. Propaganda e PD-së minimizon me qëllim pasojat sociale të një ligji të tillë ndërkohë që nga të gjitha rrethet e vendit vazhdojnë të vijnë reagime të fu- fuqishme kundër miratimit të atij ligji të passtud iuar. «Zëri i Popullit» fton të gjithë dyqelarët që të marrin pjesë në diskutimin e këtij projektligji të ndikojnë dhe të ushtrojnë presion demokratik mbi organet përkatëse shtetërore dhe parlamentin që mbi pronësinë të miratohet një ligj sa më i studiuar dhe që nuk sjell trazira sociale
Takim PS - PAD
Dikën e premte, më 19 shkurt 1993, me kërkesën e Partisë Socialiste, u zhvillua një takim midis përfaqësuesve të kësaj partie dhe të Partisë Aleanca Demokratike.
Nga Partia Socialiste merrnin pjesë zotërinjtë Fatos Nano, Namik Dokle, Anastas Angjeli, e Bashkim Caka, ndërsa nga Partia Aleanca Demokratike zotërinjtë Neritan Ceka, Arben Imami dhe Perikli Teta.
Në takim u diskutua rreth projektligjit të paraqitur këto ditë në parlament «Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve». Të dy palët u shprehën të një mendimi se projektligji shtron për zgjidhje një nga problemet më të mprehta të zhvillimeve të sotme sociale ekonomike të vendit. Gjithashtu të dy partitë ishin të një mendimi se e drejta e pronës duhet njohur.
Për zgjidhjen konkrete të dy palët konstatuan diferenca në pikëpamjet përkatëse.
Procedura e diskutimit të këtij projektligji si dhe trajtimi i mënyrave dhe zgjedhjeve u theksua në takim duhet t’i bëhen të njohura opinionit paraprakisht dhe se duhen bërë përpjekjet maksimale për arritjen e pikave të konvergjencës midis partive parlamentare.
A është Partia Socialiste për zgjedhje të parakohëshme
- Intervistë e Dr. Servet Pëllumbit, nënkryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, dhënë redaktorit Hamdi Jupe -
Pyetje: Kohët e fundit nga disa liderë të partive politike, nga disa organe shtypi dhe në disa mbledhje të organizatave të Partisë Socialiste është hedhur ideja e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare. A e pranon Partia Socialiste konceptin e zgjedhjeve të parakohëshme në një shoqëri demokratike?
Përgjigje:
Një parti që gjithçka e mbështet në kulturën e parimeve demokratike, në metodat e mjetet demokratike, ndër të cilat zgjedhjet e lira e të drejta zënë vendin parësor, mendon për fushatën e ardhshme elektorale që ditën e parë pasi janë shpallur rezultatet e zgjedhjeve të tashme të kryera. Në këtë kuptim Partia Socialiste ka filluar të mendojë për zgjedhjet e reja që më 23 mars 1992.
Pyetje:
Në një konferencë shtypi presidenti i Republikës Sali Berisha ka deklaruar se kërkesa për zgjedhje të parakohëshme është «antikushtetuese dhe antidemokratike». Kjo deklaratë është kundërshtuar si e pabazë nga disa forca politike dhe nga disa organe shtypi. Cili është mendimi juaj për këtë deklaratë të presidentit?
Përgjigje:
Deklarata e Presidentit është shembull tipik i ngushtësisë partiake në shqyrtimin e një çështjeje politike kaq serioze, siç janë zgjedhjet e parakohëshme. Dhe, me keqardhje duhet shtuar, se ajo është në vijim të qëndrimeve, aspak demokratike, të krerëve të tjerë të PD-së që çdo kritikë ndaj saj, ndaj qeverisë, grupit të saj parlamentar etj., shkurt, çdo opozitë e mendim të kundërt me të tjerët, si shpallin si komuniste, antikushtetuese, antikombëtare, antidemokratike etj., etj.
Sipas një mendësie të tillë neokoniste PD-ja qenku baras me kombin me kushtetueshmërinë, me demokracinë, me reformën, ndërsa rezultati 22 marsit qeninka i tillë që s’mund të ndryshohet kurrë dhe ai i dhëka të drejtën PD-së, të veprojë e të qeverisë e- dhe ku njëji gjë e tillë bie në kundërshtim me vullnetin e atyre që i dhanë votën. Pikërisht kjo është mungesë respekti dhe shpërfillje i votës së lirë, kjo bile erë diktature dhe jo erë demokraci.
For edhe po ta shohim nga ana juridike, deklarata e Presidentit është e pabazuar. Zgjedhjet e parakohëshme nuk kanë ndonjë pengesë kushtetuese. Neni 28, pika 5-të e Dispozitave Kryesore Kushtetuese, parashikon dhe lejon shpalljen e ndarjen e parlamentit nga presidenti dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme. Të tilla zgjedhje bëhen vazhdimisht në vende demokratike.
Zgjedhjet janë një lloj «kontrate sociale» midis subjekteve elektorale dhe zgjedhësve. Dhe në kushtet e demokracisë edhe autoriteti i qeverisë buron nga pëlqimi i popullit, i të qeverisurve, nga ajo je përsakohë që ata e mbështesin dhe janë të kënaqur nga programi i saj, nga realizimi i premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale etj. Kjo u jep zgjedhjeve periodikitetin, i bën ato një lloj testimi të përditshëm, ndërsa qeverisjen e vendit dinamike. Në këtë kuptim është plotësisht demokratike që secila palë të kërkojë prej një «kontrate» parahokë. Veçanërisht ndodh kjo kur vetë shtetasit binden se duhet ndryshuar «kontrata», se ka lindur nevoja për një zgjedhje të re politike.
Kur lindi një nevojë e kërkesë e tillë, si rregull, ajo shoqërohet me kriza, me tensione sociale e politike prandaj zgjedhjet e parakohëshme, për të gjetur nëpërmjet tyre një zgjidhje politike, apo një «kontratë» sociale më të mirë, shërbejnë edhe si një lloj «valvule shkarkimi», të tensioneve sociale. Në një rast të tillë t’i kundërvihesh, apo t’i luftosh zgjedhjet kërkesave të tilla është antidemokratike. Sigurisht kjo nuk do të thotë se me qenë zgjedhje të parakohëshme, iu duhet futur kuturu, pa i përgatitur me kujdes. Në situata të tilla përgjegjësia e partive politike, që lozin rolin e ndërmjetësit midis elektoratit të tyre dhe institucioneve shoqërore e shtetërore, është shumë e madhe.
Pyetje:
Sipas mendimit tuaj, cilët janë ata faktorë ekonomikë, politikë e socialë që nxitin dhe e mbajnë gjallë idenë e zgjedhjeve të parakohëshme?
Përgjigje:
Në një periudhë të tillë tranzicioni si kjo që po kalojmë faktoret që mund të mbajnë gjallë idenë, apo edhe në praktikë mund të çojnë në zgjedhje të parakohëshme, janë të shumtë. Në radhë të parë janë faktorët ekonomikë, kriza ekonomike. Zgjedhësit mendo-ton: «Ta provojmë njëherë PD-në, ku votuan për të më 22 mars kishin parasysh premtimet e saj për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë ekonomike dhe për t’i krijuar stabilitetin e nevojshëm për t’i hapur rrugën zhvillimit. Gjynah me realizëm, periudha njëvjeçare e qeveris së saj në pushtet, nuk është e mjaftueshme për ta realizuar një objektiv të tillë.» Veçse kjo është një kohë e mjaftueshme për elektoratin që të shohë nëse qeverisja e drejtimi i punëve janë apo jo në (Vijon në faqen 2)
POLICIA KA LIRUAR VJEDHËSIT E BASHKISË SË DURRËSIT
- Një ditë ata që ishin kriminel do të përgjigjen para ligjit -
Nga një burim pranë degës së rendit të rrethit Durrës, që kërkoi të identifikohej vetëm me inicialet L. C. u informuam se personat që kanë kryer këtë vjedhjen e bashkisë quhen C. P. Hoxha, S. K. Ziu, dhe I. B. Kopliku të shkollës së mesme “Naim Frashëri” Durrës.
Për dy rastet e para të vjedhjes hetuesja e rrethit ka lëshuar fletëthirrjen penale dhe nga ekspertët kriminalistë janë fiksuar edhe gjurmët e autorëve të vjedhjes, të cilat janë të administruara si prova në dosjet hetimore. Për rastin e fundit tre muajt janë kapur në flagrancë nga punonjësit e policisë, janë ndaluar disa orë kanë pranuar vjedhjen dhe pas janë identifikuar dhe për shkak të tyre është kryer edhe lidhja me personat në këtë akt kriminal.
Informacionet thonë se kryetari i rendit zotit Luan ... pas ndalimit të autorëve të vjedhjeve ka vënë në dispozicion të rendit policor ...
pasi është vënë në dijeni të autorëve të vjedhjes ka urdhëruar që për tërë natën në fshehtësi të riparohen dyert e shqyera të zyrave të bashkisë nga vjedhësit. Disa nga punonjësit e bashkisë që janë në dijeni të autorëve të vjedhjeve dhe që u janë marrë prej tyre sende personale, para e valutë kanë kërkuar pranë organ eve të rendit që të kthehen sendet e grabitura. Autorë i informacionit vuri, më duke se opinioni i punonjësve të policisë, në degën e rendit në Durrës është vetëm pas dorëheqjes së z. Bashkim Kopliku si ministër i rendit vjedhësit dhe ata që përpiqen pa sukses të mbulojnë e fshehin këtë krim duke shkelur rëndë ligjet do të japin përgjegjësi para drejtësisë.
I drejtohemi edhe një herë zotit Azem Hajdari si deputet i PD-së si kryetar i komisionit të rendit të mbrojtjes së SHIK-ut meqenëse ka treguar interes për zbulimin e autorëve të vjedhjes së marrë në konsideratë e cila me kujdes ...
«JAVA E ENVERIT»
Televizioni ynë në...
Në një kronikë televizive të përcjellë edhe me një intervistë goxha të gjatë, u kumtua programi i veprimtarive në «Javën e Enverit».
goxha të gjatë, u kumtua programi i veprimtarive në «Javën e Enverit».
Sipas të intervistuarit gjatë kësaj jave që fillon më 17 shkurt (me intervistën) do të zhvillohen veprimtari të shumta politike, artistike, kulturore... Madje do të zhvillohet edhe një ndeshje futbolli midis gazetarëve dhe humoristëve!
Java filloi me një përurim: U hodhën themelet për ndërtimin e xhamisë më të madhe në Shqipëri. Me këtë rast televizioni dha një kronikë të zgjeruar.
Përurime të karakterit ekonomik si fjala vjen hedhja e themeleve për ndonjë linjë apo fabrikë të re, përfundimi i apartamenteve, ngritja e ndonjë shkolle apo ndërtesë e kopshti etj, nuk do të bëhen. Ato janë veprimtari moniste.
Gjatë kësaj jave pritet të bëhen zhvarrime e rivarrime të shumta, të njerëzve të zakonshëm, por edhe të personaliteteve të rëndësishme të lidhur patriotikisht me pushtuesit fashistë e nazistë.
Me këtë rast porositen të gjithë telekronistët që të mos lenë asnjë veprimtari pa përcjellë. Ka esa e filmi për «Javën e Enverit» nuk do të mungojë.
Televizioni ynë në... «JAVA E ENVERIT»
Televizioni ynë në...
«JAVA E ENVERIT»
Në një kronikë televizive të përcjellë edhe me një intervistë go- [teksti vazhdon jashtë pamjes]
HISTORIA NUK DËNOHET E NUK MUND TË PARAGJYKOHET
Në përkujtim të ditës së rënies së “Mësuesit të Popullit”, Ndrec Ndue Gjoka, më datën 17 shkurt, u mbajt në Rrëshen një mbledhje përkujtimore, organizuar nga familjet e Heronjve të Popullit të rrethit të Mirditës.
Morën pjesë bashkëpunëtorë e bashkëlutëtarë të heronjve, nga Mirdita dhe Shkodra, Tirana, Puka, Lezha, Laçi, deputetët Maqo Lakrori e Ndre Legisi, përfaqësues nga Partia Socialiste dhe Komiteti i Veteranëve dhe Invalidëve të luftës të rrethit. Ishin të ftuar për të marrë pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera politike dhe të shoqatës së të dënuarve e të persekutuarve politikë, por nuk iu përgjigjën ftesës.
Në diskutimin kryesor Kryetari i Komitetit të veteranëve të rrethit të Mirditës, Ndue Dodhba, theksoi traditat atdhetare e demokratike të popullit të Mirditës, luftën e tij për çlirim kombëtar, ku padyshim edhe Lufta Nacionalçlirimtare ka vendin e vet. Kryetari i cetës partizane Pukë-Mirditë, ku bënin pjesë shumë mirditorë pjesëmarrja e tyre më vonë edhe në formacionet e tjera luftarake, ndihma që u dha brigadave partizane, janë argumentat më të mirë për të vërtetuar se populli i ndershëm mirditor nuk u vu në shërbim të pushtuesve fashistë. Ishte paria feudale e Markagjonët, të cilët si me çdo pushtim, edhe me atë fashist, u përpoqën të zellshëm për t'i shërbyer.
Djemtë e Mirditës Bardhok Biba, Ndrec Ndue Gjoka e dhjetra të tjerë pas çlirimit të vendit iu vunë punës për ta mobilizuar popullin drejt një jete më të mirë. Nuk ka gjest më human se pajtimi i gjakëve për Mirditën e asaj kohe, kur plagët e hakmarrjes i shih të pathara e merrnin përditë jetë njerëzish; nuk ka heroizëm më të madh se të hapësh 50 shkolla në atë gjendje të vështirë; është akt civilizues pjesëmarrja e femrës mirditore në luftën për dije dhe përparim. Edhe nëse këta bij dhe bija të Mirditës nuk e dinin kuptimin e fjalës demokraci, janë demokratë të vërtetë, ndërsa vrasësit e tyre, vetëm kriminelë.
Sado të përpiqet propaganda ballisto-zogiste të flasë për «maltë o këtij karakteri njerëz» populli i njeh mirë. Rrëzimi i shtteve të Heronjve të Mirditës është tregues i errësimit të arsimit, i mungesës së atësisë për të bërë bashkë (siç ndodhi edhe në këto anë), i xhelozisë për respekt që gëzojnë ata në popull.
Në fjalën e tij Prenk Vorfi njoftoi pjesëmarrësit për krijimin e shoqatës kulturore - atdhetare «Ndrec Ndue Gjoka» dhe lexoi Vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për lgjërimin e saj. Dhe janë në Komisionin Nismëtar personalitete të kulturës shqiptare si Bedri Dedja, Mahir Domi, Hamit Beja, Musa Kraja, Rikard Larja etj.
Veterani Luan Qafëzezi, duke kujtuar luftimet në Gëziq, theksoi:
(Vijon në faqen 2)