26/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

26 shkurt 1993

MUNGESË TRANSPARENCE QË U HAP UDHE ABUZIMEVE TË REJA

Kush i kontrollon qeveritarët tanë? - A ka status të veçantë për trajtimin e Presidentit, Kryeministrit, kryetarit të Parlamentit etj.? - Për ministrat dhe shoqëruesit e tyre që udhëtojnë jashtë shtetit, ç’fond ka patur dhe sa është realizuar? - Milionat e harxhuara nga zotërinjtë Meksi, Arbnori, Uka, Kopliku, Zhulali për banesat e tyre (që së shpejti do të privatizohen) kush i paguan? Transparenca, sinqeriteti e tejdukshmëria, janë ndër tiparet kryesore të një qeverisjeje demokratike. Leksione janë dhënë e jepen shumë. Duke pretenduar se fazën e njohjes së pluralizmit e të demokracisë përgjithësisht e kaluam, le të shohim si zbatohen ca kërkesa thelemore në praktikë. Të marrim së pari statusin e trajtimit të udhëheqësve kryesorë të shtetit. Drejtori i drejtorisë së shërbimeve qeveritare Fatos Fortuzi na thotë se për tre kryesorët (Presidentin, Kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit) ka një vendim të Qeverisë BufI, por që ka mbetur formal sepse askush nuk ka kërkuar të zbatohet. Dhe këtë e argumenton me shembullin e Presidentit që vazhdon të banojë në I cilëjë. Njëlloj duhet trajtuar Presidenti i një shteti me një afarist të huaj? Në ç’raport duhet të jenë miqtë me shoqëruesit vendas etj. - Ne na vjen porosia, thotë drejtori, bëjmë shërbimin, ndërsa shpenzimet ja kalojmë sipas përkatësisë dikastereve. Po sa janë këto shpenzime? Kush i kontrollon? Për këto s’mer asnjë përgjigje. Ministrat tanë venë e vinë jashtë shtetit. Pothuaj asnjë s’ka mbetur pa shkuar në SHBA pa le nëpër Europë. Vetëm biletat bëjnë miliona, Ç’fond ka patur nga dikasteret për shërbime udhëtimi e dieta jashtë shtetit? Sa është realizuar? Cila është shuma totale në shkallë vendi? Bjeru këmbëve sa të duash; Prit para dyerve orë e ditë të tëra. Pyet «trimat» e Është fakt që në ish klinikën speciale, të përshtatur më parë për apartamente banimi, tani kanë hyrë e përgatiten të hyjnë kryeministri Aleksandër Meksi, kryetari i Kuvendit Popullor Pjetër Arbnori, zëvendëskryeministri Rexhep Uka, ministri i Rendit Koçi, i Mbrojtjes Zhulali, etj. Në pretekstin e zhdukjes së «erës komuniste» atje janë shkulur muret, ndarës, dyshemetë, parketet, dyert dhe janë zëvendësuar ato me punime të kohës që nga shtrimi, patinimi deri te banjoja që vetëm ajo, me vaskat, bojlerët, bidet, dushet e grupet e tjera bën 1 milion. Aktivizoni miq e shokë, inxhinierë e teknikë, elektricistë e hidraulikë, ekonomistë dhe financierë, sigurimsa e shikoni dhe po e gjetët dot sa kanë kushtuar punimet do të jeni me të vërtetë demokratë të tranzicionit. Ju paralajmërojmë do t’u dalë përpara magazina e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe specialistë të saj, pavarësisht se drejtori bën sikur s’di e llogaria s’ka tërhequr qindar- (Vijon në faqen 4) ... të qeveritare Fatos Fortuzi na thotë se për tre kryesoret e Presidentit që vazhdon të banojë në një apartament të thjeshtë në periferi të Tiranës. Gjithashtu, thotë ai, këtyre tre personaliteteve u takonte sipas vendimit edhe personel shërbyes si guzhinier, kamarier, pastrues etj., që këta as i kanë kërkuar as pretendojnë. Mirëpo e pyesim drejtorin a ka status të veçantë për titullarët sa mund të shpenzojnë për pritje e për... ... mbetur pa shkruar në SHBA pa le për Pyet «trima» e «frikacakë», do ndeshesh vetëm me buzëqeshje e supe të mbledhura... Dukur pas tyre qëndronte Drejtoria e Dytë, tani «reforma», «asistenca», «SHIK»-u. Me vonë mund të vijë edhe akuza për veprime destruktive. Për të bërë një provë, fare sinqerisht u drejtohemi qytetarëve e veçanërisht banorëve të Tiranës.

NJË DOKUMENT QË NA ÇON DREJT KUPOLES BLU

Kush është Kapo i Kupolës? GENC RULI NËNSHKRUAN NË PARIS NJË MANDAT PËR ARSIDIN SI MINISTËR I FINANCAVE, ENDE PA U BËRË MINISTËR Fakti që u paraqit në Parlament Në favor të zotit Nicolas Arsidi Organizator këshilltar në tregtinë ndërkombëtare Germain, Paris 75007. 276, Boulevard Saint - Në vazhdim të bisedimeve tona të ndryshme dhe duke patur parasysh bisedimet paraprake dhe takimet që ju do të keni me cilësinë e ndërmjetësit në vende të ndryshme, si kemi arritur paraprakisht në një marrëveshje të përbashkët, ne qysh tani ju japim miratimin tonë sipas kushteve të mëposhtme: - Zoti Nicolas Arsidi do të na japë asistencën e tij në favor të zhvillimit ekonomik e tregtar të bankës tonë, nëpërmjet kërkimit të investitorëve dhe të organizmave të tjerë financiar. - Përsa i përket asistencës së mësipërme, ne rezervojmë të drejtën reciproke të pranojmë ose të refuzojmë disa propozime. - Kohëzgjatja e këtij mandati është 12 muaj. Kjo periudhë mund të ripërtërihet, me përjashtim të denoncimit të njërës palë ose të palës tjetër. Bënë në Paris më qershor 1991 në dy kopje. GENC RULI Ministër i Ministrisë së Financave. Agim I. Tartari Drejtor i Departamentit legal të Bankës shqiptare tregtare. Agron Saliu Drejtor i Përgjithshëm i bankës shqiptare të tregtisë

Nga gjykimi në shkallën e dytë të të dënuarve për ngjarjet e 2 prillit

Para disa ditësh në orët e dreka, shkruan në gazetën e apel të zonës me qendër në Shkodër. Këshilli gjyqësor i përbërë nga Maliq Mëngaj kryetar, dhe nga anëtarët Mëring Dragusha e Tatjana Laçaj, sapo kishin përfunduar shqyrtimin e çështjes të filluar po atë ditë, në ngarkim të të gjykuarve nga gjykata e faktit, Hajrredin Shyti, Çapajev Taçi, Xhemal Dymylja, Dilaver Papare e Gjoke Cela. Nga informacioni që morëm këtu, mesuam se palët kishin kërkuar vendimin i gjykatës së faktit dhe kërkesat ankimore, avokatët mbrojtës kanë bërë parashtresat e tyre duke këmbëngulur që të pandehurit në fjalë t’u jepet pafajësia. Ndërsa prokurorja Mimoza Kajo, në pretendimin e saj ka kërkuar që të mbetet në fuqi vendimi i marrë nga gjykata e faktit, por me ndryshimin që gjyqi i shkallës së dytë individualizoje dënimin. Gjithashtu u lexua një letër e bërë nga shoqata «Camera», për t’i dhënë pafajësi ish shefit të policisë, Dilaver Papare dhe një letër e nënshkruar nga Ismet Kryeziu, vëllai i dëshmorit Nazmi Kryeziu që mes të tjerash kërkonte të mos cilësohej fajtor Xhemal Dymylja, por të gjenden vrasësit e vërtetë. Me kaq u mbyll seanca e kësaj dite dhe këshilli gjyqësor njoftoi se vendimi do të shpallet ditën e nesërme. Dhe në orën e 20 këshilli gjyqësor shpalli vendimin. Kryetari i këshillit gjyqësor zoti Maliq Mëngaj sqaroi se nga familja e Xhemal Dymyljes i është dërguar një kërkesë (peticion) me firmat e shumë qytetarëve shkodranë, Presidentit të Republikës, Gjykatës së Kasacionit, që kërkojnë pafajësi për Xhemal Dymyljen. Kjo kërkesë është administruar nga ana jonë e patëm parasysh këtë por siç dihet ne nuk marrim prova për së dyti. (Më pas morëm vesh se ky peticion ishte firmosur nga më shumë se 1000 mijë qytetarë shkodranë). Gjatë shpalljes së vendimit, zoti Mëngaj ju nuk dukej edhe një herë pretendimet e të akuzuarve dhe avokat - mbrojtësve, se përse ata nuk janë dakort me vendimin e dhënë nga gjykata e faktit. Por gjatë shqyrtimit të kësaj çështje, theksoi ai më poshtë, këshilli gjyqësor vlerëti se vendimi i marrë nga gjykata e faktit për këtë rast është i bazuar në ligje. Dhe për këtë bërë një kronologji të ngjarjes së 2 prillit duke e lidhur këtu edhe me veprimet e kryera në 1 prill. Ndërsa u ndalur tek rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike, theksoi se Çapajev Taçi është organizatori kryesor. Hajrredin Shyti është shtytës kurse Dilaver Papare e Gjoke Cela janë ndihmës së tyre. Po kështu, edhe Xhemal Dymylja, me cilësinë e kryetarit të shtabit të mbrojtjes së rrethit ka kërkuar mes të tjerash atë ditë me shkarkuar nga komandanti i divi- (Vijon në faqen 4)

PROTESTOJMË FUQISHEM KUNDER TERRORIT TË USHTRUAR NDAJ SINDIKALISTEVE

PRESIDENTIT TE REPUBLIKES Z. SALI BERISHA KRYETARIT TE KRYESE SE KUVENDIT POPULLOR Z. PJETER ARBNORI KRYETARIT TE KESHILLIT TE MINISTRAVE Z. ALEKSANDER MEKSI GJITHE SINDIKATAVE TE VENDIT GJITHE PARTIVE POLITIKE KOMITETIT TE TE DREJTAVE TE NJERIUT ORGANIZMAVE SINDIKALE NDERKOMBETARE PRESIDENTIT TE REPUBLIKES Z. SALI BERISHA KRYETARIT TE KRYESE SE KUVENDIT POPULLOR Z. PJETER ARBNORI KRYETARIT TE KESHILLIT TE MINISTRAVE Z. ALEKSANDER MEKSI GJITHE SINDIKATAVE TE VENDIT GJITHE PARTIVE POLITIKE KOMITETIT TE TE DREJTAVE TE NJERIUT ORGANIZMAVE SINDIKALE NDERKOMBETARE Ngjarja skandaloze e rrethit të Fierit, e cila është në vazhdën e ngjarjeve të Policisë, të Bulqizës, të Ballshit, të grave të Tiranës etj. e detyron Komitetin Drejtues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë që t’ju drejtohet në këtë protestë, duke shprehur indinjatën, revoltën dhe shqetësimin e ligjshëm të sindikalistëve dhe të punonjësve që aderojnë në këtë sindikatë, për brutalitetin dhe terrorin që po përdoret nga Qeveria nëpërmjet organeve të rendit për të mbytur zërin e kërkesave të drejta të punonjësve, që kërkojnë gjënë më elementare, të jetojnë, të kenë punë dhe bukë. Në ngjarje të rinjë e fuqishëm të protestës për ata qëndrra vetë që u rradhën dhe u vunë pas murit me duar përpjete si në vendet ku sundojnë juntat fashiste për drejtuesit e sindikatës dhe njerëzit e thjeshtë që u arrestuan, u fyen, u gjobitën, u terrorizuan dhe padrejtësisht u mbajtën për orë të tëra të izoluar. Ky veprim mund të jetë çdo gjë tjetër, por vetëm demokraci nuk është. Ne e dimë se një Qeveri demokratike nuk mund të ngrihet me mjete të dhunshme kundër veprimeve paqësore të ligjshme të punëtorëve. Praktika ka treguar se atje ku fillon dhuna ka mbaruar demokracia. Si mund të shpjegohet që në sheshin «Fitorja» që u pagëzua me fitoren e demokracisë u bë një gjueti ndaj veteranëve të të nderuar të Luftës e të Punës, të cilët ishin shkrirë midis turmës së madhe prej 15-20 mijë vetësh? Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka protestuar vazhdimisht ndaj terrorit që po përdoret dhe ka kërkuar vazhdimisht dialog për zgjidhjen e kërkesave social - ekonomike të punonjësve. Qysh dy muaj, më parë është bërë kërkesë për t’u takuar në Qeverinë për kërkesat social - ekonomike të punëtorëve, janë dërguar letra e telegrame, deri edhe me faks është komunikuar për ngjarjet e Bulqizës, por Qeveria vazhdon lojën e mashtrimeve dhe të bojkotimit ndaj Konfederatës, ndërkohë që monton skenarë për t’u dukur përpara opinionit publik se ju dogji barku për hallet e punonjësve duke u puthur me BSP. Gjithkush (Vijon në faqen 2)

Dega e Rendit Publik Berat shkruan:

«Ne i kemi parasysh të gjitha vendimet që ende kanë fuqi për vendosjen e plotë të demokracisë në Shqipëri pa u influencuar nga asnjë përkatësi partiake, por ato ligje që ende mbajnë erë komuniste nuk i zbatojmë se komunizmi vdiq. Kryetari i degës së Rendit Publik Ali Shenepremte Këtij polici që i dallon ligjet me erë, a nuk i takon një vend pune tjetër.»