28/02/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 shkurt 1993

ËSHTË NË NDERIN E QEVERISË TË JAPË DORËHEQJE

- Deklaron Fatos Nano - Socialistët nuk i shmangen luftës së sotme politike dhe as përgjegjësive që ajo mbart - Zhvilloi punimet Aktivi i PSSH-së të rrethit të Vlorës. - Marrin pjesë shokët Fatos Nano dhe Namik Dokle. Përgjegjësia për angazhimet e mara para popullit e bën të domosdoshme dhe jetike ridimensionimin e punës së partisë në të gjitha nivelet e saj, kudo ku punojnë dhe jetojnë socialistët dhe gjithë njerëzit e ndershëm, hallexhinjtë dhe të paprivilegjuarit, intelektualët, pronarët e vegjël e të mesëm, pavarësisht nga bindjet apo përkatësia partiake. Për t’iu përgjigjur më mirë kërkesave të kohës, për t’u gjendur pranë njerëzve në këtë kohë me halle dhe vështirësi të shumta, të cilat jo vetëm nuk janë pakësuar, por janë shtuar në sajë të qeverisjes së mbrapshtë të pushtetarëve të Partisë Demokratike, dhe për t’iu dhënë atyre alternativa zgjidhjesh të besueshme dhe realiste që kënaqin shumicën e popullit dhe jo vetëm një grusht njerëzish, është e domosdoshme që të gjithë socialistët dhe simpatizantët e tyre të shumtë të veprojnë në bllok dhe të organizuar, më kurajo, trimëri e mençuri njëherësh, për t’i dalur dorën revanshit, shkatërrimit, korrupsionit, mashtrimit, të atyre që kanë pushtetin. Me këtë shqetësim u mblodhën socialistët vlonjatë në aktivin e partisë të rrethit që u mbajt në sallën e kinoteatrit të qytetit më datën 26 shkurt 1993. Si gja-të raportit që mbajti kryetari i Komitetit Drejtues të rrethit a-shtuar edhe në diskutimet e shumta krahas punës së bërë u e-videntuan edhe shumë të meta e dobësi, kryesisht në planin organizativ, me qëllim që të përmirësohet puna në të ardhmen. Për të realizuar kthesën e nevojshme diskutantët e shumtë hodhën ide e ndryshime më të shpeshta dhe më të thella në për kryesitë e organizatave dhe në forumet drejtuese, sepse dinamika e zhvillimit të ngjarjeve kërkon medoemos edhe ndryshime. Për këtë, theksoi Agron Gjipali rregullat e statutit të mos i kthejmë në tabu e të presim patjetër plotësimin e mandatit 2 apo 3 vjeçar. Përballimi me kurajo dhe guxim i problemeve që kanë lin- (Vijon në faqen 4)

PËRSE NUK PO VIJNË AKOMA INVESTITORËT E HUAJ NË SHQIPËRI?

- Intervistë me docent Anastas Angjeli, deputet - Investitorë kudo që jeni? A doni që investimi juaj të jetë fitimprurës? Investoni dhe në Shqipëri. Nxitoni. Por më parë njihuni mirë me të, me ekonominë e saj. Mësoni se çfarë shansesh ju vihen përpara dhe, për më tepër çfarë rreziqesh, riskun, merrni përsipër, megjithëse rreziku është jo i vogël. Të jini të sigurt se ai dita-ditës do të vijë duke u zvogëluar. Cili është mendimi juaj për rolin dhe rëndësinë e investimeve të huaja në ekonominë tonë, sidomos në këtë periudhën tranzicioni që po kalojmë? Gjendja e rëndë dhe në krizë në të cilën ndodhet ekonomia jonë dhe përpjekjet që po bëhen për reformimin e saj për kalimin në ekonomi tregu, kanë kërkuar dhe kërkojnë, në ndihmën dhe mbështetjen edhe të kapitalit të huaj. Në këtë kuadër, një ndihmesë e çmuar do të jetë ardhja e investimeve të huaja në degë të ndryshme të ekonomisë dhe në forma të ndryshme, tashmë të njohura nga përvoja botërore. Kjo padyshim jo vetëm që do të ndihmojë në zhvillimin e një-drejtës apo tjetërsë degë, dhe në këtë mënyrë të gjithë ekonomisë, por nuk duhet harruar dhe fakti se do të krijojë mundësinë e çeljeve të vendeve të reja të punës për rrjedhojë dhe rritjen e të ardhurave të punonjësve, duke krijuar njëherësh mundësi për shtimin e prodhimit dhe furnizimit të tregut dhe shanse për të nisur rrugën e integrimit në ekonominë europiane. Çfarë kushtesh i favorizojnë dhe përse janë të interesuar investitorët e huaj që të vijnë në Shqipëri? Pra, kështu, duhet gjykuar. Që investitorët e huaj të vijnë në vendin tonë, ne nuk duhet të harrojmë se duhet të kenë interes dhe ata të fitojnë. Bile, nëse konstatohet se interesi i tyre mungon duhen gjetur mekanizmat që të nxisin ata deri sa të arrihet që të ketë interesa dypalëshe. Sidoqoftë, ndonëse nuk janë siguruar tërësisht kushtet e nevojshme që investitorët e huaj «të vrapojnë» në Shqipëri ka disa elementë të cilët janë «të gatshëm», «tërheqës» e «favorizues», të cilët dëshiroj t’i përmend. Të tilla janë pozita gjeografike e favorshme, nëntoka shumë e pasur me minerale, me zona të tëra naftëmbajtëse, kromi etj., një «vijë bregdetare e virgjër» që e mirëpret zhvillimin e turizmit dhe të transportit detar, mundësi e shanse për të ndërtuar aeroporte e autostrada si për pikë lidhjeje të lidhjeve të Ballkanit me Europën dhe vendet e Detit të Zi, apo për të çelur institucione të shërbimit financiar dypalëshe e shumepalësh, me karakter ballkanik e më tej, si dhe ajo çka është më e rëndësishmja në vendin tonë gjendet një fuqi punëtore e lirë, e kualifikuar dhe e gatshme për t’u rikualifikuar dhe e dëshiruar për punë e për të fituar. Këtyre, po tu shtojmë edhe përpjekjet fillestare që janë bërë e që duhet të bëhen për t’u krijuar lehtësira e favore ligjore sidomos nga pikëpamja procedurore e fiskale, atëherë mund të themi se është hedhur një hap përpara, por vetëm një, sepse ka ende shumë kushte e faktorë që e frenojnë këtë proces për kapërcimin e të cilëve kërkohet shumë punë. Ndoshta kjo është dhe çështja më thelbësore, prandaj na intereson mendimi tuaj se cilët janë faktorët që e pengojnë dhe e frenojnë, sot për sot, ardhjen e investitorëve të huaj në vendin tonë? Për mendimin tim, ka disa arsye apo faktorë që kushtëzojnë dhe frenojnë ardhjen e investitorëve të huaj në Shqipëri, të cilët mund të grupohen: Së pari. Faktorë apo shkaqe të natyrës politike. Ardhja e investitorëve të huaj në Shqipëri ka lidhje me gjendjen dhe stabilitetin politik brenda vendit, me mirëkuptimin mes forcave politike dhe me një drejtim sa më të qëndrueshëm të shtetit. Sa më shpejt dhe më e arritur të jetë kjo, aq më shpejt dhe më lehtë do të trokasin në dyert tona investitorët e huaj. Në këtë kuadër bën pjesë edhe politika e jashtme që ndjek shteti shqiptar, zgjedhja e partnerëve, preferencat, për të cilën dëshiroj të theksoj se nuk duhet harruar se jemi në Europë, se duhet të mbështetemi tek ajo, tek fqinjët tanë Italia e Greqia, tek Gjermania, ndoshta duke mos lënë mënjanë marrëdhëniet me SHBA. Kjo nënkupton se, duke qenë në të hapur me të gjitha të tjerët, në këtë kuptim, kërkohet një (Vijon në faqen 2)

«Fusha e Shtojit na takon ne»

Një grup fshatarësh nga Dukagjini këto ditët e fundit kanë zbritur në tokat e Fushës së Shtojit, kur deri kohët e fundit ka qenë e ngritur NB «Perlat Rexhepi». Qëllimi i tyre është që të marrin tokën në parcelat e kësaj fushe. Për këtë ata kanë dalë me pretendimin se kjo tokë u takon atyre. Si argument në këtë rast i referohen të kaluarës. Në vitin 1931, thonë ata, këtu ne na kanë dhënë tokat Mbret Zog. Bile disa të tjerë pretendojnë për këtë tokë e shtrirë më thellë në histori, se i takon Dukagjinit. Me këtë rast edhe banorë të tjerë nga Dukagjini, që kanë rënë vite më parë në fshatra të zonës fushore, kërkojnë që të marrin pjesë nga «trashëgimia» e tokës në Shtoj. Përballë këtyre pretendimeve, qëndron këmbëngulja e banorëve të fshatrave të kësaj fushe dhe e fshatarëve të Postribës, për të mos u lëshuar tokën, ku thonë se kemi lindur e jemi rritur në këtë vend. Secila palë thotë «Fusha e Shtojit na takon ne». Po ajo për të gjithë ana nuk mjafton, ndërsa ligji që i rregullon të gjithë është para-ziuar! E pra, ku nuk vepron ligji, mbizotëron anarkia, pasojat dihen. Vëzhguesi

Intelektualët një potencial i madh që duhet vënë në veprim në të mirë të kombit

Para disa ditësh komiteti drejtues i partisë socialiste të rrethit të Korçës organizoi në sallën e komitetit një takim të intelektualëve anëtarë e simpatizantë të partisë socialiste. Para disa ditësh komiteti drejtues i partisë socialiste të rrethit të Korçës organizoi në sallën e komitetit një takim të intelektualëve anëtarë e simpatizantë të partisë socialiste e të ftuar të tjerë me deputetin Maqo Lakrori dhe gjithashtu kryetarin e komisionit për punën me intelektualët të komitetit të përgjithshëm të partisë socialiste. Takimi u shndërrua në një debat të gjallë konstruktiv për çështjet thelbësore që shqetësojnë sot intelektualët në këtë periudhë tepër të vështirë e tranzicionit. Shqipëria është dr. M. Lakrori e ka një potencial të rëndësishëm intelektual, 100 mijë vetë kanë mbaruar shkollën e lartë; 50 mijë prej tyre janë mësuesa. Kjo pasuri e madhe e popullit tonë e aftë e pazëvendësueshme përpara këtij potenciali, ngaqë qeveria do ta krijojë kushtet për integrimin tonë në Europën do të shërbejnë festat. Ka Korça p.sh. ka universitet politeknik. Kjo është universiteti. Korça ka mundësi të jetë një bastion i kulturës dhe traditës me shtresë tajnë [sic] ... (Vijon në faqen 2) Më vlerat vetvetes duke dialoguar me dinjitet me të huajt përderisa edhe këta të fundit e konstatojnë, e vlerësojnë potencialin intelektual shqiptar. Pasuria intelektuale s’mund të konceptohet jashtë proceseve që po ndodhin. Për fat të keq pasuri e madhe në vëtevetë ka mbetur inaktive; për më keq po shpërderdhet shumë intelektual për lo ngohën të kufizuar duke kaluar shpresën kryesore për arsyet ekonomike ose ngaqë kanë punuar në profesione larg profileve të tyre. Ka probleme të mëdha të jashtëzakonshme për fatet e kombit si çështjet e reformës ekonomike e mendimi intelektual nuk vilet për tu vënë në veprim. A është normale që ndonëse kanë kaluar 10 muaj ende nuk flitet për një program të detajuar qeveritar për të cilin të jepet një ndihmesë mbarë intelektuale, po kështu ka një ngadalësi lo të përligjur në hartimin e kushtetutës për përbën dokumentin bazë të një shteti të vërtetë demokratik. Është krejtësisht përbuzëse ndaj ... (Vijon në faqen 2)

Fakt: Këshilli i rrethit të Shkodrës ka katër muaj që nuk mblidhet

Në bazë të nenit 48 (paragrafi i parë) i Ligjit «Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal», «Këshilli i rrethit thirret në mbledhje të zakonshme një herë në 3 muaj». Në bazë të nenit 48 (paragrafi i parë) i Ligjit «Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal», «Këshilli i rrethit thirret në mbledhje të zakonshme një herë në 3 muaj. Megjithatë Këshilli i Rrethit të Shkodrës, që nga data 22 tetor të vitit të kaluar, pra gjatë një periudhe prej më shumë se katër muaj, nuk po mblidhet. Me gjithë kërkesën e grupit të këshilltarëve socialistë të rrethit për këtë problem, kryetari i këshillit Ali ... azazi bën veshin e shurdhër. Ky veprim është në vazhdën e shkeljes së ligjeve nga drejtuesit e pushtetit në Shkodër në të gjitha fushat e veprimtarisë shtetërore e shoqërore. Ky veprim i drejtuesve të këshillit dëshmon jo për keqpërdorim dhe bllokim të pushtetit nga ana e PD-së, por nga fraksionet të caktuara të saj, që uzurpojnë kompetencat e pushtetit në mënyrë të paligjshme. Korresp. i «Zërit të popullit»

Njoftim i ambasadës greke

Prej datës 5 deri më 7 Mars 1993 Qendra Kulturore Europiane e Delfit 1. Greqi organizon një takim kulturor ndërkombëtar, me temë: «Ballkani: Qytetërime kombëtare, e ardhme e përbashkët». Në këtë takim do të marrin pjesë figura të njohura të Kulturës nga vendet Ballkanike. Qendra Kulturore e Delfit ka ftuar nga pala Shqiptare, intelektualin dhe shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, Drejtorin e Shtëpisë Botuese «Naim Frashëri» z. Visar Zhiti, shkrimtarin dhe përkthyesin e Homerit z. Gjon Shllaku si dhe poetin Preç Zogaj. Ky takim për Ballkanin zhvillohet nën egjidën e UNESKOS dhe ka si qëllim bashkëpunimin kulturor dhe jo vlerësimet politike. «Dalja në pah e veçorive dalluese të çdo populli, ndikón në të kuptuarit e rrugës së tij historike» - deklaroi në Athinë Presidenti i Qendrës Kulturore të Delfit, z. Konstandinos Kaligas.

«Fusha e Shtojit Fakt; Këshilli i rrethit të Njoftim i ambasadës BBC

Doli në qarkullim: «PELEGRIMI I VONUAR»

Vëllim poetik nga Dritëro Agolli Doli në qarkullim: «PELEGRIMI I VONUAR» Vëllim poetik nga DRITËRO AGOLLI Të gjithë ata që janë të interesuar për të tërhequr tirazhin e nevojshëm të drejtohen te QBE «Progresi», pranë godinës së «Zërit të Popullit» në katin e parë. Për pronotimet nga rrethet mund të lidhen me nr. telefoni 245-89. Tërheqja e librit bëhet me lekë në dorë ose me kontratë. QBE «PROGRESI»