- Sa marrëveshje shtetërore janë nënshkruar gjatë këtyre 10-muajve -
«Shteti demokratik do të sigurojë emigracion të organizuar. Emigracioni do të mbështetet mbi një organizim ligjor të saktë. Që këtë vit do të bëhen përpjekje që të realizohen marrëveshje për emigrimin e organizuar të punëtorëve në Itali, Greqi, Gjermani e vende të tjera të Europës Qendrore. Do të krijojmë mundësi për emigrimin ekonomik familjeve nga zonat malore». Platforma elektorale e PD. gazeta «RD», 22 shkurt 1992. Organizimi i emigracionit të organizuar i cili do të priste rrugën spontanitetit dhe aventurave përbënt një nga pikat e rëndësishme për të cilat parlamenti i dha votbesimin programit të kësaj qeverie. Përpara se të themi diçka se si ka ecur ky problem gjatë këtyre 10-muajve qeverisje, kohë e mjaftueshme për të bërë një bilanc pozitiv apo negativ theksojmë se çështjet e emigracionit të organizuar nuk mund të shkëputen por janë të lidhura krye këput me tërë politikën që është ndjekur deri tani nga shteti shqiptar. Faktikisht për emigracionin e organizuar të vënë mbi baza ligjore është folur shumë. Njerëzit kanë pritur e presin. Këtë etje për emigrim e ka shumëfishuar edhe paraliza ekonomike, mungesa e fronteve të punës, e investimeve dhe huaja, pra mungesa e një perspektive të qartë për të nesërmen. Në vargun e problemeve të emigracionin» të datës 8.10.1992 ashtu dhe në marrëveshje të nënshkruar me qeverinë gjermane për emigrimin e 5000 punëtorëve shqiptarë. Edhe testimet, edhe listat i gjeti të gatshme. I vetmi mundim i qeverisë ka qenë të përcaktojë për 300 punëtorët që kanë shkuar në Gjermani në korrik të vitit 1992 kanë qenë përpjekjet për ta trumpetuar në televizion dhe përcjellë deri në Rinas. Po çka bërë vetë nga ana e saj Qeveria Meksi? Për çfarë duhet ta falenderojmë atë? Konkretisht janë dërguar në Kroaci 125 punëtorë ndërtimi të cilët pas një incidenti që më shumë hapu punë se rregulloi u kthyen përsëri. Janë dërguar në Zvicër dhe Austri 45 punëtorë bujqësie që punuan vetëm 4 muaj nga prilli në shtator. Për të ndjekur kurse kualifikimi kanë shkuar 50 nxënës në Greqi dhe 50 në Itali. Pra gjithsejt gjatë qeverisjes të qeverisë demokratike të zotit Meksi, po të futim edhe nxënësit e mësipërm janë dërguar në emigracion të organizuar vetëm 270 vetë. Të mos harrojmë se në të gjitha rrethet e vendit ka zyra e zyrtarë që merren me emigracionin, plot 32 zyra pune. Nuk ka asnjë marrëveshje për emigracion të organizuar me Italinë, me Gjermaninë, me Greqinë, ku për këto të fundit është në fuqi veç merita e qeverisë Meksi por e vetë këtyre njerëzve që gjetën punë nëpërmjet refugjatëve tanë. Njerëzit duhet të gjejnë vetë punë jashtë. Qeveria vetëm i legalizon. Kjo është barra më e rëndë që ka mbi supet qeveria. Ministria e Emigracionit ka pregatitur një ligj të ri për emigracionin me pak ndryshime nga ai i mëparshmi por akoma nuk është miratuar. Janë pregatitur konventat mbrojtëse për emigrantët që janë në Itali, Greqi e Gjermani, por këto konventa akoma nuk janë nënshkruar nga shtetet e mësipërme. Pse ndodh kjo? Pse këto konventa nuk nënshkrohen nga shtetet e mësipërme. Hamendjet janë nga më të ndryshmet. Ndoshta kjo nuk varet nga 7 punonjës që përbëjnë drejtorinë e emigracionit në Ministrinë e emigracionit, sado të aftë të jenë ata. Në këtë kuptim dështimi i plotë i organizimit shtetëror të emigracionit duhet parë më gjerë e vendosur padyshim në sfondin e politikës së jashtme që ka ndjekur shteti demokratik shqiptar gjatë këtyre muajve. Gjatë kthimit të presidenti Berisha nga vendet arabe ai qëndroi vitin që shkoj edhe në Qipro. Pas kthimit u evidentua si sukses hapja e dyerve të Qipros për 300 emigrantë shqiptarë. U pregatitën të gjitha dokumentet u dërguan, por asgjë. Pse? Kushedhi! Janë 3000 dokumente në Emiratet e Bashku- Bashkuara Arabe sipas kërkesave jo shtetërore por të disa firmave private. Kanë kaluar 3 muaj por asgjë. Përsëri heshtje. Pse, Kush e di!
…zohen dhe Kjo do të në realistëm që dë… edhe ale… sotme e… - greke … është… gabuar politik… Shqipta…
… shumësuar … e nesërmen. Në vargun e problemeve të dështuara emigracioni është një hallkë më vete. Ministria e migracionit dhe të përndjekur… politikë e ka të vështirë të justifikojë veten. Ajo duhet t’i dijë për nder qeverive të mëparshme nga e cila gjeti «ligjin e m…»
me emigracionin, plot 32 zyra pune. Nuk ka asnjë marrvëshje ku për këtë të fundit është në fuqi vetëm marrëveshja e nënshkruar në kohën e Qeverisë së Stabilitetit. Atëherë ku janë miqtë që pat trumbetuar me të marrë Partia Demokratike? Vërtet që nga muaji gusht kanë shkuar në Itali 700 puntorë por kjo nuk është…
Kuriozitete nga Vlora: Fakte që s’kanë nevojë për koment
Kuriozitete nga Vlora:
Fakte që s’kanë nevojë për koment
- Gjatë vitit 1992 në krahasim me vitin 1990: -
- Prodhimi vjetor i naftës ra 32 mijë tonë.
- Në minierën e Selenicës u prodhuan 102 mijë tonë ose 90 për qind më pak bitum natyror, bitum i pastuar dhe zhavor bituminoz.
- U prodhuan vetëm 330 tonë ose 55 mijë tonë më pak sodë e kalçinuar dhe sodë kaustike.
- U prodhuan 97 mijë tonë ose 50 për qind më pak kripë
- U prodhuan 76 mijë tonë çimento më pak
- Në Vlorë ka sot rreth 30 mijë të papunë, 10 mijë prej të cilëve nuk përfitojnë asistencë sociale
SHËNIM; A ia vlen të vazhdosh me gjatë me tregues të tillë që flasin në favor të qeverisë Meksi?...
Dhe pas kësaj besojni o njerëz: deklaratat e pushtetarëve se lënia e prodhimit është stopuar, se prodhimi ka filluar të rritet, se populli ynë jeton i lumtur në ditët e demokracisë.
Reforma vazhdon...
LUAN M. RAMA
Votëbesimi i popullit nuk duhet shpërdoruar
Ditët e fundit, anëtari i Kryesisë së Partisë dhe deputeti i Kuvendit Popullor, Bashkim Zeneli, zhvilloi disa takime me anëtarë e simpatizantë të Partisë Socialiste si dhe me popullin e fshatrave Balloshe, Gjyshkane, Pajonë, Sauget e Çalebërzës të komunave të Pezës e të Ndroqit. Në këto takime për veç drejtuesve të Partisë të fshatrave e të komunave, morën pjesë dhe anëtarë të këshillave të tyre, kryepleqtë të fshatrave etj. Në qendër të bashkëbisedimeve ishin hallet që po kalon sot fshati, së bashku me vështirësitë e mëdha për përballimin e jetesës. Pjesëmarrësit me shqetësim ngritën edhe njëherë çështjen e bllokimit të ndarjes së tokës, që për disa fshatra jo vetëm po pengon mbjelljet dhe prodhimet, por po ngjall grindje e mëri të vjetra dhe po rrit tensionet sociale. Nga ana tjetër, me kaq tokë sa kemi dhe kështu siç e kemi (duke mos e ndjerë veten pronar të saj) shumë probleme sociale e vështirësi ekonomike na dalin përpara për vënien e saj nën kulturë, për të përballuar e për të dalë në treg – thanë fshatarët. Nuk kemi mjete mekanike. Nuk kemi njohuri dhe nuk dimë me se të punojmë, as që kemi makineri përkatëse, por për më tepër i shtrenjta. Vajtje e ardhje Pezë-Tiranë apo Ndroq-Tiranë, vetëm si person kushton 60 lekë të reja, pra është 20 fishuar, në krahasim me një vit më parë. Nuk po flasim për mangësitë serioze që kemi në furnizimin me mallrat më të domosdoshme, që nga drithi për familjet që nuk e nuk e prodhojnë dot atë, e deri tek sheqeri e orizi, sapuni, vajguri etj. Me vështirësi edhe kur këto sigurohen, në fshatrat e zonës tonë ato përfundojnë më çmime shumë më të larta Shkurt, thanë shumë nga diskutantët në fund të fjalës së tyre, gjendja jonë ekonomike po rëndohet, edhe pse puno- punojmë më shumë e po lodhemi më shumë. Veç kësaj, ne po shohim se nga Qeveria dhe nga Parlamenti u drejtuan ato deputetit B. Zeneli nuk po shohim asnjë kujdesje, madje as për të ndjekur zbatimin e ligjeve e të vendimeve që vetë ato i miratojnë. Veç ligjit për ndarjen e tokës për shembull, nuk po zbatohet as ai për asistencën sociale, e për ato familje që kanë pak tokë, kompensimi për punimin me mjete mekanike që aq shumë u propaganduan gjatë fushatës elektorale dhe gjatë ditëve të…
kështu që saj në – thanë fshatarët. Nuk kemi mjete mekanike për të kryer qoftë dhe proceset e rënda ndërsa në rast kur ato me vështirësi i sigurojmë kjo na kushton shumë. Ashtu siç edhe për plehrat kimike, edhe tarifat e punimeve të të mbjellave me mekanikë nuk janë 5 fishuar, por janë rritur rreth 15 herë. Kësisoj, jemi kthyer te puna e rëndë e krahut, me ndikime negative për rritjen e prodhimit dhe kostos së tij. Vështirësitë të mëdha, thanë fshatarët, ndshim edhe për të tregë…
…luar gjatë këtyre muajve edhe nga pasiviteti i Qeverisë. Lënia e fshatarësisë pas dore me mendimin e gabuar se ai tani ka hyrë në rrjedhën e ekonomisë së tregut. Edhe sikur të ishte zgjidhur çështja e pronësimit të fshatarëve nuk është e drejtë që shteti të mos marrë asnjë përsipër për fshatin, siç po ngjet praktikisht e në këtë periudhë të vështirë tranzicioni. Kur bujqërit privatë ende nuk janë mëkëmbur, shteti duhet të ndërhyjë ose përmes kontrollit të tarifave të punimeve të mekanikës apo të çmimeve të plehrave, të ujit etj., ose përmes rrugës së subvencionit të pjesshëm, sidomos për zonat malore apo për (Vijon në faqen 2)
Mbledhje e Komitetit Drejtues të PS në Berat
Më datën 26 shkurt, Komiteti Drejtues i PS Berat zhvilloi një aktiv të zgjeruar lidhur me problemet që i dalin partisë në rreth për të përballuar situatat aktuale.
Në raportin e paraqitur u ngritën mjaft shqetësime që lidhen me pasojat e rënda social-ekonomike të reformës ekonomike, bllokimi i pushtetit lokal, për denoncimin e korrupsionit në të gjitha nivelet, për revanshizmin e partisë në pushtet ndaj kundërshtarëve politikë, asistencën masive, për vendosjen e një dialogu më të drejtë të më të fuqishëm me Konfederatën Sindikale sindikatat e tjera, për dhunën të forcave të rendit me në krye policinë ekstremiste Ali Shehu. [Pjesa tjetër e tekstit është e paqartë dhe e prerë në fund.]
Peshkopi
Edhe plehrat - nomeklaturë e rrethit!
Në Peshkopi flitet për punën e mirë të ndërmarrjes komunale të qytetit: punën për gjelbërimin, mbjelljen e blireve në degëzimet me bulevardin kryesor, punimin, sistemimin e lulishteve, pastrimin e rrugëve, shesheve e mjediseve të ndryshme midis pallateve.
Në Peshkopi flitet për një vendim të kryesisë së këshillit për dëist, të rrethit i cili, duke ia rëmbyer kompetencat bashkisë së qytetit vendosi të heqë drejtorin e ndërmarrjes komunale-higjienë. Në Peshkopi flitet për një telegram drejtuar Presidentit Berisha dhe kryeministrit Meksi nga Bashkia e qytetit të Peshkopisë ku ndër të tjera theksohet: «Në se Bashkia nuk merret me pastrimin e qytetit atëherë me se do të merret?» Në Peshkopi flitet se plehrat janë bërë nomenklaturë e... rrethit. Nuk është çudi që të bëhen nomenklaturë e... Qeverisë.
Koplik
Operacion i zotit Kastrati
Organet e rendit të Malësisë së Madhe nuk lejuan organizimin e një mitingu në qytetin e Koplikut.
Kjo, kuptohet, u bë në emër të ruajtjes së qetësisë publike, që, sipas tyre, çonhet nga çdo lloj veprimtarie ku nuk duartroket për politikën e pushtetarëve. Për këtë arsye ata u kujdesën dhe morën masa që edhe takimi i organizuar në sallën e kinemasë së qytetit të mos zhvillohej. Ky mision u realizua nga kryetari i SHIK-ut të rrethit të Malësisë së Madhe, z. Giovallin Kastrati, që, i vendosur në qendër të sallës, u bë nismëtar dhe ndër të parët, u bë nëistër dhe dirigjues i zhurmës për të prishur takimin. I përforcuar edhe nga takimi. I përforcuar nga një takimi? [Pjesa tjetër është e prerë/qartësia e ulët.]
NJOFTIM
. Firma italiane «BRAVO S. P. A.» në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë të Republikës së Shqipërisë organizojnë hapjen e një ekspozite për demonstrimin e prodhimit të saj. MAKINERI PËR PRODHIMIN E AKULLOREVE. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga 30 deri më 5 mars 1993 në sallën pranë protokollit të regjistrit të jashtëm, nga ora 10 deri më 17. DHOMA E TREGTISË - Tiranë
Njoftim për ndërrim shtëpie
. Disponoj një apartament 1 (një dhomë e 1 (një) guzhinë me aneks, dhomë tharje, ballkon në katin e dytë në Tiranë, Lagja 19. Rr. «Qemal Stafa», P. 587. Sh. 4, Ap. 25 dhe kërkoj ta ndërroj me këto kushte në qytetin e Sarandës. Të interesuarit të paraqiten në Tiranë ose në Sarandë në adresën Lagja 1, Rr. «8 Nëntori», P. 3, sh.3 Ap. 19.