11/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 mars 1993

Kryetari i PSSH, Fatos Nano, mbërriti në Hungari për të marrë pjesë në një veprimtari ndërkombëtare

. Me ftesë të Partisë Socialiste të Hungarisë, një delegacion i PSSH i kryesuar nga kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, mbërriti në Budapest ku do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare «Kushtet ndërkombëtare për stabilitetin në Europën Qendrore e Lindore». Konferenca organizohet nga Partia Socialiste Hungareze dhe do të trajtojë probleme të stabilitetit në Europën Qendrore e Lindore, kushtet dhe shanset për konsolidimin e këtyre rajoneve dhe të vendeve të veçanta. Me këtë rast, Fatos Nano do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të PS Hungareze, si dhe të partive të tjera pjesëmarrëse në këtë Konferencë. Zyra e Informacionit të PSSH 10.3.1993

FUSHATË DHUNE DHE TERRORI NDAJ MENDIMIT ALTERNATIV

Një fushatë e egër terrori ka shpërthyer kohët e fundit kundër mendimit dhe shtypit të lirë. Pushtetarët, të paaftë që të përballojnë polemika konstruktive, ndërmarrin veprime që në vetvete s’janë gjë tjetër veçse shpërdorim i pozitës zyrtare. Në një kuptim më të gjerë shprehin atë që në Shqipëri po institucionalizohet pretenca dhe arroganca e njerëzve mediokër dhe inferiorë për të veshur me pushtet. Një polic në Berat (i cili i dalon ligjet me erë) arrin deri aty sa për shkrime të botuara nga gazetari Luan Shmili në «Zëri i popullit» ta thërrasë atë në degën e rendit e t’i kërkojë llogari. As policia politike e regjimeve diktatoriale nuk i jepte vetes kompetenca të tilla. Por kjo polici nuk mbeti me kaq por pas një shkrimi tjetër të botuar po nga ky gazetar e rrëmbeu nga shtëpia në mes të natës, dhe ushtroi ndaj tij dhunë dhe terror psikologjik duke shpërdoruar hapur ligjin dhe pozitën zyrtare. Dhe Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha thotë se shtypi është i lirë. Por pushteti i sotëm në vend të institucionit të censurës ka shpikur asistencën dhe gjyqin. Ia flak gruan nga puna pa asnjë arsye gazetarit Hamdi Jupë dhe i thotë: «Zoti Jupe, je i lirë të shkruash!». I thotë që është i lirë të shkruajë dhe i kujton se ka familje për të mbajtur, se nuk ka shtëpi e se banon në një dhomë konvikti nga ku mund ta nxjerrin edhe jashtë. Siç ia nxorën me policë rrugës nga dhoma e konviktit gazetareve të «Zërit të popullit», siç mund tua nxjerrin përsëri me polici nga bodrumet ku jetojnë me gjithë familjet. Pushteti ka PUSHTET. Ai nuk mjaftohet me kaq. Ai, nëpërmjet Safet Zhualit ngriti padi gjyqësore për Fatmir Kazanin në lidhje me shkrimet e këtij të fundit për reformën e kryer në ushtri. Safet Zhualali e mbron me gjyq doktrinën e tij. Fakti që në këtë akuzë ai përfshin edhe kryeredaktorin e «Zërit të popullit» flet për karakterin politik të këtij kallëzimi penal. K’tu nuk bëhet fjalë për fyerje, sharje apo shpifje por është edhe një provë që bën pushteti i sotëm për ta nxjerrë në gjyq mendimin e lirë, për ta dënuar atë e më pas për të futur në rresht vetë njeriun, njësh-kolonë si ushtarët. Prova më e madhe për një demokraci efektive është respektimi i opozitës. Më shokuar e drejta e qytetarit për të menduar ndryshe. Ata që përmendëm më lart, por edhe shumë të tjerë, tregojnë se pushteti i ri, i ashtuquajtur demokratik, ka vënë në veprim vegla të posaçme kundër shtypit opozitar dhe atij të pavarur. Gjyqet e montuara kundër gazetarëve po ndjekin një rrugë tjetër. Nuk është e rastit që më të dëgjuarit e pushtetit te rrethi i Koplikut, Zhali, Çela kanë inicuar me firmat e tyre dhjetëra gjyqe kundër gazetarëve që nuk i nënshtrohen «disiplinës së tyre ushtarake». të ri Kopliku, Zhulali, Cela kanë nisur marrjen me firma e tyre dhe të tjera ushtarake”. As Presidenti i Republikës, zoti Sali Berisha nuk qëndron pas në këtë fushatë. Një numër gazetarësh dhe personalitetesh të letrave që kanë shprehur mendimet e tyre jo të njëjta me platformën e tij politike u etiketuan si armiq, antidemokratë deri dhe fashistë. Një shprehje tjetër e inkuizicionit ndaj mendimit alternativ është izolimi i gazetareve nga e drejta për të marrë informacion nga burimet shtetërore zyrtare. Gazetarët e shtypit opozitar, veçanërisht ata të “Zërit të Popullit” apo të shtypit të pavarur nuk pranohen të vjelin informacion në zyrat shtetërore. Në rastin më të mirë atyre iu kërkohet një autorizim special nga titullarët e dikastereve, gjë që në nekëput se për këtë dukuri të shëmtuar ka direktiva nga lart. Presidenti ynë i nderuar i cili në konferencën e fundit të shtypit me të drejtë kërkoi që informacionet duhet të verifikohen në dy burime, ndoshta, nuk di gjë rreth këtyre direktivave (!) Gazetarët janë të bindur se do ta përballojnë edhe këtë fushatë të re. Ata e kuptojnë se qeveritarët e sotëm janë në momente të vështira, kur u janë lekundur postet dhe karriket. Por meqë e quajnë veten demokratë, po i kujtojmë se nuk është kjo rruga e demokracisë. THOMA GELLCI

GRUPE TERRORISTE SERBE NE DIBER(!!!)

Ftojmë të prononcohet për këtë deputeti dhe ministri Zhualali i cili ishte në Peshkopi më 7 mars 1993 Mentor Bungari, kryetar i Këshillit të rrethit të Dibrës deklaron: - Kemi të dhëna nga organet e rendit se në Dibër janë futur grupe diversioniste e terroriste serbe - Unë mendoj se nuk është koha për të bërë mitingje as në Dibër e as në gjithë Shqipërinë Skenari, me sa duket ka ardhur i përgatitur nga «lart», nga partia shtet dhe nga shetivegel e partisë. Prifta mbuzeqeshje dhe shprehje të gatishmërisë për t’u vënë në shërbim të aktivitetit. Sajim protestash duke vënë në lëvizje fanfata e partëkave dhe pushtetarëve. Përgjigje që nuk lëshon një shteg të hapur. Ndalim të aktiviteteve. Hulumtime për t’u zhvilluar ato në «kalendar greke»... Kështu ndodhi në Fier, në Koplik, në... Po e njëjta skenë u përsërit edhe në Peshkopi. Komiteti Drejtues i Partisë Socialiste të Dibrës kërkoi me shkrim, sipas të gjitha rregullave e ligjeve, organizimin e një mitingu paqësor më 7 mars 1993, ditën e diel. Më 3 mars 1993, shefi i poli- DEKLARATË e përbashkët e deputetëve Mago Lakrori e Shkëlqim Cani në Kuvendin Popullor Ditët e fundit zhvilluam (5, 6, 7 mars), në cilësinë e deputetit, disa takime në qytetin e Peshkopisë dhe në fshatra të rrethit të Dibrës. Përveç problemeve të mëdha ekonomike e sociale që parashtruan njerëzit me të cilët bashkëbiseduam, na rezulton edhe një çështje e rëndësishme politike, për të cilën kërkuam të shprehemi posaçërisht. Me kërkesë e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste në rreth, komiteti përkatës drejtues parashikoi zhvillimin e një mitingu paqësor të mbahej më 6 mars, përsëritur nuk u pranua, por kësaj here me argumentin që në pozicioni gjeografik, situata ndërkombëtare dhe të dhënat për veprimtari të mundshme terroriste të konfrontimeve nuk e lejonin zhvillimin e mitingut në terren të hapur. U interesuam edhe pranë kryetarit të këshillit të rrethit. Fillimisht prej tij morëm përgjigjen që «nga të dhënat e organeve të rendit del që në Dibër janë futur banda terroriste diversioni serbe». Në vijim na dha ... nga ana juaj futjen e pjesëmarrësve me ftesa duke qenë përgjegjësuesit tuaj në hyrje. Të mos keni pako, çanta, për të eliminuar ndonjë incident të mundshëm. Persona të tillë nuk lejohen të hyjnë në sallë nga forcat e ruajtjes së rendit. Njoftoni për sallën ku do të zhvilloni mitingun, brenda datës 5.3.1993. Më 5 mars 1993, dy deputetë të PS në parlamentin shqiptar, që kishin «dhe» për t’u takuar me popullin e rrethit të Dibrës, kërkuan takim me kryetarin e këshillit të rrethit Mentor Bunguri. Kryetari, në përgjigje të pyetjes për ndalimin e zhvillimit të mitingut deklaroi: janë futur grupe diversioniste terroriste serbe. Situata...» banda terroriste diversioniste serbe». Në vijim na dha edhe mendimin e tij personal që «mitingje nuk duhen zhvilluar as në Dibër as në Shqipëri». Në rast se argumenti për bandat terroriste qëndron, atëherë ne shprehim shqetësimin tonë si parlamentarë, që organet e rendit, të SHIK-ut dhe të mbrojtjes, nuk po e kryejnë detyrën e tyre për të eliminuar cenimin e integritetit territorial të vendit tonë nga forcat serbe dhe për të garantuar sigurinë e jetës së shtetasve tanë. Në qoftë e vërtetë ai lloj argumenti, atëherë nuk na vjen mirë edhe për mos përputhjen që krijohet krahasuar me deklaratën e presidentit për rregullimin dhe qetësinë që zotëron në vend. Në rast se argumenti për bandat nuk qëndron, pra në rast se bëhet fjalë për pretekste pa përgjegjësi atëherë del që organet e cilale që paraqitran njerëzit me të cilët bashkëbiseduam, na rezultulton le shprehemi posaçërisht. Me kërkesë të drejtues parashikoi zhvillimin e një mitingu paqësor proteste kundër rënies dhe keqësimit të vazhdueshëm të kushteve të jetesës dhe përgjithësisht të gjendjes ekonomike si në qytet ashtu edhe në fshat. Në atë miting ishim të ftuar edhe ne. Më dt. 5 mars mësuam që mitingu nuk është lejuar të zhvillohet. Nga verifikimet që bëmë personalisht (e për këtë disponojmë edhe dokumentacionin përkatës) rezultoi që kërkesat për zhvillimin e mitingut janë në përputhje me ligjin për grumbullimet dhe manifestimet masive. Megjithatë, nga ana e organeve të rendit të rrethit, ato u refuzuan. Kërkesa e parë që mitingu paqësor të zhvillohej më 7 mars u refuzua me pseudomargumentin që «marsi është dita e mësuesit dhe me këtë rast do të kishte veprimtari shtetërore» (ligji nuk parashikon ndalesa për raste të tilla. Kërkesa e dytë, që të përsërit edhe në Peshko-pi. (Vijon në faqen 2) mitingut deklaroi: janë futur grupe diversioniste terroriste serbe. Situata...» Kërkesës për të dhënë mendimin e vet lidhur me këtë incident që bie ndesh me ligjin dhe të drejtat e njeriut Mentor Bunguri iu përgjigj: në Dibër e as në gjithë Shqipërinë». Faktet nuk kanë nevojë për koment. Ata janë shkruar e zezë mbi të bardhë, janë firmosur e vulosur, kanë numër protokolli dhe numër dëshmitarësh me autoritet. Ata flasin vetë. Kryetari i këshillit përdeishtë të rrethit të Dibrës, duke dashur t’i mbulojë këmbët të vërtetës padashtur zbuloi kokën. Jorgani i grisur me të cilin PD-ja dhe pushtetarët e saj të lë zellshëm kanë hedhur mbi të vërtetën shqiptare është aq i shkurtër dhe aq i çjerrë sa vëshirë mund të mbulojë gjë. Dibra është e vendosur t’a kërkojë të drejtën e vet me mjete demokratike, me ligjet e demokracisë. DURIM MADHI krijuar në rajon si dhe për të parandaluar konfliktimet e mundshme për të cilat ne si organ kemi të dhëna, ju mani- festimin mund t’a zhvilloni në atë datë dhe në atë orë në një sallë ku ju e gjykoni të mundshme. Në këtë rast kërkojmë

Mbledhje komemorative për të nderuar viktimat e aksidentit ajror të Shkupit

Më datën 9 mars 1993 studentët dhe afërsisht nga trevat shqiptare përtej kufijve, që ndodhen përkatësisht, në Shqipëri, u tubuan në Pallatin e Kulturës për mbledhjen komemorative për nder të viktimave të aksidentit ajror të Shkupit. Mbasiu u mbajt një minutë heshtje, si u mbajt një lexim telegrami mbledhje Kryetarit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe dhe organizatave e shoqatave të ndryshme, përmes të cilave të studentët dhe afarisët e tyre për një tragjedi që pa sëi vujatjet e mbarim të shqiptarëve që banojnë në trojet tyre në ish-Jugosllavi. Mesazhi i të gjithë shqiptarët sa më parë duhet të gjejë zgjidhje dhe optimale dhe më të shpejta për t’u dhënë fund vuajtjeve të tyre dhe eksodit rinisë. Në emër të Kryesisë së Partisë Socialiste, dhe të Forumit të Gruas Socialiste, pjesëmarrësve në tubim u shprehën ngushëllimet, Arta Dabulla. Korresp. i «Zërit të Popullit» 10. 3. 1993

Dy reagime pas një deklarate

Pas deklaratës së protestës të bërë në Parlament nga deputetët socialist Maqo Lakrori dhe Shkëlqim Cani në lidhje me qëndrimin e përgjithshëm të pushtetarëve në Dibër ndaj mitingut të paralajmëruar të konfederatës së sindikatave, pati reagime nga dy deputetët të PD-së. Natasha Shehu: Sipas saj, etheve të PS-së për të marrë pushtetin do t’i shërbejnë edhe një varg mitingjesh në tërë Shqipërinë. Se gjerë do të manifestojnë këta njerëz nuk i dihet! Shprehet e habitur kjo deputete e nderuar. Si mund të mblidhen në sheshin e Peshkopisë 20 mijë vetë kur edhe në kohën e Enverit nuk janë mbledhur më shumë se 5-10 mijë vetë, qan hallin deputeti. Për ta mbyllur ajo deklaron se edhe ata njerëz që u mblodhën ishin të PD-së. Shënim: Pra zonjën Shehu e shqetësojnë dy gjëra: E para, çfarë do të manifestojnë këta njerëz në shesh. E dyta, mblidhen apo nuk mblidhen dot 20 mijë vetë. Pra, asnjë fjalë për banda terroriste serbe. Uran Butka: Kur dëgjova Maqon (Lakrori) që foli për dhunë për kërkac, për të mbyllur gojën, m’u duk sikur nuk fliste Maqo por Lefter Lakrori. Shënim: Kur dëgjova fjalët e Uran Butkës u habita se ku e gjen i biri i Safet Butkës guximin të kro- nizojë babanë e një tjetri. Ai që dërdi dje fshihesh pas mbemrit A-licka sot pas kësaj dale me pallë sheshit. Kaq kohë e poshtër të këtë ardhur vallë?! I biri i komandantit ballist që ka bashkëpunuar me pushtuesit fashist italian (për këtë ka dokumenta të shkruara) e që ka vrarë edhe vetën në një vend të papërcaktuar, mburret para parlamentit! Shënim i shënimeve: Televizioni shtetëror shtrembëron ndërhyrjen e deputetes Natasha Shehu dhe nuk ka guxim të përmendë asnjë fjalë nga ato që tha Uran Butka. A mos vallë edhe atje ka depërtuar ndonjë bandë terroriste serbe nga ato për të cilat flet Kryetari i këshillit të Peshko-pisë? BEQIR SHKRELLI

INFORMACION PËR NDARJEN E TOKËS

Në Tepelenë është ndarë 97 për qind e tokës. 70 për qind e familjeve fshatare bashkë me tokën kanë marrë edhe bagëtitë. 1 për qind dhe e e punonjës. Komenti që mund t’u bashkangjitet këtyre shifrave është rrethin, bashkitë dhe shoqërinë e komunave këtu e drejtojnë socialistët. THANAS DINO

Njoftim për ndërrim shtëpie

Disponoj në Shkodër një apartament me dy dhoma e një kuzhinë me aneks, dy ballkone e korridor të madh me adresën: Lagja «Fahri Ramadani», Rruga «Çlirimi». Kërkoj ta ndërroj me të njëjtën sipërfaqe në Tiranë. Të interesuarit të paraqiten me numur telefoni 336-61 në Tiranë.