17/03/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

17 mars 1993

SHQIPËRISË I DUHET KUSHTETUTA, JO SPEKTAKLE POLITIKE

- Kryetari i komisionit për hartimin e kushtetutës z. Aleksandër Meksi për t’iu shmangur përgjigjes së pyetjeve bën sikur nxehët. - Dikush është i interesuar që miratimi i kushtetutës së Shqipërisë të shtyhet për në kalendat greke. - Vazhdon meçmëllyku i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike. - Kastiot Islami jep dorëheqjen si anëtar i komisionit të Kushtetutës.

Një pyetje presidentit

Shtatë ditë pas kërkesës zyrtare të Partisë Socialiste për dorëheqjen e qeverisë dhe po kaq ditë para përvjetorit të parë të fitores së PD-së në zgjedhjet e 22 marsit, presidenti i Republikës Sali Berisha u paraqit para studentëve të «zgjedhur» për të bërë të njohur publikisht iniciativën e vet legjislative me projektligjin: «Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut». Ky sond k-hor si dhe fakti që takimi u zhvillua në sallën e një teatri, krijoi te shumë njerëz përshtypjen e lidhur me një spektakli propagandistik për qëllime politike të ditës. Çdo nismë për plotësimin e kuadrit legjislativ të shoqërisë sonë demokratike është i mirëpritur. Por një pyetje e vetme e shumëzon me zero gjithë zhurmën propagandistike rreth projektligjit për «Të drejtat themelore të njeriut» të përgatitur nga presidenti. Pyetja është: Përse presidenti i Republikës me autoritetin e vet nuk ushtron presion ndaj parlamentit (më saktë ndaj mazhorancës së tij) për të miratuar kush- (Vijon në faqen 4) publikun e gjerë por edhe për vete një jave presidenti i pa- raqiti Kuvendit Popullor për miratim një projektligj të drej- tave të njeriut i cili duhet të bashkangjitet me d’spozitat ku- shtetuese ekzistuese.

A DO TË KETË SHQIPËRIA KUSHTETUTË?

Një nga detyrat më madhore të parlamentit aktual është hartimi dhe miratimi i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sot tek ne rolin e kushtetues e lozin «D-spozitat kushtetuese» të miratuara më 29.4.91. Që në kohën e miratimit të këtyre dispozitave u theksua, bile u sanksionua edhe në një nen të veçantë se ato do të ishin të përkohëshme, derisa të miratoheshin kushtetuta. Për këtë qëllim parlamenti krijoi një komision që do të hartonte projektkushtetutën me afat dhejtorin e vitit të kaluar. Në krye të këtij komisioni u caktua kryeministri Aleksandër Meksi. Kanë kaluar dy muaj e gjysëm nga koha kur duhej të kishim të përfunduar projektkushtetuta. Gjatë kësaj kohe, komisioni s’është bërë i gjallë jo vetëm për publikun e gjerë por edhe për vetë Kuvendin Popullor, i cili e ka caktuar. Çudirat vazhdojnë! Para një jave presidenti i paraqiti Kuvendit Popullor për miratim një projektligj të drejtave të njeriut i cili duhet të bashkangjitet me dispozitat kushtetuese ekzistuese. Tjetër pritej, tjetër na doli! Deputetët e PS të habitur nga ky qëndrim, kërkuan që kryetari i komisionit të hartimit të projekt kushtetutës të japë sqarime në Kuvendin Popullor. Në fjalën që mbajti para Kuvendit zoti Meksi, në vend që të jepte shpjegime se përse komisioni që ai kryeson nuk i ka sjellë Kuvendit projektkushtetutën, foli për domosdoshmërinë e miratimit nga kuvendi të projektligjit për të drejtat e njeriut të paraqitur nga presidenti. Edhe përgjigjet e pyetjeve ai u mundua të drejtonte e të bënte sofizima jo sikur ishte para Kuvendit Popullor por sikur ishte në ndonjë konferencë shtypi e i duhesh të jepte përgjigje që të hiqte qafe gazetarët e bezdisshëm. Kur nuk dinte çfarë të thoshte hiqej sikur i fyer e i nxehur nga ndonjë deputet. Aq shumë ra në sy kjo gjë sa që në një moment zoti Dokle, duke qeshur tha: është e drejta e kryeministrit të nxhehet. Të paken nga sqarimet e (Vijon në faqen 4)

«PARTIA E BIOGRAFIVE» është krijuar! Kryetar është TOMORR HASAN DOSTI!

Në takimin e datës 15 mars, të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, me studentët, për një pyetje për fushatën e spastrimеve të njerëzve që ka bindje të ndryshme politike nga përdetësit, presidenti midis të tjerash tha: «Ndigjo, ti ke të drejtë. Nuk duhet të largohen njerëzit nga puna për arsye biografike. Kush don të bëjë kështu le të krijojë Partinë e Biografive!» Në takimin e datës 15 mars, të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, me studentët, për një pyetje për fushatën e spastrimeve të njerëzve që ka bindje të ndryshme politike nga përdetësit, presidenti midis të tjerash tha: «Ndigjo, ti ke të drejtë. Nuk duhet të largohen njerëzit nga puna për arsye biografike. Kush don të bëjë kështu le të krijojë Partinë e Biografive!» Më duket qëndrim i drejtë zoti President. Ju kam përshëndetur kur keni folur edhe herë të tjera kështu. Por, nuk e di, zoti President, vërtetë nuk e dini se tashmë nuk mbeti gjë pa u spastruar, apo bëni sikur nuk e dini? Po të jetë kjo e dyta, nuk do të më vinte aspak mirë. «Partia e Biografive», që ju e doni, është krijuar, i ndruar President, është krijuar dhe ka marrë fuqi mbas 22 marsit. Mdoshta është e paligjruar dhe e pa miratuar në Ministrinë e Drejtësisë. Ministri i fuqishëm Çela nuk është prononcuar ende... Televizioni nuk ka njoftuar ende.. Por ju nuk e dini, zoti President se ajo është krijuar Thonë se kryetar është presidenti me votim të hapur Tomorr Hasan Dosti: Ai nuk di të flasë në TV dhe prandaj nuk e ka paraqitur programin, por kjo nuk do të thotë se Dosti nuk di të merret me lista e me buletine... Ju, zoti President, keni edhe këshilltarë të dobët edhe informatorë të dobët. Ato nuk ju thonë gjë: «Partia e Biografive», zoti President është shtrirë në çdo hallkë të jetës, në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare. Atë populli e thërret edhe ndryshe: Partia e Revanshit. Janë pashuar nga puna mijëra njerëz, intelektualë, specialistë deri edhe punëtorë, sepse kanë bindje politike të ndryshme nga «Partia e Biografive». Kriteret biografike janë sot baza e çdo karriere. Me certifikata biografie njerëzit po marrin poste, po shkojnë jashtë shtetit për studime. Nëpër ato ndërmarrje e punë që funksionojnë, kërkesa është: «ke qenë e persekutuar? Hajde mbas dy orësh fillo punën! Ti punëtori socialist dil në asistencë, sa megjithëse je 30 vjeç, na ke pirë gjakun për 50 vjet». Nuk e dini e kështu vepron zoti President? Nuk e dini se kështu udhëzohen rrethet «Partia e Biografive», zoti President? Nuk janë gjë 25 partitë e tjera në Shqipëri, sado që secila thotë: jam më e fortë se tjetra. Parti është «Partia e Biografive», kryetar është Tomorr Dosti e jo të tjerët, sido që thonë se kanë edhe fituj shkencore. Kujdes edhe ju zoti President, nga «Partia e Biografive»—Kush tha se edhe juve, dhe të tjerëve nuk do t’ju kërkojnë një ditë të bëni Biografisë...? Atëherë mos thoni se nuk e dija që qenka krijuar kjo «Parti e Biografive» Atëherë do të jetë shumë vonë. Thirrëni ministrin e Drejtësisë që tani, që të thotë se e ka legalizuar apo jo «Partinë e Biografive». KOÇI BISHA

Kryetari i Bashkisë së Senegalias (Itali) viziton Corovodën

Siç njofton korrespondenti ynë në delegacion i qytetit italian të Senega’ias i kryesuar nga kryetari i Bashkisë së këtij qyteti po zhvillon një vizitë miqësore në rrethin e Skraparit. Në përbërje të delegacionit janë edhe një grup funksionarësh dhe operatorë ekonomikë të qytetit të Senegalias. Realizimi i kësaj vizite miqësore është vazhdim i vizitës së bërë në qytetin e Senegalias në janar të këtij viti të një grupi të rnjsh bashkiarë dhe të kryetarit të Bashkisë së Çorovodës. Delegac’oni italian ka sjellë me vete edhe dy kamionë me ndihma prej 8 tonësh.

Rritje galopante e kriminalitetit në kryeqytet

FAKTE QË FLASIN VETE: Megjithëse Drejtoria e Rendit Publik të Tiranës ka në përbërje të saj një efektiv që është i barabartë me gjysmën e efektivit që kanë në tërësi degët e rendit publik të vendit, kriminaliteti në fund të vitit 1992 në krahasim me vitin 1990 ka shënuar rritje galopante. Dhe konkretisht: 1. Vrasjet janë shtuar gjithsej me 433 raste ose 130 për qind. 2. Vjedhjet me thyerje të pasurisë së shtetasve janë shtuar 234.2 për qind. 3. Numri i aksidenteve automobilistike është shtuar 401.9 përqind. Ç’do dy ditë në Tiranë ndodh një vjedhje banese. Ç’do dy ditë ndodh një aksident automobilistik që sjell si pasojë plagosje ose vdekje. Në tërësi numri i rasteve të vjedhjeve që janë shënuar gjatë dy vjetëve të fundit vetëm për kryeqytetin është i barabartë me numërin e vjedhjeve të shënuara gjatë periudhës 1980-1990. GOLIK SAZANI

«Nuk jemi kundër reformës, por kundër egërsisë antipunëtore»

- Përsëritet mitingu në Fier - Një qeveri nuk mund të jetë demokratike pa mund të ketë emrin e tillë apo pse kërkon ta quajë veten të tillë. Tiparin e saj demokratik, apo antidemokratik e përcaktojnë politikat e saj të brendshme apo të jashtme, e përcaktojnë të veçuarit «demokratikë». Rrjedhojat e politikave të saj. Matat e gjera popullore po binden nga dita në ditë se përmbajtja e politikave të qeverisë përbëhet e reformave e saj në fushat ekonomike administrative, juridike kanë karakter antidemokratik. Qytetarët e Fierit këtë të vërtetë të hidhur e kanë kuptuar mirë, 22 shkurt, dita e terrorit policor të ushtruar mbi mijëra punonjës që kishin dalë në sheshin «Fitorja» të qytetit në një miting legal të organizuar nga këshilli sindikal i Konfederatës së këtij rrethi, «do të kujtohet gjatë si ditë turpi e kësaj qeverie që kërkon të veçohet «demokratike». Rrjedhojat e premtimeve policor ndiheshin ende dje, kur me iniciativën e po atij këshilli sindikal u zhvillua mitingu i dytë i punonjësve të këtij rrethi, anëtarë të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë. Rrugët e qytetit ishin plot me njerëz që dëgjonin nga altoparlantët ndërsa në stadiumin e vogël të lojrave me dorë ishin grumbulluar rreth dy - tre mijë vetë. Duke shkuar për në vendin që do të zhvillohej mitingu dhjetra punëtorë që na njihnin na informuan për disa fakte sa të dhimbshme aq edhe të tritura: drejtorët pediatër e atyre pak ndërmarrjeve që ende bëjnë sikur punojnë në Fier i kishin thirrur një nga një punëtorët në zyrë duke i pyetur a kishin marrë pjesë në atë miting dhe duke i kërcënuar se po të përziheshin në aktivitete e Konfederatës së Sindikatave kanë për të dalë të parët në asistencë. Disa punonjës të policisë të veshur civilë qarkullonin nëpër rrugët e qytetit dhe si me shaka u bënin thirrje me zë të lartë qytetarëve që të mos afrohen tek stadiumi i lojrave me dorë se atje «mund të vlojë përsëri shkopi». Disa vrasje të kryera në rrethin e Fierit në fund të shkurtit e në fillim të marsit, për të cilat televizionimi ymë ka heshtur, kanë ngjallur një atmosferë pasigurie e frike në qytet. Hyjnë e daljet e qytetit kontrollohen rreptë prej policisë. Mirëpo këto rrethana përpiqet ta shfrytëzojë mjaft bukur siç duket zoti Zaloshnja për t’u bërë mbase padron i qytetit. Gjithë stadiumi i vogël i lojrave me dorë ndjente praninë e kordonëve të shumë të policisë. Në se ishin për të siguruar mitingun, nga kush trembemi? Ç’kuptim kanë parullat që qarkullonin nëpër qytet mbi pjesëmarrësit e mitingut do të qëllohet me armë, do të hedhin shashka tymuese etj? Kush kërkon të mbjellë frikë e panik (Vijon në faqe 4) ritruese: drejtorët pediatër e a- tyre ki- shin thirrur një nga një punëto- rët në zyrë duke i pyetur a ki- shin po të përziheshin në aktivitete e Kon- federatës Disa punonjës të policisë të ve- shur tre- thin e Fierit në fund të shkur- tit e në fillim të marsit, për të cilat televizionim ymë ka heshtur, kanë ngjallur një atmosferë pasi- gurie re- ptë prej policisë. Mirëpo këto rrethana përpiqet ta shfrytëzo- jë pa- dron ndjente pra- inë të sigu- ruar mitingun, nga kush trem- bemi? mitingut do të qëllohet me armë, do të he- dhin (Vijon në faqen 4)

Ambasada amerikane përkrah vetëm pleqtë

Dy prindër i shkruajnë gazetës sonë Jemi dy prindër nga qyteti i Korçës me një hall të madh familjar. Vajza jonë pesëvjeçare, Marije është me paralizë në tru. Përpjekjet tona për ta kuruar këtë fëmijë kanë qenë të vazhdueshme. Mjekët tanë këshilluan vizita e kurime në klinika jashtë shtetit. Duke pasur njerëz të afërm me banim në SHBA, kërkuam prej tyre në krijonin mundësi për të çuar vajzën për kurime atje. Familjarët tanë në SHBA për këtë na dërguan në përpjekje me ligjet amerikane garantonin e plotë me të gjitha kushtet e nevojshme. Po ambasadës amerikane tona kërkojnë për të marrë v-zën. Për të qenë me të besueshëm për kërkesën tonë çuam edhe fëmijën, që zonja Barbara e cila dën priti në ambasadë ta shikonte fëmijën fizikisht. Sipas gjithë rregullave na tha ajo ju gëzoni të drejtën për të shkuar në SHBA për të vizituar fëmijën, po... duhej sipas ar etj një faks veç garanci-saj edhe një që do ta kuronte se nga mjeku që do ta kuronte fëmijën. Kjo na paralizoi krejt. Garancia e familjarëve tanë plotësisht e rregullit për ne përmbante dokumentin bazë dhe mësë u mjaftueshme për të shkuar në SHBA. I famshëm faks na (Vijon në faqen 4)

PRESIDENTI BERISHA E PRITI ME KËNAQËSI FTESËN

«Në këtë takim u shfaq dëshira e drejtorisë dhe e të dyja sindikatave që, po të ishte e mundur, Presidenti Sali Berisha të vinte mes njerëzve të Policanit» RD, datë 16 mars 1993 Më në fund u zbulua edhe sekretari i çdo gjëje! Presidenti Berisha paska dashur ftesë për të vizituar shtetasit e vendit të vet. Donte ftesë që «ai ta priste me kënaqësi». Tani mbetet veçse që Ministria e Punëve të Jashtme të Policanit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Tiranës të bisedojnë për anët teknike dhe politike të kësaj vizite dhe të përgatisin së bashku programin. Nuk dihet akoma nëse Presidenti Berisha do të ftojë për vizitë në Tiranë Presidentin e Policanit. Sipas burimeve të brendshme të vetë RD-së në bisëdime që do të zhvillojë Presidenti Berisha në Polican një vend me rëndësi do të zënë çështjet që kanë të bëjnë me heqjen e vizave midis dy vendeve, për tarifat doganore dhe ngritjen e marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh plotë. Ftohjes së verëtuar së fundi nga deklarata e zotit Selami për vendet ku kanë fituar socialistët, si dhe pas agresionit ushtarak. Sipas nje burimi nga Pollicani bëhet e ditur se edhe kryeministri Mekli ka ftuar për një vizitë në Tiranë kryeministrin e Policanit dhe do ky i fundit e pranoi ftesën me kënaqësi. AGJENSIA E LAJMEVE

Z. Hoti merr përsipër zhbllokimin e borxhit shqiptar

Në një intervistë «hënë gazetës «Aleanca» z. Hoti shprehet: «tani së fundi detyrën e elem nimit të borxhit do ta drejtoj vetë... Shpresoj ta realizoj për një periudhë të shkurtër dhe pa shpenzime.» Guvernatori i bankës z. Hoti është i tretë negociator «pa shpenzime» pas politikanëve të niveleve të lartë Amato dhe Andreatta, si dhe i katërti në radhë pas negociatorit tjetër «me shpenblim» e fatkeq Nikola Arsidi. Skandali «Arsidi» apo më troç vjedhjes me dokument me banka tregtare i 1 milion e 600 mijë dollarëve, i pashëmbullt për nga varfëria që ka pllakosur vendin i ka sjellë qeverisë «Meksi» shumë më tepër ankth e telashe se sa zhbllokimi i borxhit të trashëguar prej 500 milionësh, që nuk ka lëvizur një qindarkë. Në kapitullin e 8-të të platformës elektorale të PD-së, thuhet shprehimisht: Çbllokimi i borxhit të jashtëm. Ne marrim përsipër para vendit zgjidhjen e problemit të borxhit të jashtëm të krijuar nga qeveritë komuniste paraardhëse, i cili është bërë shkak i bllokimit të plotë të marrëdhënieve ekonomike me botën e jashtme dhe i frenimit të investimeve të huaja në vendin tonë. Për këtë: 1. Do të organizohet brenda këtij viti negocimi i borxhit të gjitha bankat nëpërmjet një tryeze të rrumbullakët ku të di- skutohen afatet, shumat dhe mënyra e likuidimit të borxhit ku të njihen në radhë të parë interesat e Shqipërisë. 2. Do të merren angazhimi i Shqipërisë jo vetëm për njohjen zyrtare të borxhit por edhe për afatet dhe mënyrën e likuidimit të tij. 3. Do të organizohet fillimi i pagimit simbolik të interesave të krijuara nga borxhi brenda këtij viti. 4. Do të arrihet brenda fundit të vitit të organizohet moratoriumi i borxhit, shtyrja e pagimit të tij për pesë deri në shtatë vjet dhe kështu do të arrihet çbllokimi i bankave. 5. Negocidi i borxhit do t’i nënshtrohet transparencës nëpërmjet një kontrolli të rreptë parlamentar. Parlamenti me ligj do të vendosë për çdo hap që do të kryhet në këtë proces. Suksesi i këtij programi deri tani është baraz me një skandal. Shpresojmë që deklarata e z. Hoti i cili është ndër protagonistët kryesorë të skandalit mos jetë shfrim i një së-këllie të brendshme, por e bolliguar nga detyrimi i madh i partisë së vet ndaj popullit. Të mos harrojmë, ai po vihet përballë politikanëve. Amato e Andree (me prejardhje e një fillestari në ekonominë e tregut) ndërkohë që në ekonominë shqiptare mezi i ndahet pusi i krejt të pabesueshme, Gjil-thësisht, pastaj sukses. Vëzhguesi