VALE E RE SPASTRIMESH NE BERAT DHE KUCOVE
ZËRI I POPULLIT ORGAN I PARTISË SOCIALISTE TË SHQIPËRISË Nr. 54 (4 977) Viti i 51-të | botimit E enjte, 18 mars 1993 ÇMIMI 5 LEKË A DONI ME, ZOTI PRESIDENT VALE E RE SPASTRIMESH NE BERAT DHE KUCOVE S. BERISHA: «Kriteri themelor për reformën administrative duhet të jetë aftësia në punë... Askush s’duhet të largohet nga puna për motive politike.» Kopertura presidenciale dhe realiteti... Konferenca e shtypit me gazetarë, Gjatë një viti në pushtet, qeveria e PD-së ka kryer një sërë spastrimesh të njerëzve nga puna për motive politike. Në emër të luftës për «çrrënjosjen e komunizmit», po «çrrënjos»- nëpunësit e aftë, specialistët dhe tani ka filluar edhe «çrrënjosja» e punëtorëve me bindje socialiste. «Kriteri themelor për reformën administrative - tha Presidenti Berisha në konferencën me gazetarë para disa ditësh, nga puna për motive politike». Këtë deklaratë e mirëpritëm të gjithë. Por, realiteti është krejt tjetër. Vale e spastrimeve për bindje partiake vazhdon pa u ndalur. Atëherë kemi të drejtë të pyesim, Deklarata e z. Sali Berisha është koperturë presidenciale apo një opium i përkohshëm... Realiteti tregon krejt të kundërtën. Shpesh herë pushtetarëve dhe partisë u ka dhënë zemër, vetë presi- ...të qytetit të Beratit «rryma elektrike» e reformës po shkarkohet tek punëtorët me bindje socialiste. Vetëm pse është kryetar i PS të një organizate, N. Musku është nxjerrë në asistencë. Ndërsa socialistët për bindjet nxirren në asistencë dhe flaken në rrugë, anëtarët e PD dy punësohen e tre punësohen. Kemi shkruar edhe herë tjetër për dy punësimin e Kastriot Or- rëzajt, i cili vazhdon të mbajë dy vende pune, në atë të ndërmarrjes elektrike dhe në degën e Bankës Kombëtare në Kuçovë. Jo vetëm kaq por në ndërmarrjen elektrike ku është drejtor, sekretare është motra e tij. 25 vjet në punë kish Vullnet Zylfyfari në fabrikën e vajrave, Berat. Vullneti është konstruktor i saj dhe bëj nga specialistët më të mirë. Por, PD i vlerëson njerëzit nga përkushtimi partiak dhe trungu familjar. Në vend të Vullnet Zylfyfarit, bashkëaçi co në fabrikën e vajrave djali i kryetarit të Bashkisë, z. Ylli Ruli. Një nxheta që po ecin me revan drejt luftës se re të klasave, drejt thellimit të hendekut për bir e bijë, ve dua t’ju citoj presidentin sllovak Vaclav Tharel «çështja nuk është të luftohen njerëzit realë... Unë jam për një qasje humane dhe jo për një valë të re spastrimesh dhe një atmosferë frike». Përkërshit, këtë valë të re spastrjeje, i pohoi Presidentit, Fatmira Bano, kryetare e PS të Kuçovës në takimin me disa kryetarë të këshillave të rrtheve dhe të bashkive ku ka fituar PS. Presidenti - thotë F. Bano nuk dinte, ose u hoq sikur nuk dinte gjë për buletin blu të PD, në një kohë kur ne nga burime të sigurta kemi konfirmuar ekzistencën e tij. Këshillin e rrethit dhe Bashkisë Kuçovë i ka fituar PS dhe ndaj njerëzve të saj, po ushtrohet genocid dhe dhe valë spastrimesh. Ku të çon kjo politikë e partisë në pushtet? Ajo të çon drejt shpërbërjes, drejt hakmarrjes. Shqipërisë sot i duhet mirëkuptimi, bashkimi dhe jo përçarje dhe luftë e re e klasave që po ligjërohet me reformën administrative?! Të largosh e të denigrosh njerëzit pse ai ka bindje jo si të tuat, do të thotë të mos kesh koncept të qartë për demokracinë. Fushata e re e spastrimeve në thelb është revansh i forcave ekstremiste të djathta, të cilat duan të restaurojnë të kaluarën e tyre të komprometuar. Shqipërinë do ta bëjmë të gjithë bashkë, demokratë, socialistë, socialdemokratë, republikanë etj., sepse na bashkon të qenit shqiptar.
deklaratë e mirëpritën e gjithë. Por, realiteti është krejt tjetër. Vala është koperturë e deklaracionale Shpesh herë pushtetarëve dhe partive u ka dhënë zemër, vetë presidenti Kështu, pas fajlmit të tij në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku ai për reformën administrative paralelizoi me reformën që bëri Bill Klinton në Shtëpinë e Bardhë, në Berat dhe Kuçovë filluan valët e spastrimeve për motive politike. Është i përpijur ndryshimi në administratën qendrore. Këtë gjë bëri edhe PD-ja sa mori pushtetin. Dhe këtë reformë në e quajmë përsëri normale. Ndërsa radikalizimi që ka të bëjë për të larguar nga puna edhe punëtorët, nuk ka asgjë të përbashkët me reformën administrative të Bill Klintonit. Qeveria e PD-së, ose e ka keqkuptuar presidentin, ose PD e ka urdhëruar qeverinë që të zbatojë pa asnjë hezitim platformën e saj të spastrimeve. Në ndërmarrjen elektrike të Beratit
25 vjet në punë kish Vullnet Zyliftari dhe një specialist partiak dhe trungu familjar. Në vend të Vullnet Zyliftarit, bashkia çoi në fabrikën e vajrave djalin e kryetarit të Bashkisë, z. Ylli Ruli. Ndërsa presidenti pohon që filtri bazë për reformën administrative është të jetë për aftësia në punë, në realitet po ndodh e kundërta.
Të nesërmen e konferencës së shtypit të z. Berisha në zyrën e kryetarit të këshillit të rrethit, z. Nevruz Kafazi, erdhën mbi pesë punëtorë të ndërmarrjes së material ndërtimit në urën vajgurore. Tre prej tyre ishin larguar nga puna pse ishin anëtarë të PS. Ndryshe presidenti dhe tjetër politikë bën PD-ja. Lind shqetësimi i ligjshëm: Deklarata e presidentit është koperturë, është demagogji apo falsitet?! Sepse realiteti nuk tregon mirëkuptim, nuk flet për vlerësim të njerëzve nga aftësia, por nga përkushtimi partiak. Gjithë këtyre kokave të
kish Vullnet Zyliftari dhe një specialist
Qeveria demokratike mendoi për Shkodrën
- Më se 10 për qind e numrit të përgjithshëm të punonjësve në asistencë sociale të të gjithë vendit, i përkasin këtij rrethi. Më konkretisht.
- Numri i punonjësve me asistencë sociale në këtë rreth arrin në 32 mijë.
- 1200 punonjësve ka kohë që u ka mbaruar asistenca sociale.
- 2500 punonjësve të tjerë u përfundon në fund të këtij 6-mujori.
- Gjatë 6 muajve të dytë kontigjenti i punonjësve që do të mbarojë asistenca vetëkuptohet sesa i madh do të jetë.
Po i kujtojmë qeverisë se punonjësit shkodranë më përpara jepnin 10 për qind të prodhimit të përgjithshëm industrial në shkallë vendi. Ose vetëm uzina e telave e kabllove elektrike siguron mbi 30 për qind të të ardhurave nga eksporti për këtë rreth, ndërsa sot ajo hesht. Një heshtje të tillë po e përjeton gjithë zona industriale e këtij qyteti. I lumtë qeverisë. Sa mirë mendoi për Shkodrën kështu!
KASTRIOT ISLAMI jep dorëheqjen nga komisioni për hartimin e Kushtetutës
- Korrespondenti ynë e pyeti rreth këtij veprimi e ai u përgjigj -
K. Islami Të marr një pjesë në hartimin e Kushtetutës së parë një shtet me sistem pluralis është nder i madh dhe një sadisfaksion i veçantë por edhe një përgjegjësi e rëndë. Duke vlerësuar rëndësinë e këtij problemi unë kam pranuar të drejtoj vitin e kaluar komisionin për hartimin e Kushtetutës dhe të jem sivjet anëtar i komisionit Kushtetues të zgjedhur nga Kuvendi i dytë pluralist. Vjet u bë një punë e lavdërueshme e vëlliminoze duke përfshirë edhe angazhimin shumë serioz të Komisionit «Demokracia nëpërmjet ligjit» të Këshillit të Europës e si rrjedhojë u arrit pothuajse në përfundimin e projektkushtetutës e cila u ndërpre nga prishja e Qeverisë së Stabilitetit dhe fiksimi i zgjedhjeve të parakohshme. Këtë vit, për mendimin tim, ka munguar dëshira për të hartuar projektin e për ta futur atë për miratim në kuvend. Arsyeja kryesore është aktualisht, shumica nuk është e sigurtë për miratimin e saj me metodën e zakonshme të «dhunës së kartonit» sic vepron me ligjet e tjera, sepse në këtë rast duhen 94 vota. Mbi rezen e këtij motivi, është zvrritur puna e komisionit. Kushtetues dhe ka munguar kërkesa e llogarisë, puna kryesore e Kuvendit Popullor e nga kuvendi. Duke pasur parasysh këtë mungesë dëshire dhe mungesën e seriozitetit e punës sistematike unë refuzova të vazhdoj të marr pjesë në një Komision, aktiviteti i të cilit është krejtësisht i paralizuar. Të më falin kolegët e tjerë, anëtarë të Komisionit Kushtetues, për të cilët në përgjithësi kam respekt lidhur me përpjekjet e tyre, por unë jam i bindur se ky komision nuk do të arrijë të paraqesë Projekt – Kushtetutën në afatin e ri më 16 Qershor 1993 e ndoshta asnjëherë shpresoj të jem unë i gabuar?
Edhe një herë studentët dalin kundër represionit
- Bojkotim mësimesh në mbështetje të pedagogëve -
Dje, sipas disa njoftimeve, studentët e disa kurseve të fakultetit të Inxhinierisë mekanike dhe elektrike në Universitetin Politeknik të Tiranës, bojkotuan mësimin në shenjë proteste për largimin nga puna të dy pedagogëve.
Arsyeja e largimit të pedagogëve nga puna është politike. Kjo është protesta e studentëve pas atyre të Kamzës për të njëjtin qëllim. Megjithatë burime të brendshme njoftojnë se të tjera largime, apo spastrime të pedagogëve po përgatiten në zyrat politike të partisë në pushtet.
Qeverinë «e mbrojnë»
Edhe një herë rreth deklaratës së BASHKIM KOPLIKUT që ushtarët grekë mund të ndjekin refugjatët shqiptarë në territorin e Shqipërisë
Në sqarimin që i kishte bërë gazetës RD zëdhënësja e Ministrisë së Rendit Publik në lidhje me skandalin më të ri dhe të papritur, për lejimin që ushtarët grekë të futen në territorin e Republikës së Shqipërisë nga Bashkim Kopliku, lëvitet se janë marrë masa që të verifikohet nëse shpifjen e ka bërë gazeta greke apo dikush tjetër.
Lajmërojmë lexuesit se materiali i publikuar nga gazeta «24 ORE», është marrë në mënyrë besnike nga gazeta «Elefteros Tipos», përkthimi është shumë i saktë dhe se tani një kopje e gazetës në fjalë ndodhet edhe në redaksinë e gazetës «Zëri i popullit».
Ndërsa në deklaratën që vetë zoti Kopliku dha më zërin e tij gazetës së «B.I. B1-së» pranë se ai i kishte dhënë vetë një intervistë në gazetën greke por nuk kishte të falë që ai i kishte thënë, ndërsa ai vetë vërteton se ishte i zhgënjyer.
Ndërkaq vlen të një hedhje e zyrtarëve tanë për edhe e politikës greke deklaratë të pashembullt. Teksolme se është detyrë e organizmave shtetërore që ta verifikojnë këtë që përpara redaksisë e gazetës greke pasi kjo ka të bëjë jo vetëm me papërgjegjësinë shtetërore, por edhe me të drejtën dhe dinjitetin e emigrantëve shqiptarë por edhe me vetë integritetin territorial të shtetit.
Prania redaksive sonë kanë ardhur kërkesa të shumta nga rrethet për të sqaruar këtë materialin e gazetës greke, prandaj do të përgjigjemi që me shpejtësi ta ribotojmë të plotë.
SHOFTËSIM QYTETAR PA POLITIKE; Serat e Alliasit po shkatërrohen plotësisht
(Policët «ruajnë» natën, ndërsa ato shkatërrohen ditën)
Tashmë fati i pasurisë të ndërmarrjeve bujqësore, si pasojë e ligjeve «lëmsh e ll» të qeverisë «demokratike» po shihet qartë; ajo po shkon drejt shkatërrimit të plotë. Them shkatërrim sepse kështu po ndodh realisht dhe nuk po kryhet procesi i shpërbërjes të organizimit të mëparshëm e i privatizimit të tyre apo, së paku, ndarja me rregull e pasurisë atyre që u takon.
Fakte ka shumë. Midis tyre veçojmë një nga më flagrante: Mbi 15 ha sera mo xham dhe ngrohje në Allias në rrugë të Tiranës janë nënshtruar një shkatërrimi vandal. Deri para dy vjetësh ato serra prodhonin mijëra kg perime të freskëta më të gjitha stinët, sot janë kthyer në një vend ku «lëndon kukuvajka». Pse? Veç çmendurisë së qeveritarëve përkatës, nuk mund të ketë arsye tjetër.
Qeverinë «e mbrojnë» nga populli!
U bë kohë, që TVPD-ja dhe RD-ja janë përkushtuar, duke «mbrojtur» së Qeverisë, duke përdorur gjithë bateritë dhe mënryat e mundshme. Anketa, opinione, intervista, kronika mbledhjesh të forumeve të PD-së, tryeza trekëndëshe (?), pritje «përcjellje, shkrime konference shtypi e tamtame të tjera, i vinë në ndihmë, i furnizojnë lavde dhe e «mbrojnë» atë. Nami në qiell e Qeveria në diell. Ministria e Rendit Publik - arma më besnike e saj, vigjëlon, mbron...
Po nga kush e «mbrojnë» Qeverinë?!
Nga «armiqtë»! Nga socialistët, nga të pastruarit, nga 300 mijë punonjës të asistencës e nga mijra të tjerë të papunë. Nga ata që prej e gogësitën sipas premtimeve për t’u emigruar e punësuar jashtë shtetit. Nga të pastrehët. Nga fshatarët që s’përballojnë dot tarifat e punimeve të tokës e të traktorit e kanë zëvendësuar me gomar. Nga intelektualët e pensionistët me paga simbolike e qesharake. Nga ata që s’po ia shohin «hajrin» Qeverisë. Nga populli.
Pra Qeverinë e «mbrojnë» nga populli! Vetë Presidenti, zoti Sali Berisha mori përsipër ta mbronte atë. Të bukur mbrojtje që i bëri në konferencën e shtypit! Si i thotë populli, vajti i’i vinte vetulla, por i nxorri sytë. Nuk dinte gjë për frontet e reja të punës, «nuk dinte» të gjë për të papunët, për hallet e popullit. Të vetëm «se-kretet» të vogël, që Qeveria nuk ia kish thënë Presidentit. Faji në mes... Populli le të durojë, le të shpresojë akoma!...Tek Serekët, Koplikët, Zhulalët, Blerimët, tek Qeveria Meksal, Altka kush e mbron...! Por «mbrohet» Qeveria, nga populli...?!
Një Qeveri, që kërkohet ta «mbrojnë» nga populli, ka vetëm një mbrojtje. Të lare vendin një Qeverie, që është e aftë të mbrojë vetveten, një Qeverie që do të mbrojë vetë popullin.
NEXHMIJE HOXHA SHTROHET NË SPITALIN E BURGUT
Pas 15 muaj ai gjysmën në qelitë e izolimit, Nexhmije Hoxha shtrohet në spitalin e burgut ku gjendet prej disa ditësh.
Gjendja e saj shëndetësore është e rënduar, ndërkohë që ajo pret edhe vendimin e gjykatës së apelit, të cilës i është drejtuar duke e pretenduar pafajësi.
Pasi ndërroi ambientet e banimit, duke vajtur nga vila në qeli, tani Nexhmije Hoxha ka ndërruar edhe ambientet e kurimit, përkatësisht ka ndërruar edhe dorën e mjekëve, pasi nuk i shërben më ata të parë, një pjesë e të cilëve merren me politikë apo kanë zënë poste.
Ikën socialisti vjen sindikalisti
Përpara kemi një anketë për shkëpje ligjshmërie drejtuar zotit Rexhep Uka, gjykatës së pavarur të ndërmarrjes së kullotave në Përmet me një kërkesë – padi ngritur ndaj Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. E para, është firmosur nga inxhinieri Jorgo Thomallari, e dyta nga agronomi Dhogjen Cimboku, dy nga specialistët më të mirë e më të njohur të Përmetit. Me shkresën e ministrit Uka, Dhogjeni është emëruar drejtor më 30 tetor 1992. Po një shkresë tjetër, e datës 16 shkurt 1992, pa e shkarkuar atë, emëron drejtor z. Andon Vangjeli. Z. Vangjeli ishte kreu i sindikalistëve, shoku Cimboku është simpatizant i socialistëve. Shkelet ligji «për ndërmarrjet shtetërore», nr. 7582, datë 13.7.1992 po s’ka gjë, se ata që dhanë kontribute për demokratiken duhen mbështetur e sistemuar.
Kështu në ndërmarrjen e kullotave, ku militantët dhe shtetarët e rinj duan të kusin bar pa shkop. Ikën socialisti dhe specialisti, vjen sindikalisti.
U mësuam që ministrat hedhin e hapin gjyqe për qytetarët. Të shohim a do mësohen ata me gjyqet e hapura nga qytetarët.
TRE «NE QOFTË SE» PER PRESIDENTIN!
Dëgjova mbrojtjen teoriko-filozofike që J.u i respektuari President, i bëjë projektit «PËR TË DREJTAT E NJERIUT». Unë nuk u heq asnjë presje atyre që thatë, në qoftë se...
1. - Në qoftë se boshti - refren i fjalës Suaj, i përbërë nga fjala «liri» nuk i ngjan të njëjtit refren të përdorur po nga Ju para dhe gjatë fushatës elektorale të 22 marsit. Ndryshe përsëritja e këtij refreni do të meritonte emërtimin «avaz».
2. - Në qoftë se rivendoset drejtësia ndaj viktimave të fushatës së spastrimeve për bindjet partiake, pasi nuk mjafton vetëm moshapja e plagëve të reja për të cilat na siguruat Ju!
3. - Në qoftë se riktheheni dhe i zbatoni praktikisht Tre Motot Tuaja të Mëdha, kur kryesonit opozitën e djeshme: «Jemi të gjithë bashkëfajtorë», «Në demokraci nuk ka të humbur», «Opozitarë por vëllëzër»!
FATMIR MUSAI
NEXHMIJE HOXHA