SHTETI PARTIAK NË VEPRIM A DONI ME ZOTI PRESIDENT - Ja një variant i «Buletinit blu» - PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË DEGA E PD SARANDË NR. 157 Prot. Sarandë më 2.3.1993 KRYESIË SË PARTISË DEMOKRATIKE (SEKSIONIT TË ORGANIZIMIT) TIRANË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË BANKËS SË BUJQËSISË Z. ZHILLIMIT Z. ZIKO GJOKORECI TIRANË Lënda: Emërim dhe lëvizje kuadri. Dega e Partisë Demokratike në kuadrin e zbatimit të Reformës dhe përmirësimin e mëtejshëm të punës, duke u nisur gjithmonë nga aftësitë profesionale dhe përkushtimi ndaj zbatimit të Reformës kërkon: 1) Shkarkimin nga detyra të drejtorit të Bankës së Bujqësisë e të Ovillimit të Rrethit të Sarandës Z. Ziso Koleci. Z. Ziso Koleci ka mbaruar studimet për Ekonomist Agrar në vitin 1968 dhe që nga ajo periudhë e në vazhdim ka qenë drejtuese i kooperativës bujqësore, deri në vitin 1983. Prej vitit 1983 e deri më sot ka punuar si drejtor në Bankën e Bujqësisë. Ka qenë anëtar partisë i Partisë së Punës dhe sot anëtar i PS. Ka mbaruar shkollën e marksizëm-leninizmit dhe nuk ka përkrahur Reformën dhe Proceset Demokratike. Është i paaftë, konservator në mendimet e veta dhe nuk gëzon simpatinë e kolektiv[it]. Si i tillë Z. Ziso Koleci është i paaftë, i papërshatshëm dhe nuk papërshtatshëm dhe nuk i përgjigjet aspak kërkesave të kohës. Për këtë arsye kërkojmë shkarkimin e tij si drejtor te Bankës Bujqësore, të Z. Ziso Koloci dhe në vend të tij të emërohet: 2)2. Vasil Thodhori Llapa i datëlindjes 1946. Z. Vasil Llapa ka mbaruar studimet e larta në vitin 1969 dhe është diplomuar si Ekonomist Agrar. Ka punuar një kohë të gjatë si ekonomist në Seksionin e Bujqësisë së Rrethit të Sarandës, ku është shquar për aftësitë e tij profesionale dhe korrektësinë në punë. Është intelektual pa parti por që ka përkrahur dhe mbështetur Reformën Ekonomike, Privatizimin dhe Ekonominë e Tregut. Gjatë periudhës trevjeçare ka punuar dhe punon në degën e Bankës së Bujqësisë, ka mbështetur privatizimin në bujqësi dhe ka ndihmuar subjektet private në dhënien e kredive për zhvillimin e aktivitetit prodhues. Gëzon respektin dhe simpatinë e masës së gjerë në bashkërendinë e rrethit të Sarandës. Për Degën PD Sarandë KRYETARI ... (Shkrimi i paqartë) [firmë e palexueshme]
Presidenti e ka në zemër Poliçanin
- Berisha ka punën e tij, PD-ja të sajën -
Edhe pas deklaratës së Presidentit për të ndaluar spastriment për motive politike, Buletini Blu i PD-së në Poliçan vepron, madje me pathos revolucionar. Ja një kronikë e shkurtër e këtyre spastrimeve ditët e fundit: Në kombinat janë pushuar shumë specialistë të kualifikuar si N. Ahmeti, (ish kryetar i Grupit të Punës), B. Fata, B. Naska, B. Mucollari, V. Korbi, H. Shahi(n)i etj. Po kështu dhe 9 të rinj, punonjës policie, janë flakur në rrugë si G. Çaka (arsim i lartë profesional, 26 vjeç), G. Meçe, (oficer policie, 28 vjeç) dhe 7 të tjerë, midis të cilëve edhe zëvendëskryetari i SHIK-ut S. Gode, 28 vjeç. Edhe përgjegjësa e Postës, A. Cane, ekonomiste e lartë, nuk i shpëtoi reformës. Po kështu edhe socialdemokrati A. Lajthia u lirua nga detyra si drejtor i arsimit për t’u zëvendësuar nga Q. Lirza, specialist vetëm për të zbatuar direktivat e Buletinit Blu. Ky justifikoi shpresat e Partisë duke hequr specialistë të aftë, si A. Shatro e L. Sako për t’i zëvendësuar me ish-ciceronin e PD-së të fshatit Zaloshnje, P. Dyrmishi, që është konvertuar në ciceron të PD-së.
Njoftim
Për të gjithë pedagogët nga rrethet e tjera që duan të vendosen në detyra të rëndësishme, Rend, SHIK, e drejtori të ndryshme, t’i drejtohen degës së PD Skrapar, e cila kontigjentin e saj e grad(o)i dhe s’ka me se t’i zëvendësojë socialistët e tjerë që kanë mbetur dhe që «pengojnë» reformën, në mënyrë që PD-ja të mbajë gjatë pushtetin, sic deklaroi z. Spahia në televizor.
POLI ÇANI
Grupi hetimor i dosjes 217 akoma nuk ka përcaktuar cilin nen ka shkelur Nikollë Lesi
Dje, në Hetuesinë e Prokurorisë së Përgjithshme u thirr përsëri si i pandehur drejtori i gazetës «Koha Jonë», Nikollë Lesi.
Zoti Lesi u paraqit pa avokat mbrojtës. Hetimi vazhdoi për 20 minuta, por u ndërpre pas insistimit të të pandehurit, i cili kërkoi që të përcaktohen se cilin nen të Ligjit 6942 datë 25.12.1984 dhe cilin nen ose grup nenesh të Vendimit të KM Nr. 70, datë 11.3.1985 kanë shkelur. Menjëherë, pas kësaj ndërhyrjeje, hetuesit Vaskë Simeoni dhe Petrit Fusha ndërprenë hetimin. Ditën e martë në ora 10.00 grupi hetimor do të përcaktojë shkeljen e cilit nen ka bërë i pandehuri Nikollë Lesi.
I pyetur nga korrespondenti ynë se çfarë mendoni të thoni rreth këtyre akuzave, Nikollë Lesi u përgjigj: «Që nga data 16 Tetor 1992, kohë në të cilën është rifilluar gështja penale ndaj meje dhe gjer më datën 16 Mars 1993, datë në të cilën (Vijon në faqen 3)
MIRË SE VINI NË EVROPË
- Nga fjala e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Manfred Vërner mbajtur para parlamentit shqiptar -
Të nderuar anëtarë të Parlamentit, Zoti president.
Është një nder i madh për mua të jem në Tiranë sot dhe t’i drejtohem parlamentit shqiptar. Siç e përmendi dhe kryetari i parlamentit kam qenë për 23 vjet anëtar i parlamentit. Dhe kur jam në parlament ndjehem mirë. Çdo parlament ka ngritjet dhe zbritjet e veta. Për mua kjo eksperiencë është e ngritjeve. Ju falenderoj shumë për dhuratën, që është simbol, shpatë, shpatë në shërbim të drejtësisë dhe të paqes. Dhe kjo është bërthama e Paktit të Atlantikut Verior. Pakti i Atlantikut Verior është aleanca më e fuqishme në termat politike dhe ushtarake, por është një aleancë paqeje. Nuk i ka përdorur kurrë armët e saj dhe do t’i përdorë a-to vetëm në mbrojtje dhe jo në agresion.
Ashtu siç thashë është një nder i madh që jam sot në Tiranë dhe i drejtohem parlamentit shqiptar. Kjo është hera e parë që një sekretar i përgjithshëm i NATO-s, viziton Shqipërinë. Vetëm disa vite më përpara kjo vizitë ishte e pa mendueshme, jo vetëm sepse vendi juaj udhëhiqej nga një sistem krejtësisht i ndryshëm politik nga ai që mbisundonte në vendet e aleancës sonë, por gjithashtu sepse Shqipëria me kohë i kishte kthyer shpinën botës së jashtme. Sot një Shqipëri e re po lind pas atyre viteve të gjata të izolimit të vetëimponuar në një sistem intolerant dhe të egër. Kjo Shqipëri e re kërkon bashkëpunimin me aleancën tonë dhe integrimin në Evropën e re. Kështu, dikur e pamundur, sot është krejtësisht e natyrshme. Kështu mund të shtoj Mirësevini në Evropë.
Pse kam ardhur unë në Tiranë? Çfarë mesazhi kam sjellë? Së pari, dua t’ju tregoj juve se aleanca jonë e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të theksoj se vendi juaj është i rëndësishëm për sigurimin e stabilitetit të Ballkanit dhe të Evropës në tërësi. Së dyti, dua t’ju them diçka rreth Aleancës së re të Atlantikut, rreth roleve dhe misioneve të saj të reja në projektimin e sigurimit të stabilitetit në të gjithë Europën. Së treti dhe së fundi, kam ardhur për t’i ofruar dorën e bashkëpunimit Shqipërisë. (Vijon në faqen 4)
Cili është shefi i kuadrit të drejtorisë së arsimit në Kuçovë?
Krijimin e Drejtorisë së Arsimit në rrethin e Kuçovës Klement Odriçani e priti me gëzim të madh. Kushdo që lexon këtë shkrim me të drejtë lind pyetja: Kush është Klement Odriçani? Megjithatë, edhe ai që pyet, nëse dëgjon emrin Odriçani, kupton se kemi të bëjmë me një njeri të Kuçovës por dhe në Berat, Përmet, Skrapar e më gjerë, i shkon mendja te drejtësia tek Dhosi Odriçani, burrë i dëgjuar, komunist i orëve të para jo vetëm në Kuçovë e Përmet, por në tërë Shqipërinë. Për më tepër para disa vjetësh, luftëtar konsekuent i çështjes së komunizmit, projektues i blloqeve të çdo banori në Kuçovë pa e vërtetë është kjo sa që edhe muzeu i Kuçovës është përmendur, ndërtuar dhe administruar vetëm nga Dhosi Odriçani.
Ç’është kjo punë nuk shkon kot,
(Vijon në faqen 4)
Mjerimi i pyllit, mjerimi i njerëzve
Ndërsa flitet për zhvillimin e turizmit
— Sëpata nuk po kursen as parkun kombëtar të Bozdovecit —
Ka dy vjet e ca që kosa e madhe e nivelit zero transfho se vazhdon të rrafshojë pa mëshirë çdo gjë që është ndërtuar me djersën e gjakun e njerëzve magazina, kopshte, stalla, shkolla.
Por demi më i madh që mund të quhet me plot gojën krim është prerja masive e pyjeve. E dhimbet se plaga e pyjeve nuk mbyllet lehtë. E pra parqet e rrethin e Korçës, tani nuk njihen më. Kodrat përreth që quheshin edhe mushkëri e gjelbërt e qytetit janë rrafshuar pothuaj krejt. Nga pranja e qyetit sëpata shkoi më thellë dhe nuk po kursen as parkun e mrekullueshëm kombëtar, të famshmin pyll të Bozdovecit.
Kushdo, që nga fëmija te gjer vonë ka kaluar ditë të gëzuara të pushimeve aty, nuk mund të mos mbetet i shtangur kur sheh që druri fisnik i bredhit është masakruar aq keq. Kur uheh që në ato vende ku nuk hynte njeriu e diellit tani nuk gjen një hije për t’u ftohur, Kur sheh shtatarët karvanë, karvanë me mushka kuaj e gomarë që transportojnë dru pa e parë këkon fare në mes të ditës.
Sëpata aty ka dalë nga moda. Gjithandej ushton me zërin e saj të çjerrë motoshara e dorës. Ashtu si vepron ujku kur bie në kope të tëra bagëtish, edhe me pyllin. Gjithandej sheh trungje të prera në rrëshë, në mes, apo të cunguar në majë. Duket sikur një manjak prerjeje, në mëshirë të kurrëna dhe birë kurdani. Sot po flitet kudo, në parallesh të ashtuquajturit pyll për turizmin, si një nga rrugët e vetme që mund të shërohet Shqipërinë nga prapambetja. Por, do të kërkojnë turistët në një vend me pyje të rrafshuara?!
Në fund kushdo ka të drejtë të pyesë: a do tu ndalet dora ndonjëherë këtyre shkatërruesve të ekonomisë dhe të ekologjisë? Përgjigjja mbetet pa përgjigje, në këtë kohë ku çdo gjë ka mbetur në mes të udhës.
ERGET CENOLLI
Aktorët në rolet e jetës, orkestrantët në baret e Athinës
Para disa muajve afërish gjysma e aktorëve të teatrit «A. Z. Çajupi» në Korçë, si rezultat i reformës ekonomike u nxorrën në asistencë sociale.
Me ditë të tëra, të çoroditur nga kjo e papritur u endën dyerve të komiteteve të rrethit e të bashkisë duke marrë të njëjtën përgjigje, tepër abstrakte: «Në ekonominë e tregut, secili do ta gjejë veten e tij, s’ke çi bën reformë».
Dhe... kanë kaluar vetëm disa muaj dhe shumica e aktorëve të papunë, tani e kanë gjetur veten. Të detyruar për bukën e fëmijëve janë kthyer në tregtarë të vegjël tezgash. Blersit përpara tyre heshtin. Dikush edhe i lë të lëndon duke u kujtuar rolet e krijuara me aq mund e sakrificë për vite e vite me radhë. Edhe aktorët heshtin sepse përpara këtij publiku të ri, në një rol të ri më mirë se asnjëherë tjetër u duhet të përballojnë groteskun dhe paradoksin. Por, e vërteta nuk ka paradoks, ajo mbetet e vërtetë si dëbora dhe shiu bien mbi supet e tyre tek tregtojnë kapele, kukulla, karfica, çimça dhe çokollata secili në tezgjën e tij larg njëri tjetrit larg syve të kolegëve, strukur në një cep të pazërit. Aktorët nën një emër të përbashkët, në asistencë. Kanë qenë të njohur e të mirëpritur në skenat dhe ekranin tonë, me nga një stazh pune mbi 20 vjet si Dhimitër Lala, Andrea Pepl, Dezdemona Mehmeti, Syrja Meçe; Gjergji Melo...
Megjithatë estrada dhe teatri në qytetin e Korçës nuk janë mbyllur. Me pak dhimbje puna vazhdon në këtë institucion kulture. Ekonomia e tregut kërkon rrugë të reja. Estrada aktualisht po kërkon veten sepse e gjithë orkestra e saj është punësuar në një lokal nate në Greqi ku darovitet me lule. Drejtori Petraq Toto i njohur si shkrimtar për fëmijë por që deri më sot s’ka bërë as edhe një skec, pale dramë, vazhdon ta ketë zyrën në pallatin e Kulturës së qytetit të Korçës në mjediset e të cilit është ngritur disko - klub - kafe - Athina.
FATOS SHAMBLLI
Vjedhje në mes të pazarit
REND I STABILIZUAR
Në Gjirokastër, në rrethin e qetë e të stabilizuar për merita të të popullit të tij dhe jo të organeve të specializuara, kanë filluar ca ethe e merake që rrjedhin nga rendi publik.
Vjedhja e shtëpive pashoqet me ato të klubeve e njësive të tjera private të tregëtisë. Këto ditë ethet e merakut e kanë kaluar me panik për shitësit dhe pronarët me vjedhjen e një njësie tregtare të artikujve të ndryshëm në qendër të qytetit, vetëm 10 m. nga vendqëndrimi i detyruar i punonjësit të rendit që ruan degën e bankës së kursimeve.
Vjedhje në mesin e pazarit, nën hundën e policisë. Me goditje, ndoshta dhe me makinë, se janë marrë 1 milion lekë placka.
Nuk dimë se ç’bën dhe çdo zbulojë policia, por disa nga arsyetimet e saj janë: polici ka për detyrë të ruajë vetëm arkën, ju nuk paguani për policinë, mirë është që të flini brenda në dyqane.
Pas këtyre përgjigjeve, me siguri pronarët e rinj delikatë do bëjnë një gjumë me shumë ëndrra.
THANAS DINO
Njoftim për shtypin
Nga data 13 deri në 18 mars 1993 bëri një vizitë miqësore në Berat një delegacion nga qyteti i Safrasbolu, i kryesuar nga kryetari i Bashkisë zoti Mustafa Eren. Qyteti Safranbolu është një ndër qendrat e rëndësishme turistike të Turqisë. Ashtu si Berati është i njohur për banesat e tij karakteristike dhe për këtë arsye cilësohet si qytet muze.
Kjo vizitë u organizua me ftesë të Bashkisë së Beratit dhe të degës së Beratit të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri - Turqi. Gjatë vizitës qytetet e Beratit e të Safranbolu u shpallën qytete vëllazërore. Në mënyrë që banorët e këtyre dy qyteteve të njohin më mirë njëri - tjetrin u vendos të bëhen vizita reciproke dhe të organizohen veprimtari të bashkëpunimit kulturor e social.
Në teatrin e Lushnjës
Ditën e shtunë dhe të dielë, datën 10 dhe 20 mars 1993 në orën 11.00 në teatrin e Lushnjës do të jepet koncerti i këngëtarit amerikan Lari Doda dhe ungjilltësit Dejvid Ranjan, Hyrja falas.