Sigurimi i Shqipërisë është në interes të drejtpërdrejtë të NATO-s
- Deklaron Verner në konferencën e shtypit -
Në fjalën e tij presidenti Berisha e vlerësoi vizitën e sekretarit të përgjithshëm si shumë të suksesshme e të rëndësishme për Shqipërinë, për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Ai vlerësoi rolin e Aleancës dhe personalisht të Vernerit në ruajtjen e vlerave demokratike dhe se ishte ky rol i cili bëri të mundur, që ndryshimet në Evropën Lindore të kenë pak a shumë karakter paqësor.
- Ne - tha presidenti Berisha vle-rësojmë vendosmërinë e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për një rol të ri, me dimensione të reja të NATO-s të cilat janë në shërbim të paqes, të stabilitetit dhe të zhvillimit të demokracisë në Evropën e re në botë. Për ne vizita e z. Verner është shumë e rëndësishme për bashkëpunimin e ... [?]
(Vijon në faqen 4)
QEVERIA E PARTISË DEMOKRATIKE ETREGGOI VETEN BRENDA NJË VITI SE ËSHTË E PAAFTË
- Ajo e mbylli 1-vjetorin e ardhjes së saj në pushtet me 377.000 të papunë -
Sheshet e mitingjeve u mbushën me të papunë
Mëherë dhe tani
Njerëzit ushqyen shpresën dhe besimin se PD-ja do t’u plotësonte dëshirën për një vend pune, për nga dita në ditë e nga muaj në muaj kjo shpresë e ky besim po shkon drejt vdekjes.
PD-ja dhe qeveria e saj, duke e ndryshuar kursin nga ç’ka kish premtuar në fushatë elektorale mbolli vetëm papunësinë. Është merita e saj dhe vetëm e saj që mbjellën qindra ndërmarrje e mos përkufizohet goftë edhe një repart, të mbushen rrugë e sheshe me të papunë. Shifrat zyrtare japin rreth 300 mijë punonjës të dalë në asistencë. Në fakt janë edhe mijëra e mijëra të tjerë.
Dhe PD-ja vazhdon të gënjejë, të mashtrojë, të tallet me vuajtjet e popullit të papunë. E bëri këtë duke e vërtetuar katërçipërisht emrin e «Partisë demokratike»... Kemi në dorë një numër të RD-së të para gjashtë muajve, të datës 23 shtator 1992. Me ardhjen së shpejti të kontingjenteve të mëdha me lëndë të para do të rritet ndjeshëm numri i ndërmarrjeve që kanë filluar punën dhe i punonjësve që i shërbejnë asistencës sociale. Kështu shkruan RD-ja para 6 muajsh. Gjykoni tani o njerëz se çfarë kohe parashikon PD-ja me përcaktimin «së shpejti». Ja kjo është PD-ja e cila sheshet e mitingjeve të 22 marsit i mbushi me të papunë.
BASHKIM KOÇI
Sali Berisha e ka drejtuar Shqipërinë me korrespodencë
Pothuajse gjatë dy muajve të një viti:
Krahasimin e mëposhtëm do ta duan të paktën që të mos ma keqkuptoni dashamirësit e princit të Kamboxhias Sihanuk, as dashamirësit e princeshës Monika.
Se dihet që pati një kohë të gjatë ai dhe ajo, për arsye që dihen, e drejtoi vendin e vet, duke qenë jashtë shtetit herë në Pekin, herë në Phenian, herë në Tiranë e herë në Paris. Ftesat zyrtare, shëtitjet bashkëshortore, presionet e brendshme dhe të jashtme ndikojnë që ai dhe ajo të merrnin rrugën e kurbetit dhe të vepronin lirisht për zgjedhjen e nyjes «gordiane».
Pa e zgjatur më tutje unë e kam fjalën për Presidentin Sali Berisha. Nga një përllogaritje e përafërt del, se ai, gjatë një viti kryepushtetar, thuajse për dy muaj e ka drejtuar Shqipërinë me korrespondencë. Ec e jaket nëpër botën Perëndimore dhe pjesërisht në Azi në Afrë [?] myslimane kanë qenë të shpeshta. Aeroplanët të angazhuar në më... [?]
PAVLLO GJIDEDE
(Vijon në faqen 4)
Projektligji për kthimin e ish pronave sjell re-agjime e shqetësime
Protestë e Federatës Sindikale të punonjësve të tregtisë. -
Federata Sindikale e Pavarur të punonjësve të Tregtisë së Shqipërisë i kanë ardhur mjaft shqetësime e protesta nga gjithë rrjetet e Shqipërisë lidhur me projektligjin e paparitur për kthimin e pronave të pronarëve të shpronësuar në qytet.
Shpërndarja dhe kthimi e kompensimi i pasurisë është i vështirë, këtë e kuptojnë të gjithë, pasur mbi një pjesë të mirë të pronave të tyre janë bërë investime. Të gjitha objektet që janë privatizuar në bazë të ligjeve në fuqi janë bërë pronë e pronarëve të rinj dhe mund të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e pranueshme. Në këtë njësi ka mbi një vit që punohet dhe janë bërë investime. Në ç’rrugë është bërë shpërndarja e tyre, të ligjshme apo të paligjshme... [?] kjo mund të verifikohet dhe padrejtësitë mund të korrigjohen. Por është plotësisht i padrejtë anulimi i shitjeve të lokaleve që janë bërë deri tani. Në njësitë e tregëtisë dhe shërbimeve janë pronësuar e punësuar mijëra punonjës apo shitës. Mos gjykimi i drejtë do të çonte në hedhjen në rrugë të mijëra punonjësve e për pasojë krijimin e problemeve sociale. Por të gjitha sa thamë kërkojmë të anullohet në projektligjin e paraqitur nenit 16, gërma ç, dhe në vend të tij të bëhet rregullimi që të kompensoi në mënyrë të kënaqshme ish pronarët e trojeve. Federata jonë sindikale është e vendosur në zgjidhjen e drejtë të këtij problemi.
Nga 80 përqindshi te asistenca sociale
Pas fitores marramendëse të 22 marsit, Partia Demokratike bënte bilancin dhe falenderonte shtresat shoqërore duke u çelur të ardhme të ndritur.
Më të fituar do të dilnin punëtorët. Ja si shkruante organi i saj «RD» më 24 mars sapo u shpallën rezultatet:
«Punëtorët e besuan PD sepse nga PS fituan 80 për qindshin dhe pasigurinë për të nesërmen. Ata e dinë se PD do vlerësojë punën e tyre për rindërtimin e Shqipërisë në të mirë të individëve e të gjithë shoqërisë. Popull! Endrra e keqe mbaroi. Ditë të bardha të presin...»
Nuk ka kaluar veçse 1 vit kohë mjaft e shkurtër për sukseset më të mëdha që PD e ka tejkaluar premtimin. Ajo e zëvendësoi 80 për qindshin e një pjese të punëtorëve me asistencën masive duke përfshirë në këtë ushtri pa- të papunësh mbi 300 mijë vetë. Ditët e fundit ajo nëpërmjet Qeverisë së saj mori një vendim edhe më human atë të ndihmës për të varfër të cilën do ta meritojnë të papunët dhe asistencialistët e sotëm.
Më poshtë «RD» vazhdonte:
«Populli tha atë që mendonte, votoi për të ardhmen e tij të Shqipërisë, votoi për PD. Përse e bëri këtë. Sepse tek deputetët e PD ai njohu vlerëzrit e tij, të vuajtur si ai që ju dhimbsej Shqipëria e populli i saj. Ai pati besim se për këta deputetë mbarasigjeve fillon puna e jo privilegjet, si ndodhte me deputetët e PP. Dhe kështu do të jetë.» («RD», 24 mars 1992).
Pikërisht kështu ndodhi...
RIORGANIZIMI I RINISË EUROSOCIALISTE DOMOSDOSHMËRI PËR GJALLËRIMIN DHE KONSOLIDIMIN E SAJ
- 28 mars - Aktivi i Rinisë Eurosocialiste të Tiranës -
Para dy ditësh u zhvillua mbledhje e zgjeruar e Komitetit Drejtues të Rinisë Eurosocialiste të Tiranës ku u vendos që më 28 mars të zhvillohet Aktivi për Riorganizimin dhe riorientimin e FRESSH-it.
Në këtë mbledhje u vlerësuan e domosdoshme situatat e krijuara, në këtë mbledhje u vlerësua e domosdoshme për të gjallëruar e konsoliduar më tej aktivitetin e FRESSH-it në rritje e për të bërë më të koordinuar situatat e krijuara. Ky riorganizim do të synojë në ngritjen e strukturave të plota të FRESSH-it me prioritet në këtë territor, si dhe duke ruajtur dhe rigjallëruar organizimin e deritanishëm sipas fakulteve dhe shkollave. Në këtë mënyrë organizimi e deritanishëm do të organizohet më mirë dhe njëkohësisht FRESSH-i do të jetë i aftë të ndërmarrë një sërë veprimesh simpatizante punëtore, ajo në bazë të veprimtarisë e reflektuar në alternativën eurosocialiste. Në punën e deritanishme u reflektuan, përveç mungesave e strukturave të plota në bazë territoriale të shfaqen faktorëve të tjerë, që puna e rinisë eurosocialiste të jetë e dobishme nga ana organizative që është vërtetuar edhe në një rënie të aktivitetit të saj. Po kështu u evidentua prirja e mirë e kohëve të fundit në strukturimin e Forumit në bazë territori, në zonat e Kombinatit, Laprakës etj. Kjo prirje duhet shtrirë dhe konkretizuar në të gjitha zonat e territorit të Tiranës.
Në Aktivi u theksua se ky aktivitet synon një gjallërim e FRESSH-it të Tiranës me besim në të rinjtë dhe këta ndikimin më të madh do ta ushtrojnë studentët eurosocialistë nga rrethet e tjera në qytetin e Tiranës. U konkludua se ky Aktiv duhet të mbështetet nga Komitetet Kombëtare Studentore të Rinisë Eurosocialiste që do të jetë edhe e ftuar nga fakulteti në ditë e parë të këtij kuvendi.
Në Aktivi e FRESSH-it të Tiranës do të ftohen të marrin pjesë gjithë anëtarë e Komiteti Drejtues i Përgjithshëm të FRESSH-it, i ...
Doreheqja e qeverisë - kusht për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri
Veçojmë nga veprimtaritë e Partisë Socialiste
- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Gramoz Ruçi takoi me banorë të rretheve Kukës dhe Has.
Veçojmë nga veprimtaritë e Partisë Socialiste
Doreheqja e qeverisë - kusht për përmirësimin e gjendjes në Shqipëri
- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Gramoz Ruçi takoi me banorë të rretheve Kukës dhe Has.
Më datën 18 mars 1993, në sallën e madhe të Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Kukësit u organizua një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste të Shqipërisë, deputetin Gramoz Ruçi, në të cilin morën pjesë mbi 600 vetë.
Bashkëbisedimi që zgjati mbi 3 orë e gjysmë u kthye në një kuvendim ku të pranishmit shprehën pakënaqësinë e tyre për gjendjen shumë të vështirë në të cilën ndodhen, ndërsa Gramoz Ruçi pasi foli për situatën politike, sociale dhe ekonomike në vend, iu përgjigj pyetjeve të shumta që bënë të pranishmit.
Një takim tjetër të vlefshëm zhvilloi Gramoz Ruçi më datën 19 mars me banorë bashkuan në shtëpinë e kulturës “Pjetër Bogdani” të qytetit të Krumës, takim të cilin e bëri edhe më interesant shumë pyetje të bëra nga përfaqësues të Partisë Demokratike, debati më të cilët qe konstruktiv, argumentues dhe me karakter demokrat’ke.
Më poshtë po japim disa nga pyetjet e bëra dhe përgjigjet që dha Gramoz Ruçi.
Në qytetin e Kukësit:
- Përse Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e qeverisë, kur shumica e popullit më 22 mars 1992 i dha votën Partisë Demokratike?
- Arsyet se përse Partia Socialiste kërkon dorëheqjen e qeverisë janë bërë publikë, por duke përmbledhur me ju dhe duke parë e ndjerë nga afër hallet dhe vështirësitë e shumta që keni dhe mungesën e perspektivës që ju shtuan ti gjithë, edhe një herë ...
LUAN M. RAMA
(Vijon në faqen 4)
VËRTET NË SHKURT TË VITIT 1993 NË KRAHASIM ME MUAJIN JANAR TË PO KËTIJ VITI ÇMIMET JANË RRITUR 4,3 PËRQIND, POR AMA NË KRAHASIM ME DHJETORIN E VITIT 1990 RRITJA ËSHTË 765.5 PËRQIND
Shkurt
Të ardhurat për frymë në vitin 1992 krahasuar me vitin 1990 janë ulur rreth 40 përqind gjatë kohës që në pushtet ishte PD-ja. ato ishin vetëm 400 dollarë për frymë. Presidenti ka shumë të drejtë që e mbështet pa asnjë rezervë dhe në mënyrë absolute këtë qeveri.
SITUATIO PER TE PER-NDIKURIT POLITIKE
VENDIM Nr. 40 DATË 29 JANAR 1993 PËR ISH TË PËR-NDIKURIT POLITIKË QË MBETËN PA PUNË PAS AFATIT NJË VJEÇAR TË ASISTENCËS SO-CIALE U JEP NDIHMA EKONO-MIKE DERI NË NJË VIT, NË MASËN 65 PËRQIND TË PA-GËS MINIMALE MUJORE.
Shkurt
Shqipëria ka afro 180 mijë të papunë që paguhen me një asistencë sa për të mbajtur frymën. (Numuri i përgjithshëm i të papunëve është 377 mijë). Pas mbarimit të afatit një vjeçar të asistencës gjendja ekonomike e kësaj ushtrie rezervë do të rëndohet deri aty ku nuk mban më. Qeveria e zotit Meksi ka marrë një vendim të dhimbshëm më 25 janar 1993 ku personave që u ndërpritet pagesa e asistencës, kur janë në kondita të rënda ekonomike mund t’u jepet ndihmë vetëm deri në 270 lekë në muaj për frymë. Që të mos na akuzojë qeveria, këtu nuk përfshihet kjo kompensimi për rritjen e çmimeve. Ju lutemi të vërtetoni të gjitha llogaritë vetë dhe t’i hidhni kokës me grushta për të shfryrë veten.