VETËM TË ORGANIZUAR MUND TË DIALOGOJMË ME RININË, PËR PROBLEMET QË E SHQETËSOJNË SOT
Aktiv i rinisë Eurosocialiste të Tiranës
Ditën e dielë paradite, në sallën kryesore të Akademisë së Lartë të Arteve zhvilloi punimet Aktivi i Rinisë Eurosocialiste të Tiranës.
Në këtë aktiv merrnin pjesë përfaqësues të rinisë nga të gjitha zonat e kryeqytetit, nga universitetet e tij dhe rrethet. Po kështu morën pjesë deputetë të Partisë Socialiste si dhe kryetari i saj, Fatos Nano. Në qendër të diskutimit ishte problemi i riorganizimit dhe riorientimit të Forumit në situatat e tanishme.
Në fjalën e tij nënkryetari i FRESSH-it dhe kryetari i Tiranës, Ilir Meta, analizoi punën e bërë dhe vështirësitë e vërejtura kohët e fundit në riorganizimin me organizimin. FRESSH-i krijon në universitete dhe baza e këtij organizimi mbeti në qendrat studentore dhe shkollore.
Dhënia prioritet dhe mbështetja në organizimin sipas fakulteteve dhe shkollave krijoi pauza në aktivitetin e Forumit, pasi vet sistemi arsimor ka ndërprerjet e tij në sezonet e pushimeve dhe provimeve. Në këtë mënyrë që një pjesa më e madhe e rinisë me pikëpamje të majta demokratike, si ajo pa punë, në punë, në asistencë dhe intelektualët e rinj, e kishin të vështirë që të integroheshin në strukturat e Forumit. Prandaj për t'i dhënë qëndrueshmëri dhe perspektivë aktivitetit të Forumit ai duhet ristrukturuar plotësisht në bazë. Pra i duhet dhënë prioritet organizimit në bazë territori duke ruajtur dhe përshtatur atë në bazë fakultetesh dhe shkollash të mesme. Vetëm të organizuar, tha ai, ne mund të vendosim një dialog të domosdoshëm me rininë shqiptare në përgjithësi, për problemin kombëtar, për të ardhmen e demokracisë si dhe për problemet ekonomike dhe sociale që e shqetësojnë atë. Kjo mënyrë e organizimit do të shmangë tendencat për marrëdhënie patronati me PSSH për të ndërtuar marrëdhënie të vërteta partneriteti të cilat do synojnë në afirmimin e vazhdueshëm të alternativës së socializmit demokratik në realitetin politik të vendit.
FRESSH ka përfaqësuar dhe do të përfaqësojë një formacion rinor politik dhe jo një fraksion politik në PS. Kjo lidhje mbetet e denjë e eurosocialistëve se mendësitë e reja nuk janë privilegj vetëm i të rinjve por i të gjithë atyre që pavarësisht nga mosha i kultivojnë ndryshimet, reflektojnë bashkë me to dhe mbështesin të renë.
Në diskutimin e tij, eurosocialisti Emir Neziri, u përqendrua në riorganizimin e rinisë së rrethit, e cila duhet të mbështetet në ndarjen administrative që është bërë në bazë komunash. Në Aktivë përshëndeti edhe kryetari i FRESSH-it, Pandeli Majko, i cili që në fillim propozoi të pranishtë një minutë heshtje për të ndëruar kujtimet e dëshmorëve të demokracisë rënë dy vjet më parë në Shkodër. Deputetët e rinj të PS, tha ai, do paraqesin në parlament një projektligj që 2 prilli dhe 5 Maji të shpallen ditë të dëshmorëve të demokracisë dhe të lirisë, pasi këto dy data kanë të përbashkët gjakun e derdhur nga rinia për të ardhmen e Shqipërisë.
Përshëndeti studentë të Universitetit të Tiranës dhe atë të Bujqësor Me entuziazëm u prit përshëndetja e intelektualit të shquar, Dr. Tëto Agolli. Po kështu, përshëndeti në emër të Forumit të Gruas, shoqja Arta Dabulla, si dhe eurosocialisti Grmoz Çela, kryetari i Komunës Vërri.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
NË NDIHME TË PRESIDENTIT, PËR TË GJETUR SHARLATANËT
«Ata që politizuan në vështirësitë tuaja janë sharlatanë»
SALI BERISHA
Nga fjala në Poliçan 28 mars 1993
Kush i politizoi vështirësitë e poliçanasve:
Halit Shameta, ngjarjet e Polica-nit i karakterizoi si politike, si fillimi i një grushti shteti.
Bari Bregu, Ngjarjet e Poliçanit treguan se rreziku komunist është eminent, dhe grupi parlamentar i PS-së është Partia Komuniste nr. 3.
Luan Skuqi, Në Poliçan u provokua një grusht shteti.
Pjetër Arbnori, E akuzoj grupin parlamentar të PS për destabilizimin e vendit, që e kanë filluar nga poshtë.
Bashkim Kopliku dhe Safet Zhulali, vunë në dukje organizmin e ngjarjeve në Poliçan.
Arben Lika, Ndër të tjera theksohej se deputeti Ilir Meta është viktimë. Ai duhet t’i bëjë thirrje moshës së tij të re dhe të kuptojë inferioritetin e partisë së tij.
Marrë nga gazeta «RD» 24 tetor 1992
Pyetje: Zoti President, këto kishit parasysh juve kur folët para popullit të Poliçanit, apo ka edhe të tjera?
Konceptim të ri të punës së partisë
Nga mbledhja e Komitetit Drejtues të PS të Laçit
Komiteti Drejtues i PS të rrethit të Laçit, ditën e premte, në një takim pune, ku veç anëtarëve të këtij komiteti kishte ftuar edhe disa anëtarë të këshillit të rrethit e të komunave, analizoi disa probleme që lidhen me gjendjen aktuale në rreth si dhe
në këtë kohë të vështirë tranzicioni, ashtu edhe për faktin se ajo, nga qendra deri në bazë, po lufton me durim kundër veprimeve antidemokratike të pushtetarëve të sotëm, kundër revanshit e korrupsionit që vërehet në pushtetin neokomunist që është u shtuar dhe 3000 qenë të papunë arrijnë në një të tretën e popullatës së këtij rrethi. Vetëm nga sektori i bujqësisë 8000 punonjës paguhen në asistencë, sepse NB-të, që nuk kanë asnjë aktivitet ekonomik, por tani për tani edhe dhe
KRYEMINISTRI MEKSI REFUZON TË TAKOJE PËRFAQËSUESIT E PUSHTETIT LOKAL
Dje, më datën 29 mars kryeministri Aleksandër Meksi refuzoi të presë përfaqësuesit e pushtetit lokal
BASTISJE TE POLICISE NE VLORE?....
Fakte pa koment në ndihmë të Presidentit Berisha;
Ndërsa në Parlament diskutohet projekt-ligji i paraqitur nga Presidenti i Republikës «Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut»!!!
Dje në mëngjes erdhën në redaksinë e gazetës tonë disa qytetarë nga Vlora, të shqetësuar dhe të fyer...
Fakte pa koment në ndihmë të Presidentit
Berisha;
BASTISJE TE POLICISE
NE VLORE?....
Ndërsa në Parlament diskutohet projekt-ligji i paraqitur nga Presidenti i Republikës «Për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut»!!!
Dje në mëngjes erdhën në redaksinë e gazetës tonë disa qytetarë nga Vlora, të shqetësuar dhe të fyer nga masa të veprimit antligjore të kryera nga forcat e rendit, të cilat më datën 25 mars valëz[?] për në aspekt të përdhunish nga banesa familjen e qytetarit Selim Mehmeti, veprim të cilin ato e kryen përfundimisht më datën 27 mars, në një kohë që çështja ishte e pazgjidhur nga gjykata.
Funksionari i fiksuar në sulltan Seli Mehmeti që prej 7 vjetësh banon vetë i vetëm në një apartament me [?] dhe dhoma e një kuzhinë të vogël, në[?]. Me pretendimin se ai ka hyrë në atë banesë pa vendim të organit kompetent nga Bashkia u[dër]thyen forcat e rendit, të cilat ia morën dhunën, dhe t’a nxorën jashtë.
Më këtë rast vetë kryefamiljari [vijon e prerë]
Në një praktikë ligjore gjatë periudhës së monizmit, por ja që Bashkia dhe ca me keq policia nuk pyet as për të drejtat dhe liritë themelore të individit.
Qytetarët e Vlorës që erdhën për të protestuar nëpërmjet gazetës kishin me vete edhe disa foto me pamje nga bastisjet që bën policia familjen e Selim Mehmetit, për t’i marrë dhomën e vetme që kishte. Në bisedë me Krye Gjyqtarin e rrethit të Vlorës, dhe prokurori, që ishte punonjës në sektorin e [?]... në rendit publik, Rast i mëshëer[?] nuk është i vetmi. Si të gjendet me detyrë, në ç’do qytet të Shqipërisë, gjë që tregon më shumë se mospun[?] e vërtetë të shtetit në zotim, i cili është konturuar pl[?] për këtë problem...[?]
REDAKSIA
Në rend të ditës: Zgjidhja e çështjes kombëtare
Në rend të ditës:
Zgjidhja
e çështjes
kombëtare
- Në Tiranë filloi punimet tubimi i tretë i forcave politike dhe asosiacioneve shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj.
- Merr pjesë edhe kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Fatos Nano.
Dje në ora 10,00, në sallën e konferencave të shtypit në Pallatin e Kongreseve në Tiranë u çel tubimi i tretë ku marrin pjesë përfaqësues të partive politike, shoqatave, asociacioneve komuniteteve fetare dhe organizmave të tjerë shkencorë e shoqërorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Ky është takimi i tretë parapërgatitor që mbahet pas dy takimeve të para të zhvilluara në Tetovë në fund të nëntorit 1992 dhe në mesin e janarit 1993.
Fjalën e hapjes së tubimit e mbajti juristi Nja[z]i Jaho, anëtar i Këshillit organizator i cili pasi foli për rëndësinë që kanë tubime të tilla, ftoi të bisedohet mbi të parashtruar dhe u bëri atyre prezent rendin e ditës.
Pastaj u kalua në diskutime.
Në emër të Partisë Socialiste foli deputeti Molkom Zego.
Në tubim morën pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano dhe deputetët socialistë Naxhi Dokle, Dritëro Agolli dhe Luan Hajdaraga.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
PËRFAQËSUESIT E PUSHTETIT LOKAL
Dje, më datën 29 mars kryeministri Aleksandër Meksi refuzoi të presë përfaqësuesit e pushtetit lokal të rretheve Fier, Skrapar, Berat, Kuçovë dhe Mallakastër.
presë përfaqësuesit e pushtetit lokal të rretheve Fier, Skrapar, Berat, Kuçovë dhe Mallakastër. Drejtuesit e pushtetit lokal të këtyre rretheve pas takimit me presidentin e Republikës Sali Berisha kërkuan një takim me kryeministrin për të biseduar më konkretisht për problemet dhe hallet që kanë këto rrethe. Siç është bërë e ditur, në takim me presidentin Ai u premtoi drejtuesve të pushtetit lokal se do të kërkojë nga qeveria të merren masat e nevojshme për problemet që ata ngritën në takimin me të. Për këto probleme u organizua edhe një tavolinë e rrumbullakët e partive politike nga vetë presidenti.
Drejtuesit e rretheve të mësipërme me një telegram që para tre javëve kërkuan takim me kryeministrin Meksi. Pasi nuk morën asnjë përgjigje prej tij, dje ata erdhën në Tiranë për t’u takuar me kryeministrin Kryeministri nuk pranoi t’i priste. Sekretari i kryeministrit Shpëtim Arbana u komunikoi drejtuesve të pushtetit lokal të këtyre rretheve të mësipërme qëndrimin e kryeministrit se ai nuk i pret të gjithë bashkë por veç e veç secilin rreth, në javën e ardhshme.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal e quajtën qëndrim mospranues të kryeministrit. Megjithatë, ata janë në pritje të takimit, me të javën e ardhshme.
Korresp. i «Zërit të Popullit»
276 familje në mëshirë të zotit
RTV-ja në gjendje kur thotë: «Nù NB Cërrik toka u privatizua».
RTV-ja në gjendjen kur thotë: «Në NB Cërrik toka u privatizua».
U mblodhëm për të qarë haliet me njëri tjetrin për faktin se nuk e dimë ku do të shkojë fati ynë. Ndërkohë qëllimi i lajmet që jep Radioja dhe TV-ja so gjoja NB-ja jonë ka përfunduar privatizimin e tokës. E vërteta qëndron ndryshe, zotërinj. Ne kemi mbetur në mëshirë të Zotit. Drejtuesit e NB-së dëshirojnë të bëjnë privatizimin pasi e çuan ndërmarrjen në nivelin zero. Këtu gjendja është dëshpëruese. Janë prerë dhjetë mijë pemë frutore, duke mos përmendur humbjet pa nam e nishan të lopëve e [vijon në faqen 3]
Ç’priste Kavaja e ç’llafosi Presidenti
Ç’priste Kavaja
e ç’llafosi Presidenti
Kavaja më 22 mars i dha Sali Berishës 98 për qind të votave. Më 16 maj 1992, në një vizitë që bëri në Kavajën e «çliruar» Berisha tashmë President, i premtoi popullit të këtij qyteti;
... Duke hequr 80 përqindëshin synojmë në radhë të parë të kthehen njerëzit në punë...
...Ne do të ruajmë sportën për bu[k]ën, vajin, sheqerin, sapunin e k[r]emë, orizin. Për kushtet dhe vështirësitë tona këto produkte nuk do të hiqen nga shporta.
...Me qeverinë italiane dhe atë greke është rënë dakord të nënshkruhen marrëveshje për emigracionin e organizuar... (RD 20 maj 1992 fq. 1).
Fra. Kavaja ndër të tjera priste;
- Të heqë 80 përqindëshi për njerëzit të fillonin punën.
- Në kushtet e vështira t’i ruhej shporta e premtuar.
- Të fillonte emigracioni i organizuar nga shteti.
Deri tani kur ka kaluar një vit nga dita kur Sali Berisha mori 98 përqind të votave, asnjëra nga këto nuk është realizuar. Pra 3:0 në favor të Presidentit.
Ja se si përgjigjet zoti President kavajasve;
»Ne po ndërtojmë Shqipërinë por jo Shqipërinë e Qeverisë së shtetit, por Shqipërinë e qytetarit, Shqipërinë e njeriut». (RD 27 mars 1993, fq. 3).
Me fjalë të tjera Presidenti thotë: A m’i dhatë votat mua? Tani përpiquni vetë, unë s’kam ç’ju bëj, Shqipëria është e qytetarit s’është e shtetit. Shteti s’ka detyrim as për punë e as për sportë!
Kjo ide e presidentit është pasqyruar qartë edhe në projektligjin për të drejtat e njeriut që ai i ka dërguar Parlamentit. Në qoftë se në Projektkushtetutën e Ramiz Alisë (Bashkimi, 10 prill 1991) Veni 30 thuhët: «Shteti kujdeset për punësimin e shtetasve, merr masa për mbrojtjen në punë dhe për kualifikimin e punonjësve», në projektligjin që po diskuton Parlamenti është shmangur një angazhim i tillë nga shteti.
Me premtimet e PD-së, e të zotit Berisha ndodhi si në këngën; Më gënjeve me gënjeshtra Thoshje dal të vijë vjeshta.
Ishte një kohë e artë kur liderët nuk ngopeshin me premtime. Vetë Berisha në kuvendin kombëtar të PD-së më 3 prill 1993 u tha: «...ba-shkëluftëtarëve të tij: -Tani ne themi se kemi premtuar pak, por kjo nuk do të thotë se aq janë detyrimet ndaj popullit». RD 5 prill 1992, fq. 1.) Për çfarë detyrime e kishte fjalën?!
BEQIR SKRELI
PROTESTE
Në vijim të protestës tonë kundër Rektoratit dhe Dekanatit si dhe të detyruar nga përgjegjësitimi i dhënë nga «RD», kërkojmë dhe insistojmë takim balafaqësues me Rektoratin, Dekanatin dhe Katedrën.
Premtimi i Rektorit për realizimin e këtij takimi më datë 27.3.1993 nuk u plotësua, mbasi Dekani nuk e përfilli urdhërin e rektorit dhe u largua, ndërsa anëtarët e Katedrës s’ishin njoftuar. Mbas 2 orë pritje dhe diskutimi me një përfaqësues të studentëve Rektori modifikoi qëndrimin e tij, i cili kërkonte ballafaqim me një përfaqësi të studentëve dhe mospranë e erritje të pedagogëve. Pra, ky propozim ishte thjeshtë sa për të larë gojën, mbulije problemi. Kjo zvarritje, kjo zgjidhje problemi «Rektorce» flet për mospërfillje të kërkesës tonë për tendencën zvarritje e zgjatje në kohë deri në moszgjidhjen e këtij problemi. Na habit fakti ku e gjen Rektori, Dekani kurajon për të mos ju përgjigjur kërkesës tonë për ballafaqim? Është Rektori, Dekani pa është Universiteti, apo janë studentët që Universiteti ekziston? : drejtohemi të gjitha gazetave për të risqaruar edhe një herë këtë gjendjen dhe për të përvijuar pozitën e Rektorit, Dekanit në raport me ne studentët. 43 studentë të degës mekanike profili makineri viti i 5-të (Vijojnë firmat)
Ç’është Kavaja
NJOFTIM
Disponoj një hyrje 2 dhoma, një kuzhinë, me kubaturë të bollshme në katin e 4 në Pogradец. Kërkoj në natyrë me të njëjtën kubaturë në qytetin e Vlorës ose në Tiranë, pa pamundësi direkte edhe me të tretët. Të interesuarit të telefonojnë në Tel. dhe me numur 340-87.