Unë po ju shkruaj kam qenë simpatizant i PD dhe kam përkrahur që në fillim proceset demokratike.
Më fitore në PD shpresuam për drejtësi dhe ndershmëri. Mirëpo për fatin tonë të keq me ’p o’[?] dëgjojmë korrupsioni ka mbëthyer për fyti qeverinë tonë demokratike. Dhe si i thonë fjalës sheh rrushi rrushin e piqet korrupsioni i ka shtrirë tentakulat e tij në të gjitha nivelet e qeverisjes pedeiste.
Fabrika e çimentos ku unë punoj është shembull më tipik në rrethin e Krujës, ku korrupsioni si ajo së mundja e zbardhëzës ka plasur për fushe. Besnikët e PD të ardhur në krye të fabrikës sollën me vete veç sin e vjedhjes dhe abuzimeve në detyrën shtetërore. Me emërim e z. Pëllumb Koka vjedhjet në fabrikë kanë marrë përmasa alarmante. Me çimenton e vjedhur kuadro të veçantë po pasurohen me djersën e popullit siç është rasti i Kolë Xhekës i cili ka blerë dy makina. Gjithashtu është paisur me licencë vajza e Angjelin Xhekës e cila nga kontrolli që u bë dol i me vjedhje, por u mbyll për meritë të babait, dikur i dënuar për këto punë. Angjelini tani na hiqet si demokratikas i flaktë.
Politika pedeiste e kuadrit dhe zelli i drejtor Pëllumbit për të vënë në krye të punëve kuadro të paaftë, mjafton të jenë besnikë partie, kanë nxitur korrupsionin dhe vjedhjet masive. Për një politikë kuadri në bazë tarafesh dhe dallaveresh flet emërimi si kuadër në fabrikë i Kadri Kaloshit vetëm pse është vëllai i z. Enver Kaloshi shef i seksionit të arsimit në rreth. Kulmi arrin me vendosjen si kuadër të Hamid Ballaqemit, dikur i dënuar për vjedhje. Ndërsa të paaftët dhe hajdutët ngrihen në përgjegjësi nga PD kuadrot e ndershëm me arsim të lartë, bile dhe me grada shkencore largohen nga puna vetëm pse janë anëtarë dhe simpatizantë të PS.
Korrupsioni në fabrikën e çimentos arrin deri atje sa që rojet në vend që të ruajnë çimenton të mos vidhet, ruajnë hajdutët që të vjedhin të qetë dhe në bashkëpunim me ta grabisin djersën e popullit. Edhe vendosja e policëve nuk ka sjellë asnjë rezultat, bile vjedhjet janë shtuar: Aq e dukshme është vjedhja në këtë fabrikë, sa që po të dalësh në mëngjes në Fushë Krujë shikon persona të ngarkuar me çimento të vjedhur. Edhe nëqoftëse se kapet njeri duke vjedhur nuk denoncohet, por mbyllet problemi siç ka ndodhur kohët e fundit me një makinë në Kamëz. Fletët se hajdutët janë të lidhur jo vetëm me rojet e policët, por dhe me drejtuesit e fabrikës. Për drejtorin pedeist Pëllumb Koka thuhet se fitimet në këtë lloj «biznesi» të ndyrë nuk i kërkon më në para por në dollare.
Sinqerisht më vjen keq që lëvizja demokratike solli në krye të ndërmarrjeve dhe sektorëve prodhues njerëzit më të paaftë, dallaverexhinj dhe hajdutë që e kanë diskredituar keqas PD në rrethin e Krujës.
PELLUMB ÇIMENTOJA
Lagjia Varosh - Krujë
Kanali 3 TV
Në Tetovë (Republika ish Jugosllave e Maqedonisë) filloi instalimin e aparaturave për kanalin e ri televiziv privat A 3.
Valët e tij do mbulojnë fushën e Pollogut duke përfshirë jo vetëm qytetet Tetovë e Gostivar, por edhe më gjerë.
Drejtimin profesional të këtij televizioni e kanë marrë përsipër një grup intelektualësh me në krye gjisorin Artan Skënderi.
Ky televizion privat hapet pas dy kanaleve të tjerë (edhe këta privatë) «TV Super» dhe «TV MIFL» të cilët kanë disa muaj që transmetojnë shqip, maqedonisht dhe turqisht, pa ndërprerje për 24 orë rresht.
Pra vetëm në një qytet-Në Teto vë ka 3 kanale televizive private.
Po tek ne?
Në takimin e G 7-ve në Tokio
Takimi i Shtatëshes u hap dje nga kryeministri japonez Mijazava në pallatin mbretëror Akasaka.
Një kohësisht me të, do të mbahen edhe takime të ministrave të jashtëm dhe atyre të financave. Në tryezën e liderëve të mëdhenj do të ulen edhe presidenti aktual i KE-së, kryeministri i Belgjikës Dahone dhe nënpresidenti i Komisionit Evropian Kristofersen, i cili zëvendëson Delorin e sëmurë.
Gazeta e sotme gjermane «Sudetshe Cajtung» bën një koment lidhur me takimin e Tokios. Liderët e mëdhenj nuk kanë qenë kurrë mund të futet në rrjedhën e ekonomisë së tregut? Mos kjo është demokracia? Mund të luhet në garë një asimtar me një pronësoi padrejtësisht për pesë para dersjen tonë? Në këtë rast pra janë ligjet ato që i polarizojnë njerëzit dhe aspak aftësitë siç ishte pretendimi i PD-së në pushtet. Dhe për ironinë kjo është pjesa vendimtare 248 për anëtarin. Duhej bërë vlerësimi i pasurisë dhe ndarja sipas kontributit.
Vdiq profesor ALEKS BUDA
Dje, më 7 korrik 1993, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë vdiq në Tiranë Prof. Aleks Buda, një nga personalitetet më të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare.
Dje, më 7 korrik 1993, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë vdiq në Tiranë Prof. Aleks Buda, një nga personalitetet më të shquara të shkencës dhe kulturës shqiptare, për një kohë majft të gjatë kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
Prof. Aleks Buda lindi në Elbasan, më 7 shtator 1910. Studimet e mesme e të larta i kreu në Austri me rezultate shumë të mira. Më vonë punoi si mësues në shkollat e mesme të Korçës dhe Tiranës.
Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare Aleks Buda ishte pjesëmarrës aktiv i saj dhe në vitin 1944 u zgjodh nënkryetar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar për qarkun e Elbasanit.
Pas Çlirimit të vendit Aleks Buda iu kushtua tërësisht shkencës dhe kulturës shqiptare. Në vitet 1945-1946 ishte drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Më vonë ai u muar tërësisht me studime në fushën e shkencës dhe të arsimit. Objekt i studimeve të tij ka qenë kryesisht periudha e Mesjetës dhe e Rilindjes Kombëtare. Pjesë e kontributit shkencor të Prof. Aleks Budës janë: «Historia e Shqipërisë», vëll. I, Botuar në vitin 1959, për të cilën ai si bashkautor dhe redaktor përgjegjës është nderuar me Çmimin e Republikës të kl. I; «Historia e Shqipërisë», vëll. II, Bot. i vitit 1965. Aleks Buda është autor i një sërë studimesh për periudha të tjera të historisë së popullit shqiptar si ato për etnogjenezën e popullit shqiptar, për periudhën e Skënderbeut etj. Kontributi shkencor i tij gjatë disa dekadave është përmbledhur në veprën «Shkrime historike» në tre vëllime, vepër e gjërë shkencore me karakter akademik. Një ndihmesë të shquar ka dhënë ai në hartimin e teksteve universitare të historisë. Për meritat e tij në fushën e arsimit është nderuar me titullin «Mësues i Popullit».
Aleks Buda ishte një ndër themeluesit e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, themeluar në janar të vitit 1972. Që nga ajo kohë e deri sa doll në pension ai ishte Kryetar i Akademisë së Shkencave.
Kontributi shkencor i pro. Aleks Budës është i njohur jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në opinionin shkencor jashtë vendit. Ai ka marrë pjesë në shumë veprimtari shkencore të organizuara të vende të ndryshme, duke paraqitur në to me dinjitet mendimin shkencor shqiptar. Për këtë ai është zgjedhur edhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë.
Njeri me kulturë të madhe, të gjerë, human në marrëdhëniet me njerëzit, i komunikueshëm me rrethin shkencor dhe arsimor të vendit, Aleks Buda do të mbahet mend gjatë, tek ata që e kanë njohur dhe më gjerë. Me vdekjen e tij shkenca dhe kultura shqiptare, humbën një personalitet të shquar të tyre, shokët dhe familja humbën njeriun e tyre të dashur.
Për t’i bërë nderimet e fundit prof. Aleks Budës, arkivoli me trupin e tij do të vendoset sot në sallën e Akademisë së Shkencave, në të cilën prej orës 10.00 deri në 11.00 do bëhen homazhet e fundit. Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 11.00.
Si ta quaj, privatizim apo grabitje «DEMOKRATIKE»?
Gjatë gjithë fushatës elektorale të PD-së ju muar zëri me mijëra njerëzve, sot burra shteti se gji[?] shqiptarët do të vendosen në një vijë dhe pastaj do të fillojë gara drejt ekonomisë së tregut dhe automatikisht shoqëria «e barazuar» do të polarizohej sipas aftësisë.
Gjatë gjithë fushatës elektorale të PD-së ju muar zëri me mijëra njerëzve, sot burra shteti se gjithë shqiptarët do të vendosen në një vijë dhe pastaj do të fillojë gara drejt ekonomisë së tregut dhe automatikisht shoqëria «e barazuar» do të polarizohej sipas aftësisë. Populli i besoi programit të PD-së.
Jemi afër një të tretës së mandatit të kësaj partie dhe nuk u realizua as 0.3 e këtij premtimi. Pasuria e mijëra punonjësve që derdhën djersë krejt «rastësisht» mbeti pa zot, u vodhën u shkatërrua dhe ajo që shpëtoi apo u la, po shitet sot në ankand. Pronarët e saj të ligjshëm, ato që e krijuan, dolën në rrugë, në asistencë pa pasuri, pa siguri, pa përkrahje (500 lek është ironi), pa punë. Në rastin më të mirë, kur ndërmarrja privatizohet qoftë edhe si firmë e përbashkët, punonjësi i saj e sa viteve kthehet në skllav modern, në proletar. Kjo do të thotë se një pronar qoftë edhe i huaj ulet këmbë kryq në karrigen që kemi ndërtuar për 46 vjet.
Si në 44-ën kur më emër të ligjit të socializmit e të një jete të lumtur ju grabit pasuria të zotit ashtu edhe sot ju grabit djersa e popullit që u vu për 46 vjet por këtë radhë në emër të «demokracisë». A mund të bëhej pronar i madh një që jetoi me rrogë e ndershmëri? Cila është ajo familje, ai person punëtor apo intelektual në cilindo pozicion të ndershëm ekonomik-social që direkt apo indirekt nuk është prekur nga ky zhgënjim? Ku e mori të drejtën qeveria «demokratike» që pasurinë tonë të na e shesë po ne ligjërisht? Dhe parlamenti e ka aprovuar. Pas sharjeve e rrahjeve me «shumicë demokratike» ai ka aprovuar çveshjen tonë nga pasuria, ka aprovuar shtermbërimin e saj elektoral; Atëherë pyet: ku është pasuria jonë zoti kryeministër qeveritar «demokrat» e zotrinj parlamentarë? Ajo ishte pronë e jona e akumuluar për 46 vjet sipas kontributit të secilit dhe është e shenjtë. Eshte si në të gjithë botën tabu për të cilën keni votuar edhe ju zotrinj parlamentarë. Asnjëri ligj nuk duhej votuar kundër kësaj, përndryshe ai është ligj kundër ligjit.
Para privatizimit e sidomos para vendimit 248 për ankandin. Duhej bërë vlerësimi i pasurisë dhe ndarja sipas kontributit. Pikërisht për këtë shkelje radhë kanë pakënaqësi të madhe dhe nuk mund të futen në rrjedhën e ekonomisë së tregut. Ja pse paralelizuam grabitjen e 44-ës me privatizimin «demokratik». Ku shkojnë paret e shitjes së pasurisë tonë kur ne nuk i marrim, ose për dëshirën që qeveria të jetë «demokratike»! Vetëm një shembull. E dimë se ka sot në Shqipëri persona që zotërojnë një kapital prej 400-500 milionësh. E marrim vesh nga ankandet. Ligji për kontrollin e prejardhjes pasurisë ekziston i dekretuar Ekziston edhe pronari, dihet edhe koha e pasurimit, atëherë pse 500.000 apo 1.000.000 lekë në ditë që fitoi pronari nga erdhën? As në SHBA nuk paraqitet kaq i suksesshëm biznesi. Këtu ligji hesht! Ndërsa kur privatizon pasurinë e popullit shpejton, gjallërohet! Po ai që punon arsimtar, ushtarak apo në energjitikë ka të zemë si unë që me statute e ligje kufizuese antiinflacioniste etj. nuk fitojnë në vit sa fito to ky pronar, në një ditë, a
Z. Kalazi zbulon «Agjentë» në Konfederatë
SHKODER
Sipas një informacioni të ardhur nga këshilli sindikal i konfederatës të rrethit të Shkodrës, më datën 6.7.1993 u organizua një ballafaqim me drejtuesit e organeve të pushtetit në rreth.
Nga pala e pushtetareve mori pjesë qellimkaçe, që tashmë u ka dalë boja. Ballafaqime të tilla dihet si përfundojnë. Zëvendësitë pushtetarë, nga të kuquzuar për gjendjen ku e kanë kandisur qytetin e Shkodrës, u kthyen në akuzonjës se gjoja të gjitha këto
në Konfederatë
Sipas një informacioni të ardhur nga këshilli sindikal i konfederatës të rrethit të Shkodrës, më datën 6.7.1993 u organizua një balafaqim me drejtuesit e organeve të pushtetit në rreth.
balafaqim e pushtetareve mori pjesë kryetari i këshillit të rrethit, zoti Ali Kazazi dhe zëvendësi i tij, Jozef Busheti. Nga drejtuesit e konfederatës morën pjesë Fatmir Smajli e Sandër Fepa, respektivisht në detyrat e kryetarit e të sekretarit të këshillit sindikal të rrethit.
Hallet e shqetësimet që kanë mbuluar qytetin e Shkodrës e rrethinat e saj, tashmë dihen nga të gjithë. Ky qytet i Veriut ka mëse 32 mijë punonjës në asistencë (pjesë dërrmuese ajo po u mbaron), privatizimi i NB-ve dhe ndarja e tokës sipas ligjit ka hyrë në një rrugë pa krye, rritaktivizimi i punës në ndërmarrje është pa asnjë shpresë, pa përmendur këto probleme të mëdha të bllokimit të pushtetit lokal.
Pushtetarët e rrethit të Shkodrës, të cilët dihen që janë përfaqësues të Parisë në pushtet si gjithmonë edhe në këtë takim pune u treguan ekstremist, duke i politizuar gjërat në nivel të gabit të pabesueshme. Shembullin e jep vetë kryetari i këshillit të rrethit, vetë zoti Ali Kazazi. Ai i priti sindikalistët me këmbët e para, duke i konsideruar ata «antireformatorë», «partiakë», «agjentë të sigurt». «mitë» etj., etj. Akuza bajate këto që qelëmmëqe, që tashmë u ka dalë boja.
Ballafaqime të tilla dhe siç u përfundua. Zotërinjtë pushtetarë, nga të ke[?]kuazuar kthyen me akuzonjës së joja të gjitha këto i bënë keqadashësit sindikalistë të indinjuar në konfederatë. Befasimi është më i madh kur njihemi me faktin që zoti Ali Kazazi dikur ka qenë inspektar në kryeministrinë e konfederatës shumë takime të zhvilluara, duke filluar nga presidenti Alia e deri tek ish pushtetarët e rrethit. Atëherë ç'të jetë ky qëndrim? Ca më tepër bëhet kjo pyetje kur këshilli i konfederatës ka organizuar disa debate konstruktive me zotin Berisha, zotin Meksi e drejtues të tjerë të dikastereve qendrore. Por me sa duket këta pushtetarë pavarësisht të rrethit me zotin Kazaz në krye kanë marrë përsipër t'u kundërvihen ashpër masës së gjerë të punonjësve duke nënvleftësuar çdo kërkesë të tyre. Natyrisht, është puna e Kazazit dhe e zotit Bushati se ç'ëndrim mund dhe duhet të mbajnë si pushtetarë, por është në të mirë të tyre t'i kujtojmë: Kujdes, zotërinj. Ju mund të vini përpara dy përfaqësues të ligjshëm të një organizate të ligjshme, por do ta keni të vështirë të vini përpara një Shkodër të tërë.
«Shpërthen skandali i doganave»
Ky është titulli i madh i faqes së parë të «Gazetës shqiptare» të datës 7 korrik, me nëntitull «Trafik cigare-sh prej mijëra dollarësh». Artikulli në fjalë i referohet faktit që kryetari dhe nënkryetari i policisë financiare të Tiranës janë shkarkuar nga detyra dhe disa doganierë janë dënuar nga gjyqi.
Shkak për këtë sipas saj është shpërthimi i një skandali mbi futjen kontrabandë të cigareve prej mijëra dollarësh.
Për këtë problem është shkruar edhe më parë në shtypin shqiptar. Por asgjë nuk ishte arritur të konfirmohej zyrtarisht e reja që paraqet gazeta e më sipërme, është ekzistenca e kontrabandës së cigareve e ko-[?]
«Shpërthen skandali i doganave» e ko-[?]
Në Arras erdhi gruri
SIHARIQ
Në Arras; në depot buzë Setës të këtij fshati në breg të Drinit u t[?] gruri. Makina u shkarkuan dhe gruri u sistemua sipas të gjitha rregullave të konservimit.
Fshatrat e Arrasit; Cidhënës; Mustafajt; Shtish etj., me të marru vesh lajmin e gëzuar nxituan kush e kush të shkohë më parë në depo.
Fshatarët ahkuan me trasta bosh dhe u kthyen me trasta bosh.
Çfarë kishte ndodhur?
Çmimi i ri i grurit nuk kapej. Një kilogram grurë shitej me 21.7 lekë.
Interesant; mendonin me njëri tjetrin fshatarët duke u ngulitur fshatrave të tyre malorë; shteti e merr grurin me 14 lekë kilen dhe na e shet ne me 21.7 lekë; domethënë me 77 lekë të vjetra më shumë.
Fshatarët u ngjiten maleve të larta dhe tundin kokën. Nuk e kuptojnë këtë veprim që ri matematik të shtetit demokratik! Nuk e marrin vesh se ku dhe se si do t'i fitojnë ato tre miliardë lekë që para do dilte u trumbetuan me bujë në një fshat malor (i fshatit i tyre) në malësitë e Tropojës.
A. PINI