09/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 korrik 1993

PËR QEVERINË KA VETËM NJË RRUGË: DORËHEQJA

SHQIPËRIA ËSHTË PRAKTIKISHT PA QEVERISJE EDHE NJËHERË: - Jemi i vetmi vend në botë që kemi një qeveri pa program - Sa më shpejt të largohen nga drejtimi i vendit njerëzit e paaftë e të korruptuar aq më mirë do të jetë për popullin SHQIPËRIA ËSHTË PRAKTIKISHT PA QEVERISJE EDHE NJËHERË: PËR QEVERINË KA VETËM NJË RRUGË: DORËHEQJA - Jemi i vetmi vend në botë që kemi një qeveri pa program - Sa më shpejt të largohen nga drejtimi i vendit njerëzit e paaftë e të korruptuar aq më mirë do të jetë për popullin Po bëhen muaj që është shtruar kërkesa për ndryshimin e qeverisjes së vendit. Kjo tashmë nuk është kërkesë vetëm e Partisë Socialiste por edhe e shumë forcave të tjera politike që vlerësojnë me realizëm zhvillimin e situatës së brendshme të vendit në raportet e të vendit tonë me botën. Kolapsi i gjithanshëm në të gjithë sektorët e jetës bie në sy të çdo njeriu me mendje në kokë. Mungesa e shpresës dhe e perspektivës për daljen nga gjendja po krijojnë te njerëzit psikologjinë e fatalitetit dhe të kërkimit të shpëtimit vetëm te largimi nga atdheu. Ajo që është më shqetësuese është se Partia Demokratike në pushtet, nuk është në gjendje të analizojë me realizëm situatat dhe po e fut vendin në një rrugë pa krye. Në këto kushte është e domosdoshme që forcat e vërteta demokratike dhe gjithë opinioni i shëndoshë shqiptar të ngrejnë zërin për të sensibilizuar opinionin shoqëror rreth domosdoshmërisë së ndryshimeve pozitive që duhet të [teksti i prerë]. sa vjet. Por këto ndërmarrje po lihen të falimentojnë në mënyrë artificiale, me qëllim që ato të blihen si ndërmarrje pa vlerë prej drejtuesve të sotëm pëdëls-[?]të. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që në kemi pas fabrika sapuni dhe asnjëra prej tyre nuk punon, por sapuni blihet me valutë jashtë shtetit. Ne kemi fabrika birre, por asnjëra prej tyre nuk prodhon birrë, sepse dikush është i interesuar që Shqipëria të blejë ujë nga Maqedonia. Ky nuk ka vetëm emrin korrupsion por edhe sabotim i interesave kombëtare. Ne kemi shumë fabrika dhe linja të të përpunimit të frutave dhe perimeve të paktën për tregun e brendshëm. Por tregu ynë është mbushur me mallra të huaja, shpesh herë të skaduara. Flitet për rritje të prodhimit bujqësor, por nuk merret asnjë masë për të tërhequr prej fshatarëve prodhimin për treg. Puna arrin deri aty sa fshatarët e dorëzojnë qumështin në baxho me 10 lekë kilogramin. Propaganda absurde zyrtare nuk mund të mbulojë dot gjendjen e krijuar te [teksti i prerë]. dot gjendjen e krijuar të fshatarit të sotëm. Pasojë e politikës së dështuar të qeverisë është fakti që kjo qeveri, nuk është në gjendje të vërë në eficiencë në shërbim të vendit valët prej 400-500 milionë dollarë në vit që vijnë prej djersës dhe gjakut të refugjatëve. Kjo valutë ose shkon për të gjallëruar ekonominë e vendeve të Lindjes, ose bllokohet në bankat e huaja, ose mbahet në shtëpitë e qytetarëve, që nuk dinë dhe nuk kanë mundësi ku të investojnë. Vendimi i fundit i qeverisë për privatizimin e 500 ndërmarrjeve ekonomike, shpreh në mënyrën më të qartë mungesën e përgjegjësisë së saj për interesat e vendit. Nuk besojmë se do të ketë ndonjë vend që të ketë një njohur një mënyrë të tillë privatizimi. Pasi shkatërroi pasurinë e ndërmarrjeve bujqësore, me një vendim amatoresk të saj, qeveria po ndërmerr tani një aventurë tjetër, shumë herë më të madhe që bie në kurriz të qindra mijëra shqiptarëve që do të mbeten me gisht në gojë prej grabitjes së paligjshme të pasurisë kombëtare prej shërbëtorëve të pushtetit të sotëm. Për këto veprime të paligjshme autorët e tyre, kushdo qofshin ata, do të përgjigjen para ligjit. Por ç’vlerë do të kishte kjo, pasi të shkatërrohej dhe të vidhej [Pjesë e artikullit të prerë në skajin e sipërm] ...kologjinë ngrejë zërin për të sensibilizuar opinionin shqipëtar rreth domosdoshmërisë së ndryshimeve pozitive që duhet të bëhen në qeverisjen e vendit dhe gjëjën e rrugëve të efektshme për daljen nga situata e tejrënduar. Mendimi i përgjithshëm sot është se qeveria e sotme nuk është në gjendje të përballojë asnjë nga problemet e mëdha që shtrohen para saj. Inkompetenca profesionale e bashkuar me paragjykimet politike të partisë e kanë bërë qeverinë të dalë e zbuluar para popullit. Është fakt i njohur tanimë, se ajo pas një viti e gjysmë në pushtet, ende nuk po paraqet një program të qartë e konkret të asaj se çfarë do të bëhet në Shqipëri. Këtu nuk është fjala për mungesën e korrektësisë së saj ndaj organit më të lartë, Parlamentit, sepse Parlamenti faktikisht është kthyer në një kukull pa prestigj. Mungesa e programit të qeverisë është shprehje e qëllimeve të mbrapshta të PD-së për të vepruar jashtë syrit dhe kontrollit të popullit, në shërbim të grupeve e klaneve të caktuara politike. Jemi i vetmi vend në botë ku qeveria nuk ka një program pune të miratuar nga parlamenti. Ardhja e kësaj politike në qeverisjen e vendit janë paraliza e plotë ekonomike e vendit. Shqipëria sot nuk prodhon thuajse asgjë. Rreth 40-45 përqind e ndërmarrjeve tona ekonomike me çmimet e liberalizuara të tregut mund të mbijetojnë në mënyrë për ... [Artikulli vazhdon jashtë fragmentit të dukshëm]

Homazhe në Akademinë e Shkencave

- Banorë të kryeqytetit i bëjnë nderimet e fundit profesor Aleks Budës Dje në orën 10.00 arvikoli me trupin e profesor Aleks Budës u vendos në hollin e Akademisë së Shkencave në Tiranë. Qindra banorë të kryeqytetit, miq e të afërm, bashkëluftëtarë, artistë e shkrimtarë, studiues, njerëz të shkencës e kulturës, akademikë e ish anëtarë të Akademisë së Shkencave u përkulën me nderim përpara trupit të profesor Aleks Budës. Për të bërë homazhe erdhën në Akademinë e Shkencave dhe nënkryetari i Partisë Socialiste, deputeti Servet Pëllumbi, PS Namik Dokle, anëtarët e kryesisë së PS, sekretari i KD të PS Gramoz Ruçi, Dhritëro Agolli, Mak-Lakrori, Etem Ruko si dhe deputetë të tjerë të këtij grupi të cilët i shprehën dhe ngushëllimet pjesëtarëve të familjes. Gjithashtu bën homazhe dhe presidenti i Republikës Sali Berisha, kryeministri Aleksander Meksi dhe anëtarë të tjerë të qeverisë. Bënë homazhe dhe përfaqësues të trupave diplomatike të akredituar në Tiranë. Në orën 11.15 arvikoli me trupin e tij i mbajtur nga qindra [teksti i prerë]

SHBA bllokoj-në kthimin e arit Shqipërisë

Kthimi i arit Shqipërisë ende nuk është realizuar. Të paktën ne dimë që në bankat tona nuk ka hyrë asnjë gram nga ari i bllokuar në Angli, tha drejtori i thesari në Bankën e Shqipërisë, Fahri Hoxha. Problemi është duke u ndjekur në Ministrinë e Jashtme, tha ai. Në Ministrinë e Jashtme, juristi [teksti i prerë] Qirjako Qirko, anëtar i palës shqiptare në diskutimet me të fundit të zhvilluara për këtë problem në Tiranë me specialistët e parlamentit amerikan të shtetit dhe të thesart, merr përsipër aq sa lejojnë mosmarrëveshjet sekretet shtetërore të sqarojë këtë problem. 23 arka me ar me targën AL u çuan në Londër, tha ai, që pas Luftës së Dytë Botërore, kur mbi pasuritë e grabitura nga Gjermania vunë dorë fuqitë e mëdha, Amerika, Anglia dhe Franca. Shtetet të ndryshme pretendonin për me shumë ar nga sa u gjetën në bankat gjermane, kështu që një komision i fuqive të mëdha, e reduktoi sasitë e arit të gjetur për çdo shtet. Shqipërisë, ndonëse i kishte të parapruka fizikisht të 2,4 tonët e arit të saj, iu njoh e drejta për afro 1,5 tonë ar. Kur pritej vendimi përfundimtar i komisionit trepalësh, ndodhi incidenti i Korfuzit, i cili vendosi për dyzet vjet akrejt në mes të Shqipërisë dhe Anglisë. Në prill të vitit 1992 në Romë u gjet një zgjidhje, thotë zoti Qirko. Anglisë do t’i njihej dëmshpërblimi dhe pjesa e mbetur do t’i kthehej Shqipërisë. Mirëpo, si një nga anëtarët e komisionit, duhet të merrej edhe mendimi i Amerikës. Unë isha në takim me amerikanët në Tiranë, por nuk mund t’i jap hollësira për problemet teknike që vështirësojnë firmosjen nga pala amerikane. Mund të them vetëm se çështja ka të bëjë me kthimin e pronave ishpronareve, shtetas amerikanë, u tha Qirko, u zhvilluan para miratimit të ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave ishpronareve dhe pala amerikane nuk e tha se është pretendimi e saj. Më ndimi francez nuk është marrë, tha ai. Qirko i përgjegjëstroi zërat se ari nuk i kthehet Shqipërisë pa u lejën e oborrit mbretëror. Ai e vlerësoi në afro 18 miliona dollarë vlerën e arit shqiptar në Londër, mbi të cilin nuk mund të llogariten interesat, pasi, tha Qirko, mbi këtë lloj depozite, nuk llogariten interesat. Nuk mendoj, tha zoti Qirko, që bllokimi i arit Shqipërisë, të jetë i hesh[t]ur përak... [tekst i paqartë dhe i prerë] ... heqës. BBC 6 korrik 1993

SOT NE GJYKATEN E TIRANES:

Presidenti kundër Idajet Beqirit - Në sallën e gjyqit: ora 8 e 30 minuta - Dje u paraqitën në zyrat e Partisë së Unitetit Kombëtar që qëndron pas arrest shtëpie- Idajet Beqiri, si policë e armatosur për ta çuar në sallën e gjyqit. Për datën dhe orën e gjyqit nuk kishte dijeni as i pandehuri dhe as prokurori i çështjes. Prandaj seanca u shty për në orën 8 e 30 minuta. Nuk është kush do ta mbrojë avokati, sepse sipas informacioneve të deritanishme Presidenti i Republikës ka deklaruar se nuk ka ngritur akuzë ndaj kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar. Të tjerë se thonë iniciativa e vetë Prokurorisë për të mbrojtur dinjitetin e Presidentit. Kjo e ka shtyrë edhe më shumë kuriozitetin për këtë gjyq që duket se ... [pjesa tjetër e tekstit e palexueshme/prerë] Zëdhënësi i PUKSH

Ekonomia e falimentuar shqiptare «financon» firmat e huaja

- Mijra kilogram fasule eksportohen humbje. - Mijëra kilogramë të tjera mbahen nëpër magazina ndërsa populli rri me barkun bosh e shterin kërkon ndihma. - Lekët e «humbura» i paguan shteti. - Përseri në skenë drejtorët e emëruar nga Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit. Pas një kontrolli në ndërmarrjen e Drithit Fier, përfunduan më datën 19.06.1993 rezultoi se shpërdorimet me pronën shtetërore të krijuar nga djersa e popullit lënë me mëdha. Megjithëse çmimi i blerjes së 873.500 kg fasule të grumbulluara arrin deri në 30 lekë kg, shitja për një firmë greke arrin deri në 23.14 lekë kg. Është i cud[it]shëm fakti që megjithëse nuk janë gjetur treg shitje nga ndërmarrja, ka vazhduar grumbullimi i fasules me çmime më të larta e sa tregu i shitjes më poshtë, ... [rreshta të palexueshëm] Bie në sy edhe fakti i mbajtjes stok të gjithë kësaj sasie kur ne kemi marrë ndihma nga donatorë të ndryshëm po me këtë artikull dhe e gjithë sasia e mbetur rrezikohet të dalë jashtë përdorimit. Vetëm për 127.700 kg të shitur humbja shkon në 332 mijë lekë. Guximi i drejtorëshës së ndërmarrjes, Frosina Tuzi, aktivistja e shquar e PD-së arrin deri aty sa të shesë 669 kg fasule pa çmim firmave të huaja dhe shqiptare. Nëse një ditë lekët arkëtohen sipas një çmimi të vonuar a do të paguahi drejtoresha fitimin e munguar? Këto para që hidhen në këtë kushtet afarë shembash mund të përdoren për të paguar grurin që dorëzojnë fshatarët, për këtë të fundit drejtohsha kërkon, kred të pa shteti? Pritet reagimi i Zottit Kalakula. Ai ose do të shkarkojë drejtoreshën, e kjo do ta vërë në sherr me PD Fier ose do të heshti dhe do të japë llogari për shpërdorim të detyrës për shkak mosveprim. HARILLA KECI

GENC RULI NE SALLEN E GJYQIT

Bëhet e ditur se së shpejti ministri i financave, zoti Genc Ruli do të paraqitet në sallën e gjyqit. Ai ka paditur në organet e drejtësisë korrespondentin e «Zërit të popullit» për rrethin e Sarandës, Panajot Zoto me akuzën për «shpifje», lidhur me një artikull të këtij të fundit me titull «Përse vajti Genc Ruli i shqetësuar në Janinë?», botuar në gazetën «Zëri i popullit» më datën 18 qershor të këtij viti. Në artikull thuhet se zoti Ruli është parë në Janinë për të zhbllokuar disa muna me cigare të bllokuara nga pala greke. I pyetur rreth kësaj akuze për shpifje, korrespondenti Zoto i deklaroi gazetarit tonë se ai po përgatitet për t’u mbrojtur me dinjitet në gjyq, sepse faktet për korrupsion në tregtinë e cigareve nuk mungojnë. Zoti Ruli me sa duket kërkon të fshehë kokën si struci, duke pretenduar se nuk ka qenë në Janinë. Dëshirojmë të kujtojmë se kohë më parë zoti Ruli deklaroi në Parlament se «për fatkeqësinë e tij ai nuk ka qenë ndonjëherë në Paris». Por faktet e publikuara në vonë folën ndryshe. Përveç kësaj, si ministër i financave që mbron drejtpërdrejtë politikën financiare dhe doganat, zoti Ruli nuk mund t’i shpëtojë përgjegjësisë direkte për skandalin që ka shpërthyer ditët e fundit në kontrabandën e cigareve në Shqipëri. Për këtë skandal është prononcuar publikisht edhe kryetari i kontrollit të shtetit, Blerim Çela në «gazetën shqiptare» të datës 7 korrik. Në këtë mënyrë, zoti Ruli, nga akuzues, mund të kthehet në i akuzuar në sallën e gjyqit. Kështu, shtypi shqiptar i ndodhur në vështirësi sensacionesh në ditët e nxehta të verës, do të mund kështu të mbajë të rritur tirazhin e tij. Korresp. i «Zërit të popullit»

Konfederata e Sindikatave përgënjeshtron ndarjen

Ditën e mërkurë në revistën televizive të orës 20.00 televizioni shqiptar dha një lajm mbi shkëputjen e Federatës Sindikale të Minierave, Gjeologjisë dhe Energjetikës nga Konfederata e sindikatave të Shqipërisë. Lidhur me këtë lajm korrespondenti i gazetës sonë iu drejtua zëdhënësit të Konfederatës i cili tha: Këshilli Drejtues Kombëtar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë në mbledhjen e datës 7 maj 1993 ka përjashtuar nga radhët e tij kryetarin e Federatës së Minierave, Gjeologjisë dhe Energjetikës z. Mexhit Zogu dhe kryetarin e Federatës së Ndërtimit, z. Ylli Umeri për veprimtari antisindikaliste dhe antiligjore, të cilat i kanë kryer duke abuzuar me funksionimin sindikalist që kanë mbajtur si kryetar të këtyre federatave. Këshilli Drejtues Kombëtar i Konfederatës është në procesin e përgatitjes së mbledhjeve të këshillave të këtyre federatave të cilat do të zgjidhen për Federatën e Ndërtimit më datën 9 korrik dhe për Federatën e Minierave më datën 12 korrik. Ky veprim i marrë nga kryetarët e këtyre dy federatave, nuk është veçse vazhdim i qëndrimeve të tyre mashtruese, individuale e karrieriste dhe nuk përfaqëson vullnetin e këshillave të tyre drejtuese, të cilat janë autoriteti i vetëm që vendos në emër të Federatës. Korresp. i «Zërit të Popullit»

SULMI NDAJ KRYETARIT TË NJË PARTIE ËSHTË SULM NDAJ SISTEMIT PLURALIST

Deklaratë E kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë Kanë kaluar disa ditë që kur opinioni publik shqiptar mësoi me shqetësim lajmin e vendimit të arestit shtëpiak për zotin Idajet Beqiri, kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar të Shqipërisë. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë proteston energjikisht kundër një vendimi të tillë dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm. Opinioni publik shqiptar është tashmë dëshmitar i mjaft rasteve të përndjekjeve gjyqësore të një numri gazetarësh që kanë guxuar me shkrimet e tyre t'i informojnë dhe të kritikojnë veprime të mbrapshta të pushtetarëve. Persekutimi arbitrar, për të njëjtën arsye, i një kryetari partie opozitare shënon një shkallëzim të ri në cenësurimin e shtypit e të fjalës së lirë. Ky është një precedent tepër i rrezikshëm në rrugën e revanshizmit të hakmarrjes politike në Shqipëri. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë deklaron se sulmi i paligjshëm kundër një partie apo një kryetari të një partie është sulm ndaj gjithë sistemit pluralist në tërësi, është dëshmi e avanicimit të etheve e të praktikave të ringjalljes së një sistemi politik totalitar, i cili demokracinë e pluralizmin i përdor si një fasadë mashtruese. Ne u bëjmë thirrje të gjitha forcave politike progresive t'i thonë «ndal» këtij rrëziku real! Në sajë të veprimtarisë energjike e me përgjegjësi të zotit Beqiri, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqipërisë, duke pasur si objektiv strategjik të veprimtarisë së saj realizimin e unitetit e të bashkimit kombëtar të të gjithë shqiptarëve, ka fituar e po fiton përditë mijë e aleatë, brenda e jashtë Shqipërisë. Prandaj kthimi i të drejtave të plota qytetare zotit Idajet Beqiri, do t'i shërbente rritjes së frymës së mirëkuptimit e të unitetit mes shqiptarëve, siguria e paqja e të cilëve sot janë të rrezikuara. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës, që është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si edhe Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, që ta analizojnë me gjakftohtësi e përgjegjësi vendimin absurd për masën ndëshkuese kundër personit të zotit Idajet Beqiri. Duke kërkuar me vendosmëri heqjen e menjëhershme të masës së arrestit shtëpiak e kthimin e lirisë për kryetarin e një partie progresive, Kryesia e PSSH është e sigurtë se kështu do të kontribuonin ndër të tjera edhe për krijimin e besimit të njerëzve të institucioneve shtetërore dhe organet ligjore, të toleranca e aftësisë për të ndërtuar një shtet të vërtetë ligjor, për të garantuar realizimin e të drejtave themelore të njeriut e të qytetarit, për të avancuar realizisht në Shqipëri proceset e krijimit e të konsolidimit të demokracisë së vërtetë. Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë Tiranë, më 08. 07. 1993.