16/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

16 korrik 1993

SI MUND TË VIDHEN 160 MILION LEKË NGA DJERSA E POPULLIT

Kjo mund të bëhet me ndihmën dhe bekimin e PD-së Partia Socialiste konsideron dhe do të konsiderojë të paligjshme të gjitha veprimet e tilla Kjo mund të bëhet me ndihmën dhe bekimin e PD-së Partia Socialiste konsideron dhe do të konsiderojë të paligjshme të gjitha veprimet e tilla - Nëntë persona bëhen në mënyrë të pamëtuar pronarë të ndërmarrjes së tullave në Kuçovë - - 185 punonjës të tjerë të ndërmarrjes mbetën me gisht në gojë - - Ndërmarrja me vlerë prej 160 milionë lekë (të vjetra) «blihet» duke marrë kredi prej 114 milionë lekësh (të vjetra) nga Banka e Kursimeve - - Falsifikohen dokumente të privatizimit të ndërmarrjes - - Në këto veprime të paligjshme është dora dhe mbështetja e Agjencisë Kombëtare të privatizimit, Ministrisë së Ndërtimit dhe të organizmave të tjera shtetërore - - «Pronarët» e rinj, ende pa u bërë mirë pronarë, flakin në rrugë punëtorët e ndërmarrjes - - Organet e pushtetit lokal në Kuçovë denoncojnë këtë veprim - - Në listën e «pronarëve» të ndërmarrjes është edhe kryetari i PD-së në Kuçovë, Namik Dardha - Kjo që po tregojmë ka ndodhur në rrethin e Kuçovës gjatë këtyre muajve të fundit. Por ajo mund të ketë ndodhur edhe në ndërmarrje të rretheve të tjera, sepse qëndrimi i pushtetit të sotëm nuk bën gjë tjetër veçse mbështet dhe ushqen Korrupsionin. Rasti i mësipërm konstaton ende pa filluar ... ne e shikojmë me vend ta bëjmë të plotë autopsinë e këtij krimi ndaj pasurisë së popullit. Në këtë mënyrë, njerëzit do të binden edhe një herë për atë se ku po i çon qeverisja e sotme me qëndrimet dhe veprimet e saj. Në këtë mënyrë edhe organet e prokurorisë, (në se tek ne ka mbetur ende diçka nga ky emër) nuk do ... ... edhe kryetari i këshillit sindikal, Veli Kokoshi, edhe sekretari i këtij këshilli Bejkush Skëndo. Së pesti, pse blerja e ndërmarrjes nuk bëhet nga gjithë punonjësit, siç është, pse nuk parashikohet mënyra e blerjes së ndërmarrjes sipas ligjit? Në përpjekjet tona për t’u dhënë përgjigje këtyre pyetjeve ... ta kenë të vështirë në punën e tyre. Gjithçka filloi me një vendim të këshillit drejtuese së fabrikës së tullave që mban datën 20 shkurt të këtij viti. Në këtë vendim të këshillit, i cili nuk i referohet asnjë ligji apo vendimi të qeverisë thuhet: «Këshilli drejtues i ndërmarrjes së prodhimit të tullave Kuçovë i mbledhur sot më 20.2.1993 pasi shqyrtoi kërkesën e punonjësve të paraqitur për blerjen e fabrikës (të pesësekurtuar politikë) vendosi si më poshtë; Fabrika të privatizohet me grup punonjësish të cilët janë punëtorë neto aktualisht (të persekutuar politikë pa pjesëmarrjen e asnjë personi të jashtëm kushdo qoftë). Personat që do të blejnë fabrikën e tullave janë: 1. Ndriçim Skrapari 2. Veli Kokoshi 3. Bekujsh Shkëndo 4. Kliton Shëneprremte 5. Aurel Koroveshi 6. Përparim Leskaj 7. Syrja Lezo 8. Gafur Salilu 9. Namik Dardha Ky vendim është firmosur nga drejtori Aurel Koroveshi. Disa pikëpyetje lindin prej këtij vendimi. Së pari, në cilin ligj apo vendim të qeverisë mbështetet ai? Së dyti, ç'është kjo «kërkesë e punonjësve» për blerjen e ndërmarrjes? Së treti, përse në listë janë përfshirë kryetari i PD-së së Kuçovës që nuk është punonjës i ndërmarrjes dhe as i persekutuar politik? Së katërti, përse në listë janë përfshirë edhe drejto- ndodhur edhe në ndërmarrje të rretheve të tjera, sepse qendrimi dhe ushqen Korrupsionin. Rasti i mësipërm konstatohet ende pa filluar privatizimi i pesëqind ndërmarrjeve me vendimin e njohur të Qeverisë. Ai dëshmon se ç'masakër mund të bëhet me djersën e popullit të derdhur gjatë dhjetra viteve; prej të ashtuquajturve demokratë të veshur me pushtet të paligjshëm. Si i tillë ai duhet trajtuar me imtësi për të nxjerrë mësime për të ardhmen. Nëntë persona në Kuçovë në një ditë të bukur qershori u gdhinë pa e merituar pronarë të fabrikës së tullave të atij rrethi. Në këtë listë bëjnë pjesë kryetari i Partisë Demokratike të rrethit të Kuçovës, Namik Dardha që nuk ka punuar asnjë ditë në atë fabrikë; drejtori i ndërmarrjes Aurel Koroveshi; i ardhur në atë karrierë një vit më parë në «sajë të reformës demokratike»; i ashtuquajturi kryetar i sindikatës së pavarur të tullave, Veli Kokoshi dhe sekretari i sindikatës së pavarur Bekush Shkëndo. Në këtë mënyrë, 185 punonjësit e tjerë të ndërmarrjes, një pjesë e të cilëve kanë punuar aty prej tri dhjetëvjeçarësh, mbetën me gisht në gojë. Ata përbëjnë rreth 95 për qind të punonjësve të ndërmarrjes. Blerja e ndërmarrjes bëhet duke marrë kredi nga Banka e Kursimeve. Punëtorët protestojnë kundër këtyre veprimeve absurde; për tashmë të ashtuquajturit pronarë i pushon ata nga puna. Ky është thelbi i gjithë asaj që do të tregojmë. Ato çka vijnë më poshtë, janë vetëm fakte, dokumente, kërkesa, peticione, ultimatum, protesta, autorizime të falsifikuara, data, e vërteta e të tjerë. Kush nuk ka marrë, shifra, e lexoje. Por durim mund të mos i lexojë. [pjesë të prera/paqartë] çon qeverisja e sotme me qëndrimin ky emër) nuk do ta kenë të vështirë në punën e tyre. Ne përpiqemi që të japim përgjigje këtyre pyetjeve në Kuçovë mësoam si më poshtë. Këshilli drejtues i ndërmarrjes ka marrë vendimin e mësipërm duke u mbështetur në një vendim, të ashtuquajturit Këshill i sindikatës së pavarur të fabrikës, sipas të cilit kërkohet që fabrika ta blejë një grup punonjësish (sipas listës së mësipërme). Themi «i ashtuquajturi» këshill sindikal; sepse sipas deklaratave me shkrim të tre anëtarëve të këshillit sindikal; zotërinjve Shaban Hima; Bexhet Ziu dhe Bujar Sollaku, Veli Kokoshi që ka firmosur në emër të këshillit sindikal nuk ka qenë ndonjëherë në këshillin sindikal të ndërmarrjes. Ai është i vetëzgjedhur, ose e ka zgjedhur drejtori, thonë sindikalistët e fabrikës. Duket se kemi të bëjmë me një «krushqi» midis drejtorit dhe të vetëzgjedhurit drejtorues të këshillit të sindikatës, natyrisht me «bekimin» e Namik Dardhës për të marrë për vete fabrikën e tullave. Lidhur me të persekutuarit politikë, vetë drejtuesit e fabrikës dhe të sindikatës që morën vendimet e mësipërme, pranuan se nga nëntë personat e listës, vetëm katër janë të persekutuar politikë. Se për përfshirjen në listën e pronarëve edhe të kryetarit të PD-së së Kuçovës Namik Dardha, kjo nuk ka shumë vështirësi për t'u kuptuar. Si kryetar Partie ai nuk mund të mbetet pa gjë në këtë proces të shitjes së përgjithshme të pasurisë së popullit. Pyetjes sonë se pse u futët Namik Dardhën në listë Aurel Koroveshi, dhe Veli Kokoshi thanë se «na duhet Namiku se në këtë proces të shitjes së tullave Veli Kokoshi thanë se «na duhet Namiku se [vijon në faqen 2] dikal, Veli Kokoshi, edhe sekretari i këtij këshilli Bekjush Shkëndari. Se pesti, pse blerja e ndërmarrjes nuk bëhet nga asnjë punonjës, si gjashtë, Në përpjekjet tona për të dhënë përgjigje këtyre pyetjeve në Kuçovë mësuam

NJË PYETJE PËR JU ZOTI BERISHA:

BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË NJË PYETJE PËR JU ZOTI BERISHA: KUR DO TË DALIN NË GJYQ KRIMINELËT QË PËRDHUNUAN SIMBOLET E LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONALÇLIRIMTARE? ... - Le të ndjekim shembullin e Gjermanisë Siç njoftuan agjensitë Rojter dhe ATSH, më datë 13 korrik dolën në gjyq dy shtetas gjermanë, të akuzuar për shkatërrimin e memorialit të Holokaustit në ish kampin nazist të përqendrimit. Djathtistët, Ingo Kehn 19 vjeç dhe Thomas Haberdand 22 vjeç gjithnjë sipas Rojterit dhe ATSH-së, u akuzuan për zjarrvënie dhe shkelje të ligjit për zjarmin në shtatorin që kaloi, flakët e të cilit shkatërruan ish-barakat, që shërbenin për të mbajtur të burgosurit çifutë në kampin e Sashenhausenit në shtetin lindor gjerman të Branderburgut. Duke marrë shkas nga ky rast që nuk është i pari në Gjermani dhe në Evropë, marr guximin t’ju pyes zoti Berisha: - Kur do të dalin në gjyq kriminelët që gjatë periudhës së tranzicionit përdhunuan simbolet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare? - Kur do t’i jepen drejtësisë ç’varrosësit, kanibalë, prishësit e lapidarëve, të pllakave përkujtimore, të varrezave të dëshmorëve? - Kur do të vihen në bangon e të akuzuarit rrëvrasësit e Qemal Stafës, Vasil Shantos, Margarit[a] Tutulanit, Abaz Shehut, Misto Mames, Bardhok Bibës, Ndrecë Ndue Gjo[k]ës, Katër Heroinave të Mirditës dhe gjithë të tjerëve? - Kur do të përgjigjen para popullit dhe drejtësisë priftërinjtë e kriminelëve të tipit Ndue Gjo-markaj me shokë? Përgjigjuni zoti Berisha sepse jeni numëri një i shtetit të sotëm shqiptar, i atij shteti që pretendon të jetë demokratik në një kohë që pasi keni rirrvarë Luftën, vënë në piedestalin e nderit kriminelët fashistë. Heronjtë dhe dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare janë më shumë se martirë, se shprehjeni ju. Ata janë nderi dhe krenaria e kombit. Ndërsa ata që ngrihen kundër tyre nuk janë asgjë tjetër por kriminelë, fati i të cilëve është përcaktuar një herë e përgjithmonë nga vetë historia. Nuk dua t’ju paragjykoj, por nëse nuk dëshironi, të merrni në mbrojtje ralinë Luftën Nacionalçlirimtare dhe gjithë heronjtë, dëshmorët, komandantët, komis[r]ët, komunistët, nacionalistët e ndershëm e patriotë, të vërtetë, gjë të cilën deri tani për fatin tuaj të keq nuk e keni bërë, më mirë mos u përgjigjni se mund të gaboni. Në të kundërt veproni realisht në bazë të kompetencave dhe zotësive që keni, për të treguar se jeni vërtet demokratë dhe jo demagog, për të treguar se vërtetë dëshironi ta udhëhiqni vendin në rrugën e mbarë drejt Evropës së qytetëruar dhe antifashiste. LUAN M. RAMA.

Goditet për vdekje një plak

Ditën e mërkurë rreth orës 18.20, në një largësi 200 metra nga kryqëzimi «21 Dhjetori» një makinë «Benz» ngjyrë gri, e cila e joshu disi nga rruga e lirë si dhe nga avujt e alkoolit me një shpejtësi «sketë» e ... «skëterrë» (siç shprehen rëndom shoferët) godet një burrë rreth të 60-vjetëve. Pasoja e kësaj goditjeje e dëmtimi i rëndë në kokë nga e cila kullonte gjak si dhe dhëmbë të thyer. Plaku që mbeti shtrirë në tokë për tre katër minuta nuk jepte shenja jete. Shoferi që shkaktoi aksidentin u largua nga vendi i ngjarjes për në drejtim të paditur. Plaku u dërgua për në spital me një makinë të rastit që ndaloi aty. Vdiq apo jeton? A u kap shoferi me makinën e tij? Korresp i «Zërit të popullit»

Vëmendje e institucioneve evropiane ndaj veprimeve antiligjore në Shqipëri

Siç është bërë e njohur nëpërmjet gazetës «Zëri i Popullit», Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë publikoi një Deklaratë lidhur me ngjarjen e 18 qershorit 1993 për takimin e planifikuar të kryetarit të PS të Shqipërisë, Fatos Nano, dhe të disa deputetëve të Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës. Kjo deklaratë u dërgua edhe disa organizmave kryesore evropiane dhe personaliteteve të shquara të saj. Interesimi për t’u njohur hollësisht me ngjarjen nga mjaft personalitete evropiane, politikanë, gazetarë, publicistë etj. ka qenë i veçantë. Atyre u është dërguar edhe vëllimi «Zëri i Popullit» me intervista telefonike për shtypin dhe janë takuar me shumë gazetarë të huaj në Shqipëri. Në kuadrin e këtij interesimi të ligjshëm për këtë veprim antidemokratik dhe antiligjor të pushtetarëve në Shqipëri, më poshtë po botojmë përgjigjen e zotit Miguel Angel Martinez, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Këshilli i Evropës Asambleja Parlamentare Presidenti Strasburg, 1 korrik 1993 Partisë Socialiste të Shqipërisë Komitetit Drejtues Tiranë Të dashur miq, Ju falënderoj për Deklaratën lidhur me ngjarjet e 18 qershorit 1993. U kam dërguar kopje të De- ... kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano dhe drejtuesve të tjerë të Partisë u janë kërkuar Deklaratës kryetarëve të Komiteteve të Asambleve zonë që trajtojnë kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Juaji sinqerisht, Miguel Angel Martinez

Sfidat e kohës kërkojnë organizim efektiv të Partisë

(Aktiv i PS të Elbasanit) - Merr pjesë nënkryetari i Partisë Socialiste Servet Pëllumbi - Ndërsa vendi përjeton krizën e thellë ekonomike dhe atë të besimit, por edhe një krizë të pashpallur, parlamentare e politike, si forcë politike serioze PS e ndjen veten të obliguar pranë elektoratit të saj që të shpallojë e sqarojë përherë e më mirë alternativën e saj. Gjendje në të cilën ndodhet shoqëria jonë sot, nuk duhet parë kurrsesi me vështrim pesimist. Shqipëria ka resurse të mjaftueshme, ka potencial të fuqishëm intelektual e njerëz punëtorë, për t'u rimëkëmbur e për t'u futur në rrugën e zhvillimit, përkatësisht për të ndryshuar gjendjen e ekonomisë, dhe për të rritur nivelin e jetesës së popullit. Deshmitet e djeshme dhe të sotme detyrojnë çdo politikan apo shtetar për t'i ndërprerë eksperimente të dështuara dhe për t'u vënë përfundimisht në rrugën më optimale të zhvillimit. Kush vepron në të kundërtën e kësaj logjike do të mbjellë veç destabilizim dhe rrënim të mëtejshëm. Ndryshimet e shpejta dhe heqja dorë nga drejtimi diletant i jetës ekonomike e shoqërore, ndryshimi i mënyrës së qeverisjes së vendit nuk është vetëm një dëshirë, por nevojë e ngutshme, u theksua në aktivin e organizuar prej komitetit drejtues të PS të rrethit të Elbasanit. Veprimtarët e partisë në rreth dhe të zgjedhurit e saj, duke marrë fjalën në aktiv vunë theksin në lidhjen e veçantë ekonomike të banorëve të qytetit, në papunësinë që është ndoshta më e madhe po të bëhet krahasimi me rrethet e tjera, në mungesën e investimeve prodhuese e të nevojës së parë aq sa nuk është bërë e mundur të financohet edhe fabrika e miellit dhe shpesh qyteti detyrohet të përjetojë mungesë të bukës, mungesa e ujitjes së mjaftueshme, mekanikës bujqësore dhe të tjera probleme të kësaj natyre në fshat etj. Ndërsa është ndërprerë prodhimi në të shumtat e ndërmarrjeve të rrethit, dhe punëtorët ndodhen në asistencë, ka dhe një problem tjetër, posaçërisht për kombinatin metalurgjik. Unakin e këtij kombinati, që tashmë e kanë ndalur punën, rrezikohen të shkatërrohen e të korrozohen, ndoshta edhe dalin jashtë funksionit përfundimisht. Pra rrezikohet kështu një pasuri e madhe. E vetmja pasuri e rreth 12 mijë punëtorëve të këtij kombinati. Nga anëtar tjetër dhjetra inxhinierë dhe ekonomistë të këtij kompleksi ndodhen pa përkrahje, pse jo, dhe të diskriminuar. Disa prej tyre në asistencë, të tjerë në kurbet ose punojnë si punëtorë krahu. Nëse Elbasani pati shansin të ketë një numër kaq të madh intelektualësh, ky potencial është braktisur, është harruar. Po, ky qytet me kaq probleme, a mund të përparojë pa mendimin dhe përfshirjen e veprimtarisë prodhuese e shkencore të këtyre intelektualëve? Pikërisht rreth rrugëdaljeve e zgjidhjeve të këtyre problemeve aktivi u nda gjerësisht. Partia nuk janë stoli, hekuan folësit. Ato janë krijuar për të konkuruar me alternativa zhvillimi. Në këtë kuadër PS-ja, duhet të përmbajë fort alternativa së vet e ta bëjë atë më të, kuptueshme për një masë sa më të gjërë njerëzish. Për të realizuar këtë, për të përballuar sfidat ekonomike, por edhe të tjera, që mbart me vete momenti i tanishëm, kërkohet organizim me [Vijon në faqen 3]

Grupi parlamentar socialist vazhdon punën përgatitore për Kushtetutën

Dje në mbrëmje, të martën, deputetët socialistë vazhduan punën përgatitore për Kushtetutën. Në bazë të 7 grupeve të punës ... [teksti pjesërisht i palexueshëm në fund dhe i prerë] Deputetët socialistë u mblodhën ... dhe diskutuan problemet që kanë të bëjnë me Kushtetutën, deputetët ... konsultuar me shumicën e kushtetutave në Europë e vendeve të tjera demokratike të botës. Mbi bazën e kësaj njohje të gjerë të problemeve u ... nga deputetë ... Dje, Servet Pëllumbi, Kastrjot Islami, Ylli Bufi, Shkëlqim Cani, Leontiev Çuçi, Shevat Lloshi, etj. ... ... në ditën e hënë në ora 10 grupi parlamentar socialist të fillojë diskutimin për sugjerimet, konkluzionet dhe përfundimet e bëra nga grupet e punës. Duke punuar me seriozitet dhe përgjegjësi grupi parlamentar socialist që nga dita kur u largua nga parlamenti ka bërë një punë të mirë në përgatitjen përfundimtare të Kushtetutës. Zëdhënësi i Grupit Parlamentar Socialist 15.7.1993

NJOFTIM

Në datën 17 korrik 1993, ditën e shtunë ora 10.00 në Sheshin «Skënderbej» sheshi «Dinamo» të kryeqytetit, Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar, organizon një miting paqësor për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të dënimit të zotit Idajet Beqiri. Ftohen të marrin pjesë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e kësaj Partie. KOMISIONI ORGANIZUES

[Tekst i prerë nga faqja ngjitur, pjesërisht i palexueshëm]