18/07/1993
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 korrik 1993

PËRPJEKJE PËR TË FSHEHUR SKANDALIN

Në gjurmë të skandalit të ARKIVIT - Luan Malltezi merr në telefon nga Koblenci i Gjermanisë. - Butka i PD-së kërkon të bindet për saktësinë e asaj që është deklaruar nga ATSH-ja. - Drejtori i Arkivit mbush thesin me materiale dhe ikën jashtë shtetit. Po drejtori i Bankës a mund të mbushë thesin me flori? Aksioni i shpejtë i policisë. Azem Hajdari dhe drejtori i policisë Agim Shehu. Në Rinas bllokohen 2500 faqe materiale arkivore. Luan Malltezi dhe Nevil[a?] Nika si kastori që këput bishtin për të shpëtuar kokën, largohen jashtë shtetit duke lënë çantat me dokumenta. Problemi ngrihet në parlament. Me të u morën mjetet e propagandës në vend dhe jashtë. Organet shtetërore të prokurorisë e hetuesisë heshtin! Çdo gjë deri tani mbetet e errët. Për të sqaruar sadopak problemin i shkuam drejtorit të drejtorisë së kontrollit dhe drejtimit në arkivin qendror zotit Vehbi Agolli i cili është cituar nga ATSH-ja. Zoti Agolli na tha se ai nuk dinte gjë fare për dokumentat që do të nxirreshin jashtë arkivit dhe se çfarë u ki[t?]e ndodhur me to në Rinas Luan Malltezi dhe Ne[v]ila Nikës. Për këtë gjë tha ai, dëgjova kur erdhën gazetarët për të më pyetur. Gjithashtu Agolli na tha se para dy ditësh kishte folur në telefon me drejtorin e Arkivave, Luan Malltezi që është në Koblencë të Gjermanisë, dhe e kishte pyetur se si ishte puna. Malltezi i kishte thënë se kishte marrë me vete disa materiale të fotokopjuara për t'i çuar në Francë, por ato u ishin ndaluar në Rinas. Kur Agolli e kishte pyetur se si i kishte nxjerrë këto materiale nga Arkivi, me ose pa dokument. rë, apo ka punuar nën presion?! E çuditshme, po në kohën që po bisedonim për këtë punë me Agollin afrohet deputeti i PD-së Uran Butka. Ai i bëri shenjë Agollit t'i afrohej pak dhe dy metra më tej e pyeti: A janë të sakta ato që i ke thënë ATSH-së? Mos vallë edhe Butka shikon kontradiktë në këto thënie e kundërthënie? Agolli në bisedë na deklaroi se për daljen e materialeve nga arkivi, sipas rregullores, duhej të mbahej një dokumentacion i caktuar. Faktikisht nga materialet që kanë dalë jashtë arkivit nuk është regjistruar asgjë. Veç kësaj sipas tij nuk ka asnjë kërkesë nga ndonjë arkiv i Francës për t'iu dërguar ndonjë material i caktuar. Pra, materialet nxirren pa regjistruar e pa destinacion. Ashtu siç mund të shkonin në Francë ato mund të shkonin edhe në Itali, në Afrikën e Jugut e kudo që të dëshironte Luan Malltezi, e Nevila Nika. Disa punonjës të Arkivit i thanë më pas Agollit se marrja e fotokopjimi i dokumentave u bë me shpejtësi të madhe sepse Nevila e Luani shpejtonin e nuk donin t'ju digjej asnjë ditë nga koha që kishin për të qëndruar në Francë. Ata që i fotokopjuan dokumentat siç mësova më pas, na tha ai, nuk e dinë se çfarë përmbajtje kishin materialet, sepse ata bënë vetëm punën mekanike. Në mbledhjen për krijimin e shoqatës së historia- historianëve të Shqipërisë, siç mësuam nga biseda me një historian, Luan Maltezi është ngritur e ka kërkuar me forcë që historianët të mbështesin presidentin e qeverinë. Dhe ja si e mbështet presidentin dhe qeverinë Luani. Ai bashkë me Nevila Nikën shkel në mënyrë skandaloze ligjin e shtetit duke nxjerrë nga arkivi kush e di çfarë materialesh për t’i çuar atje ku e dinë vetëm ata. Gjitthashtu telefon me drejtorin e Arkivave, Luan Maltezi që është në Koblenec Maltezi pa dokument. Maltezi i kishte thënë se «këtë problem do ta përballonte vetë». Pra, Agolli e merr vesh që Maltezi e Nika kishin marrë dokumenta të fotokopjuara për t’i çuar në Francë nga telefonata e Luan Maltezi[t]. Por këtu ndodh çudia. Ky Agolli që «nuk dinte gjë» i deklaroi ATSH-së, se ato ishin materiale të fotokopjuara dhe se do të dërgoheshin në Francë?! E ka bërë Agolli këtë deklaratë apo e ka bërë ATSH-ja? Mos vallë Agolli ka qenë në dijeni të problemit që më parë?

KRYEKONTROLLORËT E SHTETIT NË KRYE TË KORRUPSIONIT

- Ndërmarrja e prodhimeve beton-arme për minierat në Tiranë shitet me ndërmjetësinë e Kryetarit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit, Bl­erim Çelës. - - Lidhje të drejtpërdrejta me firmën «Prespa». - - Qëndrimet qeveritare tmerrrojnë firmën e huaj «Nur». - - 7 milionë lekë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve. - - Agjencia kombëtare e privatizimit, me në krye z. Përparim Dervishi zbaton me përpikmëri urdhërat nga lart. - - Dragush Prespa kërcënon punëtorët: «Po nuk erdhët në punë ditën e hënë unë i vë kyçin ndërmarrjes dhe u flak në rrugë». - Faktet janë shumë kokëfortë. Ata fusin në «thesin» e të korruptuarve (s'dimë për të satën herë) edhe kryekontrollorin për të korruptuar, zotin Blerim Çela. Një ndër ta është e dhe ai që do të paraqesim më poshtë, të që lidhet me privatizimin e ndërmarrjes së prodhimit të beton-armeve për minierat në Tiranë. Historia është kjo: Nisur nga dëshira e mirë për të vënë në rrugën e mbarë prodhimin e zgjidhjen e hall- ve të punëtorëve kështu drejtues bashkë me sindikatën e pavarur vendosën të lidhen me firma të huaja të fuqishme me idenë e bashkëpronësisë. Rasti e solli që nga fundi i vitit të ka- (Vijon në faqen 3)

Transparenca parlamentare tipar dallues i demokracisë

Cikël shkrimesh nga seminari «Mbi procedurat parlamentare» Cikël shkrimesh nga seminari «Mbi procedurat parlamentare» Transparenca parlamentare tipar dallues i demokracisë Në botën demokratike: — Çdo gjë që thuhet në parlament bëhet e njohur për opinionin publik — — Deputetët dhe opozita kanë mundësi të komunikojnë përmes RTV-së me popullin sa herë e shikojnë të arsyeshme — Qytetarëve u krijohen të gjitha mundësitë që të gjykojnë realisht punën e parlamentit — Në Shqipëri: — Veprimtaria parlamentare mbahet sekret për opinionin publik «për të mirën e tij» - theksojnë deputetët e PD-së. — «Ju duhet të mësoni nga përvoja e vendeve demokratike, përndryshe ju duhet të paguani çmimet e gabimeve tuaja» - deklaron zoti Worms, bashkëkryetar i Komitetit Drejtues të Projektit të Praktikave Parlamentare Lindje - Perëndim. Siç është bërë e njohur nga data 5-7 korrik u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, seminari «Mbi procedurat parlamentare». Kjo veprimtari financohej nga BERZH dhe organizohej nga Komiteti Drejtues i Projektit të Praktikës Parlamentare Lindje-Perëndim. Qëllimi i seminarit ishte që deputetët e parlamentit shqiptar, përmes shkëmbimit të përvojës me specialistë e deputetë të ardhur nga SHBA, Gjermania, Franca; Hollanda; Anglia, Finlanda, Rusia e Hungaria të përvetësonin elementë të kulturës demokratike parlamentare. Një nga problemet që u diskutua me shqetësim ishte dhe raporti parlament-massmedia. Në fillim dy deputetët të caktuar nga zoti Arbnori; zotërinjtë Butka (Vijon në faqen 3)

Pse nuk mbajte fjalën z. President?

Pas një viti të një krimi Para pak ditësh në Krujë u përkujtua me dhimbje të rëndë përvjetori i parë i dhimbshëm i dy jetëve të prera në fillim të lulëzimit. Një vajzë dhe një djalë 16 vjeçarë njomën me gjakun e pafajshëm rrugët e qytetit të tyre. Plumbat e kriminelëve shpuan zemrën e njomë të vajzës që ishte nisur të blinte bukë, kur ende të ruante vëllain e vogël nën breshërinë e plumbave, zemrën e djaloshit të papritur që i la në mes lojrat me shokët, të cilët e kujtojnë edhe sot me dhimbje. Dy familje hapën dyert për të pritur të afërmit, që t’u lehtësonin peshën e dhimbjes së papangushëlluar. Humbja e bijve të pafajshëm, humbja e shokut dhe shoqes së moshës së lulëzimit, humbja e nipit dhe e mbesës, të afërmve humba e dy të rinjve plot ëndrra për nesër, ëndrra që mbetën përgjithmonë ëndrra të prera në mes, rëndon më shumë nga padrejtësia. Dy jetët u mbuluan me dhe, dy thika u ngulën në dy familje, kurse kriminelët ende të lirë. Kur dy jetë të pafajshme ranë pre e krimit, ishte kohë fushate elektorale. Prandaj presidenti i nderuar Berisha shkoi shpejt në ato familje. U premtoi dhe prindërit e shkretë u ngushëlluan. Me besimin e madh të njerëzve të thjeshtë, thanë: «Na e lehtësoi dhimbjen. Do të na e marrë shteti hakun e të pafajshmëve». Por fushata elektorale mbaroi. Shteti i forcuar karikaturë dhe i ngrohu xhepat e vet. Drejtësia i liroi ata që kishin ndaluar. Askush s’u kujtua më për njërën e vajzë të papritur ende që krimi i bëri viktima. Sot pas një viti, në ato dy familje ndjehet zëri i tyre: Pse nuk e mbajtët fjalën zoti President? Deri kur do i lini të lirë kriminelët që të presin në mes jetën e njerëzve? Dy jetë të pafajshme të prera në mes nga duart kriminale kërkojnë drejtësi.

Zoti Selami merr poza qeveritari

Vëzhgim Zoti Selami merr poza qeveritari Nuk është e para herë që zoti Eduard Selami na ka quajtur me deklaratat e tij, të cilat kanë sjellë dhe pështjellim në opinionin shoqëror, deri dhe revoltë për papërgjegjësinë me të cilën ka folur. Duke qenë aktualisht në krizë partia e tij; ai si brenda ashtu dhe jashtë po përpiqet të jetë sa më aktiv. Para pak ditësh ai bëri një vizitë rrufe në Itali; ku shkoi; si tha: me cilësinë e kryetarit të komisionit të jashtëm të Kuvendit Popullor i ftuar nga homologu i tij. Çudin[e] e parë nga goja e z. Selami e dëgjuam përmes TV sapo zbriti në Rinas; ku ai vuri në dukje se i kishte dhënë «orientim-partisë demokratiane italiane si të dalë nga kriza. Natyrisht; fjalën «orientim» ai nuk e përmendi; por toni i intervistës e nxënra si foli ai këtë përshtypje të linte. Kurse në një intervistë që është botuar në faqen e parë të numrit të fundit të RD-së; ai thotë tekstualisht lidhur me vizitën e fundit në Itali se «Kjo ishte një vizitë miqësore në nivelin partiak; parlamentar dhe qeveritar». E dimë dhe që z. Selami është kryetar i PD. ashtu siç e dimë që është dhe kryetar i komisionit të Kuvendit; por nuk dimë që ai të ketë asnjë funksion qeveritar. Atëherë me ç’të drejtë e l atribuon vetes një detyrë të tillë? Që diplomacia shqiptare është në një krizë të thellë, për këtë tanimë nuk ka asnjë dyshim. Por vështirë të besohet se shpresat për ringjalljen e saj mund të jenë vizitat rrufë të z. Selami qoftë edhe në vende miq si Italia. A mos lidhet kjo deklaratë e fundit e tij me thashethemet që qarkullojnë në Tiranë se ai po përgatitet të marrë në plot post ministror? Nuk besojmë. Me shumë se një ambicie e Selamit; këtë duam ta quajmë një lajthitje të tij. Për këtë mjafton të kujtojmë se ai është përfshirë në shkollën e realitetit politik; kur një funksionar partiak fliste edhe atributet që nuk i takonin.

U përkujtua 50 vjetori i luftës së Pojskës

Veteranë, pensionistë; familje dëshmorësh, qytetarë nga Pogradeci, e banorë të komunës Hudënisht përkujtuan me respekt të thellë 50 vjetorin e epope­së të lavdishme të luftës së Pojskës. Veteranë, pensionistë; familje dëshmorësh, qytetarë nga Pogradeci, e banorë të komunës Hudënisht përkujtuan me respekt të thellë 50 vjetorin e epopesë të lavdishme të luftës së Pojskës. Në këtë tubim festiv morën pjesë deputeti Jemin Gjana; kryetari i këshillit të rrethit Zyko Zeqallari; kryetari i bashkisë së qytetit të Pogradecit Zhan Treska; kryetari i komitetit të veteranëve Llazi Shkurti si dhe drejtuesit e Partisë Socialiste, asaj demokratike, social demokra-te; republikane dhe legalitetit. Mbledhjen në fushën e Pojskës e çeli me një fjalim të shkurtër kryetari i komunës së Hudënishtit, Arefi Hallili; i cili nënvizoi heroizmin e partizanëve të batalionit të Mokrës. Dumarës dhe Bërzeshtës kundër okupatorëve italo-fashistë e bashkëpunëtorëve të tyre. Në këtë luftë të përgjakshme ranë në fushën e nderit komandanti i batalionit të Mokrës Heroi i Popullit Reshit Çollaku dhe 9 trima partizanë. Mbi këtë epope të luftës Nacionalçlirimtare solli kujtimet e tij veterani Aleks Gush[o]. Po kështu veterani Vangjel Gobani recitoi balladën e poetit të shquar pogradecar Lasgush Poradeci. Në shenjë nderimi e respekti për të 10 dëshmorët u vendosën kurora me lule të freskëta pranë lapidarit nga këshilli i rrethit; bashkia; komiteti veteranëve dhe partitë politike.

Kërkohet lirimi i Idajet Beqirit

Miting paqësor i PUK në Tiranë Dje paradite në orën 10.00 në sheshin pranë stacionit «Dinamo», të kryeqytetit rreth 5000 vetë, anëtarë dhe simpatizantë të PUK morën pjesë në një miting paqësor proteste të organizuar nga dega e kësaj partie për Tiranën. Protestuesit mbanin në duar parulla të tilla si «Liri-Demokraci», «Të lirohet Idajet Beqiri», «Të gjitha asistentë», «Drejtëheqje e qeverisë etj». Mitingun paqësor e çeli një nga aktivistët e PUK në Tiranë, i cili në fjalën e tij ndër të tjera tha se prej më shumë se një viti Idajet Beqiri dënohet pa qenë i dënuar për të protestuar kundër dënimit të padrejtë të kryetarit të PUK, Idajet Beqiri. Më pas fjalën e morën kryetari i PUK, Vjon Andrea, përfaqësues të kësaj partie nga rrethet etj. Në fjalën e tyre ata kritikuan qeverinë, presidentin, dhe organet e drejtësisë si dhe bënë kritika për paaftësinë e pushtetarëve të sotëm për të nxjerrë vendin nga gjendja në të cilën ndodhet dhe theksuan bindjen se në Shqipëri po kërcënohet liria e fjalës dhe e shprehjes së mendimit të ndryshëm represion. Në mitingun paqësor u lexua edhe përshëndetja e kryetarit të PUK Idajet Beqiri, drejtuar nëpërmjet një mitingu. Vetë zoti Beqiri nuk ishte i pranishëm në miting me ai është i ndaluar me masën e arrestit shtëpiak. Në emër të Partisë Socialiste të rrethit të Tiranës mitingun e përshëndeti kryetari i Komitetit Drejtues të PS të këtij rrethi, deputeti Mehmet Loci. Ndër të tjera në fjalën e tij u bëri thirrje organeve të drejtësisë dhe presidentit të Republikës që të gjykojnë me urtësi dhe maturi, duke i dhënë z. Idajet Beqirit pafajsinë. Mitingu ishte entuziazt dhe gjatë gjithë kohës dëgjoheshin thirrjet «Poshtë diktatura», «Mjaft i pafajshëm», «Liri demokraci» etj. Pjesëmarrësit në miting u treguan korrektë në qëndrimet e tyre. Por gjatë zhvillimit të mitingut ra në sy nervozizmi i punonjësve të ruajtjes së rendit të pranishëm në miting. Nervozizmi dukej në gafshmërinë e tyre për t’u konfrontuar me njerëzit pa shkak. Kështu policia ndaloi tre pjesëmarrës të mitingut me sa duket, për arsye se prej tyre thirreshin parulla që nuk ishin miratuar më parë nga organet e policisë. Të ndaluarit u liruan pak kohë më vonë. Me përfundimin e mitingut njerëzit u shpërndanë qetësisht.

Pse s’më presin në takim ata që më ndjekin...

Lexova në «RD»-më e datës 15 korrik 1993 shkrimin «Interpolin në gjurmë të Bardhyn Faskos». Kjo është një vashëden e një shpie-fije të bërë muaj më parë të botuar po në këtë gazetë, të transmetuar edhe nga RTV-ja, ku autorët atëherë unë e dëgjova këta lajme me habi në Itali, tani e dëgjoj duke qenë në Shqipëri. U habita si më kërkon Interpoli e s’më gjen dot dhe qenuka drejtuar për një ndohmë gazetës «RD»-së, paraqita në redaksinë e kësaj gazete dhe 2 ditë me radhë nuk u gjeta dot autorin e shkrimit. Raki Shehu, Nderkohë u paraqita edhe në Ministrinë e Rendit që, në kuadrin e bashkëpunimit me Interpolin të njoltojnë për të më kapur. Mirëpo atje asnjëri s’më priste... Më në fund takova zotin Sulçe i cili u shfajësua se ja kishte dhënë të dhënat vetë ministri i Rendit zoti Musaraj... Nuk u çudita që në shtetin tonë policor edhe gazeta shërben për kërcënim e ndjekje. Unë jam një qytetar i thjeshtë dhe nuk më vjen mirë kur një ministër shteti shfajësohet për Sulën, Sidokofët e bëj këtë njoftim për t’u thënë dashamirëve të mi që jam këtu në punë i drejtë i tëndershme, ndërsa ministri Musaraj që të më marrë përgjegjësitë e veta Sulën ose me mua. Me respekt BARDHYL FASKO

Vëzhgim

Zoti Selami merr poza ...

PRANIME TË REJA

Deri tani në rrethin e Pogradecit janë bërë 145 pranime të reja në Partinë Socialiste. Më mirë është punuar në këtë drejtim nga organizatat e PS në lagjet e qytetit të Pogradecit, ku janë bërë 19 pranime të reja, Bucimas 18; Verdovë 15; Selishtë 11; Rodokal Poshtë 8; në Zalltorë, Slatinë, Gurash etj. Mësha e të pranuarve është 18-25 vjeç. Gjendja e fushatës së re të zgjedhjeve u ngritën edhe katër organizata të reja partie si në Buçimas, Golik, Vërdovë dhe lagjen 2 të qytetit.